NJË INTERVISTË QË DUHET ME DALË NESËR….

Në një status në FB, ndër të tjera flisni rreth takimit të 10 dhjetorit 1990 në “Qytetin Studenti”, në zyrën e Xhevdet Patës, drejtorit të QS-së, ku është diskutuar se si do të negociohej mes studentëve dhe PPSH-së. A mund të na thoni me detaje se cilët persona kanë qenë në atë zyrë me ju dhe çfarë është diskutuar konkretisht?

Zyra ishte shume e vogel dhe ishin 10 vete Brenda e disa vete jashte. Brenda ishin dy grupe. Ne nje anë ishin perfaqesia studentore e perbere nga Arben Lika, Mimoza Zhamo, Tefalin Malshyti, Azem Hajdari dhe Shinasi Rama. Në anën tjeter ishin të dërguarit e Ramiz Alisë, Ministri I Arsimit Skënder Gjinushi, Sekretari I parë I KQ të BRPSH, Lisen Bashkurti, dhe më pas erdhi direct nga Ramiz Alia edhe Sali Berisha, që aty ishte I plotfuqishmi I tij dhe I Xhelil Gjonit, kishte edhe një Sekretar të KQ të BRPSH dhe dy gazetarë, Remzi Lani si kryeredator I Zërit të Rinisë dhe Prec Zogaj, gazetar I asaj gazete. Disa here kanë hyrë e kanë dalë student dhe të tjerë. Përjashta ishte Xhevdet Pata, dy oficerë civilë, vëllai I Azem Hajdarit nga nena, Rasim Hasanaj, Instruktor në KP të Tropojës, Besnik Mustafaj, sekretar I KQ të BRPPSH dhe punonjës në Institutin e Studimeve Marksist-Leniniste dhe një teknik e mandej kishte gjithfarë njeriu që hynte e dilte në atë ndërtesë apo ishte ngulitur tek penxheret.

Takimi ishte organizuar me qëllim që të kishte mundësi të organizohej një takim ndërmjet Ramiz Alisë dhe PPSH dhe studentëve e përfaqësisë së tyre. Po ashtu ishte puna e cështjeve që duhej të diskutoheshin. A do të mbahej takimi në Qyettin Studenti, me 3000 studentë të zgjedhur në Pallatin e Kongreseve apo do të kishte një takim me një përfaqësi. Ramë dakord që të takohej me një Përfaqsi Studentore. Ata që e përfaqësonin e dinin se pesha e pushtetit do të ishte e papërballueshme për disa, e ne e dinim se do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme me mbrojtë të vërtetën e me fitue pluralizmin. Azemi ka qënë dakord me ckado që thuhej prej të dërguarve dhe në cdo rast marrëveshjen e kam prishë unë. Një herë Azemi doli në korridor, në fakt e thirri Saliu dhe me ndërmjetësinë e Rasim Hasanajt foli me Besnik Mustafajn e me Sali Berishën dhe më pas u soll si pritej prej tij. Mirëpo pazarin e kam prishë vetë në cdo moment, kërkesat që shtruam ne ishin krejt politike, shumë prej atyre që ishin brenda nga pala tjetër ishin eunukë të sistemit, dhe gjendja ka qënë shumë e tensionuar dhe e rëndë.

Duhet ditur se pleniumi I KQ të PPSH po mbahej në të njejtën kohë me këtë mbledhje dhe RAmiz Alia e përdori rezistencën e përfaqësisë, e pa modesti, këmbënguljen time, me I detyrue të vjetrit dhe Pleniumin me dhanë një dritë jeshile për pluralizmin e organizatave por jo për pluralizmin politik. Vendimi ishte që të jepet ky lloj pluralizmi, dhe mandej të shihej se si mund të ecej më pas. Lëri këto përrallat që thuhen tani e që I tregojnë me afsh letraro-artistik shumë njerëz. Arsyeja ishte se këta të gjithë e kuptuan se iu kishte dalë loja nga dora dhe as Azemi as Zoti nuk e kishte më atë punë në dorë por tjerakush. Ka qënë momenti më kritik I mundshëm, dhe unë falenderoj studentet e studentët që kanë pasë besim tek unë dhe tek të tjerët si Ben Lika e Moza Zhamo.

2. Ndërkaq, shkruani se “Berishën e kam trajtuar shumë keq”. Për çfarë arsyeje?

Berisha ishte vegël e sistemit, ai ishte aty me fitue legjitimitet dhe kjo ishte e papranueshme për mue sepse, me modesti, e dija se si do të përfundonte ajo punë në se ai fillonte të fitonte legjitimitet. Unë nuk e njihja shumë mirë por dicka dija, e njihja, e kisha mjaft informacion për të dhe për atë që do të ndodhte, dhe sjellja e tij ishte krejtësisht në lojën e sistemit. Ajo lojë duhej prishë dhe duhej fillue ndryshe, dhe hapi I parë ishte degjenerimi e poshtërimi i figurës që po shitej si e ardhmja dhe distancimi I tij nga Lëvizja Studentore. Në një farë mënyre, nuk duhej lejue që ky të ishte figura qëndrore e tranzicionit dhe bërthama e opozitës. Po ashtu, duke e njohur fuqinë e sistemit lufta ime ka qënë të ruaja lëvizjen Studentore të pastër e të pavarur nga këta veglat e sistemit.

  1. A ju kujtohet se çfarë i keni thënë konkretisht Sali Berishës?

Po. I kam thënë shumë fjalë të rënda, ndër të tjera, sot të papranueshme për mue, kodosh, pusht, shkërdhatë e me radhë. E kam përzanë, e kam fye në të gjithë mënyrat e mundshme dhe nuk ka luejtë nga karrikja, e të tjerët nuk kanë guxue kush me me kundërshtue, sepse, kam bindjen, kishin frikë prej meje sepse nuk dihej se ku I kisha rrënjët e si kisha hyrë aty, ku shumica ishin me urdhër e me detyrë e kur dihej se kisha qënë edhe Shkollen e bashkuar e me radhë.

  1. Si reagoi Berisha ndaj jush? Po të pranishmit e tjerë, dolën krah jush apo Berishës?

Berisha ndenji urtë, shumë urtë. Me tha jam malësor, unë I thashë ti je kodosh I Ramiz Alisë e pusht e me radhë, e nuk lëvizi, e një muskul nuk I lëvizte në fytyrë sepse logjika që e detyronte të sillej ashtu ishte se ai që fliste ashtu me siguri e kishte dikë që e ruante dhe e bënte të paprekshëm. Uli kryet dhe nuk bzani. Të tjerët ndenjën urtë se asokohe I kam pasë fjalët e shkurta dhe nuk dihej se si mundesha me u sjellë. Azemi e kishte shitë lëkurën por mue nuk më kundërshtoi aty sepse nuk ishim as shokë, nuk e kam pyetur ndonjëherë për veprimet e mia, dhe u tregua I zgjuar e mbylli gojën.

  1. A kishit informacione në mënyrë direkte apo indirekte, se Berisha do të merrte më pas drejtimin e PD-së?

Jo të Pd-së por të Lëvizjes së Studentëve dhe të Intelektualëve të rinj. PD u bë e mundshme vetëm mbas fitimit të pluralizmit. Por dihej se kush ishte piketuar dhe si do të shkonte ajo punë, puna thjesht ishte mos me e lanë fatin e popullit në duart e këtyre. Megjithatë, kur e pashë që I duroj të gjitha, pa iu dridhur qerpiku, iu thashë shokëve të mi se ky që I duron të gjitha këto që I thashë nuk ka me e cue vendin në luftë civile dhe prandaj duhet me e gjetë mënyrën me e mbajtë afër. Të nesërmen kur erdhi, me vendimin e Ramiz Alisë në xhep, u solla sikur nuk kishte ndodhë asgja, edhe ai u soll sikur nuk kishte ndodhë gja, I bëra bashkë më Gramoz Pashkon dhe kështu nisi PD. Por nuk jam aspak I penduar për cka kam ba, sepse në atë pikë nuk kishte rrugë tjetër me shpetue vendin nga lufta civile. E kam ditë se politikisht jam I humbur, në fakt krejt I vdekur, sepse e dija që ajo që kishte ndodhë do të paguhej randë, por e kam ba për kombin tim e për të mirën e të gjithëve dhe nuk kam kurrfarë mëdyshje se duhej veprue ndryshe.

ARTIAN GJATAJ: NGA “LIBRI SAGA E PROF. DR. GJERGJ MULLAGA” – DITE VJESHTE

Prof. Dr. Gjergj Mullaga, socialisti demokrat i oreve te para, hyni te klubi I Erminexhildos, qe e kishte ba me paret e mundit te italise, kurre nuk e hapte gojen per ate pune, vec thoshte se nuk kishte fjete asnje nate vec paradite, hapi gazetat dhe po iu hidhte nje sy te shtrembet lajmeve te dites. Ja nje djale 66 vjec kishte vrare te emen 92 vjece… per pronen! E nje cift qe benin seks me qenin nga Oklahoma, edhe ata ishin nga Oklahoma, ishin ne te gjitha gazetat shqiptare por nje dreq e din ku I marrin keto lajme, se ba me u marre edhe ne Oklahoma me keto lajme nuk kishte kene as Amerika atje ku asht tha me vedi po u kujtue se ishte ne kafe, e kafja deng me burra qe pijne ekspresso e nje teke raki. Edhe Kaltrina nuk ndrron, thojshin gazetat po kush dreqin e mallkuem asht kjo Kaltrina, kujt i rruhet? Hej dreq, tha me vete Prof. Mullaga, na kena hall se po na e fusin me taksa e me gjoba, me tarifa, e me pagesa, se kaq eshte e shkreta rroga, e studentet kur ti japin paret kane nise me I fotografue edhe eurot dhe i vene ne instagram e llapin ne ëhatsapp, shkruejne numrat me u talle sa edhe dyqanxhinjte I shohin, mirepo shyqyr që I fus te qypi, ishalla nuk po na përmbytet Shkodra sivjet se me lagen eurot si parvjet, e keta na vene kete ciftin ne foto qe jane aq dejshem sa nuk iu del pija edhe nja dy jave e droga edhe nja dy vjet, kujt I rruhet leshi i kembeve, keto gazetat kane edhe fotografi, edhe pornografi, seks me kaligrafi e kaligrafi me seks, kqyre kete cka thote per edhe vetem faqja e pare ka ndoj rresh qe vlen me u lexue. Rrena, rrena, kacarrena, sterrrena, e ma shume rrena, hajt ma, na e futen keq po mendonte Prof. Mullaga dhe u ba gati por ndali, se perpara i doli Spiropali. Kenka martue e u trashegofte, ishalla I ka binjake, po nuk ia paska dhane Kryeministri i Lumturise Kombetare kesaj lejen me u martue te ndoj kala a keshtjelle, kulle me bedena, a rrenoja antike dhe mandej u kujtue, se atje mundesh me u rrezue e ndoshta kjo i ka frike lartesite, hej dreq cka na ka gjete, bjer me fjete se ke ndenje cuet boll, kur I doli para Rita Ora qe kishte shkue ne Moske e kishte thane jam nga Kosova, e nuk pi pvet kurrkushin, e Prof. Mullaga nisi me mendue sepse kishte shkue Rita Sahatcia ne Moske e per cka kishin shkue ata me e pa dhe u kujtue se kjo ishte arsyeja sepse nuk po shihte as funde e as pantallona te shkurta, pra nuk ishte hic detyre patriotike, por pune kembesh e muzike, reklame si per brushen e dhambeve, dhe u kujtue per ato fytyrat e humbuna te njerezve qe pinin kafene e tundshin kamben nalt e poshte gjithe kohen. Pune paresh, mendoj Prof. Dr. Gjergj Mullaga, hall paresh, tane nuk e dine kah poi u vjen, kur i doli përpara gruaja e atij që kishte cue 2200 libra e kishte vjedhe nuk dihet se sa miliona te Banka e Shtetit. Kjo po thote nuk e kam dite deri diten kur e kam lexue ne gazete, po mire a I ka shkue ndermend a I ka lexue librat qe blente kur binte me fjete, se per zotin 2200 libra nuk kane mbete as te Shkolla Pedagogjike jopublike, qe e privatizuen tak-fak, e mandej syte I kapen njeren nga shenjat se po vjen revolucioni. 647 burra kishin raportue se I kishin rrahe grate, dmth, grate I kishin hy ne shpulla burrave te shkrete, ne grushta e ne shkelma e vitin e kaluar kishin kene vetem 490. Jo more burre, tha Prof. Mullaga, nuk te rrah gruaja prej qejfit, por duket kjo vjen nga ndrrimi I administrates, kushedi cka ka ndodhe, don pa kjo pune se ka shkaqe ma te holla, dhe aty u ndal se u kujtue se kishte harrue cadren ne shtepi e jashte binte shi e frynte ere. Hej dreq, vjeshte e keqe, tha Prof. Mullaga, pare ska, kush nuk don me pague, tane ankohen, tane dojne me ja fute gjithkujt, shiten e shesin si me kene qebapa e byreke, tane po rrejne dhe si pa zogorine e qejve qe ecte lirshem ne rruge, iu kujtue ai cifti nga Oklahoma, paska ndodhe qen me fat, ai qen e bir qeni, jo si keta tonet qe kane nise me hanger letra, buke plastike, e rrena, vec rrena, kacarrena, sterrrena, por dje ishte nje dite pa Kryeministrin e Lumturise Kombetare, por ne cdo qoshe rruge kishte police, police dhe u kujtue se dje ishin arrestue 35 vete, dhe nisi me u krue, a me I pague a jo dritat, kur iu kujtue e shoqja qe I kishte thane komunist dhe u zemerue, nuk jam asi burri qe e rreh grueja, po I fus nje te rrahme sa most e mendojne se mundet me me ba gja, edhe do vjet, e mandej kismet!

