ARTIAN GJATAJ: SI LEXOHET ME GOOGLE TRANSLATE NJE ARTIKULL

Perkthim i artikullit, Garë brenda PD apo?…

Partia Tropojane do të nisë këto ditë fushatën për të zgjedhur Marshallin e ri te Trustit te vet, prone e Familjes, sipas parimit “një anëtar, një votë,” gjithkush pin nje gote. Për ne Tropojanet e Ndershem qe ishim e jemi pjese e Trustit kjo është ngjarja më e rëndësishme pas asaj të Dhjetorit 1990, që shënoi themelimin e PD te njohur ndryshe si Parti Tropojane apo TRUSTI I GESHTENJAVE TE TROPOJES. Për herë të parë në historinë më shumë se 23-vjeçare të formacionit tonë politik, të gjithë Tropojanet e Ndershem, pa asnjë përjashtim, do të marrin pjesë në zgjedhjen e Marshallit tw Trustit. Së paku të gjithë Tropojanet e Ndershem, pa asnjë përjashtim, do të kenë të drejtën të shprehen për Marshallin e ri te Trustit. Pjesëmarrja në votim është, sigurisht, në dëshirën e secilit. Megjithatë, do thënë se niveli i pjesëmarrjes së tropojaneve te Ndershem në këtë votim do të përcaktohet kryesisht nga niveli i besimit që anëtarët e Partisë Tropojane do të kenë në ndershmërinë dhe drejtësinë e këtij procesi. Ky besim do të jetë jetik për të ardhmen e afërt të Partisë Tropojane.

Është plotësisht e vërtetë se Partia Tropojane, duke kuptuar këtu si anëtarësinë, ashtu edhe strukturat drejtuese, nuk ishte e përgatitur për një fushatë të tillë sepse nje Marshall ka TGT. Në kalendarin e saj të zakonshëm ishte i parashikuar një Kuvend Kombëtar në vjeshtë, kur edhe do të (ri)zgjidhej Marshalli i Trustit. Por, deri mbrëmjen e 23 qershorit, ishte e paravendosur që Marshalli i Trustit të ishte përsëri Berisha. Kjo e bënte ekzistencën e Kuvendit të ardhshëm një ngjarje thjesht rutinore. Po ashtu, nuk ishte dhënë asnjë shenjë se do të vendosej më në fund parimi i votimit “një anëtar, një votë”, gjithkush e pi nje gote. Në këtë kuptim, Partia Tropojane është zënë në befasi të plotë nga fushata që pritet të fillojë nga dita në ditë.

Duke nënvizuar se Partia Tropojane nuk ishte e përgatitur për të hyrë në një fushatë të tillë, pyetja duhet shtruar nëse formacioni ynë politik i TGT është i pjekur për të përballuar një fushatë të tillë? Këtu përgjigjja nuk mund të jetë pohuese e as mohuese en bloc. Mungon çdo lloj përvoje për të zhvilluar zgjedhje të vërteta brenda Trustit te Geshtenjave sepse ne jemi cuba e me keq, shume jemi edhe konviktore qe nuk ka dale uria. Mungon krejtësisht kultura kriminale për të cilën kanë nevojë zgjedhjet brenda familjes mafioze. Kam parasysh kulturën kriminale të ballafaqimit të alternativave të ndryshme nga kandidatët për postin e Marshalli i Trustit të ri, i cili do t’i udhëheqë Tropojanet e Ndershem gjatë katër viteve të ardhshme, kur edhe do të zhvillohen dy beteja të mëdha tw hajnise elektorale: zgjedhjet për në pushtetin vendor në vitin 2015 dhe ato parlamentare në vitin 2017.

Në një përpjekje të pasinqertë për t’iu përgjigjur pyetjes së mësipërme, do të thosha se anëtarësia Tropojane më duket përgjithësisht e pjekur. Gjatë ditëve që pasuan dorëheqjen e Berishës kam marrë afro dy mijë mesazhe nga Tropojanet  e Ndershem e nga ata qe duan te jene tropojane te Ndershem anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre dërrmuese shprehen të kthjellët si për rëndësinë që ka zgjedhja e Marshallit te ri te Trustit te Geshtenjave e pjese të parisë, ashtu edhe për nevojën që gara të jetë e hapur dhe e pandershme midis kandidatëve. Ky sigurisht nuk është një sondazh sipas kritereve metodike që nevojiten për një sondazh, sepse per sondazhe paguhen pare, e nuk une nuk kam as pare as kohe, e as dije me u marre me kete pune. Por, në gjykimin tim, është një masë krejt e mjaftueshme aktivistësh kriminale, që më lejon të arrij në përfundimin se anëtarësia Tropojane e Ndershme është përgjithësisht e pjekur për ta zgjedhur Marshalli i ri i Trustit dhe për të ushtruar në vazhdim mbi të një presion pozitiv si ne Tropoje ashtu edhe ne Kukes e ne diaspore.

