ARTIAN GJATAJ: LUFTA KUNDËR KOMBËTARIZMIT DHE FATOS LUBONJA

Si edhe është parathënë tash sa kohë në blogun Rrethi i Ferrit, lufta e pakompromis e parisë së Tiranës është me kombëtarizmin shqiptar. Fitorja e thellë e një pale të parisë, ka nxjerrë nga vrimat e miut edhe disa nga të ashtuquajturit kundërshtarë të parisë, të vetëthirrurit, apo ndryshe, takozvani analistë. Këta që janë me shumicë në Tiranë, tashmë po bëjnë lojën e parisë por pa u identifikuar haptazi me të. Me që shumë prej tyre i kam kolegë të vjetër dhe i njoh mirë ia vlen të ndalem në disa aspekte të sjelljes së tyre.

Nga një anë, taktika e tyre është e ndryshme nga paria. Këta duan të hiqen njëherë si të paanshëm e më pas si të përkushtuar për të mbrojtur ideologji e platform universaliste, liberal-kozmopolitane dhe më europiane se vetë europianët. Unë e mbaj mend se c’hoqëm të gjithë kur Muc Nanaj mori një Cmim Ndërkombëtar me një ese të gjatë për kalërimin e shqiptarëve drejt Europës, me fitimet e të cilit pagoi disa darka të mira.

Së dyti, këta janë armiq të zjarrtë të njërës palë. Këta shiten sikur mbrojnë interesa të tjera dhe duket sikur e luftojnë njerëën palë me me ngulm se gjtihkush tjetër. Berishiada e Andrea Stefanit, Mero Bazes, Muci Nanaj e të tjerëve dhe Edramajana e Fahri Ballit apo e Hamit Takes, apo Serviliada e pashoqe e Blendi Fevziut, dhe e gjithfarë shkarrashkruesi tjetër të llapaqenërisë mediatike të Tiranës janë dëshmi e kësaj taktike. Megjithatë, si t’i hiqen petët lakrorit, del se këta e kishin të gjithë mendjen tek ajo luga që mbanin zboristët në brez…. Një sjellje që shkurt e shqip nuk përkthehet se ‘ne jemi me ju’ por ‘ne jemi me ata që na paguajnë më shumë.’

Ama, në një nivel tjetër këta pontifikojnë sepse kanë ustallarë edhe më lart se këta corapekuqtë e parisë apo si ky Berisha që edhe jelekun antiplumb e vesh me ngjyrë blu. Paria ka interesa për të cilat nuk diskutohet sepse janë të pranuara dhe të konsideruara jetike nga të gjithë palët e parisë por paria vetë ka ustallarë. Mirëpo ustallarët duan punë sepse paria ka kundërshtarë. Në lidhje me vetë parinë në tërësi dhe me interesat e saj të përbashkëta, sic janë bie fjala interesat oligarkike, ekonomike, kriminale dhe mafioze, këta gjithollogë analistë luftojnë pa mëshirë të gjithë kundërshtarët e saj.

Megjithatë, ka një luftë ideologjike që paria e zhvillon kundër të gjithëve. Dhe këta gjithollogët tavolinorë, janë më të flaktit në këtë luftë. Si për ilustrim, në këtë pikë, objektivi i tyre imediat, në sinkroni, edhe pse në shkallë të ndryshme argumentative, është që të zhvlerësohet kombëtarizmi shqiptar. Rrugët e gjithollogëve analistë janë të ndryshme, por të gjitha të cojnë tek kuzhina e krimit të parisë. Njëri nga këta është gjithollogu i shquar tavolinor Fatos Lubonja.

Pse Paria e lufton Kombëtarizmin Shqiptar?

Pse sillen kështu? Arsyeja është se kombëtarizmi shqiptar paraqet rrezikun kryesor që i kanoset sundimit të tyre. Kombëtarizmi flet për barazi, për drejtësi, për ruajtje të nderit e të dinjitetit, për një shtet në shërbim të qytetarëve e të shqiptarëve. Kombëtarizmi flet për ruajtjen e vlerave, të historisë, të trashëgimnisë, të identitetit, të territorit historik, të krijimit të një tregu kombëtar. Kombëtarizmi flet për një shtet demokratik, të së drejtës, të pakorruptuar, dhe me system zgjedhore që me drejtësi e seriozitet e vënë në jetë vullnetin e popullit. Kombëtarizmi flet për një të ardhme për të gjithë shqiptarët, për një të ardhme shqiptare si një komb modern midis të gjithë kombeve të tjera, me struktura e me një udhëheqje në shërbim të popullit.

