Home » KUJTESE » Intervista me gazetarin Bledar Hoti te SHQIP, 12 Dhjetor 2013. Flet Shenasi Rama për protestën e studentëve dhe ditën e themelimit të partisë së parë opozitare

Intervista me gazetarin Bledar Hoti te SHQIP, 12 Dhjetor 2013. Flet Shenasi Rama për protestën e studentëve dhe ditën e themelimit të partisë së parë opozitare

Rrethi i Ferrit

Z.Rama, 23 vjet më parë u krijua partia e parë e opozitës, Partia Demokratike. Cila ishte rruga juaj deri në themelimin e PD-së?

Unë s’kam dashur të merrem me politikë ndonjëherë, sepse më ka interesuar letërsia dhe përkthimi. Mirëpo, kur nuk do me u marrë me politikë, merret politika me ty. Kështu, në maj të vitit 1990, sapo e lejoi ligji, fillova të organizoj shoqatën letrare “Gjergj Fishta” në Shkodër. Nuk ika me ambasadat, sepse nuk kam dashur të iki ndonjëherë nga shteti shqiptar. Në tetor të vitit 1990, kam qenë i pari njeri në shtetin shqiptar, që nuk ka qenë pjesë e strukturave, dhe që ka kërkuar hapur e publikisht të drejtat e njeriut e liritë njerëzore në një konferencë për Talentet e Reja që u bë në Korçë ku në prani të Foto Çamit, asokohe numri një ideologjik i sistemit dhe të disa të tjerëve e quajta sistemin…

View original post 1,923 more words