KUJT IA VRET SYTE LEVIZJA STUDENTORE E VITEVE 1990-1991?

Vazhdon perpjekja e shumëanshme por edhe shume interesante e parisë së Tiranës për të zhvlerësuar e shkatërruar edhe një nga momentet më të pastra dhe më idealiste në historinë e vonshme shqiptare, Lëvizjen Studentore të viteve 1990-1991. Vecanerisht sivjet, sulmet dhe insinuatat, hedhja e baltës dhe minimizimi I njerëzve dhe Lëvizjes Studentore kanë qënë më shumë se të dukshme, kanë qënë e janë qartësisht të qëllimshme, me prapavijë politike dhe në një mënyrë të bashkërenduara. Argumentet kanë ardhur duke u grumbulluar dhe duke u sistematizuar deri në atë pikë sa të duket se ne kemi jetuar në një epokë tjetër. Por të gjitha rrenat jetojnë për pak kohë, e vërteta është për gjithmonë. Asnjë sulm, insinuatë, krijim gjendjeje hipotetike, dezinformim, përdredhje e argumenteve, dëshmi në erë, ndërrimi i mendjes nga disa nga pjesëmarrësit nuk e ndërron atë që ka ndodhur dhe historinë. Por në këtë boshllëk moral e vlerash ku jemi, në këtë llum degjenerimi e kriminalizmi, Lëvizja Studentore është kthyer në një ankth për parinë e Tiranës. Më e pakta që mund të thuhet është se historia nuk bëhet pa ne, sepse historinë e kemi bërë ne; se ne mbesim ende një shembull shërbimi publik I papërsëritshëm; se kemi treguar rrugën ku duhet ecur dhe që është pa dyshim e vetmja zgjidhje edhe mbas të gjithë këtyre dështimeve të tranzicionit e të parisë së Tiranës; që kemi qënë të ndryshëm nga paria dhe se ishim ndërgjegja dhe shpresa e kombit; se u kontrolluan individët, por nuk e kontrolloi dot njeri Lëvizjen; se krijuam struktura, platformë politike, udhëheqje studentore, të shtrira në kohë dhe se u trajtuam qartësisht si Lëvizje kundërshtare e parisë dhe e planeve të saj; se punuam për ti bërë bashkë të gjithë e për të organizuar shoqërinë mbi parime të tjera e dështimi I jonë nuk është prova e gabimit tonë, por e fuqisë së kundërshtarëve tanë; dhe se rruga e ndjekur nga individët e ndryshëm më pas nuk thotë asgjë për vetë Lëvizjen Studentore; Lëvizja kishte një jetë të vetën, u jetësua në struktura të ndryshme, si Shoqata “Fan S. Noli”, që nuk zgjatën katër ditë në dhjetor 1990 por katër muaj; por pak e shumë qëllimet, vlerat dhe njerëzit ishin identike; se kemi menduar e jemi sjellë si pjestarë të një Lëvizje Studentore edhe kur kemi qënë kundërshtarë ne mendime e në metodat që duheshin ndjekur. Asnjë përpjekje e parisë nuk e ndërron të vërtetën dhe kontributin e Lëvizjes Studentore, por, njollosja, hedhja e dyshimeve, lidhja e saj me gjithfarë individi, përfytyrimi I saj si një mashë e strukturave e me radhë ka si synim një gjë e vetëm një gjë: të binden njerëzit se nuk ka qënë e mundur që të ketë pasur njerëz që shihnin qartë, që e dinin se cka duhej bërë, që vepruan me mencuri e zgjuarësi, që ua hodhën strukturave dhe që mbijetuan me thanë të vërtetën e tyre. Sepse ndyrshe si mund të mbahen në sundim shqiptarët???? Një shoqërie që I heq dhe I mohon shembujt e shkuar të shërbimit publik I ke hequr zemrën dhe kujtesën, si dhe standartin moral me të cilin duhet të maten brezat. E Lëvizja Studentore është një shfaqje e vlerave morale që në këtë natën e errët të shpirtit tonë si komb e gjatë këtij rrugëtimi drejt askundit e drejt rrethit të ferrit që ishte tranzicioni shqiptar I ngjan një rrufeje të cilës, ata që e shikojnë, nuk mund ti rezistojnë, ata që e dëshërojnë nuk e besojnë, dhe ata që e kanë frikë e mohojnë. E ata që e kuptojnë vlerën e saj, kanë me mbajtë sytë nga qielli duke pritur rrufe të tilla sepse në aq pak kohë, e sheh botën ma qartë se cdo herë tjetër dhe e din se cila eshte rruga qe duhet ndjeke. Mund te zgjedhesh rrugen e gabuar, por ne mendje e din se cila eshte rruga e duhur.

NJE INTERVISTE ME z. YLLI PATA TE SHQIP, 13. 12. 2013

Profesor, PD-ja ndryshe nga vitet e kaluara, e festoi përvjetorin e themelimit jo me 12 dhjetor, por me datë 11. Si e shikoni këtë “revizionim” të historisë?

Që të revizionohet historia, duhet që paraprakisht të jetë i pranuar dhe të ekzistojë një variant pak a shumë i saktë dhe relativisht i mbështetur në të vërtetën, që pastaj modifikohet, plotësohet apo korrigjohet. Mirëpo, shumëçka që është thënë gjatë këtyre 22 viteve lidhur me themelimin e PD-së ka qenë ose pjesërisht e saktë, ose një rrenë e pastër. Legjenda e themelimit është ndryshuar sa herë që ka pasur interesa politike të caktuara dhe ka qenë e mbështetur në formulime që u bien ndesh dokumenteve, materialeve ekzistuese, logjikës së proceseve dhe dëshmive të njerëzve. Si shumë gjëra të tjera, edhe legjenda e themelimit të PD-së, kështu si paraqitet nga Sali Berisha e disa të tjerë rreth tij, mbetet një mashtrim i paskrupullt me historinë. Komedia është se historia e themelimit të PD-së, duke qenë njerëzit gjallë, është bërë si “Rashomon”, një film japonez në të cilin të katër dëshmitarët japin katër variante të ndryshme e të papajtueshme të një ndodhie në të cilën kanë qenë personazhe aktive. Në rastin e PD-së, unë jam nga ai grup i ngushtë prej katër themeluesish të fillimit, në të cilin janë edhe Sali Berisha, Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari. Mirëpo mua as që më ka dalë ndonjëherë emri, e as përmendem në variantet e tyre të themelimit dhe të kronikanëve të paguar. Arsyeja është se po të përmendem unë, mandej edhe njerëzit, edhe proceset, përfshirë edhe themelimin e PD-së duhen parë pak më ndryshe e në një dritë tjetër. Saliut në veçanti i dhemb goja dhe nuk e përmend emrin tim. Unë ia di dhimbjen, si edhe arsyen pse sillet kështu dhe sinqerisht që më vjen shumë keq për të, sepse nuk ka arritur të kalojë mbi komplekse të caktuara. Nga një anë, kështu si ka ardhur puna, ai ka edhe gurin, edhe arrën në dorë. Po deshi Sali Berisha e deklaron PD-në të themeluar me: Mehmet Elezin, Fahri Balliun, Qemal Sakajevën, Mitro Çelën, Besnik Mustafajn, Edmond Budinën dhe Arben Imamin mbas frymëzimit që ai mund të thotë se i erdhi nga fjalimi i Lech Valesës në Gdansk dhe askush nuk do ta ngrejë zërin e ta quajë gënjeshtër e mashtrim. Ah, se harrova edhe të çmueshmit e të paharrueshmit, Sabri Godon, Frrok Cupin, Xhelil Gjonin, dhe dikë në Komitetin e Partisë të Rajonit Nr. 2, ku shkonin raportet e shkruara me dorë te njerëz të caktuar. Por kjo nuk është e vërteta. Nga ana tjetër, themelimi i PD-së, si i çdo partie politike, ka qenë një proces në të cilin varet se çka konsideron si pikë të rëndësishme e domethënëse. Nëse nisemi me objektivin e me idenë e ndërtimit të një force opozitare, atëherë idenë për themelimin e partisë opozitare e kam dhënë unë. Gjithashtu, edhe njerëzit kryesorë të PD-së, Sali Berishën dhe Gramoz Pashkon për herë të parë i kam bërë bashkë unë më 11 dhjetor para mensës së Qytetit Studenti në orën 10:30 të mëngjesit. Të dyve u kam kërkuar që të bashkëpunojnë për themelimin e një partie opozitare dhe u kam premtuar mbështetjen e studentëve. Në një kohë tjetër kam folur për motivet e mia, gjendjen etj. Nga ai moment, ku këta individë i kam bërë bashkë, me synimin për të krijuar një parti tjetër, ka pasur takime ku kanë marrë pjesë shumë njerëz të ndryshëm, formulime dokumentesh, ide e kontribute nga ana e shumëkujt, por edhe hyrje-dalje individësh nga proceset e me radhë. Procesi i themelimit të PD-së nuk reduktohet në një ngjarje apo në një grup të ngushtë personash. Megjithatë, pika të tjera kulmore në historinë e PD-së janë takimi i disa vetave te banesa e Gramoz Pashkos më 12 dhjetor 1990, ku mori formë një parti opozitare, ku unë nuk kam qenë, krijimi i Komisionit Nismëtar të kësaj partie më 13 Dhjetor 1990, dhe mbi të gjitha, legalizimi i PD-së më 19 dhjetor 1990 dhe përhapja e degëve në rrethe. Është mirë që pavarësisht pozicionimeve të ndryshme politike, të dalë e vërteta e themelimit. Ajo nuk ia heq mbështetësit Saliut, sepse ata nuk duan t’ia dinë për të vërtetën. E vërteta nuk shton gjë në kontributet e mia, sepse kam se çfarë të them për veten. Megjithatë, nuk kam ndërmend t’i lë këta individë që kontributin tim e të studentëve të Lëvizjes Studentore ta përvetësojnë dhe të na kthejnë në fantazma historike që përmblidhen në kategorinë “e të tjerëve”, garniturë e dikujt, sepse nuk kemi qenë të tillë. Këta kanë qenë garniturë e jona. E vërteta do t’ua vërë nderin në vend shumë njerëzve që deri më sot janë injoruar, neglizhuar, apo përçmuar e në veçanti studentëve konviktorë, pa të cilët nuk do të kishin ndodhur demonstratat dhe nuk do të kishte as PD, as demokratizim e pluralizëm politik. E vërteta duhet vënë në vend mbi të gjitha për studentët e demonstratave të 8 dhjetorit e të 9 dhjetorit, që më pas u shmangën nga procesi dhe luajtën një rol dytësor. Mirëpo, pa ato djem e vajza, asgjë nuk do të kishte ndodhur, as PD, as pluralizmi politik dhe as përfitimi i legjitimitetit të intelektualëve në nivel kombëtar. Prandaj, duke u mbështetur tek ajo që di unë, si dhe duke lënë mënjanë përrallat e organizatat e imagjinuara që kanë nisur të dalin andej e këndej, data 11 dhjetor është dita e saktë e fillimit të PD-së. Mirëpo, arsyet pse unë mendoj kështu nuk janë të njëjta me të Saliut, që me siguri do të ketë mbledhur nja 10 vetë që të dëshmojnë se PD-ja u formua në lagjen e Brrakës, mbi kopshtin me hurma të Xhemiles në të gdhirë të datës 11 dhjetor. Gjithsesi dua të theksoj se pa miratimin e mbështetjen e studentëve, as unë e askush tjetër nuk do të mund të merrte vendime të tilla. Prandaj merita edhe për këto kontribute u takon djemve e vajzave të Lëvizjes Studentore, që në mos tjetër na mbështetën me ato vendime.