ARTIAN GJATAJ: NGA libri “SAGA E PROF. DR. GJERGJ MULLAGA” – II

Mbasi lexoi me vemendje fjalen e Kryeministrit te lumturise Kombetare lidhur me “hajdutet e energjise”, Prof. Dr. Gjergj Mullaga, socialist demokrat i oreve te para, pati nje moment dyshimi, dhe nisi te te mendonte si Avokati qe spranon te fitoje gjyqe, z. Spartak Ngjela, “O zoteri, shteti eshte ligj dhe ligji eshte rregull, nuk behet ndryshe perendimi ketu, dhe ne jemi, me fal o Zot, tha Prof. Mullaga, perendomire (dmth ngordh sa me shpejt, jo perendimore)” e vazhdonte Avokati qe s’pranon te fitoje gjyqe, qysh ne kohen e Mesjetes, kemi pasur ligje e statute edhe pse u ngjitem ne male nja kater-pese shekuj, pastaj erdhi Tirania tek Tirana,.. ” Prof. Mullaga e humbi fillin dhe me pas u kujtue se sa lloje hajdutesh ka ne shtetin shqiptar dhe nisi te numeronte me vete…. ka hajdute qe vjedhin per buken e gojes, te tjere qe vjedhin sepse argetohen, te tjere qe vjedhin shtetin, familjet, xhepista, drogaxhinj, qe vjedhin pronaret, po jane dhe tragtaret e fshataret, ata qe i hedhin groshe sallamit, e nisheste djathit, ata qe e bejne buken me materiale plastike, se ja, shihe, bie shi e ve buken mbi koke e rreshqet uji, nuk laget as buka, jane bankat, jane edhe kompanite telefonike dhe me radhe, nuk u ndal Profesori i nderuar, ai qe kishte edukuar disidentin qe ne Shtator te vitit 1990 pat thene fjaline e famshme “nuk kemi djathe”. Ne fund u kujtua, po ne kemi shtetin!!!! Pastaj u kujtua se ka nje lloj hajduti qe vjedh nga shteti nderin e pasurine e qytetareve, qe ndryshon hipoteken, e te jep letrat ne dore per deti, qe e ben pallatin me ure mbi rruge si Kullen Eifel, dhe ne fund u kujtua se ka ca hajdute qe vjedhin edhe vete shtetin e qe jane tamam profesioniste e duan te kapin hajdutin tjeter… keta i kemi deputete, ministra, kryetare, e nuk diti ku te ndalet. dhe, u ndal se iu kujtua ajo shprehja popullore “vune hajdutin te kape hajdutin.” Mirepo, problemi i Prof. Mullages mbasi lexoi fjalimin e kryeministrit te Lumturise Kombetare, dhe perzgjodhi nje citat me te clin do te fillonte librin e ardhshem “Hajnat, Demokracia dhe Burgjet e Energjise” u be shume kompleks. Si tha kryeministri, “E kështu historia rrodhi se ata që paguajnë më shumë sot dhe që e vuajnë më shumë atë që paguajnë, janë ata që janë qytetarë të ndershëm dhe qytetarë që respektojnë ligjet e këtij vendit dhe që paguajnë edhe për ata që nuk paguajnë. Jo për të varfrit, por për ata të cilët energjinë elektrike e vjedhin sepse nuk ka pasur asnjëherë shtet, i cili t’i thotë STOP dhe që nuk kanë pasur asnjëherë gjykatë që t’i tregojë vendin.” Me pas si Prusti me Madeleine e me biskoten, u kujtua se ky zoti Kryeminister i Lumturise kombetare kishte qene ca vjet minister e ca vjet keshtu e ashtu dhe, ku ishte shteti atehere??? askund. eee, tha Prof. Dr. Gjergj Mullaga, “lene fare, se keta duan vec pare.” tani eshte koha te behem demokrat, une dajen e kam pasur ne burg, vete jam akuzuar per shkuljen e vidhes tek dera e shkolles fillore, dhe keshtu vendosi te bashkohej me opoziten ne demonstrate duke iu gezuar faktit se ky hajni tjeter, ish-Kryeministri i Prosperitetit Kombetar nuk po i thonte te ngrinte a te ulte gje tjeter perpos dy gishtave.

Leandrit MEHMETI: Ç’mund të përfitojnë shqiptarët nga vendimi i UEFA-s?

Le të më ndjejnë dashamirët e futbollit në këtë rast meqë kjo analizë nuk ka për qëllim shtjellimin e rezultatit apo pikëve dhe askpektin sportiv të vendimit, thjeshtë për arsye profesionale. Ajo çka më shtyn ta shtjelloj një temë të tillë janë aspektet tjera që nxjerr në pah ky vendim, mbi shoqërinë tonë dhe politikat tona shtetërore/nacionale. Si shoqëri mbase mund të përfitojmë një ri-vizitim të gjërave që na presin në të ardhmen, si nga elita politike ashtu edhe nga intelegjencia e shoqëria shqiptare kudo e jo ndonjë ndryshim të verdiktit të UEFA-s.
Ku qëndrojmë ne si shoqëri shqiptare, gjeografikisht, politikisht, ekonomikisht e kombëtarisht? Cili është niveli i arsimit që kemi dhe si i edukojmë e arsimojmë gjeneratat e ardhshme? Cili është niveli i debatit shkencor tek ne dhe sa jemi kreativë në këtë drejtim? Çfarë spitalesh kemi ne që të sigurojmë një nivel të mirë shëndetësor për qytetarët tanë? A kemi administratë efektive? Si i trajtojmë ne qytetarët të cilët nuk identifikohen si shqiptarë por jetojnë në hapësirat, që ne i quajmë tonat? A kemi ndonjë ndjenjë raciste kundër tyre? A e kemi të qartë si shoqëri dhe si elitë politike se si e imagjinojmë ne shoqërinë shqiptare të themi në dhjetë, tridhjetë apo pesëdhjetë vjet? Si dhe ku do të jenë Shqipëria dhe Kosova, si entitete politike, në këto hapësira kohore? Si do të jetë kombi shqiptarë në këto hapësira kohore, më i shpërndarë, më i hapur, më i humbur, më i mbledhur, më i bashkuar? A i kuptojmë ne drejt fqinjët tanë dhe pse na duket se nuk kanë ndonjë simpati të veçantë ndaj nesh (të pakten sipas opinionit popullor)? A e kuptojmë ne drejtë Evropen, që poashtu duket se nuk tregon ndonje respekt të veçantë ndaj nesh (poashtu sipas opinionit popullor ndërshqiptar)? Pse vlerësojmë se Evropa i trajton të tjerët më mirë dhe më drejt se ne?
Kuptohet përgjigjet në këto pyetje janë me dy mundësi: e para ofrimi i përgjigjeve që kemi dëshirë t’i dëgjojmë dhe e dyta përgjigjet që bazohen në evidencë e fakte. E dyta kuptohet mund të jetë veçanërisht e vështirë për shkak se nganjëherë ndonjë evidencë edhe mund të mos na pëlqejë.
Duhen kapituj të tërë për të diskutuar mbi arsimin, shëndetësinë dhe administratën në Shqipëri e Kosovë dhe nuk dua t’i marr kohë lexuesit më gjërat që i shohim çdo ditë. Të mjaftohemi me atë se kemi një situatë ku njerëzit mezi presin të largohen nga hapësirat shqiptare për të marrë ca shkollë apo për të marrë një shërbim më real mjekësor dhe tanimë kanë filluar të largohen edhe për të pasur punë me administrata tjera e jo me këto tonat dhe natyralizohen nëpër vende ku kanë mundësi. Nuk jam i sigurtë nëse për këto situata mund t’i fajsojmë Evropën apo fqinjët tanë apo Edi Ramën, Hashim Thaçin, Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ramush Haradinajn, Isa Mustafën, Ilir Metën e të tillët. Qëllimisht po i lë të tjerë si Albin Kurtin dhe njerëzit në VV jashtë kësaj liste për shkak se ende nuk kanë qenë në pozitën që të mirren më gjërat që i përmenda më lart përkundër gjithë këtyre të tjerëve. Nëse vijnë në pozitë për t’u marrur më këto gjëra dhe këto gjëra prap mbesin të pandryshuara nuk do të hezitoj t’i shtoj në listë. Ka përjashtime, kuptohet, por janë aq simbolike sa që vështirë vërehen. Po thuhet se administrata në Prishtinë ka pësuar ndryshime rrënjësore me administrimin e Shpend Ahmetit dhe ekipës së tij ku duket se është krijuar një atmosferë shërbimi më efikas. Nëse është kështu i gëzohem pa masë dhe është një argument shtesë se Evropa dhe fqinjët nuk janë fajtorë pse situata te ne është kryesisht e mjerë dhe se nëse ekziston vullneti me të njëjtit njerëz mund të krijosh diç më efektive. Nuk po zgjatem në aspektet gjeopolitike se ku mund të imagjinohet shoqëria shqiptare dhe institucionet e tyre në të ardhmen se do të mund të shkaktoj kokëdhimbje te ata që mirren me këto gjëra më detajisht dhe te opinioni i gjërë poashtu.
Nuk kam ndonjë thirrje dhe kompetencë ta komentoj vendimin e UEFA-s, aq më pak kur e shikoj një ndeshje futbolli një herë në katër vjet me interesim dhe ca të tjera po të kem ndonjë presion nga shoqëria e çastit. Por një pjesë e vendimit më bën përshtypje ajo mbi mosdënimin e shprehjeve dhe thirrjeve raciste dhe fashiste të tifozëve Serb kundër shqiptarëve në veçanti por edhe kundër popujve tjerë të Ballkanit para fillimit dhe gjatë atyre 42 minutave të ndeshjes. Vendimi zyrtar i UEFA-s, publikuar në faqen e tyre të internetit, është shumë ambiguoz dhe nuk specifikon arsyet e denimeve por shpjegon se për arsye të incidenteve ekipet dënohen kështu dhe ashtu. Marr vesh se thirrjet raciste janë shkelje serioze të shumë rregulloreve të UEFA-s (siç reflektohet edhe ne vetë moton e tyre “Thuaj JO racizmit”) dhe se sanksionimet mund të jenë shumë të ashpra që mund të rezultojnë në diskualifikim të ekipeve nga garat. Nuk do isha veçanërisht i kënaqur ta shihja ekipin Serb (apo cilindo ekip tjetër) të diskualifikohet, thjesht për arsye sportive. Por gjithsesi do të isha i kënaqur të shihja një dënim për thirrjet raciste. Kjo në mënyrë që të shihja një sinjal më të qartë nga një institucion Evropian se e kaluara e shëmtuar e imperializmit, kolonializmit, racizmit e fashizmit Evropian është vërtetë diç që i takon së kaluarës. Dështimi për t’u marrë më këto thirrje, biles as edhe për t’i përmendur ato dërgon sinjalë të përziera jo vetëm në adresë të shqiptarëve. Fuqimisht besoj se shqiptarët duhet të vazhdojnë të mirren me atë çka mund të projektohet në të ardhmen pas kësaj përvoje pa u degjeneruar në ndonjë armiqësi apo urrejtje ndaj tjerëve.
Një pyetje që është bërë shpesh nga shumë shqiptarë me këtë rast ishte se si do të sillej UEFA nëse Danimarka, Portugalia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli apo edhe Andora do të gjindeshin në situatën e Shqipërisë? A do t’i injoronte UEFA thirrjet fashiste për të shfarosur ndonjërin nga këta popuj? Natyrisht e kuptoj se thirrjet për të shfarosur me vetë shfarosjen janë dy gjëra të ndryshme, por Serbia është bombarduar pikërisht për të ndaluar përpjekjet e saj të shfarosjes kur i kishte përzënë mbi 1 milion shqiptar nga vendbanimet e tyre. Besoj se po të ishte Izraeli në pyetje UEFA do të sillej krejt ndryshe dhe këtë më shumë për shkak të Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore se sa për shkak të Inkuizicionit Spanjoll a Portugez tw shekullit tw 15. Sinçerisht, nuk e di përgjigjen në këtë pyetje, por besoj në një gjë; UEFA apo cilido institucion ndërkombëtar do të sillej më me kujdes ndaj një vendi ku arsimi është për t’u marrë lakmi. Ku trajtimi nëpër spitale mund të barazohet me shërbimet që mund t’i marrësh nëpër hotele me pesë yje. Ku korrupsioni i administratës mund të lokalizohen në një numër tepër të vogël rastesh apo është thjesht inekzistent. Ku bota shikon drejt këtyre vendeve dhe shoqërive për kreativitete shkencore e të teknologjisë. Këtë e ka treguar historia në shumë raste. Mbase sikur të zhvillonim kualitete të tilla të tjerët do të na shihnin më me kujdes. Do t’ua vështirësonim fqinjëve por edhe Evropës e të tjerëve të na shikonin më ndonjë dozë të mundëshme neverie apo urrejtjeje nëse eventualisht na shohin ashtu. Sidoqoftë vendimi i UEFA-s të mbetet i tillë ndërsa shqiptarët të shohim edhe në drejtimet tjera.
Të them se është koha që elita politike shqiptare kudo të reflektojë prapa mbi veprimet e tyre dhe strategjitë se si t’i mbrojnë dhe shërbejnë interesave kombëtare dhe shtetërore do të bëja një gabim konceptual, për shkak se kjo kohë ka qenë gjithmonë. Megjithatë, vërtetë është koha që elita jonë politike ta marrë timonin në duar dhe së bashku me intelegjencën dhe shoqërinë në tërësi të shohin se si do të mund t’i rregullojmë oborret tona. Si do të mund t’i parandalojmë pengesat e sidomos ato që mund të vinë nga të tjerët, të huajt (siç zakonisht kemi dëshirë të besojmë) që do t’i kemi në rrugën tonë drejt zhvillimeve? Si shoqëri, shoqëria Shqiptare mund të përfitojë shumë nga kjo situatë. Nëse flasim për bashkimin ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar se sot në Ballkan Tani duket se e kemi kuptuar se mund të garojmë në mënyrë të barabartë me të gjitha shoqëritë e Ballkanit dhe se kërkesa për t’u trajtuar si i barabartë gjithsesi është kërkesë e drejte por assesi e domosdosshme dhe krejtësisht e panevojshme. Zhvillimi i shoqërisë sonë (e i të gjitha shoqërive shqiptare që jetojnë në entitete të ndryshme politike) dhe sigurimi i një kualiteti të lartë të jetës së të gjithë qytetarëve tonë duhet të jetë prioriteti i parë në listën e prioriteteve tona dhe jo integrimi në BE apo në çfarëdo organizate tjetër. BE-ja nuk e garanton zhvillimin ekonomik, edhe për këtë ka raste sa të duash për ta ilustruar dhe nuk kemi nevojë të dalim jashtë rajonit tonë si me anëtarët e rinj e poashtu me ata më të vjetër të BE-së. Institucionet e shendosha dhe efikasiteti i administratës garanton më shumë se sa organizatat ndërkombëtare një zhvillim të tillë. Gjithsesi ato mund të ndihmojnë. Miti se mbijetesa e jonë kombëtare dhe ekonomike është vetëm në BE dhe se pa të nuk mundemi, duhet të ri-vizitohet me urgjencë. Sinçerisht mendoj se kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk do të mundemi pa shoqërinë tonë dhe pa njerëzit tonë prandaj duhet të bëjmë çmos që t’i mbajmë njerëzit brenda e jo të na largohen në këtë masë. BE-ja dhe të tjerët mund të ndihmojnë e përkrahin dhe zakonisht e bëjnë këtë më mirë dhe më sinçertë kur shohin ndonjë interes. Ne si shoqëri dhe elitë politike duhet t’i qartësojmë këto interesa në mënyre që ta fitojmë atë përkrahje dhe jo ta kërkojmë si lëmoshë.
____
Autori është ligjerues në lëndët mbi: Politikat e BE-së, Politikat Botërore dhe Sociologji në Universitetin e Australisë Jugore. Jeton në Adelaide, Australi dhe mund të kontaktohet në leandrit.mehmeti@unisa.edu.au

