ALIDA KARAKUSHI: REPLIKE ME ARDIAN VEHBIUN

 

Më pëlqen të lexoj komente ndaj nismës së votës së bardhë, kritikat, dhe mbështetja secila ka vlerën e vet. Por sikurse ju vendosët fjalen ‘mirëpo ‘ pasi treguat zhgënjimin ndaj koalicionit të zyrtarizuar tashmë Rama & Meta edhe unë nuk mund të mos jap ato mirëpo-të e mija në lidhje me parashikimet që bëni ju ndaj votës së bardhë.

Ju Z. Vehbiu shkruani se problemi më i madh i Shqipërisë, i shoqërisë shqiptare, dhe i politikës shqiptare është Sali Berisha me të vetët. Unw them në momentin ku ne i veshim me etiketa personale këto fenomene që në atë moment ne gabohemi në diagnozë. Për mua problemi i vërtetë nuk është vetëm Berisha me të vetët, por kjo lloj kulture e instaluar në praktikat partiake që realisht shprehet me anë të një neo autarkizmi, patronizimi, klientelizmi e servilizmi, rrjedhimisht mungesën e demokracisë brenda partive e cila sipas meje është nje lloj ADN-je e përbashkët për të gjitha partitë që ofrohen aktualisht. Sa bukur do të ishte që vërtet një individ me emrin Berisha të ishte problemi ynë, më duket shumë e bukur për tu besuar.

Megjithëse zgjedhjet që po afrohen mund të jenë shansi i vetëm për ta larguar atë dhe grupin e tij me mjete demokratike unw sërish do votoj në të njejtën mënyrë sic kam votuar që nga 2007. Vizë të gjithëve! Unw nuk shoh të keqen më të vogël, por thjesht një rotacion fizik si fitore në rastin më të mirë, jam dakord ndërkohë që më mirë një rotacion fizik sesa asnjë, por përtej kësaj unw nuk mund të votoj duke bërë kalkulime partiake.

E vërtetë gjithashtu se ka mundësi që indinjata për aleancën Rama – Meta të ketë zhvendosur disi fokusin, por kjo varet në ç’këndvështrim shihet. Në fund të fundit, përse duhet të shqetësohem unë për partitë dhe elektoratin e tyre, kur është qytetari ai që duhet të mendojë për partitë? Duhet të jetë e kundërta, janë partitë ato që me platformat e tyre, aleancat e më gjerë duhet të bindin elektoratin. Përse duhet të shqetësohem unë për parti që nuk më kanë përfaqsuar kurrë ? Këtë temë e kam trajtuar mire këtu dhe këtu dhe nuk më shtyu pazari i fundit për të votuar në këte mënyrë.

Shumë nga ne që e ndërmorëm këtë nismë u identifikuam thuajse si shtetas që nuk kanë votuar asnjëherë edhe pse kishin të drejtën e moshës, por nuk votuan pikërisht sepse nuk kanë besuar tek ofertat e deritanishme, ose si unë që historikisht i vë vizën të gjithëve duke pasur të njëjtin efekt, (pavlefshmëri ose bojkot që mund të përkthehet në indiferencë).

Tek PS-ja nuk kam parë programe të besueshme, mos tw harrojmë se në zgjedhjet e fundit u paraqirt pa program, ato 1000 faqet e reklamuara dolën një gënjeshtër. Mungesa e theksuar e demokracisë brenda kësaj partie, ku akoma arnohet me kandidatë për deputëtë të marre nga shoqëria civile dhe media, vetë rizgjedhja e tij si lider sikurse dhe mungesa reale e dorëheqjes pas humbjes së 2009 tregon qartë dinamikën brenda kësaj partie. Opozitarizmi pa vizion dhe së fundmi vulosja e një aleance që sigurisht nënkupton pazare të reja në dëm të Shqiptarëve e vulos edhe më mirë dëshirën për pushtet perkundrejt asaj për të sjellë ndryshime në këtë vend.

