Home » KUJTESE » LOJA E PARISE SE TIRANES ME PERVJETORET DHE BUXHETIN – Interviste me Gazeta SOT, 18 Nentor, 2014

LOJA E PARISE SE TIRANES ME PERVJETORET DHE BUXHETIN – Interviste me Gazeta SOT, 18 Nentor, 2014

Prof. Rama, sot krerët e politikës kremtuan 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës. A ka një ndarje të vërtetë të politikës shqiptare për luftën antifashiste apo thjeshtë kemi të bëjmë me një truk çerekshekullor të krerëve të parisë së Tiranës, për të shtrënguar radhët e tyre dhe për të identifikuar klanet që ata përfaqësojnë?

Nuk ka ndarje reale për Luftën sepse këtyre nuk iu intereson Lufta, qëllimet e saj, të partizanëve apo të ballistëve. Mua që kam pasur tre breza të familjes të lidhur me Luftën nga të dy anët e familjes, më intereson dhe më intereson shumë. Mirëpo unë dua ta shoh atë Luftë si një luftë patriotike, atdhetare, për më të mirën e shqiptarëve. Jam I sigurtë dhe e di mirë, që qëllimi I gjyshit tim Halil Gushta, që u kthye nga Egjypti në Shqipëri I thirrur nga Mehdi Frashëri me të cilin kishte punuar në Palestinë për t’u bërë ministër ekonomie dhe kur erdhi këtu e gjeti qeverinë e rënë, për t’u përfshirë në luftë, ka qënë pastërtisht patriotik dhe atdhetar. Jam I bindur se em’atë që si fëmijë 17 vjecar ka ngritur flamurin në demonstratën e 28 Nëntorit 1939 në Tiranë, dhe është përjashtuar e dënuar në atë kohë, ka hyrë në luftë e në PKSH për motive atdhetare e patriotike. E pra, sistemi që u krijua e shkatërroi familjen e gjyshit tim me kulm e me themel, dhe ndërtoi një strukturë që nuk kishte të bënte gjë me idealet e të gjithë familjarëve të mi. Qëllimet e Jugosllaveve, të sovjetikëve, konjukturat politike e me radhë e kanë ndrruar rrjedhën e asaj lufte, fatet e këtyre njerëzve dhe të gjithë shqiptarëve. Tani është koha ta diskutojmë e të gjykojmë por pa pasione e pa I kthyer këto probleme studimesh në problem politike të ditës. Se kemi shumë halle të tjera shumë më të mëdha.

Mirëpo këta na bombardojnë me gjithfarë lajmesh e ngjarjesh që të krijojnë një gjendje jorealiste dhe të fakt, obsessive e në nivelet e marrëzisë kolektive. PSe?? Thjesht sepse këta thjesht duan të mbajnë masën e mbështetësve ët tyre bashkë. Dhe ndasia që kontrollohet e menaxhohet me shumë kujdes do të bëhet pikë së pari në nivelin simbolik, me data, përvjetorë, me shalle, me tubime, botime e fjalime pa fund. Në një mënyrë, kjo është si stigmata, por një plagë e hapur që këta e grryejnë dhe nuk duan që të mbyllet. Realiteti është se vendi është I ndarë në një oligarki që ka e kontrollon gjithcka, pjesë e së cilës janë të dy palët e parisë së Tiranës, dhe në popullin shqiptar që e ka një të ardhme të errët, dhe që nuk I intereson hic ajo që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, ky është burimi I legjitimitetit të shumë prej klaneve që janë në politikë, sepse më përpara, të gjithë ishin… katundarë e malokë të Jugut e të Veriut që vranë njëri-tjetrin e familjarët e tyre, e shpesh vëllau vëllanë për pushtet e për bukën e gojës. Kështu është krijuar një ndasi artificiale që ushqehet nga paria dhe që shërben si mjeti më I mirë me mbajtë tufën e mbështetësve vbashkë dhe me kontrollue politikën. Ndërkohë paria mbledh paratë, ruan pasuritë e veta dhe kultivon brezat e vet. Lufta e Dytë Botërore është një nga faqet më të errta e më të rrezikshme në historinë tonë si shqiptarë. Gjykimin e saj duhet ta bëjnë historianët e profesionistët. Në se duhet të përkujtohet gjë në këtë Nëntor, ja të të them për pesë ngjarje që mjaftojnë për të përkujtuar në historinë e shqiptarëve. Së pari gjenocidi I vitit 1878 kur në dimrin e atij viti vdiqën 250000 shqiptarë dhe mbi një million të tjerë u dëbuan nga trojet e tyre. Të përkujtohet gjenocidi I Luftës së parë Ballkanike kur 250000 shqiptarë të tjerë u therrën si berrat. Të përkujtohet pavarësia e shtetit të cunguar shqiptar. Të përkujtohet kthimi I Skenderbeut në Krujë. Të përkujtohet dalja e UCK-së. ja pesë përkujtime që iu shërbejnë shqiptarëve dhe që i mbajnë bashkë si komb. Këto duhet të ishin festat e përkujtimoret tona. Në vend që të merremi me këtë gjë që do të na bashkonte, merremi me këtë e më atë episode të Luftë së Dytë Botërore. Mirëpo kjo është loja që luhet në Tiranë dhe kjo iu intereson atyre.