Mirëpo, sipas parisë së Tiranës, dhe këtyre gjithollogëve analistë, kombëtarizmi shqiptar është rruga që, sipas tyre, nuk duhet ndjekur. Në fakt paria e Tiranës e lufton me tërbim e pa asnjë heziitim cdo përpjekje për të përfshirë edhe kombëtarizmin në debatin public dhe për ta bërë themelin e ideologjisë shtet-formuese sic e kanë të gjithë shtet-kombet e tjera. Arsyeja është e thjeshtë. Një shtet që është i nji kombi, nuk mundet me kenë shteti i një paria oligarkike, kriminale, të zvetënuar e të degjeneruar sic është paria e Tiranës që vjen nga skutat më të humbura të skërkave të shtetit shqiptar dhe që synon ti mbajë shqiptarët si skllevër të saj.

Lufta e pakushte e parisë së Tiranës kundër kombëtarizmit shqiptar

Në arritjen e këtij objektivi të baltosjes së kombëtarizmit shqiptar, nuk lihet gur pa hedhur, e nuk lihet argument pa u parashtruar. Në këtë blog janë vënë në dukje shumë teknika e metoda të parisë që kanë si synim të vetëm thellimin e kultivimin e përcarjeve midis shqiptarëve. Qëllimi i të gjithë palëve të parisë, si i atyre që punojnë për grekët, ashtu edhe i atyre që punojnë për serbët, mbetet i njëjtë dhe i pandryshuar. Jenicerët dhe martallozët duan të ruajnë cifligun e tyre, që është shteti shqiptar. Për të arritur këtë qëllim ata duhet të ndajnë shqiptarët në të gjithë ndasitë e mundshme, sepse të fragmentarizuar, do të sundojnë cifligun më lehtë. Mirëpo duke mos sulmuar hapur kombëtarizmin, këta sulmojnë shfaqjet e kombëtarizmit dhe bartësit e sjelljeve kombëtariste. Në këtë mënyrë futen pyka, krijohen sherre, ndahen shqiptarët, dhe këta sundojnë si duan. Sepse një pakicë e organizuar mirë sundon një popull të përcarë keq. Një grusht me luanë ushqehen me kopenë e buajve për gjithë jetën.

Fatos Lubonja: gjithollogu analist

Në këtë front lufte kundër shqiptarëve kontribuojnë shumë veta. Njëri ndër ta është edhe Fatos Lubonja, një nga antikombëtaristët e shumtë që sillen në Tiranë dhe që nuk lodhen as ta fshehin neverinë që kanë për shqiptarët. Ky ëannabe analist, është një gjithollog tavolinash. Grada më e lartë që ka mbrritur ka qënë opinionist personal i Blendi Fevziut. Ka qënë dhe ka mbetur në borderonë e Irfan Hysenbelliut e të Aleksandër Frangajt që e përdorin për të sheqerosur emisionet e gazetën dhe që i sigurojnë jetesën, biletat e avionit etj. le të mos hyj në këto tema se një zot e di ku ndalemi.

Natyrisht që ky zotëri është pa asnjë shërbim publik shtetëror apo kombëtar që ia vlen për t’u përmendur. E megjithatë, Lubonja, gjithollogu analist që nuk ka as përgatitje konceptuale të mjaftueshme, cka shihet qartë tek cektësia argumentative, dhe tek konfuzioni në mendime, po i shërben kësaj kauze me një intensitet të habitshëm.  Është tragjikomike të vësh re se ai shihet si idhull në rrethe të caktuara të parisë së Tiranës dhe shqiptimet e tij merren seriozisht. Dhe kjo thotë më shumë për nivelin e këtij individi se sat ë parisë, sepse dihet se cfarë niveli kanë këta që nuk kanë hapur as librin e shtëpisë, as të tyrin e as të dashnoreve të familjes. Gjithollogu Lubonja, që poi a preve fjalën nuk e mban mend ku ishte dhe e nis bisedën nga e para është pa ndonjë përgatitje profesionale në ndonjë fushë të caktuar por e ndjen veten si shumë kompetent. I duket vetja humanist, por nuk ka asnjë koncept të qartë në kokë. I duket vetja me talent politik, por është një snob. I duket vetja kokë e madhe, por të paktën mban size.

