Home » KUJTESE » VIZITA E EDI RAMËS NË SERBI DHE EFEKTET E SAJ NË TRE NIVELET E POLITIKËS SHQIPTARE

VIZITA E EDI RAMËS NË SERBI DHE EFEKTET E SAJ NË TRE NIVELET E POLITIKËS SHQIPTARE

Në cdo moment, një veprim politik duhet të konsiderohet nga tre këndvështrime të ndryshme. Së pari, nga efekti që ka mbi interesin kombëtar-shtetëror dhe vendin që zë shtet-kombi midis shteteve në sistemin ndërkombëtar ku sjellja e caktuar ose shpërblehet ose dënohet nga strukturat e sistemit ndërkombëtar. Së dyti, nga efekti që ka mbi politikanët vetë dhe në vendin që këta zënë në strukturën e njerëzve me pushtet brenda shtetit të caktuar dhe fuqinë që kanë mbi shtetin dhe strukturat e tij. Dhe, më në fund, veprimi politik konsiderohet nga efekti që ka mbi masën e njerëzve dhe të mbështetësve që gjykojnë emocionalisht dhe që, në mungesë të dijenive, ngatërrojnë ndjenjat e tyre me politikën. Shpeshherë ndodh që për hir të emocioneve të mbështetësve, të interesave të politikanëve vendimmarrës, të momentit kritik e të shtysave të caktuara, ose interesi kombëtar, ose karriera e politikanit, ose ndjenjat e popullit lëndohen dhe dëmtohen. Mirëpo, kjo është politika, dhe kështu vendosen fatet e popujve dhe bëhet historia e tyre. Edhe vizita e Edi Ramës në Serbi duhet të shihet e konsiderohet nga këto tre nivele që kushtëzojnë tre këndvështrime të ndryshme.

Struktura e sistemit ndërkombëtar ka ndryshuar dhe tani jemi në një gjendje edhe më të rrezikshme se të Luftës së Ftohtë. Dy koalicionet e shteteve dhe kampet e tyre janë shkëputur dukshëm nga njëri-tjetri, dhe pavarësisht përpjekjeve për të mbuluar e sheshuar problemet, rrugët janë të ndara e të papajtueshme. Në këto raste, struktura e sistemit ndërkombëtar përcakton edhe fatin e vendeve të vogla, ashtu si edhe vendet e vogla përcaktojnë anën që do të marrin në këtë përplasje historike të shteteve të mëdha e të superfuqive. Në këtë rast shteti shqiptar është një shtet që s’ka ushtri, por është pjestar i NATO, një aleancë politiko-ushtarake, dhe kjo sjell obligime të cilat e kushtëzojnë cdo sjellje politike e veprim të politikanëve shqiptarë. Aspirata e anëtarësimit në BE, kushtëzon politikat e tjera. Pra vendi i shtetit shqiptar është përcaktuar qartë dhe sovraniteti I tij është I kufizuar ndjeshëm. Nga ana e tyre, serbët duan të luajnë më dy porta, të kenë marrëdhënie të mira ekonomike e politike me BE, të mos hyjnë në NATO, dhe të kultivojnë aleancën me Rusinë që ka qënë garanti historik I pavarësisë së shtetit të tyre dhe e ruajnë me fanatizëm sovranitetin e shtetit të tyre.

Nga ky këndvështrim, sipas mendimit tim, kushdo që don të ketë serbët në anën e tyre, duhet të përmbushë tre kushte të padiskutueshme, gjithnjë nga këndvështrimi I mendësisë së tyre: pavarësinë e plotë të Serbisë, njohjen e Serbisë së Madhe (deri në Adriatik), dhe njohjen e Kosovës si pjesë integrale e Serbisë ose, në rastin më të keq për serbët, njohjen e një spfere të influencës serbe mbi Kosovën që shkon deri në atë pikë sa Beogradi të ketë veton mbi cdo gjë që ndodh në Kosovë, natyrisht me përjashtim të pranisë ushtarake të NATO dhe të vetëqeverisjes së shqiptarëve në nivel lokal.

