Home » ANALISTE TE FTUAR » YLBER LILI: KOMUNIKIMI INTRA- ETNIK

YLBER LILI: KOMUNIKIMI INTRA- ETNIK

Të gjitha rrëfimet, historike, kulturore, gjuhësore etj., janë tregues preciz që e dëshmojnë dhe e verifikojnë identitetit tonë të përbashkët kombëtar. Tashmë shtrohet pyetja, cilët janë mekanizmat e ruajtjes dhe të forcimit të identitetin kombëtar, ç’duhet bërë për t’u paraprirë tezave imagjinare në thelb lajthitëse për të relativizuar kodet e përbashkëta etnike dhe kombëtare?. Në rrethanat aktuale, shqiptarët pavarësisht se jetojnë të ndarë në disa shtete e kanë të patjetërsueshme t’i analizojnë problemet në tri nivele:
  • sa cilësor është komunikimi i njëmendtë brenda kombit, i cili  nga njëra anë natyrshëm forcon integrimin e shqiptarëve mes veti dhe nga ana tjetër eliminon paragjykimet, steriotipet dhe frustacionet;  
  • a kemi ne strategji për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar dhe ndërtimin e sistemit të përbashkët të vlerave dhe e treta; 
  • a është prioritet ruajtja dhe kultivimi i standardit të përbashkët gjuhësor zë një vend kulmor në identitetin tonë kombëtar.
Qysh në krye të herës duhet theksuar se instrumenti më i rëndësishëm që e ruan dhe e forcon komunikimin dhe integrimin brenda shqiptar është gjuha standarde. Pra, ky element është kod i pakontestueshëm i ndërtimit të identitetit kombëtar. Jo vetëm kaq, ai është më i rëndësishmi ngaqë faktorët e tjerë, siç janë besimet fetare, ndarjet politike dhe administrative, interesat ekonomike, apo grupore herë e pengojnë dhe shpesh e ngufasin procesin e bashkimit të vlerave të përbashkëta.
 
RRËFIMET E NDARA HISTORIKE DHE KODI OTOMAN
Në këtë periudhë nisën rrënimet e ndara historike, përvojat e ndryshme jetësore të individëve, por edhe të pjesëve të një kombi në tërësi. Përderisa në Shqipëri formohej shteti i shqiptarëve, ndërtoheshin institucionet që ishin në funksion të prodhimit të vleravekombëtare, në funksion të inkulturimit dhe të krijimit të identitetit të ri evropian të shqiptarëve, në Jugosllavindodhte fenomeni i kundërt:shqiptarët akulturoheshin , dëmtohej identiteti i tyre dikur i përbashkët me vëllezërit e gjakut dhe të gjuhës dhe përgaditej terreni për asimilim, apo përçudnim të identitetit të tyre.
Ndërkohë që në Shqipëri depërtonin vlerat moderne, që përmbledhtas i cilësova si fenomen iinkulturimit, në Kosovë dhe në viset e tjera të banuara me shqiptarë ndodhte fenomeni i stigmatizimit, i konservimit të vlerave të trashëguara nga PerandoriaOtomane. Siç do shprehej mendimtari dhe politikani injohur shqiptar z. Arbën Xhaferi: “Strategët serbë nuk kënaqeshin vetëm me ndarje fizike, por atyre iu nevojitej edhe ndarja shpirtërore në mes të shqiptarëve”.Mbetja në kodin kulturor otoman, jo vetëm që krijonte bazë për krijimin e një identiteti të veçantë të shqiptarëve të detyruar të jetojnë në shtetin e sllavëve të jugut, por e përshpejtonte dhe e lehtësonte procesin e shpërnguljes së tyre në Turqi. Në këtë mes,rol të madh propagandistik luajtën pseudohoxhallarët,të cilët propagandonin largimin nga sundimi i krishter ëdhe gjetjen e prehjes në gjirin e shtetit të myslimanëve,siç cilësohej në atë kohë Turqia.
 