INTERVISTE ME GAZETA SOT, 23 TETOR 2014

-Ka një regres dhe evokim të së kaluarës në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë. Ka mjaftuar shfaqja e një balone elektronike që raportet mes dy vendeve të lëkunden. Cili është komenti juaj? 

Politika bëhet në bazë të perceptimeve për palën dhe për shtetin tjetër, për qëllimet që ka e interesat në bazë të të cilave vepron. Natyrisht që perceptimet janë të mbështetura në histori, dhe marrëdhëniet shqiptaro-serbe historikisht nuk kanë lënë shumë vend për mëdyshje. Midis dy kombeve dhe shteteve ka shumë plagë të hapura dhe të pambyllura, një urrejtje të ushqyer nga paritë serbe, e kujtesë për dhimbjet historike nga ana shqiptare. Fluturaku i telekomanduar nuk hapi ndonjë plagë të re, vetëm e gërvishti plagën që kishte zënë kore, por që ishte e qelbëzuar. Pavarësisht nga erdhi, efekti që pati mbi masën e tifozëve, niveli më i pagdhendur i një shoqërie, e të zyrtarëve në stadium, grupi më i sofistikuar i një shoqërie, ishte i frikshëm sepse tregoi thellësinë e urrejtjes që serbët dhe paritë e tyre ushqejnë për shqiptarët. Kjo ndodh në një kohë kur Tirana e kryebashkiakut Rama, që e ka pritur Goran Bregoviçin, i ka dhënë çelësin e kryeqytetit dhe kërcente si i marrosur nën tingujt e këngës serbe Kallashnikov në Pallatin e Kongreseve vetëm një vit mbas luftës… Pra, Tirana nuk ka asnjë lloj kujtese historike por kërkon afrim me çdo kusht për interesa ekonomike dhe e shtyrë nga të huajt. Tani raportet midis shtetit serb dhe atij shqiptar duhet të shihen në këto nivele. Së pari, popujt kanë një mosbesim të thellë ndaj njeri-tjetrit. Së dyti, Beogradi është një kryeqytet shumë nacionalist me një nivel ndërgjegjësimi ekstrem që është qartësisht shovinist, por që e ruan sjelljen kozmopolitane në nivelin e parisë kur i shërben asaj. Tirana është një qytet shumë kozmopolitan, në të cilin, përtej rinisë dhe të shpërngulurve nuk ka ndërgjegje kombëtare dhe ku sjellja politike nuk përcaktohet nga interesi i shtetit apo ai kombëtar, por nga interesat e parisë që e kontrollon atë shoqëri me dorë të hekurt. Së treti, paria e Tiranës është një pari luledielli që kthehet nga shkon dielli, e dielli i saj është paraja. D.m.th. paria e Tiranës ka nevojë për para, këto vijnë nga gjermanët dhe nga BE, dhe ata e dinë se për të marrë ato para duhet të kërcejnë vallen si iu intereson të huajve. Kështu, e shkurt, paradoksi është se raportet në nivel të popujve janë shumë të këqija sepse popujt kanë kujtesë, e në nivel të parive shumë të mira, sepse paritë kanë interesa, e në rastin tonë përfshirë edhe opozitën që ka punuar pa ndërprerje me shtetin serb. Marrëdhëniet ekonomike janë në lulëzim, marrëdhëniet në nivelin e OJQ-rave po ashtu, e natyrisht në nivelin e parive. Por është një turp diplomatik që të shkosh në një vend me të cilin ke arritur marrëveshjen për qëllime jo kombëtariste, por arriviste e ekonomike, dhe kryeministri i atij vendi të të thotë deri tre ditë para vizitës se nuk e di ende nëse duhet të të presë apo jo. Edhe krushqit shkojnë në një dasmë kur janë të mirëpritur dhe kur e dinë se çfarë po marrin, e jo kur nuk dinë se si po iu del nusja… Pra, nuk niset kjo punë tafti-bafti në nivel të shtetit. Në politikën e shteteve nuk rrihet njeriu me shpulla, por me fjalë. Pavarësisht asaj që ndodhi, nuk habitem fare që kur të takohen me 10 Nëntor, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç do të puthen e përqafohen. Ama njëri punon për kombin e vet e tjetri për klanin që e mban në pushtet.

-Si e vlerësoni pezullimin dhe më pas shtyrjen e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, si këmbënguljen e palës shqiptare për të zhvilluar këtë vizitë? 

Paria e Tiranës është një pari që mbahet në pushtet jo nga dashuria e respekti që ka populli shqiptar për të, por sepse iu shërben interesave të caktuara. Këmbëngulja e Edi Ramës për të shkuar në Beograd është një përpjekje për t’iu treguar të huajve se është “çun Tirone”, d.m.th, djalë i dëgjueshëm dhe i bindur, që për hir të një shume të caktuar që vjen në formën e ndihmave për kanalet e fekaleve e të ujit të pijshëm, nuk pyet për interesin e dinjitetin e shtetit e të shqiptarëve. Përtej këtij niveli të mendësisë së rajasë që bën politikë, nga ana e tyre, serbët treguan se kanë shtet, se kanë dinjitet, se luajnë mirë e me dy porta, dhe se ne shqiptarët jemi në dorën e amatorëve politikë që luajnë pa mëshirë e pa skrupuj me interesat e gjithë shqiptarëve. Do të ishte shumë mirë, nëse Kryeministri i Lumturisë Kombëtare, i bënte shqiptarët të kuptonin gjendjen dhe i bënte një telefonatë kryeministrit serb, në një deklaratë ku thoshte se në kushtet e krijuara i kishte kërkuar kryeministrit serb që ta shtynte vizitën. Por ndodhi e kundërta! Në gjuhën tonë popullore kësaj i thonë, “edhe me të rrahë edhe mos me të lanë me qa”. Për ata që e marrin seriozisht këtë punë, dinjiteti i shtetit është si nderi i gruas, mjafton që dikush t’i shkulë një fije floku në publik dhe humbet diçka që nuk kthehet kurrë më. Mirëpo, jeniçerët nuk dinë si të sillen ndryshe, ata duan një perandori për t’i  sunduar dhe eventualisht për ta sunduar dhe, z. Edi Rama është një përfaqësues tipik i tyre. Mirëpo, detyra e parë e një qeveritari është për të mbrojtur nderin e dinjitetin e shtetit. Si e kemi thënë me kolegët e mi të Rrethit të Ferrit, këmbëngulja e qeverisë shqiptare shpjegohet vetëm me ryshfetin që iu dhanë për të mbajtur gjallë projektin gjerman, që në fakt, nuk ka kurrfarë shansi për t’u  jetësuar, përveçse me dorëzimin e pakusht të shqiptarëve.

-A kemi të bëjmë me një vetëdije evropiane të qeverisë shqiptare, apo me një simptomë inferioriteti ndaj udhëheqjes serbe? 

Po çfarë vetëdije europiane! Me qenë europian është me besue në vlera të caktuara, në të mirën e popullit tënd, në mundësinë e mbërritjes së një ekuilibri shoqëror ndryshe, e me radhë. Këta që na sundojnë ne, janë brezi i dytë, i tretë dhe i katërt i një çorbe parie që u krijua gjatë sistemit të Enver Hoxhës. Me origjina etnike të ndryshme, me vlera politike të dyshimta, pa respekt për popullin e tyre, pa vetëdije për interesat kombëtare e shtetërore, pa përgatitjen e duhur dhe pa vullnetin me shërbyer. Ashtu si kemi pasur piramidat e ndryshme në financa, edukim, ndërtim etj., kemi pasur edhe një piramidë të rrejshme në paritë sunduese, rilindja ka qënë riciklimi i shtresës, ashtu si ripërtëritja është riciklimi i mbeturinave të palës tjetër. Në politikë nuk vepron në një mënyrë të caktuar sepse e urren tjetrin, por sepse do popullin tënd. Këta nuk e duan popullin e vet. Këta thjesht duan të duken se janë të besueshëm, e të bindur karshi atyre që do t’ua japin një grusht para me e zgjatë ndenjen në pushtet edhe një vit tjetër, derisa të vijnë datat për marrëveshjen e nëse nuk tentojnë t’ia dredhin njëri-tjetrit. Mirëpo këta nuk shohin të punojnë për shtetin e për shqiptarët, këta kanë qënë e kanë mbetur të uritur për mall e gjë dhe shkojnë mbas erës së parasë. Në këtë rrugë na kanë shkatërruar e do të na shkatërrojnë edhe më shumë. Si e kam thënë edhe një shkrim të mëparshëm tek Rrethi i Ferrit, “shtetet e vogla ua detyrojnë mbijetesën e tyre fuqive të mëdha. Si edhe e kam thënë shumë herë më parë, edhe ne jemi në atë gjendje. Mirëpo ka shtete të vogla që ua detyrojnë mbijetesën e tyre popullit të tyre. E në Ballkan kjo që po ndodh është paradoks. Serbët e grekët ua detyrojnë mbijetesën si shtete politikës së madhe e popujve të tyre, e politikanët tanë përdorin politikën e madhe për mbijetesën e tyre e kundër popullit të tyre. Sepse nuk ka kurrfarë logjike që kjo që po ndodh se Edi Rama të jetë njeriu me besueshmëri politike. Kjo që po ndodh është se Edi Rama ka vënë në tavolinë atë që duan serbët e të huajt dhe kjo nuk mundet me kenë gja e mirë për shqiptarët. Serbët duan të luajnë me dy porta, me rusët e kinezët, por edhe me BE, anipse jo me SHBA-në e NATO, por duan të jenë në kontroll të fatit të tyre. Edhe këta tanët duan të luajnë me dy porta gjithashtu, sepse njëra palë ka pazar të mirë e kemi lidhje të vjetra si pari e Tiranës me ta, e tjetra na ka lidhë politikisht pazgjidhshmërisht. Mirëpo, këta janë shërbëtorë gjithmonë e asnjëherë në kontroll të fateve të kombit, por gjithnjë të interesuar vetëm për vete e për klanin e tyre. Kur të bëjmë shtet do të jetë ndryshe, mirëpo tani kemi qeveritarë e jo shtet, prandaj këta bëjnë çka duan me shtetin pa u dënuar për gabimet. Serbët kanë shtet e qeveritar bëhet kushdo sepse nuk të lë makina e shtetit me gabuar lehtë.

-Çfarë mendoni ju për “makthin” e Shqipërisë së Madhe? Historianët dhe ekspertët serbë thonë se Shqipëria e Madhe është një realitet, ndërsa në Shqipëri ka një paqartësi, ambiguitet dhe dilema për Shqipërinë Etnike. 