Ashtu si edhe dy vjet më parë, portretet e Enver Hoxhës u shfaqën në ceremoninë qeveritare, veprim ky që u konsideruar si provokim i rëndë nga PD. Si i vlerësoni ju këto shfaqje?

Enver Hoxha është figurë politike me rëndësi në shtetin shqiptar, ai ka drejtuar shtetin për 40 vjet dhe ka mbështetës e besnikë sa të duash, dhe krahasimi I të tashmes me të shkuarës është I paevitueshëm dhe kjo nuk bahet duke vetëm sharë Enver Hoxhën por duke e vlerësuar me objektivitetin e duhur. Qoftë edhe për këtë rol qëndror që ka pasur në fatet e shqiptarëve e për zgjidhjet e tij me influencë afatgjatë mbi fatet e shqiptarëve si komb, figura e tij duhet diskutohet e të studjohet, ata që duan ta nderojnë, le ta nderojnë, ata që nuk e duan mund ta injorojnë. Duhet të ndajmë pasionet e përvojat individuale nga diskutimi për diktatorin. Italianët e varën Mussolinin nga këmbët në Milano, por ia bënë mauzoleumin në Predappio dhe kështu edhe me të tjerët. Enver Hoxha e ka vendin e vet në histori, le të diskutojmë a bëri mirë a bëri keq si profesionistë, por nuk zgjidhet puna duke mohuar se ka një masë shumë të madhe shqiptarësh që e nderojnë dhe e respektojnë. Kemi nderuar të gjithë plehrat e kombit, që nga Ali Pasha e Esad Pashë Toptani, le të kemi durim edhe me figurën e Enver Hoxhës. Sepse, nuk do të kishte kaq mbështetje për Enver Hoxhën sikur të kishin bërë gjënë e duhur këta që na sunduan gjatë këtyre 24 viteve. Por është detyra e gjithkujt që merret me politikë që me figurat që kanë drejtuar shtetin, të sillemi si njerëz me dinjitet. Le të mësojmë nga francezët e të tjerët dhe të dimë të ndajmë historinë nga pasionet individuale.

Sali Berisha dhe Edi Rama, dy aktorët kryesorë të politikës së sotme shqiptare, kanë një kompleks te çuditshëm në raport me figurën e diktatorit Enver Hoxha? Secili tenton ta identifikojë tjetrin si pasardhës politik dhe shpirtëror të Enver Hoxhës. Cili është komenti juaj?

Te gjithe ne mbi një moshë të caktuar jemi krijesa të atij sistemi, dhe është e natyrshme që do të ketë bindje që të vazhdojnë të mbijetojnë vetëdijshëm apo pa vetëdije. por në lidhje me këto dy zotnitë, as njëri e as tjetri nuk janë e nuk munden me kenë pasardhës të Enver Hoxhës, as politikë, sepse nuk kanë atë ideologji, e as shpirtërorë, sepse nuk e kanë atë fuqi. anipse flasin, sillen dhe e kopjojnë Enver Hoxhën këta janë prodhime që I duheshin atij sistemi. Njëri ishte një fanatik dogmatik e shërbëtor i bindur, e tjetri një anarkist me probleme, të dy produkte të asaj kohe që janë të ngujuar në atë kohë edhepse duan t’I ikin asaj kohe e asaj mendësie me gjithë forcën që kanë. T’iu japim hakun, Enver Hoxha, dhe me të edhe Mehmet Shehu, kanë qënë në një kategori tjetër. Mirëpo sërish kjo bëhet për të paraqitur tjetrin si negativ dhe për të mbajtur mbështetësit e vet bashkë. Ironia është se Edi Rama është në krye të strukturës që krijoi Enver Hoxha dhe që tani që është pasuruar, shndrruar në borgjezi don t’i ikë identifikimit me Enver Hoxhën dhe të duket moderne, dhe Sali Berisha, është në krye të një strukture që ai e drejton me metodat enveriste. Kompleksi I Saliut është kompleksi I shërbëtorit që është përdorur pa mëshirë nga zotnia, dhe kompleksi I Edit, është ai I rebelit që kthehet si djali plangprishës tek familja por pa dinjitet. Për të qarë e për të qeshur, po cka me ba, ky është niveli I jonë dhe këta janë politikanët tanë.