KOMUNIKIMI INTRA- ETNIK 
 Kur flitet për cilësinë e komunikimit intra- etnik(relacionet brenda një kombi të njëjtë) duhet patjetër të merren parasysh faktorët historikë, që krijuan dhunshëm trajektore të ndryshme të degdisjes të pjesëve tënjë kombi të njëjtë.Faktori tjetër që krijoi rrethana të ndryshme tëzhvillimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve është ai i interesave gjeostrategjike dhe ideologjike .
Në Luftën e Dytë Botërore për interesa gjeostrategjike që për bazë e kishin interesin ideologjik u vendos që habitusi i shqiptarëve sërish të ndahet në dysh, ashtu siç ndodhi pas Luftës së Parë Botërore. Në këtë kontekst vazhdoi procesi i inkulturimit paralelisht me atë të akulturimit ,po tashmë mbi baza ideologjike.
Në Shqipëri u instalua një regjim komunist, ndërkaq në Jugosllavi ai revizionist, që vetvetiu i vendosi këto dy shtete dhe rrjedhimisht edhe banorët e tyre në relacione antagoniste.
I gjithë ky proces,përveç efekteve të ndryshme, falë idealizmit romantiktë shqiptarëve të Jugosllavisë pati për pasojë idealizimin e situatës në Shqipëri.Shqiptarët e Jugosllavisë së atëhershme, duke iikur identifikimit me ideologjinë asimiluese jugosllave,duke i ikur Titos u hodhën në prehrin e Enver Hoxhës,duke pretenduar se zgjodhën opsionin kombëtar, oseatë”: një gjak, një komb. Sot përkundër regjimit të egër,totalitar komunist të Enver Hoxhës mbi vetë popullinshqiptar, në Kosovë dhe në vise të tjera figura e diktatorit Hoxha dhe roli i tij ende perceptohen me ngjyrimeromantike. Natyrisht se këto perceptime, këto përvojatë ndryshme historike krijojnë vështirësi në komuni-kimet e brendshme shqiptare.
Në këtë kontekst kamparasysh dy anët e medaljes: të shqiptarëve që kanëvuajtur në regjimin e diktatorit Hoxha dhe të pjesëstjetër të kombit që kanë vuajtur nga terrori i paparë sllav.Ta ilustrojmë: Të gjithë jemi të vetëdijshëm që shënimet e pervjetoreve të diktatorit në Kosovë, jo vetëm që nuk është pritur mirë nga shqiptarët në Shqipëri, por madje mund të them se mbetet e paperceptueshmepër ta. Shtrohet pyetja a nuk është një shembull që verifikon ngërçin e komunikimit normal mes shqiptarëve?.Besoj se po. Duhet të pranojmë se ne si komb ende e mbartim sëmundjen e së kaluarës si në kuptimin ideologjik ashtu edhe në atë kulturor. Mund të them se akoma jemi pengje të gabimeve të së kaluarës. Por, jo vetëm kaq. Ne ende nuk kemi gjetur atë rrugën, për një të ar-dhme të përbashkët dhe të shëndetshme.
Ndarja e ngadalshme, me hezitime nga kodiotoman gjatë periudhës së ngrysjes së kësaj perando-rie, mbetja e gjysmës së popullit jashtë kufijve të shtetit shqiptar, dhuna sistematike që është ushtruar mbi ta,dorëzimi i plotë i Shqipërisë ndaj ideologjisë komu-niste krijuan rrethana dhe mundësi të favorshme përndërtimin e identiteteve të ndryshme etnike.
 Mirëpo,ky proces nuk përfundoi në këtë drejtim falë repre-sionit sistematik të shtetit jugosllav, që nxiti procesine idealizimit të kodit kombëtar, rrjedhimisht edhe tëvetë shtetit shqiptar. Mirëpo ky idealizim u manifestuavetëm në rrafshin simbolik.
 
