FADIL LEPAJA: BLEJ (SH)LIRË!

Parajsa e quajtur zyrtarishtë “Kosovo” ka filluar të njihet edhe në përmasa ndërkombëtare, për qeverisje (jo) të mire dhe për tezgat e lira ku shitet gjithçka, e kryesisht shitet (sh)lirë shteti dhe pasuria publike.  Ma (sh)lirë veq lodhesh.  Pasi kapacitetet vendore u shterruan, e blerës vendorë nuk ka më, qoftë edhe falë, u erdh radha kapaciteteve të mëdha dhe fitimprurëse.  Për këtë raund janë ruajtur edhe disa biznismen tonë të përmasave ndërkombëtare të cilët janë përfshi nëpër grupet aksionare, në forma nga më të ndryshmet, të cilat kufizohen veq me imagjinatën e tyre.  As gazetaria investiguese nuk po u bjen në fije.

Pra, u ble çka pat me u ble, në ndërkohë për pasojë edhe një udhëheqës i procesit të privatizimit pasi i shpëtoi burgut, u degdisë jashtë vendit në një ambasadë në fund të botës, për me qenë sa më larg mediave.  Tjetri, i cili e trashëgoi atë xhungël, dhashtë zoti të ketë shkuar në parajsë, pasi vendimarrjen e mori vetë duke shkurtuar telashet e politikës dhe gjyqësorit.  Në ndërkohë procesi po vazhdon, tash edhe me kapacitete dhe përkujdesje ndërkombëtare.  Nuk po e përmendim një tjetër udhëheqës në këtë proces, poashtu tejet të rëndësishëm në proces, i cili pasi shpëtoi nga “raketat” në rrugën nacionale, shkoi edhe ai ambasador në një vend mik në Ballkan.  Pra, krejt kjo falë zotit kaloi pa shumë dëme kolaterale për sistemin. 
Pra, probleme byrokratike nuk ka.  Se te ne s’ka as byrokraci me traditë, por udhhiqet me akraba.  Nëpër institucione, agjencione, ndërmarrje shtetërore e private vendimarrjen e bëjnë akrabaja e qeverisë dhe oligarkëve.  Ata nuk e kanë të rëndësishme rrogën, por veq luftën me armikun e brendshëm.  “Së paku dhjetë vite e ke të garantuar se nuk të ngucë askush”, po u thuhet të huajve, sepse kaq po shpreson të rrijë në pushtet, kjo qeverisje.  Në ndërkohë po e bënë pazar edhe vendin.  Nëse ju kujtohet deklarata publike,: “Deri më 2020” këtu më keni”! E kanë ba pazar!

Në fakt, edhe ashtu, aferat në Ballkan shpërthejnë përafërsisht pas kaq vitesh, plus-minus, duke iu referuar aferës së fundit vendore-ndërkombëtare rreth “privatizimit” të IPKO-s, e cila po hetohet seriozisht nga shteti slloven.  Kohëve të fundit njoftohet se hetimet janë shtrirë edhe në Maqedoni dhe në Kosovë.  Se sa do të jenë serioze hetimet dhe se a do të shplohet modeli Ballkanik i privatizimeve varet shumë edhe prej kapaciteteve të shtetit slloven për me e përballue presionin e grupeve ndërkombëtare të interesit.  Por të mos prejudikojmë, se, pak a shumë, të njejtit “sillen e pshtillen” edhe rreth privatizimit të PTK-së! Veçse, kuptohet, se kjo kompani paraqet interes (inter)nacional dhe asgjë nuk bënë të i lihet rastit!
  Pakoja qeveritare “blej (sh)lirë, se ma lire nuk gjen, veq lodhesh” po tingëllon tepër atraktive në përmasa ndërkombëtare! Dorën në zemër, të interesuarit, ndoshta falë renomesë qeveritare, gjithnjë po del të kenë identitet konfuz dhe prejardhje po aq konfuze.  Google din shumë pak për pronarët.  Por, kush e kqyrë një detaj të tillë.

Duhet me e pranue se ne, si vend, kemi ecë shumë shpejt përpara.  Kemi ecë krejt nëpër asfalt.  Është nën dignitetin tone që deri në toalet të ecet nëpër rrugë lokale.  Krejt duhet nëpër autostradë.  Duke mare parasyshë shtëpiat e mëdha nëpër fshatrat tona vendore dhe ndërkombëtare , edhe prej dhome në dhomë oligarkia shkon me xhipa me xham të errtë e me një “Z” në targë.  Me vetura zyrtare.  Kur e ke parasysh koston e këtyre veturave të cilat kushtojnë sa një banesë e mirë në Kosovë, atëherë ato gjithsesi duhet të kenë dhomën e fjetjes dhe toaletin të integruar.  Por, nuk e kanë!

Por të mos flasim me kaq dëshprim se, falë zotit, të gjitha i kemi, përveq korrupsionit! Korrupsion, sypozohet të ketë, por nuk po e sheh askush.  As qeveria, as gjykatat vendore, as gjykatat ndërkombëtare të cilat te ne janë më vendore se vendoret. Nuk e shohin korrupsionin sepse nuk shikohen në pasqyrë.  Janë të kënaqur me veten.  Drejtësia është e verbër, kanë thënë!

Kryesorja, tash kemi demokraci.  Nuk është më si dikur, kur organizatat ndërkombëtare të cilat e kritikonin qeverisjen, menjëherë shpalleshin armiqësore.  Jo more, çfarti.  Për shembull kur “Transparency International” dhe “Fredoom House” thotë se te ne ka aq shumë korrupsion sa kjo mund të jetë njëra nga arsyet kryesore përse investitorët nuk vijnë te ne, ne nuk skandalizohemi më. Po ku vijnë investitorët te ne, allahile.  Përralla janë.  Te ne vijnë veq ata që kan nevojë me ble najsen ma lire se falë.  Edhe me e nda me oligarkët tonë.  Për shembull me e ble distribucionin apo PTK-në.  Apo termocentralet, menjëherë pas këtyre.  Ka mbetë edhe “Trepça”! Minierat! Krejt kanë me u shitë.  Ideja neoliberale e qeveritarëve të pangopur është se popullit nuk i duhet pasuria, krejt duhet të shëndërrohen në argat! Me jetue prej të parit në të parin e muajit, nën stres.  Ndryshe nuk punojnë njerëzit.  
Të kuptohemi! Kur po themi lire, tërë kohën po flasim për koston që regjistrohet nëpër letra, dhe për rrjedhën e parave e cila mund të ndiqet nëpër letra.  Se ne nuk kemi mundësi të ndjekim rrjedhën e parasë deri në Ujdhesat e Virgjëra.  Tash, mos më kapni për fjale se kur jemi te virgjëria, as ajo nuk është çfarë ka qenë dikurë.  Është çështje personale! 
Por virgjëria e ujdhesave të cilat i përkasin zyrtarisht Mbretërisë së Bashkuar u vu në pikpyetje këto ditë si rezultat i një raporti investigative të gazetarëve ndërkombëtarë.  Mijëra milionerë nga e mbarë bota, të cilët për ndonjë arsye, gjithsesi “të kuptueshme” e fshehin pasurinë e tyre dhe nuk preferojnë të e mbajnë në bankat vendore, gjetën strehë në Ujdhesat e Virgjëra (Virgin Islands).  I zhvirgjëruan!

