BLLOKMENË, BLLOKQENË, BLLOKZAGARË, DHE KOKËPALARË: PAKTI I 1 PRILLIT DHE ZGJIDHJA QË NUK E KEMI

Pyetja që vërvitet në mendjen e gjithkujt dhe që paraqitet si nëntekst në shkrimet e ndryshme është kjo: a do të ketë përplasje mbas 23 Qershorit? Nga jashtë lojës politike, gjendja në Tiranë duket shumë dramatike dhe e tensionuar. Dyqanxhinjtë janë të shqetësuar sepse nuk e dinë se cka mund të ndodhë me pasurinë e me tregtinë, sepse ka shkuar biznesi në fund e listat janë mbushur me njerëz që blejnë veresie. Zyrtarët janë të shqetësuar sepse nuk e dinë a kanë punë apo jo mbas 23 Qershorit dhe të gjithë kanë kredi, fëmijë e mënyra jetese që nuk përballohen ndryshe përvecse duke vjedhur nga puna e shtetit. Afaristët janë të shqetësuar sepse të gjithë duan të dinë se cdo të bëhet me tenderat e shtetit që është i falimentuar. Zejtarët nuk dinë se cka të shesin sepse nuk ka treg dhe taksat të mbysin. Masat e gjëra janë të shqetësuara sepse i druhen kthimit të bandave e të marrëzisë kolektive të vitit 1997. Dhe njerëzit e shohin thikën që e kanë në kockë, sepse gjysma e popullsisë e gatuan bukën në shtëpi, por nuk duan të shohin sherr sepse kanë parë llahtarë në vitin 1997. Të huajt janë tejet të shqetësuar sepse nuk dinë se ku t’i kapin këta gjarpërinjtë tanë që të rrëshqasin duarsh edhe po ti kapësh edhe me gjethe fiku e hi.

Kush nuk po e Prish terezinë?

Kush nuk po shqetësohet për këtë gjendje? Në sipërfaqe, të vetmit që nuk e prishin terezinë janë prijatarët e parisë. E pra kjo sjellje e tyre duket paradoksale. Këta duhej të ishin më shumë të shqetësuar se të gjithë ne të tjerët. Sepse, në dukje, këta rrezikojnë të humbin shumëcka. Duke i parë e gjykuar nga sipërfaqja, të duket sikur këta janë gati të vrasin njëri tjetrin sa ta shohin në Sheraton apo në Dhërmi. Sepse nuk kanë lënë gjë pa thënë e pa bërë ndaj njëri tjetrit. Janë sharë, i kanë nxjerrë pisllëqet, vrasjet, krimet, grabitjet, korrupsionin e gjithcka tjetër.

Por sherri vazhdon në publik me nga shashkë mediatike të hedhur nga Sali Berisha, Edi Rama apo Ilir Meta në mënyrë shumë të llogaritur. Tre shashkat e fundit që të bëjnë të qeshësh e të qash ishin këto. Edi tha “21 Janari kalon nga 23 Qershori.” Kush e kuptoi këtë? Unë mendoj se as Edi nuk e kupton cka tha, sepse kjo nuk ka kuptim. Ilir Meta tha se “sheh nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara.” Normal, kur fut 700000 euro në xhep për shtatë minuta, si do të shohësh nga e shkuara. Nga ana e vet Saliu ka nisur të merret me Lulishtet e Tiranës dhe I dergoi ngushëllimet e tij për vdekjen e Thacer, ndër të tjerëve, edhe punonjësve të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, shumica shqiptarë e me lidhje të forta me palën tjetër. Hajde e merre vesh maskaradën që luhet në Tiranë.

Edhe më shumë kaq, sjellja e tyre ndaj njëri tjetrit është e mbuluar me një heshtje e vetësiguri që nuk është e shpjegueshme sepse as nuk po lodhen me u marrë me Paktin që e nxori pisllëkun e tyre, marrëveshjen për vjedhjen paraprake të zgjedhjeve në publik. Si të shpjegojmë këtë sjellje atëherë? Kjo sjellje e tyre bëhet e shpjegueshme vetëm kur fushata e tyre konsiderohet si asgjë më shumë se një lojë, teatër për konsum publik, si një cudi që nuk do të zgjasë më shumë se tre ditë. Dhe fushata konsiderohet si teatër kur këta e kanë bërë marrëveshjen me kohë e tani duan ta shesin si dicka normale.

Cfarë Tregoi Pakti?

Pakti i 1 Prillit tregoi hapur se trinomi Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama nuk kanë skrupuj por vetëm interesa. Ata duan të punojnë bashkë, do të punojnë bashkë dhe do të bien po bashkë. Bashkë e bënë Gërdecin, bashkë e bënë Kodin elektoral, bashkë i vodhën zgjedhjet, bashkë e mashtrojnë popullin, bashkë i kanë mbuluar të gjithë poshtërsitë e mundshme. Grindja e tyre është vetëm sa për sy e faqe.  Këta nuk punojnë për shqiptarët, këta nuk punojnë për të mirën e kurrkujt, as për të mirën e tyre. Sepse dikur edhe hajni e mafiozi më i madh lodhet duke vjedhë e don me u ba zotni. Këta duan me mbetë hajna e cuba të rëndomtë. E vetmja gjë që dinë është që të vjedhin nga thesari i shtetit, nga pasuria e shqiptarëve dhe e ardhmja e tyre.

Më e keqja është se Pakti tregoi që këta janë bashkë por janë kundër të gjithë shqiptarëve të tjerë. Sepse këta nuk e dinë se cka po bluajnë në mendjen e tyre shqiptarët e tjerë. Bashkimi i tyre kaq hapur, kaq në unitet, dhe kaq i lehtë tregon se këta kanë një frikë të thellë se të nesërmen e 23 Qershorit do të plasë sherri, pikërisht ai sherr që këta duan ta kontrollojnë e ta shmangin.

Bashkimi i tyre i hapur dhe i paskrupullt moralisht i cimentuar me Paktin e 1 prillit tregon se këta i druhen popullit dhe i druhen aq shumë sa bënë pikërisht maksimumin e asaj që duhej të bënin e që mund të bënin në mbrojtje të interest të tyre. Gjëja më kryesore ishte që të mos lejonin që të kishte sherr ndërmjet tyre. Mirëpo ky bashkim iu tregoi shqiptarëve, të gjithëve, edhe qorrave, memecave, dhe shurdhëve politikë, edhe militantëve, klientëve e të gjithë të tjerëve se këta i konsiderojnë si armiq dhe iu kanë frikën. Pakti tregoi se këta janë pjella të së njëjtës mëmë, ndajnë të njëjtën mendësi e vlera. Militantët bërtasin “se kjo është partia e ime” mirëpo pakti tregoi se partitë janë njëlloj, banda hajnash, të drejtuar nga cuba, që kanë si objektiv vjedhjen e të ardhmes së shqiptarëve. Militantët e PS mund të votojnë lirshëm Sali Berishën, militantët e PD-së Edi Ramën dhe ata të Ilir Metës mund të gjejnë punë me të dy palët.

Pakti si Problem

A është pakti problem? Pakti është një problem I jashtëzakonshëm sepse tregoi lidhjen e fortë të parisë. Në një anë janë rreshtuar Bllokmenët, Bllok zagarët dhe bllokqenët. Në anën tjetër janë zejtarët, tregtarët, kokëpalarët dhe katundarët, shqiptarët e tjerë si puna e ime. Tashti në shtetin shqiptar, vetëm dy muaj e ca para zgjedhjeve është kristalizuar një ndarje e frikshme shoqërore, një hendek që shihet krejt qartë midis parisë e shqiptarisë. Në njërën anë është paria e Tiranës, bandat e shumta të saj, krimi politik dhe ekonomik, zhurmuesit e parisë dhe mjetet e dizinformimit, njerëzit e vegjël dhe të frikësuar dhe vemjet e përjetshme që duan vetëm të hanë një kafshatë bukë e të vdesin të harruar. Këta kanë një objektiv, të hanë nga shteti, dhe mbasi të mbarojnë zgjedhjet të hanë të gjallë shqiptarët dhe pasurinë e tyre. Masat që po marrin ëpr t’u dukur se po mbështesin  shtresa e grupe të caktuara janë shumë të kalkuluara. Njerëzit nuk i besojnë dhe e dinë se menjëherë sat ë mbarojnë zgjedhjet këta do të thonë se kaq ishte loja, tani “paguani” dhe do të rrjepin të gjallë tregtarin e vogël, prodhuesin e vogël, biznesin, katundarin e shkretë që s’ka ku ikën, pronarët e apartamenteve, mbajtësit e llogarive financiare e me radhë. Këta po rrinë urtë se nuk duan sherr para zgjedhjeve, por sa të mbarojnë zgjedhjet e të formojnë qeverinë në Shtator, do të turren nga populli, sepse arka e shtetit është bosh, shteti është i falimentuar, nuk merr dot borxhe e nuk ka cka shet. Shteti duhet të hajë qytetarët e vet. Qytetarët e vet janë tregtarët, kokëpalarët dhe katundarët.

