Home » ANALIZA » EDHE NJË HERË MBI VOTËN E BARDHË, BOJKOTIN, DHE PROTESTËN

EDHE NJË HERË MBI VOTËN E BARDHË, BOJKOTIN, DHE PROTESTËN

Paria e Tiranës me Paktin e 1 Prillit e ka shpluar qartë strategjinë e saj. Ata do t’ia ruajnë shpatullat njëri-tjetrit dhe do të na bëjnë ne të gjithë që të vuajmë edhe më shumë. Sistemi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që këta të na i vjedhin votat. Si votuam 50% si votuam 110% këta e kanë ndarë mendjen të na e vjedhin votën dhe me të edhe shpirtin. Prandaj duhet Vota e Bardhë, Bojkoti dhe Vota e Protestës.

Paralajmërim për ata që votojnë

Po votove, vota e jote shkon kot gjithsesi sepse keta do ta vjedhin e deformojne. Shkon me i dhanë jetë e frymë, garanci e legjitimitet pikërisht atyre që e kanë shkatërruar të ardhmen e shqiptarëve. Po iu dhe votën, iu ke dhenë të drejtën që të bëjnë cka të duan me ty, me familjen, me pasurinë e me të ardhmen tënde.

Vota e jote nuk ka rëndësi sepse keta e dine se sa duhet te vjedhin e si, dhe do te bejne piekrisht ate gje. Nuk ka rëndësi a del në krye Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, dreqi dhe i biri. Të gjithë këta janë njëlloj, djall rozë, dreq blu, shejtan integrues. Të gjithë këta janë në lojë për kuletën e vet. Këta e kanë mendjen me vjedhë, me u pasurue, me ruejtë familjet e tyre, me mbrojtë interesat e klaneve dhe nuk pyesin për shqiptarët e tjerë. Me ua dhanë votën këtyre është me dënue veten me dorën tënde, me mendjen tënde.

Vota e jote është arma që ke me luftue të keqen. Dhe e keqja është gjithkund. Demokracia në shtetin shqiptar është më keq se e dështuar, është oligarki. Ekonomia është më keq se në krizë, sepse është ërësisht e varur nga sekrtorët jo prodhues. Shoqëria është e varur nga kriminaliteti, administrata është e korruptuar, këta janë hajna dhe partitë e tyre janë banda. Vota jote duhet hedhur kundër këtyre. Prandaj voto kundër, bojkoto, hidh një votë proteste, një “votë të bardhë.”

Pse duhet ta hedhësh votën e bardhë të protestës? Sepse këta që na sundojnë duhet të qërohen, të zhduken nga faqja e shtetit shqiptar e jo të kenë fytyrë të dalin e të kërkojnë votën tonë. A ia jep votën atij që të ka trafikuar fëmijën? A ia jep votën atij që të ka djegur shtëpinë? A I ia jep votën atij që të ka lënë pasurinë në kumar? A ia jep votën atij që të rreh përditë në qoshe të rrugës? A I jep votën atij që bën dasëm deri në mesnatë me paratë tuaja, në shtëpinë tënde e të ka marrë gruan e fëmijët peng??? Ja, me ua dhanë votën këtyre është me veprue në këtë mënyrë.

Vota është e shenjtë, është dinjiteti e nderi jot. Ruaje atë nder se nuk jepet lehtë, kur ia jep votën dikujt është njëlloj si me ia lanë në dorë fëmijën tënd, sepse po iu lë edhe më shumë.po iu lë në dorë të ardhmen tënde, shtetin, ligjet, forcën,  ekonominë, shëndetësinë, arsimin, të gjitha. E këta e kanë mendjen me vjedhë, vëlla, janë hajna. Prandaj nuk duhet me ua dhanë votën ketyre, asnjërit sepse këta nuk e meritojnë.

Si duhet vepruar?

Po munde të organizohesh, organizoju. Po gjete forca politike që mbrojnë interesat e të gjithëve, bashkoju me ta. Lufto kundër të keqes me të gjithë mënyrat e mundshme. Por mos e rrej veten se e keqja fillon pikërisht me vetëmashtrimin.

Po nuk pati forca që luftojnë kundër të keqes, bëji bojkot sistemit. Kjo nuk është demokraci. Ky është fashizëm demokratik, oligarki, sundim i klaneve të krimit. Mos voto, shko me pushime po pate para, rri në shtëpi po nuk pate, shtiru i sëmurë, bëj cka të duesh por mos e dëgjo atë seksesin e parisë që të vjen tek dera e të numëron si bagëtinë. Mos dil, mos shko kund, mos voto.

Po nuk pate rrugë tjetër se je i dobët, je i varur, por e kupton të keqen, atëherë shko në qëndrën e votimit, e hidhe votën e pavlefshme. Hidhe “votën e bardhë’ por jo që me e përdorue ata. Hidhe votën e bardhë por duke iu rënë vizë të gjithëve. Vizato një qen, një mace, një gjarpër, një kukudh, një shejtan, djall me brirë se kështu janë këta. Shaji me listë. Shkruaj “Bandë Hajnash” shkruaj, “kriminelë” Shkruaj “Ju Zëntë Mallkimi i nanave shqiptare” e mandej hidhe votën.

Do ta nxjerrin të pavlefshme por mandej ne do të paguajë diksuh një avokat që të gjykojë vlefshmërinë e votave dhe do të dalë edhe vota jote e protestës e të bëhet publike. Beji një foto votës e nise me email e në facebook. Atë të sharën që ke bërë ti do ta përcjellim në të gjithë shqipërinë, në internet e në rrugë të tjera.  Dhe do të jetë fshikulli më i madh për këta që duan të shiten të larë para popullit.

Prandaj duhet “vota e bardhë” sepse nuk është votë e bardhë që ta mbushin këta, por votë e bardhë që të shprehesh ti, që të protestosh për padrejtësinë, që të ngresh zërin për pafuqinë, që të kërkosh atë që është e jotja, ardhmërinë e sigurtë, me nder e me dinjitet si gjithkush tjetër në një shtet normal.

Përfundim

Në fund, mos voto për krimin. Në fund, po pate kurajo, merre atë Letrën e votimit, fute ne xhep dhe shko në darkën e 23 Qershorit te Gropa e Politikanëve mbas Pallatit të Kulturës. Atje do të gjesh shumë të tjerë që do ti hedhin në një kosh të zjarrtë ku do të tregohet se këta nuk meritojnë të na sundojnë.  Rueje katër vjet dhe kur të vijë dita tregojua fëmijëve tuaj e thuaju “këta duan të na vjedhin të ardhmen por nuk do t’i lejojmë”. Dhe mendo për një fillim të ri, për njerëz të ri, për të ardhme të re, për një shpresë të re, sepse ka Shqipëri edhe për ne të tjerët. Bojkoto zgjedhjet, protesto. “Voto bardh” duke iu vënë një vizë këtyre plehrave e kërmave të historisë sonë të dhimbshme. Mallkoji në atë votë. E mos harro se këta duhen marre ne dore me libër e pa dhimbje.

One thought on “EDHE NJË HERË MBI VOTËN E BARDHË, BOJKOTIN, DHE PROTESTËN

Comments are closed.