Home » KUJTESE » NË VEND TË NJË MANIFESTI:

NË VEND TË NJË MANIFESTI:

Njerezit e uritun me gjetë shpresë e zgjidhje ma të mirë për të ardhmen po presin që zgjidhja do të vijë dikur e prej dikah, presin, të gjithë presin, e vetë nuk bajnë asgja. Tranzicioni drejt askundit po përfundon me oligarkinë e krimbur në miliarda e një popull që han bukë, jeton, porn ë thelb e ka të parashkruar rrugën e skllavnimit. Këto janë probleme që i kam trajtuar gjerëisht në librin tim Përrallat e Tranzicionit Shqiptar dhe me kolegët në Blogun RRETHI I FERRIT. Një nga miqtë e mi me thotë që duhet me e thanë qartë e pamëdyshje se cili është problemi, cila është zgjidhja, dhe kush do ta bëjë. Po ja, shkurt e shqip,

PROBLEMI:

Tre armiqtë kryesorë që nuk na lënë me ecë në rrugën e duhur janë:

  1. NJERIU i zvetënuar, në një shoqëri të pamoralshme
  2. QEVERITARI i korruptuar me një shoqëri të nënshtruar
  3. SISTEMI I ndërtuar për të përfituar pakicat e papërfillshme e të huajt që i përdorin këto veglat e parisë si marioneta të veta

ZGJIDHJA:

Shtet-kombi dhe forcimi i tij është celësi, zgjidhja, dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo gjendje. Zgjidhja është me pasë:

  1. SHTET me Legjitimitet
  2. SHOQERI me Moralitet
  3. SHQIPTAR me Dinjitet

E ARDHMJA:

Në këtë kohë, të gjithë po presin heronjtë, por heroi që na duhet ne shqiptarëve është fjala, parimi, fillesa, kuptimi i drejtë. Njerëzit janë të gabueshëm, parimet nuk janë. Kur kuptohet si duhet parimi I ndertimit të shoqërisë, atëherë:

  1. njeriu I thjeshtë ruhet shumë mos me ba keq sepse morali shoqëror të dënon;
  2. politikani e qeveritari druhet me u përzie në korrupsion sepse ligji të ndëshkon;
  3. dhe zhvatësit ngado që vijnë, e dijnë se rruga është e mbyllur dhe një shtet i fortë i pengon.

KUSH DO TA BËJË:

  1. NJERËZIT që ndahen me të keqen dhe duan një shoqëri ndryshe për fëmijët e familjen e tyre shqiptare
  2. QEVERITARËT E politikanët që punojnë për të fitura respekt e dinjitet prej kombit të vet
  3. BOTËKUPTIMI KOMBËTARIST që të mëson se kombi dhe shteti janë rruga e vërtetë e shpëtimit

RRUGA:

  1. STRUKTURIMI I vlerave më të pastra e të mira që ka kombi, që nga individi tek bashkësitë e ndryshme
  2. MOBILIZIMI Politik I atyre që duan të shërbejnë me mjete sa më demokratike
  3. NDËRTIMI I shtet-kombit Funksional dhe në shërbim të shqiptarëve.

CKA DO TË ARRIHET:

  1. SIGURIMI I jetës me dinjitet, mbrojtja e nderit, dhe përkujdesja për shqiptarin dhe familjen shqiptare
  2. NDËRTIMI I një shoqërie me vlera e me moral që ushqen më të mirën tek njeriu dhe familja
  3. FUNKSIONIMI I një shtet në shërbim të shtetasve, me burimet e me mundësitë që ka.

Nëse pajtoheni me këtë koncept, shpërndajeni sa më shumë që të mundeni e ku të mundeni. Nëse doni me dhanë mendime me tepër, më shkruani. E rëndësishme është që me fillue një debat për këtë temë. Flmn.

Advertisements

2 thoughts on “NË VEND TË NJË MANIFESTI:

  1. Te gjitha arrihen nese : fillon nje levizje qytetare, qe nuk degjeneron ne parti politike pa arritur mbeshtetjen mbare popullore me numrat e duhur per ndryshim. Te kete emra njerezish te ndershem e te urte. Njerez te realizuar ne fushat qe kane kontribuar, dhe me vlera te pa kontestueshme. Vullneti i mire dhe interesi per nje komb shqiptar, duhet te jete ideali i cdo njerit qe do perfshihet ne kete levizje. Kete mund ta bejne vetem ata qe kane pricipe dhe prirje patriotike.

Comments are closed.