ARTIAN GJATAJ: NGA SAGA E PROF. DR. GJERGJ MULLAGA – TERMETI

Prof. Dr Gjergj Mullaga, socialisti demokrat i oreve te para lexoi nje shkrim ne gazeten fletushken qe i shitet paguesit me te pare, me gjithe pronar, me gruan e tij, vjehrren, kunaten dhe kater-pese ndihmeset e gatshme e gjysem te gatshme, dhe aty gjeti nje shkrim nga shoqata e sizmiologeve shqiptare, qe me 2576 anetare, ishte edhe me e madhe se shoqata e sizmiologeve japoneze nje vend mik ku bien 1500 termete ne vit. 1234 ishin profesore, doktora dhe te tjeret ishin vetem doktora ne Shkencat e Dridhjes se Tokes. Eh o Krisht o Muhamed, cka na ka gjet tha me vete Prof. Dr. Mullaga dhe u kujtue se shume prej ketyre kolegeve te nderuar ne Qytetin qe kishte ngelur perjetesisht Djepi i Kultures, i kishte pasur kliente ne lenden qe kishte dhene pese vite gabimisht, edhe pse kishte kene i paguar mire, Vullkanet dhe Pellazget per te cilen studentet paguanin 400 euro me u regjistrue,  dhe 100 euro me kalue provimin pa lexue gja. Iu kujtue tema e njerit prej tyre, qe me zane nje vend pune kishte ba nje studim interesant ku argumentonte arsyet sepse nuk kishte as vullkane ne Tropoje, dhe pse nuk binte termet asnjehere ne ate zone te bekuar, e natyrisht arsyen e kishte gjetur tek Sali Berisha, dhe influence e tij pozitive mbi klimen e malit te Shkelzenit sepse katragjyshi I tij kishte mbjelle shume peme, e prandaj nuk kishte rreshqitje toke, e hajt ma, tane puna ishte me zane nje vend pune, dhe ky ishte nenkryetari I shoqates sizmiologjike disidente qe nuk I njihte diplomat e Merhum Rahmetlise. Nejse ma, cka me ka gjet mue, kujt po I rruhet me kta, se po bahen tane poete e kam dite por se po kena kaq sizmiologe a termetaxhij, thuaj cka po te duesh, kopila kne zgjedhe nje fushe ku as Perendimi nuk eshte para nesh, ata ia vejne veshin gomarit e qenit, e na jena rrite me gomare e qej e bile e njohim gjuhen e tyne ma mire, dhe I ra ndermend ai student tjeter qe kishte studjue lidhjen e gardalines me termetin dhe kishte mbrrite ne perfundimin se pese minuta para se me nise termeti, gardalina e nderpriste aktivitein e vet seksual dhe rrinte me nje kembe. Allah, Allah, o Bude, O Krisht, O Muhamet, o Jehova, o Dreqi i mallkue, cka me rruhet mue, dhe I mbeten syte tek ai rreshti ku thuhej se termetet bijshin nje here ne 35 vjet, dhe tash ishim pak vone per nje termet, se I fundit kishte ra ne vitin 1978 dhe me nje llogari I doli 36 vjet dhe u kaperdi keq. Hae dreq, o dreq, o dreqi I mallkue, paskena me e hanger keq se kur vijne me vonese, kishte thane nje sizmiolog serioz, me diplome te kohes se Merhum Rahmetlise, sepse ne Athine kishte ra termet, e ai kishte kene vetem 4.6 balle, dhe kur te vije tek ne bahet shtate a tete, zgjidhe vete. Hej Zot, cka na ka gjete spaska kene gja, po cka na gjen kur te vije termeti??? Po na I kena ba paret tulla e llac, tane me nga kater apartamente e tre dyqane, jena ba si termitet e bubrrecat, milingonat, tane paret I kena tulla e llac, kena harxhue mundin e kaq jeteve e vjen nje termet e ti merr tana si kurgja… e cka me ba mandej??? Duhet me prite 200 vjet me I mbushe rrenojat me dhe, e nja 20 vjet me mbi bari prape, e mandej u kujtue se boll pare kane kta shqiptaret neper banka, por edhe ma shume nen dyshek, dhe I ra ndermend per arin e argjendin qe kane ble, unazat e vjedhuna qe I gjen si po don te qoshja e rruges, dhe pa vetedije e perdrodhi ate unazen masone te 32-shit qe e kishte ble te ai qe sjell mall prej Italiet e Angliet dhe u kujtue, se boll te huaj kishin ardhe ne Qytetin Djepi I Kultures dhe kur e kishin pa, ia bajshin me sy e me gishta e Prof. Dr. Gjergj Mullaga hic, se per Krisht, ai ishte fetar, po hala jo tamam krejt ashtu, qysh po e lype feja, dhe tha me vete, hajt more dreq, kush po e din se asht e vjedhun, ari as perzihet me sende te tjera, e as po e kam te shkrueme ne balle se kush jam, kjo ban 2200 euro e une e mora per 80, ku e din Zefi e Mahmuti se cka asht kjo unaze, ata e peshojne me kile dhe u kujtue per termetin eune shkoj ne qeveri e me kryejne pune se sa here me bajne me shenje une teshtij e ve gishtin te pulla e dyte. Po mire, more zot, cka ka me ba qeveria??? Ai Merhum Rahmetlia e bani krejt te re, po keta??? E valla, ba me ra termet kta I hyping aeroplanit dhe shkojne ku I kane fshehe paret e kane shpijat e tyne. Vec me ra termet e me ra edhe flaka me I djege ato diplomat e letrat na pastrohena, valla per Krisht, bahena si me tapijat e tokave, kush po din, si ka thane ai filozofi serb tane kombet e suksesi I tyne nisin me nje rrene, e ndoshta na nisim me nje rrene ma te madhe, dhe u kujtue se kishte ende shqiptare qe jetojne ne baneset e amortizueme te Merhum Rahmetlise, dhe u dridh pak per ata femijet e tyne, por hajt ma tha me vete, une kujdesem per ta kur bahen studenta, jua nap provimet se spo kam kohe me harxhue per reumatizmin e semundjet e tyne si azma e kanceri, dhe bash atehere I ra ndermend se Lezina ndoshta ia kishte preke pak paret e hajt tha po shkoj e I fus nje te rrahun, se erdhi s’erdhi termeti, dy te hangme te bajne dam, dy te rrahme jo se ashtu te vijne mendte ne vend dhe iu kujtue gjyshi qe I thoshte larg bythes teme, dhe ashtu u cue kadale kadale, ferkoi duart dhe u nis per tu shpia, se edhe me ardhe termeti, cka kena me I ba, me deke kena, po paret duhet me I ruejt se aty e kena shpirtin te kuleta, se termeti vjen e ik por kuleta eshte jeta!

