MAN POGA: HASI NË KRIZË PËRFAQËSIMI DHE FORCA E VOTËS!

U bënë disa legjislatura që rrethi i Hasit, pjesë e Qarkut të Kukësit, nuk ka përfaqësus nga gjiri i vet në Kuvendin e Shqipërisë. Me shumë gjasa dhe votimet e fundit (shpresoj të jetë e kundërta) nuk do sjellin ndonje të re. Hasjanët do shkojnë në kutitë e votimit me fletën për ta hedhur në “koshin e 23 qeshorit” por jo me vote për të votuar përfaqësuesin e tyre, njeriun e tyre, birin e tyre. Sepse nuk ka…!

Situatë tragjike për mendimin tim, por dhe komike njëherësh.

Situatë tragjike sepse është e turpshme, e papranueshme që nga katër deputetë që nxjerr Qarku i Kukësit, asnjë mos të dali nga rrethi i Hasit anipse Hasi është një nga tre rrethet e qarkut që bukur mire kontribuon me vota. Kjo jo për krahinarizem, lokalizem,  apo siç mund të më quajnë disa fanatizem të semurë, por në të mire të vet funksionimit të konceptit demokraci, Hasi duhet të ketë përfaqësuesin e vet jo formalisht,  të sjellë nga lart, por nga vullneti i vet votuesve, dalë nga gjiri i vet.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë shprehet mjaft saktë se “çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet”, (Neni 45 pika 1). Duket qartë se Hasjanët tash 2 legjislatura kanë të drejtë vetëm të  zgjedhin  ndërsa që të zgjidhen nuk paskan të drejtë!!!

Situatë komike sepse në kafenetë e Krumës të gjithë “qahen“ se pse s’po bëhet rruga Krumë-Kukës, pse s’po bëhet ajo e kjo, pse s’ka Hasi kandidat/e për deputet/e etj, etj,. Duke dhëne idera si filozofë të klasit të pare, por kur vjen puna për reagim, asnje letër publike qeverisë qëndrore, asnjë pedicion, asnjë shkrim për çështjet kryesore, jetike që prekin Hasin, vetëm heshtje.

Mendoj se kjo gjendje mjerane vjen së pari prej paragjykimit dhe përpuzjes nën dhe mbi tavolinë që i bëhet zones së Hasit nga të dy liderit e forcave të mëdha politike, PS& PD, duke mos patur asnjë program për zonën, e duke mos kandiduar për deputet asnjë Hasjan/e në mënyrë të përsëritur; Së dyti prej mungesës së reagimit të kryetareve lokal të partive respektive në rrethin e Hasit. Kjo situate ka sjellë një dëm shumë të madh në imazhin e zonës, duke sfumuar, penguar, zbehur moshen e re që megjithse me koncepte të qarta, formim solid perindimor dhe dëshirën për të kontribuar nuk çan dot përpara…! Pra, le të themi është pa rekomantim, pa referencë, pa krye…!

Në fakt sistemi propocional delegoi shumë forcë rreth liderëve kryesorë (PS, PD), duke monopolizuar  listën e emrave të kandidateve. Megjithatë, lind pyetja po pse nuk balancojnë kandidaturat në Qarkun e Kukësit (Kukës, Has, Tropojë), në raport me vullnetin/votat e votuesve, meqë i kanë shumë për zemër balancimet? Bie fjala pse PD nuk vendos një kandidaturë Hasjan/e të paktën në treshen fituese të saj, apo PS në dyshen e parë në listë…?! Mendoj se kjo situate vjen në përgjithësi si pasojë e frymës paragjykuese së partive kundrejt Hasit, duke shkuar madje deri në artikulimin e disa preudo-argumentave nën zë në tavolina të ngushta vendimarrëse.

Preudoargumenti i parë është ai i ashtëquajtures mungese e intelektualëve nga Hasi. Ky “argument” që këshilluesit e lidërve kryesore që janë dhe të deleguarit në qark kanë, ështe se nuk ka kandidatë të denjë, apo intelektualë, prandaj skemi ku ti gjejmë për ti vënë në listë…dhe o burra le të vendosim nga zona të tjera (ngjitur).

