Home » ANALISTE TE FTUAR » VAL KARANXHA: LIDËRSHIPI SOCIALIST “NË PROVË” DHE ZGJEDHJET E TIJ RADIKALE SOLLËN VOTËN E BARDHË

VAL KARANXHA: LIDËRSHIPI SOCIALIST “NË PROVË” DHE ZGJEDHJET E TIJ RADIKALE SOLLËN VOTËN E BARDHË

Bazuar në punën e Heifetz & Linsky vlen të nënvizohet se “Të jesh lidër, do të thotë të jetosh duke marrë gjithmonë parasysh rrezikun”. Kjo  nuk nënkupton rrezikun fizik, i cili padyshim nuk përjashtohet si mundësi, po me këtë nënkuptoj vënien e aftësive të liderit në provë gjatë udhëheqjes në momentet më të vështira. Rreziku përben, përçimin në fund të një ndryshimi sistemik, ku lideri është “Agjenti i ndryshimit”.  Rreziku përbën integritetin e vendimeve të liderit dhe “shitjen-blerjen” e këtyre vendimeve nga konstituentët (populli). Rreziku përben gjithashtu humbjen në proçes të asaj pjese të popullatës qe reziston ndryshimet. Çdo vendim që liderat marrin prek ç’do njëri që ata përfaqsojnë.

Ne qoftëse do bëja analogji do të thoja “Kapiteni i mirë njihet në shtrëngatë” . A është lideri kapiten? Pa dyshim, (i thjeshtëzuar) por përderisa populli ose elektorati i ka besuar votën e tij, mirqënien e tij dhe të ardhmen e femijëve të tyre, lideri është ajo figurë ku besimi i popullit e tejkalon cakun e mirësisë duke i vëne një “check” aty në dhomën dhe kutinë e votimit, për t’ja lënë në dorë historisë atë që lideri do bej me votën.

Të mbash elektorat nuk është lehtë, të humbasesh elektorat nuk duhet shumë, dhe të rekrutosh elektorat është shumë afër të pamundurës. Elektorati voton për shumë arsye. Së pari, për programin e x ose y partie, së dyti për individin pavarësisht se kë parti përfaqson, dhe se treti për interesin e vet duke zgjedhur atë që ka programin më të përshtatshëm për nevojat e zgjedhësit. Kjo është klishe. Rezultati zgjedhjor është gjithashtu pasojë e luftës elektorale, të pastër apo të pisët, me integritet apo pa integritet dhe influencës për ndryshim në “medjen” e elektoratit.

Në një vend demokratik, elektorati ka oshilacione, pa dyshim, dhe kjo është më se normale sepse jo të gjithë ngelin të kënaqur nga politikat publike të ndjekura nga partitë. Por t’i kthehemi rastit të Shqipërisë. Mahnitja me elektoratin shqiptar është bërë telenovela e ditës. Askush s’i beson kërkujt, sondazhe nga shoqata bëhen të masin pulsin se cila parti ka më përparsi. Analistët, shumicën e rasteve spekullojnë. Kjo s’ka asgje të keqe, politika nuk është shkencë egzakte nga e cila pritet rezultat i sigurt. Plus analistët do  të jenë të opinionuar  derisa analizat e tyre të jenë bazuara në teste statistikore të pashtrëmbëruara.

Aktualisht, askush nuk parashikon me egzastësi se çdo ndodhë mbas 23 qershorit. Atë nuk e dinë as liderat vetë sepse asjë nga ata nuk i beson jo vetëm njëri tjetrit por as edhe lëkurës së tyre. Interesat e tyre janë të lidhura ngushtë. Partia Socialiste paraqitet me një program, dinamik, fjala në qarqe të ndryshme është që Edi Rama është punëtor dhe do verë Rilindjen në zbatim. Mundet. Nuk mund të them as po as jo sepse Edi Rama nuk u vu në provë mbas 23 qershorit. Por Edi Rama u vu në provë dy muaj përpara zgjedhjeve, dhe nuk e kaloi provën. Edi Rama ra në grackën e karieristit (e dyta herë) dhe po e paguan me pasoja.

Le të analizojmë se si Edi Rama bëri levizjen e pamatur, pa u nisur nga moraliteti, sepse ne këtë gjëndje që është katandisur Shqipëria, kush po pyet për moralin e lidërve. Majtistët e Shqipërisë janë pjesë e konsiderueshme e elektoratit. Italia ka një pjesë të madhe të elektoratit socialist shqiptar që punojnë dhe jetojnë si imigrant të cilët jane vetëm një orë larg me avjon  nga kutia e votes, po kështu edhe shqiptarët në Greqi. Elektorat me bindje majtiste ishte dhe një pjesë intelektualësh të rinj, të pa implikuar me PS, tejet të pregatitur në të gjitha aspektet dhe të pa institucionalizuar. Kjo pjesë e elktoratit socialist, pak a shumë të rinj të shkolluar besonte disi në programin e “Rilindjes”. Mbas koalicionit me LSI, kjo shtresë të rinjsh u befasua, dhe u zhgënjye në atë  mënyre sa nofulla e poshtme  i ra për tokë nga habia dhe nga shkalla e ultësisë së paktit. Kjo shtresë elektorati besonte tek ildeali dhe ana sociale e programit të PS, por për njëqind vjet, kjo shtresë nuk i beson më Edi Ramës dhe aleatit të tij Ilir Metës.