PD nuk do e votoj sikurse nuk e kam votuar, për arsye që dihen tashmë nëse fola për mungesë demokracie në PS, PD-ja ështe shembulli tipik I nje partie autokratike. Imazhi në çdo shfaqje e ka emrin Berisha. Për nga performance qeverisese: qeverisja e kesaj partie është e karakterizuar prej drejtshkurtësisë, korrupsionit gangrenë, servilizmi i institucionalizuar që ka prodhuar vetëm kukulla që tundin kokën para Berishës, gjyqësori I degraduar flasin qartë. Në aleancat partiake dëmin më të madh ia solli këtij vendi në bashkëpunim me LSI-ne. I dha një shkelm të mirë edhe shendetësisë, edhe METE-s etj etj. Besoj ama se me ikjen e tij PD-ja do shfryhet si një tollumbace, pasi vetë sulltanizmi i tij në këtë institucion ka legjitimuar më shumë se çdo lider veten e tij si profet. Patjetër nëse mundet të shtrohet pyetja pse nuk votoj PS-në, në rastin e PD-së as nuk shtrohet fare si pyetje.

Në lidhje me FRD, e kam theksuar dhe e theksoj, në momentin kur një parti krijohet në baza jo demokratike ajo ka shanse minimale të funksionojë si e tillë sidomos kur si lider kemi një figurë e cila ka qenë nënkryetar i PD-së për nuk e di sa vite, duke e parë në këtë kuadër pra partitë që indentifikohen me liderin ky lider nuk me ngjall asnje shpresë. Themelimi I partisë në mungesë të tij ndërkohë që ai kishte një tjetër pozicion, dhe zgjedhja e tij si lider pikërisht nga mbështetësit e tij ish PD-sistw, edhe pse te dekoruar si grupim me disa figura te reja që mbase dhe meritojne, nuk më bind (performanca e tij si president ishte një dështim). Për AKZ nuk dua të humas kohë të shkruaj. Një lëvizje sharlatane dhe shpërlarëse truri variant i butë i Agimit të Artë Grek në Shqipëri.

Ndaj, ajo që na shtyu të ndërmarrim këtë nismë ështe tranzicioni i pafundëm nga post komunizmi në demokraci, dhe shohim se nuk ka asnjë shpresë, jemi pakicë mbase por dhe si e tillë kërkojmë të identifikohemi, kërkojmë të ekzistojë në zgjedhjet e ardhshme alternativa e fundit “asnjerin nga te mësipërmit”.

Ftesa e e votës së bardhë nuk ka ndonjë pretendim për tu bëre massive edhe pse sipas një studimi serioz 47% e shqiptarëve nuk ndihen të përfaqësuar nga asnjë parti, ka një pretendim për tu identifikuar ama, dhe besojmë se identifikimi ka nje vlerë shumë të madhe në këtë kontekst ku jemi. Ne nuk po bëjmë fushatë, duam ama që me këtë lëvizje të deligjitimojmë ata që pretendojnë se na përfaqësojnë sado pak të jemi ne. Duam tu themi atyre tashmë të zhgenjyer si ne që ka një mënyrë për të shprehur indinjatën tonë, ata pak njerëz të angazhuar politikisht, që janë neveritur nga lëvizja e tanishme PS & LSI mbase do pretendonin ti bojkotonin zgjedhjet meqë ndihen kësisoj, përkundrazi ne I ftojmë qe të mos i bojkotojnë por të shprehen. Në këtë rast vetë vota e bardhë që tek ne do vije përmes një katranosjeje të mirë te fletës do te rriste pjesmarrjen në votim ( jo se e kemi të ulët në raport me rezidentët e këtij vendi por gjithsesi sado e vogël si % do të kishte një efekt pozitiv). Mund të kesh të drejtë që votues të votës së bardhë do të ishin kryesisht të PS-së .. por ky nuk përbën problem sipas meje, jam e sigurt se dhe shumë të djathtë janë të indinjuar nga vetë bashkëpunimi me LSI-në këto 4 vite, por sërish mos mbase duke shkuar drejt ‘të keqes më të vogël’ ne vetë po legjitimojmë pandëshkueshmërinë edhe në të vetmen ditë në 4 vite ku kemi shansin të shprehemi në mënyrë të sinqertë?

