Home » INTERVISTA » INTERVISTA ME GAZETEN SOT, 28 SHTATOR 2014

INTERVISTA ME GAZETEN SOT, 28 SHTATOR 2014

Z. Rama, në Shqipëri është rikthyer një debat i kahershëm për rishikimin e historisë. Periudhat e dominuara nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha janë kthyer në mollë sherri mes dy kampeve politike. Cili është qëndrimi juaj?

Nuk eshte problemi se duan me me vue në vend historinë e të vërtetën por se duan me mbajtë bashkë kampet e mbështetësve politikë. Burimi i legjitimitetit të secilit grup është I lidhur me kohën kur kontrollonin shtetin ose kur u persekutuan. E kështu, duke I mbajtur sherret e ndezura, kujtesën e gjallë dhe ndasitë të hapura, paria e Tiranës sundon si don vetë, edhe pse pakicë, edhe pse një përzierje e frikshme prirjesh e morali që nuk ka të bëjë gjë me shqiptarët. Këta janë pjesë e oligarkisë klanore shqiptare e cila nuk ka asnjë besnikëri ndaj asnjë grupi e as ndaj një sistemi vlerash. Besnikëria e tyre është ndaj kuletës së vet. Por kjo ndasi iu shërben me mbajtë tufën e mbështetësve bashkë.

Mendimi im është se ne duhet të shohim nga e ardhmja. Ajo është që na bashkon e gjithcka tjetër na ndan. Këto dy modele qeverisjeje kishin tepri të mëdha e mangësi të dallueshme lehtë e që kanë shkaktuar shumë plagë në shoqëri. Cila është e ardhmja që na duhet përtej këtyre modeleve???? Kjo është pyetja themelore e politikës shqiptare sepse në zgjidhjen që duhet bërë, do të gjindet edhe formula për të shëruara këto plagë e për të bërë bashkë shqiptarët.

-A duhet rishikuar historia, kush dhe në ç’mënyrë duhet të rishkruhet?

Po duhet rishikuar, historitë rishikohen gjithmonë, sepse e shkuara rivlerësohet nga prioritetet e kohës dhe nga objektivat e të ardhmes, mirepo kjo nuk bëhet me vendim qeverie. Cdo rishikim i historisë është politik sepse duhet me I shërbye dikujt, dhe ata që e bëjnë janë shpesh hapur nën kontrollin e sundimtarëve të radhës. Ne do ta mësojmë historinë tonë kur ta shohim nga prizmi I shtet-kombit dhe nga ajo që kemi bërë apo keq në rrugën tonë e historinë tonë të gjatë në lidhje me shtet-kombin. Shihni se cka kanë bërë izraelitët e të tjerët, tani edhe koreanët, kinezët, etj. që kanë shtet-kombe të suksesshme. Pa modesti, do të kisha thënë se me dizertacionin tim e kam bërë një përpjekje të tillë për të analizuar se si janë sjellur shqiptarët me shtetin e me kombin gjatë historisë se tyre, duke dhënë edhe gjykime për periudha të diskutueshme, dhe jam I bindur se ato vite pune intensive nuk më kanë shkuar kot. Por kur ta shohim historinë e shqiptarëve si të një kombi, sic kam bërë unë, atëherë do të kuptojmë më mirë se ku kemi vepruar drejt, ku kemi gabuar dhe në lidhje me pyetjen që bëni më lart, do të mund ët gjykojmë edhe figurat tona historike. Ky do të jetë edhe standarti I gjykimit për punën e tyre.

-Klasën politike shqiptare, ju e quani paria sunduese e Tiranës, e cila ka trajtën dhe konturet e një organizate mafioze. A ka mundësi që paria e Tiranës të reformohet dhe transformohet, në funksion të qytetarëve?

Kështu si është sot jo sepse është një grup kompakt, criminal, me një interest ë vetëm, pasurimin me cdo kusht e me cdo mënyrë me gjakun e me djersën e shqiptarëve si grupi më gjakpirës e parazit që mund të bëhet. Paria mund të transformohet vetëm kur të pranojë shtërngesat që I imponohen nga shteti dhe nga interesi I përbashkët I kombit, një shtet ligjor, modern, në shërbim të kombit e të qytetarëve. Nuk do të importojmë njerëz nga Kina, por këta jemi, edhe me këta duhet punuar, por duhet që të mbrrihet vendosja e konsolidimi i shtet-kombit. Cdo strukturë tjetër nuk iu shërben shqiptarëve, dhe pikërisht ky është problem që kemi. Duke dalë nga një shtet ekstremist, këta refuzojmë cdo lloj shteti dhe janë kriminalizuar tërësisht. Mirëpo, pot ë vihen të punojnë në struktura të caktuara edhe do të jenë këta më mirë, edhe ne do të jemi më mirë. Duhet ky ekuilibër që sot mungon, që populli nuk e pranon edhe pse I shërben më shumë se gjithcka tjetër, dhe që paria e lufton me të gjithë mënyrat sepse nuk ka ndjenjnë e shërbimit public e kombëtar.

-Z. Rama, një vit pas largimit nga pushteti, Partia Demokratike, tashmë në drejtimin e Lulzim Bashës, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku do të zgjedhë forumet e larta drejtuese. Si e vlerësoni ju këtë proces?

