10 ARSYET PSE EDI RAMA NUK PRANON SE KA PASUR NDONJE DESHTIM…

Cilat mund te jene apo jane arsyet pse z. kryeminister mendon qe nuk ka pasur asnje deshtim gjate ketyre 100 diteve te para te qeverisjes? Ja 10 arsyet e para qe me vijne ndermend, dhe me siguri qe ka te tjera me te cilat nuk do te merrem tani :

1. deshtimet jane te gjitha te Saliut dhe ky vetem i trashegoi. Keshtu qe nuk ka se si te kishte deshtime. gjendja ishte per faqe te zeze, dhe vazhdon, por pa ndonje ndryshim te dukshem te jete per faqe te zeze. keshtu qe nuk ka se si te kete deshtime kur ka qene e deshtuar pa filluar. kjo eshte arsyeja me e forte dhe logjike.

2. kryeministri nuk jeton ne shtetin shqiptar, nuk pyet per realitetin, nuk ka kaluar ndonjehere nga Gjirokastra apo Lazarati, Vlora apo Divjaka ku rritet cdo gje qe iu intereson perendimoreve, i fut nje bojatisje/shastisje kur i teket dhe ta shet nje Kendez per Mercedez.

3. ka frike se e kritikojne Muci Puci, Rrushi Rrapatushi, Andrea Stefani dhe keta te tjeret tek DITA e TEMA qe mezi presin te vene ne dukje deshtimet e qeverise.

4. sepse po foli per deshtime duhet te permende shkakun e tyre dhe shkakun e ka Kryetar te Kuvendit, mirepo simbas parimit, shkaku behet pasoja, keshtu nen dhe jane shtrire tentakulat sa qe nuk din se si te ruhet prej ketij Haleatit dhe prej opozites.

5. sepse vazhdojme te mendojme simbas parimit te gomarit qe e futi koken ne rere kur e hante ujku dhe tha “nuk eshte e vertete.” ne fund te fundit ujku po i han shqiptaret e jo keta qe na sundojne.

6. se po foli per deshtime, hapet thesi qe e mbajne mbyllur keta te propagandes dhe fillon nje liste qe nuk dihet se ku do te ndalemi.

7. sepse e din se ne vdesim per suksese dhe tek ne numerohet burre e trim ai qe te rren sy per sy, e ku? tek Fevziu. Po ku thuhen te verteta tek Opinioni???

8. sepse po prêt te qartesohet situata dhe te behet e plote lista e deshtimeve ne menyre qe te kete Rilindje nga deshtimi. Sepse mbas Deshtimit vjen Fillimi dhe jo Vazhdimi.

9. Sepse nuk duhet prere endrrat e bukura ne mes. Po jetojme endrren kapitaliste europiane dhe po lundrojme drejt Brukselit, deshtimet nuk duhen permendur se na zemerohen miqte te cilet e dine, por nuk e besojne se nuk do ju kthejme as borxhe as huara, as donacione, apo dhurata.

10. Se po tha se ka pasur deshtime i hap pune Opozites e cila duhet te nderprese festimet e ditelindjeve te PD-se ne katundet e shumta per te bere punen qe duhet e qe nuk e ben, sepse kush do ta beje? per te deshtuar duhet te punojne bashke, dhe keshtu njeri nuk permend gje, tjetri nuk flet dhe realiteti eshte ideal.

Arsyet e tjera me tej po i mbaj per vete…. sepse njerez jemi, dhe te gjtihe keta shohin endrra me sy hapur. ne fund nuk behet qameti, sepse ne mendjen e tyre kaq dine shqiptaret, dhe si thone shpesh per ne, ” jane popull pis” po te kishin mend, do te kishin qeveri tjeter….

MENDIMI I MESNATES….