Bota, si e dini ka përplot ujdhesa e siujëdhesa të virgjëra e jo të virgjëra, ku paratë pa origjinë rehatohen, duke i ikur juridiksionit të vendeve të ndryshme.  Falë zotit, në këtë angazhim investigues të gazetarve ndërkombëtarë u zbardhën vetëm emrat e dy ish-zyrtarëve shqiptarë.  Nga Kosova nuk kishte.  Kosova vetë është e virgjër!
Këtë shkrim, për parajsën (anti)korruptive të njohur në përmasa ndërkombëtare si “Kosovo” po e përmbyllim me thënien e kryetarit aktual të parlamentit rreth privatizimit të kompanisë më fitimprurëse në vend.  Ai flet hapur për parregullsi në procesin e privatizimit, “që nga fillimi e deri në hapje të ofertave, përfshirë edhe çmimin”.  “Organet e ndjekjes dhe hetuesisë në të ardhmen kanë punë për të verifikuar se si është bërë ky privatizim”, parasheh kryeparlamentari.  
Me e përkthye shqip, pak me prozë e pak me këngë popullore, kryeparlamentari po thotë se edhe nëse e hajnë piten, tepsia ka mbetë! Me i përcjellë te vendi me muzikë! E tepsinë me e rrehë në vend të defit!

Advertisements

VAL KARANXHA: NË BOTËN E NJË POLITIKANI TË KORRUPTUAR

Para disa kohesh lexova nje artikull të një analisti/gazetar për Metën i cili ndalej në rëndësinë e Metës mbas rupturës me Berishën. Për ca kohe e lashë mënjanë çështjen e Metës sepse fokusi si të thuash kaloi nga pazarllëku i rradhës tek një levizje prospektive siç ishte ajo e votes e bardhë. Por me vete thashë, “Do t’i kthehem çëshjtes së Ilir Metës sërish sepse nuk e kam analizuar ashtu siç duhet” dhe mundimi për të kuptuar se çfarë mban në vetvete Meta, do me thënë, çfarë e bën atë lidër, antipatik apo karizmatik më shtyu të shoh problemin në një kendvështrim tjetër. Pa dyshim Meta ka pasuesit e vet të cilët i bashkon interesi dhe parja, por nuk mund të them se i bashkon ideali i demokracisë, sepse mbas ngjarjeve të 21 janarit, Meta u damkos si fytyra e korrupsionit shqiptar i cili ka akumuluar pasuri vlera e të cilave është e panjohur, kur në Shqipëri polarizimi shoqërisë po arrinte kulme të reja.

Meta ka mbaruar gjimnazin Sami Frashëri në Tiranë dhe ka qenë paralel me figura të tjera të politikes tranzicionale shqiptare, të cilët vinin nga familje të njohura të letersisë dhe artit ose me zë në periudhën e monizmit. Ndërsa Meta vinte nga nje familje e thjeshtë dhe mbas të mesmes kreu studimet e fushën e ekonomisë politike. Meta gjithashtu ka qenë të njejtën kohë sportist shtangist. Deri atëherë djal model; sportist dhe nxënës i mirë. Kush e ka pasur Metën ne klasë, fliste pak a shumë fjalë të mira për të, djalë i sjellshëm dhe i respektuar, por jo shumë i gojës dhe i hedhur.

Të bësh një bilanc, Meta u kthey nga djali i thjeshtë në politikanin më të urryer të kohrave. Çfarë ndodhi me Metën gjatë kësaj kohe shpjegohet vetëm në një analize diakronike te karrieres së tij në politikë, faktorët te brendëshëm dhe të jashtëm të cilët formuan karakterin e tij prej të korruptuari të cilin e kanë kthyer tashmë  në një monster politik. Njeriu është produkt i ambjentit në të cilin edukohet, formohet dhe afirmohet, ashtu dhe Meta nuk i shpëtoi dot ketij cikli. Meta nuk është as politikani i parë as edhe i fundit që abuzon me pushtetin dhe paratë e popullit. Modele  korruptimi kishte me dyzina brënda PS gjatë kohës që Meta ka qënë funksionar i lartë.  Mbas fundit të viteve 90 Meta do ishte një nga fuksionarët më të rinj dhe kështu ju krijuan mundësitë të fillonte një karierë në politikë e cila shumë shpejt do të ktheheshe në praktika korrupsioni.

Korrupsioni si fenomen shoqëror nuk ka shpëtuar së analizuari dhe duke qënë se korrupsioni është sjellje e individëve që duan të përfitojë në rrugë të pandershme, bie në skemat e psikologjisë por edhe të shkencave  forenzike, drejtësisë dhe kriminalistikës. Një nga asyet që njerëzit angazhohen në korrupsion është mungesa e qartësisë për të parashikuar pasojat që lindin nga ky lloj të sjelluri. Dan Ariely, Profesori i Psikologjise dhe Sjelljeve Ekonomike (Psychology and Economic Behavior) ne Duke University, nënvizon se korrupsioi lind si pasojë e mungesës se metodave të ndeshkimit; e etjes për para dhe famë, dhe e treta,  menyrës se racionalizimit  (arsyetimi) brënda njeriut. Pra sistemet për të luftuar korrupsionin si në kompani private, ashtu edhe struktura shtetërore duhet të shohin këto tre aspekte si të lidhura bashkë.

