Home » ANALISTE TE FTUAR » VALBONA KARANXHA : 24 DITË: TURMA E GJENDUR NË UDHËKRYQ LE POLITIKËN PËR SALLONE JOGE.

VALBONA KARANXHA : 24 DITË: TURMA E GJENDUR NË UDHËKRYQ LE POLITIKËN PËR SALLONE JOGE.

Pamje e përgjithshme

Përçarja e shqiptarëve në botën virtuale i ka shtuar tensionet dhe ethet elektorale. Përpara një vale goditëse informacioni politik të lloj lloj ngjyrave, flamurësh, partish, diplomacish, mediash; dhe të përballur me një mori ofertash politike, populli shqiptar e ka të vështirë të marr vendim. Pa dyshim votimi i 23 qershorit është ditë e një rëndësie të veçantë që do vëzhgohet në detaje nga shumë agjensi kombëtare, ndërkombëtare,  grupe të pavarura dhe madje individë.

Për një gjë shqiptarët janë të ndërgjegjshëm, kushdo që do marrë votën do të jetë “e keqja” ose “e keqja më e vogël”. Sipas arsyetimit tim deduktiv (si pjesë vitale e intelektit popullor), më të keqe se e keqja nuk ka, dhe e keqja më e vogël është në fakt më pak e dëmshme se se keqja vetë, por në thelb të dyja ngelen të këqija.  Në këtë moçal elektoral me ngjala, bretkoca, gjinkalla, gumëzhima, vapë, masat kanë filluar të djersijnë nga sikleti dhe të mos ndihen rehat  nga frika e një përplasje të mundëshme apo më keq, një anarkie.

Diplomacitë e huaja po bëjnë çështë e mundur të bindin popullin të shkoj në votime të ushtroj të drejtën e tij të votës. Përfaqsitë kërkojnë zgjedhje legjitime dhe garantojnë një farë sigurie dhe monitorimi nderkombëtar i cili ka  irrituar Berishën pa masë sepse Berisha nuk do të ketë njeri mbi kokë ta kontrolloj nëse ushtron parimet demokratike në zgjedhje. Pavarësisht nga intepretimi bajat i mediave, të cilat duhet ta kuptojnë qartë që publikut nuk mund t’i hidhet hi syve me pseudo konflikte,  trillime të kota  që në të vërtete nuk egzistoje përveçse brënda botës së tyre shipfarake dhe të përdredhur.

Kujt i ngelet froni?

Strumbullari i gjëndjes tejet të komplikuar dhe të tensionuar është vet Berisha i cili ka bërë një mish-mash alla berishiane që as vetë s’do dij ta ftilloj, dhe për t’i shpëtuar se sa është dëmi i sjellë nga korruptimi i strukturave dhe rrjedhimisht i sistemit, një skenar i 97 do jetë i favorshëm për të. Kjo punë është si ai i semuri me kancer i cili kur shkon tek doktori dhe metastazat janë përhapur aq shume sa qe asnjë s’është në gjëndje t’i thonë se ku ishte zanafilla.

Është fakt që një pjesë e popullit do ta shoh Berishën një herë e përgjithmonë larg politikës. Po e di ç’farë? Berisha nuk është gati të largohet nga politika sepse pjesa tjetër e popullit e do të jetë në pushtet. Në vazhdim,  Partisë Demokratike, të cilën e shkaterroi në mënyrë sistematike me duart e veta nuk i ka gjetur ende një njeri të zotin, të denjë të besueshem për t’ja lënë në dorë. Meqënëse Berisha ka ngjajshmëri me Hoxhën, besoj se deri sa të pushoj se marri frymë nuk do ketë gjetur ende dikë t’ja besoj. Pretendent si  Lulzim Basha dhe Josefina Topalli kanë perspektiva por janë larg, shumë larg së qëni gati të trashgojnë fronin e PD. Kjo per disa arsye.