Nga Libri “SAGA E PROF. DR. GJERGJ MULLAGA” – DOKTORATURA E DR. NDOCIT

Prof. Dr. Gjergj Mullaga nisi te lexonte temen e fundit te doktoratures, ate te studjuesit premtues, MA I nivelit te dyte ne Tirane, por me Laurea italiane, pra doktor ne Sapienza dhe, me ndrrimin e administrates, i papune ketu, z. Ndoc Rroku, njekohesisht pronar i dy dyqaneve qe I kishte ngritur me ndihmen e shoqeve studente rumune, dhe me nje vile modeste ne Gjirin e Lalzit. Ne Itali, Master Ndoc Rroku, Dr. Italian, MA Shqiptar, kishte mbrojtur temen “pjesemarrja dhe mobilizimi i strukturave shoqerore nga partite politike gjate periudhes se tranzicionit: Rasti i Shqiperise.” Mirepo qe ne titullin e doktoratures, Prof. Dr. Mullaga, socialisti democrat i oreve te para, pati disa probleme teknike e profesionale lidhur me konceptet baze te dizertacionit. Allah Allah, cka dreqin e mallkue don ky kopil me thane me kete, dhe u kujtue se e kapi prape vesi I vjeter I kohes se Merhum Rahmetlise kur e mbante lapsin kinez ne goje dhe I bahej gjuha zi, mirepo tash kishte fute nje lapes libanez dhe I hyni frika se me tane ato bomba qe kane ra atje, kushedi cfare landesh radioactive kishte ai druni kot I libanit dhe e hoqi lapsin nga goja anipse gjuha I ishte ba zi. Tema e doktorant Ndoc Rrokut e kishte titullin “Palla, Halla, Zderhalla, Mehalla dhe Rrumpalla: Mitingjet si Fryrje e Shfryrje e marrezise kolektive gjate fushates zgjedhore.” Pasha Krishtin, ky po don me me qite mue pune, e me me lane pa pune, Po cka dreqin I duhet ketij puna e mitingjeve??? Hajt more, thesh qafen, se nuk kam pune tjeter une por me u marre me ty e me mitingjet tuaja. Dhe u kujtue se e kishte fute ate lapsin libanez ne xhep, kush dreqi e din se prej kah ka ardhe, dhe I ra ndermend se mos e shkyente pak, apo zhgarraviste ate 50 mije lekeshin qe ia kishin dhane me dale ne miting me gjithe gruen, djalin, vjehrren e djalit qe e kishte pase edhe te dashur dikur ne konvikt, dhe me nusen, 10 leke per krye. U kujtue se kishte kerkue me shkue me makine, por I kishin thane se po shkojme me autobus, qe e paguane ish-shefi I doganes, tash I papune, por pronar qe me letra te vjedhura kishte dale edhe ish-pronar, e bile pronar i vjeter me goje jo me leter, I cope te mire toke ne midis te qytetit, djepi I kultures. Ky Ndoc eshte zog, jo si ai qe e ka librin ai Fevziu qe I ban gjeli pare, pasha fene, po zog tamam dikund e ka nje hile. Hej dreq, tha me vedi, ky qe ka mesue edhe rumanishten prej dialektit moldav, nuk mundet me kene krejt budalle, se e din qe edhe me nje doktorate nuk I zgjidh punet, se kush ka me e marre kete ne pune, hae dreq jane nja 2000 doktora pa pune qe sillen ne djepin e cultures dhe I ndrrojne librat me njeni tjetrin. Eh, Kopil, kopilit, klysh dreqit kishte pase kene! U kujtue se Ndoci e kishte gjete menyren me nxjerre rrogen tuj styudjue mitingjet??? Dreqi vete asht! Shkon te te tane mitingjet, e tane partive, kinse si studjues, tane I japin nga 20 mije leke si njeri e 20 mije leke si intelektual qe rrin ne rresht te pare,, e mbas kesaj tabeles qe ka paraqite ketu, e tane bota ka mesatarisht 20 dite festa ne vit e shqiptaret kane 40 dite mitingje, e Ndoci shkon si studjues tek kater mitingje ne dite, I bahen gjashte million e katerqindmije leke te vjetra, bash sa rroga e jeme. O ktij librin, paska kene klysh i mencem dreqi, ban ma shume pare se une, se mua me japing 750 e mi mbajne ne taksa 10%, mandej me duhet me cue kete e ate, e ky merr paret e mitingjeve edhe asistence si i papune, e mban mire me te tane, se taneve iu thote se asht studjues.   Dhe u ndal tek fjalia e pare e tekstit, preku edhe nje here ate 50 mije keshin, I hodhi nje shikim skic, kolegut qe kishte drejtor I bibliotekes por tash ishte I papune sepse kishte ndrrue mendjen dhe ishte martue duke e zhgenjye dike qe I zuri vendin dhe po mendonte se sa I kishin dhane edhe atij qe me shkue ne kete miitingun e dates 22 Nentor. Ah cfare date ka gjete, tha asnje qytet nuk eshte clirue me 22 nentor dhe mandej u kujtue se kishte kene Fushe-Kruja, kur kishte kene nje katund ku nuk njihej tritoli, as me zane peshk, dhe prape u kujtue per Nodc Rrokun e temen e tij dhe nisi me lexue krejt pa qejf, po ky kopil e meriton doktoraten pa fillue se po e mjel kete pune si ma I miri dhe krejt pa vetedije, nisi me e fute lapsin ne goje dhe me mendue cka me ba me ate 50 mije lekeshin e mitingut.

LOJA E PARISE SE TIRANES ME PERVJETORET DHE BUXHETIN – Interviste me Gazeta SOT, 18 Nentor, 2014

Prof. Rama, sot krerët e politikës kremtuan 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës. A ka një ndarje të vërtetë të politikës shqiptare për luftën antifashiste apo thjeshtë kemi të bëjmë me një truk çerekshekullor të krerëve të parisë së Tiranës, për të shtrënguar radhët e tyre dhe për të identifikuar klanet që ata përfaqësojnë?

Nuk ka ndarje reale për Luftën sepse këtyre nuk iu intereson Lufta, qëllimet e saj, të partizanëve apo të ballistëve. Mua që kam pasur tre breza të familjes të lidhur me Luftën nga të dy anët e familjes, më intereson dhe më intereson shumë. Mirëpo unë dua ta shoh atë Luftë si një luftë patriotike, atdhetare, për më të mirën e shqiptarëve. Jam I sigurtë dhe e di mirë, që qëllimi I gjyshit tim Halil Gushta, që u kthye nga Egjypti në Shqipëri I thirrur nga Mehdi Frashëri me të cilin kishte punuar në Palestinë për t’u bërë ministër ekonomie dhe kur erdhi këtu e gjeti qeverinë e rënë, për t’u përfshirë në luftë, ka qënë pastërtisht patriotik dhe atdhetar. Jam I bindur se em’atë që si fëmijë 17 vjecar ka ngritur flamurin në demonstratën e 28 Nëntorit 1939 në Tiranë, dhe është përjashtuar e dënuar në atë kohë, ka hyrë në luftë e në PKSH për motive atdhetare e patriotike. E pra, sistemi që u krijua e shkatërroi familjen e gjyshit tim me kulm e me themel, dhe ndërtoi një strukturë që nuk kishte të bënte gjë me idealet e të gjithë familjarëve të mi. Qëllimet e Jugosllaveve, të sovjetikëve, konjukturat politike e me radhë e kanë ndrruar rrjedhën e asaj lufte, fatet e këtyre njerëzve dhe të gjithë shqiptarëve. Tani është koha ta diskutojmë e të gjykojmë por pa pasione e pa I kthyer këto probleme studimesh në problem politike të ditës. Se kemi shumë halle të tjera shumë më të mëdha.

Mirëpo këta na bombardojnë me gjithfarë lajmesh e ngjarjesh që të krijojnë një gjendje jorealiste dhe të fakt, obsessive e në nivelet e marrëzisë kolektive. PSe?? Thjesht sepse këta thjesht duan të mbajnë masën e mbështetësve ët tyre bashkë. Dhe ndasia që kontrollohet e menaxhohet me shumë kujdes do të bëhet pikë së pari në nivelin simbolik, me data, përvjetorë, me shalle, me tubime, botime e fjalime pa fund. Në një mënyrë, kjo është si stigmata, por një plagë e hapur që këta e grryejnë dhe nuk duan që të mbyllet. Realiteti është se vendi është I ndarë në një oligarki që ka e kontrollon gjithcka, pjesë e së cilës janë të dy palët e parisë së Tiranës, dhe në popullin shqiptar që e ka një të ardhme të errët, dhe që nuk I intereson hic ajo që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, ky është burimi I legjitimitetit të shumë prej klaneve që janë në politikë, sepse më përpara, të gjithë ishin… katundarë e malokë të Jugut e të Veriut që vranë njëri-tjetrin e familjarët e tyre, e shpesh vëllau vëllanë për pushtet e për bukën e gojës. Kështu është krijuar një ndasi artificiale që ushqehet nga paria dhe që shërben si mjeti më I mirë me mbajtë tufën e mbështetësve vbashkë dhe me kontrollue politikën. Ndërkohë paria mbledh paratë, ruan pasuritë e veta dhe kultivon brezat e vet. Lufta e Dytë Botërore është një nga faqet më të errta e më të rrezikshme në historinë tonë si shqiptarë. Gjykimin e saj duhet ta bëjnë historianët e profesionistët. Në se duhet të përkujtohet gjë në këtë Nëntor, ja të të them për pesë ngjarje që mjaftojnë për të përkujtuar në historinë e shqiptarëve. Së pari gjenocidi I vitit 1878 kur në dimrin e atij viti vdiqën 250000 shqiptarë dhe mbi një million të tjerë u dëbuan nga trojet e tyre. Të përkujtohet gjenocidi I Luftës së parë Ballkanike kur 250000 shqiptarë të tjerë u therrën si berrat. Të përkujtohet pavarësia e shtetit të cunguar shqiptar. Të përkujtohet kthimi I Skenderbeut në Krujë. Të përkujtohet dalja e UCK-së. ja pesë përkujtime që iu shërbejnë shqiptarëve dhe që i mbajnë bashkë si komb. Këto duhet të ishin festat e përkujtimoret tona. Në vend që të merremi me këtë gjë që do të na bashkonte, merremi me këtë e më atë episode të Luftë së Dytë Botërore. Mirëpo kjo është loja që luhet në Tiranë dhe kjo iu intereson atyre.

Ashtu si edhe dy vjet më parë, portretet e Enver Hoxhës u shfaqën në ceremoninë qeveritare, veprim ky që u konsideruar si provokim i rëndë nga PD. Si i vlerësoni ju këto shfaqje?