Unw nuk dua të votoj për të keqen që mirmbajmë në përgjithësi, dhe për mua është krijuar një qark vicioz në politikën e sotme që sido qoftë si produkt ka vetëm partitë autokratike.

Sigurisht kjo nismë nuk është pjesë e fushatës se PD-se, nuk e kuptoj këtë “prisoner’s dilemma” ndërkohë që kjo nismë ka ardhur nga nje grup të rinjsh pa asnjë lidhje me cilëndo parti. Kjo nismë sigurisht kërkon të ushtrojë votën e protestës ndaj të gjithë klasës politike, nuk bëhet fjalë për moral, por kryesisht bëhet fjalë për alternativa boshe dhë pazare politikë, për klane tribale dhe kuzhina komedish aligeriane brenda ketyre partive. Pasoja më e madhe për mua dhe shumë nga ne që kemi zgjedhur këtë mënyrë votimi është të qëndrojmë në heshtje, edhe njëherë sa te kalojmë Berishen .., mbase herën tjetës edhe njëherë pasi të kalojmë Ramën , mbase kush e di cfarë arsyeje tjetër do na mbajë sëerish për të mos kaluar ne një shprehje të koordinuar të votës së bardhë, pastaj kur do e kemi bekimin përt të ndermarrë këte nismë?

Sikur të bëhej fjalë për alternativa A, B, C.. .por këtu bëhet fjalë për pazaret A, B, C. Un do të votoj bardh me anë të kryqit me synimin që në të ardhmen kjo kutizë të ekzistojë si alternative në fletët e votimit, në këtë vend ku protestën e kanë vrarë partitë e OJQ-të, shpresën po ashtu, refuzoj që të më vritet dhe e drejta për të protestuar me anë të votes.

Advertisements

VAL KARANXHA: LIDËRSHIPI SOCIALIST “NË PROVË” DHE ZGJEDHJET E TIJ RADIKALE SOLLËN VOTËN E BARDHË

Bazuar në punën e Heifetz & Linsky vlen të nënvizohet se “Të jesh lidër, do të thotë të jetosh duke marrë gjithmonë parasysh rrezikun”. Kjo  nuk nënkupton rrezikun fizik, i cili padyshim nuk përjashtohet si mundësi, po me këtë nënkuptoj vënien e aftësive të liderit në provë gjatë udhëheqjes në momentet më të vështira. Rreziku përben, përçimin në fund të një ndryshimi sistemik, ku lideri është “Agjenti i ndryshimit”.  Rreziku përbën integritetin e vendimeve të liderit dhe “shitjen-blerjen” e këtyre vendimeve nga konstituentët (populli). Rreziku përben gjithashtu humbjen në proçes të asaj pjese të popullatës qe reziston ndryshimet. Çdo vendim që liderat marrin prek ç’do njëri që ata përfaqsojnë.

Ne qoftëse do bëja analogji do të thoja “Kapiteni i mirë njihet në shtrëngatë” . A është lideri kapiten? Pa dyshim, (i thjeshtëzuar) por përderisa populli ose elektorati i ka besuar votën e tij, mirqënien e tij dhe të ardhmen e femijëve të tyre, lideri është ajo figurë ku besimi i popullit e tejkalon cakun e mirësisë duke i vëne një “check” aty në dhomën dhe kutinë e votimit, për t’ja lënë në dorë historisë atë që lideri do bej me votën.

Të mbash elektorat nuk është lehtë, të humbasesh elektorat nuk duhet shumë, dhe të rekrutosh elektorat është shumë afër të pamundurës. Elektorati voton për shumë arsye. Së pari, për programin e x ose y partie, së dyti për individin pavarësisht se kë parti përfaqson, dhe se treti për interesin e vet duke zgjedhur atë që ka programin më të përshtatshëm për nevojat e zgjedhësit. Kjo është klishe. Rezultati zgjedhjor është gjithashtu pasojë e luftës elektorale, të pastër apo të pisët, me integritet apo pa integritet dhe influencës për ndryshim në “medjen” e elektoratit.

