NJË INTERVISTË QË DUHET ME DALË NESËR….

Në një status në FB, ndër të tjera flisni rreth takimit të 10 dhjetorit 1990 në “Qytetin Studenti”, në zyrën e Xhevdet Patës, drejtorit të QS-së, ku është diskutuar se si do të negociohej mes studentëve dhe PPSH-së. A mund të na thoni me detaje se cilët persona kanë qenë në atë zyrë me ju dhe çfarë është diskutuar konkretisht?

Zyra ishte shume e vogel dhe ishin 10 vete Brenda e disa vete jashte. Brenda ishin dy grupe. Ne nje anë ishin perfaqesia studentore e perbere nga Arben Lika, Mimoza Zhamo, Tefalin Malshyti, Azem Hajdari dhe Shinasi Rama. Në anën tjeter ishin të dërguarit e Ramiz Alisë, Ministri I Arsimit Skënder Gjinushi, Sekretari I parë I KQ të BRPSH, Lisen Bashkurti, dhe më pas erdhi direct nga Ramiz Alia edhe Sali Berisha, që aty ishte I plotfuqishmi I tij dhe I Xhelil Gjonit, kishte edhe një Sekretar të KQ të BRPSH dhe dy gazetarë, Remzi Lani si kryeredator I Zërit të Rinisë dhe Prec Zogaj, gazetar I asaj gazete. Disa here kanë hyrë e kanë dalë student dhe të tjerë. Përjashta ishte Xhevdet Pata, dy oficerë civilë, vëllai I Azem Hajdarit nga nena, Rasim Hasanaj, Instruktor në KP të Tropojës, Besnik Mustafaj, sekretar I KQ të BRPPSH dhe punonjës në Institutin e Studimeve Marksist-Leniniste dhe një teknik e mandej kishte gjithfarë njeriu që hynte e dilte në atë ndërtesë apo ishte ngulitur tek penxheret.

Takimi ishte organizuar me qëllim që të kishte mundësi të organizohej një takim ndërmjet Ramiz Alisë dhe PPSH dhe studentëve e përfaqësisë së tyre. Po ashtu ishte puna e cështjeve që duhej të diskutoheshin. A do të mbahej takimi në Qyettin Studenti, me 3000 studentë të zgjedhur në Pallatin e Kongreseve apo do të kishte një takim me një përfaqësi. Ramë dakord që të takohej me një Përfaqsi Studentore. Ata që e përfaqësonin e dinin se pesha e pushtetit do të ishte e papërballueshme për disa, e ne e dinim se do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme me mbrojtë të vërtetën e me fitue pluralizmin. Azemi ka qënë dakord me ckado që thuhej prej të dërguarve dhe në cdo rast marrëveshjen e kam prishë unë. Një herë Azemi doli në korridor, në fakt e thirri Saliu dhe me ndërmjetësinë e Rasim Hasanajt foli me Besnik Mustafajn e me Sali Berishën dhe më pas u soll si pritej prej tij. Mirëpo pazarin e kam prishë vetë në cdo moment, kërkesat që shtruam ne ishin krejt politike, shumë prej atyre që ishin brenda nga pala tjetër ishin eunukë të sistemit, dhe gjendja ka qënë shumë e tensionuar dhe e rëndë.

Duhet ditur se pleniumi I KQ të PPSH po mbahej në të njejtën kohë me këtë mbledhje dhe RAmiz Alia e përdori rezistencën e përfaqësisë, e pa modesti, këmbënguljen time, me I detyrue të vjetrit dhe Pleniumin me dhanë një dritë jeshile për pluralizmin e organizatave por jo për pluralizmin politik. Vendimi ishte që të jepet ky lloj pluralizmi, dhe mandej të shihej se si mund të ecej më pas. Lëri këto përrallat që thuhen tani e që I tregojnë me afsh letraro-artistik shumë njerëz. Arsyeja ishte se këta të gjithë e kuptuan se iu kishte dalë loja nga dora dhe as Azemi as Zoti nuk e kishte më atë punë në dorë por tjerakush. Ka qënë momenti më kritik I mundshëm, dhe unë falenderoj studentet e studentët që kanë pasë besim tek unë dhe tek të tjerët si Ben Lika e Moza Zhamo.