Edhe serbët nuk kanë dashur e nuk duan të kontrollojnë të gjithë Kosovën sepse në 30 vjet, edhe sipas llogarive të Millosheviqit, shqiptarët beheshin shumica në Serbi. Mirëpo, ata duan të nxjerrin maksimumin në lidhje me këto tre probleme dhe të gjithë palët e dinë se cka duan serbët dhe kështu po luhet edhe loja. Rusët ofrojnë atë që duan serbët, por ata janë të dënuar tashmë prej historisë. Kinezët janë larg dhe Serbia është vend pa dalje në det, cka do të lejonte pavarësi maksimale, e kështu nuk lejon shumë mundësi, sepse Danubi nuk është det dhe Serbia eshtë e rrethuar nga të gjithë anët nga shtete të NATO. Kështu që ata janë të detyruar të luajnë me BE, me Europën, të japin e të marrin edhe me NATO, dhe në këto kushte, të bëjnë atë që munden për të arritur qëllimet e tyre.

Kyci I gjithë cështjes serbe, ajo për të cilën ata nuk do të negociojnë, por që do të jetë kushti vendimtar mbi anën që do të marrin është Kosova dhe kontrolli mbi të. Nuk ka mundësi që të negociohet me palën shqiptare sepse paria shqiptare në Kosovë druhet nga politika serbe si nga gjarpëri. Shqiptarët e Kosovës janë psikologjikisht të kushtëzuar që të kundërshtojnë e të shohin me dyshim cdo afrim me Beogradin. Brezat e rinj nuk kanë as kompleksin e inferioritetit, as mekanizmat e kontrollit, as besnikërinë ndaj parive locale që mundësonin sundimin e Serbisë. Shqiptarët e Kosovës janë shumë kombëtaristë, dhe plagët janë aq të freskëta sa nuk është e mundshme që të ketë kthim të Serbisë drejtpërsëdrejti në kontroll të Kosovës. Rruga e vetme është që të ketë një kontroll të tillë që të kushtëzojë të ardhmen e Kosovës, politikat që vendosen në Kosovë, dhe vendimet që do të merren nga qendrat që kontrollojnë Kosovën. Dhe interlokutori më I mirë për serbët me të cilin mund të arrihet kjo gjë është shteti shqiptar, shteti që deri më tani konsiderohej si shteti amë i shqiptarëve. Nëse beogradi dhe Tirana punojnë bashkë, shumë më e mundshme është që Kosova do të mund të kthehet në një shtet formal, pa sovranitet, në një zonë të hapur midis dy shteteve amë, Serbisë dhe Shqipërisë.

Prandaj vizita e Edi Ramës ishte e rëndësishme për të gjithë. Ajo erdhi menjëherë mbas vizitës së Putin, cimentimit të aleancës Ruso-serbe, interlokutori I së cilës ishte Nikoliqi, dhe përpjekjes së BE për të afruar Serbinë dhe për ti dhënë asaj gjithcka që ajo don, me cdo cmim, sa kohë që nuk shkon me rusët dhe interlokutori nga pala serbe ishte Vucic dhe Dacic, e mbas kuintave edhe Tadic. Mirëpo, serbët të cilët duan të zbutin efektin e vizitës së Putin, qoftë edhe për konsum public e lejuan këtë shfaqje të Edi Ramës ne Beograd. Edi Rama bëri detyrën, dhe tha atë që pritej dhe atë atë që duhej për të thënë aty, por jo atë që duhej thënë në emër të shqiptarëve, sepse ajo as nuk I shkon ndërmend me e thanë. Serbët e dinë zanatin e tyre dhe I vunë të nesërmen në Kurir 18 foto që në sytë e popullit të të tyre tregojnë se kush është Edi Rama dhe kush I përfaqëson shqiptarët. Serbët mendojnë se e kontrollojnë popullin e tyre si bletët.