Një e pavertetë e madhe që vjen erë paragjykimi dhe të bën të vjellësh vrer. Kjo fyerje krahinore i bëhet Hasit, vendit që shkruajti për here të parë gjuhen shqipe qysh me 1580, nga bashkohësi i Buzukut, At. Pal Hasi. Krahinës që nxorri 3 Kryepeshkop, (Pjetër Mazrrekun, Andre Bogdanin, Pjetër Bogdanin); një nga Vezirët e Perandorisë Osmane (HASAN PASHA (1535-1603); Popullit që themeloi Prefekturën e Kosoves (1921-1925); Kontribues në arsimin e gjithë qarkut me abetaren e parë “Abetarja e Zymit” (1900), duke ardhur në fund me shkollën e njohur të Krumës (1921, me vone Internat) etj, etj. Vetëm në sistemin Universitar sot, japin mësim  si pedagog dhe profesorë 12 Hasjan/e, ndërsa me grada shkencore Dr. janë mbi 36 … 2 prej tyre janë kërkues në Akademinë e Shkencave (QSA). Pse si kandidojnë këta apo s’ju duken intelektualë … ndoshta pse janë nga Hasi dhe nuk bëjnë…për sëren e tyre paragjykuese, apo ndoshta ngaqe nuk janë puthadorë…?! Mund t’ju kujtoj dy forcave politike dhe deleguarve të tyre në qark dhe emra që nga, ish Zv. Ministra, Drejtora Drejtorisht, Mjek të shkëlqyer, Noter, Ekonomistë, Ambasadorë, Avokatë etj, por me siguri s’do ju pëlqejnë…!

Preudoargumenti i dytë është tek numri i votave pra pretendimi i ashtëquajturës ulje popullsie dhe për pasoj Hasi nuk ka aq vota sa të nxjerr një deputet. Një gënjeshtër e madhe. Po të shikosh numrin e votuesve për çdo rreth del qartë se Hasi i ka votat e plota për deputet, sidomos me këte sistem ku vota numërohet në nivel qarku, (Kukës, Has, Tropojë), dhe partitë marrin mandate në nivel qarku jo rrethi. Ku dihet tashmë se Hasit përveç votave nga katër njësitë e veta (3 Komuna, 1 Bashki), ka dhe një numër të madh votuesish (mbi 5000 pesëmijë banorë) që për arsye ekonomike, tregtare, pune në kohë të ndryshme janë shpërngulur në Kukës…! Pra mund të themi se votuesit (Kukës, Has, Tropojë), relativisht janë në mënyrë të balancuar, madje, nga numri i votuesve Hasjanët janë të dytët në qark . Pra, përkundrazi siç  pretendohet forca e votes është e madhe.

Nga sa më sipër fajtorë dhe përgjegjës për këtë situatë tepër të padeshirueshme është mungesa e reagimit lokal nga kryetarët përkatës, të cilët ngihen me thërrimet e vogla dhe as që mendojnë e guxojnë që të adresojnë këtë problematikë në nivelin qëndror. Përjashtuar disa reagime individuale qytetare, reagimi politik ka qenë zero. Duke mos kuptuar cilësinë e vërtetë të qenurit drejtues në ato nivele, me mungesë totale argumentuese e force reaguese  kanë sjellë këtë situatë, ku Hasi është në krizë përfaqësimi…pa deputet, dhe në zbehje të forces reale të votes që ka në qark.

Mosreagimi i tyre është regres dhe me historinë politike të Hasit. Mjafton të sjellim reagimin model të parisë (mund ta quaj me plot goje elite) së Hasit të vitit 1921, që themeloi Prefekturën e Kosovës, me dërgimin e kërkësës  Këshillit të Lartë të Shtetit, në kundërshtim me vendimin e marrë, për ta lëne këtë krahinë nën administrimin e Prefekturës së Drinit.

Dhe reagimin kryesor e vendimtar e bënë pikërisht në prag të zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare e cila do të mbahej në 5 Prill, 1921.