A Është Kjo Qetësia Para studhisë?

Ka shumë që e dinë dhe e shprehin se kjo është vetëm qetësia para stuhisë. Asgjë nuk është më qetë e me paqtë se sa syri i ciklonit. Ata që mendojnë se shqiptarët nuk e kuptojnë këtë gjë e kanë gabim. Të gjithë e dinë se cka po pritet që të ndodhë. Të gjithë e dinë se kjo është loja e parisë. Të gjithë e dinë se mbas fushatës do të vijë dita që t’i rrjepin të gjallë. E prandaj zërat që janë përhapur se dyqanxhinjtë po vendosin t’I mbyllin dyqanet e të shkojnë në grevë të heshtur, se bizenset janë të paralizuara, se emigrantët e hidhëruar nuk do të bëjnë asgjë për të lehtësuar mundimin e familjeve të tyre janë duke e shqetësuar shuëm parinë. Ajo e ka frikë për vdekje këtë protest të heshtur që bëhet me mbylljen e dyqaneve, me protestat e rinisë, me refuzimin e legalizmit të pronës, me kuptimine drejtë të asaj që po vjen.

Në Përfundim

Përplasja po vjen, edhe pse tamtami i zhurmuesve të llapaqenërisë mediatike nuk po e lë të shihet. Ajo është përplasja e hapur midis parisë së Tiranës të bashkuar me paktin e 1 prillit 2013 dhe e gjithë shqiptarëve në anën tjetër të hendekut. Në njërën anë janë Bllokmenët dhe bllokqenët të rreshtuar në partitë politike dhe në anën tjetër janë zyrtarët, zejtarët, kokëpalarët dhe katundarët. Përplasja është bërë shumë e pashmangshme me humbjen e legjitimitetit të parisë së Tiranës dhe me rritjen e padurimit qytetar. Dikur loja me bllokmenë, bllokqenë, e bllokzagarë pranohej. Tashti të gjithë shqiptarët e dinë se paria janë thjesht bllokkusarë që duan të jetojnë me një dorë në xhepin e shqiptarëve, duke iu vënë thikën në fyt e duke iu mbajtur gratë, motrat e fëmijët peng. dhe askush më shuëm se zejtarët, kokëpalarët dhe katundarët nuk e ndjen dhimbjen që këta ua kanë shkaktuar. A do të ketë përplasje si gjithkund tjetër në të tilla raste? Këtë do ta shohim mbas 23 Qershorit. Edhe pse njerëzit nuk lëvizin, askush nuk po e din se cka po bluajnë në mendjen e tyre. Sepse si sundimtarët e bajraktarët ashtu edhe zejtarët, kokëpalarët dhe katundarët, ndryshe flasin, ndryshe veprojnë e ndryshe mendojnë.

Advertisements

FADIL LEPAJA: FABULE POLITIKE

Serbët thanë jo. Lanë edhe mundësinë për të reflektuar ende. Kjo në dukje të parë duket si fitore! Ata që mendojnë se kur ngordh lopa e fqinjit ne jemi në fitim po përpiqen me zhurmë ta shesin për fitore. Ia hodhëm jo vetëm Serbisë, por edhe Europës. Edhe Amerikës! Udhëheqësit tanë të fortë dhe dinakë! Lopa e fqinjit, vërtet duket me shumë telashe, e madje mund edhe të ngordhë! Por me gjasë nuk do ta lënë të ngordhë, së pari disa nga fuqitë e konfrontuara, e pastaj edhe vetë serbët. Por edhe nëse u ngordh lopa fqinjëve, a përfitojmë ne nga kjo? A është kjo formula jonë europiane e suksesit?

A po e fitojmë një fqinj të rehatuar në kufi? A po e rehatojmë Kosovën përbrenda? A është e mundur “stuhia” kosovare? Hm…! Nuk po duket ashtu. Së paku kryeministri ynë fitoi edhe një rast të mbulojë brishtësinë e vet me fjalë të forta, në përkrahje të qëndrimeve të SHBA-ve dhe BE-së rreth Kosovës! Se si duket, qeveria nuk ka qëndrime të vetat. Por, qeveria duhet të ketë qëndrime dhe duhet të ketë një vizion.

Ka mbetur edhe opsioni që me serbët duhet biseduar pa hile, në një lojë pa fitues, për të hapur rrugën drejt Europës. Hapja e rrugës për Europë e shkëput edhe Serbinë edhe Kosovën nga e kaluara, nga mitet dhe idhujt mesjetarë! Kjo, vështirë se arrihet duke bërë rolin e lepuroshit azgan. Kjo nuk arrihet me lojën e pasinqertë të rikthimit në përqafim të një perandorie që po rilind, për të shpëtuar nga një tjetër mini-perandori që po bie. Kështu veç ndërrohen padronët e vjetër me ata edhe më të vjetër. Film i shikuar tashmë, pavarësisht aktorëve të rinj. Loja gjeopolitike mbetet ajo e vjetra. Kështu konflikti mbetet latent, dhe serbët i kthen në viktima dhe rrjedhimisht mbetet hapësirë për të futur duart çdokush. Kështu nuk krijohet identitet! Së paku jo europian!

Kur e përmendëm lepuroshin, të mos e lëjmë lexuesin të presë. Tregohet pra një barcoletë për lepuroshin azgan dhe të fortë, i cili u bë tmerr në tërë pyllin. Ky nuk është ai pylli i famshëm me Robin Hood-in dhe banditët e arratisur, të hurit e konopit, të cilët pastaj bëhen të mirë dhe lojal ndaj mbretit. Ky është pylli ynë i famshëm ballkanik ku të mirët bëhen të këqinj sapo bien buritë nacionaliste. Bëhen kriminelë. Kështu, sipas barcoletës, mbreti i përkohshëm i xhunglës ballkanike, lepuroshi veshgjatë, futet në mes të shtazëve me të egra të pyllit të cilat po pinin në një lokal. “Kush don të matet me mua”, paska sfiduar lepuroshi i bërë tapë. Natyrisht, pasi qeshën të gjithë sa ishin aty, i pari ishte ngritur në këmbë tigri i rrezikshëm dhe të dy paskan dalë përjashtë për t’u rrahur. Pas pak minutash në lokal përsëri ka hyrë lepuri dhe e paska hedhur lëkurën e tigrit mbi tavolinë. “Kush tjetër do të provojë veten”, paska pyetur ai me një zë të çjerrë nga sforcimi. Pas tigrit qenka paraqitur vetë ujku i frikshëm, dhe pas pak minutash edhe lëkura e ujkut paska përfunduar mbi atë të tigrit…!
“Kush tjetër?”, qenka krekosur lepuroshi. “Kush e ka radhën?” Shtazët e egra filluan të dridhen. Heshtje varri! Por aty ishte edhe luani, mbreti i xhunglës …! Por, të lëmë për një çast luanin mbret, i cili dorën në zemër, jo pa shqetësim po bëhej gati të dilte në mejdan! Të kthejmë kokën për pak çaste nga xhungla jonë politike, ku krekosen si “zoon politikon”, oligarkët tanë të rinj! Për ata që nuk e njohin këtë lloj të “shtazëve” të rikujtojmë Aristotelin, i cili njerëzit dikur i quante “shtazë politike” dhe këtë nuk e thoshte në kontekst aspak negativ.

Si e dini edhe vetë, në skenën tonë publike, mbizotërojnë disa “zoon politikon” për të cilët nuk ka ligj, të cilët mund të bëjnë çka të duan brenda vendit, derisa jashta vendit ata janë kooperues deri në përulje. Madje për jashtë as që kanë ndonjë qëndrim. Nuk iu intereson. As të fortëve nuk iu intereson se çka bëhet brenda. Jemi në karantinë!

Sidoqoftë z. Vuçiq duhet ta ketë kuptuar definitivisht, se përse kryeministri ynë e ka ngritur zërin në takim dhe përse ka pasë kurajo të flasë atë fjalinë e “mençur” të cilën e kishte përdorur edhe në Parlamentin e Kosovës kur po i drejtohej opozitës tonë të zhurmshme, por joefektive. “Nëse nuk ju rrihet qe derën ku e keni”, kjo pak a shumë ishte fjalia e famshme, apo diçka ngjashëm, sepse prej përdorimit të tepruar nëpër media ka mundur të arrijë deri te ne edhe e deformuar. E në parlament nuk kemi qenë. Dëshmitarëve, po aq sa mediave të (pa)varura është vështirë t’u besohet në Kosovë.