Enver Hoxha është figurë politike me rëndësi në shtetin shqiptar, ai ka drejtuar shtetin për 40 vjet dhe ka mbështetës e besnikë sa të duash, dhe krahasimi I të tashmes me të shkuarës është I paevitueshëm dhe kjo nuk bahet duke vetëm sharë Enver Hoxhën por duke e vlerësuar me objektivitetin e duhur. Qoftë edhe për këtë rol qëndror që ka pasur në fatet e shqiptarëve e për zgjidhjet e tij me influencë afatgjatë mbi fatet e shqiptarëve si komb, figura e tij duhet diskutohet e të studjohet, ata që duan ta nderojnë, le ta nderojnë, ata që nuk e duan mund ta injorojnë. Duhet të ndajmë pasionet e përvojat individuale nga diskutimi për diktatorin. Italianët e varën Mussolinin nga këmbët në Milano, por ia bënë mauzoleumin në Predappio dhe kështu edhe me të tjerët. Enver Hoxha e ka vendin e vet në histori, le të diskutojmë a bëri mirë a bëri keq si profesionistë, por nuk zgjidhet puna duke mohuar se ka një masë shumë të madhe shqiptarësh që e nderojnë dhe e respektojnë. Kemi nderuar të gjithë plehrat e kombit, që nga Ali Pasha e Esad Pashë Toptani, le të kemi durim edhe me figurën e Enver Hoxhës. Sepse, nuk do të kishte kaq mbështetje për Enver Hoxhën sikur të kishin bërë gjënë e duhur këta që na sunduan gjatë këtyre 24 viteve. Por është detyra e gjithkujt që merret me politikë që me figurat që kanë drejtuar shtetin, të sillemi si njerëz me dinjitet. Le të mësojmë nga francezët e të tjerët dhe të dimë të ndajmë historinë nga pasionet individuale.

Sali Berisha dhe Edi Rama, dy aktorët kryesorë të politikës së sotme shqiptare, kanë një kompleks te çuditshëm në raport me figurën e diktatorit Enver Hoxha? Secili tenton ta identifikojë tjetrin si pasardhës politik dhe shpirtëror të Enver Hoxhës. Cili është komenti juaj?

Te gjithe ne mbi një moshë të caktuar jemi krijesa të atij sistemi, dhe është e natyrshme që do të ketë bindje që të vazhdojnë të mbijetojnë vetëdijshëm apo pa vetëdije. por në lidhje me këto dy zotnitë, as njëri e as tjetri nuk janë e nuk munden me kenë pasardhës të Enver Hoxhës, as politikë, sepse nuk kanë atë ideologji, e as shpirtërorë, sepse nuk e kanë atë fuqi. anipse flasin, sillen dhe e kopjojnë Enver Hoxhën këta janë prodhime që I duheshin atij sistemi. Njëri ishte një fanatik dogmatik e shërbëtor i bindur, e tjetri një anarkist me probleme, të dy produkte të asaj kohe që janë të ngujuar në atë kohë edhepse duan t’I ikin asaj kohe e asaj mendësie me gjithë forcën që kanë. T’iu japim hakun, Enver Hoxha, dhe me të edhe Mehmet Shehu, kanë qënë në një kategori tjetër. Mirëpo sërish kjo bëhet për të paraqitur tjetrin si negativ dhe për të mbajtur mbështetësit e vet bashkë. Ironia është se Edi Rama është në krye të strukturës që krijoi Enver Hoxha dhe që tani që është pasuruar, shndrruar në borgjezi don t’i ikë identifikimit me Enver Hoxhën dhe të duket moderne, dhe Sali Berisha, është në krye të një strukture që ai e drejton me metodat enveriste. Kompleksi I Saliut është kompleksi I shërbëtorit që është përdorur pa mëshirë nga zotnia, dhe kompleksi I Edit, është ai I rebelit që kthehet si djali plangprishës tek familja por pa dinjitet. Për të qarë e për të qeshur, po cka me ba, ky është niveli I jonë dhe këta janë politikanët tanë.

-Opozita, që e identifikon vetën si flamurtare e sjelljes së pluralizmit, ka artikuluar disa akuza në adresë të mazhorancës, për rehabilitimin e Enver Hoxhës. A shihni ju një tendencë të tillë?

Po cfarë rehabilitimi të Enver Hoxhës??? Këta janë milionerë e miliarderë, e mos më bëj të nis me pisllëqet e Grupit të tyre Parlamentar që të ngren qimet e kokës përpjetë. Këta gjithcka duan por Enver Hoxhën jo. Sepse Enver Hoxha do t’iu kishte punuar qindin këtyre por këta e duna Enver Hoxhën me iu hedhë një kothere ideologjike mbështetësve që mbajnë strukturën bashkë. Vënë ca shalle, mbajnë fugure, vënë lule, përkulen e kaq. Ridimensionimi I figurë së enver Hoxhës në jetën publike është I padiskutueshëm dhe duhet të bëhet me kujdes dhe I shkëputur nga politika. Tani kjo opozitë nuk ka ndonjë meritë për fillimin e pluralizmin, por ka përgjegjësi për vazhdimin e Luftës së Klasave së bashku me palën tjetër. Cdo t’I thoshte Edi Rama apo Sali Berisha Enver Hoxhës more aman???? Se po punojnë për barazinë, për shqipërinë, për fshatarët, punëtorët etj??? duhet thënë mjaft me këto përralla se nuk po mundemi as të qeshim me.

-Cili është mendimi juaj për buxhetin e 2015, oponencën e opozitës dhe objektivat e qeverisë?

Buxheti I shtetit për vitin 2015 është treguesi më i qartë i gjendjes ku jemi e ku po shkojmë. Edhe pse perspektivat duhet të ishin të zymta, sepse tani jemi në një spirale krize nga e cila nuk dalim dot, por që e zbusin disi të ardhurat nga punët e pista, buxheti ofron një pamje shumë optimiste, me rritje të pajustifkuar ekonomike dhe tështë tërësisht joreal. Të ardhurat do të vijnë nga doganat dhe nga taksat dhe prapë ka një gropë rreth 675,000,000 dollarë. Nga do dalin këto? Nga borxhet! Po sikur të mos jetë e mundur të ketë atë rritje që projektohet??? Borxhi që duhet të merret do të jetë dy herë më I madh!!! E kjo është shakaja që luhet në Tiranë. Këta japing shfaqje, por numrat të heqin petllën e kaptinës si thonë durrsakët. Shtoji ketyre edhe korrupsionin e mitmarrjen, pasurimin e paligjshem dhe evazionin fiscal te parisë së Tiranës, sepse gjetën e arrestuan një egjiptian për vjedhje drite, e asnjërin nga vetvetja, dhe merret me mend se kujt I bie barra e mbajtjes së një administrate me 87000 vetë që nuk paguhen dhe aq keq, as me standartet perëndimore. Sepse po të paguhen keq, ku iu del me shkue për pushime ne Maldive e në Sharm, el-Sheik. Se këta bëjnë qëjf me rroga e gjithkund, me rroga mezi mbahet familja, por tani në Budva edhe malazezët kanë mësuar shqip sepse këta shkojnë me luejtë kumar me kursimet në fund të javës… dhe me ba ato dasmat përrallore që bëjnë. Barra I bie popullit dhe ajo do të vijë duke u shtuar. Janë një 5% që kanë pasuritë e vërteta, një 10% që jetojnë shumë mirë se kanë rroga e pasuri, si dhe një 5% tjetër nga emigrantët e kthyer dhe njerëzit me jetë normale sepse I mbajnë paratë nën dyshek dhe të tjerët, katër ndër pesë shqiptarë, që nuk dinë ku e kanë kokën e jetojnë në marrëzinë e induktuar nga paria e Tiranës e janë skllevër modernë. Në lidhje me objektivat, këta duan të mbijetojnë e objektivi I parisë është mos me e përmbysë barkën sepse këta pastaj duhet të mbyten të gjithë bashkë. E kështu, qeveria e Kryeminsitrit të Lumturisë Kombëtare don ta shtyjë edhe këto 10 muaj sa ishte marrëveshja e fillimit, dhe pastaj ky është problem I Ilir Metës, në mos u kacafytshin për Bashkinë e Tiranës, dhe pjesa tjetër e parisë së Tiranës don të ruajë familjen e Berishës dhe është palë e bindur në këtë mashtrim gjigand. Opozita e vërtetë bëhet nga njerëz që në shtetin shqiptar nuk kanë zë e përfaqësim. Megjithatë, në opozitë është kush thotë të vërtetën e këtë po e themi vetëm disa nga ne e jo ata që i ka zgjedhur populli për atë punë.

Në Shqipëri duket e vështirë për të identifikuar të vërtetën për situatën ekonomike. Një palë jap alarmin se po rrëshqasim drejt katastrofës, ndërsa një palë tjetër se trumbeton rilindjen e ekonomike. Si qëndron e vërteta?