Duke sjellë në vëmendje 22 vjet më parë themelimin e Partisë Demokratike, shumë ditarë dhe dokumentarë po botohen për historikun e themelimit të partisë së parë opozitare. Cila ishte ideja fillestare e formimit të një force të re politike?

Varet se kur i intereson Sali Berishës. Por, realisht, PD-ja është nisur me datën 11 dhjetor, paradite nga ora 10:00-10:30 me iniciativën time. Sali Berisha më solli vendimin e Plenumit të KQ të PPSH që ishte mbajtur një natë më parë, direkt nga Ramiz Alia. Ai vendim tekstualisht theksonte se do të lejohej një pluralizëm fiktiv, organizatash e subjektesh elektorale. Ky nuk ishte pluralizmi i vërtetë politik, por një manovër e zgjuar e Ramiz Alisë, d.m.th. sipas parimit “po e hëngrën, mirë, po nuk e hëngrën, të shohim sa kanë kurajë dhe a ua mban”. Mirëpo, kryesorja ishte se në këtë pikë krijimi i një organizate studentësh dhe intelektualësh të rinj, një nga kërkesat tona, ishte tashmë diçka e pranuar dhe e legjitimuar edhe nga sistemi dhe nga partia në pushtet. Por ky nuk ishte pluralizmi i vërtetë politik dhe beteja për të fituar pluralizmin do të zhvillohej në takimin e përfaqësisë studentore me Ramiz Alinë. Ky nuk ishte një problem i vogël dhe nuk mund të kalohet lehtë, përkundrazi. Intelektualët që erdhën në Qytetin Studenti ishin një problem i madh për ne, sepse edhe pedagogë kishin hyrë dhe ishin ngujuar në fakultete. Sado që kishim një rreth të fortë studentësh, shumica konviktorë, që na mbështesnin me shumë besim, prania e pedagogëve ishte një influencë e jashtëzakonshme negative, edhe sepse ofronte një siguri të madhe për studentët. Në një përpjekje për t’i shkëputur nga studentët, mbi të cilët pedagogët kishin një ndikim të madh, si dhe për t’i futur në atë hullinë ku duhej, kërkova që t’i bëj bashkë disa prej tyre. Aty ishin shumë njerëz, ndër ta ishte edhe Moza Pashko, gruaja e Gramoz Pashkos dhe motra e Genc Rulit. E pyeta ku ishte Gramozi dhe më tha se ishte në fakultet me studentët e Ekonomikut. Çova dikë më Mozën dhe e thirra. Si erdhi Gramozi, i prezantova me Sali Berishën, dhe u thashë se ne do të shkonim në takim me Ramiz Alinë për të kërkuar pluralizmin, se do të ruanim Lëvizjen Studentore dhe se ata duhej të themelonin partinë opozitare, së bashku me intelektualët dhe pedagogët e tjerë. Që nga ai moment ata nuk janë ndarë nga njëri-tjetri. Pavarësisht se e dinin se dy gjela nuk rrinin dot në majë të plehut, dhe e shihnin veten si të parët e katundit, bashkëpunimi i tyre në atë pikë ishte i domosdoshëm dhe të dy e pranuan. Në momentin që ata ikën, organizova zgjedhjet e para të lira në shtetin shqiptar, në të cilin studentët e çdo fakulteti do të votonin me aklamacion për studentët që do t’i përfaqësonin në takimin me Ramiz Alinë. Në lidhje me sekuencën e ngjarjeve, kështu shkurtimisht, më 12 dhjetor janë mbledhur te Gramoz Pashko një grup ku ishin: Azem Hajdari Mimoza Ferraj, Aleksandër Meksi, Sokol Necaj, Sali Berisha etj. Më 13 dhjetor është vendosur përbërja e Komisionit Nismëtar dhe është shpallur partia. Në ditët e tjera janë mbledhur firmat dhe më 19 dhjetor është aprovuar ligjërisht si parti politike.

Si ndodhi zgjedhja e krerëve dhe pse ju shpallët kundërshtimin?

Kush janë krerët? Le të dalë njeri e të thotë se është para meje apo që ka pasur peshë më shumë se unë në këtë proces. Shiko, kjo është komedi që luhet në Tiranë, ku gjithkush kërkon të hyjë në histori duke u mbajtur mbas xhakaventos së dikujt, apo të pardesysë së një tjetri. Ideja kryesore e jona ka qenë ajo që përshkrova më lart. Intelektualët do të bënin partinë opozitare, ne studentët do të kërkonim pluralizmin e vërtetë politik, por edhe do të ruanim Lëvizjen Studentore të pavarur nga intelektualët e të tjerët. Mirëpo, ndërsa ne po punonim me intensitet për detyrat që i kishim vënë vetes, këta, d.m.th. intelektualët, nuk qenë në gjendje të mblidhnin as një grusht me njerëz që t’i mbështesnin hapur, as ndër krushqitë, miqtë e kushërinjtë e tyre. Ishte një gjendje pritjeje në kryeqytet, ku askush nga këto rrethe që dinin, por që ishin edhe të lidhura me regjimin, nuk donte të lëvizte pa u qartësuar ujërat. Kështu që, nga pasditja, mbasi mbetën pak a shumë një grusht, deshën të vinin në mbledhjen e përfaqësisë studentore, të bëheshin pjesë e saj dhe të fitonin legjitimitetin që iu mungonte në takimin me Ramiz Alinë. Unë i nxora jashtë ata të dy dhe nuk lejova që të bëheshin pjesë e përfaqësisë. Kështu që as Sali Berisha as Gramoz Pashko nuk do të kishin kurrë legjitimitet politik nga Lëvizja Studentore e nga arritjet e saj. Për ne ata do të ishin e mbetën të jashtëm e të huaj. Por, në përfaqësi mbeti një pjesëtar i atij grupi që ishte edhe i zgjedhur nga studentët e Arteve, sepse ishte pedagog, Arben Imami.