Por, serbët tani për tani e refuzuan projektin e baroneshës. Ata e cilësuan projekt-idenë europiane si ultimatum. Kjo në kujtesën e tyre historike ndjell refuzim. Një ultimatum e kishin marë qysh në kohën e Luftës së Parë Botërore dhe kishin humbur një betejë të madhe. Pastaj me gjithë shtet ishin tërhequr nëpër Shqipëri. Pastaj ishin kthyer me ndihmën e fuqive perëndimore me gjithë shtet, si fitimtarë. Ultimatumi i bën të ndihen të rrezikuar, por jo të mundur përfundimisht. Historia dhe historianët e mbajnë gjallë ëndrrën e tyre imperiale. Shkopi dhe karrota si duket nuk po funksionojnë te serbët sikur te oligarkët tonë. Egoja serbe si duket i kalon përmasat e zakonshme.

Pra, kryeministri ynë e ka pasur të qartë se çfarë po bën kur e ka ngritur zërin para opozitës në parlament, por edhe në bisedimet në Bruksel. E ka kuptuar tashmë se ai është veç një zëdhënës për politikë të jashtme, e për tjerat pastaj i ka duart e lira. Kryeministri i “humbi nervat” dhe rrahu tavolinën, thonë analistët ndërkombëtarë. Dhe ky lepuroshi ynë i inatosur, solli deri te teposhtëza e negociatave. Mbase edhe presioni me datat ndikoi keq!

Tash, jo se ka bërë kushedi sa keq, se z. Vuçiq i duhej treguar se ku e ka vendin, por tashmë edhe ai edhe shefi i tij Daçiq e kanë kuptuar se nuk po negociojnë me kosovarët, por me SHBA-të dhe BE-në. Në mënyrë tragjikomike kjo u bë e qartë me “shpërthimin” e kryeministrit tonë. Vija e kuqe, si duket po trashet dhe bashkësia ndërkombëtare nuk e ka ndërmend të rihapë “Kutinë e Pandorës”, duke privilegjuar serbët pakicë në Kosovë, ashtu si i kishte privilegjuar Jugosllavia dikur. Parimet e njejta që vlejnë për të tjerët në Serbi duhet të vlejnë edhe për serbët në Kosovë. Në fakt askush nuk mund të ofrojë më shumë se barazi para ligjit. Por, të kthehemi te barcoleta jonë dhe lepuroshi veshgjatë, në pyllin real.

Derisa luani, që po e shihte se i ka ardhur radha, po dridhej para lepuroshit, papritmas hyn në lokal një arushë e madhe. Të gjithë heshtën.
“Atëherë”, tha arusha, “unë po shkoj në toalet, dhe të mos guxojë kush të ma nguc lepuroshin derisa të kthehem”. Kështu, u zbulua fuqia e papërmbajtur e lepuroshit dhe shtazët e frikësuara e kuptuan se me kë kanë të bëjnë.

Serbët, sidomos z. Vuçiq, mbiemri i të cilit në përkthim do të thotë ujk i vogël, tashmë e kanë kuptuar këtë! Opozita po ashtu! Apo, nuk e kanë kuptuar???
Morali i përrallës është se lepuroshi mund të luajë rolin e mbretit të xhunglës, derisa arusha nuk duket në skenë. Nëse arusha del në skenë, për çfarë duhet lepuroshi?

Merreni krejt këtë veç si një fabul politike. Do të thosha moderne, por nuk ka asgjë moderne në grindjet për territore dhe pushtime. Por, fabulat gjithnjë kanë një moral, për dallim prej politikës!

PAKTI I PARISË SË TIRANËS: PRAGMATIK APO MORALIST?

 

Pakti i parisë së Tiranës që u formalizua me 1 Prilli 2013 është shumë domethënës edhe nga një këndvështrim tjetër prej atij të kafenesë. Në kafenetë, mejhanet, pubet, baret, restaurantet, e pijetoret, Pakti i Parisë së Tiranës shihet simbas standartit “kush e hëngri atë ngjalën” e “kush ia futi kujt ngjalën në gojë”, d.m.th. sipas problemit të ngjalës, gatimit dhe mënyrë se si u fshi nga pjatat dhe ku përfundoi në rrëshqitjen e saj të dallueshme nëpër kolltukë meshini e jo në mindere tradicionale, pa përdorur vajin e ullirit apo dhjamin e vet.

Por, për mua, Pakti i Parisë së Tiranës, dhe shkalla e rezinjatës shoqërore që e pasoi, janë shumë domethënëse. Ato janë shumë domethënëse për gjendjen e debatit politik, për mendësinë mbizotëruese të shoqërisë, për nivelin e ultë të gjykimit nga ana e masave, për shitjen e pacipë e të pafytyrë të llapaqenërisë mediatike si dhe, mbi të gjitha, për nivelin e ulët të përgjegjësisë shoqërore të parisë së Tiranës. Me këtë pakt, paria provoi se nuk ka vlera morale, se pragamtizmi i saj është individualist në ekstrem, dhe se motivimi i sjelljes së saj është frika nga urrejtja popullore dhe përplasja e mundshme mbas zgjedhjeve.

Shkaku për këtë shkrim: Një Shkrim i Dr. Eduard Zaloshnjës

Një nga shkrimet ku u reflektua shumë qartë e me profesionalizëm analitik, ndonëse jo me seriozitetin minimal e të pritshëm moral mbi këtë dilemë shoqërore ishte shkrimi i sotshëm i Dr. Eduard Zaloshnjës “Miti i votës morale dhe realiteti i koalicioneve elektorale.” Duke e ndjekur më shumë shtratin e premisave argumentative, më shumë se sa vetë logjikën dhe argumentet e Zaloshnjës, pyetja kryesore, ceshtja e vërtetë, dilema e madhe del se është kjo: a ishte ky Pakt i parisë së Tiranës i 1 Prillit 2013 një pakt pragmatik apo një pakt moral?

Përgjigja e Zaloshnjës është se ky pakt ishte jo vetëm një pakt pragmatik, por realist dhe i domosdoshëm e bile edhe moral. Për të, Saliu nuk hiqet ndryshe përvecse nga bashkimi i forcave të “majta.” Ky koncept i “të majtës” është një deformim i plotë, sepse partitë politike të ashtuquajtura “të majta” në shtetin shqiptar janë thjesht banda elektorale. Këto janë grumbullime fisesh e katundesh që nuk kanë asnjë bindje kolektiviste, dhe liderët e tyre mbrojnë vetëm interesat e klaneve respektive. Mirëpo, me finesën profesionale që i mungon z. katundarit Muci Pucit, Zaloshnja argumenton që përcarja e këtyre bandave, mbeturina të strukturës së PPSH-së, mundesoi fitoren e Sali Berishës me një pakicë votash në vitin 2005. Për më tepër, bashkëngjitja e njërës palë, LSI-së mundësoi fitoren e Sali Berishës në vitin 2011. Argumentimi i tij është këtu nuk ka vend për moral, por për realizëm elektoral të mbështetur në pragmatizëm të pastër. E majta, që përkthehet si bandat e farefisit, duhet të bashkohet që të heqim qafe Saliun.

Ajo që bën Zaloshnja me këtë shkrim nuk është tjetër përvecse një përpjekje që të përforcojë bindjen që ekziston në një masë të madhe të elektoratit dhe të segmenteve të parisë së Tiranës. Argumenti sundues është që duhet të përdorim të keqen më të vogël për të hequr të keqen më të madhe. Të mbajmë hundët e të heqim një herë Saliun, se ndoshta bëhet mirë mbas zgjedhjeve. Të mos bëjmë një 1992 apo një 1997. Se në fund të fundit kështu bëjnë të gjithë, dhe me argumentin që Muci Puci e kupton si duhet, sjellja e pritur është “ush-ush si gjithkush,” të zgjedhim Edin dhe Ilirin se këtë nuk e durojmë dot më! Eh, nga katundi prej ku vjen z. Zaloshnja, që është nja një kilometër e gjysëm vertikalisht mbi nivelin e lumit më të afërt, pra, kësaj i thonë, “Për inat të sime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë!” Asokohe nuk kishte motele e parti, sepse tashti duhej ndryshuar kjo fjalë e përshtatur me modernitetin katundar që sundon në Tiranë.

Zgjidhje Pragmatike apo Morale?

Dilema, pra, është e thjeshtë: zgjidhja duhet pragmatike apo morale? Përgjigja në rrethet politike-mediatike të Tiranës është e ditur dhe e konsideruar edhe më pak se mencuri popullore. Në Tiranë të thonë të gjithë, edhe ai që të shet një misër të përzhitur në rrugë, se politika nuk ka moral. Politika në Tiranë e ka vendin tek Gropa e Hajdin Sejdisë, në rrethe të caktuara e njohur si Gropa E Politikanëve. Si mund të ketë politika moral?? E di si i themi ne politikës në Tiranë??? Po nuk iu dhe përgjigjen që presin, d.m.th., që politika është një dikush që shet një rrugëdalje tek Gropa e Politikanëve që kujtohet si Gropa e Hajdin Sejdisë, ku do të bëjë opozita e radhës mitingjet mbas 23 Qershorit, të gjithë të thonë “ti nuk jeton në Shqipëri!!!!”