Ky skenar është klasik për kushtet e Shqipërisë, të cilat janë ideale për korruptimin jo vetëm të individëve por edhe të sistemit tërësor. Një fakt interesant  që Profesor Dan Ariely permend në eksperimentet e tij është se “big cheaters” të korruptuarit e medhenj kanë impakt shumë më të madh në ekonomi se sa të korruptuarit e vegjel. Vere këtë fakt në kontekstin e Ilir Metes. Videoja e negociatave të tij zbulonte një pazar prej 700,000. €. Ndërsa një polic i korruptuar, bie dakort për 500 lek të reja për një gjobë të justifikuar apo të pajustifikuar. Kjo dëshmon se në mentalitetin e të korruptuarve, mënyra e pandershme është ajo forcë që vë në levizje sistemin, por mbi të gjitha është mugesa e ligjeve strikte.

Korrupsioni nuk është vetëm përfitimi i pares, korrupsion janë dhe forma të tjera përfitimi  të cilat kanë një vlerë materiale që mund të shëndërrohen në vlerë monetare. Ky  shkallëzim gradual i korrupsionit vjen si pasojë e inkurajimit nga njerzit vetë.  Në Shqipëri, njerzit jane të prirur të paguajnë para ilegalisht për të marrë një dokument që i takon ligjërisht. Është pikërisht vetë individi (ët) të  cilët i krijojnë dhe i diktojnë këto “regulla” shoqërisë. Por së fundi, t’i kthehemi tezës që Meta ashtu dhe shumë politikanë të tjerë  shqiptar të rënë në grackën e korrupsionit janë prodhim i ambientit ku punojnë dhe jetojnë. Në qoftëse dikush i pa korruptuar do të punoj në një ambient ku çdo gjë funksionon në mënyrë të pandershme, ku rryshfeti është pjesë ë tij, vjedhja, ndryshimi i shifrave është normale, ky individ nuk do zgjasë shumë derisa të korruptohet. Në këtë rast korruptimi i shoqërisë dikton atë të individit. Kjo është zanafilla a korrupsionit në Shqipëri e cila nuk mund të zhvendoset derisa të zhvendoset e gjitha si kulture negative dhe e dëmshme për shoqërnë, sepse është e pasqyruar në plan shoqëror dhe gjithashtu në plan idividual. Psikologët bien dakord që një nga mënyrat për të luftuar korrupsionin është krijimi i vlerave morale të cilat janë baza e shoqërisë së pakorruptuar. Në fund të fundit korrupsioni është  beteja midis interesit publik dhe atij personal; gjetja e rrugëve të pandershme për të realizuar dhe përmbushur egon për famë, pushtet dhe pasuri (Dan Ariely). A nuk i hyri kesaj rruge Ilir Meta?

Cila është e ardhmja e Metës?

Para dy vjetësh Ilir Meta u njoh me çmimin si personi me pozitiv e politikën e jashtme i dhënë nga instituti IFIMES, me qëndër në Lubjanë. Shumë pak duhen të kenë ditur dhënësit e këtij çmimi për veprimtarinë e Ilir Metës. Megjithatë, kjo tregon që ndonëse Ilir Meta është i korruptuar në palcë,  gjen forca të jetë njeri pozitiv. Aktualisht, Ilir Meta, duhet të largohet urgjentisht nga politika për arsye të implikimit të tij në skandale korrupsioni. Nuk do jetë e largët dita kur Ilir Meta të ndodhet pa asnjë lloj alternative përpara gjyqit. Tashmë burimet Ilirit i janë shteruar. Mundesia më e madhe është që Ilir Meta të jetë target i zemerimit popullor në qoftëse zgjedhjet e 23 qershorit shkojnë ne drejtim të pacaktuar. Ilir Meta është diskretituar si politikan dhe si i tillë populli nuk do ta shoh aktiv në politikë. Ilir Meta shihet si “polluter” i çdo aleance dhe nuk ka kufi në shkeljen e parimeve. Ne përfudim Ilir Meta, duhet te racionalizojë situatën dhe të mendoj thellë për pasojat, gje të cilën nuk e ka bërë gjate karierës së sij si politikan i korruptuar.

_________________

Referencat:

Dan Ariely, The Psychology of Corruption,

Biografia e ILIR METES http://en.wikipedia.org/wiki/Ilir_Meta

ANKTHET E EDI RAMËS

Pakti i Parisë së Tiranës i garanton Edi Ramës mundësinë që të bëhet kryeministër, por vetëm mundësinë ama. Shumcka do të varet nga konjukturat dhe nga numrat që do të dalin ditën e zgjedhjeve. Mirëpo zgjedhjet janë shumë afër e politika është e gjatë, hilet e shumta dhe zullumi i hatashëm. Tirana është një kënetë gjigande dhe kushdo që del mbi nivelin e llumit e din se mund të zhytet shumë shpejt.

Pra, pavarësisht dukjeve dhe sigurisë sipërfaqësore, Edi Rama ka shumë probleme të cilat nuk mundet me i zgjidhë edhe po të dojë, edhe po të mundohet gjithë jetën. Ai është i detyruar që të jetojë me këto makthe dhe herët ose vonë do të përjetojë krizën e tij të thellë pikërisht prej një kombinimi të këtyre problemeve që vetëm do të vijnë duke u përkeqësuar. Sepse natyra e lojës është e tillë që këto probleme do ta ndjekin si gjatë këtij procesi zgjedhor ashtue dhe më pas. Këtu ia vlen të analizojmë makthet politike të Edi Ramës. Natyrisht prova është koha, por, si e thashë më lart, koha nuk punon për Edi Ramën. Koha në shtetin shqiptar nuk punon as për vete.

PS: Partia e bandave dhe klaneve

Ps është partia e shumë grupimeve, klaneve e bandave që e bëjnë të duket si një kartel gjigand mafioz e kriminal. Dikur PS ka qënë një ushtri cilësore, ideologjike, me udhëheqësi, me partishmëri, e me bindje ndaj strukturave hierarkike dhe të centralizuara. Sot, PS është një hordhi bandash kriminale, prapë cilësore si banda kriminale mafioze, por pa ideologji, pa partishmëri, e mbytur nga arrivizmi dhe me struktura hierarkike të dyshimta.

Mirëpo, nëse ideologjia dhe udhëheqësia mund të konsolidohen e të qartësohen me kohë e me punë, ajo që është thyer e nuk ngjitet është autoriteti dhe hierarkia e brendshme e nivelit të një reparti ushtarak. Në PS ka klane transversale të kasketave të vjetra, struktura solide të Sigurimit e të shërbimeve të tjera, dhe nyjtëzime më të lirshme të të rinjve, rrjedhur nga shtresa të nivelit të mesëm dhe intelektual të sistemit të mëparshëm, të edukuar mjaft mirë, që shpresojnë të bëhen dikushi si në parti ashtu edhe në shoqëri.

