GRIMCA KULTURE BASHKEKOHORE SHQIPTARE:

Sulejmani i Madhërishëm rinis në shtator, ja surprizat në seritë e reja:

Për momentin seriali më i pëlqyer nga shqiptarët “Sulejman i Madhërishëm” është ndërprerë për të rinisur sërish në shtator, me seritë e reja të sezonit të tretë, dhe sezonit të katërt. Do të ketë mjaft surpriza me vijimin e ngjarjeve, por edhe personazhe të rinj, të cilët do të luajnë në sezonet e ardhshme. Siç e keni marrë vesh tashmë, Sulltaneshë Hyrremi, do të luhet nga një aktore tjetër, por nuk do të jetë ky i vetmi ndryshim i vazhdimit të serialit. Ne kemi përgatitur për ju në këtë numër të rubrikës së telenovelave një përmbledhje të ngjarjeve dhe të personazheve të rinj që do të jenë pjesë e serialit më të ndjekur “Sulejman i Madhërishëm”. Ndërkohë në ekranin e “AS” çdo ditë në orën 15:30 do të transmetohen seritë e sezonit të dytë, dhe për të gjithë ata që i kishin humbur kjo do të jetë një mundësi e mirë për ti parë, dhe për të lidhur ngjarjet në shtator, kur të nisin edhe seritë e reja.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Aktorja që do të zëvendësojë Hyrremin

Vahide Gordum, është aktorja që do të interpretojë Sulltaneshën Hyrrem në sezonin e IV të serialit “Sulejman i Madhërishëm”. Aktorja Meryem Uzerli nuk do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm të serialit. Ajo do të mungoj nga sezoni final i serialit për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, raportuan mediat turke, të cilat sqaruan më tej se aktorja është larguar nga Turqia duke u kthyer në vendlindjen e saj, në Gjermani. Me të në Gjermani ka shkuar edhe i fejuari i saj, Can Ates.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Një aktore italiane në serial
Në sezonin e 4-ët në serial do të futet gruaja e Princit Selim, Nurbanu Hatun, e cila më pas do të bëhet Sulltaneshë pasi Selimi bëhet sundues i Perandorisë Osmane. Mendohet se ajo mund të ketë qenë ose një fisnike nga Venecia ose spanjolle me origjinë. Nurbanu pati 4 fëmijë me Selimin 3 vajza dhe 1 djalë (Murad III, Esmehan Sultan, Fatma Sultan, Şah Sultan). Muradi III trashëgoi fronin duke u bërë Sulltan për 9 vjet. Kështu Nurbanu udhëhoqi haremin si Valide nga 1574 deri me 1583. Vdiq me 1583 në Stamboll. Thuhet se personazhin e saj do ta realizoje aktorja me origjine italiane Denise Capezza.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Luran Ahmet, një shqiptar
në Sulejmani i Madhërishëm!

Luran Ahmeti ka lindur më 31 korrik 1974 në Shkup, Maqedoni. Shqiptari nga Maqedonia ka korrur një sukses të madh në televizionet turke. Ka marrë pjesë në seriale si “Elveda Rumeli”, “Balkan Düğünü” dhe së fundmi në serialin turk më të ndjekur “Muhtesem Yuzyil”. Ai do të luajë rolin e një pashai, Hysrev Pasha, ndërkohë Sulejmani do që ta martojë me Hatixhenë (motrën e tij), por Hatixheja nuk pranon.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Arkitekti shqiptar që u
dashurua me vajzën e Sulltanit

Një tjetër personazh shqiptar shumë i rëndësishëm në Perandorinë Osmane do të futet në serial, pikërisht Mimar Sinani. Mimar Sinani (i vërtetë) lindi në 1490 dhe vdiq në 1588, ishte një shqiptar me profesion arkitekt. Ai është dizenjuesi i shumë xhamive ku më e rëndësishmja është Xhamia Sulejmanie e ndërtuar me urdhër të Sulltan Sulejmanit. Gjithashtu ka dizenjuar dhe Xhamine e Sulltaneshës Mihrimah dhe thuhet se ka qene i dashuruar me Sulltaneshen Mihrimah. Ndër punimet e tjera numërohen shumë; ndërtoi 84 Xhami, 52 mesxhide, 57 medrese, 7 Spitale, 22 mazoleume, 17 streha për të varfërit, 5 ujësjellësa, 8 ura, 20 hane dhe 48 hamame. Ai do të interpretohet nga aktori i njohur Gürkan Uygun, i njohur në rolin e Memati në serialin “Lugina e Ujqërve”!

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Gruaja e dytë e pasardhës Mustafait

Në serial do të futet një personazh tjetër, Rumeysa Hatun, motra e Gabrielës e cila do të bëhet gruaja e pasardhës Mustafait. Ajo ishte gruaja e tij e dytë, pas Ayse Hatun me të cilën pati një vajzë. Me Rumeysen ai pati 4 fëmijë; 2 vajza (Handan Sultan, Mihrisah Sultan) dhe 2 djem (Sehzade Mehmet, Sehzade Orhan). Dilefruz do të thotë diçka shumë e veçantë kurse Rumeysa do të thotë ylli më i madh. Nga kuptimi i emrave që ai i vuri duket se sa i lidhur ishte ai me Rumeysen.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Kivanc Tatlitug, Princ Selimi në
serialin “Sulejmani i Madhërishëm”

Aktori i famshëm turk Kivanc Tatlitug i njohur per rolet e suksesshme në serialet ‘Gymysh’, ‘Ezel’ dhe së fundmi në “Kuzey Guney”, do të jetë pjesë e serialit më të ndjekur turk të momentit Sulejmani i Madhërishëm. Ai do të luaj rolin e Princ Selimit në moshë të rritur. Kivanc Tatlitug, ka arritur nënshkrimin e kontrates me ‘TIMS Production’ për sezonin e katërt të serialit që ka arritur një audiencë të konsiderueshme në shumë shtete të Ballkanit, Emirateve të Bashkuara dhe në Europë. Kivanc do jetë prezent me rolin e Princ Selimit gjatë gjithë sezonit të fundit të Sulejmanit të Madhërishëm, personazhi i të cilit do të bëhet edhe Sulltani i Turqisë. Lajmi u bë i ditur nga gazeta të ndryshme turke, ndërsa xhirimet e sezonit të katërt dhe të fundit do të fillojnë nga muaji shtator, në ‘cast-in’ e të cilit pritet të jenë edhe dy aktorë të tjerë të famshëm.

(Marre nga Tirana Observer: http://www.tiranaobserver.al/2013/07/22/sulejmani-i-madherishem-rinis-ne-shtator-ja-surprizat-ne-serite-e-reja/)

 

SI TË MARRËSH VIZË PËR NË SHQIPËRI?

Çdo i huaj që dëshiron të vijë në Shqipëri duhet t’u përshtatet kushteve më të fundit që ka miratuar qeveria për të marrë vizë. Duke filluar që nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi ligji i ri për hyrjen dhe trajtimin e të huajve. Në këtë ligj vihet re se një sërë vendesh kanë të drejtë të hynë në vendin tonë vetëm me pasaportë apo kartë identiteti. Kriteri kryesor për të përfituar vizë është plotësimi i dokumentacioni. Është shumë e rëndësishme që secili duhet të ketë ftesën e personit qe e ka ftuar në Shqipëri dhe te certifikata mjekësore nëse ka ndonjë sëmundje.

 Dokumentet

-Ftesa e garantit/ftuesit në Shqipëri;

-Bileta/rezervimi për kthimin

-Dëshmia për akomodimin e mbështetur në prova

-Leja e punës nëse hyn në Shqipëri për motive punësimi;

-Mjetet financiare, shqiptare ose valutë e huaj, që mund të shkëmbehen në një agjenci këmbimi në Republikën e Shqipërisë ose forma të tjera pagese, që pranohen në transaksionet tregtare në Republikën e Shqipërisë, si çek, kartë krediti etj.

-Dëshmia e mjeteve financiare nga subjekte financiare në Republikën e Shqipërisë, si: kontratë llogarie bankare, librezë depozite etj., qoftë për periudhën e qëndrimit të synuar, ashtu dhe për kthimin në vendin e tij të origjinës ose periudhën kur do të qëndrojë transit në një shtet të tretë, në të cilin ai është i sigurt që do të pranohet ose provon se është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në mënyrë të ligjshme në Republikën e Shqipërisë, në shumën 30 (tridhjetë) euro për ditë qëndrimi dhe 15 (pesëmbëdhjetë) euro për të miturin

-Kartela origjinale e vaksinimit ndërkombëtar, kur i huaji vjen nga vende të prekura nga epidemi ose sëmundje, për të cilat legjislacioni shqiptar e kërkon.

Në rast se i huaji nuk është i pajisur me kartelë, njoftohen strukturat e specializuara të Ministrisë së Shëndetësisë, për të marrë së bashku masat e duhura, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Pas kontrollit të dokumentacionit në pikat e kalimit kufitar apo jashtë tyre, autoritetet kompetente kryejnë këto procedura:

-Regjistrimin e të huajit kur hyn dhe del në mënyrë të ligjshme nga Republika e Shqipërisë sipas dokumentit të tij të udhëtimit

-Regjistrimin e të huajit, të cilit, për arsye të parashikuara në ligj ose në akte nënligjore, i refuzohet hyrja në territor

-Regjistrimin e të huajit që kërkon azil në kufi

Kush përjashtohet nga tarifat

a) fëmijët deri në moshën 6 vjeç

b) mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit

c) anëtarët e organizatave jofitimprurëse të moshës nën 25 vjeç, të cilët marrin pjesë në seminare, konferenca, ngjarje sportive, kulturore apo arsimore, të organizuara nga organizatat jofitimprurëse

ç) nxënësit e shkollave, studentët, studentët pasuniversitarë dhe mësuesit shoqërues që synojnë të qëndrojnë për qëllime të studimit ose trajnimit arsimor

d) studiues, të cilët udhëtojnë për qëllime të kryerjes së kërkimit shkencor në Republikën e Shqipërisë.