KRIJIMI I RELACIONEVE TË NJËMENDËTA KOMUNIKUESE
 
 Tashmë është koha që të krijohen relacione të njëmendëta komunikuese Brenda hapesirave te kombit. Rrënimi i komunizmit nxorri në shesh të gjitha dëmet që procesi historik ua imponoi shqiptarëve në relacionet intra-etnike. Shqipëria e idealizuar përfundoi në anarki në fillim të viteve 90-të, ndërkaq idealizimi i burrërisë së kosovarëve u tregua në sytë e shqiptarëve të Shqipërisësi mit i gabuar. Për rrjedhojë filloi procesi i theksimit të dallimeve dhe i zvetënimit të asaj që është e përbashkët. Ky është një proces i natyrshëm.
Një popull i njëjtë që ka qenë i privuar nga komunikimi normal, patjetër që ka pasur përvoja të ndryshme dhe në varshmëri nga ato edhe vlerësime të ndryshme për të njëjtin fenomen, qoftë kur vlerësohen proceset apo personazhet historike, qoftë për zhvillimit konkrete aktuale.
Këto fenomene ndodhin edhe te popujt shumë më të zhvilluar që dikur kanë patur shtet dhe sistem të njëjtë të vlerave. P.sh pas Luftës së Dytë Boterore shteti gjerman u nda në dysh, pas një përvoje ndarje prej katër dekadash, ky popull edhe pas bashkimit , megjithëse shpenzoi me qindra miliarda euro ka ende probleme në komunikimin e brendshëm. Por shteti gjerman vazhdon të investojë financiarisht për ndërtimin e infrastrukturës së përbashkët, krijon komisione me specialistë kompetentë për respektimi ne gjuhës standarde gjermane, etj.
Ndërkaq, këtu tek ne këto fenomene që ndiko-jnë negativisht në humbjen e identitetit të përbashkët zhvillohen lirshëm pa ndërhyrje të institucioneveshtetërore, apo pa kanalizim të këtij procesi nga anae elitës intelektuale dhe politike gjithëshqiptare. Disa predikues të feve të ndryshme veprojnë jashtë intere-save zyrtare, ka gazetarë që përdorin një gjuhë private(familjare) që bie ndesh me gjuhën standarde, një pjesëe krijimtarisë muzikore nuk ka fare kritere (shundi).
Nëse kundërshtarët e popullit shqiptar kanëhartuar elaborate për ndryshim të identitetit të tij ,apo shfarosje të shqiptarëve, vetë shqiptarët ende nuk kanë hartuar elaborate për mbrojtjen e identitetit tëpërbashkët. Shqiptarët nuk kanë arritur sot e kësajdite atë që popujt e Ballkanit e bënë në Luftën e Parë Botërore që ta shtetëzojnë, ta institucionalizojnë na-cionalizmin e tyre. Në vend të kësaj, ne kemi iniciativa individuale të krijuesve të ndryshëm në rrafshin eletërsisë , të krijimtarisë muzikore, të sportit etj, që nukjanë të mjaftueshme për të krijuar hallkat e mirëfillta të frymimit të përbashkët kombëtar.
Shtrohet pyetja a do të jenë këto energji tëmjaftueshme që t’i kompensojnë ndarjet administra-tive që ekzistojnë mes shqiptarëve? Mendoj se jo. Nësegjatë periudhës së sundimit otoman jetonim brendanjë sistemi të sundimit të huaj, nëse gjatë krijimit tështetit shqiptar dhe atij jugosllav jetonim të ndarëkryesisht në dy shtete, sot në periudhën e ngadhën-jimit të demokracisë , të shthurjes së Jugosllavisë, tëshpalljes së pavarësisë së Kosovës jemi të detyruar qëtë jetojmë në territoret tona autoktone etnike, por tëndarë në pesë administrata të ndryshme shtetërore:në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoni dhenë Serbinë e Jugut. Këto ndarje administrative krijojnëvështirësi shtesë në proceset e përfundimit të krijimit të identitetit të përbashkët kombëtar.Krahas ndarjes në baza fetare që gjithnjë e më tepër do të ushtrojnë presionin mbi identitetin e për-bashkët kombëtar, ndarjet administrative do të vazh-dojnë të rrënojnë edhe indin e vetëm që i ka lidhurkudo shqiptarët mes tyre: gjuha standarde. Sic dihet,pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nisi procesi I kodifikimit të shtetit me simbole jo kombëtare, natyrshëm
Kosovës iu imponuan kode jo kombëtare identifikuese, flamuri i ri, stema dhe himni. A do ta kapë ky puririkim nga elementët kombëtare edhe gjuhën standarde shqipe atje, kjo mbetet të shihet. Por diçka është e sigurt: si asnjëherë më parënë Kosovë po normalizohet përdorimi i të folmevelokale që e rrënojnë standardin e pranuar gjuhësor. Ky mosrespektim i standardit, ndonëse bëhet pa një plan,megjithatë zbulon një të metë të madhe të sistemit. Nuk ekziston vetëdija për rëndësinë unifikuese të gjuhës standarde shqipe.
Nëse faktori ndërkombëtar e “pastroi” identitetin shtetëror të Kosovës nga simbolet kombëtare,atëherë menefregizmi i bartësve të shtetit kosovar paknga pak e rrënojnë atë faktor ndërlidhës që i bashkontë gjithë shqiptarët, që është gjuha.Aktualisht disa faktorë janë kundër nacional-izmit shqiptar apo kundër identitetit të përbashkët:insistimet që shteti i Kosovës të mos identifikohet me elementin shqiptar dhe menefregizmi i elitës politikerreth këtyre proceseve rrënuese. Këto tendenca nukmund të ndalen vetvetiu, as me iniciativa individualetë krijuesve të ndryshëm , apo veprimtarëve publike, asme komente gazetareske, por me projekte shtetëroreqë do të krijojnë infrastrukturë të përbashkët në funk-sion të mbrojtjes së identitetit të përbashkët, ku ruajtjadhe kultivimi i standardit të përbashkët gjuhësor zënjë vend kulmor.
 