Shiko, Ballkani ka tre zgjidhje. E para, për të ruajtur kufijtë politikë siç janë. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse serbët nuk duan që kjo të ndodhë. E dyta, me u integruar në Europë. As kjo nuk ka me ndodhë, anipse BE do na ofrojë të gjithëve një lloj organizimi të dorës së dytë që nuk ngrihet në nivelin e anëtarësimit të plotë. E treta është zgjidhja etnike, d.m.th. vazhdimi i shpërbërjes së perandorisë otomane derisa të ketë një qartësim të popujve e kufijve ku të gjithë të kenë shtetet e tyre me pakica të papërfillshme në shtetet e tjera. Duke e parë kështu, gjasat më të mëdha janë që do të këtë shpërthime të kontrolluara këtu e aty e mandej do të bëhet një riorganizim i paevitueshëm sipas parimit të tretë. Tani konceptet duhet të jenë të qarta. Kur themi Shqipëri e Madhe, nënkuptohet një Shqipëri me territorin e katër vilajeteve e kjo është shoviniste dhe në kushtet politike e papranueshme për të gjithë. Kurt themi Shqipëri Natyrale, flasim për të gjithë territoret ku kanë jetuar shqiptarët, e kjo po ashtu është jo normale dhe e papranueshme politikisht për gjithkënd sepse nuk ka më shqiptarë në Toplicë. E njëjta është për Shqipëri Etnike. Ne kemi 100 000 shqiptarë në Beograd apo 15000 shqiptarë në Sarajevë… çka me ba me ta? Mënyra e konceptimit të problemit shqiptar duhet me qenë realiste, e mbështetur në shembujt e tjerë, si për shembull izraelitët, ku fillimi është kombi. Të duam njëri-tjetrin, të punojmë për të mirën e gjithsecilit e të të gjithëve bashkë, të ndërtojmë ura bashkëpunimi ekonomik, politik, kulturor, vlera morale e të identitetit dhe të ushqejmë shpirtin e shqiptarit me dashurinë për shqiptarin tjetër. Objektivi jonë duhet të jetë për t’i bërë kufijtë të parëndësishëm ndërmjet vetes, për të pasur një vetëdije se ngado që vjen shqiptari tjetër, e kudo që ndodhet, mundesh të mbështetesh tek ai, për të ndërtuar me kujdes panteonin e ndërgjegjen tonë kombëtar, dhe për të menduar si bleta, ashtu si thoshte Thimi Mitko, Bleta Shqiptare. Nëse do të bëjmë një shtet shqiptar ku të jetojmë të gjithë, është në dorën e historisë. Ama që të bëjmë kombin tonë, të mbështetur në dashurinë për shqiptarin tjetër, në atë që na bashkon e jo në urrejtjen për tjetrin, është në dorën tonë. Natyrisht që do të ketë pengesa nga të gjithë anët, injoranca e njerëzve tanë, mendjengushtësia e intelektualëve apo e të vetëquajturve intelektualë, interesat e parisë që kërkon skllavërimin e shqiptarëve, të huajt që duan të zgjidhin problemet politike të ditës e paaftësitë e individëve që kanë peshë, por nuk shohin më larg se interesi i ngushtë e që duan të ruajnë interesat e tyre. Mirëpo, duhet të ngrihemi mbi vetveten e të bëjmë atë që na shërben të gjithëve. Ky është programi shqiptar që na duhet neve. Këtë e ka formuluar Rilindja Kombëtare, këtë duhet të punojmë ta përshtasim në kushtet ku jemi, sepse këtu është e mira e jonë e të gjithëve, e fqinjëve, e rajonit, dhe e stabilitetit rajonal.

-Kush është rreziku më potencial për kombin shqiptare, natyra korruptive dhe oligarkike e parisë sunduese apo platformat anti-shqiptare e serbëve dhe grekëve? 

Shiko, një komb nuk ndërtohet mbi urrejtjen e frikën prej tjetrit. Ne shqiptarët nuk motivohemi nga urrejtja për serbët apo grekët. Ka shumë serbë që e kanë origjinën etnike shqiptare, e ka shumë grekë që janë më shumë shqiptarë etnikë se shumë të tjerë. Mirëpo ata punojnë për shtet-kombin e tyre. Në rastin tonë, paritë tona sunduese bëjnë çdo gjë për të punuar kundër kombit shqiptar. Disa nuk ndjehen shqiptarë, disa nuk janë shqiptarë, disa ndjehen shqiptarë, por duan më fort kuletën e respektin e të huajve. Paria jonë mendon për vete e për klanet e saj dhe kundër të gjithë shqiptarëve të tjerë që i sheh si skllevër të saj. Ne na duhen elita, na duhen njerëz të zgjedhur që mendojnë për të mirën e të gjithëve si një komb. Ne do të mbërrijmë diçka kur elitat tona të punojnë për kombin dhe të mos kenë frikë se ku do t’i fshehin paratë. Askush nuk merr gjë me vete në varr, e ne e dimë se ata që kanë punuar kundër popujve të tyre, nuk kanë pasur as varr. Platformat e të huajve janë shumë problem, por kur ke një shtet-komb normal, e një vetëdije për rrezikun, atëherë edhe t’i ruhesh edhe tjetri matet fort para se me u marrë me ty.  Kjo ndodhi edhe kur kishim një shtet të fortë, por jo kombëtar siç ndodhi gjatë kohës së Enver Hoxhës. Do të na marrë edhe do kohë për të mbërritur në atë nivel vetëdijeje, mirëpo kemi humbur e po humbim kohë të çmuar dhe po sakrifikojmë breza të tërë shqiptarësh.

-Si e shihni ju situatën me Maqedoni dhe a mendoni se ka një projekt për ndarjen e saj mes Shqipërisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë?

Shqiptarët në Maqedoni jetojnë në territoret e tyre historike, janë një masë kompakte, numerikisht rreth 40 përqind e popullsisë, me një vitalitet të theksuar e gjendje ekonomike shumë më të mirë se pjesa tjetër e popullsisë. E mira jonë është se kanë një vetëdije kombëtare të theksuar dhe se ndjehen shqiptarë. Paritë që kemi atje janë kalimtare, kanë bërë kompromise jo të mira, por shqiptarët e Maqedonisë janë kombëtaristë. E sa për ndarjet, çka do mundet me ndodhë, dhe shumë maqedonas kanë marrë shtetësinë bullgare, e shumë shqiptarë atë shqiptare, e asnjë nuk e ka marrë atë greke. Mirëpo ne si komb nuk na duhet një përplasje me bullgarët, anipse duke e parë sjelljen e  tyre e pretendimet gjatë Luftës së Dytë Botërore do të kishte arsye për t’u shqetësuar. Ajo që po ndodh është se përkundër tkurrjeve e sulmit mbi identitetin maqedonas si të dallueshëm nga të bullgarëve, elitat e tyre, sepse ata punojnë për kombin e vet, e shohin më oportune afrimin e tyre me serbët e të tjerët. Edhe një herë, detyra jonë është për të  pasur vizion të qartë, për të punuar për kombin tonë, mos t’i duam të keqen as armikut, dhe ta duam shqiptarin tjetër si veten e kjo vlen si në Maqedoni, ashtu edhe në trojet e tjera shqiptare.

EDHE NJE HERË MBI VIZITËN E EDI RAMËS NË BEOGRAD

Asnjë politikan serioz nuk mundet me pranue se vizita e Edi Ramës në Beograd po zhvillohet në kushte normale, me objektiva politike normale, dhe me arritje të pritshme brenda normalitetit të politikës së jashtme të një shteti normal. Mirëpo duhen sqaruar këto dritë-hijet që e bëjnë këtë vizitë kaq të cuditshme, jashtë normalitetit, dhe të papranueshme për gjithkënd, si për ata që janë profesionistë, ashtu edhe për ne të tjerët që jemi jashtë politikës së ditës por që jetojmë prej politikës. E në këtë kontekst të bien në sy tetë aspektet e mëposhtme

Së pari, në thelb, vizita përfshin vetëm nënshkrimin e marrëveshjeve nga ministri i jashtëm. Gjithcka tjetër, edhe vizita në Preshevë, është jashtë substancës së politikës reale, si eshte në fakt edhe takimi Rama-Vucic. Thelbi i vizitës janë këto marrëveshje, por për cfarë janë përgatitur këto marrëveshje?! Prania e ministrit Ahmetaj tregon se këto marrëveshje, që duhet të botohen sa më parë, për të shuar cdo hije dyshimi në publikun e gjerë, janë të rëndësishme edhe në aspektin ekonomik e politik. Shqiptarët në shtetin shqiptar nuk e dinë kush është Tucoviqi, por ne që e dimë se është një social-demokrat serb që shkruajti për masakrat e shtetit mbi shqiptarët, e shohim këtë vizitë tek varri I tij, thjesht si një përpjekje të kryeministrit të Lumturisë kombëtare për t’u shitur si kombëtarist para shqiptarëve të Kosovës e më gjerë. Gjuha e këshilluar është anglisht. Pse jo shqip e serbisht??? E me radhë që të mos hyjmë në të gjithë detajet, thelbi është marrëveshja që vjen mbas projekteve të ndryshme që lidhin Maqedoninë, Serbinë e shtetin shqiptar, që anashkalojnë Kosovën e që janë thjesht llogari ekonomike e jo në interest ë të gjithë shqiptarëve.

Së dyti, sa për me thanë, formalitetet diplomatike tregojnë se Edi Rama po pritet, por jo në nivelin më të lartë të protokollit të shtetit. Kush do ta presë e do ta nderojë në Beograd??? Sepse serbët i vënë ta presë dikë që nuk është i barabarti i tij, dhe me tre-katër gjeste, që mund të jenë të padukshme për syrin e të pastërviturit, por që janë të njohura për këtë kryeqytet ku për 30 vjet kanë hyrë e kanë dalë shumë nga njerëzit e fuqishëm të kësaj bote, e për profesionistët, e trajtojnë si një të dorës së dytë. Për ata që e marrin seriozisht këtë punë, dinjiteti i shtetit është si nderi i gruas, mjafton që dikush to shkulë një fije floku në publik dhe humbet dicka që nuk kthehet kurrë më. Nuk besoj se nuk do të ndodhë gjë e papëlqyer.

Së treti, nuk duhet të besojmë se vizita e Edi Ramës në Preshevë e në Bujanovc e tejkalon kufirin e propagandës identitare, pra, edhe në këtë rast jot ë substancës së vizitës. Cfarë vlere ka vizita e Ramës në Bujanovc kur atje kemi më pak shqiptarë, e qeveritarët e vvërtetë janë serbë?? Në Bujanovc Edi Rama do të shkojë në një shkollë ku mësohet shqip… e kaq. Rregulli i parë që na mësohet në këtë profesion është se për hir të interesit kryesor që do të arrish duhet të lëshosh pe në ceshtje dytësore. Vizita e Edi Ramës nuk do të ketë asnjë efekt mbi gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore, por bëhet për ti treguar Prishtinës, Tiranës e të gjithë shqiptarëve se qendra e tyre, e kombit të tyre është në Tiranë. Ky është thelbi I ditës së dytë të vizitës. Mirëpo, Kosova Lindore, e shkëmbyer me Leposaviqin dhe e dhuruar si Krimeja në vitin 1956 nga Tito për të krijuar balancat numerike etnike në Kosovë që kërkonin serbët, sheh diku tjetër sepse Tirana as ka ba e as do të bëjë gjë për ta. Në gjendjen ku jemi, as Kosova, as Shqipëria, e as shqiptarët nuk janë në gjendje që ta trajtojnë si problem të mirëfilltë kombëtar. Shkuarja e Edi Ramës nuk ka farë vlerë. Atje do të kishte vlerë po të shkonte kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci apo Ramush Haradinaj dhe ata që kanë të drejtën me folë për atë krahinë shqiptare të Kosovës. E vetmja gjë që e justifikon këtë vizitë do të ishte lajmërimi nga Edi Rama se është bërë ndërmjetës për shkëmbimin e Leposaviqit me Kosovën Lindore, cka ska me ndodhë.

Së katërti, po bëhet shumë zhurmë se edhe Hashim Thaci e politikanët nga Kosova thanë se Edi Rama duhet të shkojë në Beograd, e kjo merret si shenjë mirëkuptimi nga ana e tyre. Nuk ka rëndësi cka dijnë në Prishtinë, sepse Presidentja do të shkojë vetë mbas një jave, por Hashim Thaci është në hall për vete, dhe në këtë pikë, aleati i vetëm që ka janë të huajt. KËshtu që Hashimit nuk I kushton gja me I thanë Edit “rruga e mbarë” me një tekst në FB. Kur nuk mundesh me ndalë dicka nxjerr përfitimin maksimal që mundesh në këtë gjendje. Mirë do të ishte të shihnim transkriptimin e bisedës Rama-Thaci mbas vizitës, por edhe po u ndal në Prishtinë zor se do të kalohet përtej mirësjelljes sa për sy e faqe.