Kur në atë takim me Ramiz Alinë u fitua pluralizmi i vërtetë politik, dhe meritat i takojnë atij që i takojnë për këtë fitore historike, nuk kishte më frikë se sistemi do të ndëshkonte kënd, aq më shumë po të ishe edhe një njeri i sistemit, siç ishin shumica e këtyre të vetëquajturve intelektualë. Fill mbas kthimit nga takimi, Ben Imami, që edhe në atë kohë nuk kishte kurrfarë konceptesh politike, tha se do të formohej partia opozitare apo Partia Demokratike. Mirëpo Pashko dhe Berisha ishin ende të pasigurt, një ditë më parë e kishin ndier veten keq, sepse nuk kishin gjetur mbështetje as ndër miqtë e tyre dhe, prandaj, kur i mblodhën njerëzit më 12 dhjetor iu thanë se donin të bënin partinë e studentëve, sepse kështu i lanin duart nga përgjegjësia, d.m.th. thjesht do të thoshin se na ndihmuan ne. Natyrisht, nuk e bën një parti të studentëve pa pyetur paraprakisht studentët, apo jo? Dhe do s’do njeri, në atë pikë, besoj se kam pasur shumë influencë ndër studentët dhe më është dëgjuar shumë fjala. Aty në atë mbledhje në banesën e Pashkos, u dha dhe u pranua mendimi që duhej të bënin parti të vërtetë të tyren, dhe jo të studentëve. Kështu këta na erdhën si grup në Qytetin Studenti me mendimin se Azemi, që ishte me ta, do t’i kontrollonte shokët e shoqet e lëvizjes dhe këta intelektualët do të gjenin një ushtri të gatshme për mbështetjen që iu duhej për t’i ndjekur ata që e shihnin veten si liderë të vetëshpallur të opozitës. Mirëpo, i kishin bërë hesapet pa hanxhinë. Kur e pashë se kush po vinte, patëm një përplasje me Azemin që erdhi të më bindte në dhomën time. Shkurt, unë iu thashë se do të nxjerr studentët në rrugët e Qytetit Studenti e t’i përzinim prej aty. Mbas shumë negociatash jo të këndshme me Berishën e bëmë një marrëveshje që të mos ishte vetëm Azemi në shtatëshen themeluese, por ajo të kishte gjashtë studentë, tre intelektualë dhe katër pedagogë. Gjithkush solli njerëzit e vet. Saliu, Gramozi, Azemi dhe unë. Unë i luta shumë intelektualëve që të vinin dhe të bëheshin pjesëtarë të Komisionit Nismëtar, por nuk deshën. Besimi im dhe i disa të tjerëve ishte se me Azemin e me disa të tjerë që i njihnim, do të kishim shumicën, por nuk dolën gjërat ashtu, dhe për këtë ka përgjegjësi Azem Hajdari që i shiti shokët e shoqet e veta dhe zgjodhi Berishën e Pashkon përpara nesh. Megjithatë, duhet theksuar se PD-ja është themeluar në Qytetin Studenti, studentët kanë qenë pjesa heroike e saj, por, në të njëjtën kohë, ne e kemi ruajtur dhe mbrojtur Lëvizjen Studentore si një strukturë të dallueshme nga PD-ja. Por unë vetë nuk jam pajtuar asnjëherë me përbërjen e Komisionit Nismëtar dhe me përpjekjen e tyre sistematike për të kontrolluar, manipuluar e përdorur studentët. Natyrisht as ata nuk janë pajtuar ndonjëherë me praninë time dhe me rolin që kam luajtur. Pavarësisht se idetë i kam pasur shumë të qarta, kam qenë tejet abraziv me shumë prej tyre, por edhe me shokët e mi dhe kjo natyrisht që pati pasoja, sepse mungesa e ngrohtësisë dhe dogmatizmi e ekstremizmi im ideologjik i largonte të tjerët.

Nga themeluesit e parë të PD-së sot në krye të saj kanë mbetur vetëm Berisha, Imami, Ruli e Pollo…

PD-ja ka një histori të ngatërruar. Unë jam themeluesi i PD-së, por PD-ja nuk është partia e ime. Unë idealet e mia i kam ruajtur në veten time dhe nuk i kam ndërruar, përkundrazi kam punuar për t’i vënë në jetë, ndërsa PD-ja është transformuar në një strukturë kriminale që është vënë pa kushte në shërbim të interesave joshqiptare, që ka punuar e që punon kundër çdo gjëje që unë e kam të shenjtë. PD-ja punon kundër shqiptarëve, kundër shtetit të tyre, kundër kombit shqiptar, kundër shtetit ligjor, kundër të drejtës së pronës, kundër të mirës shoqërore dhe njerëzore, kundër begatimit e prosperitetit të shqiptarëve, kundër të ardhmërisë e shpresës së tyre. PD-ja është një bandë në shërbim të Sali Berishës. Sa për këta që përmendni, në majë të sitës morale e kombëtare shpesh mbesin krundet, dhe Sali Berisha, si kalorës i aftë që i jep kalit edhe majë malit, e di se për se shërbejnë ato. Më mirë të sakrifikoj për bindjet e vlerat e mia se të jem shërbëtor i shpërblyer i dikujt tjetër.

NJE INTERVISTE ME GAZETARIN BLEDI HOTI TE SHQIP, 2012

Z.Rama 23 vite më parë u krijua partia e parë, Partia Demokratike. Cila ishte rruga e juaj deri në themelimin e PD-së?

Unë s’kam dashur të merrem me politikë ndonjëherë, sepse më ka interesuar letërsia dhe përkthimi. Mirëpo, kur nuk don me u marrë me politikë, merret politika me ty. Kështu, në Maj të Vitit 1990, sapo e lejoj ligji, fillova të organizoj shoqatën letrare “Gjergj Fishta” në Shkodër. Nuk ika me Ambasadat sepse nuk kam dashur të iki ndonjeherë nga shteti shqiptar. Në tetor të vitit 1990, kam qënë i pari njeri në shtetin shqiptar, që nuk ka qënë pjesë e strukturave, dhe që ka kërkuar hapur e publikisht të drejtat e njeriut e liritë njerezore në një konferencë për Talentet e Reja që u bë në Korcë ku në prani të Foto Camit, asokohe numri nje ideologjik i sistemit, dhe të disa të tjerëve e quajta sistemin një sistem represiv dhe deformues ne lidhje me keto liri. Kam lexuar rregullisht shtypin e huaj të përditshëm, atë që hynte në Bibliotekën kombëtare dhe më gjerë, dhe kam qënë plotësisht i informuar për cka po ndodhte e cka do të duhej të ndodhte edhe në shtetin shqiptar. Kam pasur kontakte me te huaj, nje interviste e imja ka dale ne Korriere Della Sera me rastin e ikjes se Ismail Kadarese, si dhe disa gjera te tjera per te cilat do te flasim ndonjehere tjeter. I kam filluar vetë protestat në Qytetin Studenti me 6 dhe me 7 Dhjetor me thirrje e me parulla nga Godina 6-të, mirëpo nuk më ndoqi njeri dhe nën frikën e arrestit jam larguar në Shkodër. E kam ditur se do të organizohen e do të përdorohen studentët, nuk kam dashur të jem pjesë e lojës, dhe  8 Dhjetori me gjeti duke hedhur beton në një soletë në Shkodër. Së bashku me një grup të mrekullueshëm djemsh shkodranë, Artan Pervaza, Gent Ramadani, Neritan Sadiku, Andi Baba, e te tjerë jemi nisur dhe jemi kthyer me 9 Dhjetor, në Qytetin Studenti. Jemi organizuar paralelisht me të tjerët, kemi organizuar të parën demonstratë në Sheshin Skënderbej në pasditen e 9 dhjetorit, dhe jemi imponuar në drejtimin e Lëvizjes Studentore duke i dhënë asaj Lëvizjeje frymën, strukturën, organizimin dhe objektivat politike. Për mos me prishë punë, kemi ndenjur disi më në hije, mirëpo në pikat vendimtare jemi imponuar pa kushte dhe i kemi dhënë drejtimin që kemi dashtë si Lëvizjes Studentore ashtu edhe disa proceseve të tjera politike më pas për një periudhë bukur intensive.

A mund të na kujtoni diçka për ato ditë që çuan në krijimin e kësaj partie të parë opozitare?

Mbas një zhgënjimi të madh vjen e lind një shpresë e madhe. PD ka kenë një shpresë e madhe në atë kapërcyell historik. Shteti ishte efektiv por ishte një shtet që po hante veten dhe vetë shqiptarët. Lëvizja Studentore ishte një mundësi e madhe për me lindë shpresën që iu duhej shqiptarëve, mirëpo njerëzit si Azem Hajdari, por edhe disa të tjerë, ishin tepër të vegjël dhe pa vetëdijen politike.  Kështu që me mendësinë e njohur katundare, ai u lidh për njerëz. Unë isha nacionalist i bindur, edhe libri që pata nxjerrë në atë kohë e kishte titullin “Gjaku im Trashëgon,” dhe besoja në ideologjinë e në vlera të caktuara. Ishte e qartë se Lëvizja Studentore nuk mund e nuk duhej të bëhej parti. Studentët duhej të ishin garnizoni demokratik në zemër të Tiranës, shpresa e kombit dhe ajka e pandyrë e të ardhmes. Një trup i kalbur, edhe një nënë që vdes nga dhimbjet e lehonisë, rilind në pjellën e vet. Kështu që Lëvizja dhe pastërtia e saj duhej të ruhej me cdo kusht, edhe nga njerëz si unë e AzemHajdari.  Duhej të ishin këta të rinj e të reja, të panjollosurit, ata që mund të ndaheshin me të shkuarën. Partia që do të lindte duhej të ishte e përkohshme. Ajo që kishte më shumë rëndësi ishte që ndërroheshin rregullat e lojës, të ruhej shteti, dhe të vendoseshin bazat e duhura për ndryshim. Kishte shumë vetë që erdhën në Qytetin Studenti, ndër ta Skender Gjinushi, Sali Berisha, Lisien Bashkurti, Gramoz Pashko, Remzi Lani, Prec Zogaj, Besnik Mustafaj, Kujtim Cashku e të tjerë. Kushdo që të mbështetetj nga studentët do të bëhej hero. Mbas një konfrontimi shumë të ashpër me Saliun, që kishte ardhur si i dërguar i Ramiz Alisë, pra si dikush që kishte besimin e udhëheqjes së kohës, dhe mbasi atij nuk I luajti një muskul në fytyrë por e bajti ofendimin që i bëra, iu thashë Ben Likës, Azem Hajdarit, Moza Zhamos e Tefë Malshytit, se ky që duron gjithcka, që vjen nga ku vjen, me ate reputacion qe kishte krijuar dhe me lidhjet qe kishte, nuk shkon deri në fund te armiqesive dhe nuk e con vendin në Luftë civile e kësisoj njerëzish i duheshin vendit ne ate pike. Kështu që edhe pse e dija se e kisha bërë armik, në të mirë të vendit e të kombit, i thashë se duhej të vinte me ne. Azemi kishte rrugë të tjera që u lidh me të. Në mengjezin e 11 Dhjetorit i kam bërë bashkë këtë dhe Gramoz Pashkon dhe iu kam thënë të fillojnë të formojnë partinë opozitare. Dhe formalisht e publikisht i kam respektuar sepse iu duhej ai autoritet edhe nga ana e ime, sado e parëndësishme që duket ajo gjë sot, edhe pse punonin shumë intensivisht kurndër meje e kundër njerëzve që me mbështesnin edhe pse ishin formalisht të dërguarit e Ramiz Alisë. Kur e panë se nuk po i mbështeste njeri në Tiranë e ndër intelektualët, erdhën në Qytetin Studenti dhe kërkuan të viheshin në krye të punëve, gjë që Azemi e pranoi, por unë nuk e lejova. Kështu që shkuam në Takimin me Ramiz Alinë në të cilin patëm zgjidhjen që ose të duat=rtrokisnim një pluralizëm të rremë ose të tregonim se ishim ngritur për të drejtën e për demokracinë. Unë për vete, se atje më braktisën të gjithë, ngulmova për pluralizmin dhe të drejtën e formimit të partive me ideologji të ndryshme politike. Ramiz Alia u tregua shumë i zoti dhe bërë atë që duhej, e pranoi pluralizmin dhe në atë pikë u ndërruan rregullat e lojës politike, ndërroi sistemi. Kështu që pluralizmi u fitua prej nesh dhe këta nuk kanë asnjë gisht në këtë punë. Pluralizmi nuk ka kuptim pa partitë dhe këta e dinin mirë se cka duhej bërë, dhe natyrisht kishte struktura që funksiononin si duhet dhe që I mësonin e kuptivonin me shumë kujdes. Dhe opozitën do ta bënin veglat e sistemit, dihej ajo punë, mirëpo me kohë do të ndërroheshin njerëzit dhe të hynin gjërat në hulli të tjera. Kjo ishte shpresa, mirëpo kujt ia merrte mendja se ishin kaq të fëlliqur, të untuar për një grusht para, pa nder e pa dinjitet sic u treguan këta intelektualët dhe pjestarët e parisë së Tiranës?

