A PO NGOPEMI ME LUGE BOSH??? EKONOMIA DIABETIKE E LUMTURISE KOMBETARE

Gjendja e ekonomise se nje shteti ne krize eshte e krahasueshme me gjendjen e shendetit te dikujt qe ka diabet. Nuk ka rendesi se sa embelsira han ai i semuri, sa kercen ne dasem, sa hee thote se jam I rilindur etj, diabeti ben punen e vet dhe e shkaterron nga brenda. Dhe keta sundimtaret tane e sidomos Kuvendi I Lumturise Kombetare se bashku me Kryeministrine e Lumturise Kombetare dhe Opoziten e Lumturise Kombetare duket sikur nuk duan te pranojne se ky eshte realiteti ku gjendemi, d.m.th. se jemi ne KRIZE… Shkurt e shqip, ekonomia e jone eshte e shkaterruar, ne krize te thelle, ne stanjacion dhe ne tkurrje te dukshme. Ne terrin e pergjithshem informativ, kur INSTAT eshte pjese e Kryeministrise se Lumturise Kombetare, dhe rralle del te thote te verteten, eshte e veshtire te gjinden te dhena te sakta per gjendjen e ekonomise. Mirepo edhe aq pak sa del ne shtyp e nga INSTAT, si analizat e gjakut, te tregojne gjendjen e vendit dhe ajo eshte shume e keqe. I semuri ka rilindur me proagande, por eshte duke ngordhur nga kriza ekonomike.

Nga nje ane, sa doli lajmi se bankat e rriten fitimin me 71 milione dollare ne nentemujorin e 2014.[1] Sukses i dukshem! Po kush i beson??? A eshte vete fitimi apo eshte rritja e fitimit??? sepse te gjithe bankat tona te niveleve te ndryshme jane angazhuar nej nje seri mashtrimesh qe te ngrene qimet e kokes, d.m.th., duke llogaritur te gjithe hilet qe bejne si psh me i nxjerre parate e pataksuara jashte, me deklarue borxhe te paqena tek bankat meme, mbulue humbjet relative , e tj etj. Sepse jo me larg se dy vite me pare, fitimi i bankave gjate vitit 2012, mbas te gjithe hileve, ishte diku tek 350 milione dollaret! dyshoj se kjo shifer eshte fitimi shtese, por nuk ka rendesi kaq shume kjo. E shendeti I bankave eshte shendeti I diabetikut…

Ajo qe ka rendesi eshte se shoqeria, shteti, familja dhe ndermarrjet shqiptare jane te mbytura ne borxhe pikerisht tek keto banka. Sic shihet ne kete artikull tek MAPO, gjendja e ndermarrjeve shqiptare eshte e rende.[2] JA cfare thote gazetarja pa komentuar me gjate mbi efektet, “Më shumë se 53% e ndërmarrjeve pohojnë që aktualisht kanë një hua për të paguar. Ndërmarrjet raportojnë rritje të përdorimit të huasë për kryerjen e një investimi ndaj përdorimit për përballimin e shpenzimeve afatshkurtra. Sipas sektorëve, kjo prirje reflektohet nga sektorët e industrisë dhe të shërbimeve. Huaja për ndërmarrjet mbizotërohet nga ajo në monedhën europiane. Rreth 70% e tyre raportojnë huamarrje gjatë 5 viteve të fundit (22.9% në vitin e fundit), ndërsa 71.4% pohojnë se duhet ta shlyejnë huanë brenda 5 viteve të ardhshme. Pesha e ndërmarrjeve që kanë përdorur pasuri të paluajtshme si kolateral për garantimin e huasë është 74.6%, 3 p.p. mbi nivelin e mesatares afatgjatë. Për sektorin e industrisë, peshën më të madhe e zënë ndërmarrjet që raportojnë një vlerë të kolateralit në një interval prej 50-100% të vlerës së huasë, në sektorin e shërbimeve kryesojnë ndërmarrjet me një vlerë të kolateralit deri në 50% të vlerës së huasë, ndërsa në sektorin e ndërtimit pesha më e lartë i takon ndërmarrjeve me një vlerë të kolateralit mbi 120% të huasë së kolateralizuar. Për 86.7% të tyre vlera e huasë nuk e kapërcen vlerën e kapitalit të firmës. Për 68.8% të bizneseve, pagesa e huasë zë deri në 20% të totalit të të ardhurave të tyre dhe për 23.1% të tyre pagesa e huasë zë 20-50% të këtyre të ardhurave.”[3] Shumica e borxheve eshte ne Euro dhe leku po bie, keshtu qe nuk duket fort gjendje e mire.