A e njoh unë gjendjen? Po, more, e njoh mirë shumë. Në parantezë, unë jetoj në Shqipëri më me intensitet se shumë të tjerë, unë jetoj me Shqipërinë, e kam më shumë dije për ecuritë e proceset se shumë të tjerë që fitojnë bukën duke bërë politikë në shtetin shqiptar. Kaloj dy-tre muaj në vit në shtetin shqiptar. Për shembull, vitin e kaluar kam qënë atje disa herë. Prapë, po mendova që politika duhet të jetë në shërbim të shqiptarëve, të gjithë janë gati të më thonë “ti nuk jeton në Shqipëri!”  Pra, unë e njoh shtetin, i njoh njerëzit, e njoh zanatin, e njoh politikën se jo për modesti, por ata që e dinë e dinë se në disa momente kritike, unë kam marrë vendime e kam pasur peshë dhe kam sakrifikuar edhe veten, familjen dhe të ardhmen time për idetë e mia. Dallimi midis meje e të tjerëve është se unë dua një Shqipëri tjetër dhe nuk e pranoj shtetin e bandave e të hajnave. Prandaj këta thonë se unë nuk e njoh Shqipërinë.

Që të kthehemi tek debati në fjalë, simbas kësaj mendësie sunduese, zgjidhjet politike duhet të jenë krejtësisht pragmatike. Ergo, veprimi i parisë që mbrriti këtë marrëveshje është qartësisht i drejtë. Ajo që i jep shteg këtij interpretimi dhe justifikimi të shtrydhur deri në pikën e fundit, është bindja e përhapur në shoqërinë shqiptare se politika është vetëm pragmatike, e mbështetur në konjuktura e në interesa të momentit. Sipas këtij argumenti, politika nuk mundet me kenë morale sepse politika është gjithnjë rreth zgjedhjes të së keqes më të vogël.

Mirëpo, ana tjetër e medaljes, përjashta politikës, është që të gjithë  duhet të sillemi moralisht. Jemi qytetarë, familjarë, njerëz dhe është e pamundur që të pranosh të keqen në jetën tënde. Përjashta politikës gjithkush duhet të synojë të mirën më të mundshme.  Për ata, po deshe të sillesh me moral, mos u merr me politikë. Sepse morali e përjashton politikën dhe anasjelltas.

A duhet të jetë kështu? Në këtë shkrim, pajtohem me Zaloshnjën vetëm në një pikë. Edhe unë do të argumentoj se sjellja e politikanëve ishte thellësisht pragmatike. Mirëpo, nuk pajtohem me argumentin e tij se kjo u bë për dobinë e të “majtës.” Sipas meje, nuk ka “të majtë,” ka vetëm banda politike e kriminale që vënë kollare e rruajnë kokat, hanë ngjala, dhe shesin dokrra ideologjike. Pra, Zaloshnja po bën zhurmuesin e parisë dhe po rreket që t’iu hedhë hi syve njerëzve. Argumenti i studjuar mbulon qëllimet jo të pastra të tij.

Si duhet kuptuar pragmatizmi i parisë?

Si duhet kuptuar pragmatizmi i parisë me Paktin e 1 Prillit 2013? Kjo logjika e sjelljes së pjestarëve të parisë, parë nga këndvështrimi i interesave individuale të prijatarëve të palëve të parisë, të bind që pakti i parisë së Tiranës ishte një veprim qartësisht pragmatik, racional, dhe kalkulativ individualist. Ama, nga këndvështrimi i interesave të popullit, dhe të një pjese të parisë së mënjanuar e politikisht të izoluar, ky pakt ishte një pakt thellësisht amoral.

Ku qëndron problem? Problemi me këtë dilemë, që errësohet qëllimisht e që paraqitet në terma absolute në Tiranë, qëndron në keqkuptimin e fushës së veprimit të politikanëve. Pra, do të thoja se ka një kufi ku lejohet që politikani të sillet në mënyrë amorale. Varet se ku vihet ky kufi. Si edhe ka thënë një burrështeti, “Po të kisha bërë për vete atë që kam bërë për popullin tim, e meritoja të varesha nja dhjetë herë.” Kufiri pra i legjitimimit të sjelljes pragmatike varet nga objektivi moral që politikani i ka vënë vetes. Në këtë rast, pyetja për të justifikuar një veprim pragmatik duhet parë nga justifikimi moral që ofrohet. Për të mirën e kujt bëhet një veprim i caktuar? Sepse marrja e jetës së dikujt nuk është një veprim moral, por vrasja dhe dënimi i një krimineli, marrja e jetës së tij, është një veprim shumë moral.

Ana Pragmatike e Paktit të Parisë së Tiranës

Teoria e zgjidhjes racionale, dhe, në vecanti, teoria e selektoratit, e shpjegon shumë mirë sjelljen e parisë së Tiranës. Teoria e zgjidhjes racionale thotë se udhëheqësit kanë vetëm e vetëm një preferencë, që të fitojnë zgjedhjet dhe të mbesin në pushtet. Ata llogarisin përfitimin dhe humbjen që kanë, simbas preferencave të tyre personale që nuk janë gjithnjë pastërtisht materialiste dhe ekonomike, dhe që i motivojnë që të sillen në një mënyrë të caktuar.  Pra, nga këndvështrimi i kësaj teorie, Pakti i Parisë së Tiranës dhe sjellja e tre politikanëve të tranzicionit, Sali Berishës, Ilir Metës, dhe Edi Ramës duket tejet pragmatike, utilitare, e justifikueshme dhe racionale.

Sepse të tre prijatarët e parisë u sollën si individë pragmatikë, racionalë, të ftohtë, dhe shumë llogaritës. Ata peshuan interesat e tyre individuale dhe llogaritën se cfarë iu duhej mbështetësve të tyre për të mos u rebeluar. Kalkulimi politik i secilit ishte tejet racional, i ftohtë dhe bindës. Mirëpo ishte kështu vetëm po të shihet nga këndvështrimi i tyre si person. Nga pikëpamja morale, ata u sollën si banditi që të vret sepse i duhet kuleta e jote për të blerë drogën që i duhet. Nga këndveshtrimi moral, ata nuk morën parasysh interesat e popullit. Sepse në këtë rast, populli e ka thikën e tyre në fyt e dorën e tyre në xhep. Prandaj pakti nuk është moral, nuk është as për popullin e as për mbështetësit e tyre.

Cilat ishin qëllimet dhe preferencat e tyre? Duke përdorur rregullat e lojës politike, duke i ndenjur besnik paktit të 1 Prillit, Saliu humb zgjedhjet. Ai qëndron në një opozitë të fortë shumë, siguron vendet e punës për mbështetësit dhe kontrollon PD-në. Mban kontrollin e posteve kyce si Prokuror i Përgjithshëm, President, Polici, etj etj., dhe në dukje vazhdon luftën politike me një grup biznesi që e mban peng deri në fitoren e ardhshme të tij. Këtë herë, meqë Sheshin Skënderbej e ka bërë dikush livadh, Saliu do të shkojë nga mbrapa Pallatit të Kulturës, aty të Gropa e Politikanëve dhe do të bëjë mitingjet opozitare. Mirëpo, humbja don të thotë largim nga puna për shumë mbështetës, heqje e kotheres së bukës për shumë të tjerë, humbje e tenderave dhe kontratave dhe zhgënjim i thellë i atyre që duan të luftojnë komunizmin dhe mullinjtë e erës në pacavuret e tij.

Pra, në fakt, zgjedhjet i humbin militantët e PD që nuk e dinë a do të dalë dhjami i paktë që e vunë gjatë këtyre tetë  viteve duke vjedhur pa mëshirë shtetin e shoqërinë. Objektivi racional i Saliut nuk është fitorja e zgjedhjeve për militantët, që atij i duhen si mish për top, por mbrojtja e familjes së tij të ngushtë dhe sigurimi i vetvetes që ai e fiton përmes një opozite të fortë. Pra Saliu ka një objektivi minimalist, individualist and utilitarist. Ai e din se shumë të pakënaqur brenda radhëve do të duhet të ikin, shumë të tjerë duhet të hidhen në rrugë mirëpo atij i duhet një masë kritike sa për të garantuar të birin, të bijën dhe interesat e familjes.