Së pesti, është një turp diplomatic që të shkosh në një vend me të cilin ke arritur marrëveshjen për qëllime jo kombëtariste, por arriviste e ekonomike, dhe kryeministri I atij vendi të të thotë deri tre ditë para vizitës se nuk e din ende nëse duhet të të presë apo jo. Edhe krushqit shkojnë në një dasëm kur janë të mirëpritur dhe e kur e dinë se cka po marrin, e jo kur nuk dinë se si po iu del nusja… pra nuk niset kjo punë tafti-bafti në nivel të shtetit. Në politikën e shteteve nuk rrihet njeriu me shpulla por me fjalë, sepse si Vucic ashtu edhe Rama nuk e kanë problem me u puthë me ngrohtësi kur të takohen. Ja, po mendoj për një minutë se e gjithë kjo ishte një përpjekje e zgjuar e politikanëve serbë për të luajtur me popullin e tyre dhe për të kryer detyrimet që kanë ndaj disa shteteve të tjera. mIrëpo ajo urrejtje që shpërtheu ishte kaq e thellë, kaq e prekshme, kaq e ushqyer nga vetë këta politikanë, sat ë krijon dyshime mbi sinqeritetin e tyre. Serbët punojnë me mend, për vete, dhe në irracionalitetin e politikës së tyre, llogarisin gjithnjë interesin e tyre kombëtar-shtetëror. Jam krejtësisht I bindur që në një pikë ata do të ndjekin rigorozisht protokollin por dicka do të ndodhë që do ti tregojë popullit të tyre se “nuk I kanë shitur.”

Së gjashti, flitet për Edi Ramën e për shtetin shqiptar si boshtin e një politike të re ballkanike gjermane apo europiane. Flitet sikur ky është thuajse I detyruar që të shkojë në Beograd sepse bëjmë figurë të mirë para gjermanëve, europianëve, Merkelit, këtij e atij. Mirëpo, sa do poshtë që kemi rënë, e sado keq që sillemi, të gjithë e kuptojmë se nuk është punë nderimi por punë interesash. Këtu po paguajmë të gjithë cmimin e pazareve të të huajve e të lojës së tyre. Për këtë e nderojnë edhe Edi Ramën dhe këtë bandën e Rilindjes të huajt, mirëpo cmimin e kanë paguar dhe e paguajnë shqiptarët. Cmimin e paguan kombi I jonë, kështu ka ndodhur kur në krye të shtetit ishte Nano, Berisha, njëri e tjetri. Asnjëherë nuk kemi fituar atë që duhej, e gjithmonë kemi humbur me shumë se sa duhej edhe pse politikanët tanë kanë menduar gjiithnjë për veten e tyre. Edhe këtë herë po paguajmë një cmim të madh që të përfitojë Edi Rama dhe banda e rilindjes. Mirëpo këta do të ikin por shteti shqiptar aty do të mbetet, më I mpakur dhe më I dobët se më parë.

Së shtati, shtetet e vogla ua detyrojnë mbijetesën e tyre fuqive të mëdha. Si edhe e kam thënë shumë herë më parë, edhe ne jemi në atë gjendje. Mirëpo ka shtete të vogla që ua detyrojnë mbijetesën e tyre popullit të tyre. E në Ballkan kjo që po ndodh është paradoks. Serbët e grekët ua detyrojnë mbijetesën si shtete politikës së madhe e popujve të tyre, e politikanët tanë përdorin politikën e madhe për mbijetesën e tyre e kundër popullit të tyre. Sepse nuk ka kurrfarë logjike që kjo që po ndodh ndodh se Edi Rama të jetë njeriu me besueshmëri politike. Kjo që po ndodh është se Edi Rama ka vënë në tavolinë atë që duan serbët e të huajt dhe kjo nuk mundet me kenë gja e mirë për shqiptarët. Serbët duan të luajnë me dy porta, me rusët e kinezët, por edhe me BE, anipse jo me SHBA-në e NATO por duan të jenë në kontroll të fatit të tyre. Edhe këta tanët duan të luajnë me dy porta gjithashtu, sepse njera palë ka pazar të mirë e kemi lidhje të vjetra si pari e Tiranës me ta, e tjetra na ka lidhë politikisht pazgjidhshmërisht. mirëpo, këta janë shërbëtorë gjithmonë e asnjëherë në kontroll të fateve të kombit por gjithnjë të interesuar vetëm për vete e për klanin e tyre. Kur të bëjmë shtet do të jetë ndryshe, mirëpo tani kemi qeveritarë e jo shtet, prandaj këta bëjnë cka duan me shtetin pa u dënue për gabimet. Serbët kanë shtet e qeveritar bëhet kushdo sepse nuk të lë makina e shtetit me gabue lehtë.

Së teti, me një neveri të madhe për puthadorët e Tiranës, duhet me thanë se zogoria e komentatorëve që shiten për një kockë, po bëjnë të pamundurën që ta shmangin vëmendjen nga thelbi. Si shërbëtorë të binsur të gjithë po I bëjnë hosanna Edi Ramës dhe e justifikojnë me të gjithë argumentet e mundshme, e bardha mbi të zezë, këtë sjellje joprofesionale të Kryeministrit të Lumturisë Kombëtare. Natyrisht, kjo është pjesë e një rrethi më të gjerë në Tiranë, të parisë së Tiranës, dhe sjellja e saj është e rrënjosur në atë kompleks inferioriteti ndaj të huajve, e të përbuzjes për kombin e vet, karakteristike për jeniceret shekullore qe kerkojnë një perandori me i shërbye se ndryshe përmbysin kazanin. Nuk vlen me përdorë emra, por nuk e gjen një shkrim që del kundra kësaj vizite, shenjë e qartë e kompaktësisë së parisë së Tiranës.

Në përfundim, duke ndjekur nga larg sagën e vizitës së Edi Ramës në Beograd, asnjë politikan serioz nuk mund të pranojë se mund të thuhet që kjo vizitë është normale, në kushte normale, me sjellje normale dhe me politikanë që sillen ashtu si duhet. Mirëpo që ta shohësh vdekjen me sy, duhet të rrëzohen në greminë, e që të bindesh se ke politikanë të keqinj, duhet të shkatërrohet shteti e jeta e një populli. Megjithatë, nuk është hera e parë, e me sa duket as e fundit, që ne shqiptarët do të përdoremi për të mbyllur pazaret e të tjerëve, nga të gjithë palët e interesuara.

GRID RROJI: KUSH KA FRIKE NGA NDERGJEGJESIMI I SHQIPTAREVE?

Dhuna e ushtruar mbi ekipin kombëtar shqiptar të futbollit në Beograd risolli në vëmendjen e mediave problemin e mprehtë të ndërgjegjësimit të shumë shqiptarëve se identiteti kombëtar është lidhëza që na bashkon përtej të gjitha ndasive. Më tej, reagimi gati racist e tërësisht i shkujdesur ndaj ndjesive të shqiptarëve i disa zyrtarëve të lartë të europianë, i mishëruar në daljen famëkeqe të zëdhënëses së komisioneres së jashtme me deklaratën “autoritetet e Beogradit ju përgjigjën në mënyrë të kënaqshme situatës së krijuar”, i shërbeu shumëkujt për t’u ndërgjegjësuar mbi mënyrën si na shohin e perceptojnë në Evropë e më gjerë. Mirëpo, ky rizgjim i vullnetit të shqiptarëve për dinjitet kombëtar, i cili mendohej nga shumë anë si një fenomen i kufizuar në Kosovë e Iliridë, ka shkaktuar sëkëlldi në shumë qarqe, veçanërisht tek paria e Tiranës dhe disa aktorë të jashtëm, interesat e të cilëve bien ndesh me agjendën e shqiptarëve.
Kësisoj, mbrojtja e flamurit, si simbol kombëtar nga futbollistët e kombëtares, edhe përkundër rrezikut të qartë fizik nga huliganët serbë që mësynë në fushën e lojës ka pasoja jo vetëm psikologjike por edhe politike.
Tre janë grupimet më të mëdha që janë hedhur në veprim për t’a fashitur këtë rizgjim të vetëdijes shqiptare: 1) paria e Tiranës; 2) grupi i intelektualëve kozmopolitë dhe gjithologëve mediatikë në shërbim të parisë, të cilët e kanë ndërtuar pozicionin e tyre shoqëror duke përqafuar ideologji alternative si kozmopolitanizmi, liberalizmi apo zhizhekizmi; dhe 3) një grup shtetesh të cilat shohin tek rizgjimi i vetëdijes së shqiptarëve rrezikimin e interesave të tyre.
Së pari, paria e Tiranës i druhet kombëtarizmit si ideologji përshkuese kombëtare për shkak se ajo mendësi rrezikon pozicionin e tyre politik. Reagimet e shtirura të politikanëve të Tiranës, të cilët e kanë ndërtuar karrierën e tyre politike duke punuar kundër interesave kombëtare shqiptare, janë tregues i qartë se në Tiranë po mundohen t’a menaxhojnë e kooptojnë frymën kombëtare që përshkon opinionin publik. Kryeministri Edi Rama dhe apologjetët e tij ngulmojnë se “shkuarja në Beograd për të kërkuar njohjen e Kosovës por edhe për të bërë ndonjë pazar”-duke nënkuptuar kësisoj se paratë janë gjëja që shqiptarët çmojnë më shumë sidomos në kushtet e një krize të thellë ekonomike- është një veprim i duhur. Ende ka mbetur pa shpjegim se cila çështje e rëndësishme për shqiptarët (e jo për mbijetesën e Ramës në pushtet) kërkon bisedime në Beograd, sepse interesat dhe qëndrimet e palës serbe nuk do të ndryshojnë për shkak të këtij udhëtimi. Përkundrazi, tanimë janë serbët që nuk e duan më vizitën e Ramës në Beograd! Ky lloj amatorizmi politik dhe grykësie për t’u dukur tolerant përpara mbikëqyrësisë së perëndimorëve nuk i shërben interesave shqiptare e as mund të mbulohet me tisin propagandistik të cicërimave mediatike. Për më tepër që para se të shkojë në Beograd Edi Ramës i duhet të na shpjegojë arsyet pse Fazlliçi ka vazhduar punën i qetë gjatë qeverisjes së Rrulindjes, madje duke deklaruar se ka miqësi me ministrat e tij*.
Nga ana e vet, e ashtuquajtura opozitë e Sali Berishës, Trusti i Gështenjave i drejtuar formalisht nga Lulzim Basha, duket se e ka humbur zërin e kundërshtimit për këtë çështje. Duke patur në biografinë e vet politike bashkëpunimin me Bullatoviçin dhe Millosheviçin, mbrojtjen e bashkëpunimin me Fazlliçin, hapjen e tregjeve shqiptare sipërmarrjeve serbe të lidhura ngushtë me shërbimet e shtetit serb, si dhe me një urrejtje të shprehur haptaz ndaj shqiptarëve të cilët patën “fajin” e madh që nuk i votuan, kjo klikë e ka shumë të vështirë të ruajë një cipë kombëtare. Incidenti i fundit i mbesës së Kryetarit legjendar, e cila shprehte me naivitetin e një adoleshenteje pikëpamjet e saj kryekëput anti-shqiptare, ja shumëfishon frikën nga kombëtarizmi real Trustit.
Aq më pak mund të flaës Ilir Meta I cili shumë pak kohë më parë deklaronte se “Shqipëria dhe Serbia kanë rol parësor në paqëtimin e rajonit”!** Duke marrë parasysh edhe natyrën klienteliste të klanit të tij, heshtja e tij për këtë çështje ishte e pritshme dhe tejet domethënëse.
Pra, paria politike e Tiranës ndjehet e rrezikuar nga një ligjërim politik i mbështetur tek identiteti kombëtar i shqiptarëve, sepse një politikë e tillë nuk do i lejonte të përvetësonin pasuritë që kanë përfituar deri tani në kurriz të shqiptarëve.
Më anë tjetër, një pjesë jo e parëndësishme e parisë, shtresa e intelektualëve kozmopolitë të vënë në shërbim të hapur e të fshehur të palëve të parisë, por edhe të shumë interesave jashtëshqiptare, ndjehet keqazi e rrezikuar nga këto zhvillime sepse kombëtarizmi i shfaqur në mënyrë gjenuine nga shqiptarët i shndërron ata në një kontorno shumë pak të rëndësishme për zhvillimet e mëtejme. Në disa prej reagimeve të këtyre “intelektualëve” sidomos në bllogosferë, dallohet qartë shqetësimi se historia e shqiptarëve po e le mbrapa turlinë e tyre post-moderne. Reagimit personal që patën për shkak se “qeveria serbe guxoi t’i ndalonte në aeroport këta VIP-a”, i pasoi rënia në batakun e zakonshëm i cili nuk mund të dilte nga qerthulli kozmopolit që fajëson shqiptarët e pagdhendur për provokimin e dhunës serbe. Ajo që përbën një dukuri shumë interesante është se kur vjen puna për të ruajtur këtë lloj ligjërimi në thelb anti-shqiptar edhe pse të kamufluar me parrulla populiste të momentit, nuk ka më ndasi mes palëve të parisë, ata punojnë të gjithë së bashku. Shembulli më i fundit ishte prononcimi i një personazhi me të kaluar dhe lidhje shumë interesante si Baton Haxhiu se “duhet t’i kërkojmë falje Serbisë se I kemi marrë 11000 metra katrorë tokë” në emisionin Opinion të Blendi Fevziut. ***
Së treti, rizgjimi i vetëdijes kombëtare shqiptare si reagim ndaj dhunës flagrante në stadiumin e Beogradit shqetëson rivalët gjeopolitikë të kombit shqiptar si dhe një shtresë burokratësh evropianë, mendësia e të cilëve është e mbrujtur nga perceptimi se shqiptarët janë një popull problematik, i pacivilizuar dhe që më shumë shkakton kokëçarje për ta. Deklarata thellësisht e njëanshme dhe raciste e zëdhënëses së Komisioneres së Jashtme të BE-së Kethrin Eshton, znj. Maja Koçijançiç se “reagimi i autoriteteve policore serbe ishte për t’u përgëzuar” ndërkohë që dhuna e ushtruar mbi lojtarët shqiptarë shoqërohej me brohorima të thekura raciste, duhet të kishte shkaktuar dorëheqjen e saj dhe një mea culpa të menjëhershme të Lejdi Eshtonit. Përkundrazi, reagimi i flashkët i burokracisë së Brukselit me anë të një zëdhënsi tjetër, pa marrë përgjegjësinë për deklaratën raciste të Koçijançiçit tregon se burokratët europianë nuk shqetësohen tepër se kanë lënduar popullin shqiptar. Mirëpo, këtë herë ata nuk u ndeshën me indiferencën e përgjithshme të shqiptarëve, dhe megjithë përpjekjet për të influencuar apo frikësuar median ata nuk arritën t’a shuajnë revoltën ndaj aktit të shëmtuar të Koçijançiçit. #
Reagimet nga të gjitha palët e sipërpërmendura ndaj ndërgjegjësimit kombëtar të shqiptarëve ishin të pritshme dhe të provuara më parë. Paria po përpiqet të përdorë kontrollin e hekurt mbi median për të ndërruar temën, për t’a drejtuar vëmendjen tek ana futbollistike e çështjes dhe për të mbytur zërat kombëtaristë të cilësuar “jashtë kohe”. Një tjetër argument tepër i përdorur nga veglat e parisë është se “shqiptarët e kanë kombëtarizmin vetëm për futbollin”. Mirëpo faktet flasin ndryshe. Megjithë skepticizmin e përgjithshëm të parisë dhe burokracive evropiane, shqiptarët i pritën dyerhapur vëllezërit e tyre nga Kosova gjatë luftës. Në Kosovë luftuan dhe ranë dëshmorë shqiptarë nga të gjitha trevat. Gjithashtu, futbolli në rang shtetesh ka kohë që përbën një aspekt shumë të rëndësishëm të identitetit dhe ka një dimension të qartë politik. Ndërhyrja e zëdhënëses së BE-së në këtë event sportiv e tregon këtë më kulluar se kurrë.
Më anë tjetër, paria ka gati edhe alternativën kooptuese. Përdorimi i disa veglave të saj për të diskredituar kombëtarizmin, me padije dhe mungesë të thellë serioziteti siç është promovimi si kombëtarist i Kreshnik Spahiut, është një tjetër metodë e njohur që përdor paria në kësi rastesh krize. Mirëpo, megjithëse I pati të gjitha mundësitë për t’a treguar veten si udhëheqës me vizion, Spahiu është shndërruar në një karikaturë politike të përdorur keqazi sa here parisë i duhet të shfryjë valvulën e zemërimit popullor.
Nga ana e vet, burokracia e BE-së po përdor kontrollin e plotë që ka mbi parinë për t’ja rikujtuar asaj se legjitimitetin nuk e kanë nga populli shqiptar, por nga mbështetja që marrin nëpër korridoret e Brukselit. Shtyrja që I bëhet Edi Ramës për të shkuar në Beograd, edhe në kushtet kur kryeministri Serb dhe ministri i tij i jashtëm shprehen se brohoritjet “vritini shqiptarët” janë të pranueshme pas provokimit me flamur, është tregues i qartë se kush e zotëron sovranitetin në shtetit shqiptar. Mirëpo luhatja e Serbisë midis Lindjes dhe Perëndimit, mbajtja peng e BE-së duke ju valëvitur para syve lidhjet e vjetra me Moskën, e sjellë në vëmendje nga pompoziteti i vizitës së Putinit në Beograd, nuk mund të shndërrohet në problem të shqiptarëve. Dobësia që tregon Rama për t’i rezistuar trysnive të jashtme nuk ju shërben interesave të shqiptarëve.
Në gjykimin tim, ndonëse këto truke do të arrijnë të mbyllin tenxheren me trysni në afatin e shkurtër, nuk munden më të mbulojnë realitetin. Me kohë, shqiptarët po ndërgjegjësohen se rruga që ju është propozuar nga paria nën mbikëqyrjen e burokratëve evropianë është një rrugë pa krye dhe miope. Ajo i shërben pasurimit të parisë, ruajtjes së status kuosë, dhe arrivizmit të disa burokratëve të paaftë për tu dalluar në vendet e tyre, të cilët gjejnë tek paria e Tiranës ortakun më të mirë të mundshëm për të ledhatuar egon. Kjo rrugë qorre nuk i shërben shqiptarëve sepse nuk po na afron as me objektivin e deklaruar prej tyre, integrimin në BE. Të gjithë studiuesit evropianë të rajonit, dhe një numër jo i paktë politikanësh e analistësh në Bruksel kanë deklaruar qartë se nuk mund të ketë integrim për Shqipërinë të paktën deri nga viti 2035. Pra, integrimi si objektiv strategjik, në kushtet kur integrimi nuk është i mundur dhe situate rajonale është krejt e pasigurtë, është një sjellje e pakuptimtë dhe jo prodhimtare. Rrjedhimisht, loja kukamfshefti jo vetëm që nuk i pakëson por i rrit tensionet në rajon në afatin e gjatë.
Më anë tjetër, Kombëtarja e futbollit nuk luan vetëm sport. Ajo përfaqëson në Shqipëri por edhe në shumë vende të tjera, një aspekt të rëndësishëm të identitetit dhe krenarisë së një kombi. Kombëtarja përfaqëson çdo shqiptar, kudo që ai jeton e ndodhet. Paria dhe ortakët e saj nuk duan t’a pranojnë këtë fill identitar që i lidh shqiptarët të ekspozuar nga futbolli. Mirëpo reagimi masiv pas dhunës serbe në Beograd tregon se jo gjithmonë kapaku mund ta mbyllë tenxheren. Vetëdija kombëtare shqiptare u ka rezistuar për qindra vite trysnive që i kanë ardhur si nga brenda edhe nga jashtë. Ndaj mendoj është vetëm çështje kohe derisa ajo të përvijohet në rrafshin politik dhe më gjerë. Reagimi masiv popullor ndaj dhunës serbe në Beograd përbën një pikë të rëndësishme në këtë rrugëtim.

