MBI NDERIMIN PER PARAARDHESIT E PERKUJTIMORET E MUAJIT

Tani kjo periudhe e ngarkuar me data e me perkujtimore po perdoret per te thelluar ndarjet ne shoqerine shqiptare dhe per t’iu sherbyer interesave te parise qe duan te mbajen njerezit e tyre bashke me cdo kusht.  gjithkund po shikoi ate fjalen “kuisling.” Kuisling apo tradhetar i kombit, si i thane norvegjezet atij Majorit Vidkun Kuisling, nga vjen edhe ky emer per tradhetaret, eshte ai qe punon per tjetrin, per shtet-kombin e huaj, e jo per popullin e shtet-kombin te cilit duhet me i sherbye, ne kete rast Kuislingu i radhes nuk punon per shqiptaret, por per gjithkend tjeter… ketu, ne keto gazetat, shahen me liber per kuislinget e para 75 vjeteve, a sa dreqin jane, e duket sikur na jane mbarue Kuislingat me fundin e luftes se dyte boterore dhe prej atehere kemi pase atdhetare e patriote pa fund. Pyetja ma interesante asht kjo, se a kemi pase kuislinga me pas dhe a kemi kuislinge tani? se nuk eshte problemi tek emri por tek vepra.. Vidkun, Maxhun, Naun apo Tutkun, njelloj jane…. Kuislinget ne te gjitha kohet jane tradhetaret e kombit te vet. Tani ne na duhet edhe ata qe e kane dashur kombin si duhet e jo  ata qe e kane perdorur.

Mbulesa nen te cilen behet kjo gje eshte nderimi per paradhesit, Clirimin e tj. Mirepo, nderimi per paraardhesit, ne cilendo ane te barrikades qe kane qene, si gjate Luftes se Dyte Botetrore, si gjate sistemit te meparshem si tani tregohet, jo duke u perpjekur me shtremberue historine, jo duke u perpjekur me vene nje gur ne historiqe me tregue neser fisnikerine e sakrificen, shpeshhere imagjinare qe keta kane bere. Nderimi per paraardhesit tregohet duike bere me te miren per Kombin e Atdheun, duke punuar me shpirt e zemer, dite e nate per kete Komb, duke pare nga e ardhmja dhe duke e konsideruar shqiptarin tjeter si vella e si moter. Ajo qe ka ndodhur ka ndodhur e nuk zhbehet. Ama, nuk duhet ta lejojme qe te keqen dikur qe ka dale si vreri i temthit, ta lejojme te kalbe shtatin e zemren e kombit. Nje popull qe nuk sheh ate qe e bashkon, por sheh vetem ate qe e ndan eshte nje komb e nje popull qe eshte ndare e nuk eshte i lidhur me asgje.  Keto debate le ti zhvillojne historianet.  Ka ca gjera per te cilat nuk duhet as me i permende, e as me fole. dhe per ne, ajo qe ka ndodhur nuk duhet te na i mbaje brezat e rinj peng. Askush nuk eshte jashte ketij debati, e natyrisht as une, sepse familja e ime ka qene pjese e luftes kunder fashizmit, te keqes, dhe te gjithe kane punuar me deshiren per me pase nje Shqiperi me te mire, kombetare, te lulezuar, e moderne.E natyrisht une e kam nderuar dhe i nderoj ata dy breza te familjes sime qe u perfshine ne lufte per bindjet e sakrificat por mendoj se zgjidhjet qe na duhen jane te tjera. NEse do te donim te ishin njerez qe kerkojne pushtet, do te rrinim ne strukturen e cila e ka tejkaluar qellimin e saj, dhe tani eshte bere klanet e krimit qe shfaqin nje krenari boshe, e nese duam te mirne e kombit, do te ytejkalojme strukturen dhe do te punojme me gjithkend, pa dallim feje, krahine, ideje, pasurie, dhe edukimi ne sherbim te kombit e te shtet-kombit, sepse si gjithkund tjeter, ashtu tregohet nderimi per paraardhesit, pastoraat edhe ajo pjese e punes se tyre qe sot gjykohet ndryshe,  e fisnikerohemi te gjithe si popull, sepse e bekuar dhe e nderuar eshte ajo jete qe vihet ne sherbim te kombit. prandaj na duhet nje mendesi tjeter, dhe nje shprese e re, e jo kjo perpjekje e zvetenuar e te gjithe paleve me na tregue se kush kane qene e sa kane bere. Kombi e shteti jane nje referendum i perditshem, dhe dashuria per Kombin tregohet ne cdo kohe e perdite me ate qe ban per kombin tand. Atehere do ti nderojme paraardhesit e do te tregojme se kane qene njerez me qellime te mira e qe nuk munden me iu ike frymes se kohes, strukturave te sistemit nderkombetar, shpreses ndryshe e me radhe. Sepse kemi pasur kuislinge te Musolinit e te Hitlerit, te Titos e te Stalinit, te Krushovit e te Maos, te Perendimit e te Lindjes, e tani edhe te dreqit e te birit. por nuk kemi pasur sherbetore atdhetare te pakushte te Kombit dhe kjo eshte pikerisht ajo qe na duhet me shume se gjithcka tjeter. Si t’ja bejme qe vuajtjet e sakrificat e brezave, edhe perplasjet e tyre, se ne fund te fundit ato kane qene perplasje ne familjet shqiptare te mos shkojne dem? Si te bejme qe te mos perserisim sindromen e Jenicereve qe shkaterruan nje perandori e qe ta iu duket shteti shqiptar nje loje femijesh? Si te bejme qe te kerkojme nder e respekt nga shqiptari tjeter? Kjo eshte e nevojshmja, e dobishmja, e vyeshmja dhe ajo qe na duhet. Nuk thote kush me harrue, por me fale, nuk thote kush mos me tregue respekt, por mos me cenue te tjeret. E, me keqardhje, e them se kjo pari qe na sundon, nuk ka ndermend me tregue respektin qe duhet, e qe na nevojitet, por me mbajte strukturat qe ka krijuar bashke, sepse ashtu legjitimohet e justifikohet edhe shtypja, shfrytezimi e dhunimi i shqiptareve nga te tjeret.  Une do ta nderoj familjen time e tim’ate Teufik Muja, se emri i mepastajshem Ali Rama ka qene pseudonimi qe kishte gjate Luftes, per jeten qe ka sakrifikuar, ka qene nxenesi qe ka ngritur flamurin kombetar ne demonstraten e 28 nentorit 1939 ne Tirane, qe u perjashtue e denua si shqiptar. Nje 17 vjecar qe ka dashte Kombin e ky eshte modeli i jem sepse me ate dashuri me ka rrite dhe per ate enderr ia vlen me sakrifikue gjithcka.