Home » DEKLARATA ME U MBAJTE MEND » ZBARDHEN BATUTAT NË PARLAMENT MES TOPALLIT-KLOSIT DHE BALLËS

ZBARDHEN BATUTAT NË PARLAMENT MES TOPALLIT-KLOSIT DHE BALLËS

Klosi: Edhe 65 dite, 21 orë, 43 minuta, kanë ngelur që qytetarët shqiptarë të vuajnë nga i njëjti stres

Topalli: Prandaj kjajnë këta

Klosi: Edhe 65 ditë, 21 minuta, 5 sekonda kanë ikur që qytetarët shqiptarë të shpëtojnë nga hilet e Sali Berishës

Topalli: Edhe shkoni për lesh edhe ju…

Klosi: Çfarë tha mo?

Jozefina Topalli- Taulant Balla

Balla: Ju personalisht jeni njeriu që mbani patentën më negative për mënyrën sesi drejtohet parlamenti, në Evropë. Ju së bashku me kryeministrin tuaj mbani patentën më negative të sjelljes së një mazhorance përkundrejt institucioneve të pavarura.

Topalli: E kanë filluar para këta për të reklamuar humbjen e zgjedhjeve. Lëri të tjerat…

Balla: Harroje se mund të më presësh fjalën mua.

Topalli: Ju jeni tu kjajt humbjen e zgjedhjeve more zotëri…

Balla: Ne do ti fitojmë zgjedhjet sepse shqiptarët janë lodhur nga kjo mazhorancë që e ka ndërtuar rrugën e vet me 4 patenta që nuk kanë të bëjnë me Evropën. Me patentën e korrupsionit, të vjedhjeve, të vrasjeve…

Topalli: Ore ti ke thënë që jep dorëheqjen se nuk ke tokë, na shpjego tani se pse s’jep dorëheqjen se doli toka, tani…

Balla: Ti moj zonjë, nënkryetarja e një partie të një kryeministri që ka vrarë…

Topalli: Ore LSI e keni ju apo kush e ka? Bllokun e keni ju apo kush e ka..

Balla: Ti moj zonjë, ke ngrënë dhe ti moj zonjë nga ai bllok, se ke marrë dhe ti nja 2 koncensione bashke me kompaninë Curri…

Topalli: Hajt na i kallo, hajt ta marrsha na i kallo se po më pëlqeka shumë kjo histori…

Balla: I ke marrë nja dy hidrocentrale

Topalli: Vetëm dy?? (Qesh)

Balla: A ke marrë më shumë?

Topalli: Pa mi numëro një cikë more djalë….

Balla: I ke marrë shpirtin dhe Radio Shkodrës me atë pallatin që ke bërë aty përballë

Topalli: Pa ma kallxo pallatin, yyyy qenka interesant shumë. Po mor Taulant tani më kallxo për patentën

Balla: Ti zonjë ke dhe një patentë tjetër evropiane që nuk e ka asnjë kryetar parlamenti në Evropë, që të ketë shpenzuar për fluturime jashtë shtetit 735 mijë euro

Topalli: Tani Taulant me të than të drejtën nuk të kam marr me vete kurrkund ku kam shkue dhe më je lut, me ke çuar mesazhe, aman moj më merr me vete, në vizitat që ti ban duke takuar kryetarët e parlamenteve, kryeministra. Veçse më je lut duke kja, pas dere më rri, nuk të marr me vete as mandatin e ardhshëm, nuk të marr kurrkund me vete.

One thought on “ZBARDHEN BATUTAT NË PARLAMENT MES TOPALLIT-KLOSIT DHE BALLËS

  1. Shkodra deri tesh ka nxjerre dy Zina, kyt te sotmen qe na knaqi me bejte e ate te vjetren qe na pat knaqe…po me bejte.

Comments are closed.