Home » INTERVISTA » INTERVISTE ME GAZETEN SHEKULLI, 04.17.2013

INTERVISTE ME GAZETEN SHEKULLI, 04.17.2013

(Dhene gazetarit Plarent Shehu)

Si i gjykoni deklaratat e fundit te perfaqsuesve amerikane ne Tirane per zgjedhjet ne Shqiperi?

Deklaratat e përfaqësuesve të SHBA janë një shprehje e qartë e shqetësimit për stabilitetin dhe demokracinë në një shtet aleat në pozicion strategjik, aq sa mund te konsiderohet shteti shqiptar aleat dhe strategjik.

Me ndërhyrjen ne KQZ, nga kryeministri Berisha dhe shkarkimin e nje anetari te saj me justifikimin se ishte propozuar nga LSI-ja, rrezikon Shqiperia marredhenjet me SHBA-ne?

Shteti shqiptar nuk i rrezikon marredheniet me SHBA sepse ndodhin keto pislleqe të vogla në Tiranë. Ka një linjë shtetërore që rregullohet me marrëveshje e me dokumente të tjera e mbikqyrje që nuk influencohen dhe aq shumë nga politika e ditës. Ka institucione që kanë linjë direkte me partnerët e tyre jashtë shtetit shqiptar. Paria ka shumë influencë por nuk është vendimtare në këto punë.

Por janë këto problemet tona politike të brendshme që bëhen shumë shqetësuese për stabilitetin e vendit dhe që shqetësojnë edhe SHBA. Klanet e parisë së Tiranës, nuk kane cfarë të humbin, janë krejt të pafytyrë, nuk e respektojnë as shtetin e as popullin, dhe te gjithe e dinë mirë se kush janë ata. Të gjithë i njohin si persona të pabesë, si politikanë të nivelit të ulët, si njerëz të lidhur me krimin dhe si mafiozë të paskrupullt. Perpjekja e SHBA duket se është që të minimizojë efektet e sjelljes se tyre negative, në mënyrë që te mos jene edhe me te demshme se sa mund të jenë. Sepse këta sillen kështu vetëm kur iu rrezikohet posti. Kur janë në poste janë shërbëtorë shumë të bindur sepse luajnë një lojë të dyfishtë, edhe shërbejnë edhe vjedhin për vete.

Mendoj se ju dhe te tjeret duhet ta keni pare nga ËIkileaks se nuk ushqen kush ndonje iluzion as edhe për njerin ne politiken e Tiranës. Fatkeqësisht, bindja është se këta që janë në politikë, nuk do te veprojne me ndershmeri apo ne interes te shtetit e te shqiptareve. Keta politikane kane nje te shkuar dhe ajo eshte e zeze si bloza. Keta kane nje te tashme dhe ajo eshte e zezë si bloza. Si do te jete e ardhmja? E zezë si bloza.

A mendoni se qeveria dhe Berisha do te bejne zgjedhje te lira e te ndershme me 23 qershor?

Po nuk eshte Berisha qe i ben zgjedhjet, keta jane te gjithe bashke dhe zgjedhjet I bejne bashke Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Keta bene nje pakt me 1 prill, kanë harxhuar nje vit duke i kopsitur punet… tashti kane vendosur që ta zbatojne e ta shpallin. Mirëpo u gjetën tërësisht të papërgatitur nga reaksioni popullor dhe tani iu duhet që të justifikojne sjelljen e tyre para shqiptareve. Këtyre iu intereson që të duket se e kane sherrin mediatik me te vertete. Por ky eshte thjesht teater politik. Keta jane te gjithe ne tave bashke dhe do te bejne gjithcka qe te zbatojne marreveshjen qe kane bërë Edi Rama dhe Ilir Meta. Këtu ka dorë edhe Sali Berisha që ishte kumbari sepse asgjë nuk u bë pa miratimin e tij. Problemi është se do iu ike loja nga duart. Ne nje vend ku nuk ka ekonomi e vlera, shteti eshte ekonomia. Nje pale mbështetës e klientë jane te uritur, nje pale të tjerë u mbajten me therrime dhe janë edhe më të uritur. Keshtu qe sherri varet nga faktore qe nuk jane teresisht nen kontrollin e tyre.

