Home » ANALISTE TE FTUAR » MOZA DEMIRI: PARTITË POLITIKE NË ZGJEDHJE ME SLLOGANE TË RREME?

MOZA DEMIRI: PARTITË POLITIKE NË ZGJEDHJE ME SLLOGANE TË RREME?

 

Partitë politike në zgjedhje me sllogane të rreme. . . ?!? Shprehja “fillimi i mbarë eshte gjysma e punës,” tek partitë tona nuk ka asnjë kuptim, pasi që në fillim niset me rrena e me mashtrime. Në këtë rast, njëra palë (PD, LSI) do të ecë “përpara” duke e rrënuar këtë vend dhe duke e cuar mbrapa sa që zor ta marrë veten me dekada. Pala tjetër (PS) që do të “Rilindi” me një “pjellë në krahë,” MONSTER që nuk la gjë pa shitur, pa vrarë e pa masakruar per t’iu bashkuar për katër vjet pjellës më të rrezikshme që ka lindur ky vend ndonjëherë, Sali Berishën.

Që këtu ndërpritet cdo shpresë për të ardhmen. Që këtu, të bën të dyshosh se cfarë do të na presi pasi ndodhi ky shembull i pisët i allishverishit për të ardhur në pushtet pa sakrifica, por duke i rënë shkurt me atë zgjidhjen e pisllëkut. Kjo shoqëri, me këtë shembull, duhet të sigurojë jetën në të ardhmen? Ky është shembulli që brezi i ri që sheh e bën sehir, duhet ta marrë në konsideratë? Kjo metodë është e vetmja rrugë për të “rilindur” e për të “ecur perpara”. . . ??!! ?Që ketu fillon rruga drejt uljes që do të pësojë kjo shoqëri nën shembujt e pisët të këtyre banditëve që sa vijnë e po shtohen. . . ?!!?

Një shprehje Madagaskarase thotë: të fuqishmit i mund turpi, kurse të dobëtit frika. Klasën tonë politike nuk e mund as turpi dhe as frika, pasi të parin e hanë me bukë dhe kanë shtatë shtresa lëkure të ndryshme ne fytyre. Të dytës ia kanë gjetur ilacin, atë të blerjes së gjithckaje qoftë dhe të sigurisë fizike. Cdo gje iu shërben vetëm atyre dhe është vetëm për ata, qofshin të majtë apo të djathtë… Dhe, për mendimin tim, në Shqiperi nuk ka as të majtë dhe as të djathtë. Në Shqipëri ka vetëm banda politike të shpërndara nëpër klasa të vecanta dhe të emruara me shkronja PS, PD, LSI etj. . . por që në përmbajtje është e njëjta gjë. Këtë këta e demostruan në koalicionin që u bë nga opozita me LSI-në por që mund të përkthehet pa frikë dhe me PD-në.

Kjo është e njëjta gjë pasi këto dy parti të gjitha pazaret, krimet, etj., i bënë së bashku. Te gjitha i bene për interesat e tyre. Sot po kjo opozitë gëlltit pa pikën e turpit si një Peshkaqen të gjitha akuzat kundër ketyre partive te tjera. Kjo bëhet me justifikimin e turpshëm për të zhdukur “peshkun e madh” pasi të voglin nuk e kemi problem, edhe pse është pikërisht ky i vogli që jua hëngri kokën 4 vjet më parë! Kush tha që nuk do të jetë po ai që do ja u hajë prapë akoma, nëse nuk eliminojne idene, që vetëm në mënyrën e pamoralitetit fitohet kundër Saliut, JO. Nese kjo opozitë nuk është në gjëndje te fitojë zgjedhjet duke i treguar popullit qe do të vijë në pushtete pikërisht për të luftuar të keqen e madhe, sic është, krimi, korrupsioni,varfëria ekonomike pasiguria e njerëzve dhe mbi të gjitha vënien e drejtësise, kurrë… asnjëherë nuk mund te bëhet i besueshem për popullin të cilët duhet te votojnë për të, por vetëm do fundoset akoma më shumë në llumin e qelbur te pisllëkut politik që bëri PD-ja dhe partneri i saj LSI-ja. Me këtë frikë të madhe që tregoi opozita jo vetem që ja ngriti vlerat Saliut, por i dha dhe një force të madhe për të ecur perpara. I dha një motiv me shumë për të shpalosur egërsinë e tij që e karakterizon, ku do rrënoje akoma vendin dhe të gjitha do bien në kurriz të popullit që është i vetmi i cili paguan. Populli, viktima e vetme që po ha në kurriz dhe plumbat që të mbretërojnë këta zagare që vetëm lehin, por nuk bëjnë asgjë. Këtë e deshmoi 21 janari.