 Marre nga: http://www.standard.al/te-marresh-vize-per-ne-shqiperi-kriteret-dhe-vendet-ku-mund-te-aplikohet)

DY LAJME EKONOMIKE QE NUK DUHEN KALUAR NE HESHTJE

1. BORXHI PËR FRYMË, ÇDO FAMILJE SHQIPTARE KA 12 MILIONË LEKË BORXH

 Studimi: Rritet borxhi publik, 895 miliardë lekë, nga 815 në 2012-ën

Afro 900 miliardë lekë parashikohet të shkojë stoku i borxhit publik deri në fund të këtij viti. Kjo do të thotë se një familje shqiptare do të duhet të paguajë një borxh prej 1 milionë e 257 mijë lekë të reja, ndërsa çdo shqiptar mbart një borxh prej më shumë se 300 mijë lekë të reja.
Studimi
Një studim i fundit i Open Data Albania ka përllogaritur borxhin për frymë të popullsisë shqiptare, që duhet thënë se ka shënuar rritje vit pas viti. Kështu nga 100 mijë lekë që llogaritej borxhi për frymë para pak vitesh aktualisht ka kaluar në mbi 300 mijë lekë të reja për çdo shqiptar. Nëse do të marrim në studim vitet 2010-2013, rezulton se “borxhi për frymë” ka përjetuar një rritje me ritme jo të ngadalta. Rritjen më të madhe e ka pasur në vitin 2011, krahasuar me vitin 2010, me rreth 22.27%.
Popullsia
Duhet theksuar se kjo rritje e madhe ka ardhur kryesisht nga ulja e numrit të popullsisë së raportuar nga INSTAT me rezultatet e Censusit për vitin 2011, nga e cila rezultonte një popullsi 11.27% më e vogël se sa në vitin 2010. Megjithatë, edhe rritja e stokut te borxhit me 57.2 miliardë lekë apo 8% më shumë, dha ndikimin e tij në arritjen nivelit të borxhit për frymë nga 223 949 lekë në vitin 2010, në 273 831 lekë në vitin 2011. Ky ka qenë viti i vetëm, në të cilin rritja e “borxhit për frymë” shpjegohet kryesisht nga variabli popullsi, pasi për vitet në vijim, stoku i borxhit është faktori mbizotërues.
Krahasimi
Në vitin 2012, borxhi për frymë mendohet të jetë rreth 287 648 lekë, referuar kjo parashikimeve të bëra nga Ministria e Financave që në 1 gusht, 2012, për nivelin e pritshëm të stokut të borxhit deri në fund të vitit. Në fakt, ka pak gjasa që borxhi për frymë të qëndrojë në këtë nivel, pasi që në 30 shtator, 2012, Ministria e Financave raporton një stok borxhi 9-mujor prej 814 miliardë lekësh, që është afërsisht 99.79% e stokut të borxhit që duhej të rezultonte deri në fund të vitit. “Në vitin 2013, stoku i borxhit është parashikuar të shkojë në rreth 895.7 miliardë lekë. Nëse do të supozonim një rritje mesatare të popullsisë nga viti në vit me rreth 0.5% , atëherë, borxhi për frymë në 2013-n do të jetë rreth 314.271 lekë apo rreth 9.8% më shumë se në 2012-ën,” argumenton në studimin e saj Open Data Albania.
Borxhi
Në këto kushte, një familje shqiptare mesatare prej 4 personash, për vitin 2013 mbart një borxh prej 1 257 084 lekë. Por ndërkohë, nuk duhet harruar se jo e gjithë popullsia kontribuon me taksa dhe tatime në buxhetin e shtet. Kjo do të thotë se “borxhi për taksapagues” apo persona që realisht do e shlyejnë atë është akoma më i lartë. Borxhi për frymë është një tregues, që llogaritet si raport i borxhit total publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit (i cili ende nuk është shlyer) me popullsisë e atij vendi.

895 miliardë lekë parashikohet të shkojë stoku i borxhit publik  deri në fund të vitit 2013, nga 815 miliardë që ishte në vitin 2012

3  milionë lekë të vjetra llogaritet të jetë borxhi për frymë
në 2013-n, apo rreth 9.8 % më shumë se në 2012-ën

12 milionë lekë të vjetra i takon të paguajë një familje shqiptare me 4 persona, për vitin 2013, për shlyerjen e borxhit publik

_____

2. FINANCAT PAGUAN DITËN E DJESHME  3.5 MILIONË EURO INTERESA

Vetëm ditën e djeshme është disbursuar nga thesari i shtetit ekuivalenti i 3.46 milionë eurove për të paguar këste të radhës të interesave të letrave me vlerë. Ministria e Financave njoftoi se janë paguar interesa për obligacione me afat 3-vjeçar maturimi, që janë emetuar në vitet 2011, 2012 dhe 2013. Për këto letra me vlerë me afat të gjatë blerësit paguhen çdo gjashtë muaj, ndryshe nga bonot e thesarit, pagesa e interesit të të cilave paguhet që në momentin kur emetohen.

Aktualisht, pagesat nga thesari janë reduktuar në minimum dhe nuk po bëhet më asnjë pagesë për investime, shpronësime e detyrime të tjera, ndërkohë që vijojnë të paguhen paga të administratës e pensione, si dhe shpenzime emergjente. Ndërkohë, sot zhvillohet një mega-ankand i bonove të thesarit, me vlerë totale prej 25.4 miliardë lekësh të reja, ndërkohë që Financat kishin planifikuar për muajin korrik shitjen vetëm të 11 miliardë lekë letrave me vlerë.

Berisha, pasi mori vendimin për të zbatuar që tani rritjen e pagave dhe pensioneve, kërkon në tregun e brendshëm një borxh të ri shumë të madh, që i shtohet të vjetrit. Kjo ka sjellë kërkesa nga eksponentë të PS që edhe guvernatori i BSH të ndërhyjë, por një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë.

INTERESA BORXHI TË PAGUARA NGA BUXHETI I SHTETIT DITËN E DJESHME, DATË 8 KORRIK 2013

Interesa obligacioni 3-vjeçar, emetuar më datë 07.01.2011

133.500.000 lekë

Interesa obligacioni 3-vjeçar, emetuar më datë 06.01.2012

51.044.040 lekë

Interesa obligacioni 3-vjeçar, emetuar më datë 19.02.2013

64.125.000 lekë

Interesa obligacioni 3-vjeçar, emetuar më datë 07.01.2013

235.125.000 lekë

Total 483.794.040 lekë ose 3.455.671 euro –

See more at: http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/financat-paguan-diten-e-djeshme-3-5-milione-euro-interesa-166277.html#sthash.3OjaQsl0.dpuf

MURAT ALIAJ: PЁRPARA MERCENARЁT E MI TЁ LAVDISHЁM

Njeriu që e kalon gjithë jetën me kafshet, është e pamundur t’ju shpëtojë mjaft huqeve kafsherore. Kafshet, sipas llojit të vet kanë huqe të ndryshme. Të mira e të kqija, sipas llojit të kafshës. Varet se cilat do preferojë njeriu prej tyre. Më e zakonta kafshë tek ne, është qëni i cili vërtet që ka të mirë besnikërinë, por ka të padurueshme lehjen. Që të dyja janë të nevojshëme për një politikan. Madje e dyta përbën domosdoshmëri.

Puna është se është hapur një hendek moskuptimi mes nesh që qeverisim dhe popullit i cili në vënd të ankohet për pazotësinë e tij, rri e shan neve që jemi lokomotiva e shoqërisë. Derisa nuk përbënte rrezik lehja e tij, e lamë, por tani jemi në prag të zgjedhjeve dhe radhën për të lehur e kemi ne. Populli i paduruar duhet të paguaj mëkatet e veta dhe mirë t’i bëhet, por nga ana tjetër ai duhet bërë zap, për të mos na rrezikuar votën. Ai duhet të jetë besnik dhe të mos lehë kundër drejtuesve të vet. Sepse kjo botë ka ca rregulla që e mbajnë ekujlibrin. Ky popull harbut e injorant duhet mësuar të drejtohet, e jo të na japë mend si ta drejtojmë.

Për të keqen e tij populli ka ca huqe jo të mira. Ai i merr serjozisht ca gjera që ne drejtuesit i themi, kur na e do puna për t’i krehur leshtë. Vërtet që ne e quajtëm SOVRAN, dhe ai që i tillë s’ka qënë kurrë, nuk mund ta kuptojë këtë nder që i bëjmë ne. Ai nanuriset dhe përgjerohet për ne gojëartët, duke goditur ata, gojëhaletë që s’lënë gjë pa thënë kundër nesh. Populli është vërtet sovran, por ama, pas nesh që e drejtojmë. Tani le t’i marrim me radhë punët, kush jemi ne, dhe kush është ky popull, që guxon e na jep mësime.

Deshi rrugë? Rrugë i bëmë. Jo pak, por plot 10.000 km, që është e njejtë si të shtrosh distancën Tiranë –Tokio. Populli i sheh dhe ju gëzohet këtyre rrugëve, por s’do t’ja dijë se pikërisht për to u desh të shisnim gjithë ç’kishte mbi toka e nën toka jonë. Madje as ato nuk mjaftuan, pasi u desh që të fusnim edhe vëndin në borxhin më marramëndës që s’e kishte menduar kurrë.

Deshi kanunin si rregullues të marrdhenieve shoqërore. Është plotësisht i lirë që ta nderojë dhe zbatojë atë sipas qejfit. Por ama të mos ankohet se ja paskemi fajin ne që mijra të rinj e kalokan jetën të ngujuar nëpër kulla. A s’janë ata trashëgimtarët më besnikë të së shkuarës sonë?

Deshi shkolla? Gjithandej vumë mësues trapërit tanë, që s’u lodhën duke ju folur fëmijve, për meritat tona. Kusarët i bëmë drejtorë shkollash, kurse kriminelët mësues anatomie. Biznesmenët e morën vet përsipër dhenien e lëndës së matematikës. Kaq të hapura s’kanë qënë kurrë dijet tona të çdo fushe. Mësuesit tanë janë njerëz praktik. Aty ku është e domosdoshme teoria, ne gjetëm ndonjë të përndjekur që na beson akoma duke u zvarritur pas nesh. Askush nuk mund ta japë më mirë lëndën e historisë dhe letërsisë, se sa ata. Fëmijët tanë duhet t’i dinë të gjitha gjërat që i kanë punuar diktatorët këtij vëndi e këtij populli, ndryshe s’ka si t’ja dinë vlerën demonkracisë. Sepse nuk ishte budalla Enveri që neve drejtuesve të sotëm të shtetit, na vinte në rresht si bagëtitë dhe na nxirrte tribunave që të brohorisnim e çirreshim për të. Tani është radha jonë, që brezi i ri të na e kthejë këtë borxh. Ndaj këta fakirë duan s’duan do dalin në sheshe e të çirren për ne. Sepse ne jemi ndryshe nga Enveri. Ne jemi demonkratë që fëmijën qysh pa dalë nga barku i nënës, e fusim në rresht ta hedhë votën për ne. Të tjerët, ata që kanë ca vite që e kanë parë dritën e diellit as i diskutojmë fare. Le të vijnë të votojnë edhe gjashtëmbëdhjetvjeçarët, edhe dhjetvjeçarët. Pse jo edhe ata me bibelino bythëve?.

Ne e bëmë njeriun e të pavdekshëm. Shihini listat tona të votuesve, sa emra do gjeni nga njerëzit që i kanë mbyllë sytë prej vitesh. Se, ata vërtet kanë mbyllë sytë, por jo zemrën e cila rrahu deri në sekondën e fundit, për ne.

Dikush do i quaj lehje qensh sukseset tona. Le t’i quaj si të dojë, pas 23 qershorit ne nuk do lehim më dhe ai do ketë rastin të ndjejë kafshimet e dhëmbëve tanë.

Akoma kemi për të bërë mrekullira, pasi këtë vënd e gjetëm shkretëtirë, pa asnjë uzinë, pa asnjë hidroçentral, pa asnjë minierë. Kemi vetëm ca kështjella ilirësh që na kanë mbetur tek tuk e që do ja u shesim manjakëve të arkelogjisë. Edhe kështjellën e Krujës do e shesim, po të na dalë ndonjë blerës miljarder. Do e shesim jo se kemi nevojë për para, por thjesht për të çuar në vënd amanetin e Skënderbeut që lavdinë e këtij vëndi ta shpërndajmë nëpër gjithë botën.

Të gjitha këto janë punë të mëdha e nuk bëhen me të tundur të gishtit. Ndaj kërkojmë mandatin tjetër të qeverrisjes që ta plotësojmë ëndërrën tonë, duke shitur gjith ç’ka mbetur akoma në këtë vënd. Po do ketë njerëz që prej varfërisë do vazhdojnë të hanë kokat e njeri tjetrit. Mirë t’ju bëhet. Le të vijnë me ne që të pasurohen e të bejnë jetën e njeriut të perëndisë. S’duan. Le të hanë kokat derisa nuk e shohin ku është e mira e tyre.

