Home » ANALIZA » NJË DEBAT I MUNGUAR: IDEOLOGJIA E TË DJATHTËS SHQIPTARE

NJË DEBAT I MUNGUAR: IDEOLOGJIA E TË DJATHTËS SHQIPTARE

Në shtetin shqipar nuk ka të majtë, por nuk ka as të djathtë. NË shtetin shqiptar ka një ndarje klanore, që është thelbësisht krahinore dhe tashmë edhe klasore. Përplasja politike është midis dy segmenteve të parisë oligarkike të Tiranës dhe në këtë përplasje katundare nuk ka kurrfarë sistemi ideologjik. Këta janë shkurt e shqip, për të zhvatur, vjedhur, mbushur xhepat e trastat dhe për të shkatërruar kombin shqiptar. Ka edhe më shumë probleme si kriminalizimi, degjenerimi, injoranca etj., mirëpo këto janë dytësore dhe burojnë nga mungesa e qartë e ideologjive. Këto aspekte të problematikës së padallueshmërisë ideologjike te paleve te parise, si dhe të nevojës për një pozicionim koherent ideologjik të strukturave politike në të mirë të shoqërisë, janë trajtuar më në thellësi në librin tim “Përrallat e Tranzicionit shqiptar.” Po ashtu janë trajtuar në bloëgun Rrethi I Ferrit, natyrisht me individualitetet dhe dallueshmëritë e pritshme, nga kolegët Grid Rroji, Valbona Karanxha, Ledjan Prifti, Artjan Gjataj, Edlira Gushta e të tjerë. Mirëpo shtysa për një shkrim të tillë erdhi nga një opinion i sotshëm i Dr. Mark Markut tek Panorama, “Referencat ideologjike të se djathtës shqiptare” tek PANORAMA.[1]

Në shkrimin e tij, duke ndërtuar një paralele me të djathtën në Itali si dhe në Rusi, Dr. Marku argumenton se e djathta duhet të orientohet nga vepra e tre figurave të njohura, Zef Pllumit, Arshi Pipës dhe Sami Repishtit si bartës të spikatur të një sistemi vlerash morale që i kundërvihet me dinjitet sistemit të vlerave të strukturave të ashtuquajtura të majta dhe që janë bija të PPSH-së. Sic thekson Marku, “Rikthimi i formacioneve politike të djathta drejt këtyre vlerave të refuzuara duhet të jetë një nga parakushtet e ristrukturimit të saj. Pa këtë vetidentifikim e djathta rrezikon të mbetet një amalgamë rrethanore pa identitet, siç ka qenë deri tani”[2]. Problemi kryesor lidhur me arsyetimin e mikut tim qysh nga kohët e Lëvizjes Studentore të viteve 1990-1991 nuk qëndron tek këto individë apo tek mendimi i tyre i shprehur në librat e tyre të shumtë. Te tre këto personalitete janë figura të spikatura të historisë së vonshme shqiptare, kontribues të shquar të mendimit shqiptar dhe modele që duhen ndjekur. Duke i pasë njohur personalisht dhe duke i pasë ndjekur si veprimtarë, ndaj respektin më të thellë për punën e veprën e tyre.  Mirëpo, duke e ngushtuar rrethin e sistemit të vlerave, Marku ka një problem jo të vogël ne lidhje me ideologjine.

Ceshtja eshte se ideologjia nuk duhet të lidhet me persona anipse personat janë bartës e shprehës të saj. Ideologjia është botëkuptim I zgjeruar dhe që shpjegon përvojat dhe gjendjen njerezore në mënyrë shumë më komplekse dhe koherente. Ideologjia lidhet me një interpretim të së shkuarës dhe me nje vision të së ardhmes që shkon shumë më larg e me lart individëve të vecantë. Për më tepër ideologjia duhet të tejkalojë përvojat e caktuara historike si bie fjala kundërshtia ndaj komunizmit/socializmit. nuk ka me socialiste ne qeverisje, e bile ka pak ne shtetin shqiptar. Dhe pikërisht këtu qëndron edhe problemi me argumentin e Markut. Ajo që I bashkon këto tre personalitete qe permend ai, është kundërvënia ndaj sistemit të kaluar, dhe si rrjedhojë, edhe ndaj të ashtuquajturës “e majtë shqiptare e sotme.” Mirëpo ajo që e majta e sotme ka trashëguar nga PPSH është struktura e jo vlerat (që kanë ndryshuar), lidhjet personale e jo njerëzit socialiste/komuniste (që janë tejkaluar), besnikëria e jo mendësia (që është deformuar), e me radhë. Këta që janë sot në të majtë e në të djathtë janë thjesht banda katundare, që janë turrur të vjedhin nga shqiptarët. Bashkë kanë ndërtuar një system oligarkik, kriminal, cnjerëzor, kundërshqiptar, dhe tërësisht të përcudnuar. Lufta duhet të jetë kundër këtij sistemi e jo kundër të shkuarës. duke i ndare ne komuniste e ne te djathte anti-komuniste, Marku po bie ne kurthin e parise.