Ku gati një muaj përpara zgjedhjeve, më 2 Mars të 1921, paria e Hasit i drejton një peticion Këshillit të Lartë të shtetit Shqiptar lidhur me pakënaqësinë për ndarjen administrative. Citoj:

“…Po marrim vesh se Hasin, qe perbahet prej (2000) dymije shpive e (2500) e nizete e pese mie shpirt, Qeveria Kombetare e paska lane me Prefekturen e  Drinit, me te cilin vend Hasi as ekonomikisht as gjeografikisht s’ka kurrfare marrëdhanie e pergjithehere ka asht kane nen-prefekture e Gjakoves e skemi kurrfare udhe tregtiet me Prefekturen e Drinit, e jemi këtej Drinit”, .. duam qendër me vete….

“Per ndryshe s’kena me i dhane zarat (votat) per deputet per Prefekturen e Drinit, e keshtu ka me i hup 2-3 deputet Shqypnia” (AQSH. F. 418. V. 1921. D. 14, fl 1). (e meritojnë të përmenden këta dinjitozë: Hysen Selmani i Qarrit, Mehmet Alia, Rexhep Syla, Brahim Dida, Tahir Hoxha, Avdi Saiti, Ali Haxhija, Zejnel Peçaku etj).

Dihet se kërkesa e tyre u miratua…  Po kërkesa ama, jo heshtja.

Si ka mundësi që 92 vite më parë ata arritën të kuptonin forcën e votes, reagimin civil për të fituar të drejtat e tyre nëpërmjet kushtëzimit. Ndërsa sot 92 vite më pas “politikanët” lokale nuk po arrijnë të kuptojnë dot demokracinë, forcën përfaqësuese dhe detyrën që kanë marrë përsipër, ose ndoshta janë puthadorë të liderëve qëndrorë, dhe po lënë Hasin në krizë përfaqësimi.

Advertisements

SI PO MUNDOHET PARIA E TIRANËS TA MBULOJË PAKTIN E 1 PRILLIT? ME HI, ME ZHURME, E ME DHE…

Sot ka qënë njëra nga ditët më të vështira për parinë e Tiranës. Problemi që nuk ikën e nuk ikën për qamet nga mendja e njerëzve është Pakti i 1 Prillit. Të gjithë skalionet e parisë ishin hedhur në sulm për të mbuluar pazarin e 1 Prillit me ca hi mediatik, me ca sherre ne Kuvend dhe me levizje qe duken te frikshme… por era kutërbuese e Paktit po i mban njerëzit larg. Teknikat e shitjes nuk po funksionojne. Njerezit jane te zgjuar nga gjumi i rende hipnotik, edhe militantet po kane dyshime e cfarë dyshimesh. Iu duket LSI si jashtëqitje miu. Problemi është se pakti i 1 Prillit ka treguar fytyrën e vërtetë të parisë. Por duhet kohë që ta kuptojnë të gjithë.

Në fakt është krejt e thjeshtë. Si e kam thënë në shumë intervista, në artikuj e libra këta janë të gjithë bashkë në tavë, por thjesht shtyhen me brryla se duan të kruajnë kusinë nga ana e të tjerëve. Dhe këta i marrin inat sepse lengu në tenxhere shkon gjithnjë nga ana e tyre. Më kujtohet koha e kazanit kur derdhej grosha nga garuzhdja e një shoku ynë bërtiste nga inati se i dukej se merrte gjithnjë racionin më të vogël.

Mirëpo, sot u pa shumë qartë që Pakti nuk po shitet e nuk po e blen njeri. Dhe shqetësimi ndjehet gjithkund në shtresat e parisë. Por janë të paktën gjashtë shenja që ky Pakti i 1 Prillit ka ardhur me një kosto të lartë, shumë të lartë për parinë e Tiranës, sepse këtyre fundërrinave politike iu ka dalë fare boja. Dhe të gjitha u panë sot në llapaqenërinë mediatike e në striptizën politike të Tiranës.