DY FJALË PËR INTEGRIMINDHE SISTEMIN E VLERAVE
Njëra nga fjalët më të keqpërdorura që tashmëe ka humbur domethënien e vet është nocioni i in-tegrimit. Integrimi shpeshherë nënkupton projektet ehumbjes së identitetit përkatësisht të asimilimit, sido-mos kur bëhet fjalë për shqiptarët që jetojnë në sistemetë huaja.
Ndërkaq integrimet brenda llojit kanë nevojëpër institucione që prodhojnë vlera, me të cilat pak nga pak fillon të identifikohet gjenerata e re. Këtë rol,në mungesë të projekteve shtetërore vetvetiu kanë filluar ta marrin televizionet private shqiptare, që prod-hojnë program cilësor të mëvetësishëm, ose të huazuar,por të përpunuar në gjuhën shqipe.
Në të gjitha viset shqiptare këto programe ndiqen me interesim të madh,sidomos nga fëmijët, të cilët janë në gjendje të thithinnektarin e vlerave që ngërthejnë këto programe. Mirëpo këto ndikime nuk do të mjaftojnë nëse shtetet shqiptarenuk do të unifikojnë rrënimin tonë të përbashkët për tëkaluarën dhe projektimin e ardhmërisë së përbashkët.
Duhet patur parasysh kontrollimi i elementëve përçarëssiç janë integralizmat fetarë, rikthimi në të folmet di-alektore, theksimi i interesave krahinore , dominimi ikursit përçarës të partive politike, etj.
Kundër këtyre faktorëve duhet vepruar me koncepte bashkëkohore,siç është shekullarizimi , ritheksimi i frymës atdhe-tare të rilindësve tanë, shquarja e elementëve që nabashkojnë, siç është gjuha standarde, prejardhja, histo-ria dhe aspiratat e përbashkëta. Në këtë kuptim, nëse dëshirojmë të tejkalojmë fazën e ngërçit komunikues,të fragmetarizimit të brendshëm duhet të zbatojmënë mënyrë të pakushtëzuar gjuhën standarde, ashtusiç bëjnë popujt modernë: anglo–saksonë, frankofonë,gjermanofonë etj.