Këto ditë ka pasur shumë reagime lidhur me procesin e reformimit të PD-së. Nga një anë Sali Berisha e ka mbyllur lojën formalisht me procesin në PD, dhe duke i vënë si hije fuqiplote kryetarit figurant të PD-së dike që ai i beson. e kë më mirë se dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezin, të njohur ndryshe si Disidenti i Djathit? Nga ana tjetër pakënaqësia dhe dyshimet Brenda rradheve të PD-së janë të prekshme gjithkund. Ranë në sy një shkrim i pjekur i Flamur Kucit, reagimi i ish-deputetit Fatos Hoxha, e me radhë deri tek Majlinda Bregu. Pati edhe një status alegorik te një deputeteje që “sheh qartë e ma qartë e vuan thellë e më thellë” edhe pse nuk është e qartë nga erdhi qartësia dhe cili është shkaku i vuajtjes së thellë. Tani, për të kuptuar qartë se ku është problemi i vërtetë, ia vlen te vihen në dukje e shpejt disa probleme që e bëjnë gjendjen të duket si një krizë e thellë. Së pari, PD është kthyer në një armë të hapur të Trustit të Gështenjave për të ruajtur interesat e këtij Trusti Kriminal që nuk ka lënë gjë pa bërë. Të lidhur me shumë fije, ata që kapën një copë të mirë të ekonomisë shqiptare dhe vunë pasuri të matur në miliarda gjatë tetë viteve të kaluara, nuk kanë ku ikin tjeër. PD, pra, është kthyer në strehën e të gjithë horrave, cubave e banditëve që nuk kanë lanë gja pa ba, dhe që duan mbrojtje politike sepse të vetëm rrezikohen keq nga të untuarit e palës tjetër të parisë së Tirnës. Së dyti, funksioni politik I PD-së është që të mbrojë familjen Berisha, të birin e kriminalizuar dhe seriozisht të rrezikuar nga detyrimet që ka krijuar rrugës. Së treti, ati shpirtnor dhe ai që I lidh të gjithë bashkë është Sali Berisha që nuk ka hequr dorë nga pushteti I vërtetë brenda PD-së. Së katërti, duke u tërhequr në dukje edhe vetë, por duke shtyrë dhëndrin e vet që të bëhet vendimmarrësi në PD, Berisha ua këputi krahët edhe atyre që shiteshin sikur ishin dikushi në PD, që u pompuan apo vetëpompuan gjatë këtyre viteve por dolën flluska sapuni dhe që treguan se u shitën për një kockë e që blihen për një kockë. Do të jenë rreth e rrotull sepse duhen edhe pak, por së shpejti janë të gjithë të djegur edhe pse janë pasuruar por janë të njollosur keq. PD doli hapur si partia e TGT dhe e familjes Berisha. Sjellja e saj politike është tejet e mefshte dhe PD po tregon se është partnere në qeverisjen e radhës e jo opozita që duhet. Në më fund, strategjia është se PD po mundohet të shitet si opozita e vetme dhe tenton që të mbledhë të gjithë të pakënaqurit gjatë këtyre viteve të qeverisjes së ardhshme Rameta, të ruajë sat ë jetë e mundur pushtetin në nivelin lokal, të përdorë me sukses ndasitë dhe të mbijetojë duke u dukur edhe për ca vite si opozita e vërtetë. Mirëpo ky është edhe dështimi. Rilindja po provohet të jetë Rrujlindje në cdo drejtim përvec të kapjes së pushtetit në të gjithë nivelet e drejtimet. Shteti shqiptar po bëhet edhe një herë shtet totalitar I parisë së Tiranës ku njerëzit kontrollohen nga ekonomia e nga mendësia me dëbime e me korrupsion, e jo me burgje e me dënime. PD është partnere e bindur në këtë kapje të shtetit sepse po luan me