Po Edi Rama, si pranoi bekimin e Saliut e marrëveshjen me Ilir Metën që i kanë punuar qindin njeri tjetrit??? Me këtë pakt, Edi Rama garanton në mendjen e tij mundësinë që të bëhet kryeministër. Me pushtetin vjen edhe mundësia që të ndajë të mira publike dhe të cimentojë kontrollin e vet mbi partinë e strukturat që janë shumë të bezdisura nga kjo ndënjie tetë vjet në opozitë dhe që në vitin 2009 i humbën zgjedhjet për shkak të mungesës së qartësisë në lojë të Edi Ramës. Kuadrot dhe mbështetësit e partisë së tij janë njerëz të mësuar që të hanë nga thesari i shtetit. Ndenjia në opozitë cënon rolin e tij si udhëheqës i kësaj pale të parisë sepse këta i shiten prurësit më të parë dhe po vazhdoi puna kështu, ata kalojnë me Ilir Metën. Prandaj Edi Rama kaloi mbi ndjenjat e veta, mbi gjithë frikën që ka se Ilir Meta e Sali Berisha do ta manovrojnë fill mbas zgjedhjeve dhe shpreson e beson që marrja e pushtetit do të mbajë atë në krye të PS-së. marrja e pushtetit i garanton atij mundësinë që të shklyejë thelat e fundit që i kanë ngelur  ekonomisë shqiptare. Për të kjo është luftë për jetë a vdekje në politikë dhe kjo zgjidhje e Pakti i garanton mbijetesën.

Ilir Meta po ashtu del i fituar sepse ai e din se kontrolli i shtetit dhe shpërndarja e të mirave publike është mënyra më e mirë me mbajtë mbështetësit e tij bashkë, sepe anëtarët e partisë janë rrogëtarë të punësuar. Në një shoqëri materialiste,  ky ka partinë më materialiste. Në këtë shoqëri, njerëzit i shiten atij që paguan më shumë, e shpesh cmimi që kërkohet është një vend pune në shtet kjo logjikë funksionon në mënyrën perfekte. Ilir Meta i largon për dy muaj njerëzit e tij nga administrata shtetërore por i kthen me cilëndo qeveri që do të vijë. Si edhe e kam thënë shumë herë, nuk bëhet qeveri pa Ilir Metën.

Në përfundim? Të tre duan të fitojnë brenda partive të tyre, të mbajnë bashkë koalicionin fitues respektiv në masën e zgjedhësve. Dhe marrëveshja që bënë e garnaton këtë. Pra, teoria e zgjidhjes racionale, që e shpjegon sjelljen politike nga këndvështrimi i interesave të ngushta tregon qartë se këta nuk kanë ndërmend të punojnë për interesin e popullit. Këta iu kërkojnë njerëzve që të shkojnë të votojnë, mirëpo për kë do të votojnë shqiptarët??? Këta kanë ndërtuar një system që iu shërben atyre, që është kriminal, oligarkik, kleptokratik, klanor dhe  i zvetënuar në ekstrem. Ky sistem nuk iu shërben shqiptarëve, nuk iu shërben interesave të tyre, është moralisht i dënueshëm dhe kriminal. Në cdo shtet tjetër të botës këta duhej të shkonin para gjyqit. Sepse lista e krimeve të tyre është e gjatë dhe e pambyllur. Vjedhje, krim, degjenerim, betonim, ndotje, emigrim i detyruar, trafikim i pamëshirshëm, shitje e territorit, shitje e nderit, humbje e sovranitetit, përdhosje e familjes dhe e vlerave, drogim masiv i rinisë, zvetënim i pashembullt, vecse vërja emrin. Shteti shqiptar është më keq se Sodoma e Gomorra. Në emër të mbijetesës sëmundimshme në politikë të klaneve të tilla kriminale, është sakrifikuar e ardhmja e të gjithë shqiptarëve. Prandaj ky pakt nuk është moral, nuk mudnet me kenë ose me u pranue si moral. Ky është pakti i banditëve që e kanë kapur një popull për fyti, që e mbajnë peng dhe që i kanë marrë, nderin e kuletën e tash duan t’i marrin edhe jetën.

Morali në politikë

Kjo mund të përmblidhet shumë shkurt. Në politikë sjellja që i shërben grupit të cilit i përket e ben sjelljen e moralshme. Po besove në veten e në interesin e ngushtë personal, cdo veprim që bën do ta bësh i nisur nga interesat e ngushta. Ti je i moralshëm për veten, por aspak i moralshëm për shoqërinë. Pra, je si gjarpëri që sillet në mes të minjve. Kur mendon për klanin, bandën, grupin, rrethin etj., je si Ali Baba me 40 hajdutët. Je thjesht një bandë dhe morali I bandës nuk është ai i shoqërisë. Kur mendon si burrë shteti, atëherë sillesh me moralin e duhur me popullin tënd. Ama, në politikën e jashtme duhet të sillesh me pragmatizën e me vetëdijen e duhur se nuk rrugë të lehta, zgjidhje të shpejta. Mirali në politikë, don të thotë që punon gjithmonë me këtë qëllim në mend. Mund të mos mbrrish më të mirën që duhet, por mbrrin më të mirën e mundshme. Pra, një burrështeti vepron me moralin e duhur kur mbron interesat e shtet-kombit, shpeshherë edhe kundër vetë popullit të vet. Njëlloj si doktori që të bën të lësh duhanin, të ushtrohesh, të mbash dietë etj. Është kaq e thjeshtë. Ky është vendi i moralit në politikë. Këtë nuk e thotë Zaloshnja, Muci Puci, Rrushi Rrapatushi dhe zhurmuesit e parisë, që thellë thellë janë të njëjtët malokë të edukuar konvikteve që zbritën nga mali dhe kur e panë se nga kanë ardhur nuk duan të shkojnë mbrapa për qamet se cdo të gjejnë? Gurë e dhe.

Përfundimi

Askush nuk e di ku e ka vendin Ali Baba dhe dyzet hajdutët. Sepse Ali Baba nuk ka pasur ndonjëherë Atdhe dhe prandaj nuk ka as varr. Këta tanët, Sali Babën dhe këta 4000000 hajnat vullnetarë e mbështetës të tyre si dhe zhurmuesit e parisë do ti nxjerrim edhe nga varret sepse edhe po të ishin krijesa të djallit nuk do të silleshin si janë sjellë. Sepse edhe atëherë duhet të bindemi përfundimisht që këta gjarpërinj nuk janë në gjumin e dimrit por kanë ngordhur një herë e mirë. Këta që nuk na dhanë paqe, nuk meritojnë paqe. Pragmatizmi i tyre është mendësia e gjarpërit. Morali është për ata që e duan popullin e vet me shumë se jetën dhe që duan asgjë më shumë se dy metra dhe që të prehen në paqe një ditë. Edhe politika ne na duhet e moralshme dhe në shërbim të shqiptarëve.

 

 

 

AKIL YLLI: NJE RREFENJE PER MAMUTHET E PS-SE

Mua mund te me konsideroje kushdo, nje pioner ne faqet e F.B. Jo pioner ne kuptimin, si nder te paret,jo, se keshtu ka rrezik te ha ndonje denoncim, nga ai djaloshi qe e ka inventu FS-un, por ne kuptimin si fillestar. Vetem nje muaj eksperienc.
Nder miqte e pare qe sigurova, ishin Skenderi dhe Shenasia, dy te njohurit e mi, qe nga vitet e gjimnazit. Mbas pak ditesh,nga nje mik, mora nje ftese ku me sugjeronte nja 6 a7 miq te ri, te gjithe eksponente te larte te PS-se, ose siç do ti quaj tashti e mbrapa, Mamuthet e PS-se. Dhe normalisht ju nisa ftesen per miqesi. Dhe te them te verteten, ndjeva nje fare kenaqesie e kureshtje, qe po me jepej mundesia te bashkbisedoj me politikan te ketij rangu te larte,te cilet mbajne ne duar fatet tona.
Nuk vonoj shume dhe mora konfirmimin,dhe bashke me te, nje pafundesi postimesh ku publikonin aktivitetet e tyre partiake.Hej ç’me gjet- thashe- po keta me kane mare per ndonje stende te PS se, ku te varin gjithe propoganden e tyre! Per te gjetur ndonje shkrim te Shenasis , apo te ndonje tjetri, me duhej me shkapercy, e kerku ne mes te gjithe atyre postimeve e fotove qe mua as me hynin ne pune fare.Me nje fjale:me hanger dynjan. Po hajt- thashe- keshtu do te jene punet ne FB-uk. A i hype ketij ketij kali? Grahi tash!