Nuk duhet me u marrë me shuplakën që hengri Edi Rama në Prishtinë nga Albin Kurti, apo me lëvizjen e pritur e të parashikueshme të Sali Berishës që e hoqi anëtarin e KQZ të Metës, që, për vete nuk foli fare e nuk i nxori këta bedelët e tij. Njëra kuptohet se ishte një goditje shumë e rëndë për parinë e Tiranës, që tashmë nuk e ka më monopolin e ideve, të pushtetit e të influencës ndër shqiptarët. Por tjetra ishte një lëvizje e pritur dhe e kalkuluar mirë brenda lojës së vetë parisë . Reagimi i të huajve ishte i gabuar sepse edhe për këtë punë ka menduar Ilir Rusmajli, që me nenin aq e kaq, dhe me ligjin numër këtë e atë, e justifikon këtë veprim. Qeveritaret takohen me të huajt, pinë një kafe me të gjithë, i pyesin se si i kanë punët, iu japin një shpjegim, “shiko, kupto, garantoj, e kemi bisedue, aprovue, jemi pajtue, liria, demokracia, etj.,  or mik, i dashur, etj etj.” Mandej iu tregojmë se edhe Meta e Rama janë dakord, po nuk mund te thonë gjë se del sheshit pazari.  Mbështetësve iu themi se ne ‘nuk pyesim për këta” Në fund, nuk ua themi shqiptarëve të vërtetën. Edhe Vollfarth që ia ka anda shumë birrën nuk e thotë kurrë të vërtetën dhe e ruan sekretin. Kështu punojmë të gjithë për demokracinë shqiptare dhe, “më rrove të rrova brisku i berberit”  kalojmë tek kriza e radhës, që kur nuk ndodh vetë e shpikim sepse prandaj e paguajmë kaq mirë Fevzon.

E megjithatë, skenari duket i përgatitur me kohë dhe po zbatohet me qetësinë e pritshme. Pak zhurmë nga deputetë të dorës së dytë si Bizhga e të tjerë, sharje për ish-deputetet e PS-së që votuan heqjen e tij si Kaci, Asllani dhe Gjovalini, si dhe nga dhuruesi i Gjelave të detit katundarëve të uritur të Myzeqese, Dritan Prifti, dhe një zëvendësim i qetë me një nga të kapurit e Saliut nga strajca e Mediut. Edi Rama nuk do të bëjë as gëk-as mëk, as Ilir Meta, nuk do të bëjë gërr e as vërr. Ndoshta do të na vënë Skënder Gjinushin të thotë se u vodhën zgjedhjet…

Mirëpo kjo sjellje është Guri i Provës për Paktin e Parisë së Tiranës. Sepse po nuk pati demonstratë nesër, jo tek Top Channel, por në Sheshin e Burrave, ose te Gropa e Politikanëve Mbrapa ish-Pallatit të anti-Kulturës atëherë edhe më budallenjtë, pavarësisht se cka thotë Muci Puci dhe Fahri Balliu e dinë se “kjo ishte lojë.” Po nuk pati sherr publik, e po dolën në luftë gjelat e parisë kjo asht hile. Po u tërhoqën Edi Rama me Ilir Metën dhe po u morën me gjëra të tjera, atëherë është e qartë se ky është pazar. Kjo tregon se këta e dinë se si do t’i zgjidhin punet e tyre. Po pati sherr, dhe më e pakta, tashti që ka pushuar shiu dhe mund të ngrihen cadrat, një grevë urie me pacë plendësi e këmbësh e me ujë Selite, atëherë do të shihet se opozita e ka seriozisht.

Ama, po na vuri Edi ndonjë nga batallët e tij para ekranit nuk numërohet si protestë. E vetmja gjë që bën punë është ajo canta e Spartak Brahos. Të gjithë mandej do të tkurren sepse kanë frikë se diku e kanë emrin, zërin apo atë pisllëkun e vogël. Por Spartaku është ulur tek klubi poshtë pallatit dhe pi kafe e flet për futbollin e nuk merret më me politikë, sepse i është neveritur politika. Pra, nuk do të ketë cantë të Spartakut. E shumta ndonjë llapaqen mediatik do të hedhë dy shashka, dhe një deputet me zë të prerë do të bëjë një deklaratë e kështu mbyllet loja.

Shkurt, më thotë mendja se këta janë mjeshtra, specialista, si thonte ai i mjeri që u përdor nga të gjithë, Pjetër Arbnori. E vetmja gjë që e kishte gabim ishte se Pjetri shihte cka kishte përpara, se kur e kuptoi që Sala ishte mjeshtri, tamam kur nuk e bëri ambasador, vdiq për një ditë. Sala nuk ka kenë krejt i marrë, gjithkund e vinte Pjetrin përpara.