E megjithatë, në zemër të kësaj strukture qëndron bërthama e strukturave klanore e familjare, me një kulturë jenicere-katundare që u konsoliduan shumë gjatë sistemit të mëparshëm, u ruajtën dhe u kultivuan edhe më shumë në këtë sistemin që u vendos në vitin 1990.  Armiqësia e hapur dhe e shtuar e shtresave të tjera, dhe e masave të gjëra të popullit, i detyroi këto klane që të zhdërvjelltësohen, të hedhin lëkurën e ujkut e të përdorin të gjitha teknikat e hienës e të gjarpërit për të mbijetuar e për të arritur objektivat e tyre të pasurimit në tranzicion.

Këta ndenjën 45 vjet në pushtet dhe e bënë popullin të hajë bar. Kush mund të besojë se këta kanë ndryshuar dhe se i ka kapur ndonjë dashuri e madhe për shqiptarët? Sepse motivimi për hyrjen në politikë të shumë prej tyre nuk është as shërbimi publik as dashuria për kombin por për emrin e familjes. Këta jetojnë ende me hierarkitë e vitit 1990, por këtë herë brenda klaneve e strukturave lokaliste e me baza të tjera. Komplekse sic janë ato hierarki, këta vazhdojnë të sillen sikur shqiptarët ua kanë me borxh sundimin e shfrytëzimin prej tyre.

Makthi i Edi Ramës është se me kë nga këta do ta bëjë qeverinë, kë do të vëjë deputet, kush do të mbajë kë, dhe kujt do t’i detyrohet shumë? Sepse këta janë ujq dhe e ndjejnë erën e gjakut nga larg. Janë të uritur dhe e ndjejnë nga shumë larg që Edi Rama nuk është fort i sinqertë me ta. Edi Rama ka dhënë prova se nuk ka besnikëri politike, ai nuk ka ruajtur miqësi politike me karakter. Po ashtu, në sytë e shtresës së tyre, Edi Rama nuk është njeriu i tyre, nuk është ai që duhet edhe për shkak të së shkuarës së tij. Ata mund ta përdorojnë, mund ta tolerojnë, por nuk mund ta pranojnë, edhe pse ai është nga një klan me peshë. Për shumë vetë, Edi Rama mbetet një piktor jokonformist, djalë i shkathët e capraz, kokëshkretë e nevrik, por ai nuk e ka mendjen e policit e të zyrtarit të shtetit që e lexon shefin e vet nga mënyra se si rrin në karrike dhe që i del përpara lojës politike si paraardhësi i tij.

Këta që janë stërvitur që të funksionojnë në sisteme të tilla paralele e me baza të ndryshme, nuk e pranojnë lehtë Edi Ramën. Prandaj brenda partisë janë vënë në rresht një grup aspirantësh si Ben Blushi, por ka edhe të tjerë që presin radhën dhe dështimin e tij, anipse me modesti e në heshtje. Përpjekjet e tij për të rekrutuar ca zero politike qysh nga koha kur ishte Kryetar Bashkie i Tiranës dhe për t’i vënë mbas vetes si ‘1-sh’ kanë krijuar shumë shqetësime të thella si për strukturën ashtu edhe për atë vetë. Kasketat po dobësohen, struktura është gradualisht e kriminalizuar, klanet janë konsoliduar dhe tashmë janë në lojë për interesat e tyre. Të gjithë e shohin veten si më të zotët se Edi Rama dhe të gjithë luajnë lojën e tyre. Me kristalizimin e listave, të fushatës, të kontributeve, të premtive etj. Edi Rama përballet me mundësinë e humbjes së mbështetjes së ndjeshme në këto struktura. Atë e mban gjallë vetëm suksesi, mirëpo një dështim e rrëzon, sepse këta janë gati duke pritur radhës. Këta morën frymë kur vdiq Enver Hoxha, u cliruan kur iku Ramiz Alia, morën forcë kur iku Fatos Nano, dhe Edin nuk e numërojnë as si të barabartë. Dhe si copat e mozaikut klanet e tyre dinë të lidhin e të zgjidhin aleancat me stilin e njohur katundar të Tepelenes e të Lunxherise që Edi Rama e kupton por nuk e kontrollon dot si duhet.

Një element tjetwr i ndjeshëm është mungesa e ideologjisë. PS është parti e parasë dhe jo parti e vlerave. Vlerat e PS-së duhej të ishin kolektiviste, në mbrojtje të të varfërve, të të mjerëve, të të pazotëve, të atyre që nuk kanë, nuk dinë e nuk munden, por kanë të drejtën të jetojnë si gjithqë të tjerët. PS është parti e milionerëve, dhe tashti nën shembullin e një karagjozi intelektual si Servet Pellumbi mbrojnë globalizmin dhe kapitalizmin.  Mirëpo brezi i ri i edukuar jashtë e Brenda e kupton se ka një dallueshmëri të madhe ndërmjet ideologjisë që duhej të kishte PS e të llomotitjeve të udhëheqësve të saj përfshirë këtu edhe anarkistin Edi Rama. Sot PS është një parti hajnash që nuk e luan rolin që i takon në sistem. Në një drejtim Saliu ka të drejtë që është partia e bijve sepse ka vazhduar struktura por jo ideologjia. E pra, nuk ka asgjë të keqe per të qënë mbështetës i një ideologjie kolektiviste. Por Edi Rama nuk është as kolektivist, as kombëtarist, as marksist, por thjesht nihilist e anarkist.  Ky është një problem i madhe sepse shteti funksionon në bazë të disa parimeve të caktuara dhe roli e detyra e tij, po qe se bëhet kryeministër është që t’i japë këtë drejtim shtetit dhe ekonomisë dhe të përcojë këto vlera në shoqëri. ky eshte nje makth jo i vogel sepse shteti nuk eshte Bashkia e Tiranes, dhe nuk behen punet duke marre kazmen e duke shembur ndertesat rruges se Lanes. Kryeministri eshte ne nje nivel tjeter dhe ky eshte nje shqetesim jo i vogel per te.