2. Ndërkaq, shkruani se “Berishën e kam trajtuar shumë keq”. Për çfarë arsyeje?

Berisha ishte vegël e sistemit, ai ishte aty me fitue legjitimitet dhe kjo ishte e papranueshme për mue sepse, me modesti, e dija se si do të përfundonte ajo punë në se ai fillonte të fitonte legjitimitet. Unë nuk e njihja shumë mirë por dicka dija, e njihja, e kisha mjaft informacion për të dhe për atë që do të ndodhte, dhe sjellja e tij ishte krejtësisht në lojën e sistemit. Ajo lojë duhej prishë dhe duhej fillue ndryshe, dhe hapi I parë ishte degjenerimi e poshtërimi i figurës që po shitej si e ardhmja dhe distancimi I tij nga Lëvizja Studentore. Në një farë mënyre, nuk duhej lejue që ky të ishte figura qëndrore e tranzicionit dhe bërthama e opozitës. Po ashtu, duke e njohur fuqinë e sistemit lufta ime ka qënë të ruaja lëvizjen Studentore të pastër e të pavarur nga këta veglat e sistemit.

  1. A ju kujtohet se çfarë i keni thënë konkretisht Sali Berishës?

Po. I kam thënë shumë fjalë të rënda, ndër të tjera, sot të papranueshme për mue, kodosh, pusht, shkërdhatë e me radhë. E kam përzanë, e kam fye në të gjithë mënyrat e mundshme dhe nuk ka luejtë nga karrikja, e të tjerët nuk kanë guxue kush me me kundërshtue, sepse, kam bindjen, kishin frikë prej meje sepse nuk dihej se ku I kisha rrënjët e si kisha hyrë aty, ku shumica ishin me urdhër e me detyrë e kur dihej se kisha qënë edhe Shkollen e bashkuar e me radhë.

  1. Si reagoi Berisha ndaj jush? Po të pranishmit e tjerë, dolën krah jush apo Berishës?

Berisha ndenji urtë, shumë urtë. Me tha jam malësor, unë I thashë ti je kodosh I Ramiz Alisë e pusht e me radhë, e nuk lëvizi, e një muskul nuk I lëvizte në fytyrë sepse logjika që e detyronte të sillej ashtu ishte se ai që fliste ashtu me siguri e kishte dikë që e ruante dhe e bënte të paprekshëm. Uli kryet dhe nuk bzani. Të tjerët ndenjën urtë se asokohe I kam pasë fjalët e shkurta dhe nuk dihej se si mundesha me u sjellë. Azemi e kishte shitë lëkurën por mue nuk më kundërshtoi aty sepse nuk ishim as shokë, nuk e kam pyetur ndonjëherë për veprimet e mia, dhe u tregua I zgjuar e mbylli gojën.

  1. A kishit informacione në mënyrë direkte apo indirekte, se Berisha do të merrte më pas drejtimin e PD-së?

Jo të Pd-së por të Lëvizjes së Studentëve dhe të Intelektualëve të rinj. PD u bë e mundshme vetëm mbas fitimit të pluralizmit. Por dihej se kush ishte piketuar dhe si do të shkonte ajo punë, puna thjesht ishte mos me e lanë fatin e popullit në duart e këtyre. Megjithatë, kur e pashë që I duroj të gjitha, pa iu dridhur qerpiku, iu thashë shokëve të mi se ky që I duron të gjitha këto që I thashë nuk ka me e cue vendin në luftë civile dhe prandaj duhet me e gjetë mënyrën me e mbajtë afër. Të nesërmen kur erdhi, me vendimin e Ramiz Alisë në xhep, u solla sikur nuk kishte ndodhë asgja, edhe ai u soll sikur nuk kishte ndodhë gja, I bëra bashkë më Gramoz Pashkon dhe kështu nisi PD. Por nuk jam aspak I penduar për cka kam ba, sepse në atë pikë nuk kishte rrugë tjetër me shpetue vendin nga lufta civile. E kam ditë se politikisht jam I humbur, në fakt krejt I vdekur, sepse e dija që ajo që kishte ndodhë do të paguhej randë, por e kam ba për kombin tim e për të mirën e të gjithëve dhe nuk kam kurrfarë mëdyshje se duhej veprue ndryshe.