Si fillim vendosa ti drejtohem Namik Dokles, edhe si nje person qe nuk eshte perfolur ,ne lidjje me korrupsionin. Dhe sigurisht pyetjet nuk ishin qellim per ti bere elozhe Dhe per çudi, jo vetem qe su pergjigj, por i fshiu dhe postimet, nderkohe duke mos harruar me pafetyresi, te dergonte akoma posterat e tij elektorale. Po keshtu edhe koleget e tij.
Leskaj takim; Hysi me te rinjte; Rama-Meta fitorja sigurt; O zot çfar asht! Haluçinacione! Dokle i pergjigjet; Rroft Dokle, dhune policore; Bazhdari fitorja jone; Cfare makthi! Po ç’ti besh? Deshte FB-uk? Ja ku e ke! Provova per se dyti ,duke menduar se ndoshta se kane pare mire. Po asgje. E njejta situat. S’me mbeti rruge tjeter veçse te informohesha, se si mund ti nderprisja mardhenjet miqesore. Dhe ashtu veprova. Jo se i mora ne qafe duke i fshire, sepse une nuk jam askushi, dhe ata do te vazhdojne ta kullosin qetesisht, edhe pse nuk kane mesuar ende etiken elementare te mirsjelljes. Ata e kene per detyre institucionale,morale,me ligj, pa ligj, qe ti pergjigjen çdo pyetje,qe mund ti bejne zgjedhesit, kur ajo eshte brenda limiteve te edukates. Duke mos bere nje gje te tille, ata manifestojne thjesht, nje çfaqje te trashe fodulleku, e injorance. Qe te jem i sinqerte, prej Mamutheve te PS-se, te vetmit
qe nuk mi fshine komentet, per çudine time, ishin Edi Rama dhe Astrit Beci. Kishin konfirmuar vetem pelqimi

Gjate shkrimit per nje moment, mendova qe ti krahasoja me korin e bretkocave. Po per fat e mblodha mendjen shpejt, dhe u tmerova se si kisha guxuar te perzija korin e bretkocave, ate qe per veshet e mi eshte nje sinfoni, nga me te bukurat ne bote me keta. Vertet ato jane ca te shemtuara, por kur kujton mishin e tyre, dhe mbi te gjitha ate korin e mahnitshem te nates, nje nga mrekullit e natyres, at’here edhe shemtia merr vlere. Cili asht ai shkodran, qe ne muajt e veres, prej zabullimet,nuk hap penxheren naten (ne fet te s’ames mushkajat) me shpresen per tu fresku, dhe nuk gjendet i befasuar, nga ajo melodi e magjishme qe vjen nga guakofonia e bretkocave buze liqenit. Ajo ngadal,ngadal te mbeshtjell me velin e saj melodioz, dhe bute pa e kuptuar, te leshon ne krahet e melankolis, ku nuk te mbetet gje tjeter, veçse ti dorezohesh nje gjumi te thelle, edhe pse mushkajat bejne kerdin.
Pale pastaj te kesh fatin te kalosh nje nate jashte, shtrire mbi bar, prone pyjeve me pisha qe gjenden ne kembet e Taraboshit (makare me koken mbeshtetur mes gjive te mendafshtte nje vajze.Jazek!Mekatet e rinis.) ose siper nje rrase te gurte, ku ndjen flladin e lehte te alpeve, qe ashtu ambel, siç din te baje vetm ai,te perkedhel fetyren
duke te parqafuar hijshemte te terin. Dhe ty, me syte e perhumbur mberthyer ne horizontin e erret misterioz, atje ku rrezet e kadifejta te henes puthen me blune e thelle te liqenit,te dalldisesh si ne ekstaze duke degjuar korin e madherishem te bretkocave. Shshshsheeet! Qetesi! Eshte hymni i natyres. Shshsheeet! Aty,diku rreth teje, ne eresire, jane duke degjuar Orfeu, Moxerti, Bethoveni. Shshsheeet! Jane duke degjuar vete perendite.
Dhe un idioti doja ti krasoja krahasoja Mamuthet me bretekocat e mija te dashura. Po sikur ato te me zemeroheshin? Te mos guakllinin me. Mjere une ,mjere qyteti im!
Jo, jo, ti mbaj kush te doje Mamuthet. Une si leshoj bretkocat e mija.

VAL KARANXHA: DOMOSDOSHMËRIA E LIDËRSHIPIT MORAL NË NJË QEVERI AMORALE

Lidërshipi Moral

Lidërshipi moral është një formë udheheqje që bazohet në vlera të mirëfillta. Parimisht, detyra e lidërshipit moral është mirqënia e popullit që përfaqson. Ndryshimi i lidërshipit moral nga të tjerët qëndron në faktin se lidërshipi moral nuk është udhëheqje e izoluar dhe “për vete”. Populli në lidërshipin moral nuk i ndjek ose shkon nga mbas këtyre figurave por në fakt frymëzohet nga ata. Lidershipi moral është i prirur dhe i motivuar të shërbej dhe ti ve forcat e tij ne shërbim të organizates, shoqërisë dhe popullit që përfaqson. Gjithashtu lidërshipi moral nuk është lidërship rangjesh dhe postesh sociale, por në fakt bazohet në parimet e fisnikërise, duke e lënë mënjanë egon dhe etjen për pushtet. Mbit të gjitha lidërshipi moral është ndërgjegjia e paster organizatës dhe e popullit që udhëheq (Sergiovanni 1992).

Nga ana tjetër, falimentimi i lidërshipit është një nga konceptet i cili e ka bërë shkencën e studimit të sjelljeve shoqërore akoma edhe më të komplikuar për disa arsye. E para, shumë është shkruajtur dhe pak është bërë në këtë fushë. Kur studiohet lidershipi kornizohet në dy skema; psikologjike individuale e cila ka të bëjë me stilin, personalitetin e individit lidër dhe e dyta me aftësitë për të drejtuar sipas parimeve baze të organizatave të cilat lideri drejton. Kur flitet për lidërshipin moral, njerzit mendojnë për vlerat morale, atë që është e drejtë dhe në interesin e popullit. Por koncepti ka anë të tjera të cilat vetëm mund të shihen në pasqyrimin e sjelljes së liderit si figura kryesore në qendër të shtetit, popullit, apo të dyja këtyreve.

Ky artikull nuk synon të analizoj liderat shqiptar në vacuum, por të marrë në një koncept më të përgjithshem i cili lidhet me praktikat e tyre dhe mungesën e moralit.

Mëndja, Zemra dhe Dora e Lidershipit

Të treja këto konstrukte janë thë lidhura me njëra tjetrën për disa arsye: Mëndja e lidërshipit është teoria i lidërit, me një fjalë është stili i tij I mbështetur në ideologjinë dhe vlerat. Zemra e liderit ka të bëjë me besimin e tij, endërrat për të cilat lufton dhe është i dedikuar. Së fundi, dora e liderit është sjellja e tij, vendimet që merr në të mirën dhe benefitet e atyre që përfaqson (Sergiovanni, 1992).

Po t’i kthehemi konceptit të analizës në politikën shqiptare, vëmë re një stil pothuajsë të veçantë i cili bazohet në shume mite legjenda e gojëdhëna, qoftë këto popullore shqiptare qoftë të huazuara, por që kur aplikohen në politikën e sotme ilustrojnë në mënyrë të shkëlqyer dhe adekuate lidërshipin dhe sjelljet e tij. Si rrjedhim, në pamflete, shkrime të ndryshme, analiza të pafunda profesionale dhe jo profesionale, autorët e kanë paraqitur lidershipin partiak në Shqiperi si kuçedër me tre koka. Bazuar në gojëdhëna, kuçedra është një qënie midis shtazës dhe përbindëshit e cila i ka duart e lyera me gjak dhe gjithashtu nuk ka zemër por stomak. Kuçedra është e pangopur dhe ha njerëz në mënyrë literale. Këto tre koka të cilat drejtojnë jetën e vëndit janë respektivisht krerët e tre partive kryesore PD, PS dhe LSI. Populli i ka identifikuar këta si Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama.

Populli është ai që vlerëson një lidër edhe pse jo në formë analitike dhe skematike, populli i njeh, i vlerëson dhe i jep mbështetjen ose hedhjen poshtë këtyre lidërve. Në jetën dhe ngjarjeve të fundit politike-sociale, populli ndihet jashtëzakonisht i pambrojtur ose i pambështetur nga këto lidershipe. Këte e tregoi dhe sondazhi i fundit i Sorosit dhe ai koordinuar nga City University of London, të cilët tregojnë se nga popullsia e anketuar, njerëzit ndihen të lënë në neglekt nga partitë më të mëdha të vëndit. Rreth 47% e popullatës se anketuar e cila përfaqson pjesmarrës nga 12 qarqet e Shqipërisë ndihet larg partive politike dhe kjo është shqetsuese (peshkupauje.com).

Mëndja, zemra dhe dora e lidërshipit shqiptar nuk punojnë për popullin e tyre sepse ky lidërship “përbindësh” është ktheyr në një qënië oligarko-plutokratike e cila sundon me dorë të hekurt, pa asnje llojë vlere morale dhe në mendjen e ketij përbindëshi është pasurimi i pangopur gjatë karierës politike.