Por jam krejtësisht e plotësisht i bindun se nuk ka më sherr, sepse Pakti I Parisë po funksionon si duhet. Me ngadalë e me qetësi po zvarritemi drejt zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi kush humb, sepse shqiptarët i humbin gjithmonë zgjedhjet, edhe kur e rrahin njëri tjetrin.  Por paria e Tiranës i ka fituar edhe një herë tjetër, sepse këta janë pak, por ia ruajnë shpinën njëri-tjetrit… dhe mjerë ne kush na sundon.

 

… PRODHIMI I FERMEREVE

Mendimi i Mesnatës….

 

Ja po shoh se shkoj Sali Berisha në Konventën e Fermerëve… dhe tha shakane  e radhës. Po e sjell citimin nga fjalimi i tij të plotë. Ja cka tha kryeministri i vendit:

“Përulem me nderimin më të madh para të gjithë fermerëve të Shqipërisë. Këtu u fol për punën e bërë gjatë këtyre viteve për zhvillimin rural. Ne jemi krenarë, vlerësojmë dhe frymëzohemi nga dashuria e pakufishme të fermerëve. Tek fermerët puna nuk mbaron kurrë, dhe ne u detyrohemi atyre shumë më tepër se kaq sa kemi bërë. Fermeri është kujdestari i Zotit për tokën, rrudhat e tyre janë vulat e Zotit për punën e tyre të mrekullueshme dhe ne do të bëjmë gjithçka për tua shpërblyer atë që ata bëjnë për shoqërinë. Do të bëjmë gjithçka që çdo fshat i Shqipërisë të ketë infrastrukturën më të nevojshme dhe të përshtatshme. Ne garantuam furnizimin me energji elektrike. Mandati i ardhshëm është mandati i përfundimit të infrastrukturës më moderne. Vrapi ynë nuk do të ndalet derisa t’i garantojmë fshatit shkolla të njëjta me qytetin, ujë të rrjedhshëm dhe energji. I garantoj fermerët se përparësia e parë për Partinë Demokratike do të jetë kullimi në tokat me sera. Ju inkurajoj që të ecni sa më shumë drejt prodhimeve bio, që ato të bëhen të njohura në të gjithë Europën. Ne qëndrojmë të vendosur që në katër vitet që vijnë të shumëfishojmë prodhimin e fermerëve shqiptar”,-u shpreh Berisha.

Mendova që të përqëndrohem në disa prej argumenteve kryesore të fjalimit sepse po i u fliste pikërisht atyre që do të mbajnë shtetin nesër me taksa e me paga. Më tërhoqi shumë vëmendjen fjalia “Ne jemi krenarë, vlerësojmë dhe frymëzohemi nga dashuria e pakufishme të fermerëve.” Si ta kuptojmë këtë? Nga frymëzohet z. Berisha? Nga dashuria e fermerëve për z. Berisha? Nga dashuria e fermerëve për Lirinë e Demokracinë? Nga dashuria e fermerëve për njëri-tjetrin? Po ku është kjo dashuri? Ku me e dite, fermeret shqiptare po vriten e priten, ka plase vrasja divorci e therja, na mbyti krimi, e ky flet per dashuri.

Megjithatë, duke e njohur stilin pak abstrakt te zotnise ne fjale, e lashe kete punen e dashnise se fermereve. E dita se do të dalë me një shashkë mediatike që do ti trullosë studjuesit. Dhe nuk u zhgënjeva kur me një frymë tha shumë gjëra që nuk beson njeri, tre me mbetën në mendje prej tyre: inkurajimi i eksportit të prodhimeve bio në Europë, se ky mandate do të ishte mandati i përfundimit të infrastrukturës moderne, dhe e treta, … “se përparësia e parë për Partinë Demokratike do të jetë kullimi në tokat me sera” Hajt ma, thashë, me kaq e mbylli këtë herë. Kur ja dha më e forta e të fortave … “Ne qëndrojmë të vendosur që në katër vitet që vijnë të shumëfishojmë prodhimin e fermerëve shqiptar.”