Ish ambasadori John L. Ëithers II, jo me larg se dje per nje te perditshme shqiptare iu ka bere thirrje shqiptareve haptazi qe të votojnë kundër Berishes, shprehimisht, “Më 23 qershor votoni kundër Berishës, kundër rikthimit në komunizëm”. A jemi ne komunizem vertet? Eshte etike deklarata e tij, apo ky eshte nje mesazh dhe i SHBA-se?

Ambasadori Ëithers është në pension dhe besoj se flet si individ por ai i njeh mire te gjithe keta persona. Do të thoja se deklarata e tij duhet interpretuar pak me ndryshe. Pakti i parise i 1 Prillit 2013 dhe sjellja e te gjithe paleve tregojne se tashme jemi ne nje sistem fashist qe shitet si demokraci. Jemi ne nje fashizem demokratik sepse paria i ka vjedhur zgjedhjet pa filluar. Keta e kane bere ligjin si iu ka sherbyer me mire, i kane mbushur listat si kane pasur deshire, kane caktuar ke kane dashur vete, dhe tani I lene njerezit te bejne zgjedhjet. Mandej do t’i mbushin kutite dhe i ndajne punet si iu intereson atyre. Deklarata e tij eshte shume e sakte. Por me komunizem duhet kuptuar nje diktature fashiste e parisë sunduese, që është paria e sistemit të vjetër, e veshur si demokraci. Mesazhet e SHBA i percjell Ambasadori Arvizu, Zv. Ambasadori dhe zyrtaret e tjere. Por nuk ka dyshim se Ambasadori Ëithers e din se cila eshte e mira e SHBA dhe cka pret e desheron SHBA qe te ndodhe ne shtetin shqiptar.

Si e gjykoni kthimin e Eduard Selamit ne PD, pas vitesh ne Amerike dhe nje sih kundershtar i Sali Berishes?

Me vjen keq per të. Ne politike, sidomos kur je pjesë e një populli që është në një pikë kritike e në udhëkryq sic janë shqiptarët, njeriu duhet te kete vlera, bindje e parime dhe marrjen me politike duhet ta shohe si sacrifice qe ben sepse politikanet e vendeve te vogla jane humbes pa filluar lojen. Politika ne rastin tonë, pra, nuk bëhet për të fituar bukën e gojës por për të fituar respektin e njerëzve. Politikani që mendon me fitue bukën me politikën, mbaron i urryer sepse ecën me një fature në kurriz dhe është për shitje dhe lehtësisht i përdorueshëm. Një politikan që mendon se do të vdesë e që dikush duhet të vijë e ta respektojë a ta përmendë për mirë, nuk ke se cka i bën. Unë mund të ngordh për bukë, por nderin tim në jetën publike nuk kam pse e shes. Të gjithë jemi të vuajtur në mërgim, unë kam larë dyshemetë e restauranteve, por të vërtetën nuk kemi pse ta tjetërsojmë për një kafshatë buke apo një post në shërbim të një bande kriminale.  Ky e shiti veten e nderin dhe tani do të bëjë hyzmeqarin e gjirizit të PD-së. Po si ky edhe të tjerët nuk dalin dot nga lëkura e tyre dhe do të vdesin në shërbim të gjithkujt përvecse të popullit të vet.