Interpretimi i pozicioneve të të huajve

Pakti u pranua nga të gjithë të huajt. Vollfarth, ambasadori që ka pirë me shumë kenaqësi aq birrë Korce sa nuk mban mend, e nuk i nxjerr sekretet, “unter keinen Umständen” tha se ajo që ndodhi ishte njëlloj sikur të nxirrej lojtari nga fusha të hynte një lojtar tjetër. Maartens, kryetari i një Partie Internacionale, dikur demokristiane, sot Popullore Europiane, doli hapur me Saliun. Këtu me siguri që ka bërë ndërhyrjen e vet i Bekuari Apostolik Fahr-el-Din Balliu me Institutin De Gasperi që e ka qëndrën në Fermën e Belshit. Mandej doli Ambasadori Ëithers që u keqinterpretua qëllimisht në shtyp sepse pati rezerva ndaj Paktit. Edhe pse e ndjen se Rama do të bëhet dicka, por se cka, ende nuk dihet, Ëithers e tha më me shumë diplomaci se kjo që ndodhi nuk është e pranueshme, por kjo është loja në Tiranë dhe është e pranueshme në Tiranë. Edhe z. Moore tha se këta janë të njëjtët njerëz që ka takuar katër muaj e ca më parë por që tani flasin krejt ndryshe dhe që shpreson se do të respektohet procesi.

Kjo cudi e tij është e kuptueshme sepse në Tiranë, sy më sy ‘të bardhës’ t’i thonë ‘e zezë’ dhe ‘të zezës’ t’i thonë  ‘e bardhë.’ Këta nuk dallojnë partitë jo më të dallojnë ngjyrat.  Lëre më kur duhet të përkthesh nga anglishtja në shqipen bashkëkohore. Por parimi është, “hajt ma, këta jemi, kështu i do drutë ky popull.” Rrejnë hapur edhe pse anglishtja është gjuhë e huaj e dytë në shtetin shqiptar. Por shumë vetë e kuptuan se arsyeja pse Saliu propozoi kinezcen si gjuhe të dytë, dhe këta të tjerët nuk e kundërshtuan, është thjesht sepse paria don që shqiptarët të harrojnë anglishten sepse anglisht flasin të gjithë këta që merren me ne.  Po të mesojnë shqiptarët kinezce, nuk do të dinë se cka tha ky e ai zyrtar i huaj dhe kështu shpëton paria.

Sigurimi si Garanci Fitimi

Më në fund, u pa se pakti ka pasur pasoja të rënda mendore në bazën socialiste, ku militantët e urrejnë Ilir Metën, Mafian e Skraparit, oficerët e gardistët e kompanisë automatikase të Xha Sulo Gradecit dhe nuk ja falin Ilirit ditën e 21 Janarit. Ata nuk i besojnë më as Edit, as Ilirit, as Gramozit, as dreqit e të birit. Tronditja në bazë ishte ndjerë keq shumë dhe nuk duket se është shuar shija e keqe.K jo u pa sepse sot doli në një nga pacavuret e PS-së, e pikërisht në fletushkën DITA një nga kuadrot me përspektivë të asaj kohe që lamë prapa, i projektuar për një pozicion kyc në moshën e mesme,  dhe mirë bëmë që i lamë mbrapa këta se ngordhëm aksioneve e duke zbuluar armiqtë e brendshëm e të jashtëm, “zbuluesi me përvojë e me perspektivë në lëmin ndërkombëtar” Luan Pobrati. Kam ca dyshime që ky i di ca takime të mijat me të huajt dhe uroj që të mos t’i ketë raportuar, por hajt më. Asokohe të huajt ky i kishte armiq, tani i ka miq kështu që tani jemi përkohësisht në të njëjtën anë të barrikadës. Shkrimi ishte i pjekur, e lexova dhe e nenvizova. por ka shume gjera brenda qe duhen kuptuar si duhet.