Pashë zotin, si shtohet prodhimi i fermerëve? Se ta kishte për prodhimin bujqësor do të thonte ose “prodhimin bujqësor” ose “prodhimin që japin fermat.” Por ky po fliste për prodhimin e fermerëve si  produkt. Eh, thashë me vete, ky po ka ndërmend me i kthye të gjithë qytetarët, që cka hoqën me u ba qytetarë të pasaportizuar, në fermerë. Sepse meqë shteti nuk prodhon gjë, ndoshta shteti ka vendosur që të prodhojë fermerë. Po sa shumëfish? Se tani kemi ende një million shqiptarë që jetojnë në fshat… Sa është kjo shumëfish? Trefish? Katërfish? Pesëfish? D.m.th, paska vendosur me i nisë të gjithë shqiptarët në fshatra me punue tokën. Lëre thashë me vete, ia ka futur kot si e ka zakon. Po ndoshta e ka pasë në mend që do të shumëfishojmë brenda katër vjetëve atë që prodhojnë fermerët! Po si do ta bëjë atë punë? Edhe pse ekonominë e kemi të dytën në botë, duhet që prodhimi bujqësor të rritet me ritme marramendëse. Ne duhet me marrë tokë e njerëz borxh në Azerbajxhan!

Më në fund e kuptova se sa i cekët jam unë! Medet, që jetoj në Nju Jork e nuk  I kuptoj shqiptarët! I vetmi shpjegim që mund të jepet e që të bind, tashë është ky më poshtë.

Në katër vitet e ardhshme, ky po mendon me e ba të gjithë shtetin shqiptar si Lazaratin. Me farën e re të hashashit hollandez, prodhimi rritet 270%. Po të mbjellim edh 10% të tokës me hashash, po të marrim edhe këtë farën e re, me te vërtetë prodhimi do të rritet shumëfish.  Atëherë do ja kalojmë Afghanistanit në shkallën e ekonomisë botërore dhe nuk do të shkojmë me lypë para në Azerbajxhan. Aty ishte edhe fjala për prodhime bio se a ka gjë më bio tek ne se hashashi? Jo. Eh, sa vonë e kuptova. Duhet me u mendue thellë, se ndryshe të duken fjalët e kryministrit të vendit marrina e mashtrime. Po me që ky nuk mundet me i thanë tanë gjanat si duhet, len shumë me nënkuptue. E këtë aftësi  me e kuptue e kanë vetëm ata që jetojnë atje, se në fund, të gjithë të pranishmit, edhe ministri i Bujqësisë edhe ai tjetri e duartrokitën me emocion të dallueshëm. Sa gabim asht me folë për gjana që nuk i kupton!

 

