Home » KUJTESE » VIZITA E EDI RAMES DHE SHQIPTARET E PRESHEVES DHE TE BEOGRADIT

VIZITA E EDI RAMES DHE SHQIPTARET E PRESHEVES DHE TE BEOGRADIT

Kembengulja e Edi Rames, per te shkuar ne Presheve, pjese e Kosoves Lindore, nuk eshte tjeter pervecse nje perpjekje per me e shite qeverine e Tiranes si patriotike dhe kombetare dhe per te mbuluar pazaret e tjera ne sherbim te dikujt tjeter. Ne fakt kjo vizite eshte nje perpjekje per me thye rolin ne rritje te Prishtines, si qender e kombetarizmit shqiptar, dhe me te cilen kjo qeveri nuk ka marredhenie shume te mira.

Qe vizita ne Presheve per serbet e ne Kosoven Lindore per ne, nuk behet thjesht sepse Kryeministri mendon per shqiptaret shihet nga nje krahasim i thjeshte me viziten e tij ne Beograd. Sipas disa te dhenave, vetem ne Beograd e rrethina jetojne mbi 100,000 shqiptare, qe nuk e mohojne se jane shqiptare, e qe nuk munden, sepse kane fe tjeter, emra te tjere, dhe identitet te qarte te ndryshem nga serbet. Nuk flet njeriu per familjen e Rrahman Morines apo te shume shqiptareve qe kane qene ne sherbim te serbeve, por per mijra shqiptare te tjere qe kane shkuar ne Beograd nga te gjithe trojet shqiptare dhe kane atje tre breza e me shume. Shqiptaret ne Serbi jane nje pakice te ciles nuk i ka dale zot asnjehere shteti shqiptar. E ky eshte edhe metri me te cilin matet vizita e Edi Rames.

Sa do ta presin/takojne Edi Ramen apo sa do te takoje Edi Rama prej tyre?! Kur e sheh librin e telefonave te Beogradit i gjen te gjithe emrat e shqiptareve, shume qe iu kane sherbyer Serbeve, era te njohur qe kane qene zyrtare te ish-Jugosllavise, zanatcinj, profesore, gazetare, diplomate. Ne Beograd ka edhe nje shoqate te shqiptareve dhe takimi mund te organizohej shume lehte ne Universitetin e Beogradit ku ka pedagoge e dhjetra studente shqiptare, qe besoj do te vinin ne nje takim te tille… NJe kryeminister qe don me shkue ne Presheve, dhe insiston per me shkue atje, do ta kishte shume me te lehte me mendue per shqiptaret qe jetojne ne Beograd, ne Novi Sad, Subotice, kragujevac, Kraleve e me radhe, sepse edhe keta jane ata qe kane nevoje me diskutue per identitetin, per politiken, dhe ne qofte se duam te diskutojme per bashkepunimin, duhette fillohet pikerisht ketu.

Shume nga shqiptaret e njohur ne shoqerine e Beogardit, me lidhje ne strukturat e shtetit serb, shume prej tyre besnike te Serbise, rrogetare te saj, do ta mireprisnin nje takim me kryeministrin Rama. Ka edhe profesioniste  e figura te niveleve te ndryshme jo qeveritare qe do ta mireprisnin nje takim me Edi Ramen. Mendoj se Fahri Musliu, per shembull, nje nga figurat e njohura te gazetarise beogradase, te cilin e njoh nga viti 1990, nuk e ka problem me e njohe veten si shqiptar.  Po ashtu besoj se shume te tjere do te ishin te gatshem te shkonin ne nje takim te tille profesional me kryeminsitrin e shteit te tyre.

Mirepo, vizita e tij ka prapavije tjeter. Dhe, me pervojen time te paket, them se, edhe pse po thuhet se do te shkoje ne Kosoven Lindore, serbet do te gjejne menyren qe ta shmangin efektin e vizites se tij duke e mbyllur ne ndonje shkolle apo ne zyren e Mustafes ne Presheve ku mund te mbaje ca llogje patrotike dhe dukshmeria e Edi Rames ne publik varet nga ajo qe do te marrin serbet ne Beograd. Sepse, ata dine se si ta japin te parendesihmen per thelbesoren e ne duam te bejme propagande duke hequr dore nga e rendesishmja. Nje vizite ne Kosoven Lindore, qe tashme po pastrohet etnikisht, nuk e lan kryeministrin e shtetit shqiptar. Nje bisede ne Beograd, me bashkesine shqiptare atje do te ishte dicka tjeter. Nderimi per Tucoviqin eshte shume i rendesishem, sic do te ishte permendja e pak figurave serbe qe kane lene gjurme pozitive ne marredheniet shqiptaro-serbe, por afrimi dhe njohja e shqiptareve te Beogradit e te qindramjera shqiptareve qe jetojne ne Serbi si shqiptare, do te ishte nje hap edhe me i rendesishem. Por po shkojme ne Beograd se na thane me shkue, me krye punet e te tjereve, sepse edhe keta qe shkojne nuk ndjehen shqiptare, por te tjere, si te gjtihe te huajt qe kane sundue gjithhere.