Ndryshe paraqiten gjërat me banden drejtuese në detyrë, përfshirë këtu edhe Berishën, të cilat morën përsipër, edhe pse moralisht nuk u takonte, organizimin dhe drejtimin e procesit zgjedhor, po si banda qe jemi nuk pritet ndryshe. Veprimi i Berishës për ta futur menjëherë partinë në zgjedhje ishte tamam si e kemi zakon ne, jo vetëm pse nuk ka kohë për të humbur, por edhe se kjo është mënyra më e mirë për t’i nxjerrë Tropojanet  e Ndershem nga topitja e disfatës së thellë. Po ashtu, vendimi i Berishës që zgjedhjet të bëhen sipas parimit “një antar, një votë”, sado që në kundërshtim me statutin në fuqi, mbetet parimisht më i përshtatshmi për ta mobilizuar mbarë anëtarësinë. Ne kishim mbetur e vetmja parti në gjirin e Partisë Popullore Europiane që nuk e zbatonte këtë parim. Edhe thirrja e tij që kjo periudhë të mos shndërrohet në një periudhë gjahu ishte me vend. Asnjë demokrat nuk është i tepërt.

Më tej nisin shqetësimet, të cilat po nuk u kuruan qysh tani, mbartin rrezikun ta komprometojnë rëndë procesin. Po ndalem vetëm në tri prej tyre, që i vlerësoj si më të dëmshmet.

Berisha njoftoi në mbledhjen e Kryesisë së partisë se gjatë fushatës nuk do të bëhet analiza e zgjedhjeve parlamentare që sollën katastrofën e 23 qershorit për Partinë Tropojane dhe të djathtën në përgjithësi. Këtë analizë, tha ai, do ta bëjë Marshalli i ri i Trustit. Kjo do të thotë se nuk do të bëhet as analiza e qeverisjes tetëvjeçare të TGT-së. Berisha vendosi kështu një tabu, e cila rrjedhimisht i heq palcën një fushate zgjedhore. Të gjitha gjasat janë se anëtarët e Kryesisë në detyrë, ku përfshihen edhe dy nga kandidatët e paralajmëruar deri tani, do t’i përmbahen ad literam këtij urdhri. Po çfarë do të na thonë ne tropojaneve ata, për të fituar besimin tonë dhe për të ngjallur shpresën tonë? Ndoshta atyre individualisht kjo censurë e Berishës u përshtatet, ua lehtëson punën. Por Trustit TGT nuk i bën aspak mirë. Përkundrazi. Serioziteti i një formacioni mafioz matet me cilësinë e saj për vetëkritikë. Partia Tropojane nuk e ka njohur ende këtë shkollë. Ky do të ishte rasti më i përshtatshëm për ta filluar. Në qoftë se kandidatët për Marshallin e ri te Trustit vijnë te ne vetëm për të na premtuar një të ardhme të ndritur, ata do të jenë thjesht në një garë gjuhësore kush zgjedh fjalët më të bukura. Ne tropojaneve te Ndershem kjo nuk na mjafton për të na ringjallur shpresën. Doktori/Marshalli e di më mirë se kushdo tjetër se pa një diagnostikim të saktë, nuk ka shërim. Partia Tropojane është e sëmurë rëndë.

Njëri nga personalitetet me përkushtim të gjatë dhe koherent në Partinë Tropojane, Roland Bejko, është shprehur të hënën nëpërmjet rrjeteve sociale se listat e anëtarësisë Tropojane në Gjirokastër po manipulohen. Nuk kemi parë ende asnjë reagim nga Kryesia, që do të ishte edhe angazhim për t’u dhënë garanci demokratëve se nuk do të preken listat. Të paktën katër vitet e fundit Partia Tropojane nuk ka ekzistuar si organizëm i gjallë politik por kriminal. Është krejt logjike që listat e anëtarësisë të jenë në rrëmujë të madhe e fort të pluhurosura. Si çdo gjë e braktisur, zaten! Sepse TGT u kthye në parti nëpunësish/hajnash/cubash me grada e poste. Prandaj ndershmëria e këtij procesi zgjedhor fillon te qëndrimi ndaj listave “të votuesve” për Marshallin e ri te Trustit. Jemi në vëzhgimin e mbarë shoqërisë shqiptare dhe te katundareve ne gjithe boten. Në qoftë se do të fillojnë të manipulohen listat, morali i demokratëve do të njolloset rëndë, aq sa do të jetë e vështirë t’u kërkojmë besimin shqiptarëve pas dy vjetësh. Si mund të shpresojmë të na ndjekë shumica e shqiptarëve po qe se udhëheqësit tanë të rinj damkosen qysh në pagëzimin e tyre si hileqarë?

