Home » ANALIZA » TRI FUSHATAT ZGJEDHORE: PARIA, PARTIA DHE KLANET LOKALE

TRI FUSHATAT ZGJEDHORE: PARIA, PARTIA DHE KLANET LOKALE

Ajo që nuk po theksohet si duhet është se në shtetin shqiptar nuk po zhvillohet nje fushate ne tre nivele, por po zhvillohen tri fushata elektorale ne nivele te ndryshme. Si duhet kuptuar kjo? Kjo duhet kuptuar keshtu. Ne shtetin shqiptar jane krijuar e konsoliduar struktura politike qe jane jashte kontrollit te qendres. Si thote Grid Rroji, ka ndodhur grimcimi dhe fragmentarizimi i strukturave dhe fushata po e nxjerr haptazi ne shesh kete fenomen problematik per parinë.

Nuk është e vështire për të parashikuar origjinën dhe pasojat e një fenomeni të tillë. Origjina është në vetë strukturat e parisë dhe në ligjin elektoral. Pasojat janë të prekshme që tani në dobësimin e kontrollit të qëndrës mbi strukturat lokale të partive respektive. Në fakt, strukturat lokale po dalin shumë më të forta e me rezistente se ishte llogaritur nga qendrat. Zgjedhjet e pritshme lokale do të jenë  vendimtare për këtë shkërmoqje, por shenjat po jepen edhe në këto fushata.

Cilat janë tre fushatat? Fushata e parë është ajo që po shohim në media e në rrëmujën e qëllimshme të dizinformacionit e të llapaqenërisë mediatike, duke e mbajtur një sy nga të huajt e një tjetër nga shkelja e rregullave. Fushata e dytë është fushata e prijatarëve që duan të konsolidojnë mbështetjen e tyre. Fushata e tretë është fushata e bandave lokale që kanë interesat e tyre në lojë. Ethet e fushatës janë shtrirë në të gjithë  shoqërinë që në muajin e ardhshëm duket se do të jetë krejt e paralizuar.

Për se po ndodh kështu? Sistemi elektoral që po përdoret nga paria e Tiranës ka mundësuar shkërmoqjen e partive politike dhe fuqizimin e bandave lokale. Këto nuk janë mirëfilli makina politike, por janë struktura kriminale që e kanë një dimension të hapur politik. Tashmë edhe në nivelin lokal

Fushata e prijatareve dhe zhurma Mediatike

Në këtë fushatë dallohen qartë përpjekjet e parisë, të medias, të komentatorëve dhe të shtypit, për të paraqitur një pamje të normalitetit politik. Mirëpo ajo që thuhet, që analizohet apo që komentohet është shumë larg realitetit. Mungesa e objektivitetit është e prekshme. Synimi është që të cyten njerëzit për t’i dalë kundër palës tjetër. Prandaj këta merren me xhingla-mingla dhe duan ta shtyjnë nga sot nesër. A behet Ilir Meta Kryeminister? Ti je betonues! Ti je pengues! Une jam serioz! Saliu merret me batuta, i gjen nga nje ne dite. Merr ate folesen qe thote se ai eshte ndryshimi dhe shkon nga nje mbledhje katundi tek tjetra, ku bie ne sy rruga bosh mbrapa shpine. Duke gjykuar nga sjellja e tij, që nuk ka ndryshuar fare, influenca e Podesta qenka zero dhe parate kane shkuar kot sepse Saliu po ben te njejten fushate katundare qe ka bere gjithmone, dhe qe i ka funksionuar. Shpifje, mashtrime, hile, kunja, batuta e perdredhje argumentesh gjithnje me katundarin e shkrete ne mendje dhe me qellimin e pandryshuar qe ta perdoroje. Nuk ka rendesi se a e quan fermer apo qytetar, Saliu iu flet katundareve sipas teknikes qe thote se “kur je cekan, gjithkush te duket gozhde”. Edvin Rama iu flet qytetareve, por ne fakt shumica jane katundare qe e shohin Edvinin si te larget e te huaj sepse ky nuk po i pershtatet kultures dhe mendesise, por po kerkon t’i ndryshoje. Kurre me shume se sot nuk ka vlere ajo shprehja popullore, “si te jete vendi behet kuvendi” dhe  “gju me gju” me popullin sepse shihet se pikerisht kjo i mungon fushates se PS qe duket se kerkon te ndryshoje mendesine e popullit ne mes te fushates.

Por sherri personal dhe mediatik midis tyre eshte thelbi i fushates se pare që ushqen edhe median qe duket sikur nuk sheh tjetër. Kjo perplasje po behet strumbullari i nje fushate tjetër të dështuar politike ne nivelin e prijatarëve dhe të medias që iu shkon mbrapa ne fletushkat e traktet qe nxjerrin te dy palet dhe natyrisht ne emisionet televizive ku mblidhen si ne kafene opinionistet qe iu bejne lavazhin e trurit shqiptareve.

