SOKOL SHAMETI: ÇFARË KANË BËRË ROMAKËT PËR NE?

 

“Shokë, ilegalë” – e nis fjalimin lideri revolucionar i njëgrupi guerrilas hebrenjsh në Jeruzalemin e pushtuar nga Perandoria Romake siç përshkruhetnë filmin e famshëm kontroversial “Life of Brian”, – “romakët na kanë grabiturgjithçka. Por jo vetëm neve, por edhe baballarëve tanë. Dhe çfarë na kanë dhënënë këmbim? Asgjë!”. Në këtë moment, dikush nga ilegalët befas kujtohet dhe thotëme gjysëm zëri: “Ata na sollën ujësjellësin”. “Edhe sistemin e kanalizimeve”,shton druajtur një i dytë. “Në rregull, në rregull”, vazhdon liderirevolucionar, “por çfarë kanë bërë ata përveç këtyre dy gjërave? Ja ku po uathem unë: asgjë”. Por më pas, teksa ilegalët lëvizin me shqetësim në karrige,nisin të dëgjohen prej tyre në fillim me ngurrim e më pas më me forcë njëra pastjetrës edhe fjalë si: “sistemin rrugor”, “kanalet vaditëse”, “mjekësinë”,“edukimin”, “alkoolin”, “transportin”, “rendin publik”. Lideri revolucionar tundkokën i vënë në siklet dhe pasi i dëgjon të gjithë thotë: “Në rregull. Çfarëkanë bërë romakët për ne, përveç: ujësjellësit, kanalizimeve, rrugëve, kanalevevaditëse, mjekësisë, edukimit, verës, transportit dhe rendit publik”?

Mbi dhomën e vogël befas pllakos heshtja. “Asgjë”, thotë paspak mendueshëm njëri prej shokëve. “E shikoni pra që romakët nuk kanë bërë asgjëpër ne”, merr zemër lideri dhe mbledhja rigjallërohet e filmi vazhdon me skenapërpjekjesh titaniko-satirike për liri e rimëkëmbje…

***

“Më jepni votën më 23 qershor”, thotë kryetari i një partie qëpretendon se nuk ngjan në asgjë me rivalin që kërkon të zëvendësojë nëkolltukun e qeverisë. Gjithçka do të jetë ndryshe, do të rilindim, ështëkredoja e tij. Por është vendi këtu të bëjmë një sprovë të vogël alla “Life of Brian”. Nëse ndjekësit e Ramës dhe Rama vetë do të goditeshin befas nga e njëjtaçiltërsi traumatike me atë të ilegalëve në skenën e mësipërme, dialogu do tëriprodhohej pak a shumë me një dozë të fortë ngjashmërie. Nga inventari i gjithëgjërave që nënkupton një mendje normale kur flitet për ndryshim të plotë tësituatës, do të fillonin të skartoheshin disa gjëra “të vogla”. Në vijim do tëshohim se nëse idesë së kësaj “rilindjeje” që premton të sjellë Rama iapezullojmë ato që kjo Rilindje nuk mund të sigurojë dot, do të na rezultonte njërilindje pa asgjë nga ato që e bëjnë një rilindje- rilindje. Shkurt, një“rilindje minus”, ose një rivdekje, pra vdekje për së dyti. Për këtë vdekje përsë dyti, Rama na fton të luftojmë më 23 qershor.

Kështu, nëse perifrazojmë liderin revolucionar të ilegalëvenë Jeruzalemin e pushtuar nga romakët, oferta e Ramës do të tingëllonte pikërishtkështu: “Më zgjidhni mua kryeministër, sepse gjithçka do të jetë ndryshe”.