PUNESIMI: NJE MENDIM NE MES TE NATES…

Për zotin, nuk due me e ba personale këtë sherr, por po mendoj se sa i marrë e se sa i poshter, se sa i pafytyrë, sa legen, e se sa i lig e se sa i ndyrë është ky mjerani, mbajtesi i epruvetes së shquar me lëngun e kripur të udhëheqësit, njeriu i papërkulur me pantallona te ulura, raportuesi me shkrim dore, vrasësi më pagesë, degjeneruesi i pashoq, vjehrri i disidentit të djathit, etj… etj.
Ja një shembull që nuk ka burrë, njeri, person, ckado që të jetë si shqiptar që e merr me mend dhe e kupton. Arsyeja është se numri i të papunëve në shtetin shqiptar është 144 mijë vetë. Ky katundari zotni, apo zotnia katundar premton se do të hapë 250 mijë vende pune në katër vjet. O Zot, Allah, Krisht, Perëndi, Budha, cka do që robtë iu luten kur grinden me gruan, aman kallzona të vërtetën!!! Si mundesh me hapë ma shumë vende pune se sa ke papunësi?????
Nga ana tjetër, ai që ka mbajtur me një pirun dy kile e 200 gram makarona në Paris, dhe për pak e ka thye rekordin e mbajtur nga Olusegun Mallakalla Alibaba, Edi Rama, as nuk e vë në dyshim se ky zotnia prej katundit po ia fut kot e po rren. Po qenë 144,000 mijë të papunë në shtetin shqiptar pse duhet me hapë 250,000 vende pune???? Jo vetëm ky po edhe ai mashtruesi klasik, që merr formë proteane si Paskal Milo, Skëndër Gjinushi, Nard Ndoka, Fatmir Medihoxha, Genc Pollo, Arben Imamis, Eduard Selamy, etj, etj. nuk e thonë një fjalë. Kush rren këtu??? Në shtetin shqiptar rren ai që nuk mendon dhe ma shumë ai që nuk flet.
Ky zotnia që kruhet në shpinë rregullisht nga mburoja antiplumb, dhe tash ka filluar të ruhet edhe nga djersa që rrjedh pa dëshirë deri në fund të lugut, sepe kanë nisur me i dalë edhe pucrra, nga nga një anë deklaron se ka vetem 144 mije te papune ne shtetin shqiptar. Ne anen tjeter deklaron se ka me hape 250,000 vende pune. Po mire more, ke ka me sjelle ky me punue mbasi te punesoje ato 144 mije shqiptaret e papune? Ato 110000 vete qe dalin teper prej kah kane me ardhe? prej Serbise? prej Rusise? Prej Greqisë? Rej Maqedonisë? Po cfarë pune kanë me ba?? nji zot e din!!!!
Duke e ditur të shkuarën e këtij pushti nga Tropoja, duke e ditur të shkuarën e racës së tij, duke e ditur se sa i mban kurrizi e shpina, duke e ditur se sa i ulët dhe i ndyrë është ky zagar, dhe natyrisht duke e respektuar si ish-president, si ish-kryeminister etj. etj, (sepse unë i respektoj institucionet e shtetit), une vetem uroj qe te gjithe këta të 110,000 të punësuarit këto katër vitet e ardhshme të mos jene te gjithe moldave, rumune, greke, bullgare e ukrainase të importuara me dhuë nga Trusti i Gështenjave të Tropojës që zakonisht punësohen nga shqiptarët. Sepse, keshtu si eshte nise puna, edhe nusja qe po e merr ai djali kakarec qe u divorcue nga kusherira, po na dalin njelloj… të paktën ne profesion. Ai djali ndoshta po e merr nje nga vajzat me pervoje te Bllokut, një nga ato që e mbajnë këmbën mbi kutinë me cigare dhe për këtë të marrin mendtë… sepse kush mendon për kutinë e ka hangër përfundimisht e thellësisht përdredhjen.
Nejse e shkurt, si po duket, zgjidhja që ka ndërmend ky zotnia, është që të gjithë shqiptarët duhet me vdekë jo vetmë prej sëmundjeve, ushqimeve të helmuara, ndotjes, etj. por, të mjafton vetëm me e imagjinue që me 110,000 punëtore shtesë, në profesionin e duhur e të preferuar nga Trusti i Gështenjave cka nuk mundet me ndodhë!!! Ba me ardhë 110000 vullnetare, me pak hashish Lazarati, me pakdru Tropojet e me pakdemagogji nga PD-ja , me këtë etje që po tregon një popull që ka model Shaban Noren e jo Shaban Hundën, po duhet me vdekë te gjithe shqiptaret prej seksit, droges e hordhekut. Me siguri këtë zotninë e ka pague dikush me i zhdukë shqiptarët prej faqes së dheut… hej Zot, na ndihmo, na i hiq qafe murtajat, vtëm ti e din se si… !!!!

PËRRALLA E 1 PRILLIT

Më në fund paria e Tiranës veproi ekzaktësisht ashtu si e pata parashikuar unë. Duke kërkuar që të shmangnin përplasjen, që të përmbajnë urrejtjen popullore, zëmërimin dhe indinjatën për krimet që kanë kryer, paria e bëri pazarin, turrë nën hali dhe i mbuloj gjërat me hi, tre muaj para zgjedhjeve. Kjo ndodhi bash ditën e rrenave, të gënjeshtrave, d.m.th. sot me 1 prill. Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama u morën vesh. U bë pazari, u shit Shqipëria, për ta, e njohur si ‘gomari,’ dhe u krye puna.

Po që nuk më ikën mendja nga mencuria popullore e katundit tim!!!! Budalla që jam edhe unë! Duke i pasur punët e mia në vijë, duke mos pasur fare probleme rri e merrem me gjëra që nuk më japin bukë e që vetem më prishin punë si politika e fati i shqiptarëve. Hajt ma, edhe unë si katundarët e tjerë jam! Edhe pse jetoj në Nju Jork, politikën e marr vesh vetëm me mesele popullore, d.m.th. rrëfenja e ngjarje të jetuara.   Kam ikë unë prej katundit por nuk ka ikë katundi prej meje, e për Zotën, gëzohem që ende i mbaj mend meselet e katundit se më bajnë me kuptue mirë botën moderne shqiptare ma mirë se librat e shumë studjuesve modernë shqiptarë dhe fjalimet e politikanëve vendore.