Si e shihni sot, pas 23 vitesh PD-në. Tashmë lideri historik i saj, Berisha, dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit. Në drejtimin e PD-së u zgjodh Lulzim Basha. Brenda PD-së po dhe në rrethet politike, ai njihet si delfini i Berishës. A mendoni ju se Basha do të mund të ngrejë PD-në në lartësinë e saj, pas një humbje spektakolare në zgjedhje?

PD e ka kryer misionin e saj. Kanë ndërruar rrethanat por nuk ka ndërruar zgjidhja. Ka vetëm një derë, një zgjidhje për të dalë nga kriza e thellë dhe e gjithanshme dhe ajo është kombëtarizmi. PD mban peng të ardhmen e shqiptarëve sepse mban peng opozitën e vërtetë ndaj këtyre që nuk kanë lënë gjë pa bërë e që janë nisur ta rrjepin atë komb e t’ia hanë edhe kockat. Prandaj PD duhet të clirojë masën e madhe të militantëve dhe aktivistëve që e duan të mirën e kombit e të shtetit dhe të kemi një fillim të ri. Duhet një opozitë e re.   Sa për Lulzim Bashën, cfarë delfini, ai është e shumta një qenush politik. PD tashmë është partia e Berishës. E meqë jemi këtu, mendoj se nuk duhet kërcënuar apo arrestuar Berisha, por duhet ndërtuar një senat në të cilin ata që kanë drejtuar shtetin si Sali berisha të kenë imunitet dhe një rol këshillimor e mbrojtje nga shteti që për hir të interesave të tyre le të mos e mbajnë shtetin peng. Sado i varfër shteti shqiptar ka aq para sa të paguajë për jetë rrogën e 50 a 100 figurave të tilla që duhet të dalin nga politika e vërtetë. Arsyeja pse duhet një opozitë tjetër është se këta që po na sundojnë, po duan me vjedhë e nuk po dinë se si sepse hyn miu në thesarin e shtetit e thyen turinjtë. Ne na duhet një fillim i ri, me njerëz të tjerë, të edukuar mirë dhe me ndjenjën e shërbimit publik. ai fillim është opozita e vërtetë, kombëtariste, idealiste, e ndershme e moralshme, me njerëz që duan të shërbejnë e që e duan kombin e shtetin. kjo na mungon sot dhe kjo na duhet më shumë se gjithcka.

Roli i Berishës në PD-në si omnipotent a është një vështirësi për kryetarin e ri të zgjedhur në marrjen e vendimeve apo në reformimin e PD-së?

Normale që është një pengesë. Saliu është kryetari I vërtetë. PD është e pareformueshme. Ajo parti ka një histori jo të këndshme, dhe tani duhet që të ndahen e mira dhe e keqja Brenda saj. Ka shumë shqiptarë që kanë besuar tek idealet, vlerat, morali dhe qëllimet e fillimit të PD-së. PD I takon historisë dhe Familjes Berisha e Trustit të Geshtenjave të Tropojës. Tani ne na duhet një parti e re opozitare që të përfaqësojë të gjithë shqiptarët, pa dallimet që I shërbejnë vetëm e vetëm përjetësimit të ruajtjes së interesave të parisë së Tiranës.

Çfarë duhet të jetë ndërmarrë PD-ja që të riorganizohet si forcë politike në mënyrë që të ketë një subjekt politik realisht të djathtë, duke bashkuar dhe forcat e tjera në një bllok të vetëm opozitar? Apo jeni të mendimit se PD-ja tashmë e ka kryer misionin e saj dhe duhet të forcë e re qendrës së djathtë të kristalizohet?

Pd e ka kryer misionin e saj. Duhet një forcë e re politike. Jo me sharlatanë, por me patriotë e atdhetarë, me shqiptarë e me njerëz të ndershëm. Këta që na sundojnë nuk e kanë asnjë nga këto cilësi. Opozita duhet të jetë thelbi I vërtetë I kombit.

Për të rikthyer në atë çfarë ishte ëndrra e 23 viteve më parë, një Shqipëri si gjithë Europa. Pothuajse po kalojmë çerek shekulli dhe kjo ëndërr akoma nuk është realizuar. Ne këtë faj ia hedhim fajim klasës politike shqiptare, ndërkohë që vetë shoqëria shqiptare është ajo që e ka zgjedhur dhe votuar këtë kast politike. A mendoni se ka nevojë për një lëvizje të re të shoqërisë rinisë për të shkundur apo reformuar këtë klasë politike?

Pa dyshim. Me që ra fjala, qëllimi ynë ka qënë ta bëjmë shtetin shqiptar si Europa, jo të hyjmë në Europë. Të paktën qëllimi im. Dhe paria e Tiranës nuk është klasa politike, sepse shtresa politike jeton vetëm me politiken.  Paria e Tiranës është mashë politike e krimit, ajo është vërtetë e degjeneruar, e kriminalizuar, pa moral e pa vlera, njerëz të thyer që bëjnë cka munden që të rrinë në pushtet, aq sa janë vënë në shërbim të krimit e të interesave kriminale. Këta që janë në politikë e kanë provuar veten e tyre dhe përfundimi i sjelljes së tyre ka qënë ndërtimi i një sistemi të kapitalizmit katundar e klanor, i strukturave politike oligarkike dhe të korruptuar, zvetënimi i shoqërisë dhe zhveshja e saj nga vlerat morale dhe kriminalizimi i shoqërisë. Qarkullimi i parive duhet të bëhet përmes daljes së një force të re, me një vizion të qartë në shërbim të shqiptarëve, me vlera  kombëtare e njerëzore dhe me nje program të matur që ndërton ekuilibre të dëshërueshme shoqërore. Ky do të ishte rrotacioni i vërtetë dhe fillimi që iu duhet të gjithë shqiptarëve.

A do merreni me politike?

Jo. Une nuk dua te merrem me politike. Por, edhe me thane te verteten, ashtu si e di une, dhe ka pak qe kane pergatitjen time per kete pune, eshte nje kontribut. Ama dua qe te ndihmoj sa me shume qe mundem. Nuk kam interesa, nuk pres asgje, por dua te jap aq sa di, sa mundem dhe pa asnje kusht. Dua qe te le nje emer te mire, per ate jeton njeriu.

DEMONSTRATA E 9 DHJETORIT 1990 NË SHESHIN SKANDERBEG DHE FILLIMET E LEVIZJES STUDENTORE SHQIPTARE, 1990-1991

Hyrje

Lëvizja Studentore Shqiptare 1990-1991 (tash e mbrapa, LSSH) është njëra nga lëvizjet shoqërore më pak të njohura në historinë e vonshme shqiptare. Anipse e ashtuquajtura klasë politike shqiptare dhe intelektualët janë rrekur ta paraqesin veten si pjesë të saj apo afër saj, paradoksalisht e në mënyrë persistente, ato kanë ngulmuar në mohimin e ekzistencën e saj. Në analizat e qëndrimet e tyre të cilave ju është dhënë shumë hapësirë në shtypin shqiptar ato vazhdimisht janë përpjekë që ta deformojnë Lëvizjen në të gjitha aspektet: si kohëgjatësi, duke thënë se ishte vetëm një ose disa ditë, (8 Dhjetori dhe jo një Lëvizje e shtrirë nga Dhjetori deri në Mars 1991); të përcaktojnë se kush ishin pjesëmarrës apo udhëheqës të saj duke ndarë dekorata qesharake dhe të pameritueme, (dhe nga pjesëmarrës e drejtues të kësaj Lëvizjeje edhe të papranueme); ta zvogëlojnë kontributin e saj në një demonstratë dhe të lënë mënjanë Grevën e Urisë dhe Rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës. Për më tepër ato kanë shkuar aq larg sa të shpikin mite krejtësisht të pabazuara të cilat glorifikonin veten dhe shërbyesit e tyre. Por histeria nuk është historia dhe faktet janë shumë kryeforta. Ato duhen trajtuar një e nga një dhe me vëmendjen që meritojnë.