Referenca.
*http://illyriapress.com/miku-serbo-boshnjak-berishes-fazllic-nderton-ne-kohen-e-rames-linjen-400-kv-kosoven/
**http://www.gazetatema.net/ëeb/2014/10/13/meta-gojkovic-shqiperia-dhe-serbia-rol-paresor-per-stabilitetin-dhe-te-ardhmen-e-rajonit/
*** prononcimin e Baton Haxhiut mund t’a gjeni në formati video këtu:http://tvklan.al/serbi-shqiperi-po-me-pas/
# përgjigja arrogante e Koçijançiçit ndaj gazetares Erisa Zykaj gjindet këtu: http://www.top-channel.tv/neë/lajme/artikull.php?id=286137&ref=ml

NJË NDESHJE FUTBOLLI DHE TRE SHFAQJET E MOSSHFAQJET E KOMBËTARIZMIT

Në literaturën mbi nacionalizmin dhe kombëtarizmin, sporti, e vecanërisht futbolli zë një vend përherë e me të rëndësishëm. Përpjekja sistematike e elitave të vendeve të ndryshme të Europës ka qënë që dëshirën për të qënë më të mirë se të tjerët, më të sigurtë për vetveten e vendin që kombi zë në mes të kombeve të tjera, ta transferojnë nga fusha e betejës tek fusha e sportit. Me një fjalë, beteja ndërmjet dy kampionëve, pelivanëve, të zgjedhurve të një një kombi ushtrie ripërsëritet, pa gjak e pa dhunë, në ndeshjen ndërmjet dy skuadrave kombëtare. Në këto ndeshje shpesh shihen se ku janë besnikëritë e vërteta të njerëzve. Për shembull në ndeshjen Francë Algjeri, edhe ata francezë me origjinë algjeriane mbështetën Agjerinë kundër Francës, ceshtje që ngriti jo pak pikëpyetje. Fytyra e keqe e këtyre besnikërive u pa në vrasjen nga disa tifozë grekët në Zakinthos të një shqiptari që festonte fitoren e Kombëtares shqiptare në vitin 2004 ndaj kombëtares greke.

Mirëpo në mes të argumenteve të shumta të lidhura me identitetin e të tjera, një nga argumentet më provocative është se ekipi kombëtar, edhe në mënyrë të pavetëdijshme, pavarësisht se kush është drejtuesi, do të pasqyrojë karakterin kombëtar e do të bëhet fytyra e një kombi, dhe modeli i sjelljes së tij. Kjo anë kulturore shihet në stilin, në organizimin, në përdorimin e topit, e në mënyrën se si fitohet e si luhet në lojë. Nga ky këndvështrim, ajo që ndodhi dje në Beograd është një ngjarje që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombëtarizmave shqiptarë e serbë e të marrëdhënieve ndërmjet popujve. Arsyeja pse kjo ndeshje do të kujtohet për shumë e shumë kohë është se fytyra e kombëtarizmave respektivë u tregua qartë dhe pa mëdyshje. Edhe nga kaq pak, nga një ndeshje futbolli, është e pamundur mos me e kuptue se Ballkani jo që nuk i ka zgjidhur, po nuk është askurkund afër zgjidhjes reale të problemeve politike e të identitetit. Politika bëhet për interesa por luhet me emocionet e njerëzve dhe dje, gjendja emotive ishte tejet e prekshme dhe e lartë. Më e rëndësishmja është se dje u treguan tre fytyrat e kombëtarizmit që shqetësojnë shqiptarët. Dhe shqetësimi vjen për arsye të ndryshme.

Nga një anë ishte nacionalizmi ekstrem cetnik i tifozerisë serbe që e ktheu ndeshjen nga një lojë sporti në një shprehje të histerisë ekstreme nacionaliste. Si një kor gjigand, i gjithë stadiumi ushtonte nga këngët e cetnikëve dhe thirrjet për vrasjen e shqiptarëve. Duhet me iu dhanë të drejtë zyrtarëve serbë që këmbëngulën se nuk duheshin lejuar tifozët shqiptarë në stadium. Ata e njohin mirë popullin e tyre dhe e dinin se mund të ndodhte e se cka do të ndodhte. Dhe për me iu dhanë hakun, kishin mobilizuar mijra policë me tepër se sa në një ndeshje tjetër. Mirëpo, ajo që nuk kishin llogaritur ishte se histeria nacionaliste do të kapte nivelet e tërbimit e të urrejtjes që ndajnë popujt për shumë kohë. Është e vështirë me ndërtue ura bashkëpunimi me dikë që shfaq një nivel urrejtjeje të tillë për tjetrin. Askush nuk duhet me besue për një minutë se të gjithë serbët janë të këqinj apo se ata përfaqësohen nga ata tifozë në stadium. Por, ajo që ndodh është se në mendësinë e një populli tjetër, ajo që ndodhi në stadium kthehet në stereotipin e grupit tjetër që mandej shihet si shkaku I të keqes. Në këtë mënyrë, duke e parë këtë nivel urrejtjeje përbuzjeje, dëshire për vrasje e për hakmarrje primitive, tjetri bëhet jo I “huaji’ por bëhet armiku dhe jo vetëm aq, tjetri bëhet armiku për vdekje. Dilema e sigurisë funksionon në këtë mënyrë: duke kërkuar me shfaqë e me riafirmue bindjet tuaja, ti e kërcënon tjetrin dhe interesat e tija jetike. Duke e konsideruar në vazhdimësinë e argumenteve historike, pra, kjo ndeshje është bërë, si ajo me Greqinë më 2004, një shtresë tjetër në armiqësinë midis nacionalizmit shovinist, revizionist e revanshist dhe të tjerëve. Paritë sunduese mund ta harrojnë, por njerëzit e thjeshtë nuk do ta harrojnë sepse kjo vetëm iu shtohet përvojave negative të shkuara.

Nga ana tjetër ishte kombëtarizmi i skuadrës shqiptare, e cila ka vetëm dy lojtarë që janë rritur në shtetin shqiptar. Nga të gjithë trojet ku jetojnë shqiptarët, në këtë ndeshje ata përfaqësojnë shtetin shqiptar por u sollën si përfaqësues të kombit të tyre. Edhe për ta, gjendja psikologjike ishte e rëndë. Momenti kritik ishte kur tifozë ekstremistë, me sa thuhet, Shvercerat e Shkupit, pra tifozë shqiptarë të skuadrës shqiptarë të Shkupit në Maqedoni, nga jashtë stadiumit, duke llogaritur gabimisht se duhet të ishte koha e pushimit ndërmjet dy pjesëve lëshuan, në një provokim të hapur, një fluturuese të telekomanduar me nje flamur që tregon shtet-kombin shqiptar të shtrirë në tokat ku kanë jetuar shqiptarët ashtu si e imagjinojnë jorealistët e shumtë ndërmjet shqiptarëve. Duke kërkuar me shmangë të keqen që mund të shtohej, si për shembull nga cdo veprim që mund të shihej si përdhosje e flamurit, disa futbollistë shqiptarë u munduan ta nxjerrin atë flamur nga fusha dhe në fillim patën edhe mirëkuptim nga dy lojtarët serbë. Ajo që ndodhi më pas ishte një shpërthim i momentit dhe nuk heq asgjë nga sjellja dinjitoze e shumë lojtarëve shqiptarë por edhe serbë që kërkuan me luejtë sport, pavarësisht fyerjeve që I bënë njeri tjetrit, e gjërave që u thanë. Por edhe pse të gjithë lojtarët në fushë luajnë në Europë e kanë sjellje sportive profesionale, shihej qartë se ndjenja kombëtare tek skuadra shqiptare e serbe ishte krejtësisht e prekshme njëlloj si midis dy skuadrave si Horacët e Kuracët në Romën e lashtë. Ky është edhe kombëtarizmi pozitiv, kur nuk kërkohet të bëhet sherr me tjetrin, por të ruhet dinjiteti e normat e sjelljes sportive dhe njerëzore. Duke kërkuar me fitue ndeshjen, skuadra shqiptare i dha një fytyrë tjetër, të edukuar dhe pozitive, kombëtariste e moderne shoqërisë shqiptare ashtu si edhe pati shembuj nga skuadra serbe ku u sollën me dinjitet e kërkuan me ndalua sherrin. E megjithatë, mbizotëruese nuk ishte pozitivja por e keqja e përshkruar në shfaqjen e parë të nacionalizmit.