Nga ana e vet, Kryeministria e Lumturise Kombetare deklaron me nje cicerime (twitter, Twitter, ciu-ciu) se po permiresohet ekonomia!!! Ja te shohim eksport-importet. Si thote (me siguri Genc Kondi) tek Shqiptarja.com, “në prill dhe në qershor deficiti i llogarisë korrente në Shqipëri u zgjerua për të tretin tremujor radhazi me 20.7% në shkallë vjetore. Deficiti tregtar u përkeqësua -17.6%, si pasojë e rënies 5.8% të eksportit dhe rritjes në vazhdim të importit të mallrave, 8.2%.”[4] Nga ana tjetër, bilanci i shërbimeve u kthye në terren pozitiv; megjithë rënien në transport, të ardhurat nga turizmi ishin 37.9% më të mëdha, ndërkohë që u rritën shumë (87.5%) të ardhurat nga ri-eksporti (fasonet), të cilat tani klasifikohen tek shërbimet.”[5]

E sa per ndryshimin e klasifikimit nga Standard e Poor, qe Ministria e Propagandes Kombetare ka disa ore qe na bombardon, institucionet nderkombetare nuk kane besueshmeri nga nje ane sepse nuk kane te dhena te duhura, e nga ana tjeter sepse te dhenat qe marrin jane te fabrikuara nga Qeveria shqiptare. Keshtu, Kryeministria e Lumturise Kombetare deklaron se po permiresohet gjendja ekonomike, S&P e ngriti klasfikimin nga B ne B+, dhe Kryeministria e Lumturise Kombetare leshoi nje cicerime. Mirepo cili eshte realiteti???? Si thote gazetarja e MAPO Blerina Hoxha qe analizon rastin e FMN, ka nje dallim te madh midis realitetit dhe gjendjes se vertete. Ja cfare thote Hoxha, “Një ditë pasi INSTAT tregoi se ekonomia kishte shënuar rënie në tremujorin e dytë të vitit me 0.6 për qind, Fondi Monetar Ndërkombëtar la të pandryshuar dje parashikimin për rritjen ekonomike të vendit këtë vit ( 2.1 %), ndërsa uli pritshmëritë për ekonominë globale në 3.1 % nga 3.2 që ishte parashikimi i pranverës. Por në realitet, në fund të gjashtëmujorit të parë rezulton që ekonomia e vendit të mos jetë rritur me shumë se 0.5 për qind, ndërkohë që pritjet e qeverisë dhe Fondit janë për 2 për qind rritje vjetore.”[6] Nga do te vije rritja, nje Zot e din, ndoshta nga propaganda televizive apo me fiat nga jashte.

Por gjendja duket me e qarte kur vjen puna tek te ardhurat e shqiptareve. Nje ne tre familje shqiptare eshte me borxhe.[7] Verehet se “gjatë tremujorit të dytë, investimet e huaja neto u pa kësuan 48 për qind në shkallë vjetore. Ndërsa rezervat në valutë të huaj, pas një rënieje njëvjeçare në masën 1.4%, aktualisht janë 1.94 miliardë euro, të afta për të mbuluar 4.3 muaj importe.”