Ne as ju kemi ndonjë faj dhe as ju kërkojmë ndonjë gjë, veç atë votën, duan s’duan do e hedhin në anën tonë, sepse na e kanë borxh, pasi vetëm ne mendojmë për ta. Do përmbysim malet dhe hapim 250.000 vende pune që të punojnë e të hanë të gjithë të pangopurit, sa t’ju dalë nga hundët. Po do thoni ju ku do hapen këto vende pune? Në hotelet e Argites, Shkëlzenit dhe Lulit. Njerëzit puntorë ngrenë pallate e hotele luksoze në bregdet e në zonat e tjera turistike, e s’merren me fjalë kafenesh siç bën ky popull krahëtharë. Ne ju themi hajdeni të punojmë bashkë: ne si bosa e ju si zvarranikë. S’doni? Punë juaja. Ne do vazhdojmë t’i ngulim kthetrat tona në të gjithë Shqipërinë. Por ama asnjë të drejtë s’keni kur ankoheni se në Shqipëri nuk paska më vënd për shqiptarët, pasi atë e paskan zaptuar lehaqënët dhe banditët. Ne ndjejmë detyrë t’ju vërtetojmë se nuk dimë vetëm të lehim, por edhe… të kafshojmë.

Ndokush edhe do çuditet se ku u gjetën kaq shumë të papunë në këtë vënd, kur shifrat e INSTAT raportojnë vetëm 120.000 të papunë? Mos u ngatëroni me shifra se ato janë për të huajt që patjetër duan ca shifra. Mirëqënia s’matet me shifra por me buzëqeshje dhe me vota.

Vërtet ka njerëz që e kuptojnë gabimin e tyre fatal të kundërvënies dhe nxitojnë t’i lajnë hesapet me këtë jetë, duke u vërvitur nga katet e katert dhe të pestë të pallateve. Njerëz që nuk i kanë bërë mirë llogaritë, pasi pallatet 4–5 katshe të Enverit janë të ulët dhe shumë nga njerëzit e dëshpëruar, ndodh që të mos vdesin pas fluturimit nga sipër. Ne ndaj i ngritëm pallat 10–15 katësh. Hedhja prej tyre e garanton vdekjen.

Ja kështu janë gjërat. Doni s’doni, do votoni për ne. Popull kot. Popull dembel dhe i pazoti që do kishe vdekur me kohë, po të mos ishim ne. Ç’të duhen ty shifrat o legen popull? Ato i duhen Bodes i cili si gomar që është, ka vënë ulurimën se sirtarit të shtetit i mungoka shuma prej 309 miljard lekë. Kujt i ankohet gomari dhe pikërisht këtë kohë gjeti për t’u ankuar? Sikur nuk e di se fushata pa shpenzime nuk bëhet.

Kohë fushate është dhe gjerat kanë marrë dallgë. Ujrat janë turbulluar, por akoma më mirë do bëhet, pas kullimit. Muli ka marrë urdhër që tropojanëve dhe kuksianëve, t’ju bëjë një eskursion në të gjitha qendrat e votimit të Shqipërisë. Por kemi edhe mercenarët e tjerë që s’na i kanë harruar sherbimet, brenda dhe jashtë vëndit. Për kur i duam po s’na u gjëndën tani?

Edhe në na lënçin në baltë ata, turpin ta kenë për vete, pasi ne i kemi marrë masat që të dalim prap fitimtarë. Për të mirën e kombit këmbëngulim e jo tonën.

Qelitë e burgjeve i kemi plot me kriminelë dhe hajdutë. Ata janë penduar për paudhësitë e tyre dhe janë gati të kontribuojnë për demonkracinë. I dhashë urdhër Halimit dhe Mulit që ta shikojnë ndryshe këtë punë. Derisa ne po mobilizojmë për fushatë gjithë të vdekurit, si mund të lëmë pas dore të gjallët! Ne nuk e kemi të keqen nga të burgosurit hajdut e kriminelë, por nga njerëzit e lirë që e kanë zgjatur llapën shumë e guxojnë të përgojojnë neve për grabitje. Duhet bërë patjetër ndryshimi. Të nxjerrim nga burgjet kriminelët e hajdutët dhe të kthejmë Shqipërinë në një burg të egër për gojëçthururit.

Që të jesh kriminel e hajdut duhet patjetër të jesh njeri me zëmër të fortë. Këta njerëz na duhen neve e jo ata që ju është mërzitur jeta dhe fluturojnë nga katet e sipërm, si të jenë qeska plehrash. Vetëm këta mund ta bëjnë zap këtë popull që ka nisur të cicërijë kundër nesh, se gjoja vodhëm e shkretuam gjithë atdheun. Ta shohim kush e shkretoi atdheun. Ne që sakrifikuam emrin tonë fisnik, duke hedhur mbi vete, të gjithë pasurinë kombëtare, apo këta duartharë që kanë 23 vjet që s’njohin shijen e djersës. Rrinë vetëm kafeneve dhe shajnë shpëtimtarin e tyre.

Fatmirësisht edhe me Greqinë e cila ka pjesën më të madhe të shqiptarëve të denuar, ramë dakort që t’i kthejmë në atdhe. Se, ne nuk jemi hakmarrës. Ata kthehen në atdhe me një thesar të pasur eksperience. Se ç’bënë ata në Greqi, neve s’ka ç’na duhet. Ata janë njerëz që kanë treguar me prova, se ju zien gjaku dhe mezi presin të futen në ndeshjen e madhe. Ne do ju ofrojmë edhe poste e shpërlime për sherbimet e tyre, sepse në ekonominë e tregut, asgjë nuk bëhet vullnetarisht. Ndaj nuk duhet çuditur po u pa ndonjë emër emër prej tyre, në listat e deputetëve.

Ka edhe një problem tjetër tek i cili nuk i ka shkuar mëndja asnjërit. Votimet nuk u lanë rastësisht në 23 qershor. Në pisk të vapës është edhe rreziku i përhapjes së mikrobit të tërbimit, i cili ka kohë që ka hyrë në gjakun në këtij populli. Ai është aleat yni dhe ne do e fusim në punë. Me këtë rast do i lajmë hesapet me të gjithë kundërshtarët tanë që na hapën kaq telashe këto muaj me ndërkombëtarët. 23 qershori do jetë një pastrim gjeneral i popullatës dhe për ta frenuar përhapjen e mikrobit të tërbimit edhe në radhët tona, do fillojmë dizifektimin total me solucjonin çudibërës: democraticus berishoviq.

Ndaj u lëshua direktiva, që të gjithë të burgosurit me akuza nga më të rëndat, të fitojnë lirinë. Ata nuk janë më të rrezikshëm nga ky popull pa dinjitet. Ndeshjen do e bëjmë që të habitet edhe djaalli vet. Ne jemi në krahun e guximtarëve. Dhe të shohim se kush do e fitojë. Sigurisht që një ditë edhe ne do ikim si të shumtit, por ka ikje dhe ikje. Ne do ikim si fitimtarë, kur të na dojë qejfi neve e jo kur t’i shkrepet këtij populli pa dinjitet, që ne e bëmë t’i dëgjohet emri në botë.

Me ne është gjithë bota përparimtare që nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine. Me ne është kryepapa dhe kryehoxha. Me ne janë të dymbëdhjetë perënditë e Olimpit, ndaj nuk na bëhet vonë pse s’do të na kuptojë populli ynë i cili akoma s’njeh veten e jo të na njohë neve. Atij do i japim një mësim që të mos e harrojë, derisa ne të jemi gjallë. Të mos guxojë të llapë pa le të ngrihet e të bëjë ndonjë protestë.

Përpara mercenarët e mi të lavdishëm, për të arritur fitoren tonë më historike!

ARBEN BLLACI: QENTË E VALARESË!

Valareja është një fshat i vogël, vendosur në luginën e lumit Drino, që ndan qytetin e Gjirokastrës me Lunxhërinë. U bë mukajeti i këtyre radhëve, tek meditoja si të gjithë, rreth zullumit të listave me kandidatë për zogorinë që kotare ka sallën e Parlamentit të Shqipërisë. Vanareja nuk ka ndonjë histori heroizmi që të bëjë “muuuu”, siç është gjithë atdheu ynë heroik, po është, megjithatë, një emër shumë i njohur, nga fjala e famshme “Harro mushkë Valarenë, se Ali Pashanë e prenë!”. Dhe një tjetër, më pak e famshme, “Si qentë e Valaresë”. Ja t’jua tregoj shpejt e shpejt e pa koment ngjarjet e sintetizuara në dy fjalët që, me kohë, kanë marrë statusin “të urta”!

Harro mushkë Valarenë…

Valareja, gjeografikisht, që herët, ka qenë fqinje edhe me Tepelenën e Ali Pashës. Kur tepelenasi u bë ai që u bë e që dihet nga të gjithë, merret lehtë me mend që s’guxonte frymë robi t’i thoshte “plaç” me gojë, atij jo se jo, po as sendeve, gurëve a drurëve, gjësë së gjallë e gjësë së vdekur që ishin nën hijen dhe kujdesin e tij.

Këtë azatëri a, liri të paasnjë kusht e kufizim, e ushtronte sidomos një mushkë, pikërisht ajo që mbeti në fjalën e urtë, për fat të keq, pa emër. Mushka e famshme gëzonte mbrojtjen e plotë nga Hankua, nëna dhe Shanishaja, motra e Pashait të Janinës, që thonë se përdorte sytë në vend të jataganit. Ato vetë jetonin në Beçishtin e tyre, gjithashtu lavdimbuluar, si çdo pëllëmbë e tokës sonë. Zonja mushkë, duke qenë se s’guxonte njeri as t’i zinte rrugën, niste “ekskursionet” e saj fshat më fshat, gardh më gardh e kopsht më kopsht, gjersa arrinte në Valare, ku kishte lezetin më të madh. Nuk linte arë e mullar pa kthyer përmbys, duke marrë në qafë fshatarët e shkretë, që shihnin si u kthehej përmbys para syve gjithë mundi i vitit.

Mirëpo vetëm kaq, se kush nuk e di që koka dhimbset më shumë se mullari. Drinua rridh e koha rridh, gjersa erdhi ora që Aliut koka i shkoi në Stamboll e trupi i mbeti në Janinë. Ashtu e gjeti edhe kënga që, më vonë, u bë valle e kënduar me plot gazmend, mu në pikun e dasmave, Jug e Veri (!) (“Koka në Stambollë moreee/ E trupi në Janininëëë…”. Shumë kanibaleske më duket kjo këngë e kjo valle, thoshte gjithnjë, një mikesha ime). Nejse.

Këtë gjëmë që gjeti Beçishtin, Tepelenën dhe Shqipërinë mbarë, s’kishte nga ta dinte mushka, se mushkë hesapi. Ajo vazhdoi edhe ca kohë avazin e saj, gjersa arriti prapë në Valare dhe nisi “dasmën”. Mirëpo nusërimi kishte marrë fund bashkë me Pashanë. – Harroje Valarenë, se Alinë e prenë, o bishtprerë zullumqare! Dhe valarjotët zbrazën mbi kafshën e gjorë gjithë vrerin e mbledhur nëpër vite, vrer që për qejf do ta zbraznin më mirë mbi kurriz të Pashait!

Qente e Valarese…

Me siguri, rastësisht, Valareja është thuajse simetrikisht e baraslarguar me disa kilometra nga dy fshatra të tjera, mbështetur përkatësisht nw dy male. Erindi në Malin e Lunxhërisë dhe Mashkullora në Malin e Gjerë. Duke qenë pjesë të atdheut tone, mbuluar pëllëmbë e lavdi, s’ka arsye që edhe këto dy fshatra të mos kenë historinë e vet, lavdi tej e ndanë!

Erindi është vendlindja e heronjve të njohur Misto Mame dhe Mihal Duri. Mashkullora po dihet, kishte, se tani nuk e ka më, rrapin e këngës së mirënjohur, që nuk arrin të saktësojë dot nëse ishte bojë apo gjak ajo që Çerçiz Topulli derdhi mbi asqerët turq, njëqind e mos më vjet më parë.

