Home » ANALIZA » ZGJEDHJET DHE VOTUESIT: E DREJTA E VOTËS – II

ZGJEDHJET DHE VOTUESIT: E DREJTA E VOTËS – II

A ka të drejtë gjthkush që të votojë? Në shtetin shqiptar kanë të drejtë votë të gjithë të rriturit mbi moshën 18 vjec.  Sic thotë edhe një vendim I Gjykatës Kushtetuese, “Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, ne nenin 45 te saj, parashikon te drejten e çdo individi mbi 18 vjeç te zgjedhe e te zgjidhet. Perjashtim bejne personat te cileve u eshte hequr kjo e drejte me vendim gjyqesor te formes se prere per paaftesi mendore. Gjithashtu, paragrafi 3 i ketij neni parashikon se te denuarit qe jane duke vuajtur denimin me heqje te lirise kane vetem te drejten per te zgjedhur.”[1]

Por, argumenti qe vijon,e  qe thote se “Ky parashikim kushtetues eshte brenda standardeve demokratike dhe bashkekohore” nuk qëndron dhe duhet të rishikohet. Në shumë drejtime ne jemi një rast i vecantë edhe në botë. Arsyeja është se një nga parimet e zbatuara gjatë tranzicionit ka qënë e drejta e votës për të gjithë shtetasit dhe tek ne është abuzuar në mënyrë ekstreme me këtë të drejtë. Ky qëndrim i Gjykatës Kushtetuese ka mbështetje institutionale dhe është i bazuar mbi justifikime historike e ideologjike.  Mirëpo, e drejta e votës nuk është e drejtë, por edhe privilegj, edhe përgjegjësi qytetare dhe prandaj duhet rishikuar. Kështu veprojnë shumë vende të botës, përfshirë edhe SHBA. Numri i frikshëm i njerëzve me precendetë penalë në shtetin shqiptar e jashtë vendit, që e gëzojnë këtë të drejtë e bën urgjente dhe imperative rishikimin e të drejtës së votës.

Një vëshrim I shkurtër në të shkuarën do të ishte i dobishëm për t’I vënë proceset në kontekst. Nuk është rastësi që një nga trashëgimnitë e sistemit që lamë pas ishte edhe e drejta e njohur e votës për gjithkënd. Nuk kishte rëndësi a kishe vjedhur, vrarë, rrahur, apo në ishe pedofil, kulak, armik, i burgosur, etj. Në se nuk ishe në ndonjërën nga strukturat e ‘riedukimit’ apo në se e drejta e votës nuk të ishte hequr me ligj, duhej që të votoje. Mirëpo, në sistemin e mëparshëm, votimi nuk ishte e drejtë, ishte edhe detyrë qytetare. Po të mos ishe i dënuar, konsideroheshe i ‘riedukuar’ dhe me lirinë të ktheheshin edhe të drejtat qytetare, ndër to, edhe e drejta e votimit. Në terma ligjore, sistemi ishte krejt modern. Nëse të hiqeshin të drejtat qytetare, të hiqej edhe e drejta e votimit.

Mirëpo, motivi i sistemit në mbledhjen e votave në mbështetje të vet ishte i mbrapshtë. Sistemi kërkonte legjitimitet dhe prandaj të gjithë duhej të votonin dhe duhej të votonin ashtu si iu kërkohej. Kështu zgjedhjet mbaronin me 100% të votave të hedhura për kandidatët e Frontit Demokratik. Legjitimiteti i sistemit garantohej me ‘vullnetin e popullit.’ Vota ishte e rëndësishme por ishte e dhunuar dhe e marrë me terror. Prandaj edhe sistemi i ‘demokracisë popullore’ ishte thelbësisht i padrejtë, dhunues dhe pa legjitimitet dhe u shemb me goditjen më të parë. Forma dhe parimet e votimit ishin krejt moderne. Zbatimi ishte krejt terrorist. Ishte një rast që një njeri që e merrte votën e vte seriozisht u fsheh në kanal deri në ora 6:00 mbadite vetëm sepse nuk donte që sistemi ta merrte votën e tij, me vullnetin e tij të lirë.  Kur ky qytetar e mori votën kaq seriozisht dhe rrezikoi lirinë e jetën, pse nuk duhet që diskutojmë për këtë cështje tani kur jemi në një system demokratik dhe kur vota është më me peshë se kurrë?