Mafia e Tiranës dhe Mafia e Partisë

Edi Rama ka një problem të madh të trashëguar nga Tirana dhe një nga Partia që drejton. Ky problem është lidhja në kërthizë e strukturës ekonomike të klaneve të PS-së me krimin e organizuar. Edi mund të dijë, por nuk ka se si të kënaqë mafian e Tiranës de mafiat e partisë. Këtu ka kartele kriminale sa të duash e nga të gjithë llojet. Por të gjithë janë të lidhur me monopolet, me paratë, me tenderat etj. të gjithë duan të kontrollojnë një pjesë të ekonomisë. Tirana është qëndra e monopoleve, dora e pare e fitimit dhe e shpërndarjes e përpunimit. Këtu janë përqëndruar si mendjet e klaneve të parisë, ashtu edhe qëndrat e tyre nevralgjike. Këtu janë sekserët e të gjithë llojeve e të markave.

Dhe lidhjet e Edi Ramës me të gjithë këto klane shkojnë shumë thellë. Ja për shembull lidhjen e tij me Gërdëcin dhe me Mihal Delijorgjin e të tjerët. Të gjithë këta janë në tavë dhe të gjithë presin dicka. Bile, duke u bazuar në dokumentet e botuara, del se Rama dhe Fahri Balliu, Mediu dhe i biri i Saliut kanë qënë duke ngrënë në një tavë. Mjafto të shihen pallatet, si tek 15 katëshi, apo shitblerja dorë më dorë e Tajvanit. Premtimet që janë dhënë në telefona, në tavolina e me sekserë duhen mbajtur sepse Mafia e jonë është shumë e kualifikuar profesionalisht. Këta të vrasin ditën për diell mbasi të paguash për benzinën e motorit të vrasësit dhe ti kesh paguar edhe kafenë. Dhe, nëse e shkuara është një tregues i së ardhshmes, lista e premtimeve të tilla duhet të jetë shumë, shumë e gjatë.

Ilir Meta

Ky ka hyrë në lojë për vete jo për Edi Ramën. Ky e mbajti dhe e përdori një kohë. Ky ka interesa të vetat. Tashti po e ben që të heqë dorë nga një anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nesër do t’i marrë një të tretën e vendeve të punës në shtet. Ilir Meta është njeri që din të marrë vendime dhe që nuk e respekton Edi Ramën. PS-ja u nda midis tij dhe Fatos Nanos, por do ta ketë të lehtë të mbështillet rrotull tij, më lehtë se sa rrotull Edi Ramës. Për Edi Ramën, Ilir Meta është edhe zgjidhja afatshkurtër, edhe problemi afatgjatë. Ka shumë të panjohura, por Ilir Meta është treguar mjeshtër në të shkuarën.

Militantët dhe loja në nivelin lokal

Ka ende ca njerëz që e nderojnë dhe e besojnë strukturën. Por militantizmi vjen ose nga injoranca ose nga bindja e thellë. PS nuk ka vlera ideologjike është thjesht një strukturë për pushtetin. Këtu hyjnë strukturat e organizuara klanore e familjaere që janë konsoliduar shumë gjatë këtyre viteve të fundit. Kështu si u pa edhe me lëvizjet e fundit, klanet locale nuk janë të përgatitura që t’i shërbejnë Tiranës. Ka qënë më e lehtë për Edi Ramën që të hiqte Asllan Dogjanin e Gjovalin Kadelin. Por a do të mundë të heqë edhe Erion Bracen? Edhe PAndeli Majkon? Për të mos shkuar tek këta banditët e rrugës si Taulant Balla  dhe Gazmir Bizhga. Klanet locale janë shumë të konsoliduara dhe Edi Rama e din se nuk mund të luajë lojën e Nanos, që iku por mendoi se e kishte grupin parlamentar në dorë. Grupi e shiti dhe nuk ia hapi as telefonin dy vjet rresh. U deshën 500000 euro për një votë për të zgjedhur presidentin. Edi Rama nuk don të bjerë në atë situatë, por ka pak gjasa që listat të jenë ashtu si i don ai. Sepse këtu po flasim për banda, për horra konviktorë e për hetues drogaxhinj. Këta të numërojnë paratë që ke në xhep e jo më të të lejojnë të tallesh me ta.

Një element kryesor këtu në lojën me qytetarët e me fshatin është edhe lidhja e tij me katundarët fisnikë. Këta e shohin Edi Ramën si pjesë të huaj të tyre. Nuk identifikohen me të dhe ai nuk identifikohet me ta. Ky nuk i ka dashur kurrë katundarët, nuk i njeh, dhe katundari e ndjen me erë kur dikush don me ia futë, dhe këtij nuk ia kanë besën. Katudnarët nuk shohin asnjë të mirë nga ky koalicion. Ata e dinë se ky do ti mbysë me taksa e detyrime dhe ky është nje makth tjetër për të.

Ndërkombëtarët

Këta janë tejet të shqetësuar me këtë aleancë. Në dukje kjo sjell qetësimin e stabilizimin e gjendjes sepse këta janë mjeshtra e specialistë, mirëpo me kë do të merren vesh? Me Gramoz Rucin që nuk i dhanë vizën për në SHBA? Me Fidelin apo me dike tjetër që bredh me kobure e Uzi në Jeep? Edi Rama nuk duket bindës për të huajt. Akuzat e deridokohëshme nuk janë harruar. Ashtu si nuk është harruar 21 Janari, Gërdeci e shumë gjëra të tjera që të huajt i dinë dhe paraqitjet për konsum publik nuk i mbulojnë dot.  Po ashtu, edhe në politkkën e jashtme, influenca greke dhe jo shqiptare janë shumë faktorë përkeqësues në këtë qëndrim. Klanet Brenda PS-së janë shumë të lidhura me grekët. Edhe pse orta e Jenicereve nuk do të pranojë rritjen e ndikimit grek, këta të tjerët janë shumë afër. Edi Rama vetë iu detyrohet shumë, dhe grekët e kanë kujtesën e gjatë dhe dinë të kërkojnë haracin në kohën e duhur.

Influenca ndër shqiptarët

Edi Rama është tërësisht i papranueshëm si lider i shqiptarëve të trojeve kombëtare.  Ai nuk mund të luajë të njëjton rol që luajti Berisha, i cili, megjithëse ishte krejtësist I diskredituar, prapë e shiste veten për ndërmjetës. NË shumë raste dhe në momente kritike Edvin Rama ka treguar mungesë respekti për ndjenjat kombëtare të shqiptarëve. Në këtë konteskt, disa kohë më parë pata thënë se qëndra e kombit shqiptar është në Kosovë. Ajo që ndodhi në Prishtinë gjatë vizitës së fundit të zotërisë në fjalë, tregoi se unë kisha të drejtë. Albin Kurti, jo vetëm refuzoi të takohej me Ed Ramën, por filloi ti jepte mend dhe t’i tregonte se ku është gabim Edi Rama. Duke ia rreshtuar me kujdes, e një e nga një pikat kryesore, Albin Kurti i tha Edi Ramës të kthejë majat nga thembrat. Mirëpo mënyra se si u adresuan problemet tregojnë se fenomeni është më kompleks e më i thellë.  E njëjta situatë pritet që të përsëritet në Maqedoni.