Z. Rama perse nuk vini ne Shqiperi te kontribuoni per demokratizimin e vendit, si ne politike dhe ne jeten akademike?

E para, kush tha që nuk vij në shtetin shqiptar? Unë kaloj dy-tre muaj në vit në shtetin shqiptar me gjithë familjen dhe vij të paktën dy herë në vit. E dyta, në kam punuar e punoj sa mundem për të bërë detyrën time qytetare. Kam botuar të parën reviste anglisht për shqiptarët në SHBA në vitet kritike 1996-1997. Kam botuar artikuj e intervista rregullisht. Kam botuar dy libra me analiza e studime për shqiptarët, më 2006 dhe më 2012 dhe po botoj një të tretë këtë muaj që vjen. Dhe unë i kam ruajtur të njëjta bindje që kam pasur në kohët kritike të vitit 1990. Mendoj se do të hap një gazetë online shqiptare me disa kolege të mi nga 1 maji 2013. Kam ofruar ndihmen time për të hapur një kateder te shkencave poltiike ne Shkoder, në Universitetin Luigj Gurakuqi, me shpenzimet e mia dhe me njohjet e mia, dhe jam ofruar te jap mesim falas atje. Më e bukura është se jam refuzuar nga rektori i atij universiteti, nga të dy rektorët e atij universiteti dy herë për këtë ofertë timen. Jam ofruar te jap mesim ne Universitetin e Tiranes pa para, dhe gjate veres, dhe jam refuzuar. Koha ime eshte shume e shtrenjte, dhe ne nje vend ku nuk te duan, nuk ke si jep kontribute. Por libri ka shkuar në botimin e tretë, gjë që tregon se ka shumë interes.

Ne lidhje me jeten politike, une kam nje vend ne historine e ketij shteti qe nuk ma ze dot njeri, edhe pse për shumë vite kam qënë i cenzuruar haptazi e pa pikë turpi. Nga ana e ime, kam qënë shumë i vetëdijshëm për cka kam kontribuar dhe jam munduar me aq sa kam mundur qe te mos e perlyej emrin tim dhe kontributin tim me ndyresite e politikes shqiptare. Unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim qysh në vitin 1990, dhe gjithnjë kam thënë të vërtetën. Me e thane te verteten eshte kontributi me i madh që mund të japësh në këto kohë të mashtrimit. Po u desh ndonjë kontribut tjetër, une jam nga ata qe nuk i druhen asgjeje e askujt. Ata qe me njohin e dine se i kam dashur librat, por e kam njohur edhe rrugen e veshtire te perplasjes se pameshirshme ne te gjithe nivelet dhe me të gjithë mënyrat. Por, thjesht, unë nuk kam deshire te merrem me politikë në shtetin shqiptar. Unë i njoh kufizimet e mia si aktivist, nuk kam ambicje, politika nuk më jep kënaqësi, në fakt më trazon shumë, dhe dua vetëm të them të vërtetën. Këtë më duket se e bëj mirë. Këtë dua të bëj sa më mirë që mundem sepse me thanë të vërtetën është shërbimi më i madh publik që mund të ofrojë një qytetar me kurajo civile.

A duhet qe shqiptaret e diaspores te kthehen te ndihmojne vendin per tu demokratizuar?

Po. E para, ne nuk jemi diaspora. Ne jemi të mërguar politikë dhe të tjerët janë të mërguar ekonomikë. Por ne kemi ikur për bindjet tona dhe po të na kapnin këta do të na nisnin në botën tjetër… e jo se nuk janë përpjekur. Ai që ka lindur në SHBA është diasporë, ne jemi të dëbuar, jemi mërgimtarë të detyruar. E dyta, unë e shumë të tjerë si unë, jemi në lojën politike e jemi aktive, por jemi shumë të censuruar. Se nuk bëhet lufta vetëm duke u rreshtuar mbas njërit e tjetrit por edhe me argumente e dije dhe në Tiranë përhapet shumë mashtrim e pak e vërtetë. Kaq keq është gjendja sa lufta bëhet me mbrritë njerëzit e ndershëm, ata që e dinë se i ka mbërthyer e keqja por nuk dinë se cka me ba. Vetëm kur njerëzit ta kuptojnë të vërtetën dhe të sillen ashtu si duhet, si atdhetarë e patriotë, të vendosin se do ta luftojnë të keqen, atëherë do të fillojë të ndryshojë gjendja dhe atëherë do të mund të kontribuojmë edhe ne ashtu si duhet e si i kemi mundësitë.