Po ashtu,  e drejta e votës iu dha gjithkujt për motive ideologjike mbas vitit 1991. Gjithkush konsiderohej si qytetar me të drejta të barabarta, Mund të mos zgjidheshe, por të drejtën e votës e kishe dhe e ushtroje. Ideja ishte se ideologjia liberaliste kishte triumfuar, edhe pse nuk dihej se cfare ishte liberalizmi. Ne shtetin shqiptar, liberalizmi ngaterrohej me superstrukturen e kapitalizmit, ashtu sic kuptohej nga inteligjencia e jone ne atë pikë. Kushtetuta e vitit 1998, e rishikuar më vonë, u bë nga të huajt që e trajtuan shtetin shqiptar si kavie eksperimentale per ideologjitë e tyre.

Përgjithësisht, me ndrrimin e sistemit, nuk u bë asnjëfarë diskriminimi dhe gjithkush e fitoi të drejtën e votës. Kështu nga viti 1992 e mbas ka votuar gjithkush përfshirë këtu edhe hajnat e xhepave, rrugacët, banditët, vrasësit, kriminelët, trafikantët e me radhë. Kjo ka vazhduar deri në ditët e sotme. Bile ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2005 që iu njeh te drejtën e votës të gjithë të burgosurve për krimet e ndryshme. Një ndjenjë faji kolektiv për të shkuarën i paralizoi institucionet e shtetit, dhe zyrtarët që hoqën dorë nga zbatimi i ligjit filluan të respektonin edhe hajnat e kriminelët, njerëzit e jetës së nëndheshme që hynë e u bënë shumë aktivë në jetën politike. Kjo u pa në vitin 1997 kur banda me nga 10 vetë vendosnin kush do bëhej deputet në qytete me 100,000 vetë.

Shembujt shkojnë nga kryetari i Kuvendit që kishte bërë 28 vjet burg dhe kishte qënë ‘spiun birucash,’ tek një numër i konsiderueshëm të përjashtuarisht nga partia për vjedhje, shpërdorim posti apo kurvërim. Më kujtohet një ish-oficer sigurimi, i përjashtuar për kurvërim e shpërdorim detyre që dikur punonte me mua dhe në vitin 1993 mora vesh se ishte bërë kolonel dhe ishte rehabilituar deri ne ate pike sa që po luante nje rol te madh ne sherbimet e fshehta. Hajnat, pushtët dhe kodoshët mbushën sistemin. Te borgosurit ordinere, qe nuk ia kishin idene struktures, pervecse si strukture dhune, u veshen oficere. Shumica donin te beheshin kapitene te pare e jo majore, sepse kapiteni kishte kater yje e majori vetem nje yll ne spaleta, kaq injorantë ishin. Dhe e drejta e votës ishte emëruesi i përbashkët që qëndronte në themelet e shoqërisë së re.