Në lidhje me influencën e tij ndër shqiptarët ia vlen të thuhet një rol të vecante do të luajë aleanca e tij me grekët e PASOK apo me të tjerë, sido që të jetë e ndërtuar, e hapur ose e fshehur. Për këtë kam folur më lart.

Më në fund, por jo më e fundit deklaratat e tij të hapura kundër nacionalizmit, që ai mendon se e ndihmojnë që të fitojë pikë me ndërkombëtarët ia kanë hequr petët lakrorit. Rama mund të bëhet kryeministër, por askush në trojet shqiptare nuk do të turret për të ndjekur atë si udhëheqës politik apo shpirtëror i shqiptarëve, një rol kyc për cdo kryeministër që ka pasur shteti shqiptar mbas vitit 1912.

Shteti i Falimentuar

Më në fund makthi kryesor i Edi Ramës është shteti i falimentuar. Ai mund të vijë në krye të shtetit mirëpo shteti është thjesht e qartë, pa asnjë pikë dyshimi, I korruptuar, i degjeneruar, me një administratë të kriminalizuar, dhe I falimentuar. Mirëpo mbështetësit e tij e të Metës duan të hanë sepse kanë ndenjur kaq gjatë në opozitë, dhe kanë pritur me durim. E prandaj do të plasë sherri, sepse këta nuk ngopen me thërmija si doganierë. Tëgjithë këta duan të bëhen milionerë në gjashtë muaj. Dhe ky qe po iken e ka lene shtetin ne pike te hallit. Ky është një makth që e shqetëson shumë Edi Ramën. ne mos e shqetesofte sot do te filloje te behet shume i prekshem neser.

Përfundimi

Në përfundim, do të thosha se duket që Edi Rama po e mbrrin qëllimin e vet që të bëhet kryeministër, mirëpo cmimi që do të paguajë do të jetë i frikshëm. Këto probleme do ja bëjnë jetën të zezë dhe të vështirë, në mos të pamundur. Sepse peshqit në kenetën që është politika e Tiranës, nuk shohin më larg se dita e nesërme. Mendimi se po hanë një peshk tjetër, i con direkt në gojën e peshkaqenit. Si edhe e përshkrova më lart, këneta politike e Tiranës është e mbushur me rreziqe dhe egërsira të të gjitha llojeve dhe Edi Rama e din se nuk e han peshku i madh të voglin, por peshku më i shpejtë e më i zgjuar, dhe shumë herë, ai peshk që e mban gojën hapur e pret që të vijë preja e radhës.

GRID RROJI: NGJALAT E BERISHËS PËR DEMOKRATIN E THJESHTË

 

Marrëveshja e ngjalave e cila megjithë impenjimin e palëve të parisë së Tiranës për t’a mbyllur ende sundon diskutimet në kafenetë e Tiranës, është perceptuar si një kalim i Metës nga njëra llogore në tjetrën. Mirëpo një aspekt shumë i rëndësishëm i marrëveshjes nuk po përflitet aq shumë. Marrëveshja nuk ishte vetëm një ndryshim llogoreje por një pakt i mirëfilltë i të gjitha palëve të parisë. Prova e fundit e këtij fakti ishte reagimi sa për sy e faqe i Rametës për ndryshimin jo ligjor të anëtarit të KQZ-së. Dorëheqja e volitshme e nënkryetarit të KQZ-së të propozuar nga PS-ja për t’i bërë vendin një anëtari nga LSI-ja tregon se palët janë në marrëveshje të plotë me njëra tjetrën.Në shkrimin e sotëm do të ndalem tek ngjalat që duhet të gëlltisë militanti i PD-së për të legjitimuar pushtetin e  Berishës.

Gjatë këtyre viteve të tranzicionit, Sali Berisha ka mundur të sigurojë mbështetjen e një koalicioni të shumëllojshëm shtresash. Por shtresa më besnike dhe adhuruese personale e tij janë militantët e thjeshtë të PD-së. Megjithëse të shfrytëzuar e të përdorur si mish për top gjatë viteve të gjata pas 97ës, por edhe të lënë mënjanë pas ardhjes në pushtet në favor të njëmijë e një marrëveshjeve pragmatike, militantët e kanë ndjekur derimësot me konseguencë Sali Berishën. Militantët e thjeshtë të PD-së janë një shtrese heterogjene e përbërë ndër të tjerë nga: 1)shtresa e ish të përndjekurve të cilët urrejnë çdo gjë socialiste; 2)një pjesë e shtresave urbane të cilat idealizuan Lëvizjen Studentore, e që mbetën të lidhur shpirtërisht me PD-në, si prurëse të demokracisë; 3) një pjesë e katundarisë fisnike e cila sheh tek Berisha luftëtarin për çështjen kombëtare dhe një përfaqësues të tyre; dhe 4) grupi i kamikazeve të cilët kanë marrë privilegje, vende pune apo përfituar shuma të majme gjatë pushtetit të Berishës nga 1992shi e këtej. Këta të fundit janë thjesht pragmatistë të cilët e kanë lidhur fatin e tyre me fatin e Berishës e do të luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut për të mos e lënë pushtetin. Por këta janë të ndërgjegjshëm se lufta nuk është personale dhe kanë ruajtur lidhje të dyanshme, gjë që vërtetohet nga mbijetesa e tyre gjatë viteve të pushtetit socialist.

