Home » KUJTESE » EDHE NJE HERË MBI VIZITËN E EDI RAMËS NË BEOGRAD

EDHE NJE HERË MBI VIZITËN E EDI RAMËS NË BEOGRAD

Asnjë politikan serioz nuk mundet me pranue se vizita e Edi Ramës në Beograd po zhvillohet në kushte normale, me objektiva politike normale, dhe me arritje të pritshme brenda normalitetit të politikës së jashtme të një shteti normal. Mirëpo duhen sqaruar këto dritë-hijet që e bëjnë këtë vizitë kaq të cuditshme, jashtë normalitetit, dhe të papranueshme për gjithkënd, si për ata që janë profesionistë, ashtu edhe për ne të tjerët që jemi jashtë politikës së ditës por që jetojmë prej politikës. E në këtë kontekst të bien në sy tetë aspektet e mëposhtme

Së pari, në thelb, vizita përfshin vetëm nënshkrimin e marrëveshjeve nga ministri i jashtëm. Gjithcka tjetër, edhe vizita në Preshevë, është jashtë substancës së politikës reale, si eshte në fakt edhe takimi Rama-Vucic. Thelbi i vizitës janë këto marrëveshje, por për cfarë janë përgatitur këto marrëveshje?! Prania e ministrit Ahmetaj tregon se këto marrëveshje, që duhet të botohen sa më parë, për të shuar cdo hije dyshimi në publikun e gjerë, janë të rëndësishme edhe në aspektin ekonomik e politik. Shqiptarët në shtetin shqiptar nuk e dinë kush është Tucoviqi, por ne që e dimë se është një social-demokrat serb që shkruajti për masakrat e shtetit mbi shqiptarët, e shohim këtë vizitë tek varri I tij, thjesht si një përpjekje të kryeministrit të Lumturisë kombëtare për t’u shitur si kombëtarist para shqiptarëve të Kosovës e më gjerë. Gjuha e këshilluar është anglisht. Pse jo shqip e serbisht??? E me radhë që të mos hyjmë në të gjithë detajet, thelbi është marrëveshja që vjen mbas projekteve të ndryshme që lidhin Maqedoninë, Serbinë e shtetin shqiptar, që anashkalojnë Kosovën e që janë thjesht llogari ekonomike e jo në interest ë të gjithë shqiptarëve.

Së dyti, sa për me thanë, formalitetet diplomatike tregojnë se Edi Rama po pritet, por jo në nivelin më të lartë të protokollit të shtetit. Kush do ta presë e do ta nderojë në Beograd??? Sepse serbët i vënë ta presë dikë që nuk është i barabarti i tij, dhe me tre-katër gjeste, që mund të jenë të padukshme për syrin e të pastërviturit, por që janë të njohura për këtë kryeqytet ku për 30 vjet kanë hyrë e kanë dalë shumë nga njerëzit e fuqishëm të kësaj bote, e për profesionistët, e trajtojnë si një të dorës së dytë. Për ata që e marrin seriozisht këtë punë, dinjiteti i shtetit është si nderi i gruas, mjafton që dikush to shkulë një fije floku në publik dhe humbet dicka që nuk kthehet kurrë më. Nuk besoj se nuk do të ndodhë gjë e papëlqyer.