Në një vend demokratik, elektorati ka oshilacione, pa dyshim, dhe kjo është më se normale sepse jo të gjithë ngelin të kënaqur nga politikat publike të ndjekura nga partitë. Por t’i kthehemi rastit të Shqipërisë. Mahnitja me elektoratin shqiptar është bërë telenovela e ditës. Askush s’i beson kërkujt, sondazhe nga shoqata bëhen të masin pulsin se cila parti ka më përparsi. Analistët, shumicën e rasteve spekullojnë. Kjo s’ka asgje të keqe, politika nuk është shkencë egzakte nga e cila pritet rezultat i sigurt. Plus analistët do  të jenë të opinionuar  derisa analizat e tyre të jenë bazuara në teste statistikore të pashtrëmbëruara.

Aktualisht, askush nuk parashikon me egzastësi se çdo ndodhë mbas 23 qershorit. Atë nuk e dinë as liderat vetë sepse asjë nga ata nuk i beson jo vetëm njëri tjetrit por as edhe lëkurës së tyre. Interesat e tyre janë të lidhura ngushtë. Partia Socialiste paraqitet me një program, dinamik, fjala në qarqe të ndryshme është që Edi Rama është punëtor dhe do verë Rilindjen në zbatim. Mundet. Nuk mund të them as po as jo sepse Edi Rama nuk u vu në provë mbas 23 qershorit. Por Edi Rama u vu në provë dy muaj përpara zgjedhjeve, dhe nuk e kaloi provën. Edi Rama ra në grackën e karieristit (e dyta herë) dhe po e paguan me pasoja.

Le të analizojmë se si Edi Rama bëri levizjen e pamatur, pa u nisur nga moraliteti, sepse ne këtë gjëndje që është katandisur Shqipëria, kush po pyet për moralin e lidërve. Majtistët e Shqipërisë janë pjesë e konsiderueshme e elektoratit. Italia ka një pjesë të madhe të elektoratit socialist shqiptar që punojnë dhe jetojnë si imigrant të cilët jane vetëm një orë larg me avjon  nga kutia e votes, po kështu edhe shqiptarët në Greqi. Elektorat me bindje majtiste ishte dhe një pjesë intelektualësh të rinj, të pa implikuar me PS, tejet të pregatitur në të gjitha aspektet dhe të pa institucionalizuar. Kjo pjesë e elktoratit socialist, pak a shumë të rinj të shkolluar besonte disi në programin e “Rilindjes”. Mbas koalicionit me LSI, kjo shtresë të rinjsh u befasua, dhe u zhgënjye në atë  mënyre sa nofulla e poshtme  i ra për tokë nga habia dhe nga shkalla e ultësisë së paktit. Kjo shtresë elektorati besonte tek ildeali dhe ana sociale e programit të PS, por për njëqind vjet, kjo shtresë nuk i beson më Edi Ramës dhe aleatit të tij Ilir Metës.

Strategjikisht, Edi Rama e humbi luftën që ne fazën e parë të programit strategjik  duke lënë në harresë  pyetjen “Kush jemi ne si parti dhe si elektorat?”. Aktualisht, kjo shtresë e elektoratit të majtë nuk identifikohet me Ilir Metën dhe korrupsionin e tij. Nga kjo pakëaqësi lindi ideja e “Votës së bardhë” si e vetmja alternativë për ndryshim. Ironikisht, ata që propozuan votën e bardhe janë majtist të qëndrës, të pa institucionalizuar. Pra, dikur ata që do votonin për Edi Ramën. Por vota e bardhë tani nuk ka as ngjyrë të kuqe as blu, është thjesht e bardhë dhe po përkrahet nga shumë mbështëtës për ndryshimet demokratike. Vota e bardhë është lëvizje masash dhe po përkrahet nga ata që kanë qartësi dhe largpamësi se cila është më e mira për popullin në këto momente. Pra  kjo  lëvizje ka tipare shumë të qarta popullore dhe aspak militante.