Duke dashur të kuptoj se cfarë ndodhi sot, m’u kujtua historia që tregonte plaku i urtë, Palokë Cuca. Sinqerisht që kjo puna e shqiptarëve me parinë sunduese që na ka rënë ne hise, dhe marrëveshja e 1 Prillit është dëshmi e shkëlqyeshme e unitetit dhe e dashurisë së shumfishtë midis palëve të parisë duket krejt si ajo historia e gomarit te shitur tre here që kallzohej në katundin tim. Me qe eshte dita e rrenave nuk mund te them krejt te verteten, sepse si mund ta them une kur nuk e thone as Sali Berisha, as Edi Rama e as Ilir Meta, por, hajt ma, si katundar qe jam po e gjej nje menyre me e thane.

Një bashkëkatundar i yni që e kishte emrin Votues kishte blerë një gomar tek një xhambaz që e kishte emrin Socialist Blloku. Gomari që e kishte emrin Hordhëk Pushtllëku, punonte mire një kohë, luante edhe kumar por u plak dhe nuk donte te punonte më fare dhe rrinte në grazhd/kafene gjithë ditën. Nejse ky zotni katundari Votues shkoj dhe e shiti gomarin Hordhëk në pazar për shumë pak para dhe atë e bleu ortaku i atij xhambazi që e kishte emrin Demokrat Katundi. Mbas disa orësh ky sheh sheh ortakun tjetër të xhambazit,  Integrim Skraparlliun duke shitur një gomar me leshra te prera, te kruar e te pastruar, me rruaza e zilka qe tundej e shkundej dhe që e kishte emrin Cub Lamashi. I pelqeu dhe e bleu shumë shtrenjtë se helbete dukej si gomar i ri dhe qe i hahej kurrizi per punë sepse tundtte bishtin ecte shpejt e tundte zilkat si në shfaqjen e tallavasë. Kur u nis per ne rrugën që të sjell në katundin tonë, gomari Cub eci më shpejt se ky dhe shkoj drejt e tek shtepia e tij. Dhe ai i tha gruas së vet, “A e sheh moj grua  se cfare gomari te zgjuar e demokratik kam blerë unë???” Mirëpo, e shoqja qe e njohu menjëherë gomarin, sepse ky gomari Hordhëk Pushtllëku kishte nje dosje me sjellje jot ë këndshme, e një shikim të keq fort, iu kthye dhe i tha, “po ky është gomari i jonë parazit, a të shplaftë mortja!” Po si e humbe ditën e lume (d.m.th. tranzicionin) dhe paratë (kursimet e emigrantëve dhe ekonominë kombëtare) qe të hajë ky që nuk punon fare??? Këtë do të punojmë të mbajmë ne, more gomar???  Dhe ky bashkëkatundari im që e kishte emrin Katundar Qytetar, i hyri në dru të shoqes dhe të bijës dhe i tha, “Gomari është i ri, nuk është gomari i vjetër, ty do të vë tek semafori se këtë gomar e kam blerë shtrenjtë dhe një burrë jeton pa gruan por pa gomarin nuk jeton dot! Sepse cfarë burri është ai që nuk e ka një gomar si ky që edhe pse është i njëjti duket 23 vjet më i ri? Unë blej gomarë nga xhambazët më të zotë që ka bota. As doktori nuk të bën këtë që të bëjnë xhambazat e mi qe e bejne gomarin plak te ri. Dhe, me i ra shkurt, prej aty u nis për tek klubi i katundit ku i gjeti të tre xhambazët duke ngrënë ngjala (mos më kërkoni t’ua shpjegoj se si i hanin, ku i kapnin, nga i nxirrnin, kush ia jepte kujt, kush ia vinte ne pjatë kujt, etj. etj. etj….

Edhe keto zgjedhje, paria i ndau pazaret e shqiptareve. A do te shkojne shqiptaret tek mejhana me pi nji gote qyl me paret e veta???? fund i hidhte per nje shtet qe shitet kaq here e per nje popull qe mashtrohet e vetemashtrohet pa fund.