Përkundër këtyre dy esktremeve ishte edhe forma e tretë e shfaqjes së ndjenjave që nuk ishte e pranishme kund. Kjo ishte ndjenja e antikombëtarizmit, e manifestuar në sjelljen arriviste e të pafytyrë të parisë sunduese të Tiranës. Asnjë pushtetar nuk shkoi në Beograd, por ishin në FB e në Tëitter. Kryeministri i Lumturisë Kombëtare është në Boston, me dhanë një ligjëratë në një shkollë ku cdo profesor i pranishëm, din me shumë për politikën ndoshta se vetë ai dhe i gjithë delegacioni i tij bashkë. Duhej që të paktën një drejtues shteti të ishte me skuadrën, sepse dihej që duhej dhënë mesazhi kur te gjithë drejtuesit e shtetit serb do të ishin në tribunë. Nuk kishte pse të kishte frikë, sepse ashtu, të paktën dergohej një mesazh gatishmerie per mirekuptim. Por, edhe pse kësaj here nuk shkoi njeri, që në mos tjetër të dërgohej një mesazh mirëkuptimi, edhe përkundër asaj që ndodhi, paria do të nisë njerëzit javën tjetër që të bëjnë pazaret që duan paritë. Në rrugën e tyre paria sunduese në shtetin shqiptar, që nga Kryeministri i Lumturisë Kombëtare, tek Kryetari i Kuvendit të Lumturisë Kombëtare, tek Kryetari i Opozitës së Lumturisë Kombëtare e me radhë ndjekin vetëm interesat e tyre. Të gjithë punojnë me interesa e grupe që nuk pyesin për popullin e tyre dhe kjo që ndodhi vetëm sa ua prishi pak planet e vizitës së ardhshme dhe të pazarllëqeve që do të bëjnë.

Nga një herë është më mirë me heshtë dhe me i lanë gjërat të shkojnë në rrugën e tyre, e nganjëherë duhet edhe me reflektue pak me thellë mbi atë që ndodhi sepse ferra e vogël e fsheh lepurin e madh, dhe ngjarje të tilla të tregojnë se cka është e rëndësishme dhe bëhen mesim për të ardhmen. Ndeshja dhe i gjithë konteksti në të cilin u zhvillua ajo, tregoi tre fytyra të identitetit, për perceptimit të tij dhe të politizimit të identitetit. Këto shfaqje ishin te kombëtarizmit pozitiv tek skuadra shqiptare, të nacionalizmit negative tek tifozeria serbe e të kozmopolitanizmit të interesit tek paria e Tiranës. Nga një anë, ishte një stadium i mbushur me një urrejtje të thellë për atë që serbët e konsiderojnë një padrejtësi të madhe, nga ana tjetër ishte nje skuadër që nën trysni të mëdha përfaqësonte kombin e vet. E përfaqësuesit e parisë së Tiranës nuk ishin kund. Por dihet se ata do të vazhdojnë në rrugën e tyre, që pa marrë fare në konsideratë gjë tjetër si për shembull interesin kombëtar, do të ndjekin interesat e veta e do të punojnë kundër popullit të vet.

A PO NGOPEMI ME LUGE BOSH??? EKONOMIA DIABETIKE E LUMTURISE KOMBETARE

Gjendja e ekonomise se nje shteti ne krize eshte e krahasueshme me gjendjen e shendetit te dikujt qe ka diabet. Nuk ka rendesi se sa embelsira han ai i semuri, sa kercen ne dasem, sa hee thote se jam I rilindur etj, diabeti ben punen e vet dhe e shkaterron nga brenda. Dhe keta sundimtaret tane e sidomos Kuvendi I Lumturise Kombetare se bashku me Kryeministrine e Lumturise Kombetare dhe Opoziten e Lumturise Kombetare duket sikur nuk duan te pranojne se ky eshte realiteti ku gjendemi, d.m.th. se jemi ne KRIZE… Shkurt e shqip, ekonomia e jone eshte e shkaterruar, ne krize te thelle, ne stanjacion dhe ne tkurrje te dukshme. Ne terrin e pergjithshem informativ, kur INSTAT eshte pjese e Kryeministrise se Lumturise Kombetare, dhe rralle del te thote te verteten, eshte e veshtire te gjinden te dhena te sakta per gjendjen e ekonomise. Mirepo edhe aq pak sa del ne shtyp e nga INSTAT, si analizat e gjakut, te tregojne gjendjen e vendit dhe ajo eshte shume e keqe. I semuri ka rilindur me proagande, por eshte duke ngordhur nga kriza ekonomike.

Nga nje ane, sa doli lajmi se bankat e rriten fitimin me 71 milione dollare ne nentemujorin e 2014.[1] Sukses i dukshem! Po kush i beson??? A eshte vete fitimi apo eshte rritja e fitimit??? sepse te gjithe bankat tona te niveleve te ndryshme jane angazhuar nej nje seri mashtrimesh qe te ngrene qimet e kokes, d.m.th., duke llogaritur te gjithe hilet qe bejne si psh me i nxjerre parate e pataksuara jashte, me deklarue borxhe te paqena tek bankat meme, mbulue humbjet relative , e tj etj. Sepse jo me larg se dy vite me pare, fitimi i bankave gjate vitit 2012, mbas te gjithe hileve, ishte diku tek 350 milione dollaret! dyshoj se kjo shifer eshte fitimi shtese, por nuk ka rendesi kaq shume kjo. E shendeti I bankave eshte shendeti I diabetikut…

Ajo qe ka rendesi eshte se shoqeria, shteti, familja dhe ndermarrjet shqiptare jane te mbytura ne borxhe pikerisht tek keto banka. Sic shihet ne kete artikull tek MAPO, gjendja e ndermarrjeve shqiptare eshte e rende.[2] JA cfare thote gazetarja pa komentuar me gjate mbi efektet, “Më shumë se 53% e ndërmarrjeve pohojnë që aktualisht kanë një hua për të paguar. Ndërmarrjet raportojnë rritje të përdorimit të huasë për kryerjen e një investimi ndaj përdorimit për përballimin e shpenzimeve afatshkurtra. Sipas sektorëve, kjo prirje reflektohet nga sektorët e industrisë dhe të shërbimeve. Huaja për ndërmarrjet mbizotërohet nga ajo në monedhën europiane. Rreth 70% e tyre raportojnë huamarrje gjatë 5 viteve të fundit (22.9% në vitin e fundit), ndërsa 71.4% pohojnë se duhet ta shlyejnë huanë brenda 5 viteve të ardhshme. Pesha e ndërmarrjeve që kanë përdorur pasuri të paluajtshme si kolateral për garantimin e huasë është 74.6%, 3 p.p. mbi nivelin e mesatares afatgjatë. Për sektorin e industrisë, peshën më të madhe e zënë ndërmarrjet që raportojnë një vlerë të kolateralit në një interval prej 50-100% të vlerës së huasë, në sektorin e shërbimeve kryesojnë ndërmarrjet me një vlerë të kolateralit deri në 50% të vlerës së huasë, ndërsa në sektorin e ndërtimit pesha më e lartë i takon ndërmarrjeve me një vlerë të kolateralit mbi 120% të huasë së kolateralizuar. Për 86.7% të tyre vlera e huasë nuk e kapërcen vlerën e kapitalit të firmës. Për 68.8% të bizneseve, pagesa e huasë zë deri në 20% të totalit të të ardhurave të tyre dhe për 23.1% të tyre pagesa e huasë zë 20-50% të këtyre të ardhurave.”[3] Shumica e borxheve eshte ne Euro dhe leku po bie, keshtu qe nuk duket fort gjendje e mire.

Nga ana e vet, Kryeministria e Lumturise Kombetare deklaron me nje cicerime (twitter, Twitter, ciu-ciu) se po permiresohet ekonomia!!! Ja te shohim eksport-importet. Si thote (me siguri Genc Kondi) tek Shqiptarja.com, “në prill dhe në qershor deficiti i llogarisë korrente në Shqipëri u zgjerua për të tretin tremujor radhazi me 20.7% në shkallë vjetore. Deficiti tregtar u përkeqësua -17.6%, si pasojë e rënies 5.8% të eksportit dhe rritjes në vazhdim të importit të mallrave, 8.2%.”[4] Nga ana tjetër, bilanci i shërbimeve u kthye në terren pozitiv; megjithë rënien në transport, të ardhurat nga turizmi ishin 37.9% më të mëdha, ndërkohë që u rritën shumë (87.5%) të ardhurat nga ri-eksporti (fasonet), të cilat tani klasifikohen tek shërbimet.”[5]

E sa per ndryshimin e klasifikimit nga Standard e Poor, qe Ministria e Propagandes Kombetare ka disa ore qe na bombardon, institucionet nderkombetare nuk kane besueshmeri nga nje ane sepse nuk kane te dhena te duhura, e nga ana tjeter sepse te dhenat qe marrin jane te fabrikuara nga Qeveria shqiptare. Keshtu, Kryeministria e Lumturise Kombetare deklaron se po permiresohet gjendja ekonomike, S&P e ngriti klasfikimin nga B ne B+, dhe Kryeministria e Lumturise Kombetare leshoi nje cicerime. Mirepo cili eshte realiteti???? Si thote gazetarja e MAPO Blerina Hoxha qe analizon rastin e FMN, ka nje dallim te madh midis realitetit dhe gjendjes se vertete. Ja cfare thote Hoxha, “Një ditë pasi INSTAT tregoi se ekonomia kishte shënuar rënie në tremujorin e dytë të vitit me 0.6 për qind, Fondi Monetar Ndërkombëtar la të pandryshuar dje parashikimin për rritjen ekonomike të vendit këtë vit ( 2.1 %), ndërsa uli pritshmëritë për ekonominë globale në 3.1 % nga 3.2 që ishte parashikimi i pranverës. Por në realitet, në fund të gjashtëmujorit të parë rezulton që ekonomia e vendit të mos jetë rritur me shumë se 0.5 për qind, ndërkohë që pritjet e qeverisë dhe Fondit janë për 2 për qind rritje vjetore.”[6] Nga do te vije rritja, nje Zot e din, ndoshta nga propaganda televizive apo me fiat nga jashte.

Por gjendja duket me e qarte kur vjen puna tek te ardhurat e shqiptareve. Nje ne tre familje shqiptare eshte me borxhe.[7] Verehet se “gjatë tremujorit të dytë, investimet e huaja neto u pa kësuan 48 për qind në shkallë vjetore. Ndërsa rezervat në valutë të huaj, pas një rënieje njëvjeçare në masën 1.4%, aktualisht janë 1.94 miliardë euro, të afta për të mbuluar 4.3 muaj importe.”

Mire, po cfare thote INSTAT I LUMTURISE KOMBETARE??? Ne kete artikullin ketu thuhet se “Ekonomia e vendit po rrezikon seriozisht të hyjë në një fazë të gjatë stanjacioni, pasi treguesi i rritjes ekonomike për të dytin viti radhazi është më shumë afër zeros se sipër njëshit.” Dhe si per ti thene krejt te kunderten Kryeministrise se Lumturise Kombetare, sipas nje shkrimi te djeshem, “Situata u bë edhe më pesimiste dje, kur Drejtori i INSTAT-it, Gjergj Filipaj njoftoi se ekonomia e vendit kishte pësuar rënie në tremujorin e dytë të vitit me 0.61 për qind. Në kushtet e një borxhi në rritje, investimesh publike në rënie, mungesë injektimi në ekonomi nga rritja e rrogave dhe pensioneve, kërkesë e dobët dhe prurje valutore nga jashtë gjithnjë e në rënie, ka pak gjasa për përmirësime të dukshme këtë vit. Beteja e institucioneve financiare në vend mbetet të mbajnë në territor pozitiv treguesin e rritjes për të mos rënë zyrtarisht në recension ekonomik.”[8]

gjendja ekonomike eshte e rende dhe fajin e kane te gjithe keta. Ata qe e lane ne kete gjendje, ata qe vazhdojne te qeverisin edhe pse pergjegjes per kete gjendje, dhe keta qe e moren shtetin duke e ditur ne cfare gjendjeje ishte por ishin te etur per pushtet. me gati nje gjysem milioni emigrante me letra, pa letra e sezonale te kthyer, me nje papunesi qe me kopeshtaret e bahceve qe i themi bujqesi mbetet tek 1 million, me nje borxh qe eshte rritur deri ne 72%, me heqje e kercenime per heqje nga puna deri ne dhjetra mijra vete, me nje zullum te papare ne 5% qe zoteron e sundon vendin, me nje skllaveri totale ndaj te huajve, dhe me nje sistem bankar qe thith cdo pike gjaku e energjie financiare, me nje borxh te huaj qe duhet paguar me 600 milione dollare ne vit, me nje shoqeri te mbikredituar, me te ardhura te akesuara nga emigrantet, me nje inflacion te heshtur e dobesim te fuqise blerese, me kredi ne euro, me piramida arsimore, ekonomike, e tenderore-shteterore qe nuk bejne tjeter por krijojne terrenin per shkaterrimin e metejshem te kombit njeri nuk din se cka me thane… Keta sundimtaret tane nderrojne kostume perdite, mobilojne zyrat, bejne pushime ne Maldive e Abu Dabi, e na shohin nga lart poshte si te ishim skllever te tyre, e duan te na bindin se jemi me mire!!! 