Përveç këtyre atributeve, dy fshatrat, duke qenë të banuara edhe me lebër, që s’mund të mendohen pa kope bagëtish, kishin edhe sallahanet (thertoret) e tyre, të cilat viheshin në punë me radhë, çdo muaj nga secili fshat. Duke qenë një vend më i vobektë dhe e banuar nga fusharakë më modestë në cilësinë e jetesës, në Valare nuk kishte sallahane, po kishte zogori të mëdha qensh, që mblidheshin aty nga fshatrat rrotull, shumicën e kohës të uritur.

Duhma e mishrave që thereshin në Erind, e tërbonte zogorinë e uritur e të mësuar keq me kërmë. Ajo shkulej në tufë dhe udhëtonte për në fshatin e bollëkut, mbuluar nga jargët e urisë, duke shpërndarë ngado angullima e duhma të qelbura zogorish. Rrethonin sallahanen e vallëzonin rreth zorrëve, plëndësave, thundrave, gabzherrëve e turlilloj mbetjeje mishi bagëtish, që kasapët u vërvitnin ngado, gjersa zogoria e tërbuar qetësohej e shndërrohej në një tufë të urtë e të bindur ndaj çdo fishkëllime kasapi mirëbërës. Pastaj kokulur dhe e shndërruar në një masë e lumtur, merrte rrugën për në Valare.

Për t’u shndërruar sërish në zogori të tërbuar, pak ditë më vonë, gjersa hapej sallahani i Mashkullorës, në drejtimin e kundërt të Erindit. Procesioni niste nga fillimi; zogoria po ajo, uria po ajo, tërbimi po ai, zorrët e gabzherrët shumë të ngjashme, vetëm kasapët ndryshonin. Dhe kështu vazhdonte jeta e zogorisë në itinerarin Valare – Erind dhe Valare – Mashkullorë, një odise e denjë kjo për çdo zogori, po edhe për zagarë të veçuar…

Ne Vend te Mbylljes

Dashtë Zoti të mos i kini dëgjuar më parë historitë nga burojnë dy fjalët e urta e të mos ndiheni si në rastet kur na duhet të dëgjojmë një barcaletë që e dimë, e jo vetëm kaq, po edhe të qeshim kot fare, në respekt të atij që e tregon… se u bë Valareja mukajeti i këtyre radhëve, tek meditoja si të gjithë, rreth zullumit të listave me kandidatë për zogorinë që kotare ka sallën e Parlamentit të Shqipërisë.

KOMENTATORË DHE ZHURMUES: BRIGADA E PLEHUT NË INTERNET

Rreziku më i madh me të cilin përballet një njeri që don të ofrojë ndonjë ndihmesë në debatin publik, ose thjesht të thotë mendimet e veta në një blog, sic bëj unë tek Rrethi I Ferrit, është ndeshja me lukuninë e njerëzve anonimë që e kanë lirinë e pakufizuar të thonë cka duan, si duan, dhe pa e vrarë mendjen dy herë.

Mirëpo tashmë, këta që komentojnë pa ndërprerje në faqet shqiptare në internet nuk janë as njerëz, as anonimë, dhe as të lirë. Si gjithherë, gjëja më e lehtë për t’u mësuar janë mbrapshtitë. Dhe në shtetin shqiptar, së bashku me Call Center që hapi ai italiani që ia dogjën BMË-në tek Blloku, ky është profesion që të paguan mirë. Kjo është një ndër mbrapshtitë moderne të komunikimit që e kemi mësuar shpejt e shpejt, aq sa jemi bërë mjeshtra.

Natyrisht, nuk e kemi shpikur ne këtë profesion të komentatorit profesionist. Por paria e Tiranës ka nevojë të jashtëzakonshme që mesazhi lidhur me të vërtetën, që thuhet kryesisht në internet, të cilin ajo nuk e kontrollon, të mos mbrrijë kund. Edhe po mbrriti, ai duhet të zhvlerësohet. Nëse nuk zhvlerësohet mesazhi, atëherë duhet të zhvlerësohet njeriu. Në fund, njerezit që jetojnë në shtetin shqiptar duhet të jenë e të mbesin tërësisht të coroditur, sepse të vërtetat nuk bien nga qielli. Të vërtetat do t’i thonë njerëzit dhe puna e këtyre është që ti bëjnë të papranueshme. Dhe po e mbytëm një gjarpër tek burimi i ujit, askush nuk do të pijë më aty. Po e diskredituam njeriun, atëherë mesazhi i tij nuk ka vlerë. Kjo është detyra e Brigadës së Plehut në Internet.

Në Tiranë kemi një zogori llapaqenërie mediatike që përmes televizoneve, gazetave, radiove, revistave, dhe të gjithë mënyrave të tjera të komunikimit kryen misionin e përdredhjes të së vërtetës. Mirëpo internetin nuk e kontrollojnë dot. Dhe njerëzit shkojnë në internet, e atje u ngatërrohet mendja dhe e gjejnë të vërtetën që paria lodhet kaq shumë t’ua fshehë.   Sepse ja, shihi gazetat. Në kioska shesin 200 copë dhe këto i blejnë institucionet, por në internet lexohen nga dhjetramijra vetë në ditë.

Paria e di rrezikun e internetit në nxjerrjen e së vërtetës. Se mua e disave si unë, nuk na mbyllet goja dhe do të themi të vërtetën sa të kemi forcë të flasim.

Pikërisht për të përmbushur këtë mision të ngatërrimit të mendjes, të fshehjes të së vërtetës paria e Tiranës ka marrë në punë Brigadën e Plehut të Internetit. Këta janë një tufë rrogëtarësh që rrinë në zyra e në kafene dhe hamullisin pa ndërprerje në cdo shkrim që iu bie ndesh palëve respektive të parisë. Mund të jesh tek një lokal simpatik dhe ai djali që sheh me laptop e që qesh gjithë kohën, që nuk punon e pi kafe e lexon në kompjuter nuk është student. Ai është pjestar i Brigadës së Plehut të Internetit.  Edhe ky konsulli që e vë emrin në komentet e tija, është pjestar i Brigadës së Plehut në Internet. Edhe ky Ambasadori i lodhur, ky analisti i roitur, profesori me mani seksuale, ky Vërjaemrin që vetëquhet aristokrat, ky drejtuesi i emisionit që llap e llap dhe vetë nuk e di cka thotë, edhe këta që shkojnë në punë në katin e tretë të PD-së dhe që drejtohen nga Disidenti I Djathit, apo ata të tjerët në zyrën në qoshe të PS-së janë është pikërisht të punësuarit në Brigadën e Plehut në Internet.  Miratojnë, kundërshtojnë, shahen me njëri-tjetrin, dhe krijojnë konfuzionin për të cilin edhe paguhen.

Ka mjaft fakira që nuk dinë cka thonë, apo njerëz të edukuar që thonë gjëra të sakta në internet por këta janë profesionistë dhe të zanatit. Këta dinë se si funksionon mendja e njerëzve dhe i gjen gjithkund, në gazeta, blogje, Facebook, forume. Këta janë Brigada e Plehut të Internetit. Aty ku ka një të vërtetë, këta i hedhin pak pleh përsipër. Aty ku nuk ka shumë pleh, këta i hedhin më shumë.

Profesioni i ri i zhurmuesit

Dikur kishte një njeri që e kishte detyrë të kthente antenën këndej e andej dhe ndizte e fikte me urdhër zhurmuesin. Tash këta pjestarët e parisë së Tiranës e kanë kuptuar se zhurmuesi i vërtetë është mendjen e njerëzve. Sepse po ua bërë të bardhën të zezë, dhe të zezën të bardhë, e ke zgjidhur problemin. Këta janë pjestarë të brigadës së plehut në internet. Detyra e këtyre është që të merrene me gjithkënd e me cdo argument. Dhe po panë se ke një mendim që nuk iu shërben kryetarëve të partisë, të hedhin një dorë pleh. Po panë se ke hedhur mjaft pleh, sic ndodh rëndom me komentatorë që janë në shërbim të palëve të parisë si pjestarë të brigadës mediatike të plehut, këta ta shtojnë pak dozën dhe i fusin një të sharë të shkretit kundërshtar. Objektivi është i njëjti: të dobësohet apo të përforcohet mesazhi, simbas interesit të shefit të brigadës së plehut.

A funksionon Brigada e Plehut?

Brigada e Plehut funksionon dhe funksionon mirë. Ne jemi një popull që vdesim për thashetheme, që nuk i besojmë të vërtetës edhe kur e kemi para syve. Sepse duhet medoemos që të ketë dicka të fshehur dhe këtë e marrim vesh vetëm tek mulliri pa kokrra që është kafeneja ku diskutohen pikëpamjet dhe vizioni për botën I burrave shqiptarë nga mengjezi e deri në darkë. Ai Kryemerhumi e quante gazeta arabe, unë e kam quajtur gazeta katundare, po nuk ka ndonjë dallim të madh se edhe arabët katundarë kanë qënë kur i kemi njohur ne. nejse.

Thashethemet shpërndahen nga brigada e plehut pa kurrfarë kursimi apo dhimbje dhe funksionojnë. Ja të sjell ca shembuj nga rasti im personal. Njëri më pyeste: “po të kujtoj kush ka qënë babai i jot!” Cka me i thanë??? Me i thanë se unë jam ndër të paktët që e di të sigurtë se kush ka qënë im’atë… shko more vëlla e gjej se kush është babai i jot, sepse kështu si kanë ardhur punët, është mbushë bota me njerëz që nuk e dinë? Po ky tjetri që një e dy nuk ka lanë rrugicë të Gjuhadolit pa më përmendë.  “A e din se kur ke kalue te kjo rrugica…” kah kam pasë me shkue? Te ajo rrugica asht dashtë me kalue! Asht njëri që duket e ka detyrë me thanë se kam qënë kapterr… një e dy e “Shenazia ka kënë kapterr”!!! Më e bukura është akuza që më bën njëri që një e dy më thotë se kam qënë spiun i Sigurimit. Unë nuk kam kene kurrgja hic, as spiun as oficer por, me thanë të vërtetën, ba me më pasë ba oficer të Sigurimit isha sjellë ndryshe… Por këta, sa më shumë që kam shkruar aq më shumë më kanë rritur gradën. Njëri bile me bëri DS Nasi, shefi i Sigurimit të Qytetit Studenti!!! Një tjetër me shkruante: “A e din kur spiunoje ata që takoheshin fshehtas me të huajt??” More vëlla, fshehtas e hapur jam takue unë me shumë të huaj bile, ka dalë një revistë jashtë shtetit në Qershor të vitit 1990, që thotë se takuam një Shenasi Rama në Shkodër që na tregoi se ku i kishin hedhur eshtrat e Fishtës…. Me sa duket këta kanë marrë dosjen time dhe po e kthejnë cdo gjë mbrapsht…. Lexoje more dosjen, apo ia keni lanë në kujdestari një kopje Gjergj Lezhjes e një kopje Fahr-el-din Balliut, të Bekuarit të vetëm Apostolik?