Strategjikisht, Edi Rama e humbi luftën që ne fazën e parë të programit strategjik  duke lënë në harresë  pyetjen “Kush jemi ne si parti dhe si elektorat?”. Aktualisht, kjo shtresë e elektoratit të majtë nuk identifikohet me Ilir Metën dhe korrupsionin e tij. Nga kjo pakëaqësi lindi ideja e “Votës së bardhë” si e vetmja alternativë për ndryshim. Ironikisht, ata që propozuan votën e bardhe janë majtist të qëndrës, të pa institucionalizuar. Pra, dikur ata që do votonin për Edi Ramën. Por vota e bardhë tani nuk ka as ngjyrë të kuqe as blu, është thjesht e bardhë dhe po përkrahet nga shumë mbështëtës për ndryshimet demokratike. Vota e bardhë është lëvizje masash dhe po përkrahet nga ata që kanë qartësi dhe largpamësi se cila është më e mira për popullin në këto momente. Pra  kjo  lëvizje ka tipare shumë të qarta popullore dhe aspak militante.

Aleanca me Ilir Metën nuk është opcion për levizjen e votës së bardhë. Në qoftëse parimi deri dje ishte lufto të heqësh Berishën nga pushteti, tani është, kushdo që të luftoj për të hequr Berishën nga pushteti, duhet të luftoj me rigorozitet dhe me të njëjtën itensitet për të larguar grupin e elitës nga politika, për arsye se të gjithë përbejnë shtresën e korruptuar e cila ka vjedhur sistematikisht. Elektorati është përgjegjsia më ë madhe për liderin i cili nuk shahet sepse është burimi i frymëzimit, është arsyeja që lideri ngrihet në mëngjes dhe shkon në zyrën e tij. Ilir Meta e quajti elektoratin socialist “kokpalarë”. Këta kokpalarë janë popull, dhe duhet të respektohen dhe të mbrohen paçka se kokëpalarë apo kokë me vaj. Me bindje të majta apo të djathta, lideri ka për detyrë t’i sherbej pëderisa është në post publik. Kjo praktikë është pikërisht politizimi i popullsisë për arsye manipulimi dhe motoja e Berishës, Metës dhe parardhsve të tyre.

Vlera e votës së bardhë

Vota e bardhë tregon asnjanshmëri dhe mospajtim me kandidatët politik. Identifikimi i popullatës si përkrahës së votës së bardhë do të thotë “ boll më”, korrupsioni s’ka votë, vjedhja s’ka votë, varfërimi i poullsisë s’ka votë, pasiguria për të ardhmen s’ka votë, neglizhenca e qeverisë s’ka votë, shkelja e ligjeve s’ka votë, vendimet antikonstitucionale s’kane vote, privatësimi i atdheut nga spekullator s’ka votë, mbytja në borxhe publike s’ka votë. Dhe lista vazhdon ne pafundësi. Me Ilir Metën në qeveri, qeveria e socialistëve s’ka kuptim, pra elektorati i thjesht socialist nuk e gëlltit një gjë të tille, prandaj vota e bardhë i jep mundësinë të abstenoj. Aleanca të majtë me të djathtë kanë ndodhur në politikë kur e do nevoja (Francë në fillim të viteve 90), por aleanca me individ të korruptuar nuk është zgjidhje, kjo ishte dhe zanafilla e votës së bardhë.

Cili është parashikimi i së ardhmes së votës së bardhë. Ka disa ngjasi, e para nuk përjashohet mundësia që Berisha të fitoj, sepse edhe sikur Berisha të ketë nënshkruar pakt me Ramën e Metën, Berisha nuk është “trustworthy”, do me thënë, nuk ja ke besën. Gjë të cilën e tregoi idea e zbimit nga komisionet zgjedhore të anëtareve të LSI, si pasojë e mosbarazpeshës. Pra pasiguria e PS për fitore jo vetëm po lëkundet por po shkon ne tatëpjetë nga dita në ditë. Tani lojën e drejton vetëm vota e bardhë në qoftësë zgjerohet si levizje. Lëvizja e votës së bardhë mund të  ndryshoj krejt rrotën e historisë, por edhe mund to lerë gjerat në status quo. Benefitet e votës së bardhe mund të jenë të jashtëzakonshme për popullin. Por në të njëjtë kohë levizja duhet të organizohet, strukturohet sepse koha nuk pret dhe duhet të marrë formë, të kristalizohet. Në të njejtën kohë, duhet ti hap derën të gjitha bindjeve demokrato-politike, i majtë, i djathtë, i qëndrës, sepse  është levizje popullore dhe jo partiake, dhe mund të lerë vënd për krijimin e një qeverie teknike me vonë.

________

Referencat:

Leadearship on the Line, Heifetz & Linsky, 2002, Harvard Business School Press, Massachusetts.

Becoming A strategic Leader, Hughes and Beatty, 2005, Jossey Bass Publishers, San Francisco, CA

Advertisements

2 thoughts on “VAL KARANXHA: LIDËRSHIPI SOCIALIST “NË PROVË” DHE ZGJEDHJET E TIJ RADIKALE SOLLËN VOTËN E BARDHË

  1. VK,
    J.SH,
    Falemiderit, E keni kuptuar shume drejt thelbin e kesaj analize. Se sa efektive do jete vota e bardhe e ka ne dore organizimi I saj, politika e hapur dhe perqafimi nga populli si alternative.

  2. Analize interesante. Mendoj qe ka ardhur koha qe vizioni i te ardhmes t’i kaloje ndarjet politike dhe nese levizja per voten e bardhe do kthehet ne nje levizje popullore, duhet te kete si qellim bashkimin e njerezve dhe fitoren e dijes mbi injorancen. Nese do marre nuanca politike dhe do humbase ngjyren e bardhe, si cdo levizje tjeter e shoqerise civile nuk do arrije te kete efektin e duhur. Me respekt. J.Sh.

Comments are closed.