Çështje vlerash

Një nga çështjet më me “Spec” të lidërshipit moral është koncepti I lidërshipit shërbëtor. Paçka se të dy termat kundërvihen në menyrë kontroversiale kanë kuptim i cili lidhet drejt për se drejti më rolin e liderit. A është lidërshipi moral, shërbëtor? Dikush që ve vetën në shërbim të popullit dhe të çështjes së tij është pa dyshim shërbëtor i popullit. Kjo sjellje e ka thelbin në bazë të fortë morale dhe në vlera të patundura. Termi “Shërbëtorë” megjithse ka konotacione negative në kultura të ndryshme është domosdoshmëri gjatë termit të një lidërshipi. Për shëmbull, Gandhi, i cili vinte nga një familje e pasur u vu në shërbim të popullit të tij duke jetuar si populli, sakrifikoi jetën duke bërë pelhurë si masat në shenjë proteste ndaj textileve britanike, por mbi të gjitha Gandhi dedikoi jetën duke i shërbyer popullit të tij shpirtërisht, politikisht deri në kurorëzimin e pavarsisë ndaj Britanisë së Madhe.

Vlera sipas deontologjisë* është obligim, detyrë në bazë të të cilës njeriu formulon një sjellje etike. Në lidership, sistemi i vlerave është ajo forcë që shtyn liderin të konvertohet në frymëzim për popullin. Në këtë kontekst, liderat shqiptar nuk tregojnë absolutisht asnje vlerë etike ndaj popullit të tyre pasi u mungon koncepti i obligimit dhe detyrës. Për liderat shqiptarë populli është nje turmë pa vlerë, e manipulueshme, injorante dhe e padenjë. Liderat shqiptarë nuk I detyrohen popullit, por e vjedhin atë sistematikisht. Liderat shqiptar jetojnë të shkëputur nga populli dhe pavarësisht demagogjisë janë krejtësisht të shkëputur nga realiteti. Politika shqiptare është anapulla, dhe si e tillë tërheq lidërship i cili nuk ka qëllimin e agjentit ndryshues, formuluesit të politikës së drejtë, ruajtësit të demokracisë. Politika shqiptare është një arenë lufte ku mungesa e vlerave tërheq ultësira sociale, njerëz të paskrupullt të cilët kanë krijuar një sistem antivlerash. I tillë është lideri i LSI, Meta i cili jo vetëm qe politikisht nuk ka konsistence në ideologjinë e tij, por eshtë një nga figurat më amorale në politikën shqiptare. Mungesa e sistemit të vlerave në një lidërship sjell probleme, politike, ekonomike, juridike dhe sociale. Kontekstualisht, Meta, i cili është anti-Krishti i politikës shqiptare dhe mishërimi i korrupsionit, herët a vonë do falimentojë si lidër si pasojë e mungesës së vlerave. Pra lidërshipi i Metës është në fazën përfundimtare ku elektorati qoftë i djathte apo i majtë e ka refuzuar praninë e tij në politikën shqiptare.

*deontologji: Nga greqishtja, teori etike që studjon detyrat dhe të drejtat e njeriut.

Burimi i Forcës së Lidershipit Moral

Në mënyrë qe të kuptohet qartë lidërshipi tradicional, dikush duhet ti përgjigjet këtyre pyetjeve. Kë duhet të ndjekim, çfarë duhet të ndjekim dhe pse duhet të ndjekim? (Sergiovanni, 1992). Në lidërshipin tradicional “Kë” përbën liderin e caktuar ose të zgjedhur, “çfare” përbën vizionin e liderit, dhe “pse” përbën mjeshtërinë e liderit të bindë masat e popullit për ideologjinë dhe filozofinë e tij. Një nga burimet e të lidërshipit moral është autoriteti profesional në formën e njohurisë dhe expertizës personale, ndërsa burimi tjetër është autoriteti moral në formën e vlerave të përbashketa, ideshë, detyrash dhe idealesh.

Në Shqipëri, liderat politik jane të rregjur në politik. Por kjo rregjie nuk është asgjë tjetër përveçse një afësi djallëzore për të nënshkruar pakte me qellim që të zgjasin jetën e tyre në pushtet. Një ilustrim aktual i mungesës së ekspertizës tregon lidhjen e aleances LSI me PS, duke lënë mëjanë konceptin e vlerave dhe të moralit, kjo aleance nuk është gjë tjëtër perveçse një mungesë njohje, kthejlltësie dhe largpamësie politike e cila përbën mungesën e expertizës. Në vazhdim, asnjë nga liderat e politikës shqiptare nuk kanë vlera të përbashkëta me popullin. Idetë e tyre rrotullohen rreth interesit privat dhe vjedhjes sistematike. Ideali i liderave politik shqiptar është pasurimi personal gjatë pushtetit dhe termit të tyre. Faktikisht, populli nuk ka një model të pastër të lidërshipit moral nga i cili frymëzohet. Elektorati shqiptar si i majtë, i djathtë po ashtu edhe i qëndrës ka 23 vjet që synon të ndjek një lidërship i cili përfaqson vlerat e veta, por ky lidërship nuk ka qenë asnjherë prezent. Populli nuk ka absolutisht asjë arsye të ndjek as Ilir Metën, as Edi Ramën dhe as Sali Berishën sepse këto figura janë amorale, të diskredituara dhe përgjegjës për shumë plagë, konflikte dhe varfëri sociale.

Në përfundim, imagjinata e lidërshipit moral dhe vënia e saj në të mirën publike përbën një nga karakteristikat e lidërshipit moral. Lidërshipet shqiptare njihen për imagjinatën e tyre të semurë e cila i kalon kufinjtë e babëzisë, etjes për karrierë, hajdutsisë dhe kërkimin e vazhdueshëm të rrugëve për të shfrytëzuar popullin. Amoralitei i lidërshipit shqiptar e ka kthyer ata ë nje bandë kriminale qëllimi i të cilës është të shteroj në maksimum pasuritë financiare, materiale të Shqipërise. Qëllimi i kësaj bande është të lodh sistemin deri në një masë sa populli të ndihet tejet i lodhur të luftojë këtë gjëndje dhe të robërohet, pra të humbas imunitetin. Fatkeqsia e popullit është se lidërshipi amoral shrytëzon sistmatikisht dhe ka kontroll absolut në pikat kyçe të ekonomise. Pra, banda krimiale është “kolonizatore” në vendin e vet; mban peng popullin e vet. Sa amorale është kjo?

Referencat:

Tomas Sergiovanni, Moral Leadership, 1992, Jossey Bass Publishers.

http://www. Peshkupauje.com, retrieved o 4/5/2013

NJË E ARDHME NDRYSHE NGA E DJESHMJA DHE E SOTMJA

Muranë fjalësh...

Kur u desh të largohesha nga Kosova, e vetmja rrugë që “shkrepi” aso kohe ishte përmes rrjedhës së Bunës. Në shtëpinë e një burri trim e patriot të Ana- Malit (M.K.) që do na nxirrte matanë kufirit, mbrëmjen që arritëm, po diskutonim rrethanat në të cilat ndodheshin shqiptarët. Mbase duke e parë natyrën e brishtë dhe gjendjen time nga rruga, i zoti i shtëpisë mu drejtua: “ I njoh rrethanat në Shqipëri (s’kish vec disa muaj nga ngjarjet e ’97-tës). Le të të bëhet strehë shtëpia ime deri sa të gjejmë mundësinë që të kalosh në Kroaci e më tutje kah të shohin sytë –këmbët”. “Jo. Le të vdes sa të shkel në Shqipëri” – i them. Meqë e kisha gjykuar gjithmonë ikjen nga Kosova, daljen në Shqipëri nuk e ndjeja si ikje tamam. “Shqipëria nuk është ajo që ti e mendon. Së paku jo tani” – insistoi ai. “Do…

View original post 966 more words

GRID RROJI: ZGJEDHJA RACIONALE DHE DELEGJITIMIMI I POLITIKËS.

 

Marrëveshja për të dënuar me vdekje zgjedhjet e 2013-ës në Shqipëri është një ngjarje politike që meriton të analizohet në thellësi. Në gjykimin tim, analiza e arsyeve të saj, duhet të shkojë përtej “rrjedhës normale të politikës” siç argumentojnë cektësisht disa analistë. Analiza e arsyeve ka të bëjë me thelbin e demokracisë në Shqipëri dhe përfshin jo vetëm palët e parisë, degëzimin e interesave të tyre kriminale dhe pushtetore por edhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare si një shoqëri normale demokratike. Me fjalë të tjera, pyetjet që shtrohen janë ku po na shpien këto lloj taktikash të parisë dhe në favor të kujt punon ajo?