Shkurt, si rregull, unë i lexoj komentet që bëhen në shkrimet e mia. I lexoj në Facebook, i lexoj këtu në blogun tim Rrethi i Ferrit dhe në komentet e gazetave që nxjerrin shkrimet e mia. E ndjej detyrë me dëgjue njerëzit dhe me i kuptue si duhet. Shpesh marr mendime të vyeshme, ide për shkrimet dhe argumente që vërtetojnë atë që mendoj e që di unë. I respektoj shumë miqtë e mi që harxhojnë kohën e komentojnë, më korigjojnë, me vënë në dukje gabime e të tjera. E ndjej shumë përgjegjësinë për atë që them, sepse nuk dua të them mendime të gabuara dhe t’i zhgënjej. Dhe nuk përtoj të komunikoj me njerëz që i njoh, me njerëz që nuk i njoh, me pseudonime, me njerëz që kanë personalitete të shumëfishta, dhe me ata që janë krejtësisht të turbullt. Është detyra e ime. Përderisa shkruaj, e përderisa më lexojnë, duhet të përgjigjem. Nuk do të shkoj deri në atë nivel që shkoi Mustafa Nanaj që hapi një rubrikë “ju pyesni, Muci përgjigjet” por ama lexuesin e respektoj dhe do ti pergjigjem.Ja nje shembull:

“O miq mua me duket se ky i shkreti nuk eshte mire nga mehalla e siperme.Jeton ne nje bote virtuale qe e ka krijuar brenda nje nate dhe i duket vetja perendi. Fut ne nje epruvete terma, fjale,ngjarje,insinuata, hamendesime,keshilla,sentenca e pasazhe teorike dhe pasi i tund fort na i hedh ne si BAR CUDIBERES. E kam thene edhe nje here tjeter ky Shinasiu punon ne avance qe pas zgjedhjeve te vije ne Shqiperi, te krijoje nje parti te tijen me synimin qe te dale me shpate si shpetimtar kunder asaj qe ai e quan “paria e shqiperise.Mua me duket nje eklektik klasik qe merr poza profeti, sepse kujton se ka te beje me budallenj e me katundare sic shprehet shume shpesh.Don Kishot tipik i koheve moderne.”

cka t’i pergjigjem ketij njeriu? Mirëpo edhe kur nuk di cka me iu pergjigje, këta të Brigadës së Plehut në Internet I lexoj ma me andje se gjithcka tjetër. Këta më argëtojnë! Tashti po sjell një koment nga këta të Brigadës së Plehut që më ka shkri gazit:

“Sa per dijeni ky Shemja ka si idol Zholefinen, Dizenjatoren e Pallavrave te Leshit te pa tjerrun.
Kshtu osht dhe kjo puna e ktij intelektualit prej Hamerike,..tjerr e tjerrr,… e bone golfin gati me e vesh ne dimen o Naçoooo.”

Ama… këtij nuk i përgjigjem! Se ky shihet nga katër ‘o-të’ që ka marrë sëmundjen e shefit të vet! Por ndoshta kushedi se për cilin e ka se unë nuk e njoh veten këtu. Hajt ma, duhet me pasë mëshirë edhe për këta sepse edhe këta duhet me fitue rrogën. Dikur vinte një makinë që pastronte gjirizin. Tash kemi laptopin dhe Brigadën e Plehut në Internet që qelb të gjithë dynjanë. Por duhet me vazhdu e me thanë të vërtetën. Sepse ne na ka ngordhur gomari me kohe, por vetëm e vërteta ka me na shpëtue, një nga e një e të gjithë bashkë.

DALJA E BOJËS DHE FUNDI I LOJËS

Me mbylljen e listave të kandidatë për deputetë, të cilat do të paraqiten nesër, po shihet qartë niveli i pafytyrësisë dhe i poshtërsisë së parisë së Tiranës. Me një shprehje popullore parisë së Tiranës “i ka dalë boja.” Tashmë paria e Tiranës nuk ka pretendimin më të vogël për ti shitur sherret falso si ndarje ideologjike. Paria e Tiranës nuk ka fytyrën për ti mobilizuar njerëzit as në bazë të ndarjeve të vjetra e të stërpërdorura si komunistë/antikomunistë. Parie tiranës ka treguar se ka vetëm interesa materiale. Klanet e tyre përplasen vetëm për të fituar kontrollin e shtetit dhe për ta vënë në shërbim të tyre.

Ata që e kanë kuptuar këtë sjellje kanë gjetur vërtetimi e asaj që kanë ditur. Ata që nuk e kanë pasë pranuar, nuk kanë më justifikime. Vetëm të poshtërit dhe budallenjtë nuk duan ta pranojnë këtë të vërtetë të pamohueshme. Këta janë banda katundarësh që duan të vjedhin shtetin dhe që nuk lodhen për ta fshehur fare, bile ta shesin si arritje, këtë sjellje të tyre. Një shprehje popullore thotë “iu plasi cipa” mirëpo cipa të plas kur ke fytyrë. Shprehja më e saktë është këtyre “iu ka dalë boja,” d.m.th. ajo shtresa e bojës është leskëruar dhe këta e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë dhe kanë shkuar në origjinë. Huri i gardhit mbet hu gardhi, edhe po ta pikturojë Vangjush Mio apo Kole Idromeno.

Dalja e Bojës dhe Vazhdimi i Lojës

Dalja e bojës është një fenomen i rrezikshëm për vetë parinë. Edhe pse praktika e ndjekur nga paria e Tiranës për të mobilizuar njerëzit dhe për tu zhvilluar atë që quhet politikë simbolike duket sikur po funksionon mirë edhe në këto zgjedhje. E megjithatë, poshtë lustrës së vetësigurisë dhe të përpjekjes së bashkërenduar për të shitur rezultatin, cilido që të jetë, për të zhdukur alternativat dhe për të vazhduar me teknikën e dezinformimit e të c’orientimit të votuesve shihet dicka tjetër.

Dalja e bojës po e bën të tendosur shumë vazhdimin e lojës së sherrit fals e artificial ndërmjet palëve. Nga një anë paria i ka llogaritur mirë e bukur votat. Ata i kanë numëruar njerëzit si delet dhe e dinë se kush do të votojë për kë me një qartësi të madhe. Kjo punë është bërë shtëpi më shtëpi, derë më derë, me sekserë, me lista të punësuarish, me shantazhe të hapurë e të fshehta, me terror politik, me terror mendor, me terror hafijesh që janë shtuar në kufinjtë e shtetit policor dhe me propagandën e frikshme të kafeneve katudnare që janë emisionet si Opinioni, Top Shoë, apo ai gjirizi mediatik, që është emisioni i Arian Canos. Përpjekja e tyre për vazhdimin e lojës po duket shumë e suksesshme dhe luftohet ditë për ditë. Nga këndvështrimi i tyre loja po vazhdohet, po pranohet nga populli, edhe po fitohet ditë për ditë.

Mirëpo, nga ana tjetër, paria është tërësisht e pasigurtë se cka mund të ndodhë më popullin e se si do të sillen shqiptarët me 23 qershor por edhe mbrapa.

Sepse loja kishte kuptim sa kohë që ata ishin të organizuar në dy skuadra kundërshatre për vdekje. Tani po del se ata janë një skuadër që po bën praktikë dhe atë e shet si ndeshje.

Vazhdimi i lojës dhe pranimi i saj rrezikohet edhe sepse, në këtë pikë e mbas, paria i mban njerëzit haptazi të lidhur vetëm e vetëm për interesa materiale. Mirëpo edhe qeni më besnik don të hajë tre herë në ditë. Dhe kështu paria është në krizë dhe vazhdimi i lojës bëhet problematik. Paria përballet me shterrjen e burimeve materiale të shtetit, me mbylljen e rubinetës së punësimit, me mbrritjen e tavanit të marrjes së borxheve dhe të pagimit të tyre, me pamundësinë e dhënies së favoreve që nga doganat tek licenca, me shtimin e daljën jashtë kontrollit të strukturave kriminale, me fuqizimin e vetëdijes në shtresa të caktuara se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më tej, me kthimin e emigranteve, me humbjen e qartë të legjitimitetit e të besnikërisë të masave dhe me përballjen e mundësisë së dështimit të marrëveshjes midis palëve në nivele poshtë prijatarëve në nivelin lokal. Këto janë disa nga aspektet e procesit që paria nuk i kontrollon dot më. Shqiptarët e pranuan lojën sepse vidhte paria, vidhnin dhe ata. Zinte toka paria, zinin toka edhe ata. E rripte shtetin shtetin paria, dromca dhe thërmija mblidhnin dhe ata. Paria bënte pakte me krimin, shqiptarëy shisnin droga, bënin trafiqe e pisllëqe edhe ata. Me një fjalë, ndërtonte Plazhin e Gjirit të Lalzit paria, dhe të gjithë katundarët u bënë me vila në Golem, Dhërmi e Divjakë.  Edi Rama dhe Saliu bënin pallate, njerëzit shtonin kate. Paria vidhte ne shtet, njerezit merrnin rrushfet. E kështu me radhë.

Dalja e bojës dhe fundi i lojës?

Kjo është edhe pika ku vazhdimi i lojës rrezikohet. Oligarkia funksionon sa kohë që njerëzit përfitojnë. Sepse në momentin që njerëzit, që janë mësuar me këtë kalkulimin e ftohtë e racional të tramit të votës për favoret që shkojnë nga thesi i miellit e gjeli i detit tek tenderi shumëmilionësh, nuk presin gjë, atëherë ndryshon loja. Njerëzit kthehen kundër parisë oligarkike dhe fillojnë t’i kundërvihen.

Është e qartë se, me mendjen e vet, paria e ka mbyllur rrethin edhe në këto zgjedhje. Diskreditimi i saj dhe frika se po vjen edhe fundi i lojës, e se mund të fillojë një lojë e re, shihen qartë tek listat e deputetëve. Cka nuk gjen! Trusti i Gështenjave, Orta e Jenicerëve, Klani i Zemunit, Ceta e Lavatriceve, hajde vërja emrin se ka dalë llumi mbi ujë e po bëhen deputetë. I gjithë pisllëku kombëtar është duke u kandiduar për deputetë. Këta janë paria. Si do që të shkojnë zgjedhjet, le të fitojë kush të dojë, Kuvendit do ja ndrrojmë emrin e do ja bëjmë Kupola. Sepse të gjithë këta janë banditë.

Por, edhe pse paria e Tiranës i ka fituar zgjedhjet, sepse kushdo që të fitojë do të bëjë të pamundurën që të respektojë marrëveshjen, ka shumë të panjohura në këtë lojë. Arsyeja është se ka shumë palë në këtë lojë dhe gjithkush po luan për vete.

Sindikatat e krimit funksionojnë sa kohë që ka për të gjithë mirëpo edhe paria vetë e din se nuk ka më për të gjithë. Se do të hyjë miu në thesarin e shtetit e do të thyejë turinjtë.

Edi Rama nuk do ta prekë Sali Berishën dhe Ilir Metën, për arsye të kuptueshme. Njërin e ka në koalicion e tjetrin nuk don ta bëjë ‘Martir  të Demokracisë.” Prandaj thotë “Saliu duhet të ikë me nder.” Po cfarë nderi ka ky??? Mirëpo edhe mafia e ka kodin e vet të ‘nderit’ që në Tiranë pak a shumë përkthehet kështu, “vodhe sa vodhe ti me të tutë, tani e kam radhën unë me të mitë.” Ik me të mirë se ndryshe do të bëjmë sherr dhe nga sherri humbim që të dy. Ik me nder o Sali, se nuk të bëj martir! Si nuk e bëre to Fatos Nanon, si nuktëbënë Fatos nano dhe Ilir Meta ty. Sepse shahemi nga nëna e nga motra, por jemi tanët, bre. Ti nuk me preke, unë nuk të prek. Më rrove të rrova brisku i berberit. Mirëpo, këtu janë në lojë shumë vetë me kobure plastike, me mushka droge, me trafiqe armësh, prostitucioni, e organesh. Se ne jemi parajsa e krimit dhe e llumit dhe nëse Saliu, Edi, Ilir, apo edhe dreqi dhe i biri mendojnë se këta iu janë besnikë atyre e kanë shumë gabim. Këta që nuk kanë lënë gjë pa bërë në faqe të dheut nuk iu besojnë as kanatjeres që veshin e jo më këtyre shefave që janë treguar të pabesë gjithë kohën.