Tre shtresat e tjera të militantëve jo vetëm që nuk kanë përfituar gjë nga Berisha por janë përdorur mizorisht dhe në mënyrë të pashpirt për t’u thyer e më pas flakur si rroba të përdorura. Shumë prej tyre janë sunduar dhe ideologjizuar me teknika të njohura. Disa janë kooptuar në poste ku u është kërkuar të ndyhen për të treguar besnikërinë. Nga ana shpirtërore atyre u është servirur një zgjedhje false duke propaganduar ndasinë komunist-anti komunist. Çdo kundërshtim ndaj vijës së Berishës quhej afërsi me komunistët. Për ish të përndjekurit dhe idealistët kjo perceptohet si vija e kuqe, Rubikoni që nuk mund të kalohet. Pak rëndësi kishte që komunistët ishin shndërruar në kapitalistë të mirëfilltë engelsianë apo që Sali Berisha ishte vetë një komunist i reformuar. Duke përdorur një retorikë të ashpër antikomuniste edhe pse në të vërtetë ishte në pushtet prej marrëveshjes me ta, Sali Berisha ka arritur t’i konsolidojë këto kategori militantësh. Ndërkohë edhe kjo lloj retorike nuk ishte e qëndrueshme por thjesht pragmatike. Për shembull, Azem Hajdari ishte lideri i studentave, pastaj kur i doli kundër Sali Berishës ishte “spiun i sigurimit”, për t’u shndërruar më vonë  në hero të demokracisë sërish.

Kjo ndasi dhe kulti i individit janë ushqyer rregullisht si nga organet e medias ashtu edhe nga strukturat e partisë. Në thelb, qëllimi kryesor i propagandës dhe kooptimit është dalja në përfundimin se “PD-ja është Sali Berisha”. Kësisoj, gjatë viteve militantët e thjeshtë të PD-së janë detyruar të hanë shumë ngjala, por në çdo rast justifikimi ka qenë “çfarë t’ju bëjmë komunistëve?”. Gjatë gjithë kësaj periudhe militantët kanë qenë rezervuar mbështetjeje zgjedhore, morale dhe ideologjike për Sali Berishën. Mirëpo, kësaj logjike duket se i ka ardhur fundi me paktin tresh të ngjalave të 1 Prillit. Çdo racionalizim propagandistik tingëllon bosh dhe i pandershëm përballë realitetit të ngjalave. Shumë militantë nuk i fshihen më pohimit “të gjithë njësoj janë”.

Për sa i përket aktualitetit, qëllimi kryesor i paktit të ngjalave ishte të garantonte qëndrueshmërinë e sistemit dhe ky synim nuk mund të arrihej pa garancinë e Sali Berishës. Me sa duket, paria ka vendosur që roli i Berishës në këto ditë të trazuara do jetë mbajtja nën fre e shumë strukturave kriminale autonome e tashmë të pakontrollueshme, me premtimin se do fitohen zgjedhjet. Me krizën ekonomike të ulur këmbëkryq, zgjidhjet nuk duken në horizont. Parisë i duhet të krijojë imazhin se çdo gjë do zgjidhet me rotacionin, por edhe të kënaqë klanet e shumta kriminale qëndrore dhe lokale të cilët presin plaçkën për investimet që kanë bërë me palët. Ndaj edhe roli i Berishës është të krijojë imazhin e fituesit me qëllim mbajtjen e tyre nën fre.  Madje, me shumë gjasë në pasditen e zgjedhjeve do të kemi një deklaratë triumfale të Berishës se “zgjedhjet ishin më të mirat gjatë këtyre viteve” dhe “fitorja i përket partisë demokratike”. Me trysninë në rritje të ndërkombëtarëve dhe me rezultatin në përkeqësim e sipër, zgjidhja që do u paraqitet militantëve është se “ për hir të stabilitetit të vendit, NATOs, BE-së dhe aleancës me SHBA-të” jemi të detyruar t’a lemë pushtetin, por do marrim një thelë të konsiderueshme”. Kjo garanton edhe legjitimitetin e udhëheqësisë së Berishës gjatë opozitës me parrullën “zgjedhjet na i morën me anë të ndërkombëtarëve”.

Në këtë mënyrë edhe rotacioni ndodh, edhe Berisha ruan pozita të forta në parlament dhe me shumë gjasë thela e të mirave publike i mban klanet kriminale mjaftueshmërisht larg joshjes për trazira. Siç thotë populli, edhe mishi të piqet dhe helli të mos digjet. Por në këtë mes ngjalën e hanë militantët demokratë të cilët besojnë verbërisht tek udhëheqësi historik.

Pra, nuk ka asnjë dyshim se Sali Berisha ishte lojtar qëndror në këtë pakt, jo vetëm si mbajtës aktual i pushtetit por edhe për të garantuar interesat e veta dhe të familjes së vet pas zgjedhjeve. Mirëpo, arritja e këtyre synimeve  nuk përkon me interesat e mbështetësve të tij më të flaktë, militantëve të PD-së. Në fund të lojës, si përherë militantëve do t’u mbeten ngjalat ndërkohë që klanet e pushtetit ndajnë thelat e kaposhit.

Kjo lloj parodie nuk është e re për militantët e thjeshtë të PD-së. Ajo është përsëritur disa herë gjatë këtyre viteve dhe e ka zhvlerësuar bazamentin moral të argumentave të Sali Berishës. Që nga afrimi dhe promovimi në parti i shumë bashkëpunëtorëve të Sigurimit të shtetit të cilët ishin lehtësisht të shantazhueshëm, tek vendosja e interesave personale mbi ato shtetërore, e deri tek aleanca e turpshme me klanin e Zemunit të Metës në 2009ën, militantëve të ndershëm të PD-së u është dashur të kapërdijnë shumë herë ngjalën e radhës. Si gjithnjë parrullat justifikuese kanë qenë “fajin e kanë komunistët që na urrejnë”, apo “ më mirë ne në pushtet se sa komunistët e bllokmenët”, e deri edhe “e dimë që të gjithë janë njësoj, por këta të paktën janë tanët”. Në shumicën e rasteve këto shpjegime kanë reflektuar propagandën zyrtare e cila duhet thënë ka qenë e mirëorganizuar dhe e pandalshme. Sidomos në nivelin e kafenesë ku krijohen dhe ngjizen opinione të përbashkëta, tam tami i organizuar me kujdes ka dhënë fryte të mëdha. Prania e pandalshme e politikës në mediat vizive ka bërë që kjo situatë të duket e pandryshueshmë.