Në këtë shkrim të shkurtër do të analizoj vetëm fillimet e LSSH duke u përqëndruar në njërin nga aktivitetet më të para të saj. Këtu do të ndalem në analizmin e përgatitjes, organizimit, të mesazhit dhe të domethënies politike të demonstratës studentore ne Sheshin Skanderbeg me 9 Dhjetor 1990. Kjo demonstratë, e para demonstratë e vërtetë dhe jo e heshtur me qëllime të mirëfillta e krejtesisht te qarta politike e mbajtur për gati 50 vjet në kryeqytetin shqiptar, shënon shndrrimin e masës studentore në Lëvizje shoqërore si dhe, njëkohësisht, edhe fillimin e vërtetë të LSSH si lëvizje politike. Mesazhi, organizimi, mbështetja që pati e bëjnë këtë demonstratë një moment kthese në përpjekjet për të ndryshuar sistemin politik në Shqipëri. Po ashtu edhe kundërvënia e hapur e elitës sunduese, e një grupi të caktuar intelektualësh dhe studentësh te tjere, pjestare te Levizjes Studentore ndaj organizimit të kësaj demonstrate e bëjnë këtë veprimtari politike një pikë kritike në procesin e organizimit të studentëve universitarë të Tiranës dhe në rrugën drejt vendosjes së demokracisë në Shqipëri.

Si dhe pse regjimi u përqëndrua tek studentët si faktori i fundit që mund të sillte ndryshimin e sistemit 

Menjëherë mbas takimit të dështuar me intelektualët komuniste të kryeqytetit të mbajtur më 12 Gusht 1990, regjimi kishte filluar të konsideronte me seriozitetin e duhur mundësinë e përdorimit te studentëve universitarë në kryeqytet si një katalist për krijuar mbështetje për reformat politike që kishin ndërmend të zbatonin jo pse donin, por se nuk kishin se çka të bënin tjetër. Në këtë zgjidhje ato po e ndiqnin modelin çekosllovak të ‘revolucionit të kadifenjtë’ por edhe i druheshin modelit rumun të trancizionit; në të dyja modelet studentët kishin qënë protagonistë por ajo çka e kishte bërë ndryshimin kishin qënë intelektualët. Ajo çka i qetesonte ishte se shume studente që nuk e donin atë sistem kishin pasur mundësi të iknin me ambasadat dhe e vërteta është se shumë prej tyre kishin ikur. Pra, shumë prej studentëve që kishin mbetur, sipas mendimit të regjimit mund te dukeshin si besnike të regjimit. Megjithatë si mase shtesë sigurie, vepronte një sistem i shumëfishtë kontrolli, mbikqyrjeje dhe mbledhje informacioni që ishte konsoliduar ne kufij të skajshëm me caktimin e ish-instruktoreve te Komitetit Qëndror të Rinisë në cdo konvikt dhe fakultet. Takimet masive me rininë universitare para fillimit të vitit të ri shkollor në të gjitha rrethet ku sekretarët e parë të partisë e të rinisë dhanë udhëzime e direktiva ishin një shenjë e qartë se rinia universitare shihej si një faktor i mundshëm në lojën politike. Regjimi po i vinte rrotull rinisë universitare pa e ditur se si mund ta ‘përdorte’ më mire por duke e matur e peshur me shumë kujdes.

Cka e bënte përfshirjen e rinisë në lojë të lakmueshme dhe njëkohësisht problematike ishte modeli ‘specifik’ i pluralizmit të mendimit (që synonte mbajtjen e pushtetit në familje dhe në kastën politike) e njëkohësisht dështimi i regjimit për me krijue atë lloj opozitet që dëshëronte dhe e cila do ta luante lojën si duhej. Pasi kishin falimentuar në përpjekjet për t’u bërë të pranueshëm për fuqitë e huaja, mbasi kishin dështuar në përpjekjet e tyre për të galvanizuar intelektualët (që vazhdimisht e treguan veten pa shtyllë kurrizore), shumë të pasigurtë në lidhje me rolin e emigracionit shqiptar dhe pa pikën e vullnetit për të luajtur me kartën e nacionalizmit shqiptar (përvecse me shmangë vëmëndjen e shqiptarëve në shtetin amë duke fillue trazime sa herë lëviznin shqiptarët ne Kosovë), si dhe duke refuzuar çdo opozitë që nuk kontrollohej prej tyre (protestat ne Shkodër e Kavajë) regjimi dhe elita politike përfundoi me studentët si një faktor i kontrollueshëm që mund të sillte ‘pluralizmin e mendimit’ por jo pluralizmin e vërtetë e të mirëfilltë politik, çka është edhe parimi bazë i funksionimit të cdo demokracie të vërtetë.

Plani i tyre afatgjatë, i hartuar me shumë kujdes dhe i modifikuar gjatë Gushtit e deri në fund të Shtatorit 1990, vecanerisht mbas vizites së dështuar të Ramiz Alisë në SHBA, parashihte qe me drejtim të kujdesshëm studentët do të ngriheshin në protesta të kontrolluara nga levat e partisë. Studentët do t’i kërkonin Alisë pikërisht atë lloj pluralizmi të organizatave e shoqatave (thuajse i njëjti model i majit 1990 i propozuar nga Alia në Plenumin e KQ të PPSH dhe i ricikluar nga Salih Berisha në takimin e Alisë me intelektualët komuniste të kryeqytetit) sepse intelektualët e shquar edhe pse kishin bredhur boten perendimore kishin deklaruar se nuk e dinin se cfare ishte pluralizmi politik. Më pastaj, plani parashihte që të njëjtët intelektualë ‘duetet’ e ‘trojkat’ e kryeqytetit – të cilët ishin lejuar të botonin mendimet e tyre të cekta dhe të përgjithshme në gazetat më të rëndësishme të partisë or të jepnin intervista në Zërin e Amërikës por që kishin sprovuar veten të ishin njerëz pa pikën e karakterit dhe të manipulueshëm – ma së parit se nuk e pranuan me e marrë përgjegjësinë historike në takimin me Ramiz Alinë – do të delnin në krye të organizatave e shoqatave pluraliste. Studentët do të shkonin në klasat e tyre dhe transformimi i pamundimshëm do t’a shndrronte regjimin nga totalitar në demokratik, komunistët do të bëheshin kapitalistë, dhe shteti shqiptar do të mbetej ajo pronë feudale e kastës sunduese siç kishte qënë edhe në vitet e fundit mbas vdekjes së Enver Hoxhës. Do të kishte kenë shumë më e lehtë po qe se intelektualët do të kishin gjetur një mënyrë të organizoheshin në të vetën. Por asnjë organizatë e tillë nuk u krijua prej tyre përpara se studentët t’ia shkulnin pluralizmin politik presidentit Ramiz Alia. Për më tepër, për disa javë shumë të rëndësishme të tranzicionit drejt demokracisë, e vetmja forcë e organizuar e opozitës do të ishte Lëvizja Studentore Shqiptare.

Disa hapa të logjikshëm u morën në mënyrë që të krijohej si atmosfera ashtu edhe vullneti politik tek studentët për të kërkuar ndryshime politike. Makina e fuqishme e shtetit u vu në lëvizje. Zhurmat po shpërndaheshin me shumë kujdes dhe gradualisht e gjithe elita e kryeqytetit i kthyen sytë nga Qyteti Studenti, dhe pas disa takimeve të organizuara me kujdes, edhe nga Instituti i Lartë Bujqësor në Kamëz. Kjo po ndodhte pothuajse një muaj përpara se të fillonte rebelimi i pritur e i paralajmëruar i mbas-ditës së çlirimit të vendit. Që edhe ky rebelim do të përkonte me zgjedhjet politike në Serbi ishte më shumë se një koincidencë.

Në parapërgatitje, nga mesi i Nëntorit, kryeministri, një enverist i tërbuar por i letuar, u takua me shumë studentë, vecanërisht me një grup të zgjedhur nga Fakulteti i Inxhinierisë. Shkëmbimi i hapur i mendimeve e bëri të qartë se kërkesat e studentëve ishin shumë të paqarta dhe konfuze. Studentët që folën në atë takim shpesh nuk e dinin se çfarë donin. Por askush nuk ngriti kërkesa politike të mirëfillta.

Në vazhdim, kushtet e jetesës në Qytetin Studenti po përkeqësoheshin me fiat administrativ e institucional; nuk kishte drita, nuk kishte ujë të nxehtë, dhe ushqimi po bëhej vazhdimisht e më i keq. Dritat filluan të priteshin nga 1 Dhjetori por jo më parë. Po të donte regjimi i kishte të gjitha rezervat ushqimore dhe energjinë në mes të dimrit të mbante studentët të kënaqur. Por dukej se askush nuk kishte dëshirë të bënte një gjë të tillë. Në tre katër ditët që vijuan zhurma e parrulla të hedhura nga studentët u ‘injoruan’ qëllimisht dhe kuptohet studentët morën zemër. Me 7 dhe 8 Dhjetor, procesi mori një rrugë tjetër.  Se bashku me shume shoke te mi te Godines 6 ne synuam ti ngrimin studentet naten e 7 dhjetorit. Por nuk gjetem shume mbeshtetje dhe u detyruam te largoheshim. Zhurmat e thashethemet e besueshme tregonin se e shtuna e 8 Dhjetorit do të ishte nata kur do të fillonte rebelimi i paralajmëruar.  Perpjekja e ime dhe e disa te tjereve, pak ma te informuar se shumica, me i dale perpara deshtoi.