Vazhdimi i Lojës?

Ajo që është shqetësuese edhe për parinë, është pikërisht ajo cka do të ndodhë mbas 23 Qershorit kur dalja e bojës të bëhet e qartë edhe për budallenjtë. Sepse po shihet qartë se Sali Berisha e ka një shans për të qënë pjesë e qeverisjes. Se miq jemi, por kuleta kuletë e numrat numra. Po qe se Saliu i mbledh edhe ca vetë rrugës si Agron Duka, edhe pot ë dojë t’ia lërë Edit, nuk ka c’u bën shefave të mafiave locale, deputetëve me kobure plastike apo Lefterit që ia futi me lezet dhe e mori vendin e deputetit me një katundarllëk të paparë! I mblodhi kushërinjtë dhe farefisin, e vuri Kozmain të këndonte: “o Sali t’u bëfsha ferrë!” hajde gjetje Lefteriane, sepse PD I mblodhi të gjithë ferrat e PS-së por, funksionoi, nuk dinte ku ti conte syte Saliu…  e siguroi vendin në listë Lefteri. E sa ka PD e PS si Lefteri, por nejse, do ta shohim se kush është ferrë e kush është trëndafil.

Për shkak të shefave të mafiave lokale, të gjithë policë e doganierë, shikas e trafikantë, ka ndryshuar ekuacioni në të dy anët. Se ikja e Asllanit nuk e ndryshon lojën në Kukës por e ndryshon në Bathore, ashtu si ikja e Kastriot Islamit sjell ca vetë që do të bëjnë ndryshimin për para në Tiranë. Por këto janë shenja se parisë i ka dalë boja dhe është … krejt e pasigurtë për atë që vjen mbrapa.

Në vend të Përfundimit

Shkurt, parisë i ka dalë boja, tashmë ka ndrruar edhe loja. Marrëveshja do të ruhet, por torta do të ndahet pak më ndryshe. Sepse Saliu po sheh se ka më shumë shanse që të ketë një copë të pushtetit. Edhe pse torta do të jetë e zvogëluar, këta që janë mësuar të hanë tortën me legenë, dhe të hanë tortën nga legenët e shtetit, do të ndjekin taktikën e njohur katundare të vjedhjes së votave si me vjedhjen e ujit nga vada natën. Tek vada e ujit hiqet lesa e këtu mbushet kutia. Mënyra të ndryshme por mendësi e njëjtë.

Prandaj edhe paria nuk është e sigurtë, nuk mundet me kenë e sigurtë se a është kjo dalje e bojës thjesht një dicka kalimtare apo është fundi i lojës dhe fillimi i një loje të re. Këtë do ta marrim vesh kur të formohet qeveria në Shtator. Deri atëherë, edhe pse nuk e kemi krejt për herë të parë, dhe jemi mësuar, na duhet me durue edhe marrëzitë, edhe poshtërsitë, edhe pafytyrësitë e parisë së Tiranës. Se ne na ka ngordhur gomari ke kohë, dhe nuk na prish punë se vjen Edi dhe i shkul veshët, vjen Sala bën Komision për veshët, vjen dreqi dhe i biri e merren me veshët e jo me gomarin tonë që ka ngordhur e nuk ngjallet me këto shkuljet e veshit.

 

MURAT ALIAJ: DITA E VESHIT DHE E LESHIT

Eshte i njohur fakti se para katastrofave më të mëdha që ka përjetuar njeriu, të paraprijnë disa çaste humori, si për ta bërë tragjedinë sa më të pranueshme. Duan të thonë se para përmbytjes së Titanikut, pati një skenë masive çmendurore e cilas po të ishte vlerësuar në kohën e duhur, mund të shmangej hataja. Një bast i madh ishte hedhë për të shtenë në dorë një virgjëreshë e cila kishte vendosur t’ja dorëzonte trupin e saj zotit, ashtu siç e kishte marrë prej tij. Mirëpo luajti një shumë kaq e madhe, sa të gjorës ju desh ta harronte betimin. Por ai betim kishte marrë shenjtërinë e zotit dhe në momentin kur plasi cipa, vigani Titanik, humbi drejtpeshimin, u përplas dhe… dihet vazhdimi.

Në këtë drejtim politika jonë nuk është se ;po bën ndonjë zbulim. Ne të gjithë tashmë e dimë mirë se ndodhemi buzë greminës, sado të përpiqen karagjozët tanë të na kthejnë humorin. Asnjëherë nuk ka patur kaq shumë humor ndjellakeqës vendi ynë. Humori paralajmëron. Kush nuk ja vë veshin, në qafë paste veten.

Problemi eshtë tepër i thjeshtë: një vënd që qeverriset prej 8 vjetësh nga karagjozë, nuk ka si të mos i ngrijë buzëqeshja në fytyrë. Duke qënë se këtë dhuratë të hidhur e kemi nga ajo forcë politike që sërish kërkon pushtet, pra nga LSI, nuk ka pse të çuditemi nga gjith ç’na pret më pas. Ajo që do ndodhë ndryshe nga herët e tjera, është fakti se këtë radhë nuk do kemi të drejtë të bëjmë shkaktar të fatkeqësive tona Berishën, as Ramën e Metën, por veten tonë që  që e vlerësuam kaq pak duke e lënë në duart e këtyre horrave.

Kjo është drama për të cilën nuk flet askush ose mërmërin si të ket frikë nga vetja, ndërkohë që maskarada e shkuljes së veshit, është në kulmin e amplifikimit, aq sa me urdhër të kryekaragjozit kryeminister u mblodh kuvendi dhe mori vendimin për ta përjetësuar në kalendarin humoristik të tij, duke krijuar një grup hetimor i cili do jetë thjesht shkruesi i çka do diktojë ustai.

Që ka ndodhur diçka humoristike, kjo s’vihet në dyshim. Ajo që vihet në dyshim është tjetër gjë. Vlerësimi suprem që ju bë kësaj skene, ndërkohë që parlamenti ynë ka edhe shumë momente të tjera që do ja kishte zili edhe Servantesi. Por jo. Kjo është e rëndësisë së veçantë, sepse është e regjizuar dhe ekspozuar nga një njeri që me ngulm po kërkon ta lërë emrin në histori. Këmbëngulje të marrësh, sepse edhe pa këto komedira, ai e ka siguruar këtë vënd ndjellakeq.

E kishim fjalën tek ndodhija. Dy karagjozë të rëndomtë politik u mbërthyen me njeri tjetrin dhe shkulën veshët. Që veshët e tyre nuk janë pasuri kombëtare, por përkundrazi marrëzi kombëtare, kjo s’ka dyshim. Por duke qënë se ata janë veshët e ca gomerëve të mëdhenj, u dashka ndalur dhe kombi të harrohjë listat e mëdha të borxheve, të harrojë dilemat që po e hedhin në vetvrasje nga dita në ditë, e të merret me ca veshë gomerësh.

Për mua nuk ka asnjë rëndësi kush pati a nuk pati të drejtë. E rëndësishme është që ata janë të dy përfaqësuesit e atyre që e lënë pushtetin dhe atyre që përgatiten ta marrin, e që fatkeqësisht nuk ndryshojnë shumë prej njeri tjetrit. Këta të dytët, pa e marrë akoma votën, kanë filluar ndarjet e kolltuqeve. Kjo është një shenjë kobzezë që na paralajmëron se edhe pas përmbhysjes së obskurantistit Berishë, pak gjera pritet që të ndryshojnë në vendin tonë fatkeq. Provat paralajmëruese, janë të shumta.

Po t’i vësh re me fare pak kujdes mund të diktosh ferrën se ku fle lepuri. Menjëherë pas skërmitjes së dhëmbeve të Berishës, socialistët tanë ju vërsulën Aleancës Kuq e Zi e cila nuk pranoi koalicion me një forcë të tillë të korruptuar. U tha e ç’nuk u tha për deri edhe të dhëna për korrupsion për çdo kandidat për deputet, për marrveshje të fshehta mes Spahiut dhe Berishës e plot e plot të tjera. Dikush që e sodit këtë marrëzi të madhe nga larg, siç jemi ne emigrantët, veç hutimit, bëjnë edhe një pyetje serjoze: I ka mbetur apo jo këtij vendi ndonjë njeri vizionar? Lind kjo pyetje pasi të gjithë i sherbejnë me ngulm kaosit. Socialistët mburren se kanë rrëmbyer tre apo katerqind mercenarë të frontit kundërshtar. Demokratët po të njejtën gjë. AK me që ishte në skaj, nuk ishte përzier shumë në këtë lodër, por si një grup i egër talebanësh, e tërhoqi vëmëndjen me denoncimin që i bëri ftesës për bashkëpunim me socialistët. Dhe menjëherë mercenarët kalemxhinj mbushën shtypin me 17 krerë të AK që në shenjë proteste, qënkan larguar partia e tyre. Që do ketë të tillë fenomene, as vihet në dyshim, ashtu siç ka patur edhe më parë, problemi është tek entusiazmi socialist i cili e amplifikon frikshëm këtë fenomen, si të mos jetë edhe vet ai pjesë përbërëse, për të mos thënë pjellore e këtij fenomeni. Kaq shpejt e harruan rastin e Islamit në derën e të cilit vazhdojnë të lehin si fakirë? Sigurisht që nuk jam me pozicionin skandaloz që zgjodhi Islami, por më ngjan makabër entusiazmi dhe vrulli socialist kundër AK. Akoma nuk e kanë kuptuar dhe s’duan ta kuptojnë se PS është thjesht një parti politike e cila mori revansh në periudha kohe të caktuara dhe e çgënjeu rëndë votuesin e vet? Nuk duan ta pranojnë faktin se janë vetëm një shifer, siç janë edhe 75 parti të tjera politike në vënd. Vrulli socialist është kaq agresiv dhe kobndjellës, sa duhet të ndalur qysh tani, që të mos çgënjehemi sërish nesër. Nuk jam dakort me faktin se për çdo gjë  gabojnë politikanët. Ata mund të gabojnë vetëm një herë. Për herët e tjera, gabon votuesi që ju jep prapë mundësinë të cicërojnë kaq ashpër ndër kohë që akoma nuk e kanë siguruar votën tonë.

PS është lodhur shumë nga periudha 8 vjeçare e lehjes në opozitë. Mbase duhej të lodhej edhe më tepër, pasi ajo i ka borxhe votuesit të majtë dhe jo votuesi, asaj. Ajo ka përgjegjësinë që s’bëri politikë brenda vetes, aherë kur votat e majta sollën në pushtet qeverrinë më rrënuese të vendit. Të plasnin kokën me Ilir Metën dhe Kastriot Islamin, të gjenin fjalën, siç e gjetën edhe tani që nuk kishte më rendësinë e dikurshëme, për të mos thënë, që tani ajo është vetëm një akt i shemtuar i komedisë që po luhet mbi kurriz të popullit. Jam i sigurt se janë vetëm probleme të rëndomta hunde edhe ato që e vërvitën Islamin në kampin e Berishës. Kjo është përgjegjësia që ndjenë politikanët tanë të majtë ndaj votës së popullit. Kjo duhet paguar patjetër në duam të mos na përsëritet. Dhe duhet ta paguajnë politikanët që e krijuan e jo populli që i besoi.

Si të jenë harruar të gjitha këto ngjarje të afërta, tani socialistët kanë filluar të kërcëllisin dhëmbët ndaj votuesit të tyre dhe akoma më tepër ndaj partive që s’e miratojnë pozicionin e tyre politik. Mirë bëjnë, se tregojnë hapur ç’mund të pres populli ndaj tyre. Po të ndodhë që t’ju shkojë kjo taktikë politike, hallall ta kenë. E po kështu, hallall ta ketë edhe populli që mezi hoqi nga kurrizi një samar, për të vënë një tjetër!