Aleanca me Ilir Metën nuk është opcion për levizjen e votës së bardhë. Në qoftëse parimi deri dje ishte lufto të heqësh Berishën nga pushteti, tani është, kushdo që të luftoj për të hequr Berishën nga pushteti, duhet të luftoj me rigorozitet dhe me të njëjtën itensitet për të larguar grupin e elitës nga politika, për arsye se të gjithë përbejnë shtresën e korruptuar e cila ka vjedhur sistematikisht. Elektorati është përgjegjsia më ë madhe për liderin i cili nuk shahet sepse është burimi i frymëzimit, është arsyeja që lideri ngrihet në mëngjes dhe shkon në zyrën e tij. Ilir Meta e quajti elektoratin socialist “kokpalarë”. Këta kokpalarë janë popull, dhe duhet të respektohen dhe të mbrohen paçka se kokëpalarë apo kokë me vaj. Me bindje të majta apo të djathta, lideri ka për detyrë t’i sherbej pëderisa është në post publik. Kjo praktikë është pikërisht politizimi i popullsisë për arsye manipulimi dhe motoja e Berishës, Metës dhe parardhsve të tyre.

Vlera e votës së bardhë

Vota e bardhë tregon asnjanshmëri dhe mospajtim me kandidatët politik. Identifikimi i popullatës si përkrahës së votës së bardhë do të thotë “ boll më”, korrupsioni s’ka votë, vjedhja s’ka votë, varfërimi i poullsisë s’ka votë, pasiguria për të ardhmen s’ka votë, neglizhenca e qeverisë s’ka votë, shkelja e ligjeve s’ka votë, vendimet antikonstitucionale s’kane vote, privatësimi i atdheut nga spekullator s’ka votë, mbytja në borxhe publike s’ka votë. Dhe lista vazhdon ne pafundësi. Me Ilir Metën në qeveri, qeveria e socialistëve s’ka kuptim, pra elektorati i thjesht socialist nuk e gëlltit një gjë të tille, prandaj vota e bardhë i jep mundësinë të abstenoj. Aleanca të majtë me të djathtë kanë ndodhur në politikë kur e do nevoja (Francë në fillim të viteve 90), por aleanca me individ të korruptuar nuk është zgjidhje, kjo ishte dhe zanafilla e votës së bardhë.

Cili është parashikimi i së ardhmes së votës së bardhë. Ka disa ngjasi, e para nuk përjashohet mundësia që Berisha të fitoj, sepse edhe sikur Berisha të ketë nënshkruar pakt me Ramën e Metën, Berisha nuk është “trustworthy”, do me thënë, nuk ja ke besën. Gjë të cilën e tregoi idea e zbimit nga komisionet zgjedhore të anëtareve të LSI, si pasojë e mosbarazpeshës. Pra pasiguria e PS për fitore jo vetëm po lëkundet por po shkon ne tatëpjetë nga dita në ditë. Tani lojën e drejton vetëm vota e bardhë në qoftësë zgjerohet si levizje. Lëvizja e votës së bardhë mund të  ndryshoj krejt rrotën e historisë, por edhe mund to lerë gjerat në status quo. Benefitet e votës së bardhe mund të jenë të jashtëzakonshme për popullin. Por në të njëjtë kohë levizja duhet të organizohet, strukturohet sepse koha nuk pret dhe duhet të marrë formë, të kristalizohet. Në të njejtën kohë, duhet ti hap derën të gjitha bindjeve demokrato-politike, i majtë, i djathtë, i qëndrës, sepse  është levizje popullore dhe jo partiake, dhe mund të lerë vënd për krijimin e një qeverie teknike me vonë.

________

Referencat:

Leadearship on the Line, Heifetz & Linsky, 2002, Harvard Business School Press, Massachusetts.

Becoming A strategic Leader, Hughes and Beatty, 2005, Jossey Bass Publishers, San Francisco, CA

MOZA DEMIRI: PARTITË POLITIKE NË ZGJEDHJE ME SLLOGANE TË RREME?