Fushata Politike brenda strukturave partiake

Megjithate, përtej këtij niveli, tensionet jane shume te forta dhe keta i kane sherret brenda partive. Partite e tyre po shkermoqen sepse Saliu don ta ktheje partine ne kalane e familjes, Edi te prishe kalane qe kane kontrolluar keta te vjetrit, dhe Ilir Meta duhet me doemos te gjeje pune per partine sepse ne fakt partia e tij eshte partia e punes, d.mm.th. partia e vendit te punes. Mirepo, askush nuk eshte i sigurte se cfare niveli kontrolli do te kene mbi ekipet e tyre neser. Të vetmit lojtarë politikë që vijnë të sigurtë në këto zgjedhje me struktura te qarta e me plan te qarte pune janë Ilir Meta dhe Blloku i Grekëve. Ilir Meta do të jetë faktori që do të përcaktojë balancën dhe do te jete, ashtu si e kam parathene tash dy vjet, boshti i qeverisjes se bashku me greket. Sepse ngado qe te sillen, grekët do të marrin të paktën 7 vende. Nga ana e tij Sali Berisha po lufton fort që të fitojë mbështetjen e njerëzve për Trustin e Gështenjave. Gjithkund ka gjetur një grupim sado të vogël, por me influencë lokale që t’ua vërë përballë klaneve lokale. Me këtë synim po punon që të dobësojë Jozefinën, Ridvanin, që nuk ndjehet, dhe Sokol Olldashin. Ylli ne ngjitje në PD është beniamini i familjes, Lulzim Basha. Mirëpo, nuk ka rendesi sa te madhe e ka dosjen Basha, shpejt do te vije koha qe kostumi qe po i jep Berisha do ti duket shume i ngushte e shterngues. Por tensionet pët të mbledhur votat dhe për të mbajtur radhët e shtërnguara janë të dukshme. Edhe këtë herë njerëzit do të votojnë për partinë, strukturën, dhe siglën, por shenjat e krisjes janë qartësisht të dukshme dhe te pariparueshme.

Fushata Kriminale Lokale

Ashtu si edhe është ngritur si problem ne Blogun Rrethi I Ferrit, shumë nga kandidatët për deputetë duhej të ishin në burg, sepse jane me dosje kriminale, te kapur me gjithfare mallrash, te regjistruar nga gjithkush, dhe jo rralle, edhe dhe me dosjen gati. Ne fakt kemi kandidate qe jane edhe ne paraburgim si Arben Frroku. Kandidatet qe iu jane imponuar qendrave te partive per shkak te mbeshtetjes lokale qe kane kane fushatat e tyre. Edhe kur strukturat lokale jane menjanuar, prape roli i tyre sa vjen e behet me qendror. Personalitetet lokale te njohura e te reja si Qazim Sejdini, Stefan Cipa, Elvis Rroshi, Lefter Maliqi, Dashnor Sula, Lefter Koka, Ilir Bele, Xhelal Mziu, e me radhe tani janë në fushatë për veten e tyre. Mbijetesa është e garantuar jo më nga lidhja me parinë e Tiranës por nga aftësia e tyre për të mbajtur bashkë klanet lokale. Nuk ka rendesi ke vendos ne krye te listes ne qark që vjen nga Tirana, llogarite do ti besh me ‘te fortet e qarkut.’ Duke qënë se në traditën tonë katundare, një pjestar i familjes shkon nga një anë dhe një pjestar i familjes shkon nga ana tjetër, ka ardhur puna që në krye të klaneve kundërshtare ne nivel te qarkut kemi kushërinj të parë, e të dytë, kunetër e krushqi e bile dy vellezer ne nje liste partie. Nuk ka rëndësi se kush e zgjedh Agron Dukën, Lefteri thotë se ai do të jetë me socialistët. Agron Duka thotë se ka moral politik dhe do të jetë Republikan deri në fund. Nuk ka rëndësi kush fiton nga klani i Elezëve, familja Elezaj fiton ne Kukes. Edhe me teper se kaq, rezistenca kunder qendres po behet e dukshme jo vetem ne PS ku flitet per fenomenin Arben Malaj dhe Agron Duken, por nuk flitet sa duhet per Ilir Gjonin dhe familjen e Enver Hoxhes por edhe ne PD, ku ka plasur sherri qe nga Shkodra ne Burrel, nga Kavaja deri ne Gjirokaster. Ne Shkoder ka shume pakenaqesi qe nuk do te vonojne te dalin ne siperfaqe.  Ne Burrel u desh te nderhynte policia ne takimin e deputeteve ne strukturat lokale. Sali Berisha e ka caktur Lulzim Bashen ne Kavaje, por Kavaja tashme eshte lidhur mbas interesave qe kane krijuar nje strukture te forte lokale ne krye te se ciles eshte Elvis Rroshi. E keshtu me radhe.

Nje shenjë tjetër e qartë e tensioneve është mobilizimi i parakohshëm dhe mitingash i masave të gjëra që do të arrijë nivele histerie në javët e ardhshme. Nëse paria mendon se mund t’i kontrollojë dhe do të mundohet fort që të gjejë mënyrën për të mbyllur sherrin. Mirëpo, ka dalë djalli nga shishja. Klanet lokale nuk e luajnë më lojën për partitë e Tiranës por për interesat e tyre në politikë. Me të njëjtat metoda që u bënë biznesmenë e afaristë, tani duan të bëhen politikanë e deputetë, në mos në këto zgjedhje, në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj duhet t’i kushtojmë vëmendje këtyre tre fushatave që po zhvillohen paralelisht në këto zgjedhje.