U zgjata pak si tepër me problemet e opozitës, e cila nuk e konsideron më veten të tillë, por pjesë të pushtetit, për faktin se më tmerron përsëritja e të njejtave gabime qeverrisëse. Këto janë paralajmërime ogurzeza për ndryshimet politike që priten në vendin tonë. Duke qënë që padashur u bëmë pjesë e kësaj loje për 20 e ca vjet, është koha ta shikojmë më me përgjegjësi problemin i cili qëllimisht është koklavitur kaq shumë, sa ju lë mundësinë manovruesve për të grabitur pushtete të pamerituara. Kjo nuk është më përgjegjësi e politikanëve. Ata ç’kishin për të bërë, e bënë në mënyrën më të shemtuar me hartimin e një kodi zgjedhor që përfaqëson psikologjinë e grabitjes.

Në pikën e hartimit të kodit zgjedhor, PS nuk është pa përgjegjësi, edhe pse autorja është PD të cilën s’mund ta ngarkojmë me përgjegjësi. Ajo donte pushtetin dhe këtë pushtet ja siguronin këto manovrime. Mirëpo të njejtën logjikë patën edhe socialistët të cilët nuk e volën dot produktin që kishin menduar sepse Çeçua kishte biçak dhe Mulërit e Fulërit do e çonin favorin në stanin e Berishës e jo të Nanos e Ramës. Ndaj dyshimi merr përmasa dhe veprimi fiton më tepër përgjegjësi tek fakti se cila forcë politike duhet sjellë në pushtet. Vendi është i vogël, i kërcënuar e varfëruar sa njerëzve s’ju shkon mëndja për revolucione dhe protesta të cilat në të tilla raste janë tërësisht të përligjura.

Njerëzit kanë zgjedhur rrugën më të lehtë e më paburrërore. Më mirë të vetvriten duke u hedhur nga kati i pestë a i gjashtë, se sa të gjakosen nga plumbat e shtetit, në sheshet e protestuesve.

Kjo psikologji që e ka shpjegimin tek varfëria dhe presioni i ushtruar mbi këtë popull të lodhur diktaturash. Këtu gjithashtu shpaloset e keqja më e madhe e besimit tek e nesërmja e ndryshimit. Ka kaq shumë çështje të hapura që duhen rigjykuar, sa, është papërgjegjësi e madhe e forcës që kërkon pushtetin, të deklarojë se do i gjykojë krerët e AK për korrupsion parazgjedhor. Këtë punë nuk e pengon askush për ta bërë, por gjerat kanë radhë. Para se të gjykohet AK, duhet të gjykohet Berisha për vrasje, korrupsion dhe tjetërsim territoresh të vëndit. Duhet të gjykohet Argita për korrupsion të paster me vulat shtetërore, Shkëlzeni e Fatnmir Mehdiu, për Gërdecin. Harasani socialist dhe shumë harasanër të tjerë që vodhën ç’gjetën përpara dhe nxituan t’i sigurojnë në bankat e Amerikës Latine. Gjykata e nesërme, ka kaq shumë tema të hapura për rigjykim, sa është tërësisht karagjozllëk zelli për gjykimin e krerëve të AK për korrupsion. Kjo shpreh qartë shinat në të cilat do zvarritet qeverria e nesërme nga e cila e vetmja e mirë që mund të pritet, është largimi i një horri gjakatar nga pushteti, por asgjë tjetër më e mirë.

Janë kaq të lexueshme veprimet politike të pozitës dhe opozitës së sotme, sa vetëm një i verbër s’mund t’i shikojë. Kjo ëshjtë arsye e mbledhjes urgjente të kuvendit shqiptar për të ndëshkuar autorët e veshit, ndër kohë që në prag të zgjedhjeve, Evropa dhe departamenti Amerikan i Shtetit, po këmbëngul për zbatimin e normave demokratike, kompletimin e KQZ së pavarur. Sa qesharak është termi “pavarsi” në gojën e politikanëve tanë!

Si votues mund të jemi të qetë dhe të sigurt me angazhimin e kryemafiozit tonë se do zbatojë zgjedhjet më të mira në vënd. Ai e ka serjozisht këtë angazhim dhe ne ndaj nuk e besojmë. Kur një skuzofren këmbënmgul për zbatimin e një ideje, mos e vur në dyshim faktin se ai nënkupton të kundërtën. Janë të qarta shenjat se sa të mira do jenë votimet e sivjetshme. Ato fillojnë me arrogancën shtetërore në shpërbërjen e KQZ, me qarkullimin e listave zgjedhore të mbushura me mijra shpirtëra të vdekur. Me plane te hartuara qeverritarë për shpërngjuljen e qyteteve të tëra veriore, për të rivotuar në Tiranë e qytete të tjera të vendit. Me mobilizimin e banditëve të Ministrisë së Brendëshme, për të dhunuar me çdo kusht votën e shqiptarit. Kjo është pavarsia që gëzojmë nën sistemin mafioz të Berishës. Fatkeqësisht e vetmja armë për t’i shpëtuar kësaj të keqe është PS e cila përditë e më tepër na çgënjen.

Si të mos mjaftojnë gjithë këto mysybete, tani na del edhe Xhozi me kthetra sqifteri e na kujton leshtë! Me shumë të drejtë stari ynë parlamentar, Xhozefina ka filluar të këndojë këngën e leshit, e cila është sa e paskrupullt aq edhe e pamoralshëme. Por a folëm kund për moral, deri tani? Ku ta gjejmë atë të shkretë moral. Folëm vetëm për ca karagjozllëqe që po bëjnë ata të eturit për pushtet, pas raskapitjes së gjatë 8 vjeçare në opozitë. Tej kësaj ka edhe një problem tjetër jo pa rëndësi. Leshi ka ustallarët e vet që nuk lejojnë të flitet kaq pa përgjegjësi për të. Ndaj Arben Duka këmbëngul për të mësuar se për ç’lloj leshi e ka llafin Xhozefina, pasi ky i uruar trup, është i mbushur gjithë lesh.

Ky është humori i dhimbur që do na dalë nga hundët nesër, kur edhe po të heqim nga skena një pushtet banditor, do shohim pikëllueshëm një tjetër, po aq të poshtër. Me këtë, kurrsesi nuk dua të them se s’do zbatuar rrotacioni, por jam i sigurt se me këtë normë demokratike nuk është dakort Berisha dhe klani i tij mafioz që ka mobilizuar skalionet e prapësisë.

 

AKIL YLLI: SHQIPTARËT JANË MARRË PENG NGA POLITIKA

Mbas shembjes se komunizmit, me te drejte populli shqiptar u turr me entuzjazem, drejt rindertimit te nje shoqerie te re. Idealizmi i Levizjes Studentore, kishte ndezur shpirtin e lirise dhe shpresen per nje jete me te mire. Dhe pa u menduar gjate, nga padurimi per te rikuperuar kohen e humbur, dhe mungesa e pervojes demokratike beri qe populli i besoj kujdo: mjafton qe dikush te ngrinte dy gishta lart, ose te bertiste “poshte komunizmi”. Sa ma lart ti ngrinte dy gishtat, e sa me shume ta çaplonte germazin duke thirrur “poshte komunizmi”, aq me demokrat certifikoheshe.
Dhe siç dihet ne te tjlla raste, sa mendohet i urti- i marri ka kry pun, E ashtuquajtura “elit e iteligjences”, i fshehu, apo i hodhi me te shpejte tesarat e PPSH, rrembeu pishtarin e ndezur duke e shkundur e pershkundur, e armatosur me eksperienecen e organizatave baze te partise meme, rrembeu me te shpejte kapistallin e drejtimit te vendit.
Gjeja e pare qe bene, ishte ti vinin kazmen pasurise qe ky populli i keqpaguar e kishte vene me stermundimet e Sizifit. Ne kete menyre ata do te merrnin pjesen e luanit, por
njekohesisht nxisnin dhe segmentet me te ereta te shoqeris qe te rrembenin gjithçka qe ju dilte perpara, sepse ne kete menyre siguronin dhe kontigjentet e tyre te ardheshme besninike. Ne kushtet e reja te krijuara, duke mos pasur mundesi me per ta kontrolluar pushtetin vetem nje grupim, sepse kjo enderr tashme kishte perenduar bashke me diktatorin, u ndane ne dy kampe. Ne menyre qe ti ngjanin sado pak si parti politike, hartuan edhe ca paçavure programatike, duke u ndare njera e djathte, e nje tjeter e majte.
Po idealet e dhjetorit more?- Shko mor pirrdhu, rrush!
Ne te ashtuquajturen e djathte u grupuan te gjithe te pa kenaqurit para, e mbrapa komunizmit, te persekutuarit politike, ish pronaret, kolaboracionistet, dhe ne mes tyre, sigurisht, edhe ndonje idealist. Keshtu nen drejtimin e ish komunisteve u krijua ushtria e te djathteve. Sepse grupimet kishin nevoje edhe per ushtrite e tyre. Nuk i dihej. Ne nje perplasje te mundeshme, duhet te ishin te pregatitura.
Ndersa ne te majten u rrasen te gjith komunistet batakçi, me e pa teser, fanatiket trushperlare qe leviznin akoma me citatet e Enverit ne zhep, te persekutuar te pa kenaqur me te persekutuarit, dhe normalisht edhe nga ata qe besonin ne idealet e majta moderne.
Mirepo per te organizuar nje ushtri sa me te fuqishme, ka nevoje per mish per top, kamikaze, jeniçere. Skalionet e specializuara te sulmit. E ku mund ti gjesh ti gjesh me se miri, sesa ne mes te krimineleve te te gjitha ngjyrave: hajna pulash, xhepash e kinkalerish, me çertifikat fallco te te burgosurit politik, ose jo. C’rendesi ka. Qellimi justifikon mjetin. Sidomos me te kerkuarit ne treg u bene sigurimsat dhe ish agjentet e fshehte. Sepse nevojiteshin si njerez profesionist, per te stervitur skaljonet e specializuara. Keshtu me nje gur vrisnin dy zoq. Nga njera ane perfitonin nga specialiteti i tyre, por njekohesisht ishin te bindur se do tu sherbenin qorrazi deri ne fund, sepse i kishi lidhur per fyti me kordonin qe shtrengonte kapaket e dosjeve te tyre, dhe çdo tentative per tu larguar, do te zgjidhte kapaket e dosjes, dhe era e qelbur do ti felliqte publikisht. Per te shpejtuar ardhjen e demokracis u krijuan edhe ca partiçka me gjithfare emrash, qe ju kacavireshin dy Bajlozeve me shprese se do ti ulnin ne banketin e begate. Por te shkretet, i vune si micat nen sofer,e shkonin sa nga njera ane te tjetra, sipas madhesis se theles qe ju afronin Bajlozet.
Pse keshtu behet demokracia more!?- Ik mor qerou, koqe kandari!