Gjithsesi, ky i lavdëroi deri në maksimumin e mundshëm Edi Ramën dhe Ilir Metën, dhe u dha bekimin e vet individual por edhe të ca të tjerëve sepse dihet që në luftë duhet të sillemi “si nje trup i vetëm’. Për ata që kanë harruar kohët e vjetra, anëtarët e partisë, militantët, oficerët, nënoficerët, kuadrot dhe bashkëpunëtorët mendonin si bleta. Dhe z. Pobrati flet në emër të një grupi që hoqi keq, por nuk e ka tradhëtuar partinë dhe shefin e vet që sot është kryetar i Asamblesë së PS-së. Ja edhe garancia e fitores për bazën e Partisë nga një qytetar modest dhe i thjeshtë që ka për zemër vetëm interesat e partisë dhe të bazës socialiste

“Do të mendoja dhe doja që Ilir Meta dhe Edi Rama të kenë nxjerrë mësime nga e kaluara dhe eksperienca negative e marrëdhënieve midis tyre, të mos përsëritej. Nga gabimet e së shkuarës, vetëm histori të pakëndshme mund të priten. Në qoftë se lidershipët e të dy partive, ditën të tejkalojnë me maturi çështjet midis tyre, të tolerojnë njëri tjetrin dhe të tregojnë se dinë të bashkëpunojnë e shikojnë përpara, problemet do të tejkalohen dhe efektet do të duken qartësisht, përmes progresit ekonomik dhe institucional të vendit. Është kjo e dyta, çka unë uroj të ndodhë më shpejtë dhe jam i bindur se për sa them, nuk është vetëm dëshira ime, por e një elektorati të gjerë,të majtë progresistë e  socialistë, fuqi që gjeneron energji, dëshirë e mijëra njerëzve të thjeshtë.”

Më e bukura është që ky flet me gjuhën e Fatos Nanos dhe iu tërheq vërejtjen atyre që e lexojnë gazetën ose ngulen të shohin Bashkim Hoxhën para se të pinë kafenë e mëngjezit. Jam i bindur se Gazeta DITA është gazeta më e shitur sot. Të gjithë ata që kishin dyshime, do ta vënë në tavolinë dhe do t’I thonë njëri tjetrit “e pe?” Dhe përgjigja do të jetë, “Po, po. e pashë.’ “Ca do marrësh sot se mora pensionin dje? “Po ja një kafe të dytë se ende nuk më ka sjellë djali gjë nga Italia.’ Jo jo, sot do ta jap unë kafenë se tani e dimë që u bashkuam edhe një herë. Sepse Gramozi është qafa e Partisë, por partia e vërtetë është Sigurimi. Dhe kur flet Luan Pobrati dëgjon i gjithë fshati. Ose ndoshta duket ashtu, sepse loja luhet me rregulla, por edhe rregullat janë bërë për t’u thyer. Por është thyer buka dhe këta nuk ia kanë më bësen as këtij e as atij. Kështu që kjo dalje kaq e hapur tregon se Pakti nuk po shitet në bazën socialiste.

Pushtllëk, Maskarallëk, Deputetllëk

Sherri duhet të bëhej i besueshëm dhe prandaj u ngrit ai deputeti i kobures plastike nga Peqini dhe e shau nga motra atë deputetin tjetër këngëtar të papushuar nga Librazhdi, dhe i tha ‘hajde të dalim jashtë”. Doli ai deputeti tjetër që i ka do kobure joplastike me vete e në farefis dhe i tha “hajde, mor ti, del jashtë me mue.” Asnjëri nuk doli jashtë por të gjithë e kryen detyrën e ngarkuar. Ashtu iu thanë të bënin shefat dhe tani është mbushur i gjithë shtypi e televizoni me këtë përplasje që tregon se PS e PD janë në luftë e gati në gjak. Eh, sonte ndoshta nuk hanë darkë bashkë, por deri muajin tjetër, me siguri do të gjendet ndonjë sekser që ti pajtojë sepse “lëre o burrë se nuk u bë qameti, hajt ta blej një verë spanjolle, e mos caj trapin se tanët jemi.” Detyra u krye dhe nderi i partisë dhe i shefit respektiv u ruajt. Por kjo ishte loja!  Se të dielën humbet Peqini apo fiton Peqini, dihet se tre burra me emër ka qitë Peqini, Mustafa Gjinishin politikan, Hekrin babaxhan, dhe Dashin bambam, por burrë si ky që të vret me kobure plastike nuk ka nxjerrë as Pekini