Dhe me të vërtetë, loja po vazhdonte saktësisht ashtu si ishte parashikuar dhe kallzuar në konviktet, në rrugët, e në kafenetë e Tiranës. Me 8 Dhjetor kryeministri erdhi edhe një herë që të takohej me studentët së bashku me një shpurë të madhe, natyrisht jo për të zgjidhur problemet e ujit të ngrohtë dhe të dritave – se për atë punë I dilte një telefon centralit – por për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtyre ‘shqetësimeve serioze’ që natyrisht mund ti zgjidhte edhe Drejtori i Qytetit Studenti përmes lidhjeve të tija në KQ të PPSH. Përshtypja u krijua që të dukej se regjimi do të ishte i hapur për diskutime. Nënteksti që nuk mund të mos kuptohej ishte se nuk do të kishte ‘ndëshkime’ dhe se studentët mund të flisnin si edhe kishin folur e hedhur parrulla në terr për disa ditë me rradhë para se të vinte kryeministri. Po të bërtitej pak më shumë, edhe mund të vinte vetë Ramiz Alia.

Drita kishte por dikujt iu tha që të shkëpuste qarkun kështu që disa konvikte mbetën pa drita. Disa të tjerëve ju tha që të dilnin të demonstronin dhe ndërkohë, të tjerët do të prisnin me durim për to para konvikteve të tyre. Këto individë që punonin për sistemin numëroheshin me gishtat e dorës; shumica e studentëve ishin të sinqertë dhe po demonstronin se e donin ndryshimin e sistemit. Të tjerë donin drita për provimet e ushqim më të mirë. Gjithsesi u krijua një masë e elektrizuar që mund të drejtohej edhe për mire por që u drejtua në rrugë.

Nuk duhet harruar se ishte e shtunë dhe shumë studentë kishin shkuar në qytetet e tyre; për më tepër ishte sezon provimesh dhe numri i studentëve ishte vetëm sa një e treta e masës normale, dhe kuptohet shumë më e lehtë për t’u kontrolluar e mbikqyrur.  Megjithatë studentët që dolën në demonstratën e 8 Dhjetorit ishin pak dhe nuk e dinin se çfarë kërkonin. Në takim me Presidentin Alia ato kërkuan kushte më të mira, por ky nuk ishte qëllimi i regjimit. Kështu që regjimi vendosi që do të ishte më mirë t’i kthente pas në mënyrë që rradhët e tyre të shtoheshin paksa dhe të kontrolloheshin më mirë. Megjithëse policia nuk i lejonte qytetarët të ngjiteshin në Qytetin Studenti, shumë pak qytetarë të Tiranës e morën rrugën vetë për t’u bashkuar me studentët.

Pika kyçe këtu është se studentët atë natë nuk e dinin se çfarë të kërkonin. Ato u takuan në mes të natës për një orë me presidentin Ramiz Alia por nuk kishin as edhe një kërkesë të mirëfilltë politike për t’i parashtruar. Për më tepër ato ishin kaq të nënshtruar dhe me respekt karshi tij sa që Alia e ndjeu të nevojshme të jepte urdhërat që të rriheshin mirë në mënyrë që fitonin ndërgjegjësimin e nevojshëm politik por jo me shume se duhej. Qëllimi ishte, natyrisht që t’i shtynte studentët që të fillonin të mendonin ndryshe, inlektualët të fitonin kohë, dhe që mekanizmat të viheshin në punë si duhet. Pra, udhëheqja më e lartë e parties, e cila çuditërisht kishte ndenjur zgjuar gjithë natën, e dinte se studentët ishin konfuzë dhe nuk dinin se çka donin – si u tha më lart, disa me ne krye Azem Hajdarin ishin takuar me Alinë dhe nuk kishin thënë ndonjë gjë interesante, ne fakt asgje me u mbajte mend – dhe prandaj ‘duetet’ e ‘trojkat e intelektualëve që e kishin krijuar emrin e tyre si ‘disidentë’  në pesë muajt e fundit u vunë në punë dhe u dërguan që t’i udhëheqnin dhe t’i mësonin që të bënin ‘çka duhej’ dhe çka ishte më e mira për partinë, socializmin, dhe kastën sunduese.

Gjithashtu, shumë kujdes u tregua për të kultivuar disa njerëz të besueshëm si udhëheqës të studentëve. Në fakt, zgjedhjet ishin bërë me kohë se kush do të ishin ‘liderët’ e studentëve dhe kjo ishte krejtësisht në rrjedhën normale të gjërave.  Disa pedagogë të rinj filluan të përziheshin por shumica qëndruan në konviktet e tyre të bindur se kjo ishte ‘loja’ për të cilën flitej tash një muaj. Në mënyrë direkte dhe të drejtpërdrejtë, Sali Berisha, i derguar aty prej Xhelil Gjonit dhe i shoqëruar nga një i punësuar në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste të Nexhmije Hoxhës, e njekohesisht sekretar I KQ te BRPSH, Besnik Mustafaj, u dërguan që të qëndronin mbrapa ndërtesës së tashme të Ambasadës të SHBA. Berisha duhej të merrte udheheqësinë e studentëve dhe të bëhej lideri intelektual për të cilin regjimi kishte kaq shumë nevojë. Jo vetëm që këto të dy nuk u arrestuan por ruheshin edhe me operativë civilë në distancë.

Studentët filluan të përgatiten që të demonstronin edhe të nesërmen. Megjithatë policia nuk ndërhyri, një veprim i pajustifikueshëm për atë regjim dhe i paimagjinueshëm deri në atë kohë… që sigurisht e kishte një arësye. Në vijim, demonstrata e mëngjezit të 9 Dhjetorit ishte një përpjekje shumë e pastër e studentëve për të tërhequr vëmendjen – dhe shkaku i saj ishin thirrjet se disa dhjetra studentë ishin vrarë nga regjimi – por edhe ajo u kontrollua me shumë kujdes. Nëpërmjet mbikqyrjes të detajuar dhe të funksionimit gati perfekt të makinës shtetërore-policore regjimi dukej se po ja mbrrinte qëllimit që të krijonte një simbiozë midis intelektualëve pa disidencë dhe studentëve që nuk dinin se çfarë kërkonin në mënyrë që të krijohej pikërisht ajo lloj përgjigje për të cilën ato kishin nevojë; kërkesa për pluralizëm të organizatave dhe të shoqatave, ‘pluralizëm i mendimit’ më të cilin do të tentohej që t’i hidhej hi syve edhe Perëndimit dhe që do t’i shitej si pluralizëm i vërtetë. Plani i regjimit po realizohej pikë për pikë.

Si dhe pse plani i regjimit nuk shkoj ashtu si duhej? 

Paradoksi ishte se regjimi nuk donte që të kishte një lëvizje studentore; megjithatë, eksperiencat e përbashkëta dhe përballja reale me regjimin krijuan një ndjesi shumë të fortë solidariteti që po shërbenin si një themel i vërtetë për një lëvizje të konsoliduar shoqërore. Si gjithnjë, elita sunduese kishte dashur një masë studentore që do të udhëhiqej nga kohorta e intelektualëve të tyre dhe të zgjedhur prej tyre, që, aspak habitshëm, ishin dhe mbetën anëtarë të Partisë së Punës deri në Janar 1991.

Megjithatë, më një shpejtësi të pabesueshme, studentët ishin në rrugën e transformimit në një lëvizje shoqërore, e para e këtij lloji gjatë 45 viteve të sundimit komunist në Shqipëri. Shumica dërmuese e studentëve që morën pjesë në këto ngjarje ishin jashtëzakonisht të sinqertë dhe po ashtu thellësisht të fyer nga trajtimi që ju kishte bërë policia dhe forcat speciale, trajtim i cili, më duhet të them, ishte mjaft i përmbajtur. Mbas atij momenti, jeta e tyre u ndrrue një herë e përgjithmonë; ajo ditë përcaktoi se çka prisnin ato nga jeta dhe me kë do të ishin të lidhur në veprimtarinë e tyre. Urrejtja për regjimin që i kishte rrahur, si dhe mundësia e një vale dënimesh u bënë vatra e solidaritetit në rritje dhe elementi themelor i sistemit të vlerave dhe të besimit të tyre që ishte i shndrruar një herë e përgjithmonë anipse studentët nuk ishin transformuar në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë.

Masë Studentore apo Lëvizje Shoqërore? 

Më sipër kam theksuar se studentët po transformoheshin në një lëvizje por që ende nuk ishin transformuar në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë. Deri në mbasditen e 9 Dhjetorit ato ishin një masë studentore të pakënaqur por edhe pa struktura të konsoliduara e qëllime të qarta. Në të gjitha demonstratat nuk kishte kundërvënie të mirëfilltë të regjimit, struktura të udhëheqjes e me rradhë. Por ky problem sqarohet kur analizohet koncepti i lëvizjes shoqërore.  Lëvizja shoqërore ka në thelb katër karakteristika të ndërlidhura: a- mospajtimin kolektiv të individualëve; b- të cilët kanë qëllime të përbashkëta; c- që veprojnë në solidaritet me njëri tjetrin në një kontekst të caktuar shoqëror; dhe d- që janë në bashkëverprim të vazhdueshëm me elitat, më kundërshtarët e regjimit dhe me autoritetet e shtetit.