E treta, demokracia ka rregulla, dhe mërgimtarët i njohin ligjet dhe i respektojnë. Por shteti shqiptar është kamp përqëndrimi, është një sistem më fashist se ai i Hitlerit në të cilin sundojnë klanet katundare që respektojnë vetëm lekun e fitimin. Pra, kush dëshëron të kthehet ne nje kenete ku ka vetem hiena, gjarperinj, krim e poshtersi? Ata që kanë dështuar do të kthehen dhe do të adaptohen sepse nuk kanë ku ikin tjetër. Ata iu bashkohen strukturave shoqërore të parisë. Por pse duhet të kthehen e të bëhen pjesë e lojës ata qe kane arritur te behen dikushi ne vendet ku jetojne? Pse duhet të kthehen e te merren me këtë llum qe nuk barazohet as me ndyresirat e me llumin e shoqerise ne vendet ku jetojne?

E sa për mërgimtarët e vërtetë politikë, ne po flasim e do të flasim. Por kur nuk të dëgjon njeri, atehere pse duhet te vijmë? Qe te shkojme per dhjame qeni dhe te humbim familjet, pasurinë, dhe nderin? Kur te cohen ne proteste njerezit e ndershem, sado pak që të jenë, të gjithë ne, por edhe diaspora do te jetë me ta. Ne kete mizerje terri informative e propaganda te shfrenuar mashtrimi e manipulimi nuk ka shans qe te mbrrish njerezit e ndershem. E ndryshimin duhet ta bejne ata, ne dhe diaspora do te duhet që të ndihmojme dhe do te bejme te pamunduren, por e keqja eshte ketu, midis jush. Doktori te ndihmon te luftosh kancerin. Por po vendose te pish duhan nuk ka mjek qe te ndihmon te sherohesh. Gjithkush duhet të luftojë të keqen dhe ne të gjithë kemi qënë e jemi me ju. Se njeriut i vdes nëna por nuk i vdes Atdheu, e ky është Atdheu i jonë e jo vetëm i këtyre maskarenjve.

Kush mendoni se do te fitoje keto zgjedhje me 23 qershor?

Humbesi i madh eshte populli shqiptar. Fituese do te jete paria e Tiranes dhe bota kriminale. Keta do te sundojne edhe pak kohe. Por kriza e ketij sistemi është e pashmangshme. Këto zgjedhje janë si qetësia para furtunës e ciklonit. Në këtë vend ka dy zgjidhje e nuk ka rrugë të tjera. Ose do të triumfojnë banditët, hajnat e kriminelët dhe ky shtet do të bëhet Sodoma e Gomorra moderne, ose do të triumfojnë njerëzit e mirë që do të luftojnë të keqen dhe do të ndërtojnë një shoqëri normale. Por, armiku të gjithëve, paradoksalisht edhe armiku i vetvetes është paria e Tiranës, sepse këta janë të uritur dhe po hanë aq shumë sa do të plasin. Fitorja e parisë në këto zgjedhje, është edhe fillimi i fundit të vërtetë për të sepse nuk ka më as burime financiare, as mbështetje morale, as shpresë në popull, as aleanca të huaja por është vetëm kundër të gjithëve. Këta kanë dalë më fytyrën e tyre të vërtetë dhe ajo është e frikshme.

Nese Sali Berisha do te humbase zgjedhjet do te percahet PD-ja, apo do te marre fryme. A duhet te largohet nese humbet?

Ku do të shkoje ky zotni qyqari dhe ata qyqarët e banditët e tjerë në PD, PS, e në të gjithë partitë e tjera? Sali Berisha dhe gjithe te tjeret, qe nuk marrin dot viza, bashkë me 400000 hajdutet e Ali Babait te rreshtuara ne partite e parise se Tiranes nuk kane ku ikin sepse e dinë se herët a vonë do të vijë dita e gjykimit dhe ajo do të vijë se s’bën. E vetmja menyre qe ata të mbijetojne eshte qe te pine gjakun e shqiptareve dhe ti mbajnë të skllavëruar në një kamp përqëndrimi bashkëkohor si shteti shqiptar. Keta jane ushunjza dhe gjarperinj dhe dihet se cfare iu duhet bere ushunjzave dhe gjarperinjve. Prandaj, në mungesë të alternativave, duhet të hidhet vota e protestës, vota e bardhë. Qytetarët duhet t’iu bien vizë këtyre dhe të mendojnë për një organizim të ri për një fillim të ri e ndryshe. Njerëzit nuk duhet të bien në kurthin e parisë. Arma e vetme që kanë është vota dhe të gjithë duhet të respektojnë votën e tyre sepse është e shtrenjtë.  Por si humbën, si fituan, këta këtu do t’i kemi. Edhe kur të ikin këta do të kemi bandat e tyre, kartelet e trustet kriminale që këta i kanë ndërtuar dhe i mbajnë gjallë. Këta nuk ikin ndryshe përvecse me sherr, dhe përplasja është në prag të derës, është vetëm ceshtje kohe por është e pashmangshme.