Sipas politilogut amerikan Brus Bueno De Meskita në çdo sistem politik krijohet një shtresë njerëzish jo homogjenë (Selektorati) të cilët marrin pjesë aktivisht në politikë. Selektorati përbëhet nga grupe të cilat kanë interesa të ndryshme, por që kanë të përbashkët qëllimin për të ndikuar në përcaktimin e udhëheqjes së bashkësisë. Brendapërbrenda këtij grupi, ekziston një grupim më i vogël që  Bueno De Mesquita e quan “shumica përcaktuese” brenda Selektoratit. Ky grupth i siguron udhëheqësit shumicën e domosdoshme për të qëndruar në pushtet por edhe për të mënjanuar rivalë të mundshëm brenda Selektoratit. Më konkretisht, në Shqipëri Selektorati përbëhet nga militantët e të gjitha forcave politike, ndërsa shumicat përcaktuese përbëhen nga drejtuesit e partive, si dhe biznesmenët dhe drejtuesit e grupeve të interesit të cilët i lidhin interesat me secilën palë.

Bueno De Meskita gjithashtu thekson se udhëheqësi ka një rol kryesor në çdo lloj sistemi. Ai ka vetëm një interes parësor, të zgjasë periudhën e pushtetit të vet. Për pasojë udhëheqësi  ka si prioritet kënaqjen e shumicës përcaktuese -me anë të dhurimit të të mirave private apo publike- sepse nga mbështetja e saj varet vazhdimësia e pushtetit të tij. Për shembull, në Shqipëri si kryetari i bashkisë së Tiranës ashtu edhe kryeministri bëjnë emërime në poste publike duke u shpërndarë të mira private anëtarëve të shumicës së tyre përcaktuese. Gjithashtu ata kanë mundësinë tu shpërndajnë të mira publike mbështetësve të tyre, si për shembull lejet e ndërtimit apo kontratat për ndërtimin e infrastrukturës. Nga ana tjetër, opozita kontrollon një pjesë të madhe të bashkive dhe komunave të mëdha dhe përdor të njëjtat metoda shpërndarjeje të të mirave publike për interesat e veta. Nga kjo shpërndarje përfiton jo vetëm shumica përcaktuese përkatëse dhe në një masë më të vogël selektorati (me punësime dhe tendera të vegjël), por edhe vetë anëtarët e parisë të cilët kanë perfeksionuar sistemin e ndarjes së pjesës për vete. Ose me anë të njëzetpërqindëshit të bërë të famshëm nga Edi Rama, ose me anë të apartamenteve e vilave, llogarive bankare jashtë dhe kompanive fantazëm për qarkullim dhe pastrim parash të bëra të famshme nga familjarët e kryeministrit aktual, paria punon për të maksimizuar përfitimin për vete. Pra, edhe lufta për pushtet ka si logjikë kontrollin e shpërndarjes së këtyre të mirave.

Por le ti vendosim këto parime teorike në kuadër të situatës aktuale. Nga një analizë e kujdesshme e veprimit politik të palëve, del se marrëveshja u konceptua nga paria si element i rëndësishëm strategjik për të ruajtur sistemin dhe pushtetin oligarkik pas përfundimit të zgjedhjeve. Duket se kryetari i PS-ë gjykoi se nuk mund të rezistonte në krye të partisë së tij nëse nuk përvijonte një rrugë të qartë drejt pushtetit qendror për anëtarët e shumicës së tij përcaktuese. Po ashtu Berishës i duhej një garanci për veten, familjen dhe shpurën e atyre që kanë përfituar rëndshëm nga pushteti tetëvjeçar. Gjithashtu marrëveshja i garanton atij një opozitë të fortë numerikisht e cila të mund të marrë një pjesë më të madhe të tortës publike se sa kishte PS-ja kur ishte në opozitë. Kësisoj, Berisha kënaq deridiku edhe pakicën e vet të selektoratit. Në fund por jo nga rëndësia, roli i Metës në politikë është tashmë qartësisht i drejtuar nga pozita të zgjedhjes racionale. Në qoftë se nuk i garanton të mira materiale mbështetësve LSI shpërbëhet. Marrëveshja i garanton një rritje të tortës nga 20 në 30 % si dhe një numër më të madh deputetësh. Kësisoj Meta kontrollon më shumë se më parë se cila do të jetë shumica përcaktuese për pushtetin.

Në këtë pikëvështrim, marrëveshja Berisha-Rama-Meta, megjithë retorikën justifikuese të lehësve të tyre mediatikëtë tipit “Muçi Puçi Rrushi Rrapatushi” nuk është lëvizje e forcës por demonstrim i frikës të parisë nga lëkundja e pozicionit të sistemit. Paria reagoi sepse ndjen se kriza e thellë po e rrezikon legjitimitetin e saj, e rrjedhimisht edhe pushtetin e saj oligarkik. Pra, paria e ka të qartë mekanizmin pushtet-sundim dhe rëndësinë e zgjedhjeve si mekanizëm legjitimues.

Pra, teoria e zgjedhjes racionale e bazon analizën thjesht në interesat e palëve dhe nuk le vend për gjykime morale apo parime. Mirëpo, ndonëse tepër e vlefshme për t’i bërë përshkrimin situatës në aspektin deskriptiv, zgjedhja racionale nuk mund të na thotë shumë për mekanizmat perverse të krijuara nga palët e parisë për të shfrytëzuar pushtetin, vendosjen e një oligarkie hiperpragmatike si dhe mënyrat e daljes nga kjo situatë në Shqipëri. Më tej, torta e pushtetit është zvogëluar, dhe të mirat që rrjedhin poshtë shumicës përcaktuese janë pothuajsë jo ekzistente. Ndaj, në kushtet kur sistemi i shërben vetëm vetes qytetari bëhet kundështar dhe jo legjitimues i tij. Pra, për rastin e Shqipërisë zgjedhja racionale nuk është e mjaftueshme për të shpjeguar dukuritë e mjedisit politik. Ajo përdoret nga analistë të tipit “Muçi Puçi Rrushi Rrapatushi” për të dhënë idenë e paevitueshmërisë së parisë së Tiranës.

Zgjedhja racionale e aplikuar shabllon nuk lejon një qasje ideologjike e morale, e cila bëhet e domosdoshme në rastin e Shqipërisë jo si qëllim në vetvete, por si mekanizëm i nevojshëm për një shoqëri normale demokratike.Për qytetarin marrëveshja e pamoralshme midis palëve të parisë ja ka humbur legjitimitetin klasës politike. Kjo e rrezikon së tepërmi sistemin. Mungesa e moralit mund të funksionojë vetëm përkohësisht, në të kundërt shoqëria kriminalizohet dhe shteti është i destinuar të dështojë.

Qytetarët shqiptarë në këto zgjedhje duhet të shqetësohen për devijimin e debatit nga çështjet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme si strategjitë e palëve për zhvillim ekonomik, punësim, forcimin e kapaciteteve shtetërore tek ngjalat, pragmatizmi katundar dhe kush ja futi kujt. Në fakt, pakti mafjoz i parisë tregon se askush nuk e vret mendjen për të gjetur rrugëdalje, fushata është tërësisht propagandistike dhe e imazhit.

Pra, delegjitimimi i politikës nuk krijon kushte për zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Përkundrazi, klima e përhershme e konfliktit politik, të pasuar nga marrëveshje ngjalash i ka lodhur njerëzit dhe i ka bërë të humbin besimin tek dëshira e parisë për t’a nxjerrë vendin nga kriza.

Për t’a përfunduar, marrëveshja e ngjalave nuk përfaqëson një zgjidhje për problemet e popullit, megjithë përpjekjet titanike të makinerisë mediatike të palëve. Ajo përfaqëson luftën e një grupi brenda Selektoratit për të fituar privilegjet e pushtetit në kurriz të grupit që i gëzon ato sot. Pra, kur sistemi përbëhet prej këtyre forcave pushtet-kërkuese e të pamoralshme, bllokimet dhe krizat bëhen të paevitueshme.

Qytetarët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen për papërgjegjshmërinë e palëve të parisë dhe të reagojnë kundër tyre në bllok. Zgjidhjet nuk duhet të kërkohen për të mbyllur vrimat e të tashmes e për të ruajtur imazhin, sepse nëse vazhdojmë të pranojmë në sistem sjellje të tilla, nesër rolet dhe argumentimet e palëve mund të jenë të anasjellta. E kjo do të na kthente në pikënisje. Zgjidhjet që kërkohen duhet të përfshijnë interesa më të gjera se sa përfaqëson Selektorati i sotëm duke patur parasysh ndryshimin që ka pësuar shoqëria shqiptare nga 91’ deri më sot. Zgjidhjet duhet të mbështeten detyrimisht në ideologji të qartë, të kenë një bazament etiko moral dhe të kenë përparësi interesin kombëtar.Por kjo nuk mund të ndodhë përpara se palët e parisë që dinë vetëm të përdorin taktikat ekstreme për pushtet të futen njëherë e përgjithmonë në sirtar. Duhet një fillim i ri

***

Referenca:

Bruce Bueno de Mesquita, Alastair Smith, Randolph M. Siverson ,James D. Morrow, The Logic of Political Survival, MIT Press, 2004.