Sipas mendimit tim, e vërteta është ndryshe dhe duhet interpretuar më ndryshe. Njëra palë e parisë së Tiranës shtyu vendin drejt katastrofës dhe pala tjetër e parisë së Tiranës, trumbeton suksese imagjinare. Mirëpo, për të mos prishur pazaret brenda parisë së Tiranës, të dy palët e oligarkisë sunduese luajnë lojën e propagandës mediatike që iu intereson për të mos prishur këto pazare Brenda klaneve oligarkike. Si pasojë, njëra palë thotë të vërtetën se jemi në katastrofë, pa thënë se ata ishin shkaktarët që është shteti në këtë gjendje. Pala tjetër nuk flasin për katastrofë por për rilindje ekonomike, sepse po të thonë se jemi në gjendje katastrofike, duhet që të fusin në burg shkaktarët, qeveritarët e mëparshëm… d.mth. edhe gjysmën e qeverisë së tyre. Mirëpo të dy palët e parisë së Tiranës janë të mlpeksur me një mijë fije e punojnë për vete e për njëri-tjetrin dhe jo për shtetin, e kështu nuk do t’i cënojnë interesat e njëri-tjetrit sepse nuk duan sherr në mes vetes. E vërteta është se gjendja është katastrofike. Të dhënat ekonomike që ruhen me fanatizëm prej tyre por që gjinden andej këtej, flasin për indikatorë shumë shqetësues të ekonomisë. Ekonomia ka ardhur duke u tkurrur, emigrantët nuk po sjellin më remitanca, sektorë të tërë të ekonomisë si ndërtimi apo edukimi janë në krizë të plotë sepse nuk blen njeri e nuk I hyn kujt në punë diploma, shteti nuk është në gjendje me marrë borxhe sepse nuk mund të paguajë as interesat që janë 600 milionë në vit, borxhi I shtetit është rritur me 10% në një vit për të shkuar tek 72-74% e GDP, emigrantët e kthyer përfundimisht që nuk kanë punë në vendet ku ishin të emigruar (përfshirë edhe sezonalët) e kalojnë trecerek milionin dhe megjithë investimet e tyre, e kursimet, ekonomia ka ardhur duke u tkurrur, të ardhurat nga bota kriminale janë duke u tkurrur po ashtu, nuk ka investime, as nga brenda e as nga jashtë, paria e Tiranës takson shqiptarët por jo veten, dhe pritshmëritë e njerëzve janë shqetësuese e për një të ardhme shumë negative. Tashmë rruga e vetme për shtetin shqiptar për të mbajtur buxhetin e për të kryer detyriumet që ka është që të përdorë doganat e të taksojë qytetarët, pra, “duhet të mbajmë shtetin me paratë tona.” Kjo është pasoja e politikave të ndjekura në të shkuarën nga të gjithë palët dhe përfundimi, nëse nuk ndiqen rrugët e duhura, është një katastrofë ekonomike, por edhe shoqërore, edhe politike.

PËRVOJAT E SUKSESESHME DHE DËSHTIMI I PRITSHËM I EDI RAMËS

Eshte e padiskutueshme qe qeverisja e Kryeministrit te Lumturise Kombetare do te perseriste te njejten pervoje dhe sjellje qe ai pati demonstruar gjate kohes qe ishte Kryetar i Bashkise se Tiranes. Politikanët, qasjen, qeveritaret zgjidhjet, e rrugën dhe profesionistet e ndryshëm e ndërrojnë stilin e punës me vështirësi. Një palë e gjejnë se cka funksionon me njerëzit pragmatikë në bazë të interesave të tyre të momentit. Një palë e dinë se cila metodë duhet përdorur me hapë bravën sa më shpejt, dhe profesionistët e ndryshëm e dinë se cka jep frikë, terror e kënaqësi.

Edhe rastin e Edi Ramës, që ka përvoja të aplikueshme në të tre nivelet, duhet me pritë që ai do të ndjekë modelin që i ka funksionuar më parë. Modeli më I suksesshëm si politikan ka qënë ai I Kryetarit të Bashkisë së Tiranës kur pastroi Lanen dhe lyejti me boje Tiranen, si qeveritar, koha që ka qënë Ministër I Kulturës e promovimi I besnikeve te vet, dhe në lidhje me dhënien e kënaqësisë, e ushqimin e frikës ka jetën e vet artistike dhe përvojat e mëparshme te shumellojshme.

Nuk është pra për t’u habitur që në këto momente tejet kritike për shqiptarët, Edi Rama, që është në zgrip të jetës së vet politike sepse problemet që po grumbullohen e po shpërthejnë si qelbi po e bëjnë gjendjen në shtetin shqiptar një stuhi perfekte, do të përpiqet fort, që në këto muaj që I kanë mbetur si Kryeministër i shtetit, të sigurojë jo vetëm një vend në histori, por edhe të ketë një kapital të mjaftueshëm politik që ta mbrojët atë vetë, por edhe që ta ketë në dispozicion në të ardhmen.

Si politikan, ai po luan me të gjith kartat që ka në dorë. Si me të huajt me të cilët don të duket i bindur dhe i dëgjueshëm për t’iu shitur veten si Lideri i Ballkanit, kur shteti shqiptar është në fund të listës për gjithcka dhe jemi liderë vetëm për krimin, drogën e trafiqet. Shqiptarëve, me trojet, paratë e ardhmërinë e të cilëve luan, Edi Rama iu shitet si njeriu I zgjedhur prej të huajve dhe si heroi I tyre kombëtar.

Tani si burrë shteti ai do të përdorë përvojën e tij si kryetar I BAshkisë së Tiranës. Edhe tani, ai do kerkoje te perdore forcen e ligjit per te ngritur nje fasade normaliteti qeverises. Prishja e ndertimeve te paligjshme, shetitjet naten, reagimi professional ndaj biznesmeneve e spekulanteve qe iu tregon rrugen e gjyqit, eshte nje shenje positive dhe perceptohet ashtu edhe nga populli. Ne na duhet se s’ben nje shtet ligjor, dhe ajo qe e dallon shtetin nga te gjithe organizatat e tjera eshte dhuna dhe monopoli legjitim qe shteti ka mbi dhunen, qe prertogative qe nuk e ndan me asnje lloj organizate apo strukture tjeter.

Mirepo, problemi kryesor ketu nuk eshte dora e shtetit dhe ajo që bën Edi Rama. Dora e shtetit do te ndjehet edhe me shume ne te ardhmen dhe kjo eshte nje gje e mire. Ana tjeter e medaljes eshte ke godet dhe kontrollon shteti sidomos në kuletë. Shteti godet, të varfërit, të punësuarit, nëpunësit, mësuesit e të tjerë. Pra, Edi Rama mbron oligarkinë, dhe parinë e Tiranës, pjesë e së cilës është duke përdorur argumente qe diku tjeter do te ishin bindese. Edi Rama dhe zyrtarët e qeverisë flasin per te tjeret por jo per veten e kundër oligarkisë. nje gje eshte e qarte pertej fjaleve qe thuhen: Shteti shqiptar, per te mbajtur veten dhe zyrtaret, edhe pse ne kete projektbuxhet superoptimist i ka ulur ndjeshem shpenzimet per arsimin e shendetesine, dhe i ka rritur ndjeshem per policine, duhet te nxjerre te pakten nje miliard dollare me teper nga taksat me 2015 se sa me 2014, dhe po te mos munde te marre borxhe, ne fakt i duhet te nxjerre dy miliard e gjysem me te gjithe menyrat vetem kete vit qe vjen… Tani duke qënë I mbytur në borxhe, duke mos mundur të marrë borxh, duke qënë në pikën kritike të ndërprerjes e të shuarjes të të ardhurave nga emigrantët, duke mos pasur industry, ekonomi, bujqësi e me radhë, shteti do të nisë të hajë njerëzit për të cilët duhet të punojë. Dhe kjoështë spiralja e përkeqësimit të problemit politik. Deri tani shteti ka bërë cka dashur e njerëzit kanë bërë ckanë mundur, dhe paria është pasuruar në mënyrë perrallore. Tani pari është hequr mënjanë, ka fshehur paratë, dhe shteti duhet të luftojë kundër popullit të vet për të mbrojtur parinë e Tiranës. Kjo është detyra e Edi Ramës tani.

Mirëpo, si mbrohet kjo sjellje? argumenti kryesor eshte se po behemi shtet normal e duhet te sillemi si qytetare normale. nje shtet normal do te na gezonte te gjitheve. Por, perderisa paria e Tiranës nuk e taton, takson, e ndeshkon me shume veten se popullin, dhe perderisa nuk ka verifikim te rrenjesishem te pasurise, e perderisa nuk ka denime te parise per krimet e vjedhjet e shkuara, nuk ka shume shprese per te ardhmen.