E para, Jozefina Topalli  dhe Lulzim Basha nuk kanë pjekuri politike te marrin në dorë një force politike e cila ka mbështetje të fortë në popull. E dyta Lulzim Basha dhe Jozefina Topalli nuk janë të iluminuar aq sa duhet për drejtimin e PD. E treta, as njëri as tjetri nuk e kanë aftësinë e të qënit lidër qoftë ky edhe i dhunës apo i detyrimit, ose qoftë ky edhe lider autentik apo situate.  E katërta, Topalli dhe Basha nuk dinë të menaxhojnë, Topalli nuk mbledh dot një parlament me 140 deputet. Kush e garanton Berishën se Topalli do mund të udheheq një parti. Po kështu edhe Basha e afirmoi veten si i dështuar që nuk menaxhon dot një tortë.

Oligakia në terren

Në terren hurraganet blu kanë pushtuar sheshe të tëra dhe era domokratike e Berishës fryn me 120 km/ore duke marrë më vete me gra burra, te rinj, pleq e plaka të cilët t’u thuash, “Mo po u ka vjedhur lirinë, pensionet, taksat”. Populli përsëri përgjigjet, “Eh s’ka si Sala” “Punë e madhe le ta marri përsëri, vetëm komunistët mos ta marrin”.

Në fakt ky argument s’ka kuptim pasi Kastriot Islami që sapo kaloi ylberin dhe që elektorati demokrat nuk ka zgjidhje tjetër por të votoj për të, është një nga ta. Me stermundim po perpiqem të ve pikat mbi i dhe të shoh ndryshimin midis  komunisteve të PS siç është i afirmuari Gramoz Ruçi dhe disindenti i PS Kaç Islami.  Sinqerisht, nuk shoh ndonjë por nejse s’ka rëndësi. Le të kthehemi tek krahu tjetër, pra majtas.

Në frontin socialist këshilltarët e  Edi Ramës duhet të kenë experience në “party planning” sepse te argëtohesh dhe të bësh  fushat në të njëjtën kohë, nuk është e lehtë. I thonë multi-tasking, ose i gjthanshëm. Strategjia mjaft efektive,  motoja e të cilës është “me gëzim e me valle po shkojmë në votime” po hipnotizon dhe elektrizon masat si me magji.  Ndërsa në kokën e Edit vijnë me  mijra mendime,  disa nga të cilat s’kanë të bëjnë fare me të ardhmen e popullit por vetëm me diten e shenjtë të 23 qershorit. Rama as nuk ja ka ngenë këtyre budallalliqeve, po hajt mo turma këto do, le t’kërcejnë e t’i nxjerrin fruthin, vetëm të m’hiqet sysh Sala se s’po e duroj dot”. Edi Rama e di shume mire dhe është shumë i ndërgjegjshëm që shume nga deputetet e tij janë  midis ose në kufinjtë e nivelit të ulët dhe mesatar të inteligjencës, por edhe kjo nuk ka rëndësi “Sepse kush ka një ngritje do më mërzis veshët me njëqind teori që s’ja ka njeri ngenë”

Moçali

Nga ana tjetër, populli si turmë e paditur dhe here pas here kokpalare (sipas Ilir Metës) është mjaft i dhënë pas modës, lifestyle, idetë e reja perëndimore. Paradoksale! Moda politike sot per sot kerkon që të veshësh ngjyrat e nje partie. S’ka rëndesi a roze, e kuqe, blu, lejla, blu e hapur, roze e mbyllur. Duhet me doemos që  njerëzit të bashkohen me një parti, ideologji, platformë, program, nuk ka rëndësi përmbajtja, rendësi ka të jesh diku. “Zgjidh e merr, ke pothuajse 50 parti të ndara në koalicione, ngjyra ngjyra si t’i duash; nuk mund të rrish neutral, nuk behet njeriu armiq me të gjithë”.

Në qoftëse ky imazh i sipërpërmendur nuk duket anarki klasike, atehere unë nuk e di se ç’mund të quhet anarki. Ketu fillon edhe satira e ketij artikulli. Parimisht anarkia është një shoqeri që nuk ndjek rregulla, por nga ana tjeter anarki është edhe një shoqëri që pavarsisht se nuk ka rregulla të caktuara jeton në harmoni.