Njeriu habitet kur e sheh tek Piazza me ato pantallonat me katrore dhe një libër në dorë. Pse e ndjekin kaq shumë në Tiranë? Arsyeja pse e ndjekin nuk është se ka qënë në burg por sepse për të jetuar, për të blerë apartamentet që ka e për të mbajtur familjen që ka krijuar, ka marrë flamurin e antikombëtarizmit shqiptar. Një njeri që pjesërisht jeton me lëmoshat e pushtetit apo me ndihma fondacionesh të huaja, me paratë që ia paguan televizioni më i degjeneruar shqiptar, TV Klan, Lubonja, gjithollogu persiatës, mendon se është qendra e mendimit elitar të kombit. Për këtë edhe i duhet parisë.

Sulmi ndaj UCK-së dhe gjithollogu 

Nën një shkrim, “Nën Qiellin Europian” te botuar tek Panorama, ku zakonisht botohen persiatjet e tij të përvajshme, gjithollogu përsiatës dhe joprofesionist, ndërton tre argumente. Se pari ai akuzon Ramush Haradinajn ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, ish-kryeministrin e Kosovës dhe Kryetarin e AAK si kriminel lufte. Duke marrë si të mirëqëna akuzat për të cilat edhe u shkarkua ish-prokurorja për krimet në ish-Jugosllavi, duke bërë insinuata për vrasje në Kosovë të dëshmitarëve, që në fakt vdiqën në Gjermani, duke hedhur si të vërtetë zhurmën për vrasjen e qindra serbëve nga ushtarët e UCK, Lubonja, ky gjithollog që nuk e ka as logjikën elementare të të argumentuarit mb prova dhe evidencë të pranuar nga drejtësia mundohet të hedhë baltë mbi luftën e UCK-së, mbi ndjenjat kombëtare të shqiptarëve, mbi rezistencë, mbi sjelljen shembullore të shumë qytetare të shqiptarëve me serbët në Kosovë.

Këto akuza nuk kanë nevojë për asnjë demantim. Mirëpo, duhet me e nda Luftën heroike të UCK-së nga paslufta. Duhet me i nda njerëzit simbas kohës e përvojave që kanë. Kështu, me që ky gjithollog merret me Ramush Haradinajn,  duhet me thanë se në mendjen time ka disa Ramushë. Ka një Ramush që është patriot e atdhetar, vëllai i Luan Haradinajt e figurë e kombit, dikush që kur 6000 ushtarë ikën në shtetin shqiptar ndenji me 50 vetë dhe e mbajti flamurin në Gllogjan edhe pse kishte një brigadë serbe përpara. Ka një Ramush që është një nga njerëzit më të korruptuar në Kosovë, dhe mjafton të shihen shtëpia që ka ba, paratë që janë marrë nga shteti me korrupsion, dhe luksi ku jeton. Ka një Ramush tjetër që don me cdo kusht me ndenjë në politikë duke bërë të gjithë pazaret e mundshme me këdo që e sjell në pushtet. Historia duhet të merret me të tre këto Ramusha dhe do ti peshojë të gjithë e secilin simbas vlerës që kanë pasur në një periudhë të caktuar. Mirëpo me hedhë akuza edhe kur janë të provuara si të rreme nga gjykata nuk flet mirë për këtë Gjithollog. Meqë thuhet se Ramushi e ka hedhë në gjyq Lubonjën nuk mendoj se duhet të zgjatem mbi këtë temë.