Në fillim, masa studentore nuk i kishte këto karateristika të lëvizjes. Ato ishin një masë individësh që kishin përvoja, shpresa, qëllime dhe kërkesa shumë të ndryshme nga njëri tjetri shpesh edhe të papajtueshme në mes tyre.  E vetmja gjë që i lidhte atë masë studentore ishte identifikimi me opozitën karshi sistemit ekzistues. Studentët nga rrethet nuk e donin regjimin, ashtu si edhe studentët nga kryeqyteti por arësyet ishin krejtësisht të ndryshme. Studentët kishin filluar të vepronin në solidaritet me njëri tjetrin, por ato nuk kishin qëllime të qarta politike dhe nuk bashkëvepronin në mënyrë sistematike me elitat, kundërshtarët e regjimit dhe më autoritetet partiako-shtetërore. Çka i bën këto probleme akute është fakti se të dy këto elemente kërkojnë një ideologji të qartë dhe një platformë politike e cila të përcaktojë qëllimet dhe mënyrat për t’i arritur ato.

Mbi të gjitha, këto dy elemente kërkojnë një udhëheqësi të qartë. Nuk ka një lëvizje e cila nuk ka një udhëheqësi të qartë që i mbështet veprimet e saj në një sistem koherent vlerash. Studentët që u takuan me Alinë natën e 8 Dhjetorit nuk e dinin se çka donin, ata nuk dinin as cka donin edhe ne takimin me Aline te 11 Dhjetorit 1990. Nevoja për këtë drejtim që vetëm bartësit e një sistemi koherent vlerash mund ta japin u pa qartë gjatë procesit të shpërthimit revolucionar dhe të radikalizimit të studentëve dhe të situatës. Situatat revolucionare janë revolucionare pikërisht për shkak të ndryshimeve radikale në sistemin e vlerave të individëve që marrin pjesë në këto evenimente, të identifikimit të përbashkët me një sistem besimi dhe të rolit shumë të ndjeshëm që luajnë udhëheqësit si në përmbushjen e qëllimeve të masës ashtu edhe në influencimin dhe formësimin e tyre. Megjithatë, testi i përhershëm i veprimit është pajtueshmëria e veprimeve me vlerat themelore të masës.

Fillimi i përplasjes të sistemeve të vlerave dhe transformimi i masës në lëvizje

Në këtë kontekst duhet thënë se mekanizmat e sistemit kishin nënvlerësuar disa elemente shumë të rëndësishme; së pari ato kishin nënvlerësuar thellësinë e lidhjeve personale, familjare, kulturore e rajonale si dhe miqësitë e bazuara në besimin reciprok të cilat nuk mund të kontrolloheshin prej regjimit por që edhe në të njëjtën kohë kishin ekzistuar paralel me të. Së dyti, ato nënvlerësuan rëndësinë e sistemeve të tjera të vlerave shumë prej studentëve përqafuan sisteme të gatshme vlerash dhe këtu dallohen ideologjia e gatshme e nacionalizmit shqiptar si dhe sistemi i vlerave të kundërta të regjimit, nemesis e tij, sistemi kapitalist.

Studentët kishin nevojë për një qëllim dhe për një mision. Për të pasur një mision ato duhej të kishin një sistem të patundshëm vlerash dhe modele se si duhej të silleshin. Pothuajse menjëherë mbas demonstratës së 8 Dhjetorit, e si ndodh gjithmonë, në mënyrë thuajse të pavetëdijshme por thelbësisht racionale, ato ishin vënë në kërkim të atij sistemi e të modelit.  Kristalizimi i tre sistemeve të ndryshme dhe të papajtueshme të vlerave ishte jo vetëm i dallueshëm në çka studentët kërkonin por ai kishte filluar të polarizonte dhe masën e studentëve.  Këto tre ideologji ishin bazuar pikërisht në prezencën e tre platformave të ndryshme politike të mbështetura në ideologjinë e klasës sunduese, në vlerat e nacionalizmit shqiptar të Rilindjes Kombëtare, dhe në ideologjinë e sistemit kapitalist, që në mendësinë e tyre ishte e identifkueshme me tregun e lirë dhe më konsumerizmin europianoperëndimor.

Këto tre sisteme vlerash dhe individët që i propagandonin ato sisteme po luftonin që të fitonin besimin e studentëve. Çka e bënte gjendjen më të komplikuar ishte se këto sisteme vlerash nuk janë në thelb të papajtueshme. Studentët që vazhdonin të besonin se sistemi mund të reformohej besonin shumë se Alia do të bëhej ‘Reformatori i Madh’ dhe se ndryshimi do të ishte në të mirë të të gjithëve me demokratizimin e mëtejshëm të sistemit. Grupi i dytë, synonte ndryshime, të cilat do të ishin radikale në ekonomi, në hapjen karshi botës dhe në vendosjen e një sistemi demokratik. Grupi i tretë kërkonte të ndryshonte sistemin në një sistem demokratik, por jo se ‘duhej të shkonim te Europa’ por sepse ‘ishte në natyrën e shqiptarëve’ që të ishin një popull i lirë dhe demokratik. Si në çdo periudhë tranzicioni, kombi është forma e organizmit shoqëror që është natyrshëm e mbështetur në do të vërteta që janë të qarta dhe të lidhura me të nga përkufizimi si drejtësia shoqërore, barazia dhe vëllazëria.

Disa studentë i mbështetën veprimet e tyre në vlerat themelore të nacionalizmit shqiptar, disa të tjerë i pranuan ato si të natyrshme dhe të tjerët po ndiqnin modele të cilat i njihnin. Përgjegjësia historike filloj që të ndjehej edhe në debatet e proceset e vendimmarrjes. Përplasja midis intelektualëve ‘pragmatikë’ dhe të mençur, të studentëve që i mbështesinin dhe të elitave komuniste nga njëra anë dhe të studentëve që gjykonin çdo veprim se sa mirë i shërbente kombit të tyre në anën tjetër u bë shumë intensive dhe e papajtueshme. Paaftësia e elitave sunduese për të kontrolluar studentët nëpërmjet ‘dueteve’ dhe ‘trojkave’ të zgjedhura me kujdes u pa qartë në mbasditen e 9 Dhjetorit. Kjo përplasje do të çonte në mbylljen e univeristetit dhe në bashkëfajësinë e tyre në fitoren e regjimit që çoi në ngulfatjen e Lëvizjes Studentore në Mars 1991. Ja vlen që këto kontradikat dhe sistem vlerash të ilustrohen me një argument nga ndodhitë e asaj kohe.

 Demonstrata e 9 Dhjetorit 1990 në Sheshin Skanderbeg dhe polarizimi i studentëve. 

Mbasi regjimi ja kishte arritur që ti përmbante studentët në dy demonstratat e tyre të njëpasnjëshme të mbremjes së 8 Dhjetorit e të paraditës së 9 Dhjetorit, studentët po radikalizoheshin me shumë shpejtësi. Ndërsa qytetarët e kryeqytetit ishin të dhënë mbas ndeshjes së futbollit që do të luhej vetëm disa qindra metra nga Qyteti Studenti (rreth 20,000 vetë shkuan në stadium) studentët ishin duke rrahur mendime se çka duhej bërë tash e tutje.

Si u tha edhe më parë, studentët po organizoheshin në tre grupe që po kristalizoheshin me të shpejtë dhe po konsolidoheshin rreth tre ideologjive të ndryshme të cilat edhe sugjeronin tre rrugë të ndryshme për tu ndjekur. Studentët që nuk mund të konceptonin politikën përjashta reformimit të regjimit ekzistues filluan të shkoqiteshin e të binin në në anët e masës studentore dhe të adoptonin një pozicion më esëll, ‘prit e të shohim se çka do ndodhë.” Të dy grupet e tjera ishin për veprim, por një pjesë e madhe e studentëve ishin nën influencën e Azem Hajdarit dhe të disa pjesëmarrësve të tjerë në ‘demonstratën’ e 8 Dhjetorit. Nën influencën e qartë të Berishës dhe të Besnik Mustafajt, Hajdari e kishte të formësuar planin i cili parashihte që studentët do të protestonin vetëm brenda kufinjve të Qytetit Studenti, ekzaktësisht çka, e pikë së pari, regjimi donte të arrinte. Ja vlen të theksohet se deri në atë pikë, por as atëherë, Hajdari dhe grupi i tij nuk kishin bërë asnjë kerkesë politike për be.

Grupi tjetër me radikal dhe më luftarak i studentëve, ende jo fort i konsoliduar por mjaft i strukturuar dhe i lidhur me një qëllim të qartë donte ta çonte demonstratën tek populli i Tiranës, ta transformonte atë në një lëvizje të të gjithë popullit dhe të kërkonte demokraci e pluralizëm. Pjese e ketij grupi kam qene edhe une edhe shoket e shoqet e mia Andi Baba, Ermal Hasani, Artan Pervaza, Gent Ramadani, e shume e shume te tjere qe ju kerkoj ndjese qe nuk ju permendi emrin ketu.

