MBI KANIBALIZMIN POLITIK: EKLEKTIZMI DHE BANDITIZMI NË POLITIKËN E TIRANËS

Edhe në këto zgjedhje po shihet se politika shqiptare nuk del dot nga klishetë e njohura të politikëbërjes, të praktikuara rregullisht prej saj në të shkuarën. Sic tha edhe Sali Berisha, “Sot, spektri ynë politik është i bashkuar në parimësinë më të madhe në historinë e Shqipërisë…”[1] Se si i ka dalë, ndoshta në mënyrë subkoshiente, në mes të fushatës një pohim i tillë shumë domethënës në lidhje me unitetin e parisë, është tjetër gjë. Por kjo është e vërteta. Paria janë bashkë dhe sillen me të njëjtën mendësi.

Po cili është parimi kryesor i sjelljes së parisë për të cilën flet Sali Berisha? Parimi kryesor i sjelljes së parisë është arrivizmi i paskrupullt dhe pasurimi me cdo kusht e me cdo mjet. Mirëpo në mes është sistemi demokratik dhe parisë i duhet legjitimiteti. Ajo duhet të tregojë se populli e mbështet dhe e pranon gjendjen kështu si është. Si vrasësit, asaj i duhet që viktima t’I kërkojë ndjesë dhe ta shohë në sy. Për këtë, kur vjen periudha e zgjedhjeve, paria bën gjithcka mundet për të fituar këtë legjitimitet dhe për të mobilizuar elektoratin e votuesit e për t’i rreshtuar në njërën nga anët e saj.

Dy metodat kryesore të mobilizimit nga ana e parisë së Tiranës janë populizmi dhe banditizmi. Të dyja janë të mbështetura në një eklektizëm banal ideologjik. Ajo që mungon është ideologjia e duhur shtet-formuese, kombëtarizmi dhe struktura partiake që ta bartë këtë ideologji. Me përdorë një shembull ilustrativ, ajo që po ndodh me demokracinë shqiptare mund të krahasohet me një dasëm tradicionale që ka shkuar keq.  Ama, kjo është një dasëm, në të cilën orkestra dhe kuzhinieri nuk e njohin muzikën dhe kuzhinën, janë të dehur dhe duan të mbledhin paratë e të ftuarve.  Por për shqiptarët, të zotët e shtëpisë, duhet të kërcehet e të vallëzohet sepse kështu e don zakoni, duhet të ruhet fytyra ndaj miqve, dhe bëjmë dasëm sepse duhet të bëjmë dasëm. Edhe ne bëjmë zgjedhje sepse nuk kemi orkestër tjetër por kur të vijë monenti që të mund të thuhet e vërteta, një zot e di se ku do të përfundojnë edhe këta pjestarët e parisë.

Eklektizmi Ideologjik

Eklektizmi ideologjik është një mënyrë të gjykuari mbi botën që mbështetet në përvojën dhe në kuptimin e ngushtë e pragmatic që individi ka për botën që e rrethon. Sa i lind një problem, duhet me e zgjidhë. Pra, njerëzit nuk kanë një bosht të qartë ideologjik dhe marrin koncepte, zgjidhje, e mënyra të funksionuari që iu duken më të përshtatshme dhe që funksionojnë në planin afatshkurtër. Nëse ke uri e nuk ke tjetër, han edhe derrin, edhe bretkocën, edhe lepurin, edhe qenin.  Parimet si ai që “mos ha bretkosa” nuk të mbajnë gjallë kur je në batak. Ajo që të mban gjallë është mendja e hapur dhe kthjelltësia se duhet  mbijetuar. E prandaj bretkosa bëhet e pranueshme.

Mirëpo, në politikë, nuk është vetëm problemi tek mbijetesa e individit sepse eklektizmi është më shumë i lidhur me përdorimin e shtetit dhe të burimeve njerëzore e materiale.