Por do të thoja se këto fenomene janë shumë të njohura në të gjithë shoqëritë dhe kërkojnë analiza të qeta e të balancuara. Ajo që të habit është pse nuk merret Lubonja me shumë nga njerëzit që pinë kafe rreth tij kur ulet me një libër kot në vendin e vet? Me cfarë kriminelësh shqiptarë është marrë Lubonja? Përse nuk merret me Aleksandër Frangajn që nuk ka lënë pasuri pa vjedhur? Po me Blendi Fevziun që nuk ka lënë gjë për kushërinjtë por ua ka rrjepur pasurinë e vjedhur tokat? Nejse, kjo e ka një shpjegim, por nuk don shumë mend se pse ndodh kështu.

Në morinë e pseudoargumenteve në lidhje me përdorimin e kombëtarizmit nga politikanë dhe me lehtësinë me të cilën përdoren shqiptarët nga demagogët që në një anë flasin për integrim dhe në anën tjetër flasin për bashkim kombëtar, ky gjithollog hedh gjithfare shashkash si kjo:

“Kjo gjuhë e dyfishtë është shprehje e ideologjisë dominuese të pushtetit që kanë adoptuar politikanët shqiptarë gjatë njëzet viteve të fundit. Kjo ideologji, që e kam quajtur nacional – europeizëm (si kalim i retorikës së elitës politike shqiptare nga nacional-komunizmi në diskursin nacional-europeist, që nënkupton instrumentalizimin e integrimit europian6) pretendon ta zgjidhë çështjen kombëtare të bashkimit të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Ballkan nëpërmjet integrimit europian duke përzierë kështu vizionin nacionalist të Shqipërisë së madhe etnike me vizionin postnacionalist të Bashkimit Europian të qytetarëve në një lloj Shqipërie të madhe europiane.”

Në fakt shpjegimi për këtë sjellje të politikanëve dhe të popullit shqiptar është krejt tjetër. Mjafton edhe një lexim i përciptë i Putnam për Logjikën e lojërave në dy nivele, për të të bërë që të qeshësh me këtë që është shkruar këtu. Sepse ajo që ndodh është krejt tjetër. Shpjegimi për sjelljen e shqiptarëve është ky:

“Njerëzit në shtetin shqiptare në kosovë janë të zhgënjyer me integrimin. Ata duan të bëjnë shtetin e shqiptarëve. Politikanët që iu shërbejnë të huajve flasin për integrimin për t’iu pëlqyer të huajve dhe përdorin kombëtarizmin për të mobilizuar shqiptarët. Në këtë mënyrë politikanët shqiptarë luajnë një lojë në dy nivele. Mirëpo në momentin që do të zgjohen shqiptarët e do ta kuptojnë se integrimi është është përrallë, atëherë e vetmja zgjidhje mbetet kombëtarizmi.”

Ky gjithollogu flet edhe për skizofreninë e shqiptarëve etj. por nuk dua të ul veten të merrem me argumente të tilla që dalin nga mendjet e sëmura. Ashtu si nuk dua të merrem me përsiatjen e tij komiko-qesharake në lidhje me argumentin sepse e lejon Europa këtë. Ku është Europa? Nuk ka rëndësi, për sa kohë që me një libër të hapur në dorë, gjithollogu rri në Piazza e mendon se është “Nën Qiellin e Europës.” Për cfarë Europe na flet ky gjithollogu ynë? Ndoshta duhet me ia kujtue se Europa ka kenë një princeshë fenikase që e përdhunoi Zeusi. Po nuk ia vlen me humbë kohën me këtë mulli që bluan pa kokrra.

Në vend të përfundimit

E keqja është se si intelektual, d.m.th. si gjithkush që ka të drejtë me mendue me arsye e thanë mendimin e vet, Lubonja nuk është pjesë e kombit shqiptar. Sepse agjenda e bindjet e tij personale e vendosin jashtë kombit shqiptar.  Kombi ka një histori të vetën ku shumë vetë bëhen shprehës të shpirtit të kombit, si Luan e Ramush Haradinaj (qe eshte edhe hero, por edhe hajn)  dhe shumë vetë si ky Lubonja, janë thjesht kalimtarë, apo e shumta bashkëudhetarë. Sepse kombi është një bashkësi shpirtërore dhe Lubonja, më tipiku i gjithollogëve analistë, nuk ka pjesë në shpirtin e shqiptarëve. Duke parë reagimin e njerëzve për cdo gjë që ai thotë, ai mendon se është duke ndryshuar kombin. Në fakt, ashtu sikur shohin gjarpërin, njerëzit bahen grusht rreth njëri-tjetrit, ashtu edhe tani shqiptarët i ikin Lubonjës, gjithollogut analist. Mirëpo ky e ka lëshuar helmin që i shërben parisë së Tiranës, ose më mirë e ka hedhur një gur në pus. Hajde tani të merren 100 vetë me nxjerrë gurin që ka hedhë në pus ky gjithollogu, takozvani analist.