E keshtu mbasi ndane sofren me dysh, pane qe ajo ishte e vogel, sepse militantet, nga frika e ndesjellte, i kishin rritur goxha ne numer. Si do te ja benin? Poooor, hop la !
Idea gjeniale gadi. Nuk dihet me saktesi se cila ishte ajo koke e ndritur qe e shpiku, por ajo qe ishte e rendesishme te gjitha palet mbeten jashtezakonisht te kenaqura. Sterkenaqura. Ne kete menyre kishin krijuar sofra te reja, ku miletantet e tyre mund te pervishnin lleret e pa majmura, dhe ti ngjuenin ne sofrat e reja qe ju kishte pregatitur paria. Si gjithmone sipas parimit , me nje gur me vra dy zogj. Nga njera ane i mbanin larg sofres se tyre, dhe tjetra , largon rrezikun e ndonje rebelimi te brendeshem ne radhet e ushtrive perkatese, e cila mund te rrezikonte edhe vete egzistencene tyre.
Dhe ja cila ishte ajo: Ndarja e re administrative. Ku han qeni petlla! Ate pak administrat qe trasheguam nga komunizmi,e shumumfishuan disa here. Nuk egzistonte ndarja ne Qarqe? Pun e madhe! Fap, krijuan 12 Qarqe. Ca je tuj thane mor, po 20 Qarqe(Rajone)
ka tan Italia me 60 milion banore, e me nje territor nja 10 here me te madh se ne?- Ik oke qyp, ku ku ke haberti! Mirepo herapi nuk ju dilte gjekundi. Ishin bere shume
Jo duhen prap. Sa rrethe kemi? – Nja 28 bai be. – Heeee, jan pak! Po i bejme 65. Keshtu bine rehat! – Mos jane ca si shume bre! Italie ka nja 100 e ca, biles, dhe ato duan ti heqin.- Ehhhh, ç’na grrice sumen ti me kete Italin! Hik mor pirrdhu me gjith ate! Jaaaaaa, prap nuk dalin.Duhet me shtu ndoj send tjeter. Sa komuna, apo Keshilla te Bashkum si i kena pas than, kena? – Po nja 80 a 90 , s’jam i sigurte.- Ca je tuj than mor te rafte pika krese! Bani mor nja 400 e sa! Kshtu s’hap gaje kerkush.- Mos jemi duke i vene nje barre shume te rende ne kurriz te ketij populli? – Hik ore qyrravec, do me tregosh mua popullin ti! Se se di une sa ka mbajtur ky popull. Ka kurriz te forte ayyy, ore fetyre!

Mbasi i ndane mire e mere llokmat, kishte nevoje edhe per ca ligje te tjere, ne menyre qe gjithçka te lyhej me fasade demokratike. Kopjuan shpejt e shpejt ligjet e gatshme nga Perendimi, sepse ne kete menyre mund te betoheshin rehat mbi ligje demokratike, nen emrin e Maliqit. Mirepo tashti jemi ne hall. Se ne kohe e Diktatorit dinim nga te mbroheshim, sepse ata i kishin bere gjithçka me ligj, dhe e dije ku eshte zona e minuar. Dhe kush shkelte atje, perveç kurajos, ishtei bindur edhe per pasojat. Ndersa sot nuk di nga te vjen guri krese, sepse ndryshe shkruhet, e ndryshe lexohet. Ndryshe ligji, e dryshe Maliqi Me keta lloj politikanesh, eshte humbje kohe ti marresh seriozisht. Sepse ata mund te jene gjithçka ( negativisht), por politikane kurre, asnjehere, ne asnje rast.
Si perfundim, duhet me ju lut zotit se mos ju mushet mendja me i hi ne hak te njeri tjetrit shume, se at’her luften civile e ke ne prag. S’besoj se e keni harruar 97-en. At’here i Madhi i te Medhenjve desh te rrembente gjithçka, dhe plasi lufta. Dhe me sa shihet, Ai, sikur ka filluar te shtrije duart jasht cakut, mund te rrezikojm, se te themi te drejten sikur i pelqen nje çik te marri gjithçka. Se kur i mushet mendja atij , s’ka gomar me ja kthy

SE NE NA KA NGORDHUR GOMARI ME KOHE POR …

… këta duan që duan që të shesin pazarin e 1 Prillit. Mirëpo pazari i 1 Prillit nuk po shitet që nuk po shitet… Petullat në ujë të Andrea Stefanit, të Muci Pucit, të te Bekuarit të Vetëm Apostolik Fahr-el-Din Balliut, të Hamit Takeve dhe të të gjithë teneqeve e rraketakeve të parisë nuk po i bindin njerëzit. Shqiptarët janë djegur kaq herë nga lojërat e parisë, dhe këtë herë e kanë ndjesinë e atij që është djegur nja nëntëdhjetë herë me ujë të nxehtë. Dhimbja ma e madhe fillon kur e din se duhet me pritë e me durue, sa të fryhet, të mbushet me ujë e mandej të shfryhet flluska.

Paria vetë e din se nuk ik dhimbja po nuk u frye, po nuk u mbush me ujë dhe po nuk u shfrye flluska e djegjes. Kështu, si edhe pata parashikuar ekzaktesisht në shkrimet e mia, mbas paktit, me një shkelje syri, këta nisën sherrin ndërmjet vetes. Tashti flluska është duke u fryrë me shpejtësi. Nga ana e vet, sherrin e nisën në Kukuvend të gjithë këta deputetet njeperdorimsha e kryetarja shumeperdorimshme, e vazhduan këta teneqexhinjte dhe rraketaket e shtypit, dhe, një shenjë e qartë e krizës ku janë, thirrën Rexhep Qosen që mendon vetëm për lavdinë e vet, e bënë qytetar nderi të Gjirokastrës, dhe nderimin ja bëri Rexhep Mejdani (një zot e din se cka lypte Mejdani atje, sepse as gruan nuk e ka nga Gjirokastra) dhe ai ja filloi të kallzojë përralla se si duhet të ikë Saliu. U mbushën gazetat dhe llapaqenëria mediatike u hodh në një sulm të paparë duke e nxjerrë Qosen e shkretë të rrethuar me libra, e duke thënë “nuk e di cka ka ndodhë, por Saliu duhet me ikë!” Dhe natyrisht, doli edhe Gramoz Ruci, dhe Arta Dade, që cuditërisht është gjallëruar shumë mbas Paktit me LSI-në, kjo për arsye të kuptueshme, sepse kthimi i plangprishesve krijon mundesi pajtimi ne parti, dhe të gjithë të tjerët që duan të bëhen deputetë.

Por, ashtu si u prit dhe si u parashikua me shumë modesti nga unë, beteja po nis ‘e ashpër” midis prijatarëve. Këta do ta shpëtojnë situatën sepse pazari i 1 prillit nuk po shitet. Edi hypi ne pemë e nisi të cicërinte me mesazhe 140 fjalëshe, dhe me një lëvizje mjeshtërore, shkoi në Dibër dhe iu tregonte dibranëve se kur shkon lopa teposhtë e përpjetë. Mirëpo dibranët të japin ujë në bisht të lugës, se janë njerëz të mencur, dhe kushedi cka kanë menduar për atë shembullin e marrë nga libri i veterinarisë që Edi nuk e ka lexuar asnjëherë. Nga ana e vet, Saliu mori në krah atë folësen e bardhë ku thuhet se folësja është ndryshimi dhe rruga përpara dhe nisi sulmin imagjinar kunder bashkëfajtorëve, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Mirëpo, Ilir Meten e ka ruajtur per ne fund, tani duhet ti bjere Edit tre dite rresht. Iliri i tha drejt, me delikatësen e një katundari që të fut një dru mbas koket “mos u merr me mua” dhe Saliu nuk merret me Ilirin se kur u pat marrë me guroren desh e hengri. Po u mor me zotërinë e nderuar Leonard Kokën që doli i pafajshëm dhe që ja mbylli shpejt gojën duke u thënë “je bërë si Ver Llapa.” Si zakonisht e filloi me një goditje nga poshtë. Dikur shante klanet e Zemunit tash ka vendosur të merret me Nar Kokën. Po Nar Koka i tha se bërë si Ver Llapa dhe hajde i tha merru me mua. Të gjithë gazetat e vunë në faqe të parë se dihet që Nar Koka e mban fjalën, mirepo kjo i nxori pune Sokol Olldashit dhe ca të tjerëve që duhet të bindin ca nga këta që mërziten shpejt se të medhenjtë nuk e kanë seriozisht.

Dhe Saliu e mbylli shpejt. Nejse, nuk ka cajre pa filluar sherrin edhe me Ilirin por kjo do të jetë nga fundi kur të mos ketë zgjidhje të tjera.

Dhe sharjet ndaj Edi Ramës dihen ashtu si edhe dihet edhe përshkallëzimi i sherrit. Meqë Edi nuk do të flaës sepse si kryeministër i ardhshëm nuk mund të lejë gjurmë sharjesh e fyerjesh në publik, sepse nuk bën të ulet figura e kryeministrit, Saliu e din se mund të thotë cka i rrjedh në tru. Si gjithnjë, një kunj të madh e ka me burrërinë e përdhosur sipas tij të Edi Ramës, por këtë e bën sepse e din se kjo shitet ndër katundarët fisnikë. Shqiptarët nuk e durojnë mungesën e humbjen e burrërisë, edhe pse ajo shfaqet në mënyra të ndryshme, dhe disa prej tyre vetë Saliu i ka profesion, por po të jetë e paguar mirë, edhe falet gabimi, “se, hajt mor burrë, njerëz jemi ta hajë dreqi, edhe gabojmë”.

Nejse, Saliu e nisi me burrërinë e Edi Ramës, do të shkojë tek Blloku, tek Mister 20 përqindshi do të merret me librin e shtëpisë, me Saimir Tahirin, me pallatin dhe në fund do ta mbyllë me gazetën 55 dhe me ndonjë shpikje të të Bekuarit Apostolik që me siguri do të na vërë ca foto me rërë. Ja si u shpreh z. Berisha:

“Burrat janë për fushë-betejë, nuk janë për të kapitulluar. Beteja elektorale duhet të shkojë deri në fund. Nuk ua mban! Tërhoqën komisionerët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kurrë mos i ktheni, po të doni! Zgjedhjet shqiptarët do t’i bëjnë të lira dhe të ndershme. Je i pashpresë, zoti Rama! U bashkuan, e panë që u zvogëluan dhe tani shohin karriken e amshuar me dylbi. U largohet çdo ditë e më shumë. I tërhoqi komisionerët dhe po bëhej gati. A mund ta imagjinoni ju, të kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve?! I çova fjalë: asnjë sekondë! Po të duash që tani deklaro se nuk do të marrë pjesë, se në mënyrë absolute qoftë edhe një sekondë nuk shtyhen zgjedhjet. Ai është një njeri që do të prishë çdo proces normal të këtij vendi. Por edhe ky vend, kam bindjen më të madhe, siç besoj tek Zoti,  siç besoj tek Shqipëria, do t’i japë atij atë që meriton më 23 qershor.”

Që kjo është rrenë e pastër shihet tek ajo fjala që ka thënë se ky beson tek Zoti dhe tek Shqipëria. Por, për ta thënë me një shprehje popullore tiranase, që është shumë në modë tani në Sheraton, “ku i rruhet” Saliut për Zotin e për Shqipërinë??? Nejse në mes të llapaqenërisë mediatike, të rrahjes së teneqeve zhurmuese e të rrotullimit të rraketakeve, të gjithë palët vazhdojnë të sigurojnë njëri-tjetrin se nuk e kanë seriozisht. Pakti i 1 prillit do të respektohet. Nuk ka rëndësi a e mbushin Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve me 1 Maj apo me 1 Qershor. Mjafton që njerëzit të shohin flluskën që fryhet.  Dhe të fillojnë e të luten, “aman kur do të plasë.”  Por as Saliu, as Edi as të tjerët nuk kanë ndërmend që ta bëjnë këtë punë qetë e shpejt. Sepse me cka do të merren njerëzit e papunë që rrinë kafeneve duke bërë politikë dhe shkojnë në shtëpi të hanë bukën që pjekin gratë në stufat elektrike me miell të blerë veresie? Kjo është fushata zgjedhore sepse për të zgjidhur problemin duhet që ta krijojmë nje herë. Sepse ne na ka ngordhur gomari, por që ta kuptojmë duhet që të vijnë mizat, shumë miza, kaq shumë miza sa nuk po na lënë as që të vdesin ne vetë rehat.