Prandaj, nga ky këndvështrim që e vë shtetin në qendër, në politikë ka dy lloje kryesore eklektizmi. Njëri është eklektizmi që të shtyn t’i bësh të gjithë zgjidhjet nga këndvështrimi i yt i ngushtë e personal, si individ cilido që të jetë ai interes në një moment të dhënë. Pra ajo që të shërben më së miri si individ në kohën e duhur e në gjendjen e duhur, ajo është edhe praktika e duhur që duhet ndjekur dhe politika që duhet zbatuar. Në se duhet të prishësh shtetin, atëherë e prish dhe shikon vetëm e vetëm punën tendë.

Së dyti ka një eklektizëm në zgjidhjet që gjen si udhëheqës e si parti politike për të zbatuar idetë dhe parimet që ke si grup në politikë. Interesi nuk ndryshon, por udhëheqësi gjen mënyrën më të mirë për të mbrojtur e avancuar interesat e grupit të vet. Në këtë rast, shteti përdoret për të plotësuar nevojat dhe interesat e këtij grupi të ngushtë që është armiqësor ndaj shtetit dhe shtetasve të tjerë.

Pra, ka eklektizëm në interes dhe në qëllimet që i vë vetes paria, dhe eklektizëm në mjete për të arritur qëllimet e interesat që nuk ndryshojnë që janë shtetarët. Të gjithë format e tjera janë të ndërmjetme ose forma të shfytyruara të këtyre dy mënyrave të mobilizimit të popullit në mbështetje të politikave që të interesojnë.  Meqë në nuk kemi shtetarë në politikë, gjnedja e jonë është me të vërtetë tragjike dhe jemi në fazën e kanibalizmit politik.

Fenomeni i Kanibalizmit Politik

Si shfaqet kanibalizmi politik? Së pari të kuptojmë një herë kanibalizmin si anomaly sjelljeje. Në jetën normale ndodh që ka individë që luajnë mendsh dhe që i humbin të gjithë parimet e kriteret edhe kur e kanë mundësinë t’i respektojnë dhe bëhen kanibalë. Edhe pse ka mish sa të duash këta duan të hanë mish njeriu e të pinë gjak. Këta duan të hanë njerëzit. Morali i tyre nuk mbështetet në respektin për tjetrin, për jetën njerëzore, për specien e llojin, porn ë urinë e tyre për mish njeriu.

Po kanibalizmi politk? Kur je në politikë dhe mendon vetëm e vetëm që të hash popullin tënd, të shkatërrosh popullin tënd, të varfërosh popullin tënd, të degjenerosh popullin tënd, të zvetënosh popullin tënd, të shesësh e të skllavërosh popullin tënd je kanibal politik politik. Kanibal politik je edhe kur duartroket sjelljen e kanibalëve të tjerë dhe nuk bën gjë për t’iu kundërvënë krimit. Paria e Tiranës janë shprehja më e qartë e kanibalizmit politik.

Po ashtu, ka edhe grupe kanibalësh politikë që formësohen mbi parime që janë e kundërta e normales dhe i bëjnë festat e tyre kur gjejnë të hanë dikë. Forma normale e organizimit është familja e rregullt e me moral. Në nivel të shoqërisë formal normale e organizmit shoqëror e politik është shteti e kombi.

Kur strukturat politike formësohen si banda, hordhi e mafia kriminale të cilat duan të thithin gjakun e popullit e të luftojnë kundër shoqërisë si parazitë në trupin njerëzor, e këta në trupin e shtetit, atëherë këta janë shprehje e këtij kanibalizmi politik. Sepse gjtihcka që ata marrin e marrin nga jeta, e ardhmja, dhe nga mundësitë e popullit të tyre. Partitë politike në Tiranë janë banda në shërbim të parisë që hanë të gjallë shtetin shqiptar, burimet e shtetit, dhe vjedhin sistematikisht të ardhmen e popullit.