 

Partitë politike në zgjedhje me sllogane të rreme. . . ?!? Shprehja “fillimi i mbarë eshte gjysma e punës,” tek partitë tona nuk ka asnjë kuptim, pasi që në fillim niset me rrena e me mashtrime. Në këtë rast, njëra palë (PD, LSI) do të ecë “përpara” duke e rrënuar këtë vend dhe duke e cuar mbrapa sa që zor ta marrë veten me dekada. Pala tjetër (PS) që do të “Rilindi” me një “pjellë në krahë,” MONSTER që nuk la gjë pa shitur, pa vrarë e pa masakruar per t’iu bashkuar për katër vjet pjellës më të rrezikshme që ka lindur ky vend ndonjëherë, Sali Berishën.

Që këtu ndërpritet cdo shpresë për të ardhmen. Që këtu, të bën të dyshosh se cfarë do të na presi pasi ndodhi ky shembull i pisët i allishverishit për të ardhur në pushtet pa sakrifica, por duke i rënë shkurt me atë zgjidhjen e pisllëkut. Kjo shoqëri, me këtë shembull, duhet të sigurojë jetën në të ardhmen? Ky është shembulli që brezi i ri që sheh e bën sehir, duhet ta marrë në konsideratë? Kjo metodë është e vetmja rrugë për të “rilindur” e për të “ecur perpara”. . . ??!! ?Që ketu fillon rruga drejt uljes që do të pësojë kjo shoqëri nën shembujt e pisët të këtyre banditëve që sa vijnë e po shtohen. . . ?!!?

Një shprehje Madagaskarase thotë: të fuqishmit i mund turpi, kurse të dobëtit frika. Klasën tonë politike nuk e mund as turpi dhe as frika, pasi të parin e hanë me bukë dhe kanë shtatë shtresa lëkure të ndryshme ne fytyre. Të dytës ia kanë gjetur ilacin, atë të blerjes së gjithckaje qoftë dhe të sigurisë fizike. Cdo gje iu shërben vetëm atyre dhe është vetëm për ata, qofshin të majtë apo të djathtë… Dhe, për mendimin tim, në Shqiperi nuk ka as të majtë dhe as të djathtë. Në Shqipëri ka vetëm banda politike të shpërndara nëpër klasa të vecanta dhe të emruara me shkronja PS, PD, LSI etj. . . por që në përmbajtje është e njëjta gjë. Këtë këta e demostruan në koalicionin që u bë nga opozita me LSI-në por që mund të përkthehet pa frikë dhe me PD-në.

Kjo është e njëjta gjë pasi këto dy parti të gjitha pazaret, krimet, etj., i bënë së bashku. Te gjitha i bene për interesat e tyre. Sot po kjo opozitë gëlltit pa pikën e turpit si një Peshkaqen të gjitha akuzat kundër ketyre partive te tjera. Kjo bëhet me justifikimin e turpshëm për të zhdukur “peshkun e madh” pasi të voglin nuk e kemi problem, edhe pse është pikërisht ky i vogli që jua hëngri kokën 4 vjet më parë! Kush tha që nuk do të jetë po ai që do ja u hajë prapë akoma, nëse nuk eliminojne idene, që vetëm në mënyrën e pamoralitetit fitohet kundër Saliut, JO. Nese kjo opozitë nuk është në gjëndje te fitojë zgjedhjet duke i treguar popullit qe do të vijë në pushtete pikërisht për të luftuar të keqen e madhe, sic është, krimi, korrupsioni,varfëria ekonomike pasiguria e njerëzve dhe mbi të gjitha vënien e drejtësise, kurrë… asnjëherë nuk mund te bëhet i besueshem për popullin të cilët duhet te votojnë për të, por vetëm do fundoset akoma më shumë në llumin e qelbur te pisllëkut politik që bëri PD-ja dhe partneri i saj LSI-ja. Me këtë frikë të madhe që tregoi opozita jo vetem që ja ngriti vlerat Saliut, por i dha dhe një force të madhe për të ecur perpara. I dha një motiv me shumë për të shpalosur egërsinë e tij që e karakterizon, ku do rrënoje akoma vendin dhe të gjitha do bien në kurriz të popullit që është i vetmi i cili paguan. Populli, viktima e vetme që po ha në kurriz dhe plumbat që të mbretërojnë këta zagare që vetëm lehin, por nuk bëjnë asgjë. Këtë e deshmoi 21 janari.