Lufta kundër komunizmit dhe qëndresa kundër atij sistemi vlerash nuk mundet me kenë e djathta shqiptare. Ne jemi një popull i vogël, të lidhur lëmsh e me njëmijë fije, që nuk i shmangemi dot shoqërisë ku jetojmë dhe që nuk pranojmë e nuk durojmë shumëcka që është normale në shoqëritë e tjera. ne na duhet nje e djathte ndryshe. E djathta shqiptare duhet të drejtohet tek një system vlerash të qarta që gjenden edhe në veprën e këtyre zotërinjve por që është qartësisht i formuluar në programin e Rilindjes kombëtare shqiptare. E djathta shqiptare duhet të jetë e mbështetur në një kuptim të thelluar të asaj që na bën shqiptarë, të dallueshëm nga të tjerët, dhe këtë thelb duhet të luftojë ta mbështesë në politikë duke iu kundërvënë cdo shtyrje që ushqen ndasi e përcarje, krim e zvetënim, skllavërim të shqiptarët e cnjerëzim.

Edhe pak vite, sistemi I mëparshëm parti-shtet do të shihet me sy tjetër nga historianët dhe nga brezat që po vijnë. Ashtu si ilustrohet nga shembulli i njeriu që është shofer nuk e aprovon sjelljen e këmbësorëve dhe kur bëhet këmbësor nuk aprovon sjelljen e shoferëve,  ashtu edhe brezat e ardhshëm do të gjykojnë atë që ka ndodhur me sy tjetër. Mirëpo kur kjo sjellje shihet nga këndvështrimi i interesit kombëtar, atëherë gjërat konsiderohen pak më ndryshe. Dhe ne sot na duhen të gjithë heronjtë, mendimtarët, veprimtarët, atdhetarët, kombëtaristët që duhet të kemi në Panteonin që nuk e kemi dhe që na ndihmojnë që të shohim shqiptarin tjetër me sy tjetër, që të kuptojmë gjendjen pa rënë në kurthet e parisë, që të dimë se cka është e mira dhe e keqja. Ne na duhen ata heronj që të shohim atë që na bashkon e jo atë që na ndan, ata që na mësojnë se bashkimi bën fuqinë, dhe ata që na tregojnë se duhet me i besue shqiptarit tjetër dhe me iu mbështetë më fort e me me dashuri shtet-kombit tonë.  Dhe lista është shumë e gjatë, sepse si popull, kemi shumë heronj, kemi shumë shembuj e modele prej të cilëve duhet me mësue dhe me formësue të djathtën që iu duhet shqiptarëve: kombëtariste, demokratike, që kërkon një treg të institucionalizuar, kultivim të vlerave e të moralit shqiptar, vënien e interesit të shtet-kombit në përparësi, shmangjen e dallimeve e të përcarjes klanore, krahinore, e klasore, dhe kuptimin e thellë të përvojës tonë historike: as Lindje e as Perëndim, përfito nga të mundesh, dhe me një pragmatizmin që na ka karakterizuar gjithmonë, mbështetu tek familja dhe tek nderi, dhe mos harro kurrë se bashkimi shqiptar bën fuqinë e shtetit dhe të individit.

Në përfundim, do të kisha thënë se ku shkrim i Markut është një shenjë e qartë se debati që duhet të zhvillohet është tashmë i nevojshëm dhe i kohës. Dhe e djathta shqiptare, që duhet të rilindë sepse nuk është kurrkund në lojën politike duhet të mbështetet në këto vlera që përmenda më lart dhe me një largpamësi që i tejkalon individët dhe përvojat e tyre. Individët, edhe më të mirët, janë njerëz, ideologjia është ideologji sepse nuk varet më nga individët. Sepse, në mos tjetër, shkaku kryesor I dështimit tonë historik, ka qënë  paaftësia e jonë me kuptue e me vue në jetë këtë projekt serioz e modern që e formuluan bijtë më të shquar të kombit shqiptar dhe që tash 250 vjet nuk ka arritur të bëhet hegjemonik e mbisundues në mendësinë e në politikën shqiptare edhe pse jemi kapur gjithnjë mbas një periudhe, mbas një sistemi të vecuar vlerash, dhe kështu kemi mbetur mbrapa pa arritur të kapim kohën e humbur dhe pa dhënë zgjidhjen e duhur.

3 thoughts on “NJË DEBAT I MUNGUAR: IDEOLOGJIA E TË DJATHTËS SHQIPTARE

  1. Kur u paten ndier ererat e para se dicka po ndryshon(ne ate kohe une punoja oficer)dhe na paten mbledhur kuadrot kryesor dhe patem degjuar nje fjalim te Ramiz Alise ne Komitetin Qendror(ishte teper sekret)dhe ideja e tij ishte:social-imperialistet do te na sulmojne ne shume forma dhe se presioni ndaj nesh do te jete shume i madh,por ne do ta perballojme me sukses edhe shantazhin e rradhes dhe do ”fitojme” dhe betejen e rradhes…dhe me sa shihet ne nje fare menyre ja arriten qellimit.

  2. Skender, asgja nuk eshte e perjetshme, anipse duket ashtu. gabime bahen e jane ba, por do te ndrrojne gjanat e proceset. as uji nuk rrin ne nje vend. Keshtu qe ka shprese per te ardhmen.

  3. Ne Shqiperi eshte realizuar totalisht ”plani” i Ramiz Alise,ai e kishte pergatitur me kohe ate gje.Gjithe juve qe enderuat per nje demokraci reale ju imponua ai me PINJOLLET E VET e sot behet nje rotacion formal.E vetmja rruge per nje demokraci reale do ishte ajo e tipit Caushesku…tashti eshte vone e duhet te ndrohen disa breza per te perfunduar aty ku duhet.Me nje fjale e gezofshim kete tip demokracije ”alla Ramizce” e na ndimofte zoti.

Comments are closed.