Paradoksi shqiptar i kanibalizmit politik

Paradoksi shqiptar I kanibalizmit politik është pikërisht ky. Paria ka qëllime të vetat që kanë ndryshuar me kohën e me pozicionin e saj dhe tashmë janë kthyer në kanibalë politikë. Si individë, ata nuk ndalen më përpara asgjëje. Edhe pse i kanë të gjitha, untia e tyre i ka shtyrë udhëheqësit në ekstremin e mundshëm të kanibalizmit politik. Fytyra që merr ky kanibalizëm poltiikë që është pasurimi me cdo kusht e me cdo mjet, korruptimi e vjedhja e shtetit. Zvetënimi dhe degjenerimi i shoqërisë, shkatërrimi i ekonomisë kombëtare dhe kriminalizimi i pashembullt i njerëzve, familjes dhe vlerave janë ana tjetër. Njerëzit nuk hahen të gjallë vetëm kur vriten e kur iu zihen organey e mishi nga kanibalët. Njerëzit piqen të gjallë kur e shohin të keqen e janë të pazotët që të veprojnë kundër saj. Sepse ne kemi arsye e jemi njerëz dhe prandaj kjoë shtë e papranueshme. Kjo është forma më e ndyrë e kanibalizmit politik dhe  kjo po praktikohet e zbatohet me vetëdije të plotë nga paria e Tiranës.

Mirëpo, këta pjestarë të parisë së Tiranës nuk e kanë bërë këtë punë vetëm. Në këtë ndërmarrje kaq kriminale e vrastare, këta janë të organizuar në banda që i quajnë parti, klane, struktura e familje. Forma e preferuar e organizimit të tyre ka qënë banda mafioze e organizuar mbi parimet e klanit katundar dhe që nuk njeh tjetër përvec materializmit ekstrem. Logjika e sjelljes së bandës me popullin është logjika e sjelljes së udhëheqësve me pjestarët e bandës. Mirëpo kjo është e njëjta logjikë që pjestarët e bandës përdorin me udhëheqësit e tyre e anasjelltas. Bandat dhe pjestarët e tyre, deputetët dhe zyrtarët e ardhshëm edhe pse i kanë të gjitha, duan të kenë atë që kanë më të pasurit në mes tyre. untia e tyre i ka shtyrë në ekstremin e mundshëm të kanibalizmit politik që është pasurimi me cdo kusht e me cdo mjet, korruptimi e vjedhja e shtetit. Zvetënimi dhe degjenerimi i shoqërisë, shkatërrimi i ekonomisë kombëtare dhe kriminalizimi i pashembullt i njerëzve, familjes dhe vlerave i cojnë këto banda edhe në kundërvënie të hapur ndaj prijatarëve nëse këta iu bien ndesh interesave të tyre. Partitë politike të parisë dhe strukturat ndërpartiake, të ashtuquajturat koalicione, janë thjesht banda të sofistikuara hierarkike në shërbim të klaneve sunduese të parisë së Tiranës.

Në vend të përfundimit

Paria e Tiranës ia ka arritur që edhe në këto zgjedhje ta mbyllë lojën dhe me të koalicionet e saj, të paraqese bandat e diskredituara të hajnave si alternativat e vetme të mundshme. Kundërshtarët e tyre janë të diskredituar edhe pse u rreken që të merren vesh me parine, te behen pjese e saj. Nga ana e tyre pjestarët e bandave po presin copën e tyre, llokmën të mishit që vjen me korrupsionin e vjedhjen e të ardhmes së shqiptarëve. Tashmë ata janë si hienat që po grinden mbi prenë që rrin ulur si buall i lodhur, që e sheh veten se sip o shqyhet i gjallë, dhe që nuk as fuqi të lëvizë.  Sot është dita e hienave. Nesër hienat do të hajnë njeri tjetrin, sepse hiena është hienë. Kur e merr uria ajo han edhe pjellën e vet. Dhe deri në zgjedhjet e ardhëshme, do të kenë ngrënë edhe kockat e fundit që na kanë mbetur. Atëherë do të nisin të hajnë vetveten.


[1] Shqiptarja Sot, 3 Maj 2013.

Advertisements