Me sa po shohim të gjithë anëtarëve te opozites tashmë nuk ju bënë syri dritë dhe nuk kanë me interes të luftojnë drejtesinë, sepse duan me domosdo pushtetin. Kanë rënë në dëshpërim. Janë bërë si ajo kafsha e egër qe është e uritur dhe kërkon cfarëdolloj gjahu ti dali përpara, mjafton që të hajë, qoftë dhe kërmën më të qelbur, boll që të mbushi barkun dhe pse më vonë të vjellat i ka te sigurta. Kjo do te thotë: asgjë për rilindje e cila nuk ka lidhje me interesat e popullit, përvecse përpjekjeve të tyre për karier e pushtet. Opozita ndihet e lodhur duke ndenjur në këmbë gatitu pozitës per 8-vjet me rradhë. Kjo mërzi i coi në humbjen e “idealeve” tashmë të shtirura. Ku ikën fjalët e bukura me ulërima nëper tribuna? Shteren denoncimet kunder krimit sepse kriminelin e morrën ne “shtepi”per kualicion. U harruan te vdekurit e 21 janarit që u vranë për kauzen e vjedhjes së votës.Të gjitha këto ikën i morri era sepse opozita nuk eshte ne gjëndje,por i ra shkurt me kualicion TURPI.

Vetvetiu lind pyetja. . . Kujt i duhen këta te pa aftë që pretendojne të vijnë në pushtet? Cfare arsye kanë që populli ti besojë? Pse duhet të besojnë programin e tyre, kur ai filloi me bashkëpunim kriminal duke u lidhur me vrasësit e 4 baballarëve? Cfarë sigurie japin me gjithë këto pazare turpi që po bëjnë?

Përgjigjet janë të thjeshta ASGJE, fjalë dhe vetëm fjalë dhe lumi do të rrjedhi si me parë pa asnjë ndryshim? Mëkat të votohet për këta langaraqër që po tallen prej 20-vjetësh me popullin. Janë të pa aftë të bëjnë politikë, madje… kanë dhe një injorancë të theksuar bashkëbisedimi me njëri-tjetrin pasi vijnë, kush nga shpella, e kush nga injoranca e kush nga krimi e nga pazarllëqet e pista,nuk mund të drejtosh dhe edukosh një popull. Edukimi i tij do kulturë politike dhe aq me tepër urtesinë dhe kulturën njerëzore që keta pseudopolitikanë nuk e posedojnë. Mjafton të hysh në parlamentin shqiptar dhe nuk gjen asgje tjetër vetëm një rrëmuje derrash që kanë të njëjten fytyrë dhe që hakërrehen me njëri-tjetrin pa asnjë ndryshim etik mes tyre. Vëzhgo që nga veshja që si majmunët imitojnë cfarë shohin mes njëri-tjetrit. Garimi për makina lluksoze, vila, plazhe të shtrenjta, biznese të bëra te gjitha monopol, në një kohe ku populli rripet deri ne kockë për të siguruar bukën e gojes. . .

Bojkot votës, vetëm kjo i zhdukë këta langaraqë që akoma duan të pasurohen. Tashmë, pala tjetër, e cila është pak më “hollë” nga xhepi për shkake të mungesës së pushtetit për një kohë të gjatë. Kështu do shkojë me rradhë e me rradhë nga të gjithë që do vijnë në pushtet, gjasme të moralshëm në sllogan, por në përmbajtje, kriminel dhe mafioz. Ka 20- vjet që në atë vend diktatura vazhdon dhe do të vazhdojë akoma deri sa populli te vetëndergjegjsohet se me këto klasa të pamoralshme politike asnjëherë nuk do të kete të ardhme.