-Opozita, që e identifikon vetën si flamurtare e sjelljes së pluralizmit, ka artikuluar disa akuza në adresë të mazhorancës, për rehabilitimin e Enver Hoxhës. A shihni ju një tendencë të tillë?

Po cfarë rehabilitimi të Enver Hoxhës??? Këta janë milionerë e miliarderë, e mos më bëj të nis me pisllëqet e Grupit të tyre Parlamentar që të ngren qimet e kokës përpjetë. Këta gjithcka duan por Enver Hoxhën jo. Sepse Enver Hoxha do t’iu kishte punuar qindin këtyre por këta e duna Enver Hoxhën me iu hedhë një kothere ideologjike mbështetësve që mbajnë strukturën bashkë. Vënë ca shalle, mbajnë fugure, vënë lule, përkulen e kaq. Ridimensionimi I figurë së enver Hoxhës në jetën publike është I padiskutueshëm dhe duhet të bëhet me kujdes dhe I shkëputur nga politika. Tani kjo opozitë nuk ka ndonjë meritë për fillimin e pluralizmin, por ka përgjegjësi për vazhdimin e Luftës së Klasave së bashku me palën tjetër. Cdo t’I thoshte Edi Rama apo Sali Berisha Enver Hoxhës more aman???? Se po punojnë për barazinë, për shqipërinë, për fshatarët, punëtorët etj??? duhet thënë mjaft me këto përralla se nuk po mundemi as të qeshim me.

-Cili është mendimi juaj për buxhetin e 2015, oponencën e opozitës dhe objektivat e qeverisë?

Buxheti I shtetit për vitin 2015 është treguesi më i qartë i gjendjes ku jemi e ku po shkojmë. Edhe pse perspektivat duhet të ishin të zymta, sepse tani jemi në një spirale krize nga e cila nuk dalim dot, por që e zbusin disi të ardhurat nga punët e pista, buxheti ofron një pamje shumë optimiste, me rritje të pajustifkuar ekonomike dhe tështë tërësisht joreal. Të ardhurat do të vijnë nga doganat dhe nga taksat dhe prapë ka një gropë rreth 675,000,000 dollarë. Nga do dalin këto? Nga borxhet! Po sikur të mos jetë e mundur të ketë atë rritje që projektohet??? Borxhi që duhet të merret do të jetë dy herë më I madh!!! E kjo është shakaja që luhet në Tiranë. Këta japing shfaqje, por numrat të heqin petllën e kaptinës si thonë durrsakët. Shtoji ketyre edhe korrupsionin e mitmarrjen, pasurimin e paligjshem dhe evazionin fiscal te parisë së Tiranës, sepse gjetën e arrestuan një egjiptian për vjedhje drite, e asnjërin nga vetvetja, dhe merret me mend se kujt I bie barra e mbajtjes së një administrate me 87000 vetë që nuk paguhen dhe aq keq, as me standartet perëndimore. Sepse po të paguhen keq, ku iu del me shkue për pushime ne Maldive e në Sharm, el-Sheik. Se këta bëjnë qëjf me rroga e gjithkund, me rroga mezi mbahet familja, por tani në Budva edhe malazezët kanë mësuar shqip sepse këta shkojnë me luejtë kumar me kursimet në fund të javës… dhe me ba ato dasmat përrallore që bëjnë. Barra I bie popullit dhe ajo do të vijë duke u shtuar. Janë një 5% që kanë pasuritë e vërteta, një 10% që jetojnë shumë mirë se kanë rroga e pasuri, si dhe një 5% tjetër nga emigrantët e kthyer dhe njerëzit me jetë normale sepse I mbajnë paratë nën dyshek dhe të tjerët, katër ndër pesë shqiptarë, që nuk dinë ku e kanë kokën e jetojnë në marrëzinë e induktuar nga paria e Tiranës e janë skllevër modernë. Në lidhje me objektivat, këta duan të mbijetojnë e objektivi I parisë është mos me e përmbysë barkën sepse këta pastaj duhet të mbyten të gjithë bashkë. E kështu, qeveria e Kryeminsitrit të Lumturisë Kombëtare don ta shtyjë edhe këto 10 muaj sa ishte marrëveshja e fillimit, dhe pastaj ky është problem I Ilir Metës, në mos u kacafytshin për Bashkinë e Tiranës, dhe pjesa tjetër e parisë së Tiranës don të ruajë familjen e Berishës dhe është palë e bindur në këtë mashtrim gjigand. Opozita e vërtetë bëhet nga njerëz që në shtetin shqiptar nuk kanë zë e përfaqësim. Megjithatë, në opozitë është kush thotë të vërtetën e këtë po e themi vetëm disa nga ne e jo ata që i ka zgjedhur populli për atë punë.