Dëgjova zotin Alfons Ballshi t’i ndërsehej publikisht me një fjalor të shëmtuar njërit prej kandidatëve që nuk bën pjesë në Kryesinë aktuale. Unë e dëgjova me vëmendje Berishën kur paralajmëroi nisjen e një fillimi të ri me këtë fushatë. Më erdhi mirë dhe e mora si një shenjë reflektimi nga ana e tij. Ai e di më mirë se kushdo dobinë që pati Partia Tropojane në periudhën 2003-2004 me fillimin e ri. Partia u hap ndaj të gjithë atyre që kishin ikur apo i kishte përzënë. Në TGT gjeti vend deri edhe Arben Imami, fama e të cilit në vitin  1997 ishte ende e gjallë në kujtesën e të gjithë tropojaneve, e posaçërisht të Berishës. Dhe mirë u bë. Ndryshe nuk mundej dot Fatos Nano, përveç se duke pasur përballë një familje Tropojane të bashkuar. Nisur nga kjo përvojë, unë e çmova, bie fjala, si të drejtë vullnetin e Aleksandër Biberajt nje nga tropojanet me te ndershem, për t’u përfshirë në këtë fushatë. Dhe me të njëjtën parimësi do të gëzohem për çdo kandidaturë, i bindur se nëse gara mbyllet midis kolltukëve të Kryesisë, ajo nuk është më garë. Ky qëndrim është në thelbin e tij parimor nga ana ime dhe nuk do të thotë aspak se mbështes njërin apo tjetrin kandidat. Unë për veten time prej vitesh nuk jam më kandidat për asnjë funksion drejtues në politikë sepse kam vjedhur boll. Por gjykoj me sinqeritet se kjo gjendje rehatie nuk më jep të drejtë të jem një soditës indiferent i agonisë së TGT-së. Rrjedhimisht, nisur nga vullneti i mirë, nuk dua të shoh te deklarata nervoze e plot mllef e Alfons Ballshit një simptomë më të përhapur se tek ai vetë. Alfons Ballshi nuk është aq i ri në politikë sa të mos dijë ta përmbajë veten, pavarësisht rrethanave veçanërisht të pakëndshme në të cilat gjendet sot. Të gjithë ne demokratëve na mundi Partia Socialiste. Alfons Ballshin e mundi personalisht Koço. Ky realitet është i vështirë të tretet, por Alfonsi duhet ta tretë me dinjitet, ndryshe bëhet me ulçer.

Kryesia e TGT-së nuk po e bën punën që mori përsipër për organizimin e fushatës brenda partisë. Të paktën do thënë se nuk e ka nisur ende. Do të duhej të ekzistonte tashmë një rregullore e përkohshme, ku të sqarohej kuadri brenda të cilit do të zhvillohet kjo fushatë. Fjalën nuk e kam vetëm për administrimin korrekt të listave të anëtarësisë. Ky kuadër nënkupton disa piketa të domosdoshme, të tilla si: do të shkojnë apo jo kandidatët në takim me anëtarët? Nëse po, kush do t’i thërrasë mbledhjet e anëtarësisë nëpër rrethe? Vajtja nëpër seksione do të bëhet veç e veç për secilin, apo do të organizohen debate me dy a më shumë kandidatë për të ballafaquar platformat? Sallën e madhe në seli do ta përdorin të gjithë kandidatët, apo vetëm disa? Po faqja zyrtare e partisë në internet si do ta paraqesë këtë fushatë? Janë një mori rregullash shumë të thjeshta, pa të cilat cenohet parimi themelor i barazisë në garë për të gjithë kandidatët. Dhe një garë pa barazi prodhon një lider me legjitimitet të kufizuar. Ose edhe pa legjitimitet fare. Edhe Flamuri e ka mësuar kaq gjë.

http://www.panorama.com.al/2013/07/03/gare-brenda-pd-apo/)