“A do të luftohet korrupsioni nga kjo qeveri, kur dihet se nëseai luftohet, duhet të luftohet edhe një komponent i kësaj qeverie”, do të pyesënjë nga ilegalët. “Jo, korrupsionin nuk e luftojmë dot”, do të përgjigjet Rama “porprapë, ne do të jemi ndryshe”. “A do të shkëputet qeveria nga influenca ebiznesmenëve, ndërkohë që thuajse gjithë grupi i kandidatëve që do të formojnëkëtë mazhorancë, janë njëfarësoj-biznesmenë”, do të pyesë ilegali tjetër. “Jo,as këtë nuk e bëjmë dot”, do të thotë Rama. “Po demokracia a do të jetë më e shëndetshme,lidershipi jo aq autoritar saqë të mos pyesë për forume e gjithçka ta zgjidhëvetë?”, është pyetja tjetër dhe përgjigja: “U çmende? Siç është PS, ashtu do tëjetë edhe qeverisja e PS”. “Po privatizimet a do të ndalen dhe ndërmarrjet ereja publike të rifillojnë të ngrihen për ta balancuar gjendjen”, do të pyesëtjetri. “Asnjëherë nuk e kemi premtuar këtë”, do të përgjigjet Rama. “Po krimia do të goditet njëlloj, si ai i vrasësit serial ordiner, ashtu edhe ai i vrasësitserial në Gërdec? A do të ketë drejtësi TOTALE?”, do të lëshojë bombën tjetër ilegalii radhës. “Ah, jo fatkeqësisht. Nuk e bëjmë dot këtë por ju duhet të më mirëkuptoni”,do të tundë kokën Rama.

Si përfundim, ndryshimi që premton Rama, largimi i Berishësqë ai kërkon, është një lloj ndryshimi formal, modifikim gërmash mbi titullin enjë libri, brendia e të cilit është po ajo e mëparshmja. Nëse e mbyllim me shëmbëlltyrëne filmit të fillimit, Edi Rama duhej të thoshte: “Do të jemi një qeveri tërësishte ndryshme nga kjo e Berishës, POR PA luftën ndaj korrupsionit, shkëputjen eqeverisë nga influenca e biznesit, demokratizimin e qeverisjes, ndaljen eprivatizimeve, drejtësinë dhe moralin në politikë”.

Ah, por prit një sekondë. Nëse shqiptarët janë të lodhur mepushtetin e Berishës, ata janë të lodhur jo me pushtetin e një njeriu të vetëm– siç mundohet të trafikojë opozita – por me pushtetin e “Berishës” si njëdukuri që përmban një mori anomalish. Shqiptarët nuk duan të sundohen më ngaBerisha, jo sepse kryeministri është thjesht nga Tropoja dhe është i moshuardhe jo sexy. Shqiptarët duan të ndahen prej kësaj lloj qeverisjeje sepse ajoprodhoi korrupsion, pengoi drejtësinë të japë drejtësi për Gërdecin etj, e vuriqeverisjen në shërbim të interesave të të pasurve duke prodhuar mjerim masiv,absolutizoi pushtetin dhe i bëri aeroplana lodër prej letre faqet e kushtetutës,shpërdoroi pronën publike dhe ekzaltoi atë private dhe të gjithë këtë sistem embajti në këmbë përmes llogarish imorale aritmetike me një pjesë të asaj që sotka kurajon madje të vetëquhet “e majtë”.

E gjithë kjo, është një lojë poshtëruese që Edi Rama po bënme publikun, duke përfshirë këtu edhe nota shantazhi ndaj kujtdo që guxon tëvendosë në diskutim zgjedhjet e tij. Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Metasillen ndaj qytetarëve me të njëjtën përqasje. Ata e konsiderojnë triumviratine tyre në pushtet si të vetmen rrugëdalje. Edi Rama, shkon deri aty sa “të mirëkuptojë”çdo pakënaqësi, ankesë, neveritje, vështirosje të të gjithëve ndaj tij. Por vetëmkaq. Atij as i ngrohet e as i ftohet uji nga e gjithë kjo. E merrni vesh? Në rasin më të mirë ai “na mirëkupton” (në më të keqin, naquan “zagarë të Saliut”). Ne nuk jemi në lartësinë e duhur të zgjuarsisë për tëkuptuar gjithë sistemin e ndërlikuar të gjërave që e shtyjnë atë të shndërrohetnë një prostitutë. Por ai na mëshiron ne në injorancën tonë e ne s’mund të presimvlerësim më të lartë. Ky është niveli i inteligjencës që pret ai prej nesh, e potë jesh më i zgjuar se kaq, vdes. E shikoni pra që romakët s’kanë bërë asgjë për ne?

Advertisements