Këtu tani hyn edhe përvoja e tretë. Shteti po behet shtet i mbeshtetur mbi dhunen. tani 20% e buxhetoreve jane ne polici, shtoji ketyre edhe 11% ne ushtri, dhe 6% perqind ne sherbimet e zbulimit, tatimet, policite e ndryshme etj, dhe me ca shtesa behet qe 40% e te punesuarve ne shtet jane mjet dhune. rritja e policise me 1200 vete eshte shenje qe do te ecim ne kete rruge. Oligarkia perdor dhunen per te kontrolluar shtetin, mirepo ky eshte shteti qe i sherben asaj dhe qe mbeshtetet te frika. Edi Rama e din se përtej të gjithë paraqitjeve authoritative e fjalëve të mëdha që I bëjnë profesionistët të qeshin e të kenë mëshirë për njerëzit që iu nënshtrohen atyre fjalimeve boshe, ai është I kapur. Edi Rama është vegla, instrumenti I parisë së Tiranës që është vënë aty për të mbrojtur interesat e saj jetike. Ai e din se është I sakrifikueshëm, shumë më lehtë se Fatos Nano e të tjerët. Një pyetje e thjeshtë të tregon se si është puna e tij. Kë ka arrestuar, dënuar, sekuestruar, gjykuar nga paria e Tiranës ky Kryeministër? Asnjë. vetem ky fakt flet volume per sjelljen e tij.

Tani ai e ka mbledhur kapitalin politik tek brezi I ri që I ka punësuar, bërë drejtorë, zv. Ministra e ministra. Edhe pse shumë nuk e kuptuan, thelbi I Rilindjes së tij ishte pikërisht ky: kooptimi I brezit të rid he transformimi I tyre në një strukturë pa platform të qartë ideologjike, por e lidhur në mënyrë hedonistike e përfituese me Edi Ramën. Këta 1247 drejtorët kalamanë ia detyrojnë gjithcka që kanë në jetë Edi RAmës, jo PS-së. E natyrisht klaneve në PS, nuk iu prishet punë sepse edhe këta janë në shërbim të tyre. SSa më të ulët e më të paaftë, aq më të varur do të jenë nga oligarkia dhe interesat e saj.

Tani ka shumë beteja me të cilat do të ëprballet Edi Rama. Ai edhe mund ti fitojë ato beteja për veten e vet duke mbetur figurë qëndrore e PS-së, e parisë, me mbështetje të gjerë, dhe duke kultivuar imazhin e atij që lufton krimin, në ndërtim e në sipërfaqe.

Nje shtet sundohet me frike, dhe taksat mblidhen me force, por ajo duhet te jete forca e ligjit dhe ligji duhet te jete nje, dhe i barabarte per te gjithe. Ata qe marrin me shume nga ky shtet i shqiptareve, ata duhet te paguajne me shume. nuk mundet me kene paria, dhe pakica e sundimtareve mbi ligjin, dhe me e perdore ligjin per te sunduar shqiptaret. Sepse,te besh shtet dhune, eshte krejtesisht e ndryshme nga shteti ligjor dhe mungesa e ekuilibreve te tilla, ku nje pale jane bij te nenes e nje pale bij te njerkes, nuk eshte e pranueshme, dhe sigurisht qe do te kete pasoja te renda e te parashikueshme per te gjithe.

Mirëpo, edhe pse ka treguar zotësi e profesionalitet në fushën e propagandës, Edi Rama është I dështuar sepse të tre betejat kryesore për të cilat duhet të luftonte, ai I ka humbur. Së pari, nuk e ka ndërtuar shtet-kombin që iu duhet shqiptarëve, së dyti, nuk ka luftuar kundër oligarkisë e parisë së Tiranës dhe së fundi, nuk ka ndërtuar shtetin ligjor. Ain thjesht ka mbrojtur interesat e saj, e ka ricikluar e pastruar edhe brezin tjetër dhe do ti lëje shqiptarët në një gjendje edhe më të mjerë e më të pashpresë se I ka gjetur. Sepse, ky është edhe thelbi I modernitetit dhe I qeverisjes së mirë të qeverisësh me dashuri për popullin e për kombin tënd, të ndërtosh ekonominë e shtetin ligjor që duhet. Një shtet-komb I drejtuar me drejtësi, ku edhe më I varfëri ka të njëjtat mundësi e mbrojtje nga shteti si ata më të pasurit sepse, para Zotit e para kombit të gjithë kanë një shpirt, është një shtet që qeverisja e Edi Ramës e ka bërë edhe më të largët për shqiptarët që duan një të ardhme normale, moderne, e më shume shpresë për veten e vet, familjet e fëmijët e tyre.

ARTIAN GJATAJ: RILINDJA DHE CA PYETJE E PIKËPYETJE EKONOMIKE

Meqë e lamë politikën e madhe mënjanë, le të flasim shkurtimisht për këtë politikën e sukseseve të Qeverisjes se z. Edi Rama, sepse edhe kështu më janë mbledhur nja 100 pyetje që nuk po iu jep dot njeri përgjigje…

di gjë njeri se cdo të bëhet për të hapur ato 300000 mijë vendet e punës? Sepse kemi 1257 vete në ministrinë e Mirëqënies që merrën pjesërisht edhe me këto punë… Sa para borxh do të marrim për të mbushur gropen e buxhetit për 2015? Ku do ti gjejmë ato 700,000,000,00 dollarët që nuk i kemi? Sa do të na rritet borxhi i shtetit? Po për taksat që do të na japin 2,5 miliardë dollarë të ardhura në vit mbas këtij viti, do të diskutojmë? Po për piramidat e arsimit, të ndërtimit, të bankave, të krediteve, e me radhë do të flasim? Do të flasë njeri për deklaratën e Sajmir Tahirit se rrogat e policëve janë rritur me 25%? Nga dolën këto para?! Po për 1200 policë të rinj që na shtohen këtë vit, dihet gjë si do ja bëjmë? Po për dritat e energjinë, a mendon kush se do të pajtohen njerëzit me formulën e re që u merr mesatarisht 24 mijë lekë më shumë në muaj për banesë? Do të taksojë gjë pasanikët, kryeministri? Do të ketë verifikim të pasurive? Po me legalizimin si do ja bëjmë? Do të sekuestrohet ndonjë gjë?

Dhe më e rëndësishmja, do të shkojë njeri të shohë Jesse J.? Sepse, para nuk kemi por cirkun e hordhëkun e bëjmë si më të mirët. Me rastin e dites se Clirimit, dhe ne shenje te arritjeve tona madheshtore ne te gjithe fushat, keta duan te therresin nje kengetare britanike, sepse jo për tjetër, por këta I kishim aleatë dhe na nisnin para dhe brekët I bënim me parashutat e tyre … Mirepo, ashtu do na ikin parate qe si kemi per te paguar shkollat, e mesuesit, e tani do ti japim nja 200000 euro kesaj me kendue anglisht per veteranet…

Sepse, ka plasur inflacioni dhe per ne që jetojmë me rroga fikse, e borxhet e kreditë I kemi me euro për shtëpitë, makinat e pushimet, po bëhet jetë e vështirë. Ja vezët u rritën, cigaret u rritën me 12%, mielli, sheqeri e vaji u rritën po ashtu, me 100, 250 lekë. Nuk do të ketë rritje rrogash për kënd tjetër, as për mësuesit, as për pastruesit as për formacionin më të shquar e të kompletuar të Ushtrisë Shqiptare, Bandën Muzikore, por vetëm për policët?! Nejse, pyetje sa të duash, përgjigje nuk po marrim, por po presim të vijë Ilir Meta në krye të Qeverisë dhe atëherë don Zoti e bën dicka edhe për ne.

RRETHIMI DHE INTEGRIMI – MBI KONCEPTIN STRATEGJIK TË PARISË SË TIRANËS

Rrethi i Ferrit

Në thelb të marrëdhënies së shtetit me qytetarët e vet, (kjo vlen për të gjitha shtetet), qëndron një marrëveshje e pashkruar, rëndësia e së cilës bëhet e dukshme vetëm në momentet kur shteti gjendet në krizë të thellë. Kjo marrëveshje mbështetet në besimin reciprok, se shteti do t’iu ofrojë të gjithë qytetarëve të vet sigurinë e jetës, të mirëqënies ekonomike dhe rregullin e duhur shoqëror. Të tre këto forma të sigurisë janë të ndërlidhura dhe të pashkëputshme nga njëra-tjetra. Këto tre forma të sigurisë janë të ndërlidhura në konceptin bazë strategjik të shtetit. Ky është objektivi që mbetet në themel të politikave të shtetit.