Nga imazhi i përshkruar më sipër, shoqëria shqiptare duhet të hyjë tek përkufizimi i dytë, pra të jetë totalisht në harmoni me natyrën, vëndin, politikën dhe liderët e saj. Kjo lumturi shpirtërore e motivon shoqërinë të zgjedh të njëjtit udhëheqës dhe të anashkaloj të metat e tyre. Populli ynë mendon në një nivel përtej botës fizike. Dmth filosofia “Vuaj në këtë jetë që të shpërblehesh në jetën tjetër” është ajo që e nxit atë të votoj për Meten të heq Berishën, për Berishën te heq Edin dhe për Edin të heq Meten dhe Berishën dhe të ngelet me të keqen më të vogël.Keshtu e  kuptoj unë në gjykimin tim sepse nuk gjej asnjë konstrukt  tjetër ta shpjegoj, ta krahasoj ose ta marr si reference.

Shoqëria shqiptare ka ndryshuar shume nga pikpamja e mentalitetit, standartet e jetës, polarizimi i shoqërisë.  Por zhvillimi ekonomik ka ngelur në vënd sepse të ardhurat dhe të mirat materiale nuk janë shpërndare në mënyre të drejtë. Nuk do të thoja të barabartë se ky i fundit është koncept i debatueshëm, megjithëse është i aplikueshem në shumë politika publike.

Por ajo që ka ndryshuar është mënyra e të menduarit e cila në shumë raste nga racionale është kthyer në irracionale, kjo vjen si pasojë  përplasjeve kulturash, bindjesh, perceptimesh brenda vet vendit dhe mos adaptimit ndaj tyre.  Në rrjete sociale, të cilat pak a shumë tregojnë vërtetsinë, mund të konkludosh që popullit në përgjithësi ka humbur qartësinë në marrje vendimesh ose populli nuk e ka më vitalitetin e viteve 90 kur përmbysi komunizmin. Kjo vjen si pasojë e gjëndjes së panikut që mbjellin forcat politike te cilat nuk duan të ikin nga pushteti dhe në të njëjtën kohë i bëjnë popullit presion me parrullën “votoni për ne sepse anarkia do të jetë katastrofike”.

Por në të vertetë shoqeritë që ndryshojnë “ordër” herët a vonë do t’i nënshtrohen ligjeve të ndryshimeve politike, ndryshimeve organizative, shteterore, shoqërore deri sa rregulli të vendoset dhe shoqëria të funksionojë brënda parametrave normal, me një qeveri e cila qeveris dhe jo dikton, e cila ka aq fuqi sa e lejon kushtetuta dhe ndan pushtetin ashtu siç përshkruhet në kushtetute.

Ketu qëndron edhe fatkeqsia e popullit i cili është në botën e iluzioneve, për t’i shpëtuar trillimeve mediake, perdredhjeve partiake, mashtrimeve elektorale. Ne fakt, populli shqiptar përqafon çdo gje të re, të huaj vetëm si e si t’i bëj bisht asaj që duhet të rregulloj në shtëpinë e vet. Nuk shpjegohen ndryshe huazimet nga kultura të ndryshme (të cilat i respektoj) por nuk i përfytyroj si një nevojë imediate në kulturën tonë sepse nuk ka një baze filosofike për adoptimin e tyre.

Për shembull, shqiptaret janë lodhur nga negativja dhe duan të përqafojnë pozitiven. Shumë bukur, nuk ka asnjë gjë të keqe.  Sallone “yoga” joge janë hapur në Shqipëri që njerëz  të veçantë  dhe kush e perballon të praktikojnë meditimin paçka se sipërfaqsor. Një syresh quhet “Joga ekstazi nuk krijon vartësi”. Gjithashtu, sallone floku, mode, thonjsh, masazhi  janë hapur kudo dhe i sherbejnë popullates me passion. Kur njerzit e përballojnë s’ka asgjë të keqe. Por të gjitha këto janë indikues që vendi  ka hyrë në një multi-kulture nga e cila po merr elemente të lumturise se përkoshme, gratifikimit momentar, sipërfaqsor dhe po mbyll boshllëqet e krijuara nga neglizhenca e politikës qeveritare, nga korrupsioni shtetëror, sistemi i kalbur, apo moszbatimin politikave publike. Shkon apo nuk shkon në votime pak rëndësi ka. Me pak fjalë, vëndi ynë e ka gjetur lumturine në një moçal dhe i ka krijuar vetes kushte optimale për mbijetese.