Mire, po cfare thote INSTAT I LUMTURISE KOMBETARE??? Ne kete artikullin ketu thuhet se “Ekonomia e vendit po rrezikon seriozisht të hyjë në një fazë të gjatë stanjacioni, pasi treguesi i rritjes ekonomike për të dytin viti radhazi është më shumë afër zeros se sipër njëshit.” Dhe si per ti thene krejt te kunderten Kryeministrise se Lumturise Kombetare, sipas nje shkrimi te djeshem, “Situata u bë edhe më pesimiste dje, kur Drejtori i INSTAT-it, Gjergj Filipaj njoftoi se ekonomia e vendit kishte pësuar rënie në tremujorin e dytë të vitit me 0.61 për qind. Në kushtet e një borxhi në rritje, investimesh publike në rënie, mungesë injektimi në ekonomi nga rritja e rrogave dhe pensioneve, kërkesë e dobët dhe prurje valutore nga jashtë gjithnjë e në rënie, ka pak gjasa për përmirësime të dukshme këtë vit. Beteja e institucioneve financiare në vend mbetet të mbajnë në territor pozitiv treguesin e rritjes për të mos rënë zyrtarisht në recension ekonomik.”[8]

gjendja ekonomike eshte e rende dhe fajin e kane te gjithe keta. Ata qe e lane ne kete gjendje, ata qe vazhdojne te qeverisin edhe pse pergjegjes per kete gjendje, dhe keta qe e moren shtetin duke e ditur ne cfare gjendjeje ishte por ishin te etur per pushtet. me gati nje gjysem milioni emigrante me letra, pa letra e sezonale te kthyer, me nje papunesi qe me kopeshtaret e bahceve qe i themi bujqesi mbetet tek 1 million, me nje borxh qe eshte rritur deri ne 72%, me heqje e kercenime per heqje nga puna deri ne dhjetra mijra vete, me nje zullum te papare ne 5% qe zoteron e sundon vendin, me nje skllaveri totale ndaj te huajve, dhe me nje sistem bankar qe thith cdo pike gjaku e energjie financiare, me nje borxh te huaj qe duhet paguar me 600 milione dollare ne vit, me nje shoqeri te mbikredituar, me te ardhura te akesuara nga emigrantet, me nje inflacion te heshtur e dobesim te fuqise blerese, me kredi ne euro, me piramida arsimore, ekonomike, e tenderore-shteterore qe nuk bejne tjeter por krijojne terrenin per shkaterrimin e metejshem te kombit njeri nuk din se cka me thane… Keta sundimtaret tane nderrojne kostume perdite, mobilojne zyrat, bejne pushime ne Maldive e Abu Dabi, e na shohin nga lart poshte si te ishim skllever te tyre, e duan te na bindin se jemi me mire!!! 

Edhe kaq pak te del e te mjafton qe te vesh ne dyshim suksesin e arritur. Jemi ne krize, ekonomia nuk genjen. Diabetiku qe thote jam mire e han embelsira, ne rastin tone, hallve e baklava propagandistike, mund te mbahet pak me insulinat e institucioneve te jashtme, dhe me pak hile, mirepo nuk eshte I sheruar dhe ne fakt eshte tejet I semure. Por shume nga dibetiket jetojne ne nje gjendje mohimi ku nuk e pranojne te verteten derisa iu [plas semundja dhe duhet t’iu priten gishtat e kembet. Deri atehere, Paria e Lumturise Kombetare, dhe ne vecanti Kryeminsitria e Lumturise Kombetare do te vazhdoje me kete avazin e Rilindjes propagandistike.

[1] http://www.panorama.com.al/2014/10/10/bankat-rrisin-fitimin-71-milione-usd-ne-9-muaj/

[2] http://mapo.al/2014/10/10/ndermarrjet-shitjet-dhe-fitimet-kane-rene-edhe-kete-vit/

[3] Ibid.

[4] http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/investimet-e-huaja-u-pakesuan-48-per-qind–87-5-fasonet-244934.html#sthash.E5S78H20.dpuf

[5] See more at: http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/investimet-e-huaja-u-pakesuan-48-per-qind–87-5-fasonet-244934.html#sthash.E5S78H20.dpuf

[6] http://mapo.al/2014/10/08/fmn-qendron-rritjes-2-kete-vit-zhgenjen-realiteti/

[7] http://mapo.al/2014/10/09/bien-te-ardhurat-e-familjeve-1-ne-3-shqiptare-borxhe/

[8] http://mapo.al/2014/10/07/ekonomia-renie-ne-3-mujorin-e-dyte-troket-stanjacioni-afatgjate/

Advertisements