vetëdije dhe po I mashtron njerëzit që e dinë që dicka është gamin por që janë të rrethuar nga maskarenj e sharlatanë politikë që nuk premtojnë asgjë të mirë përvecse rrenave e krimit. Përtej rrethit të ngushtë të besnikëve të TGT, që nuk kanë ku ikin dhe që janë të kapur me 1000 fije, me biznese, fejesa, martesa, miqësi, e armiqësi të përbashkëta, e me krime të përbashkëta, janë shumë të tjerë. Në TGT janë njerëz që nuk kanë asnjë ndjenjë të shërbimit publik, tipike për katundarët jo të mirë. Por brenda PD-së ka një masë të madhe të pakënaqurish që kërkojnë reformimin e PD-së. Shumica e tyre janë ish-zyrtarë, njerëz që nuk e thanë asnjë fjalë dhe që punuan pa mëdyshje që të vjedhin e të pasurohen nga PD-ja kur ishte në pushtet dhe tani duan të shiten si kritikë të regjimit e të vetë PD-së. Këta sërish duan një vend në tavë, mirëpo ua kanë futur brrylin dhe I kanë nxjerrë jashtë loje. Pakënaqësia e tyre nuk bind njeri sepse këta janë thjesht për një kafshatë dhe iu mbyllet goja me lekë e me pisllëqet që kanë bërë dhe dihet se shumica janë njerëz që duan të mbulojnë të shkuarën e tyre që qelbet me hi mediatik. Në një rreth më të gjerë janë njerëzit e ndershëm që kishin e kanë shpresë tek PD-ja, sado absurde që duket kjo. Mirëpo shumica I ngjitet PD-së sepse nuk ka alternative të tjera, sepse nuk duan të beosjnë se janë përdorur shumë keq gjatë 23 viteve, se nuk duan të pranojnë se kjo është gjendja, apo pse e vetmja mënyrë për me mbijetue ekonomikisht e familjarisht, me punë e me sigurue ekzistencën është me u duke besnikë të PD-së që tashmë vepron si një familje mafioze politike, e lidhur në aleanca më familjet mafioze lokale. Në rrethin më të gjerë jana ata, të shumtët, që ndjehen të detyruar ndaj PD-së sepse në atë kohë ua kanë zgjidhur hallet, shpesh me ndonjë pisllëk të vogël, apo që e shohin Sali Berishën si idhull sepse duan që me ia lanë në dorë dikujt vullnetin e vet. Më pak e habitshme është ndjenja e identifikimit tek të rinjtë që llogarisin se njeherë do të vijë PD në pushtet, e kështu do të vijë radha e tyre, apo se nuk I durojnë këta që janë në pushtet, dhe kjo është një ndjesi që PD kërkon ta kapitalizojë politikisht. Rrugë e gabuar e zgjidhje e gabuar por uji shkon tek Mulliri I Sali Berishës. Pavarësisht këtyre problemeve të shumta dhe evidente, PD është një parti që ka qeverisur dhe si e tillë do të ketë besnikë anipse do të vijë duke u mpakur gradualisht. Për më tepër PD ka një prani të fuqishme parlamentare, ka uzurpuar rolin e opozitës, sepse ka foltoren e Kuvendit, dhe lufton me të gjithë mënyrat që të mos lejojë daljen e opozitës së vërtetë dhe të duhur. Kështu që paradokset janë shumë të qarta. PD ka mbetur në qendër si opozitë, edhe duke qënë partnere e qeverisjes. PD është thjesht vegël e familjes Berisha, edhe pse shitet si opozitë politike mbarështetërore. PD është nje parti që nuk asnjë vlerë politike, një shportë karavidhesh që shitet për një repart luftarak. PD cirret e bërtet pa bërë veprimin e duhur politik sepse kështu e mbyt mundësinë e daljes së opozitës. E kështu, PD luan teatër politik duke mbajtur peng kombin shqiptar, dhe të ardhmen e