PD është një shportë karavidhesh politike që përdor militantët e njerëzit që urrejnë sistemin e mëparshëm dhe këta që janë të lidhur me nomenklaturën e mëparshme. Mirëpo PD është partia e Sali Berishës dhe e Trustit të Gështenjave të Tropojës që me shumë aftësi po mban bashkë klanin e vet dhe klanet mafioze locale. Po mundohettë shitet si opozita e sikur ka bërë kthesë mirëpo cfarë kthese? Këta janë të gjithë të inkriminuar deri në thembra nga vjedhja e krimi që kanë bërë gjatë kohës që ishin në krye të shtetit. Në lidhje me Bashën, nuk ka rëndësi se cfarë kapaku I vë tenxheres kur brenda ka corbë të prishur e kur tenxherja e kapaku janë nga I njëjti material dhe të kontrolluara nga krimi. PD është pjesë e të shkuarës, nuk ka të ardhme dhe roli I saj është me mbajtë peng opozitën e vërtetë që nuk është ende e organizuar si duhet por që është e domosdoshme që të krijohet si nevojë e kohës.

-Si e shihni ju rolin e Sali Berishës në këtë fazë të ristrukturimi të Partisë Demokratike? A është Basha kryetari real i PD?

Sali Berisha është shpirti I PD-së dhe krietari I përjetshëm I saj. Si të humbë zgjedhjen në Tiranë, pavarësisht nga loja që mund të bëjë me Metën e të tjerë, BAsha është I djegur politikisht. Saliu nuk lejon që BAsha të bëjë lojën që bëri Edi Rama me Fatos Nanon. Në PS ka individë që përfaqësojnë klane, e në PD ka individë që I janë bashkëngjitur një klani.

-Cili është komenti juaj për listën e kandidatëve për forumet e larta të PD? Ra në sy Jamarbër Malltezi dhe personazhe të lakuar për korrupsion.

Disidenti I djathit, Jamarbër Malltezi, është kryetari që po përgatitet të trashëgojë PD-në. Nuk ka dyshim që me kohë Saliu do të punojë fort që PD të bëhet besnike personale e disidentit të djathit.

-A ka lidhje e djathta shqiptare sot me idealet, ëndrrat dhe aspiratat e Lëvizjes së Dhjetorit ’90?

LSSH ka pasur shumë individë me aspirata të ndryshme dhe që morën rrugë të ndryshme, prandaj shumëkush flet me sinqeritet për idealet e LSSH. Mirëpo, gjykimi im është se në lidhje me atë që arriti, dhe me atë që kam besuar e kam ëndërruar unë, për shkak të këtyre bindjeve kam dhënë dorëheqjen nga Komisioni Nismëtar I PD-së (e duan s’duan këta, unë jam ai që e ka nisur atë parti), PD nuk ka asgjë të përbashkët me Lëvizjen Studentore. Ideali im ka qënë shtet-kombi, dhe demokracia si formë e zgjedhjes së një udheqjeje politike në atë shtet. KËmi dashur të ruajmë shteti, të bashkojmë kombin, tiu japim të drejtat atyre që nuk I kishin dhe të ndërtonim një shtet normal duke mos përsëritur gabimet e të shkuarës dhe të të tjerëve. Ajo aspiratë është e vonuar por nuk është asnjëherë jashtë kohës sepse ajo është zgjidhja e vetme që iu shërben të gjithëve.

-Pse themeluesit e PD, nuk rigrupohen për të projektuar një lëvizje të re politike në Shqipëri?

Pse duhet të rigrupohen??? Ajo që I bën njerëzit bashkë nuk ëhtë rrugëtimi apo ndodhja bashkë në një moment të caktuar. Ajo që I bën bashkë është ideologjia, bindjet poltiike, pa dallim kohe, brezash, apio përvojash politike. Ajo që duhet është besnikëria ndaj idealeve të Rilindjes Kombëtare, shtet-kombit, vlerave që na bëjnë shqiptarë e njerëz të respektueshëm, respekti për tjetrin, ndërtimi I strukturave të shërbimeve shëndetësore, të edukimit, të mbrojtjes, të kulturës që iu shërbejnë të gjithë shqiptarëve, ndërtimi I një sistemi të ekonomisë së tregut të institucionalizuar me mbrojtje për biznesin e për punëtorin që duhet të jetojë me dinjitet në vendin e vet, me punën e vet.

-Si e vlerësoni ju idenë e zgjedhjes së një guvernatori të huaj në krye të Bankës së Shqipërisë?

Një shenjë tjetër të krimit politik të parisë. Kemi mjaft njerëz të zotë që janë profesionistë të aftë të bëjnë këtë detyrë, edhe më mirë se të huajt. Por kjo është një përpjekje tjetër për të minuar cdo mundësi që na lejon të vëmë kontrollin që duhet mbi ekonominë e paranë. Këta nuk e shohin veten si kapitenë të ekonomisë shqiptare por si pjesë të strukturave te ekonomisë ndërkombëtare dhe prandaj janë kaq vdekjeprurës për ne.

-A shihni ju një ngjashmëri mes vrasjes së Azem Hajdarit, “aksidentit” të Kota Trebickës, “aksidentit” të Sokol Olldashit, vrasjes së Artan Santos dhe rrëzimit të Ardian Fullanit?

Normal, të gjitha ishin vrasje të hapura mafioze, të mbuluara nga paria e Tiranës, që I shërbyen asaj, dhe që kishin të përbashkët paranë. Azemi mori nja gjashtë milionë marka, Olldashi humbi miliona e nuk iu jepte zgjidhje detyrimeve që kishte, Santos I doli skema dhe prishi pazaret, Fullani do të mbrohet sepse di shumë e Kosta I shkretë që I plasi ciftja 10 metra nga fuoristrada, mendonte se do të mund të merrte pjesën e vet nga pazari qindramilionësh. Mirëpo, hienat janë kanibale, ata hanë jo vetëm prenë, por edhe njëri-tjetrin, dhe kjo është ekzakt ajo që bën edhe paria e Tiranës.