Mirëpo, e drejta e gjithkujt për të votuar ka ngelur si një dregzë dhe është kthyer në parimin kryesor të funksionimit të sistemit në shtetin shqiptar duke mos lejuar funksionimin si duhet të shtetit. Gjithkush që është në një moshë të caktuar ka të drejtën të votojë. Problemi është se përmes të drejtës së votës, anipse jo vetëm përmes saj, sistemi është i kapur nga figurat e krimit. Njerëz të arrestuar, të dënuar, të kërkuar, të inkriminuar, trafikantë, drogaxhinj, kodoshë, hajna, cuba, pedofilë, nekrofilë, zoofilë, me dosje pa dosje e kishin të drejtën e votës dhe e përdoruan të drejtën e votës. Në burgjet tona aktualisht ka rreth 15,000 vetë. Sa vetë kanë bërë burgje? Unë nuk i kam numrat, por mendoj se zakonisht numri duhet të jetë 5-6 fish më i lartë. Kjo përkthehet kështu: të burgosurit në burgjet e tanishme kanë aq vota sa të zgjedhin dy deputetë, një me siguri të lartë si në Peqin, ku gjindet Burgu i Sigurisë së lartë, dhe padyshim të infleuncojnë zgjedhjen e deputetit në Zejmen. Në burgjet e huaja janë rreth 20,000 shqiptarë të tjerë që i kanë emrat në lista dhe dhjetramijëra të tjerë që kanë kaluar në sistemet e drejtësisë së vendeve të caktuara. Vetëm tre ditë më parë, Greqia dhe BE nisi një listë me 75,000 shqiptarë që janë të padëshërueshëm. Kur llogariten edhe të kthyerit nga shtetet e tjera, që kanë bërë burgje, që janë kapur në akte kriminale, që kanë dosje e precedente penalë, që nga ushtrimi i prostitucionit, tek shitja e drogës, vrasjet e therjet, që kërkohen nga policitë e shteteve të ndryshme të botës, na del se një përqindje shumë e madhe e llumit të shoqërisë vendos se kush qeveris në shtetin shqiptar. Një fshat si Lazarati e zgjedh një deputet. Një bandë me 10 vetë në Lushnjë i zgjidhte e i kontrollonte të gjithë deputetët. Një bandë në Durrës kontrollonte listat. Të burgosurit në Peqin zgjedhin një deputet. Në Zejmen influencojnë zgjedhjet. E kështu me radhë.

Shteti duhet të vendosë dënime shumë të rënda për njerëzit që janë me precedentë penalë dhe që  synojnë të ndikojnë një formë a në një tjetër mbi procesin zgjedhor. Por hapi i parë është heqja e drejtës së votimit dregzave të shoqërisë, mbajtja e tyre larg nga partitë politike e procesi zgjedhor, dhe izolimi i tyre nga proceset vendimmarrëse. Demokracia nuk është sundim i turmës. Demokracia është një mënyrë e zgjedhjes së njerëzve që duhet të drejtojnë anijen e shtetit për një periudhë të caktuar duke zbatuar vullnetin e qytetarëve që e kuptojnë përgjegjësinë qytetare që kanë, dhe që sillen si qytetarë të përgjegjshëm.

Koha ka ardhur për të rishikuar të drejtën e votimit. Njerëzit me precedentë penalë nuk duhet të kenë të drejtën e votës. Le të riedukohen, por jo të zgjedhin drejtuesit e shtetit në cfarëdo niveli. Humbja e të drejtave qytetare për ata që kanë bërë krime është një cmim që shoqëria duhet ta paguajë e ta institucionalizojë. E drejta e votës është shumë e rëndësishme. Mirëpo si thika që ka dy presa edhe e drejta e votës është problematike. Arma që qytetarët kanë për vrarë të keqen është vota. Vota është arma e së keqes për të vrarë shtetin. dhe shteti e ka për detyrë ta konsiderojë njohjen e së drejtës së votës si detyrë, përgjegjësi qytetare e si privilegj shumë të rëndësishëm.

(Në dy shkrimet e tjera do të flas për të drejtën për të votuar si detyrë, përgjegjësi e privilegj shoqëror si dhe për rolin e shtetit në edukimin e qytetarëve)