tij. Mirëpo ka edhe një frymë krejt tjetër që ndjehet në shkrimet e Grid Rrojit e të Val Karanxhës dhe që vë në dyshim sinqeritetin e gjithë kësaj përpjekjeje të Sali Berishës për të mbajtur PD-në si vegël të TGT e të Familjes, duke luajtur hapur me ndjenjat e shqiptarëve e me interesat kombëtare. Duke i rënë kokës problemit, dhe duke e shtjelluar shumë qartë, si Rroji ashtu edhe Karanxha e bëjnë krejt të qartë se problemi është edhe më i thellë e më i mprehtë se kaq sa duket e duke vënë në dukje paradokset e mësipërme të para nga një kënd tjetër analitik. Port ë gjithë pajtohemi në pikën se PD nuk është opozita, nuk punon e nuk vepron si opozitë, por është vegël e familjes Berisha, e Trustit të Geshtenjave të Tropojës, dhe pjesë integrale e parisë së Tiranës. Paradoksi pra është ky: si mund të bëjë opozitë një parti e strukturë e cila është partnere e shumicës qeverisëse??? Thënë ndryshe, në Tiranë nuk ka opozitë sepse paria e Tiranës luan me dy porta. Opozita duhet ringritur dhe duhet riformuar dhe kjo kërkon një force të re, me mendesi tjetër, me vlera të tjera dhe me njerëz ndryshe. Opozita e vërtetë duhet ngritur jashtë PD-së, ata që e shohin të vërtetën duhet të shkëputen nga PD e ti bashkëngjiten një force të re, me moral ndryshe, me vlera e me një program që jep shpresë për të ardhmen. PD e ka kryer keq e shumë keq misionin historik që pati, tani jemi në një udhëkryq tjetër e duhet të bëjmë zgjidhje të tjera duke e lënë mbrapa edhe PD-në që ka një të shkuar aspak të pastër e thellësisht kriminale e me përgjegjësi të pashlyeshme historike për dëmin që shkaktoi. Opozita fillon duke identifikuar armikun e vërtetë dhe duke iu kundërvënë pa kushte. Paria e Tiranës beson se e ka mbyllur lojën duke kapur shtetin e loja e re duhet të fillojë duke e kontestuar fuqishëm këtë kapje të shtetit nga të dy krahët e parisë së Tiranës, ku një partnere e qartë dhe e padyshimtë është PD-ja. Opozita ndaj qeverisjes duhet të bëhet duke i bërë opozitë edhe PD-së sepse ndryshe, duke zgjedhur të keqen më të vogël, apo duke iu mbështetur demagogjisë që vjen prej strukturave të saj, figurativisht, iket nga shiu në breshër. Ne na duhet një ditë e re, me shpresë e me rreze drite që të mund të shohim e të punojmë për të ardhmen tonë, si duhet e me qartësi, dhe hapi I parë duhet të jetë që të lëmë mënjanë këtë krijesë të errësirës që është PD dhe e shkuara e saj kriminale ne shërbim të interesave të parisë së Tiranës, armiku I vërtetë që merr kaq shumë forma, por që është e njëjta bandë që na sundon tash sa kohë e pa mëshirë dhe te cilen duhet ta perballim pa hezitim e pa medyshje sepse kjo zgjidhja e vetme dhe eshte nevoja e kohes qe jetojme.
NJE REFLEKSION MBI SITUATEN E OPOZITARIZMIT NE SHQIPERI, RRUGA E DUHUR DHE PERBALLJA VERTETE E DRJETE DHE E SHENDETESHME ME KAPKJEN E SHTETIT TE SHQIPTAREVE NGA KLEPTOKRACIA DHE LOJA E SAJ E NDYRE E TINZARE ME DY PORTA E KETYRE ORGANIZATAVE TE STRUKTURUARA KRIMINALE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR (MAFIA E VERTETE ME PUSHTET POLITIK) QE E SUNDOJNE BARBARISHT SHQIPRINE DHE SHQIPTARET DUKE I MBAJTUR ATO NE KLLAPI E APATI ABSURDE KAQ SA VJET.