Mirëpo, edhe propaganda më e shfrenuar nuk mund të mbulojë dot diellin me shoshë. Militantët e thjeshtë të PD-së e kanë parë se zelli ideologjik i Sali Berishës është fasadë sepse kur vjen puna ai nuk heziton të bashkëqeverisë me hajdutët e Metës, as të votojë në KQZ një ish gjykatës të liruar për lidhje me krimin, as t’a shkarkojë atë më pas në kundërshtim me ligjin,  e as të merret vesh me Edvinin dhe Ilirin për të garantuar veten në opozitë. Tashmë është gjithashtu e qartë se ndasia komunist-anti komunist ka qenë edhe ajo e stisur sepse kur është dashur puna Sali Berisha ka bashkëpunuar me Skender GJinushin, Fatos Nanon, Edi Ramën, Gramoz Rucin e Ilir Metën. Rasti më i fundit është instalimi në gjyqësorin e lartë të dy ish prokurorëve të kohës së monizmit ndërkohë që kur e bëri këtë gjë Bamir Topi u konsiderua tradhtar i kauzës dhe u linccua në mediat “e djathta”. Ndërsa militantët rriheshin nëpër rrugët e Shqipërisë Sali Berisha bënte marrëveshje dhe e quante retorikën kundër klani të Zemunit “limonatë elektorale”. Pra, morali i vetëm politik i PD-së së Sali Berishës është interesi i Sali Berishës.

Si rrjedhojë, pakti tresh i 1 Prillit nuk ishte rrufe në qiell të pastër për shumicën e militantëve të thjeshtë. Ata tashmë e kanë kuptuar se ndërsa paria bën pakte, atyre u mbeten ngjalat, ndërsa paria ndan plaçkën atyre u mbeten kostot. Zgjedhja me të cilën ata përballen është e vështirë. Nuk është e thjeshtë të ndërgjegjësohesh se pas 23 vitesh luftë me zemër, dalje në rrugë, vënien e kokës në rrezik për një ide dhe për një udhëheqës karizmatik, të gjitha reduktohen në pakte ngjalash që garantojnë pasurinë dhe mbijetesën politike të kryetarit. E megjithatë kjo është zgjedhja para së cilës vendosen militantët e thjeshtë të PD-së. Në këto zgjedhje ata mund të jenë përsëri viktima të përdorura dhe të mashtruara, ose t’i thonë mjaft mashtrimit dhe ngjalave. Një fillim i ri kërkon mes të tjerash kurajo për t’i thënë mjaft të keqes, edhe kur ajo është brenda gardhit tënd. Zgjedhja është e gjithsecilit.

AKIL YLLI: QURRAVECAT E OPOZITES

Brenda nje harku shume te shkurter kohor maxhoranca shpiptare shkeli dy here Kushtetuten Shqiptare. Per te tashme nuk pjerrdhe ma kerkush. Si mazhoranc , ashtu dhe opozit Kjo klase politike qe na ka pllakosur, keta bazhibuzuk te gjithfare ngjyrash,nuk e kane iden se çdo te thote shtet, çdo te institucion,çdo te thote qeveri , çdo te thote pushtet, gjykat, drejtesi. Nuk kane fe moralit njerezor. Dinjitet-xerro ! Rrencak-veni ne rresht thaset ! Hajna?-O zot na ruj ! Te pafetyre?-S’ke si i ban ma ibret Kara gjoza?-S’ke ku i gjen ma te mire ! Keto per konceptin qe kan si pusht tetar, po te jete kushtetuta me flete mendafshi, do te kishin fshire gjithe diten qyrret me te.
Tek ne ka vetem nje bande cubash, qe kane marre çelsat e shtetit, e sillen sikur te ishin ne shpellen e tyre. Po te ishin si banda e Ali Babajt, gjysma e te keqes, te pakten e dinim se ishin 40 vet. Po keta s’dihet sa jane!? Ishin 73, apo 73000. Ketyre ne qofte se ju nevojitet, behen edhe 7 milione.
Po ç’behet keshtu more? Ku i moret more 7 milionet? Po ne si popull jemi 4 milione ore! Po do ju padisim te nderkombetaret more!- qurraviten trimoshat opozitar Ruçi Nuçi Cuçi.
Mylle gojen! Nigjoni ktu! Ju kulicioni i qelpsineve. Jeni msy mos me e ndigju zanin e popdhit, zanin e Sovranit Po ata kan votu ka dy her mor qyqar. Mendoni se na nuk tash poj marrim parasysh vudhnetin e zgjedhsave a. Kujtani ju, se tash pa bajm si babadhrt tuj a!? Hajt mar ma andej! Ndaçi rrini perndryshe pa ju kap per zhelesh e po ju hjedhi jasht.- bubulloj avokatja e opozites
O ku ku moj nane, o ku ku moj nane ! Cfare hallit na ka ra! Keta jane te zgjedhurit tane. Keta duan te na çojne ne Europe. Jo mor jo, keta te çojne ne grop.
Mbas shkeljes se djeshme prita se si do te reagonin opozitaret tane. Mendova se tash po bahet qameti. Pu pu pu u shkel kushtetuta! Themelin i Shtetit. Tash po bahet hataja.Prite zot mos po lozin mendsh e pa bajne edhe ndoj protest. Boll ma!
Dhe doli Rilimdasi i Dyte (korofillaku do te thoshte nena ime ) e leshoj nje bombe, ma nje bombe, me tu dridh leqet. Tha se i Madhi i te Medhenjeve nuk ka ça na ben. Edhe me i numry votat ne shpi te tij, na i fitojme. I kena padit te nderkombtart Ha ha ha ha! Pa ça je tuj thane mor qyq! Po ai me i numru votat ne shpi tande mor qyqar, ti vjedh sy per sy. Po çfare nderkombetarsh mor qaraman. Po por ay ju manda ne fankulo kaj 20 here ne dite ty, me megjith nderkombtar bashke.
Mba tij dolen nenrilindasit. Ata kishin pregatit nje plan hata. Jashtezakonisht ta holle.
Si koka te ndrituna qe jane,kishin vendos me ja fut ujin nen bythe. Kryeveper.
Do te ja mirrnin kalan nga jashte. Jo nga brenda siç ndodh gjithmone. Fenomenale. Do te merrnin ne administrim te gjithe pusht etin lokal. Po i plasi bytha atij mor burracake!. Po ai nuk ashte Krytar Komune mor fakira! Ai eshte Kryeminister. Po a keni kellqe mor qurramane. Po pse si delni zot atij popullin te gjore! vafshi ne hale te gjithe o fare e mallekuar! Po çmerrem edhe une me kto.Ku pjerrdhin keta nga ay vesh. Keta i kane i kane lidhur fatet e tyre, si te burgosurit qe i kane kembetl e lidhura me zinzhir.
I vetmi shpetm eshte, qe dikush te kapi ate gjylen e pare,ta hedhi ne gremin,dhe ashtu
pastaj, nje nga nje, njeri mbas tjetrit te rrokullisen bashke me gjylen.