 

ZBULOHEN MANIPULIMET GJATË HAPJES SË KUTIVE TË LEZHËS NË KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi dje kërkesën e Partisë Demokratike për hapjen e 10 kutive të qarkut të Lezhës, për të marrë provat me anë të të cilave kërkon të argumentojë manipulimin në këtë qark.

Hapja e 10 kutive të KZAZ-së Nr.13 nxori në pah se manipulimi kishte ndodhur më parë dhe në tryezën e grupeve të numërimit dhe më pas që kishte marrë “dorën e dytë” nga KZAZ-ja Nr. 13, e cila në KQZ dorëzoi fotokopjet e tabelave të rezultateve për 10 qendrat e votimit. KQZ i shpalli këto 10 tabela të pavlefshme, pasi kishin shenja manipulimi dhe rezultatin final e nxori nga sistemi elektronik, që sipas këtij institucioni ishte më i sigurt. Por në fakt, rezultoi e kundërta, pasi manipulimi ishte bërë edhe në tabelat e GNV-ve, të cilat faktonin shifra të ndryshme nga ato që u gjetën në kuti, shifra që i shtonin votat Partisë Socialiste dhe që ia hiqnin PD-së, LSI-së dhe PR, po ashtu dhe të “vegjëlve”. Pra, nga hapja e 10 kutive, vetëm dy qendra votimi rezultuan të kenë një rezultat identik me atë të sistemit elektronik të KQZ-së, me anë të të cilit administrata zgjedhore miratoi tabelën përfundimtare. Sipas rezultatit të miratuar nga KQZ, diferenca midis dy koalicioneve ishte 39 vota, por me gjetjen e manipulimit edhe në GNV ky rezultat thellohet në favor të koalicionit të djathtë. Por ky rezultat i ri nuk mund të pasqyrohet në tabelat përfundimtare, pasi një vendim i tillë kërkon 5 vota nga KQZ, që aktualisht është vetëm me katër. Këto prova të kërkuara nga PD mund të paraqiten në Kolegjin Zgjedhor dhe ky i fundit mund të marrë një vendim.

MANIPULIMI

Nga hapja e kutive në 10 QV-të e qarkut të Lezhës, rezultoi se 8 qendra votimi ishin të manipuluara dhe në sistemin elektronik pasqyronin shifra të tjera. Qendra e votimit Nr. 0764 i la të gjithë me “gojë hapur”, teksa rezultoi se Partia Socialiste kishte përvetësuar dhe votat e PDsë, PR-së dhe të aleates së saj, LSI-së. Krahasuar me sistemin elektronik, PS rezultonte sipas të dhënave të KQZ-së të kishte 149 vota. Mirëpo, nga hapja e kutive, rezultoi se në të vërtetë ishin vetëm 31 vota, nga 149 që u miratuan nga KQZ disa javë më parë. Në këtë tabelë që është plotësuar nga GNV-të e komunës së Ungrejit, rezultoi se totalit të PS-së i ishin shtuar dhe 29 vota të LSI. Pra, forca e drejtuar nga Ilir Meta sipas sistemit elektronik kishte 1 votë, por nga hapja e kutisë doli që ishin 30. “Gropa” në rezultat ishte bërë dhe për PD-në, që në elektronikë kishte vetëm 5 vota, ndërsa në kuti dolën 34 vota. Po ashtu të manipuluara rezultuan dhe shifrat e republikanëve, të cilët sipas elektronikës kishin 1 votë, ndërsa në kuti dolën plot 44 vota.