Shtetet që ua ofrojnë këtë siguri qytetarëve të tyre janë shtete të qëndrueshme, me qytetarë besnikë, me mirëqënie relative me një rend shoqëror që pranohet nga të gjithë si legjitim. Këto shtete kanë koncepte strategjike, që janë të dallueshme nga njëri-tjetri, por që mendohet se janë…

View original post 2,600 more words

VIZITA E EDI RAMËS NË SERBI DHE EFEKTET E SAJ NË TRE NIVELET E POLITIKËS SHQIPTARE

Rrethi i Ferrit

Në cdo moment, një veprim politik duhet të konsiderohet nga tre këndvështrime të ndryshme. Së pari, nga efekti që ka mbi interesin kombëtar-shtetëror dhe vendin që zë shtet-kombi midis shteteve në sistemin ndërkombëtar ku sjellja e caktuar ose shpërblehet ose dënohet nga strukturat e sistemit ndërkombëtar. Së dyti, nga efekti që ka mbi politikanët vetë dhe në vendin që këta zënë në strukturën e njerëzve me pushtet brenda shtetit të caktuar dhe fuqinë që kanë mbi shtetin dhe strukturat e tij. Dhe, më në fund, veprimi politik konsiderohet nga efekti që ka mbi masën e njerëzve dhe të mbështetësve që gjykojnë emocionalisht dhe që, në mungesë të dijenive, ngatërrojnë ndjenjat e tyre me politikën. Shpeshherë ndodh që për hir të emocioneve të mbështetësve, të interesave të politikanëve vendimmarrës, të momentit kritik e të shtysave të caktuara, ose interesi kombëtar, ose karriera e politikanit, ose ndjenjat e popullit lëndohen dhe dëmtohen…

View original post 1,536 more words

ARTIAN GJATAJ – KOCO KOKEDHIMA: PATRIOTIZMI DHE KULETA

Tani, histeria nacionaliste që ka përfshirë gjithë solj e sorollopin e Tiranës, që na shiten për të fisëm, dhe ne e dimë se të bijtë e kujt janë, kapi edhe Koco Kokedhimen! Jo vetem Edi Ramen, dhe Erion Bracen, qe u beri thirrje serbeve te marrin vizoren e ta masin ate qe kane nxjerre ne gazete nga perpjekja per te marre rreze e kryeministrit te Lumturise kombetare, por edhe Koco Kokedhimen!!!! E cfare thote z. Koco??? Ja nje pjese… “Qeveria jonë i ka mundësitë dhe besoj do të shtojë përkujdesjen për banorët shqiptarë në këtë pjesë të Republikës së Serbisë. Ajo premtoi se do të ketë kuota pa limit për çdo të ri dhe të re nga Lugina që dëshiron të shkollohet në Shqipëri. Dhe me marrëveshjen e re mes qeverive të Republikës së Serbisë dhe të Shqipërisë diplomat e tyre do të njihen në të dyja vendet. Unë i ftoj drejtuesit e institucioneve private të arsimit të lartë, që brenda mundësive të tyre, të akordojnë kuota falas për të rinjtë dhe të rejat e Luginës që duan të arsimohen në Shqipëri.”

Tani, unë nuk merrem me politikë por ja që nuk me rrihet pa I thënë dy gjëra. Për shembull, cfarë po bën shteti shqiptar për një million e gjysëm shqiptarë që I ka hedhur rrugëve të botës si emigrant dhe I trajton si skllevër kur kthehen në shtetin shqiptar??? Cfarë ka dhënë vetë zoti Koco Kokëdhima për këta emigrantë, për edukimin e fëmijëve të tyre, për qendra culture, mbrojtje shëndetësore, pensione, punë etj? Cfarë ka bërë kjo qeveri e të gjithë qeveritë shqiptare për këtë punë? Cfarë bën zoti Koco Kokëdhima dhe kryeministri I Lumturisë kombëtare për të vobektit, të mjerët, të pazotët, të sëmurët, të edukuarit jashtë??? Si ia bën z. Koco për pensionistët që nuk kanë bukë të hanë e para të paguajnë dritat pot ë mos dërgojnë dfëmijët gjë nga jashtë??? Si ia bën deputeti me punëtorët që vdesin në punë e nuk kanë mbrojtje? Si ia bën deputetio me atë komandantin e Brigadës që kërkonte cupa të njoma? Si ia bëjnë me këtë shtet që vetëm hyn në borxhe e nuk është I zoti as me pague rrogat??? Vetëm pallavra, rrema, mashtrime, kacarrena, supergënjeshtra, përralla, e llogje fjalimesh pa fund… dhe këtu hyn edhe kjo që tha Koco Kokëdhima si përfaqësues I interesave të caktuara.

Mirëpo, kisha dyshime sepse thashë, edhe këtij I dhëmb, se më shqiptar e ka emrin ky se shumë të tjerë! Por, kur iu ktheva dhe një herë e kuptova se ku ishte puna!!! Lugina e Preshevës e meriton një investim nga qeveria shqiptare sepse e priti kryeministrin mirë!!!! Me sa duket kishin dyshime këta Jenicerët që nuk do të pritej aq mirë… sepse pse duhej ta fillonte shkrimin e tij te SHEKULLI z. Koco Kokëdhima me këtë mendim “Pritja madhështore që i bënë sot shqiptarët e komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit kryeministrit Rama tregoi se ata e kanë në zemër shtetin amë.” A mos kishte ndonjë dyshim z. Deputet??? Problemi nuk është se e duan apo nuk e duna shtetin amë shqiptarët e Kosovës Lindore, por sepse deri në minutën e fundit, edhe z. Koco edhe Kryeministri I tij, kishin dyshime se do të trajtoheshin shumë keq, si vegla të interesave jo shqiptare. Mirëpo nuk I njohin shqiptarët, dhe më e keqja, me shtetin amë këta nënkuptojnë pushtetin e tyre. Këtu flen lepuri. E dinim që kishin një shtet legen, e morën vesh që kemi edhe kryeministër lakuriqs, por se do të kemi edhe një pafytyrësi të tillë ku dashuria për kombin do të përdoret deri në këtë pikë, sa po na mbeshtete te japim para e po nuk na mbeshtete nuk te japim, tani e pamë dhe e morëm vesh.

VIZITA E EDI RAMËS NË SERBI DHE EFEKTET E SAJ NË TRE NIVELET E POLITIKËS SHQIPTARE

Në cdo moment, një veprim politik duhet të konsiderohet nga tre këndvështrime të ndryshme. Së pari, nga efekti që ka mbi interesin kombëtar-shtetëror dhe vendin që zë shtet-kombi midis shteteve në sistemin ndërkombëtar ku sjellja e caktuar ose shpërblehet ose dënohet nga strukturat e sistemit ndërkombëtar. Së dyti, nga efekti që ka mbi politikanët vetë dhe në vendin që këta zënë në strukturën e njerëzve me pushtet brenda shtetit të caktuar dhe fuqinë që kanë mbi shtetin dhe strukturat e tij. Dhe, më në fund, veprimi politik konsiderohet nga efekti që ka mbi masën e njerëzve dhe të mbështetësve që gjykojnë emocionalisht dhe që, në mungesë të dijenive, ngatërrojnë ndjenjat e tyre me politikën. Shpeshherë ndodh që për hir të emocioneve të mbështetësve, të interesave të politikanëve vendimmarrës, të momentit kritik e të shtysave të caktuara, ose interesi kombëtar, ose karriera e politikanit, ose ndjenjat e popullit lëndohen dhe dëmtohen. Mirëpo, kjo është politika, dhe kështu vendosen fatet e popujve dhe bëhet historia e tyre. Edhe vizita e Edi Ramës në Serbi duhet të shihet e konsiderohet nga këto tre nivele që kushtëzojnë tre këndvështrime të ndryshme.

Struktura e sistemit ndërkombëtar ka ndryshuar dhe tani jemi në një gjendje edhe më të rrezikshme se të Luftës së Ftohtë. Dy koalicionet e shteteve dhe kampet e tyre janë shkëputur dukshëm nga njëri-tjetri, dhe pavarësisht përpjekjeve për të mbuluar e sheshuar problemet, rrugët janë të ndara e të papajtueshme. Në këto raste, struktura e sistemit ndërkombëtar përcakton edhe fatin e vendeve të vogla, ashtu si edhe vendet e vogla përcaktojnë anën që do të marrin në këtë përplasje historike të shteteve të mëdha e të superfuqive. Në këtë rast shteti shqiptar është një shtet që s’ka ushtri, por është pjestar i NATO, një aleancë politiko-ushtarake, dhe kjo sjell obligime të cilat e kushtëzojnë cdo sjellje politike e veprim të politikanëve shqiptarë. Aspirata e anëtarësimit në BE, kushtëzon politikat e tjera. Pra vendi i shtetit shqiptar është përcaktuar qartë dhe sovraniteti I tij është I kufizuar ndjeshëm. Nga ana e tyre, serbët duan të luajnë më dy porta, të kenë marrëdhënie të mira ekonomike e politike me BE, të mos hyjnë në NATO, dhe të kultivojnë aleancën me Rusinë që ka qënë garanti historik I pavarësisë së shtetit të tyre dhe e ruajnë me fanatizëm sovranitetin e shtetit të tyre.

