ARTIAN GJATAJ: NGA LIBRI “SAGA E PROF. DR. GJERGJ MULLAGA” – KUVENDI

Prof. Dr. Gjergj Mullaga, filozofi popullor, socialisti democrat I oreve te para u ul tek klubi poshte pallatit dhe I hodhi nje sy dhomes ku luhej kumar nga te papunet qe linin parate e vjedhura gjate tete viteve te qeverisjes demokratike dhe qe, mbas pilafit me kater qepaba, e dy dopjove me raki teknologjike ishin gati me dale ne demonstrate. “Eh, mor Zot” filloj te mendonte me vete, “si nuk po e lene kete vend rahat…” dhe iu kujtuen parate qe I kishte fsheh ne dyshek. Meqe nga lodhja e studimeve rigoroze tranzicionale nuk mund te mbante ne vazhdim e analizim me shume se dy mendime ne te njejten kohe, iu kthye asaj vrasjes. Te pakten, tha me vete, kryeministri nuk del ma me gjyslyke te zeza, syte nuk i ka te kuqun dhe eshte zbardhe flokesh e zverdhe ne fytyre e tash duket si ftoni i Lezes per festat e Nandorit. Po dikur na kena pase kuvende ku tri fjale thonte burri e mbyllej puna tash kena kuvende ku llapin e lehin te tane e nuk mbarohet asnje pune. Eh, dhe iu kujtue Merhum Rahmetlia, valla kena pase edhe kuvende ku nuk fliste kush, vec magnetofonit e kryhej puna… po ata qe jane aty e kryejne nje pune, e ajo po dihet cka asht biznesi I familjes. Ka ardhe puna me pase vrases, kriminela, bedela, e teveqela, e tash po na dalin edhe nanat e babat e krimineleve e te banditeve, pardon, pardon, se i kemi figura kryesore keta si baba i Xenit, nana e femijeve te Arta Dades, baba i djalit te Gramoz Rucit, Nana e djalit te Luiza Xhuvanit, eh, Allah allah, dhe mandej u kujtue, jezu Krisht, e Xhezu, more edhe Buda, a thue fjala Budalla ka ardhe prej ndoj kombinimi I shkoj ndermend dhe e bani nje shenim te vogel per studmin e ardhshem shkencor… e te jete sit e jete, mjere ne cka na ka gjete. Njani e ka rrethue vedin me shoqnine e te birit, e I ka mbledhe tane plehnat qe skane lane gja pa ba, vrasje prostitucion, trafik, droga, hordhek, e do teveqela qe as qurret nuk I fshijne pa urdhen si ky Aldo Tumci, e do bedela si lene mos e pvet si ai ish-ministri qe s’ban as per mistri e jo per ministri. Ky tjetri ka mbledhe take ata qe kane ba burg per vrasje, droge, prostitucion, trafik, e do qurraca qe mos e zot, djersiten kur iu flet si hy Tahiraqi. Vallahi bilahi, hej dreq, cka me gjet mue, ik nje pale katundare nga Tropoja, hajde nje tufe malokesh nga Tepelena, loja na doli Tepeloja apo Troplena, shkurt e hangrem prape se nje arsye e ka pse fiton gjithmone Skrapari, e ndoshta pse asht ne midis te dy vargmaleve apo ma mire, grumbullmaleve, apo mullarmaleve, hej dreq, e nxora edhe nje fjale te re, tha me vedi dhe e mbajti edhe nje shenim tjeter. Dhe iu kujtua ajo zedhenesja e PD-se qe thonte gabimisht fjale pubike e jopublike sepse nje Zot e dinte ku e kishte mendjen ne ate kohe, se te puna jo e jo, dhe u kaperdi. Me tane kete llum qe kena ne krye te shtetit, spiuna, legena, vrases, kriminela, bandite, drogaxhinj, pallataxhinj, doganiera, police, mundesa, daullexhinj, dhe iu kujtue Ben Imami, e prej ketij iu kujtue edhe dicka tjeter qe kishte te bante me moralin e anen personale dhe e la ate pune. Po cfare kuvendi, more burre I dheut, keta jane si keta tek dhoma ngjite, qe rrahen per pare, por ata rrahen tuj vjedhe paret tona, e keta rrahen mbasi i kane vjedhe paret tona dhe syte I shkuan tek kangetarja aspirante qe kendonte nje kenge te re dhe me kete rast po nderonte kombin duke dale me modestine e duhur sin je engjell qe te verbon. Cka te ban Amerika, tha Prof. Dr. Gjergj Mullaga, kjo I hek tana, i ka hik friga dhe iu kthye Kuvendit edhe nje here. Si e ka emnin ajo deputetja tek firmat piramidale? Po ajo qe e zune me ate djalin e ri qe ka ndrrue parti per ate pune dhe I fuste nje tegel, e ajo tjetra qe e fshinte llakun e tavolines, se ai ishte llak I keq, llak kinez, hej Zot, tha me vedi, kishim nje kryeminister qe s’merr e qe duhej me marre ilace, e tash kemi nje tjeter qe duhet me I lane ilacet, dhe ma mire ishim me ate qe ishte 24 ore dejshem, sepse te tane kujtojshim se ishte i mencem dhe I ditun, e ai paska kene per kete vend, se I rrujti paret e na la Rilindjen e Riperteritjen dhe iu kujtue grueja e tha po shkoj ti fus nje te rrahun se mos i shkon mendja per keq, se kjo pune ka shkue per dreq, por smundi se e thirren me luejte nje dore poker se kishin njenin mangut, dhe Prof. Dr. Mullaga, u kujtue… po e baj si ne Kuvend tha, me falni burra, pasha fene, e kam lane kuleten ne ship, por me dhate do pare po los por me paret tuaja e cka te fitoj me takon se per mue eshte pune e kohe e cmuar me duhet me shkue ne biblioteke e me takue do student per tutor-ime, e ani, pra, meqe po paguani, une luej e ju luani, e hajt ma spo jua prishi, jena miq te vjeter e di e di, hajt pra erdha.