Në Shqipëri duket e vështirë për të identifikuar të vërtetën për situatën ekonomike. Një palë jap alarmin se po rrëshqasim drejt katastrofës, ndërsa një palë tjetër se trumbeton rilindjen e ekonomike. Si qëndron e vërteta?

Sipas mendimit tim, e vërteta është ndryshe dhe duhet interpretuar më ndryshe. Njëra palë e parisë së Tiranës shtyu vendin drejt katastrofës dhe pala tjetër e parisë së Tiranës, trumbeton suksese imagjinare. Mirëpo, për të mos prishur pazaret brenda parisë së Tiranës, të dy palët e oligarkisë sunduese luajnë lojën e propagandës mediatike që iu intereson për të mos prishur këto pazare Brenda klaneve oligarkike. Si pasojë, njëra palë thotë të vërtetën se jemi në katastrofë, pa thënë se ata ishin shkaktarët që është shteti në këtë gjendje. Pala tjetër nuk flasin për katastrofë por për rilindje ekonomike, sepse po të thonë se jemi në gjendje katastrofike, duhet që të fusin në burg shkaktarët, qeveritarët e mëparshëm… d.mth. edhe gjysmën e qeverisë së tyre. Mirëpo të dy palët e parisë së Tiranës janë të mlpeksur me një mijë fije e punojnë për vete e për njëri-tjetrin dhe jo për shtetin, e kështu nuk do t’i cënojnë interesat e njëri-tjetrit sepse nuk duan sherr në mes vetes. E vërteta është se gjendja është katastrofike. Të dhënat ekonomike që ruhen me fanatizëm prej tyre por që gjinden andej këtej, flasin për indikatorë shumë shqetësues të ekonomisë. Ekonomia ka ardhur duke u tkurrur, emigrantët nuk po sjellin më remitanca, sektorë të tërë të ekonomisë si ndërtimi apo edukimi janë në krizë të plotë sepse nuk blen njeri e nuk I hyn kujt në punë diploma, shteti nuk është në gjendje me marrë borxhe sepse nuk mund të paguajë as interesat që janë 600 milionë në vit, borxhi I shtetit është rritur me 10% në një vit për të shkuar tek 72-74% e GDP, emigrantët e kthyer përfundimisht që nuk kanë punë në vendet ku ishin të emigruar (përfshirë edhe sezonalët) e kalojnë trecerek milionin dhe megjithë investimet e tyre, e kursimet, ekonomia ka ardhur duke u tkurrur, të ardhurat nga bota kriminale janë duke u tkurrur po ashtu, nuk ka investime, as nga brenda e as nga jashtë, paria e Tiranës takson shqiptarët por jo veten, dhe pritshmëritë e njerëzve janë shqetësuese e për një të ardhme shumë negative. Tashmë rruga e vetme për shtetin shqiptar për të mbajtur buxhetin e për të kryer detyriumet që ka është që të përdorë doganat e të taksojë qytetarët, pra, “duhet të mbajmë shtetin me paratë tona.” Kjo është pasoja e politikave të ndjekura në të shkuarën nga të gjithë palët dhe përfundimi, nëse nuk ndiqen rrugët e duhura, është një katastrofë ekonomike, por edhe shoqërore, edhe politike.