Nga ky këndvështrim, sipas mendimit tim, kushdo që don të ketë serbët në anën e tyre, duhet të përmbushë tre kushte të padiskutueshme, gjithnjë nga këndvështrimi I mendësisë së tyre: pavarësinë e plotë të Serbisë, njohjen e Serbisë së Madhe (deri në Adriatik), dhe njohjen e Kosovës si pjesë integrale e Serbisë ose, në rastin më të keq për serbët, njohjen e një spfere të influencës serbe mbi Kosovën që shkon deri në atë pikë sa Beogradi të ketë veton mbi cdo gjë që ndodh në Kosovë, natyrisht me përjashtim të pranisë ushtarake të NATO dhe të vetëqeverisjes së shqiptarëve në nivel lokal.

Edhe serbët nuk kanë dashur e nuk duan të kontrollojnë të gjithë Kosovën sepse në 30 vjet, edhe sipas llogarive të Millosheviqit, shqiptarët beheshin shumica në Serbi. Mirëpo, ata duan të nxjerrin maksimumin në lidhje me këto tre probleme dhe të gjithë palët e dinë se cka duan serbët dhe kështu po luhet edhe loja. Rusët ofrojnë atë që duan serbët, por ata janë të dënuar tashmë prej historisë. Kinezët janë larg dhe Serbia është vend pa dalje në det, cka do të lejonte pavarësi maksimale, e kështu nuk lejon shumë mundësi, sepse Danubi nuk është det dhe Serbia eshtë e rrethuar nga të gjithë anët nga shtete të NATO. Kështu që ata janë të detyruar të luajnë me BE, me Europën, të japin e të marrin edhe me NATO, dhe në këto kushte, të bëjnë atë që munden për të arritur qëllimet e tyre.

Kyci I gjithë cështjes serbe, ajo për të cilën ata nuk do të negociojnë, por që do të jetë kushti vendimtar mbi anën që do të marrin është Kosova dhe kontrolli mbi të. Nuk ka mundësi që të negociohet me palën shqiptare sepse paria shqiptare në Kosovë druhet nga politika serbe si nga gjarpëri. Shqiptarët e Kosovës janë psikologjikisht të kushtëzuar që të kundërshtojnë e të shohin me dyshim cdo afrim me Beogradin. Brezat e rinj nuk kanë as kompleksin e inferioritetit, as mekanizmat e kontrollit, as besnikërinë ndaj parive locale që mundësonin sundimin e Serbisë. Shqiptarët e Kosovës janë shumë kombëtaristë, dhe plagët janë aq të freskëta sa nuk është e mundshme që të ketë kthim të Serbisë drejtpërsëdrejti në kontroll të Kosovës. Rruga e vetme është që të ketë një kontroll të tillë që të kushtëzojë të ardhmen e Kosovës, politikat që vendosen në Kosovë, dhe vendimet që do të merren nga qendrat që kontrollojnë Kosovën. Dhe interlokutori më I mirë për serbët me të cilin mund të arrihet kjo gjë është shteti shqiptar, shteti që deri më tani konsiderohej si shteti amë i shqiptarëve. Nëse beogradi dhe Tirana punojnë bashkë, shumë më e mundshme është që Kosova do të mund të kthehet në një shtet formal, pa sovranitet, në një zonë të hapur midis dy shteteve amë, Serbisë dhe Shqipërisë.

Prandaj vizita e Edi Ramës ishte e rëndësishme për të gjithë. Ajo erdhi menjëherë mbas vizitës së Putin, cimentimit të aleancës Ruso-serbe, interlokutori I së cilës ishte Nikoliqi, dhe përpjekjes së BE për të afruar Serbinë dhe për ti dhënë asaj gjithcka që ajo don, me cdo cmim, sa kohë që nuk shkon me rusët dhe interlokutori nga pala serbe ishte Vucic dhe Dacic, e mbas kuintave edhe Tadic. Mirëpo, serbët të cilët duan të zbutin efektin e vizitës së Putin, qoftë edhe për konsum public e lejuan këtë shfaqje të Edi Ramës ne Beograd. Edi Rama bëri detyrën, dhe tha atë që pritej dhe atë atë që duhej për të thënë aty, por jo atë që duhej thënë në emër të shqiptarëve, sepse ajo as nuk I shkon ndërmend me e thanë. Serbët e dinë zanatin e tyre dhe I vunë të nesërmen në Kurir 18 foto që në sytë e popullit të të tyre tregojnë se kush është Edi Rama dhe kush I përfaqëson shqiptarët. Serbët mendojnë se e kontrollojnë popullin e tyre si bletët.

Tani, tek pika e dytë. cili ështe efekti në politikën shqiptare? efekti në politikën shqiptare është se Edi Rama do të paraqitet si kreu I kombëtarizmit shqiptar. U lanë e u shpëlanë të gjithë veprimet e tij anti-kombëtare, e jo vetëm të tijat por edhe të gjithë bandave që drejtojnë politikën e Tiranës. Tani, duke qënë kryeministri I shqiptarëve, dhe duke qënë I brohoritur në mënyrë naïve nga të gjithë anët, dhe duke anashkaluar elitën shqiptare në Prishtinë, Edi Rama ka tagër me vendosë për shqiptarët dhe me së pari, ish-udhëheqja e UCK do të ketë arsye të mendohet dy herë sepse është e qartë se ku duhet të përfundojnë disa prej tyre. Për mua, kjo ishte një lojë e zgjuar por edhe ky është triumfi më I keq I katundarizmit politik. Ky është legjitimimi I një kozmopolitani si nacionalist, njëlloj si ai I Sali Berishës, sepse këta nuk kanë asnjë dallim. Gjëja më qesharake që mundet me ndodhë.

Mirëpo, me këtë legjitimim, jo vetëm që Edi Rama do të ketë zë për të vendosur, sic edhe ka bërë në takimin me Vucic e Dacic, edhe pse nuk na tha njeri gjë, sepse askush nuk është aq budalla sa të na e thotë neve, porhajde e bindi njerëzit se ky nuk ka asnjë pikë ndjenje kombëtare, as nuk dnjehet shqiptar, as ka punuar ndonjeherë për shqiptarët, as ka me punue. Të kishte thënë në Beograd, se kemi përjetuar tre genocide prej jush, por se do të punojmë me ju, se na keni vrarë, dhunuar, dëbuar e kriminalizuar, por prapë ne do të punojmë me ju, se Kosova nuk është e nuk ka qënë si Krimeja, se I ka takuar sovraniteti sepse e ka pasur me Kushtetuën e viti 1974, por ne duam të mbrojmë edhe shqiptarët edhe serbët e Kosovës, se duam një të ardhme bashkë pavarësisht të shkuarës, se kemi qindramijera shqiptare ne Serbi dhe duam te jene nje ure bashkepunimi e respekti te dyanshem, unë do ta kisha duartrokitur I pari. Po me njohjen nga 108 shtete, jo vetëm që Kosova është një fakt I njohur politik, por së shpejti do të ketë zgjidhje të tjera jashtë mundëve të Serbisë për ta kushtëzuar ecurinë e proceseve. Atëherë edhe unë do ta kisha respektuar edi Ramën, por ai tha atë që është e pashmangshme dhe minimale, dhe për të cilën nuk ka asnjë meritë. Ishte teatër, teatër dhe teatër politik i keq, e megjithatë funksionoi, sepse ky është niveli ku luhej loja.

Tani tek niveli I tretë. Efekti në popull është se ka një katarsis tamam katundar e shpërthim injorant të ndjenjës kombëtariste që e sheh këtë klanin e jenicerëve dhe aleatët e tyre si shpëtimtarë të kombit. Me një vizitë në Beograd, horrat u bënë patriotë e atdhetarë të shquar. Erdhi puna me e konsiderue edhe Edi Ramën, një kozmopolit pa vlera ideologjike, si hero të kombit shqiptar. Dhe në nivelin e tretë, si popull, shqiptarët po bëjnë një gabim tjetër të rëndë, për të cilin nuk kanë me pasë as kohë e as mend me u pendue, sepse ajo që vjen, do të jetë edhe me e keqe, e propaganda massive televizive e mediale ua shpërlan trunin përditë e në cdo moment. Prandaj kjo është një vizitë e rrezikshme, me dëme të pariparueshme, dhe me një prapavijë të dyshmtë për shqiptarët që nuk janë të qartë për interesin e tyre kombëtar, dhe po ndjekin profetët e rremë që punojnë vetëm për vete, e për klanet e tyre kriminale.

E në përfundim, kjo ishte një vizitë e rëndësishme. Po ashtu, ishte një vizitë shumë e rrezikshme. Por, ishte edhe një tregues I qartë se sa poshtë jemi e sat ë kontrollueshëm jemi prej një grupi jenicerësh që nuk pyesin për asgjë, vetëm për interesat e tyre dhe që na trajtojnë si një popull injorant e pis milet, si thotë Kryeministri I Lumturisë Kombëtare, Edi Rama “ju, njerëzit e zakonshëm”.