Së treti, nuk duhet të besojmë se vizita e Edi Ramës në Preshevë e në Bujanovc e tejkalon kufirin e propagandës identitare, pra, edhe në këtë rast jot ë substancës së vizitës. Cfarë vlere ka vizita e Ramës në Bujanovc kur atje kemi më pak shqiptarë, e qeveritarët e vvërtetë janë serbë?? Në Bujanovc Edi Rama do të shkojë në një shkollë ku mësohet shqip… e kaq. Rregulli i parë që na mësohet në këtë profesion është se për hir të interesit kryesor që do të arrish duhet të lëshosh pe në ceshtje dytësore. Vizita e Edi Ramës nuk do të ketë asnjë efekt mbi gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore, por bëhet për ti treguar Prishtinës, Tiranës e të gjithë shqiptarëve se qendra e tyre, e kombit të tyre është në Tiranë. Ky është thelbi I ditës së dytë të vizitës. Mirëpo, Kosova Lindore, e shkëmbyer me Leposaviqin dhe e dhuruar si Krimeja në vitin 1956 nga Tito për të krijuar balancat numerike etnike në Kosovë që kërkonin serbët, sheh diku tjetër sepse Tirana as ka ba e as do të bëjë gjë për ta. Në gjendjen ku jemi, as Kosova, as Shqipëria, e as shqiptarët nuk janë në gjendje që ta trajtojnë si problem të mirëfilltë kombëtar. Shkuarja e Edi Ramës nuk ka farë vlerë. Atje do të kishte vlerë po të shkonte kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci apo Ramush Haradinaj dhe ata që kanë të drejtën me folë për atë krahinë shqiptare të Kosovës. E vetmja gjë që e justifikon këtë vizitë do të ishte lajmërimi nga Edi Rama se është bërë ndërmjetës për shkëmbimin e Leposaviqit me Kosovën Lindore, cka ska me ndodhë.

Së katërti, po bëhet shumë zhurmë se edhe Hashim Thaci e politikanët nga Kosova thanë se Edi Rama duhet të shkojë në Beograd, e kjo merret si shenjë mirëkuptimi nga ana e tyre. Nuk ka rëndësi cka dijnë në Prishtinë, sepse Presidentja do të shkojë vetë mbas një jave, por Hashim Thaci është në hall për vete, dhe në këtë pikë, aleati i vetëm që ka janë të huajt. KËshtu që Hashimit nuk I kushton gja me I thanë Edit “rruga e mbarë” me një tekst në FB. Kur nuk mundesh me ndalë dicka nxjerr përfitimin maksimal që mundesh në këtë gjendje. Mirë do të ishte të shihnim transkriptimin e bisedës Rama-Thaci mbas vizitës, por edhe po u ndal në Prishtinë zor se do të kalohet përtej mirësjelljes sa për sy e faqe.

Së pesti, është një turp diplomatic që të shkosh në një vend me të cilin ke arritur marrëveshjen për qëllime jo kombëtariste, por arriviste e ekonomike, dhe kryeministri I atij vendi të të thotë deri tre ditë para vizitës se nuk e din ende nëse duhet të të presë apo jo. Edhe krushqit shkojnë në një dasëm kur janë të mirëpritur dhe e kur e dinë se cka po marrin, e jo kur nuk dinë se si po iu del nusja… pra nuk niset kjo punë tafti-bafti në nivel të shtetit. Në politikën e shteteve nuk rrihet njeriu me shpulla por me fjalë, sepse si Vucic ashtu edhe Rama nuk e kanë problem me u puthë me ngrohtësi kur të takohen. Ja, po mendoj për një minutë se e gjithë kjo ishte një përpjekje e zgjuar e politikanëve serbë për të luajtur me popullin e tyre dhe për të kryer detyrimet që kanë ndaj disa shteteve të tjera. mIrëpo ajo urrejtje që shpërtheu ishte kaq e thellë, kaq e prekshme, kaq e ushqyer nga vetë këta politikanë, sat ë krijon dyshime mbi sinqeritetin e tyre. Serbët punojnë me mend, për vete, dhe në irracionalitetin e politikës së tyre, llogarisin gjithnjë interesin e tyre kombëtar-shtetëror. Jam krejtësisht I bindur që në një pikë ata do të ndjekin rigorozisht protokollin por dicka do të ndodhë që do ti tregojë popullit të tyre se “nuk I kanë shitur.”

Së gjashti, flitet për Edi Ramën e për shtetin shqiptar si boshtin e një politike të re ballkanike gjermane apo europiane. Flitet sikur ky është thuajse I detyruar që të shkojë në Beograd sepse bëjmë figurë të mirë para gjermanëve, europianëve, Merkelit, këtij e atij. Mirëpo, sa do poshtë që kemi rënë, e sado keq që sillemi, të gjithë e kuptojmë se nuk është punë nderimi por punë interesash. Këtu po paguajmë të gjithë cmimin e pazareve të të huajve e të lojës së tyre. Për këtë e nderojnë edhe Edi Ramën dhe këtë bandën e Rilindjes të huajt, mirëpo cmimin e kanë paguar dhe e paguajnë shqiptarët. Cmimin e paguan kombi I jonë, kështu ka ndodhur kur në krye të shtetit ishte Nano, Berisha, njëri e tjetri. Asnjëherë nuk kemi fituar atë që duhej, e gjithmonë kemi humbur me shumë se sa duhej edhe pse politikanët tanë kanë menduar gjiithnjë për veten e tyre. Edhe këtë herë po paguajmë një cmim të madh që të përfitojë Edi Rama dhe banda e rilindjes. Mirëpo këta do të ikin por shteti shqiptar aty do të mbetet, më I mpakur dhe më I dobët se më parë.

