Home » KUJTESE » ARTIAN GJATAJ: A ËSHTË TRADHËTAR FATOS LUBONJA?

ARTIAN GJATAJ: A ËSHTË TRADHËTAR FATOS LUBONJA?

Disa ditë më parë, një nga opinionistët e spikatur të Tiranës, Fatos Lubonja, bëri një Letër të Hapur drejtuar Papës. Nuk më interesojnë argumentet që u hodhën nga të gjithë anët pro e kundër qëndrimit të zotnisë në fjalë. Megjithatë, në një pikë pati kundërvënie të ndjeshme. Zotnia në fjalë argumenton se nacionalizmi shqiptar nuk ka qënë tolerant, dhe afirmon se përderisa vlerat universaliste nuk janë të vendosura në themel të shoqërisë, nuk do të ketë tolerancë. Reaksioni i njerëzve ishte që ta quajnë ose “tradhëtar” ose “vegël të parisë së Tiranës” si dhe disa epitete të tjera që unë nuk jam pse I përmend që u hodhën tek Panorama. Megjithatë zotnia në fjalë ka influencë në rrethe të caktuara dhe kërkon që të imponohet në mendimin publik. Unë do të kisha ngulmuar që zotnia duhet të trajtohet për atë që është, një individ që nuk beson në shtet-kombin dhe që ka përqafuar vlera universaliste.

Duhet thënë se në këtë kohë kaq të turbullt për shqiptarët, ideja e kombit dhe e shtet-kombit shqiptar janë nën një sulm të gjithanshëm. Të vetmit që mund të bëjnë dicka në këtë përballje me atomizimin e shoqërisë, ata që mund të bëhen ngjitesja, si të thuash cimentoja që mban bllokun e betonit bashkë janë intelektualët. Ata mund të mbajnë kombin bashkë duke treguar rrugën e duhur, mënyrat e duhura dhe arsyet pse shqiptarët duhet ti bashkëngjiten idesë së kombit. Është e padiskutueshme që ata do të jenë të humbur si njerëz e si individë, por do të bëjnë një shërbim publik të madh. Me kohë, në se shqiptarët dalin nga qorrsokaku, ata do t’iu drejtohen këtyre njerëzve, që edhe sikur të numërohen me gishtat e dorës do të mund të mbajnë gjallë frymën kombëtariste që duhet. Në këto kohë krizash e travajesh, me kenë shqiptar, me u ndje si i tillë dhe me u vetëquajtë i tillë, është dicka që të del nga shpirti. Sepse kombi e dashuria e njerëzve për të sprovohet pikërisht kur është në pikën e tij më të ulët, përdhe, dhe I shkelur me këmbë nga të tjerët. Tani njerëzit kanë një zgjidhje, ata ose do të ndjehen shqiptarë, ose do të përqafojnë ideologji e identitete të tjera. Si ata që përqafojnë identitete të tjera, si ata që iu dorëzohen ideologjive të tjera, duan të shiten si shqiptarë, porn ë thelb nuk janë më të tillë. Dashuria për shtet-kombin tand është superiore e epërme ndaj cdo besimi e ideologjie, sepse duke u lidhur me njerëzit tuaj, ti nuk e kërkon as shpëtimin e vetes, as dinjitetin, e as qëllimin e ekzistencës jashtë kombit tand. Kombi nuk duhet me kushte. Prandaj kombëtarizmi shqiptar, që I sheh të gjithë shqiptarët si të lidhur pazgjidhshmërisht me njëri tjetrin, e shtyn ndasinë, në të gjithë format që ajo mishërohet, si fetare, klasore, kulturore e krahinore në ndasi bashkësore që nuk politicizohen. Ata që i shërbejnë kombit ata janë shqiptarë. Ata që nuk I shërbejnë kombit janë tradhëtarë. Ata që nuk duan të jenë shqiptarë, më së pari e mbi gjithcka tjetër, janë mishi i huaj. Zotnia nuk është as shqiptar, sepse nuk punon për kombin, as tradhëtar, sepse nuk ka besuar ndonjëherë në kombin dhe nuk ka punuar kundër shqiptarëve duke thënë se është kombëtarist. Ai është një individ që beson në vlera universaliste, kështu ka besuar me kohë, dhe ky është thelbi I tij. Ky nuk pretendon të flasë për shqiptarët, thjesht flet si “uni” I tij qe ka vuajtur e qe eshte tejet fatkeq, i papergatitur dhe tragjikomik.

Tani, duke kaluar në një nivel tjetër, duhet thënë se forma më e lartë e më e dobishme e organizimit shoqëror është shtet-kombi. Ata që punojnë për forcimin e shtet-kombit të tyre janë në rrugën e duhur sepse e gjithë bota është e organizuar në struktura të tilla politike që ose janë shtet-kombe, ose aspirojnë të bëhen të tilla. Në këtë nivel, duhet mbajtur mend mirë se si tha K/M britanik, “shumëkulturalizmi ka vdekur.” Njerëzit ku janë duhet të zgjedhin që ti bëjnë shërbimin e duhur shtet-kombit të tyre, ndryshe do të trajtohen si mish I huaj. Thirrja e këtij zotnisë për vlera universaliste I bie ndesh asaj që iu shërben shqiptarëve, ndërtimit të shtet-kombit. Nuk ka shtet të ndërtuar në vlera universaliste si I mendon ky zotnia. Prandaj, ky nuk iu bën ndonjë shërbim shqiptarëve, përkundrazi, ndikon që ata të largohen edhe më shumë nga rruga e duhur.

Arsyeja është se ky afirmim I individit në një kontekst ideologjie universaliste, nuk I shërben shtetit ku qytetari e shtetasi ka detyra e detyrime, por është shprehje e përvojave personale të këtij zotnisë që ka vuajtur kaq shumë nga një shtet I fortë. Në një mënyrë shumë të qartë, por paksa indirekte, I shërben edhe parisë së Tiranës ku ky merr financimet, mbeshtetjen morale, dhe pjesë e së cilës është. Parisë I intereson që shqiptarët të mos e kuptojnë rrugën që duhet, por të jenë thjesht një masë individësh që njerëz si ky “iu hedhin trutë e gomarit.” Paria e ka frikë shtet-kombin sepse atëherë I duhet me u përballë me një popull që e din të mirën e vet dhe që ashtu e sheh, si ai që pin duhan, se paria është shkaku i kancerit dhe i të keqes.

Tani, duke e mbrojtur të drejtën e zotnisë për me folë, duhet me thanë se për mua e të tjerët ky është po aq I huaj sa një serb apo një grek, Italian apo danez. Sepse kush nuk është pjesë e kombit është jashtë tij dhe pjesë e kombëve të tjera. Edhe kanceri është një qelizë e të njëjtit trup, por që fillon e han qelizat e tjera. Megjithatë, a duhet kundërshtuar? Natyrisht, me qetësi e me kujdes, sepse e drejta për me folë është e drejta e tij dhe e drejta e tij për me folë është e shenjtë. Ajo që nuk pranohet është se ky, dhe shumë të tjerë, kalimtarë e mish I huaj, pretendon me folë në emër të shqiptarëve duke mos u ndjerë shqiptar, e duke mos kenë as tradhëtar, por një viktimë fatkeqe e një kohe, një shpirt I humbur, I përdorur nga shumëkush, dhe me dhjetë mendime të cekta që të bëjnë të ndjehesh keq për të. E megjithatë, nuk është ndër tradhëtarët, sepse nuk punon e nuk numërohet ndër shqiptarët.