Edhe kaq pak te del e te mjafton qe te vesh ne dyshim suksesin e arritur. Jemi ne krize, ekonomia nuk genjen. Diabetiku qe thote jam mire e han embelsira, ne rastin tone, hallve e baklava propagandistike, mund te mbahet pak me insulinat e institucioneve te jashtme, dhe me pak hile, mirepo nuk eshte I sheruar dhe ne fakt eshte tejet I semure. Por shume nga dibetiket jetojne ne nje gjendje mohimi ku nuk e pranojne te verteten derisa iu [plas semundja dhe duhet t’iu priten gishtat e kembet. Deri atehere, Paria e Lumturise Kombetare, dhe ne vecanti Kryeminsitria e Lumturise Kombetare do te vazhdoje me kete avazin e Rilindjes propagandistike.

[1] http://www.panorama.com.al/2014/10/10/bankat-rrisin-fitimin-71-milione-usd-ne-9-muaj/

[2] http://mapo.al/2014/10/10/ndermarrjet-shitjet-dhe-fitimet-kane-rene-edhe-kete-vit/

[3] Ibid.

[4] http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/investimet-e-huaja-u-pakesuan-48-per-qind–87-5-fasonet-244934.html#sthash.E5S78H20.dpuf

[5] See more at: http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/investimet-e-huaja-u-pakesuan-48-per-qind–87-5-fasonet-244934.html#sthash.E5S78H20.dpuf

[6] http://mapo.al/2014/10/08/fmn-qendron-rritjes-2-kete-vit-zhgenjen-realiteti/

[7] http://mapo.al/2014/10/09/bien-te-ardhurat-e-familjeve-1-ne-3-shqiptare-borxhe/

[8] http://mapo.al/2014/10/07/ekonomia-renie-ne-3-mujorin-e-dyte-troket-stanjacioni-afatgjate/

PD SI PENGESË POLITIKE DHE NEVOJA E RIFORMIMIT TË OPOZITËS

Këto ditë ka pasur shumë reagime lidhur me procesin e reformimit të PD-së. Nga një anë Sali Berisha e ka mbyllur lojën formalisht me procesin në PD, dhe duke i vënë si hije fuqiplote kryetarit figurant të PD-së dike që ai i beson. e kë më mirë se dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezin, të njohur ndryshe si Disidenti i Djathit? Nga ana tjetër pakënaqësia dhe dyshimet Brenda rradheve të PD-së janë të prekshme gjithkund. Ranë në sy një shkrim i pjekur i Flamur Kucit, reagimi i ish-deputetit Fatos Hoxha, e me radhë deri tek Majlinda Bregu. Pati edhe një status alegorik te një deputeteje që “sheh qartë e ma qartë e vuan thellë e më thellë” edhe pse nuk është e qartë nga erdhi qartësia dhe cili është shkaku i vuajtjes së thellë. Tani, për të kuptuar qartë se ku është problemi i vërtetë, ia vlen te vihen në dukje e shpejt disa probleme që e bëjnë gjendjen të duket si një krizë e thellë. Së pari, PD është kthyer në një armë të hapur të Trustit të Gështenjave për të ruajtur interesat e këtij Trusti Kriminal që nuk ka lënë gjë pa bërë. Të lidhur me shumë fije, ata që kapën një copë të mirë të ekonomisë shqiptare dhe vunë pasuri të matur në miliarda gjatë tetë viteve të kaluara, nuk kanë ku ikin tjeër. PD, pra, është kthyer në strehën e të gjithë horrave, cubave e banditëve që nuk kanë lanë gja pa ba, dhe që duan mbrojtje politike sepse të vetëm rrezikohen keq nga të untuarit e palës tjetër të parisë së Tirnës.   Së dyti, funksioni politik I PD-së është që të mbrojë familjen Berisha, të birin e kriminalizuar dhe seriozisht të rrezikuar nga detyrimet që ka krijuar rrugës. Së treti, ati shpirtnor dhe ai që I lidh të gjithë bashkë është Sali Berisha që nuk ka hequr dorë nga pushteti I vërtetë brenda PD-së. Së katërti, duke u tërhequr në dukje edhe vetë, por duke shtyrë dhëndrin e vet që të bëhet vendimmarrësi në PD, Berisha ua këputi krahët edhe atyre që shiteshin sikur ishin dikushi në PD, që u pompuan apo vetëpompuan gjatë këtyre viteve por dolën flluska sapuni dhe që treguan se u shitën për një kockë e që blihen për një kockë. Do të jenë rreth e rrotull sepse duhen edhe pak, por së shpejti janë të gjithë të djegur edhe pse janë pasuruar por janë të njollosur keq. PD doli hapur si partia e TGT dhe e familjes Berisha. Sjellja e saj politike është tejet e mefshte dhe PD po tregon se është partnere në qeverisjen e radhës e jo opozita që duhet. Në më fund, strategjia është se PD po mundohet të shitet si opozita e vetme dhe tenton që të mbledhë të gjithë të pakënaqurit gjatë këtyre viteve të qeverisjes së ardhshme Rameta, të ruajë sat ë jetë e mundur pushtetin në nivelin lokal, të përdorë me sukses ndasitë dhe të mbijetojë duke u dukur edhe për ca vite si opozita e vërtetë. Mirëpo ky është edhe dështimi. Rilindja po provohet të jetë Rrujlindje në cdo drejtim përvec të kapjes së pushtetit në të gjithë nivelet e drejtimet. Shteti shqiptar po bëhet edhe një herë shtet totalitar I parisë së Tiranës ku njerëzit kontrollohen nga ekonomia e nga mendësia me dëbime e me korrupsion, e jo me burgje e me dënime. PD është partnere e bindur në këtë kapje të shtetit sepse po luan me vetëdije dhe po I mashtron njerëzit që e dinë që dicka është gamin por që janë të rrethuar nga maskarenj e sharlatanë politikë që nuk premtojnë asgjë të mirë përvecse rrenave e krimit. Përtej rrethit të ngushtë të besnikëve të TGT, që nuk kanë ku ikin dhe që janë të kapur me 1000 fije, me biznese, fejesa, martesa, miqësi, e armiqësi të përbashkëta, e me krime të përbashkëta, janë shumë të tjerë. Në TGT janë njerëz që nuk kanë asnjë ndjenjë të shërbimit publik, tipike për katundarët jo të mirë. Por brenda PD-së ka një masë të madhe të pakënaqurish që kërkojnë reformimin e PD-së. Shumica e tyre janë ish-zyrtarë, njerëz që nuk e thanë asnjë fjalë dhe që punuan pa mëdyshje që të vjedhin e të pasurohen nga PD-ja kur ishte në pushtet dhe tani duan të shiten si kritikë të regjimit e të vetë PD-së. Këta sërish duan një vend në tavë, mirëpo ua kanë futur brrylin dhe I kanë nxjerrë jashtë loje. Pakënaqësia e tyre nuk bind njeri sepse këta janë thjesht për një kafshatë dhe iu mbyllet goja me lekë e me pisllëqet që kanë bërë dhe dihet se shumica janë njerëz që duan të mbulojnë të shkuarën e tyre që qelbet me hi mediatik. Në një rreth më të gjerë janë njerëzit e ndershëm që kishin e kanë shpresë tek PD-ja, sado absurde që duket kjo. Mirëpo shumica I ngjitet PD-së sepse nuk ka alternative të tjera, sepse nuk duan të beosjnë se janë përdorur shumë keq gjatë 23 viteve, se nuk duan të pranojnë se kjo është gjendja, apo pse e vetmja mënyrë për me mbijetue ekonomikisht e familjarisht, me punë e me sigurue ekzistencën është me u duke besnikë të PD-së që tashmë vepron si një familje mafioze politike, e lidhur në aleanca më familjet mafioze lokale. Në rrethin më të gjerë jana ata, të shumtët, që ndjehen të detyruar ndaj PD-së sepse në atë kohë ua kanë zgjidhur hallet, shpesh me ndonjë pisllëk të vogël, apo që e shohin Sali Berishën si idhull sepse duan që me ia lanë në dorë dikujt vullnetin e vet. Më pak e habitshme është ndjenja e identifikimit tek të rinjtë që llogarisin se njeherë do të vijë PD në pushtet, e kështu do të vijë radha e tyre, apo se nuk I durojnë këta që janë në pushtet, dhe kjo është një ndjesi që PD kërkon ta kapitalizojë politikisht. Rrugë e gabuar e zgjidhje e gabuar por uji shkon tek Mulliri I Sali Berishës. Pavarësisht këtyre problemeve të shumta dhe evidente, PD është një parti që ka qeverisur dhe si e tillë do të ketë besnikë anipse do të vijë duke u mpakur gradualisht. Për më tepër PD ka një prani të fuqishme parlamentare, ka uzurpuar rolin e opozitës, sepse ka foltoren e Kuvendit, dhe lufton me të gjithë mënyrat që të mos lejojë daljen e opozitës së vërtetë dhe të duhur. Kështu që paradokset janë shumë të qarta. PD ka mbetur në qendër si opozitë, edhe duke qënë partnere e qeverisjes. PD është thjesht vegël e familjes Berisha, edhe pse shitet si opozitë politike mbarështetërore. PD është nje parti që nuk asnjë vlerë politike, një shportë karavidhesh që shitet për një repart luftarak. PD cirret e bërtet pa bërë veprimin e duhur politik sepse kështu e mbyt mundësinë e daljes së opozitës. E kështu, PD luan teatër politik duke mbajtur peng kombin shqiptar, dhe të ardhmen e tij. Mirëpo ka edhe një frymë krejt tjetër që ndjehet në shkrimet e Grid Rrojit e të Val Karanxhës dhe që vë në dyshim sinqeritetin e gjithë kësaj përpjekjeje të Sali Berishës për të mbajtur PD-në si vegël të TGT e të Familjes, duke luajtur hapur me ndjenjat e shqiptarëve e me interesat kombëtare. Duke i rënë kokës problemit, dhe duke e shtjelluar shumë qartë, si Rroji ashtu edhe Karanxha e bëjnë krejt të qartë se problemi është edhe më i thellë e më i mprehtë se kaq sa duket e duke vënë në dukje paradokset e mësipërme të para nga një kënd tjetër analitik. Port ë gjithë pajtohemi në pikën se PD nuk është opozita, nuk punon e nuk vepron si opozitë, por është vegël e familjes Berisha, e Trustit të Geshtenjave të Tropojës, dhe pjesë integrale e parisë së Tiranës. Paradoksi pra është ky: si mund të bëjë opozitë një parti e strukturë e cila është partnere e shumicës qeverisëse??? Thënë ndryshe, në Tiranë nuk ka opozitë sepse paria e Tiranës luan me dy porta. Opozita duhet ringritur dhe duhet riformuar dhe kjo kërkon një force të re, me mendesi tjetër, me vlera të tjera dhe me njerëz ndryshe. Opozita e vërtetë duhet ngritur jashtë PD-së, ata që e shohin të vërtetën duhet të shkëputen nga PD e ti bashkëngjiten një force të re, me moral ndryshe, me vlera e me një program që jep shpresë për të ardhmen. PD e ka kryer keq e shumë keq misionin historik që pati, tani jemi në një udhëkryq tjetër e duhet të bëjmë zgjidhje të tjera duke e lënë mbrapa edhe PD-në që ka një të shkuar aspak të pastër e thellësisht kriminale e me përgjegjësi të pashlyeshme historike për dëmin që shkaktoi. Opozita fillon duke identifikuar armikun e vërtetë dhe duke iu kundërvënë pa kushte. Paria e Tiranës beson se e ka mbyllur lojën duke kapur shtetin e loja e re duhet të fillojë duke e kontestuar fuqishëm këtë kapje të shtetit nga të dy krahët e parisë së Tiranës, ku një partnere e qartë dhe e padyshimtë është PD-ja. Opozita ndaj qeverisjes duhet të bëhet duke i bërë opozitë edhe PD-së sepse ndryshe, duke zgjedhur të keqen më të vogël, apo duke iu mbështetur demagogjisë që vjen prej strukturave të saj, figurativisht, iket nga shiu në breshër. Ne na duhet një ditë e re, me shpresë e me rreze drite që të mund të shohim e të punojmë për të ardhmen tonë, si duhet e me qartësi, dhe hapi I parë duhet të jetë që të lëmë mënjanë këtë krijesë të errësirës që është PD dhe e shkuara e saj kriminale ne shërbim të interesave të parisë së Tiranës, armiku I vërtetë që merr kaq shumë forma, por që është e njëjta bandë që na sundon tash sa kohë e pa mëshirë dhe te cilen duhet ta perballim pa hezitim e pa medyshje sepse kjo zgjidhja e vetme dhe eshte nevoja e kohes qe jetojme.