Tani, tek pika e dytë. cili ështe efekti në politikën shqiptare? efekti në politikën shqiptare është se Edi Rama do të paraqitet si kreu I kombëtarizmit shqiptar. U lanë e u shpëlanë të gjithë veprimet e tij anti-kombëtare, e jo vetëm të tijat por edhe të gjithë bandave që drejtojnë politikën e Tiranës. Tani, duke qënë kryeministri I shqiptarëve, dhe duke qënë I brohoritur në mënyrë naïve nga të gjithë anët, dhe duke anashkaluar elitën shqiptare në Prishtinë, Edi Rama ka tagër me vendosë për shqiptarët dhe me së pari, ish-udhëheqja e UCK do të ketë arsye të mendohet dy herë sepse është e qartë se ku duhet të përfundojnë disa prej tyre. Për mua, kjo ishte një lojë e zgjuar por edhe ky është triumfi më I keq I katundarizmit politik. Ky është legjitimimi I një kozmopolitani si nacionalist, njëlloj si ai I Sali Berishës, sepse këta nuk kanë asnjë dallim. Gjëja më qesharake që mundet me ndodhë.

Mirëpo, me këtë legjitimim, jo vetëm që Edi Rama do të ketë zë për të vendosur, sic edhe ka bërë në takimin me Vucic e Dacic, edhe pse nuk na tha njeri gjë, sepse askush nuk është aq budalla sa të na e thotë neve, porhajde e bindi njerëzit se ky nuk ka asnjë pikë ndjenje kombëtare, as nuk dnjehet shqiptar, as ka punuar ndonjeherë për shqiptarët, as ka me punue. Të kishte thënë në Beograd, se kemi përjetuar tre genocide prej jush, por se do të punojmë me ju, se na keni vrarë, dhunuar, dëbuar e kriminalizuar, por prapë ne do të punojmë me ju, se Kosova nuk është e nuk ka qënë si Krimeja, se I ka takuar sovraniteti sepse e ka pasur me Kushtetuën e viti 1974, por ne duam të mbrojmë edhe shqiptarët edhe serbët e Kosovës, se duam një të ardhme bashkë pavarësisht të shkuarës, se kemi qindramijera shqiptare ne Serbi dhe duam te jene nje ure bashkepunimi e respekti te dyanshem, unë do ta kisha duartrokitur I pari. Po me njohjen nga 108 shtete, jo vetëm që Kosova është një fakt I njohur politik, por së shpejti do të ketë zgjidhje të tjera jashtë mundëve të Serbisë për ta kushtëzuar ecurinë e proceseve. Atëherë edhe unë do ta kisha respektuar edi Ramën, por ai tha atë që është e pashmangshme dhe minimale, dhe për të cilën nuk ka asnjë meritë. Ishte teatër, teatër dhe teatër politik i keq, e megjithatë funksionoi, sepse ky është niveli ku luhej loja.

Tani tek niveli I tretë. Efekti në popull është se ka një katarsis tamam katundar e shpërthim injorant të ndjenjës kombëtariste që e sheh këtë klanin e jenicerëve dhe aleatët e tyre si shpëtimtarë të kombit. Me një vizitë në Beograd, horrat u bënë patriotë e atdhetarë të shquar. Erdhi puna me e konsiderue edhe Edi Ramën, një kozmopolit pa vlera ideologjike, si hero të kombit shqiptar. Dhe në nivelin e tretë, si popull, shqiptarët po bëjnë një gabim tjetër të rëndë, për të cilin nuk kanë me pasë as kohë e as mend me u pendue, sepse ajo që vjen, do të jetë edhe me e keqe, e propaganda massive televizive e mediale ua shpërlan trunin përditë e në cdo moment. Prandaj kjo është një vizitë e rrezikshme, me dëme të pariparueshme, dhe me një prapavijë të dyshmtë për shqiptarët që nuk janë të qartë për interesin e tyre kombëtar, dhe po ndjekin profetët e rremë që punojnë vetëm për vete, e për klanet e tyre kriminale.

E në përfundim, kjo ishte një vizitë e rëndësishme. Po ashtu, ishte një vizitë shumë e rrezikshme. Por, ishte edhe një tregues I qartë se sa poshtë jemi e sat ë kontrollueshëm jemi prej një grupi jenicerësh që nuk pyesin për asgjë, vetëm për interesat e tyre dhe që na trajtojnë si një popull injorant e pis milet, si thotë Kryeministri I Lumturisë Kombëtare, Edi Rama “ju, njerëzit e zakonshëm”.

Advertisements

One thought on “VIZITA E EDI RAMËS NË SERBI DHE EFEKTET E SAJ NË TRE NIVELET E POLITIKËS SHQIPTARE

Comments are closed.