4 thoughts on “INTERVISTE ME GAZETEN SHEKULLI, 04.17.2013

  1. Pyetjet shume te dobeta per nje kaliber te nivelit tend Shinasi. Megjithate e lumte goja dhe pena.

  2. Bravo, bravo bravo, te LUMTE Shenasi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Nje pergjigje qe si shton dot as edhe nje germe. Me kenaqe se do kisha then te njejtat gjera por jo me stilin dhe bukurin e fjales tende! Te lumte!!!

  3. Zoteri, Rama! E lexova intervisten tuaj, sikunder kam ndjekur edhe shkrime te tjera, thuajse te perditshme ne shtypin shqiptar. E njoh karieren tuaj politike ( te paket), por edhe akademike, Fillimisht me ngjanit teper interesant sepse kishin të tillë burimin e polemikes suaj. Pjesmarres i rëndësishëm i Levizjes se Dhjetorit, shperfillës i politikes neokomuniste te Berishes, por edhe nje kulture politike te re te fituar ne SHBA, ju beheshit vetiu i lexueshëm. Por dalngadale, ju po beheni i papranueshem. Nese mendoni vertete se te gjithe drejtuesit e sotem të politikës shqiptare jane ca katundarë që punojne per të keqen e Shqipërisë, atehere, zotëri, bujrum dhe nisni ju nje aksion politik amerikano-europian per ta nxjerr vendin nga ky qerthull fashistezimi, siç e quani ju. Eshte fare e lehte te shkruani artikuj nga SHBA, po aq e lehte të mprehni shpatën sa majtas-djathtas, por aksioni juaj gazetaresk nuk mjafton. Shqiperia është kjo që është dhe askush nuk mund ta klonojë popullin e saj. Eshte intelektual i mirë dhe patriot ai që hyn ne vorbullen e osmanizmit politik shqiptar dhe perpiqet të ndertojë nje cope Europe ketu..Tashme kam mendimin se ju punoni per hakmarrje dhe jo ne interes te mirëkuptimit shqiptar. Po të ishit ne Shqiperi, më 23 qershor ju do te votonit dhe vota juaj do te drejtohej diku. Per ate drejtim duhet te flisni, duhet ta perkrahni, duhet te nxisni, duhet te punoni. Derisa të arrini edhe ringritjen e vetvetes.Rruga shqiptare e kulturimit politik do te jetë e gjate për shkak të rrethanave historike. Por jeta vazhdon, ne vdesim e lindim dhe secili duhet të vendos një gur ne kete demokraci hibride, – siç e percaktojne, – per ta bere të pranueshme. Silluni më qytetarisht..Ju admiroj per konfliktin, ju dënoj për qëndrimin..

    • Z. Qilleri, flmn qe i keni lexuar shkrimet. intelektual i mire dhe patriot eshte edhe ai qe thote te verteten. Besoj se ndajme te njejtin qellim: permiresimin e gjendjes se shqiptareve. Ajo qe duhet eshte kombetarizmi sepse kemi shume shtresa e influenca historike negative, qe nga romaket, bizantinet, osmanet, ruset etj. e prandaj duhet nje zgjidhje e tille. Ne lidhje me aktivizimin ne politiken aktive jeni poet i mire, dhe si artist e dini se ne nje drame ka nje qe shkruan, disa qe interpretojne e shume qe shohin. une kaq mund te bej, kaq po bej. ndoshta nuk eshte shume por kaq i kam mundesite. Dhe si njerez, duhet ter jetojme me kufizimet qe kemi.

Comments are closed.