Me sa po shohim të gjithë anëtarëve te opozites tashmë nuk ju bënë syri dritë dhe nuk kanë me interes të luftojnë drejtesinë, sepse duan me domosdo pushtetin. Kanë rënë në dëshpërim. Janë bërë si ajo kafsha e egër qe është e uritur dhe kërkon cfarëdolloj gjahu ti dali përpara, mjafton që të hajë, qoftë dhe kërmën më të qelbur, boll që të mbushi barkun dhe pse më vonë të vjellat i ka te sigurta. Kjo do te thotë: asgjë për rilindje e cila nuk ka lidhje me interesat e popullit, përvecse përpjekjeve të tyre për karier e pushtet. Opozita ndihet e lodhur duke ndenjur në këmbë gatitu pozitës per 8-vjet me rradhë. Kjo mërzi i coi në humbjen e “idealeve” tashmë të shtirura. Ku ikën fjalët e bukura me ulërima nëper tribuna? Shteren denoncimet kunder krimit sepse kriminelin e morrën ne “shtepi”per kualicion. U harruan te vdekurit e 21 janarit që u vranë për kauzen e vjedhjes së votës.Të gjitha këto ikën i morri era sepse opozita nuk eshte ne gjëndje,por i ra shkurt me kualicion TURPI.

Vetvetiu lind pyetja. . . Kujt i duhen këta te pa aftë që pretendojne të vijnë në pushtet? Cfare arsye kanë që populli ti besojë? Pse duhet të besojnë programin e tyre, kur ai filloi me bashkëpunim kriminal duke u lidhur me vrasësit e 4 baballarëve? Cfarë sigurie japin me gjithë këto pazare turpi që po bëjnë?

Përgjigjet janë të thjeshta ASGJE, fjalë dhe vetëm fjalë dhe lumi do të rrjedhi si me parë pa asnjë ndryshim? Mëkat të votohet për këta langaraqër që po tallen prej 20-vjetësh me popullin. Janë të pa aftë të bëjnë politikë, madje… kanë dhe një injorancë të theksuar bashkëbisedimi me njëri-tjetrin pasi vijnë, kush nga shpella, e kush nga injoranca e kush nga krimi e nga pazarllëqet e pista,nuk mund të drejtosh dhe edukosh një popull. Edukimi i tij do kulturë politike dhe aq me tepër urtesinë dhe kulturën njerëzore që keta pseudopolitikanë nuk e posedojnë. Mjafton të hysh në parlamentin shqiptar dhe nuk gjen asgje tjetër vetëm një rrëmuje derrash që kanë të njëjten fytyrë dhe që hakërrehen me njëri-tjetrin pa asnjë ndryshim etik mes tyre. Vëzhgo që nga veshja që si majmunët imitojnë cfarë shohin mes njëri-tjetrit. Garimi për makina lluksoze, vila, plazhe të shtrenjta, biznese të bëra te gjitha monopol, në një kohe ku populli rripet deri ne kockë për të siguruar bukën e gojes. . .

Bojkot votës, vetëm kjo i zhdukë këta langaraqë që akoma duan të pasurohen. Tashmë, pala tjetër, e cila është pak më “hollë” nga xhepi për shkake të mungesës së pushtetit për një kohë të gjatë. Kështu do shkojë me rradhë e me rradhë nga të gjithë që do vijnë në pushtet, gjasme të moralshëm në sllogan, por në përmbajtje, kriminel dhe mafioz. Ka 20- vjet që në atë vend diktatura vazhdon dhe do të vazhdojë akoma deri sa populli te vetëndergjegjsohet se me këto klasa të pamoralshme politike asnjëherë nuk do të kete të ardhme.