Llapaqenëria Mediatike: Zagarë dhe Gazetarë

Nga ana tjetër, gazetarët në Tiranë i ka zënë halli. Me që Muci Puci nuk ka thënë gjë sot, nuk do ja zë në gojë emrin. Por kanë dalë ca të tjerë si Henry Tchili dhe Skender Minxhozi që lajnë borxhet e vjetra e thonë se këta i bashkoi Berisha, se kështu ikën e keqja, se fajin e pati Fatos Nano që i futi në sherr dy vëllezërit, pardon, tre vëllezërit, përfshi këtu edhe Salën dhe njerëzve u është bërë mendja corbë. Shyqyr që u bënë bashkë se edhe pa drita, pa bukë e pa ujë rrijmë.

Problemi i Leshit në Kukuvend

Këtë problem e kam shpjeguar në këtë shkrimin këtu më lart. Por për Jozefinën si njeri gjithnjë kam pasur e kam respekt maksimal edhe pse si politikane lë shumë për të dëshëruar. Nuk do të merrem me pallatin, me tokat në Rrjoll, me hidrocentralet, me këtë e me atë, por më vjen keq që ai Burri-Shefi e ka vënë përballë këtyre hienave. Por me keqardhje them se nuk i takon Jozefinës me u marrë me leshin e me opozitën sepse ajo batutë që tha, nuk mundet kurrë me dalë nga goja e saj. Ka dalë nga telefoni e SMS, por hajt ma, janë rreziqet e zanatit.

Heshtja e Prijatarëve

Prijatarët mendojnë se ja hodhën edhe këtë herë. Njëri vuri Gramoz Rucin që të dalë e të flaës me autoritet se si u vodh ligjshmëria dhe se si humbi besimi i institucionit të zgjedhjeve. Aman, o Zot, o Perëndi, kush po flet. Del mandej informatori i tij Alfons Ballshi, pardon, Astrit Pajtoni, dhe i thotë ish shefit të madh, sill emrat more burrë se merremi vesh. Po nuk  thotë tamam kështu. Ai thotë me zë bubullues e kavajas: “keni 48 orë të sillni emrat, ne jemi gati dhe i miratojmë.” Edi qan hallin e ligjshmërisë. Po cka dinë Saliu dhe Edi cka është ligjshmëria more aman. Hajt ma, të dy palët luajnë teatër, komedi.

Përfundim

Shkurt e përmbledhtas, këta, vëlla, janë nisur të na e fusin keq. Po rrahen keq në publik, po shahen, bëjnë shenja se do ta presin njëri-tjetrin në fyt, merren me poezi për leshin, edhe pse me e bukura është se i shkruajnë ata që nuk kanë asnjë xhufkë a qime në kokë si Ilir Bejtja, që në u kujtoftë do të kujtohet se ka ngelur pa u fejuar sepse i ka kërkuar të puthurat ku nuk duhet, dhe në fund duan t’ia arrijnë qëllimit që të polarizojnë shqiptarët.

Mirëpo duket se kësaj here njerëzit e kanë kuptuar se këta kopilat e mencur të politikës nuk e kanë seriozisht. Prandaj nesër e pasnesër pritet zbritja në fushë e prijatarëve dhe po nuk fuksionoi ajo zgjidhje, atëherë vjen vala e katundarëve. Në mos funksionoftë gjë tjetër, kemi Fevzon. E shpik një skandal ai brenda natës dhe harron ky popull që nuk mban mend cka ka hangër dje e jo se kush ia ka me hile. Sepse Pakti është shpëtimi i parisë dhe nuk mund të prishet e të shkelet.  Pakti është shumë i hekurt, e lere kush hedh vickla, janë kot. Pazari është i qartë… këta dojnë pushtetin e të vjedhin ga thesari në shtet e ai do të mbrojë familjen e djalin e vet.

Por ja që ky Pakti nuk po gëlltitet nga askush, edhe sikur ta shtyjë Luan Pobrati me shpatën e partisë, sic mund të thotë edhe Muci Puci, shpata ende pret koka, por nuk e justifikon paktin e 1 prillit të parisë.