DISA KOMENTE MBI VIZITEN E EDI RAMES NE BEOGRAD

Komenti dhe pershtypja e pare qe te vjen ndermend eshte se vizita ishte tejet e tensionuar dhe jo e frutshme. Gjendja ne Beograd ishte si gjendje lufte, ishte dite pushimi ne Serbi, dhe nen fjalet e perhapura te atentateve, u mundesua ky simbolizem me ngarkese tejet negative nacionaliste shoviniste. Rruget nga aeroporti ne Pallatin Serbija ishin pa njerez, protokolli u respektua, takimi u be, dhe secili politikan tha ate qe iu duhej thene kombeve e popujve te vet ne konferencen per shtyp, tamam si nje teater kabuki, dhe natyrisht u nenshkruan ato marreveshje qe ishin justifikimi per takimin. Te dy palet mund te shkojne tek njerezit e tyre duke thene se kjo ishte nje fitore. Vucic, se bashku me Nikolic do te thote se amabsadori Amerikan, Kirby dhe Kancelarja gjermane e kerkuan kete dhe nuk kishim cfare te benim ndryshe. Edi Rama do te thote se mbrojti te drejtat e shqiptareve e foli per Kosoven dhe u sollem keshtu se gjermanet na e kerkuan kete. Me nje fjale ted y palet do te thone se bene qoken, lane duart dhe nuk e “shiten kombin e tyre” kur kane interesa te tjera per te cilat pajtohen pa medyshje sepse njera pale nuk ka ndonje dashuri per popullin e vet.

Mirepo si ne cdo loje te tille, nuk ka vetem fitimtare, por ka edhe humbes. Dhe fituesit nuk percaktohen nga konferencat per shtyp por nga arritja e qelimve qe shpesh edhe nuk permenden fare. . Nw mwnyrw tw sterholluar, profesionale dhe pa lene shkas per interpretime qe e shohin sjelljen e tyre si shperfillese, serbet dhe paria e tyre ia arriten qe te dimensionojne viziten dhe ta paraqesin si duan ata. Thelbi doli ne marreveshjet e ne diskutimet thelbesore lidhur me infrastrukturen, pakicat, ekonomine, BE dhe mbi te gjitha Kosoven. Tani, ti marrim keto pika me radhe.

Se pari, ne lidhje me pakicat, nuk ka pakice te perfillshme serbe ne shtetin shqiptar, por ka qindramije shqiptare ne Serbi qe Kryeministri Rama as nuk i zuri ne goje, as nuk vizitoi ndonje dyqan te djegur nga ekstremistet, as takoi ndonje shqiptar te rrahur prej tyre. Megjithate duke I vene ne te njejtin nivel, Kryeministri Serb jo vetem merr ate qe nuk I perket, por edhe ve shterngesa ne ate qe mundet me kerkue shteti shqiptar ne lidhje me pakicen shqiptare ne shtetin serb qe eshte me qindramijera vete. Nuk reduktohet kjo pakice ne Presheven e nje shkolle ne Bujanovc.

Se dyti, ne lidhje infrastrukturen, dihet tashme se edhe kinezet edhe te tjeret kane planet e tyre per te ndertuar rruget e kalimet qe nisin me portet si i Shengjinit dhe shkojne deri ne Beograd, apo nga Tivari ne Beograd. Nuk eshte secret qe kryeministri shqiptar ka nenshkruar marreveshjen qe e ben portin e Shengjinit pike hyrjeje per kinezet dhe interesat e tyre dhe kalimin perms MAqedonise e deri ne Beograd project prioritar te qeverise shqiptare. Nuk eshte koridor I BE ky, por pjese e Rruges se Mendafshit kinezo-ruse.

Se treti, ne lidhje me ekonomine dihet se nuk ka pasur ndalese ndonjehere biznesi midis Tiranes e Beogradit, Zemunit e klaneve te krimit ne Tirane ne te gjtiha partite. Supermarketet, mielli serb, energjia per te cilen qeveria harxhoi 40 milione euro, bota kriminale qe I ka rrenjet deri ne krye te qeverive, trafiku I mishit te bardhe, shitja e interesave dhe e njerezve jane fakte te ditura. Ka disa shqiptare qe kane qene pararoja e ketyre interesave. Mero Baze, per shembull ia ka njerre bojen dikur ketij kryeministri dhe kryetarit te Kuvendit, dhe shume qeveritareve, dhe me pas edhe Qeverise se Sali berishes per lidhjet e tyre kriminale ekonomike e Serbine. Figura symbol eshte Damir Fazllici, por askush nuk mundet me harrue interesat e Vellezerve Karic nga Peja e te tjereve qe kane investuar si ne kosove ashtu edhe ne Shtetin shqiptar. Megjithate, duhet ta shohim njehere kete marreveshje per ta gjykuar.

Se katerti, ne lidhje me BE-ne, kryeministri rama e beri qoken, do te marre nje grusht me pare nga gjermanet, e Vucic, do te vazhdoje te punoje ne politiken e shtetit serb qe sheh prioritare Rusine dhe marredheniet pansllaviste, ortodokse. Mirepo BE eshte halve e ftohte. As ne nuk jemi europiane, as serbet nuk jane, edhe pse mburren, si e tregon ai monumenti ne Kragujevac se kane shpikur pirunin…. Ne ende jemi ne procesin e shperberjes se perandorise otomane dhe sillemi si ne kohen e asaj perandorie. Keta tanet sillen si jenicere qe duan nje kocke e nje zot me iu sherbye dhe shesin kombin e vet, Serbet sillen me dinakeri e duke u mbeshtetur ne besnikerine qorre te popullit te vet, sipas parimit te njohur te Nikolla Pashiqit.

Dhe ne fund nje gje interesante, mundesia e ndarjes se Kosoves dhe diskutimi per te. Nuk ka pune Edi Rama me kerkue njohjen e pavaresise se Kosoves, apo nga Serbet Kosoven, si ka ardhe puna duhet me kerkue Kosova shqiperine prej grekeve e Jenicereve. Megjithate, duke e njohur mendesine e tyre, them se nuk ishte e rastit pllakata qe serbet e Kosoves presin Vucic si kryeministrin e tyre ne Dhjetor… Jo me I dhane kredit Hashim Thacit, sepse nuk e meriton, por ky takim ma ka perforcuar shume bindjen se nga marria apo nga urtia, ka qene nje gje e mire qe shqiptaret e Kosoves nuk kane qeveri, sepse kush po don me e nda Kosoven apo me ndertue zonat e influences qe me ruejte sundimin e vet mbi palen etnike ne Kosove nuk po din me ke me fole, pavaresisht presioneve qe po bahen mbi ta.

Se pesti, reflektimi i kesaj vizite ne te dy makinat e propagandes te kontrolluara nga parite respektive eshte tejet domethenes. Ate qe sheh ne Tirane nuk e sheh ne Beograd. Ja tani serbet nxoren Edi Ramen duke u perkulur paksa me shume se duhet para flamurit serb, foton e nje pjestari te delegacionit duke bete selfie me flamuret shqiptare e serbe (qe tregon se cfare kalamanesh kemi ne delegacion), rruget bosh, dhe pllakatet ne komunat serbe ne Kosove qe e tregojne hapur agjenden me Serbine. Dhe me e bukura eshte se Vucic thote “pakicat jane ura bashkepunimi” dhe do te shkojme drejt Europes nepermjet infrastruktures” dhe se Rama nuk ka pune me Kosoven (e Metohine per Serbet) tamam si e pata parashikuar edhe ne shkrimin e me parshem dhe nenteksti eshte i qarte…

Ashtu si edhe e pata parashikuar ketu tek RRETHI I FERRIT edhe kjo vizite doli per faqe te zeze. tani cdo detaj po merr nje rendesi simbolike dhe ogurzeze, qe nga perkulja pak e tepert e Edi Rames para flamurit serb, tek vendosja e flamureve ne takim tek rruget bosh, dhe policia e tepert, tek mungesa e dhenies se celesave te Beogradit, ndryshimet me viziten ne Presheve, sjellja ne konferencen per shtyp, mesazhet qe u percollen e deri ngrirja e ketyre dy politikaneve qe e dine se kjo ishte nje vizite e deshtuar pa filluar. por ana e mire eshte se tani paria e Tiranes nuk kendon dot me bratsvo-jedinstva, apo fraternite-unite, apo Europa uber alles. Dhe ana e keqe eshte se shqiptaret me ne fund do te fillojne ta kuptojne se internacionalizmi, pavaresisht ne formen qe vjen, qofte ajo e internacionalizmit proletar apo kjo e kozmopolitanizmit capitalist eshte rruga e gabuar. Kush mendon se i zgjidh punet duke e perkedhelur gjarperin e ka gabim. Dhe si ka thane edhe Prof. Dr. Gjergj Mullaga, filozofi popullor, kush e ka dreqin komshi, duhet me prite gjithcka te keqe prej tij e “fundi dalte hajer.”