Home » ANALISTE TE FTUAR » ILIR DEMALIA: REPUBLIKA E LISTAVE DHE PARLAMENTI I 23 QERSHORIT

ILIR DEMALIA: REPUBLIKA E LISTAVE DHE PARLAMENTI I 23 QERSHORIT

Po tiu hedhësh një sy listave të dala te kandidatëve per deputetë, e sidomos po të konsiderosh mënyrën se si janë zgjedhur këta nga kryetarët përkatës të koalicionit PËR-PARA dhe RI-RAMET-LINDJA do të bëhesh i vetëdijshëm për shumëcka. Më kryesorja do të bëhesh I vetëdijshëm se c’pjellë monstruoze do të jetë parlamenti i pas 23 qershorit.

Vetë fakti që me ligjin zgjedhor Rama-Berisha te vitit 2009 kandidatët emërohen nga kryetari pa asnjë konkurim, e pa ballafaqim tregon qartë se demokracia parlamentare është e vdekur. 
Kjo tregon qartë se kryetarët janë bajraktari dhe beu që përfaqsojnë kupolen kriminale MAFIA –Shtet të tranzicionit shqiptar.

Po të shohësh listat do të kuptosh se të emëruarit për deputetë jane njerëz që kanë kryer krime ekonomike, zhvatje të pasurive kombëtare shtetërore, tjetërsime pronash etj.

Po të shohësh listat do të kuptosh se të emëruarit për deputetë jane ndërtues që kane shkatërruar strukturat urbane me betonizimin tip bunker të qyteteve.

Po të shohësh listat do të kuptosh se të emëruarit për deputetë jane kontrabandistë, njerëz të lidhur me 1000 fije të dukshme e te padukshme me krimin, njerëz qe u rëndojnë vrasje ne kurriz.

Po të shohësh listat do të kuptosh se të emëruarit për deputetë jane ish sampistë të repartit 326 para vitit 90, ish policë, ish bodyguard, dhe këta përfaqsojne grupin e ushtarëve prej plumbi. Po të shohësh listat do të kuptosh se ndër të emëruarit për deputetë emi grupin e lakejve, sejmënve, të bythëlëpirsve që ku ti dalë rasti janë gati per lëpirje sa nga hurdha sa nga qepa, sa para sa mbrapa.

Shkurt, po të shohësh listat do të kuptosh se të emëruarit për deputetë jane njerëz që duhet të jenë të ulur përpara bankës se te akuzuarve!

Po të shohësh listat do të kuptosh se të emëruarit për deputetë janë njerëz qe duhen peshtyre kudo që ti shohësh per shkatërrimin që i kane bere vëndit, kombit, të ardhmes.

E pra, mbas 23 qershorit ky llum do të jetë i ulur në tempullin e VESH-LESHIT se vetëm tempull i sovranit popull nuk mund të quhet ky turp kombtar që do të jetë Kuvendi.

Me këtë amalgamë kriminelësh, spiunësh, njerëzish pa shtyllë kurrizore, lakejsh, kontrabandistësh, trafikantësh në Shqipërinë tonë, jo që nuk mund te mendohet më për një funksionim normal te shtetit, të demokracisë nëpërmjet të drejtës për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur, jo që nuk mund të mendohet më për një funksionim normal të shoqërisë për prosperitet shoqëror, kombtar sic janë shoqëritë moderne shtet-komb, por me gjëndjen që jemi dhe që e pranojmë si RAJA ne me parlamentin e 23 qershorit do të vazhdojmë KONGRESIN E VAZHDIMËSISË së tranzicionit. Do të vazhdojmë rrugën e zvarritjes së Shqipërise dhe të shqipëtarve me një parlament, me politikë tribale fisesh, e klanesh të MAFJAS-SHTET!

Shihja dje dhe dëgjoja prononcimet e atyre që kishin dal nga lista duke i pritur lista tjeter. Shihja analistët e mediave përkatëse se si bënin politikën e “madhe” për këto lëvizje! këta analistë jane PIMP opo më mirë kodoshat politikë që sigurisht kanë shpërblimet e tyre nga OLIGARKËT si ne liquiditet dhe në material!  Edhe këta janë si vetë listat qe diskutojnë, shkojnë ku të paguhen mirë për kodoshllëkun e radhës.

Veprojnë kështu pa ju skuqur fytyra fare se c’kanë thënë dhe shkruar javë më parë.

Po përse është kaq i dashur dhe i shtrenjtë mandati i deputetit?!

Ja pse!
 Duke u bëre deputet bëhesh pjesë e klanit te Oligarkisë sunduese. Ke përfitime, rrogë, makinë, celular, zhvat ndonjë pronë shtetërore, bëhesh ndërtues dhe me ndërtime bën media apo me media bën nder-ti-me, bëhesh Halim ministër pa arsim, mbron pronat e vjedhura, i tapitizon, shet interesat kombtare, bën PËR-PARA dhe RIlind duke vrarë vendin, kombin dhe të ardhmen e vëndit.

Pra që te bëhesh deputet nuk është e lehtë, duhet të keshë kualitete si Cub, të jesh e të bëhesh by….. lepirës, hajdut, kriminel, vrasës me pagesë, rrënues I ekonomisë dhe shtetit, shoqërisë dhe të ardhmes nëpërmjet inkriminimit te sajë në cdo qelize, nëpërmjet, kompromentimit korruptiv, kriminal, mediatik duke sunduar Shqipërinë dhe marrë peng të ardhmen si një KUPOLË –MAFIOZE-ANTIKOMBTARE
!

Me listat e fundit, ra përfundimisht demagogjia e majtë e djathtë, komunistë-antikomunistë, nga Blloku tek Ndoc Rrroku. 
Kjo klasë politike si llumi më i ndyrë dalë nga shërbtorizmi I diktaturës, si Anëtarë të PPSH, si sekretarë partie, rinie, bashkëpuntorë te sigurimit, si trashëgimtarë me lidhje familjare krushqie, e me 100 poshtërsina me diktaturën komuniste, ka 22 vjet që tallen me këtë popull.

Ky pleh nuk ka as principe, as ideologji, as filozofi shtetrore, as dije për këtë, as dëshirë dhe vullnet për të ndërruar situaten sepse, nuk dalin dot nga krimi ku kanë hyrë në dëm te Shqipërise dhe të ardhmes së saje. 
Këta tashmë e kanë kthyer Shqipërinë ne nje Republik listash.

Lista të ushqimeve veresie

Lista të ish pronarëve

Lista të ish të përndjekurve

Lista të kompesimeve

Lista të veshëve

Lista leshit

Lista preshit

Lista e të penduarve

Lista e by…. Lëpirsve

Lista e lista

lista e lista……………….

Lista e deputetëve

Ne fund si leter higjenike OLIGARKIA përdor listen e zgjedhësve.

Votuesi le të shkoj ta hedh votën për listën!!…….