KRAHASIMI

Në 5 qendra votimi, nga 10 që u hapën në total, rezultoi se PS i ka tjetërsuar votat e aleates së saj kryesore, LSIsë. Në QV Nr. 0770, që ndodhet në Lezhë në komunën Ungrej dhe vendosjen në shkollën “Gjobardhaj”, rezultoi se Partia Socialiste, sipas rezultatit të miratuar nga KQZ, kishte 114 vota, por në këtë kuti votimi u gjetën vetëm 22 vota. Ndërsa PD-së nga sistemi elektronik i ishin lënë vetëm 28 vota, ndërsa nga kutia dolën 75 vota. Ajo që ra në sy, ishte tjetërsimi i votave të LSI-së, që në këtë QV kishte sipas elektronikës 28 vota, por në të vërtetë në kuti u gjetën 63 vota, që i ishin shtuar PS-së. Totalit të PS-së i ishin shtuar dhe 6 vota të PBDNJ-së, dhe 6 të PR-së, të cilat rezultonin me zero në rezultatin përfundimtar. Në qendrën e votimit nr. 0765, PS kishte sipas elektronikës 67 vota, por në kutinë e votimit dolën vetëm 39. Ndërsa PD në këtë QV doli se ka tjetërsuar votat e PR-së, pasi në elektronikë kishte 48 vota, ndërsa në kuti dolën vetëm 36. Ndryshimi nga GNV-të në këtë QV po në komunën e Ungrejit është bërë në bashkëpunim, pasi PS ka marrë votat e LSI, ndërsa PD ka marrë votat e PR. Pra, rezultoi se republikanëve në kuti iu gjetën 26 vota, ndërsa në sistemin elektronik ishin vetëm 19 të tilla. Ndërsa PS, në totalin e saj ka marrë dhe votat e LSI-së, që në sistemin elektronik kanë qenë vetëm 6 vota, ndërsa në kuti dolën 24 vota.

KQZ i jep provat PS, hapen kutitë e materialeve zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi dje kërkesën e Partisë Socialiste për hapjen e 6 kutive të materialeve zgjedhore, në të cilat u morën provat që PS kërkonte për të faktuar pretendimet e falsifikimit të zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. Me katër vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi dje 6 kutitë e materialeve zgjedhore të zonës së Mamurrasit, që sipas të majtëve dyshohet se në ato është votuar nga persona të tretë, pasi banorët e saj ndodhen jashtë vendit. Për këto 6 qendra votimi nuk u prekën kutitë e votimit, pasi Partia Socialiste kërkoi të administrojë si provë vetëm materialet zgjedhore, pra listën e votuesve, procesverbalin e hapjes dhe mbylljes së kutive dhe librin e konstatimit të bërë nga komisionet e qendrave të votimit dhe procesverbalet e tyre. Vetëm në një qendër votimi nuk u gjet procesverbali mbylljes, ndërsa në një kuti të materialeve u zbulua se ajo ishte mbyllur nga KQV-ja vetëm me tri kode sigurie, nga 4 që duhen. Partia Socialiste kërkon që të shpallë të pavlefshëm rezultatin në tri qendra votimi në zonën e Laçit dhe në zonën e Mamurrasit, ku sipas tyre pjesëmarrja në votim është e dyshimtë, rreth 90.4 për qind, çka sipas ekspertëve të PS është alogjike. Dje, KQZ pranoi dhe ankimimin e PD-së për rinumërimin e 10 QV-ve të Lezhës, por për ato nuk mund të marrë një vendim përfundimtar pasi nuk ka kuorumin prej 5 votash.

QENDRAT E KOMUNËS KALLMET

Nga rezultati elektronik dhe ai i gjetur në kuti rezultuan vetëm dy kuti të pamanipuluara. Bëhet fjalë për QV-të 0708 dhe 0708/1, edhe pse në kuti rezultati u përputh me sistemin elektronik, këto dy qendra votimi ishin gjurma që hetoi administrata zgjedhore dhe që më pas zbuloi falsifikimin e rezultatit të Lezhës. Këto dy qendra kishin një shtim prej 100 votash në favor të PS-së dhe të hequra ndaj subjekteve të tjera. Po ashtu QV 0708/1 nga 229 votues, për partitë politike kishte të shpërndara vetëm 29 vota, çka krijoi dyshimin tek administrata zgjedhore që i shpalli të pavlefshme.

(Marre nga Panorama)