3 thoughts on “ZGJEDHJET DHE VOTUESIT: E DREJTA E VOTËS – II

  1. …duhet patur kujdes kur shprehemi se kush ka te drejte te votoj, kjo per faktin se votimi eshte nje pergjegjsi e madhe. Eshte proces qe i delegon pushtetin, i jep forcen per te vendosur personave qe kane ne dore fatin dhe zhvillimin e shoqerise. Te marresh pergjegjesi per te drejtuar duhet te kesh moral, virtyt, ose siç thot populli cipe ne faqe, duhet te kesh turp (domethen ne momentin qe gabon skuqesh, e ndjen pergjegjsin e gabimit). Ne Greqin e lashte ka pasur nje periudhe kohe 200 vjeçare ku sundonte megjithmend nje sistem demokratik dhe ku te zgjedhurit dilnin nepermejt shortit nga qytetaret e athines. Por edhe ketu njerzit nuk votonin te tere pasi skllever por edhe grate ishin te ndaluar. Per tu kthyer tek sistemet politike sot gati ne te gjithe boten nuk kemi sisteme demokratike, por, ose aristokratike siç jane rastet e evropes perndimore e te amerikes veriore ose diktatoriale si disa vende “komuniste”. Sot popullit i hidhet hi syve dhe u thuhet qe demokraci e barabarte me votim ose zgjedhje per te votuar, por harrojme qe ne jemi kthyer vetem ne votues dhe kemi humbur te qenit qytetar ne aspektin e te drejtave dhe detyrimeve qe e cakton kushtetuta. Sot, ne nuk zgjedhim dot njerzit qe ne deshirojme, nuk mund te votojme asnje ligje, edhe kushtetuta nuk eshte e formuluar nga qytetaret. Sot, ne gjuhen moderne per te turbulluar votuesin u thuhet biles se jemi ne nje « demokraci » participative ose perfaqesuse. Po kush i zgjedh njerzit qe ne votojme ? A mos vall ne ? Si ka mundesi qe nje i zgjedhur voton ligjet qe jane krejt ne konflikt interesi? Kush eshte ai i zgjedhur prej elites qe te mund te votojne ligje qe zvogelojne pushtetin e tyre? Pse duhet ta bejne ata kushtetuten dhe ti nderrojne ligjet sa her tu pershtatet atyre per te zmadhur pushtetin e tyre? Pse duhet te votojne ata ligjet qe i bejne vet dhe ne interes po te tyre? Kushtetua eshte ligji i ligjit, eshte bibla e qytetarit dhe veç atij i takon ta formulojne dhe ta votoj pasi ajo eshte tavani ku pushtetari smund te shtoj fuqin e tij (pushtet-kunder pushtet) pasi ndryshe ai behet tiran. Ligjet po ashtu prekin jeten e perditshme te qytetarit, punen, pronen, familjen. Pra para se te vijme tek votuesi dhe JO qytetari, dhe per te percaktuar se kush duhet te votoj, duhet percaktuar ne fillim se çlloj sistemi politik duhet te zgjedhim dhe pastaj te analizojme mire te gjitha shtresat ose grupet sociale. Nese duhet te hiqen te burgosurit apo edhe ata qe kane nje precendent penal por qe jane te lire dhe punojne ne padashur futem ne diskriminim. Ok po i quajme drunjte e shtrebert te shoqerise dhe si te till sduhet te kontribojne ne zgjedhjen e personave per pushtet pasi keta jane shume te rendesishem por, po ti futemi ketij arsyetimi duhet te fillojme gjithashtu te heqim edhe njerzit me aftesi te kufizuar, per shembull te gjithe te pensionistet qe nuk marrin pjese me ne jeten aktive (kemi shume prej tyre qe as degjojne as shikojne dhe i marrin perdore deri tek kutia duke u treguar edhe ku duhet te bejne kryqin). Kemi gjithashtu persona qe per munges informacioni apo siç thuhet ndryshe ne zhargoni ekonomik “asimetri informacioni” votojne njeriu e gabuar (njerzit neper fshatra, barinjte qe skane kohe pasi i mbyt puna, njerzit teper te varfer qe shumicen e kohes e kallojne si te gjejne per te ngren ne vend qe te infomohen) etj. Keta futen tek injoranca per shkak se jo te gjithe disponojne ose kane akses tek informacioni te themi i drejte (Amatia Sen e quan “capability of choice” mundesia per te qen i lire, per te ber zgjedhjen e duhur). Pra normal edhe keta persona duhet ti fshijme nga lista. I nderuar Shenasi, thmbra e akilit eshte kushtetua e cila percakton edhe sistemi politik, edhe formen nese duhet te jesh qytetar apo thjesht nje votues qe zgjedh padronin tend. Ketu duhet te filloj ndryshimi, njerzit duhet te kutpojne se vetem duke pasur fuqin qe te votojne njerzit qe ata deshirojne, ligjet qe kanalizojne jeten e tyre, vetem ateher do te kete edhe drejtesi sociale. Do thoni ju qe kjo eshte utopi, jo ne kantonet e Zvicres kemi nje tipe te tille sistemi qe funksionon, nuk eshte perfekt por funksionon.

Comments are closed.