Së shtati, shtetet e vogla ua detyrojnë mbijetesën e tyre fuqive të mëdha. Si edhe e kam thënë shumë herë më parë, edhe ne jemi në atë gjendje. Mirëpo ka shtete të vogla që ua detyrojnë mbijetesën e tyre popullit të tyre. E në Ballkan kjo që po ndodh është paradoks. Serbët e grekët ua detyrojnë mbijetesën si shtete politikës së madhe e popujve të tyre, e politikanët tanë përdorin politikën e madhe për mbijetesën e tyre e kundër popullit të tyre. Sepse nuk ka kurrfarë logjike që kjo që po ndodh ndodh se Edi Rama të jetë njeriu me besueshmëri politike. Kjo që po ndodh është se Edi Rama ka vënë në tavolinë atë që duan serbët e të huajt dhe kjo nuk mundet me kenë gja e mirë për shqiptarët. Serbët duan të luajnë me dy porta, me rusët e kinezët, por edhe me BE, anipse jo me SHBA-në e NATO por duan të jenë në kontroll të fatit të tyre. Edhe këta tanët duan të luajnë me dy porta gjithashtu, sepse njera palë ka pazar të mirë e kemi lidhje të vjetra si pari e Tiranës me ta, e tjetra na ka lidhë politikisht pazgjidhshmërisht. mirëpo, këta janë shërbëtorë gjithmonë e asnjëherë në kontroll të fateve të kombit por gjithnjë të interesuar vetëm për vete e për klanin e tyre. Kur të bëjmë shtet do të jetë ndryshe, mirëpo tani kemi qeveritarë e jo shtet, prandaj këta bëjnë cka duan me shtetin pa u dënue për gabimet. Serbët kanë shtet e qeveritar bëhet kushdo sepse nuk të lë makina e shtetit me gabue lehtë.

Së teti, me një neveri të madhe për puthadorët e Tiranës, duhet me thanë se zogoria e komentatorëve që shiten për një kockë, po bëjnë të pamundurën që ta shmangin vëmendjen nga thelbi. Si shërbëtorë të binsur të gjithë po I bëjnë hosanna Edi Ramës dhe e justifikojnë me të gjithë argumentet e mundshme, e bardha mbi të zezë, këtë sjellje joprofesionale të Kryeministrit të Lumturisë Kombëtare. Natyrisht, kjo është pjesë e një rrethi më të gjerë në Tiranë, të parisë së Tiranës, dhe sjellja e saj është e rrënjosur në atë kompleks inferioriteti ndaj të huajve, e të përbuzjes për kombin e vet, karakteristike për jeniceret shekullore qe kerkojnë një perandori me i shërbye se ndryshe përmbysin kazanin. Nuk vlen me përdorë emra, por nuk e gjen një shkrim që del kundra kësaj vizite, shenjë e qartë e kompaktësisë së parisë së Tiranës.

Në përfundim, duke ndjekur nga larg sagën e vizitës së Edi Ramës në Beograd, asnjë politikan serioz nuk mund të pranojë se mund të thuhet që kjo vizitë është normale, në kushte normale, me sjellje normale dhe me politikanë që sillen ashtu si duhet. Mirëpo që ta shohësh vdekjen me sy, duhet të rrëzohen në greminë, e që të bindesh se ke politikanë të keqinj, duhet të shkatërrohet shteti e jeta e një populli. Megjithatë, nuk është hera e parë, e me sa duket as e fundit, që ne shqiptarët do të përdoremi për të mbyllur pazaret e të tjerëve, nga të gjithë palët e interesuara.