Arësyet e dhëna nga grupet e ndryshme për të justifikuar këto dy rrugë të ndryshme veprimi, si dhe individët që dolën si udhëheqës të dy grupeve tregonte qartë se studentët ishin po ashtu të ndarë. Me kthimin ne Qytetin Studenti te ketij grupi qe kishte organizuar edhe perpjekjen e 7 dhjetorit situata u polarizua keqas. Nga ora 16:00 ishte krejtësisht e qartë se studentët sihin të polarizuar dhe se kishin pikëpamje krejtësisht të ndryshme se çka duhej bërë. Në njërën anë qëndronte Azem Hajdari dhe grupi i tij që argumentonte se studentët duhej të qëndronin në Qytetin Studenti dhë të përqëndroheshin në kërkesat e tyre (ujë, drita, ushqim më të mirë dhe refrenin “Shoku Ramiz, ju lutemi të arrestoni ato policët na kanë rrahur padrejtësisht”). Në thelb të kësaj pozite qëndronte izolimi i studentëve nga populli i Tiranës dhe këto ishin të vendosur që ta shmangnin këtë rrugë të shkririjes së studentëve me popullin me çdo kusht. Çfarë përfitimi do të kishte regjimi po të lejonte popullin dhe studentët që të përziheshin bashkë? Regjimi rrezikonte të humbte shumëçka po të ndodhte një gjë e tillë. Studentët mund të përmbaheshin por jo edhe populli i Tiranës. Jo rastësisht ato kishin pritur me shumë durim sezonin e provimeve kur vetëm, e më pak se gjysma, e studentëve rrinin në konvikte.

Në anën tjetër ishin studentët që ngulmonin që demonstrata duhej të çohej tek populli i Tiranës. Qëllimi ishte që të arrihej transformimi i sistemit nga një sistem totalitar në një sistem demokratik, dhe këtë nuk mund ta bënin studentët; këtë duhej ta bënin studentët bashkë me popullin. Probleme të tilla si uji, dritat dhe ushqimi më i mirë dukeshin krejtësisht të parëndësishme, dhe nga këndvështrimi i këtij grupi plotësisht të marra dhe të pakuptimta. Argumenti ishte se studentët nuk mund të fitonin pluralizmin për popullin po të rrinin ku ishin, të izoluar dhe duke kërkuar ujë të nxehtë. Studentët kërkuan një takim të përgjithshëm, por ora e takimit qëllimisht u shtye shumë vonë në mbrëmje nga grupi i Hajdarit. Megjithatë, pavarësisht nga Hajdari dhe nga pjesa tjetër e të ashtuquajturve ‘udhëheqësa,’ ndërsa shumica dërmuese e studentëve mbetën në Qytetin Studenti, qindra studentë, shumë nga Godina 6 por edhe nga godina e fakultete të tjera filluan të zbrisnin drejt qëndrës së kryeqytetit.  Vendimi ishte marrë që të zbrisnin në grupe të vegjël, pa ngjallur dyshimë dhe duke përdorur të gjitha justifikimet si ‘po shkoj të pres motrën tek stacioni i trenit’ dhe ‘më duhet të marr pyetjet e provimeve tek një shok.’ Shumë studentë mundën që të linin Qytetin Studenti në këtë mënyrë.

Demonstrata e 9 Dhjetorit 1990

Ndërsa shumë studentë po prisnin të dëgjonin se çka do t’u thoshte grupi i Hajdarit për të bërë atë natë, fjala se demonstrata do të fillonte në Sheshin Skanderbeg ishte përhapur si era. Pas rreth një ore, grupi kryesor organizues i studentëve kishte filluar të lëvizte nga Monumenti i Partizanit të Panjohur drejt Sheshi Skanderbeg. Ato ndaluan në në skajin verior të sheshi përballë Xhamisë.

Shumë studentë po qëndronin përballë Muzeumit Historik dhe po ashtu atje kishte edhe shumë agjentë të veshur civilë dhe policë. Ato ishin të informuar mirë sepse, në një moment ishte diskutuar bukur gjatë në se demonstrata do të mbahej në Sheshin Skanderbeg apo përballë Muzeumit Historik. Kjo edhe kishte krijuar konfuzion në lidhje me pjesëmarrjen e megjithatë ndihmoi shumë për të mbajtur policinë disi larg edhe pse në atë orë të vonë të mbrëmjes i merrte do minuta të mira me i ra përmes sheshit të mbushur me njerëz dhe me policë.

Për rreth nje çerek ore disa studentë u nisën të lajmëronin shokët e tyre që të vinin ndërsa të tjerët po i binin sheshit rrotull sikur po shëtisnin. Për pak kohë u formuan dy grupe njerëzish. Nga njëra anë qëndronin dhjetra studentë të ardhur nga rrethet, konviktoret heroike, shkodrane por edhe nga rrethet e tjera dhe në anën tjetër të rrugës qëndronin banorët kureshtarë të kryeqytetit qe poi u ruheshin policeve. Fjala ishte se studentët do të demonstronin në Shesh dhe ata, publiku i edukuar i Tiranës, po prisnin te shihni se cka do te ndodhte. Ato nuk kishin ardhur në Qytetin Studenti se policia e kishte rrethuar atë dhe ruante çdo hyrje e dalje, por studentët po habiteshin se askush nuk po bashkohej me to kur të gjithë e dinin se çka do ndodhte.

Sapo grupi i studentëve u rrit ndjeshëm, filluan të lëviznin edhe policët. Makinat e mbushura me policë dhe sambistë u dukën në skajin verior të sheshit. Duke mbledhur rradhët,studentët filluan të këndonin këngë të Rilindjes Kombëtare duke e filluar me hymnin e patriotëve të Shqipërisë së Jugut “Për Mëmëdhenë.” Pas saj u këndua edhe një këngë tjetër, “Eja Mblidhuni Këtu-Këtu.” Më pas studentët filluan të hidhnin parulla politike si “Liri-Demokraci” e “Tirana është me ne.”

Për pak minuta u duk se i gjithë sheshi ngriu. Nga njëra anë qëndronin policët dhe agjentët civilë që kishin qënë duke i pritur studentët përballë Muzeumit Historik. Ato u turrën me një frymë ta shpërndanin demonstratën. Nga ana tjetër publiku i edukuar i kryeqytetit filloj të duartrokiste nga ana tjetër e rrugës por nuk u bashkua me studentët. Të izoluar dhe të braktisur nga një publik i edukuar duartrokitës demonstrata e jone nuk zgjati shumë. Mirepo duke kene i fundit qe kam prej atij sheshi e kam pase te veshtire me e ruejte respektin per shume prej atyne qe i vuna re ne shkallet e Pallatit te Kultures e qe ne ditet e mevonshme u turren ne Qytetin Studenti.

Populli nuk u bashkua me studentët, policia ishte e shumtë, dhe studentët ishin relativisht të paktë në numër.  Me dhjetra e qindra studentë kishin mbetur në qoshet e tjera të sheshit, shumë prej tyre ishin përzjerë me masën e shëtitësve në bulevard pa mundur të bashkoheshin me shokët e tyre dhe shumë të tjerë nuk kishin mundur të kalonin kordonin policor. Në kthim e sipër grupe të veçanta studentësh e shprehën zemërimin e tyre duke i thyer do vitrina dyqanesh. Përshtypja se ishin të vetëm e kishte rritur shumë përgjegjësinë që ato tash e shihnin si krejtësisht të tyren.

Mbi domethënien e demonstratës së studentëve në Sheshin Skanderbeg

Nuk mund të mos vihen në dukje pikat e mëposhtme. Së pari, karakteristika më kryesore e kësaj demonstrate ishte mesazhi i pastër kombëtar i bazuar katërcipërisht ne ideologjinë e Rilindjes Kombëtare. Mesazhi, këngët dhe parullat ishin marrë të gjitha nga arsenali i Rilindjes. Studentët nuk kërkuan ‘le ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’ por ato kërkuan ‘liri e demokraci për popullin shqiptar.’ Së dyti, organizimi i demonstratës dhe sinjali i qartë dhe pastër politik që dërgoi përbëjnë një shkëputje radikale nga kërkesat e demonstratës së një nate më parë dhe të grupit të studentëve që do të vazhdonin të kërkonin kushte më të mira, ujë e drita edhe disa ditë më vonë.  Së treti, organizmi i demonstratës, i bërë krejtësisht kundër vullnetit të shprehur të disa individëve të dërguar nga presidenti Alia apo të ashtuquajturve udheheqës të studentëve të lidhur me to, tregonte qartë se nuk kishte një individ apo grup që mund të kontrollonte masën e studentëve. Me e thënë hapur, edhe në këtë fazë të hershme, edhe përmes të ashtuquajturve ‘lidera studentorë’ që regjimi donte të impononte, nuk mundte dhe nuk do të mundte të kontrollonte studentët. Së katërti, kishin lindur qëndra dhe struktura autoritative që përplaseshin me njëra-tjetrën dhe po luftonin për zemrën e mendjen e studentëve. Së pesti, nuk mund të mos vihet në dukje se demonstrata e 9 Dhjetorit nuk ishte një shpërthim ‘spontan’ por një demonstratë e organizuar mirë e cila kishte qëllimin e qartë politik të sjelljes së popullit në luftën për vendosjen e demokracisë së mirëfilltë në Shqipëri. Së gjashti, demonstrata ja kishte hedhur ‘dorezën’ regjimit në zemër të kryeqytetit dhe ky ishte një hap i madh për të përfshirë në lojë popullin që regjimi donte ta mbante jashtë lojës. Mbas demonstratës, loja nuk mund të luhej më si më parë.

Debati që u zhvillua në të njëjtën kohë në Qytetin Studenti: me u bashkue apo mos me u bashkue me Demonstratën? 

Duhet theksuar se demonstrata po zhvillohej në të njëjtën kohë që disa forca të tjera po i pengonin studentët e tjerë që t’i bashkëngjiteshin asaj.  Shumë studentë që ishin identifikuar me Hajdarin  si udhëheqës i demonstratës së një nate më parë kishin qëndruar në Qytetin Studenti. Ato po prisnin të dëgjonin se çka duhej bërë, në se ato duhej të bashkoheshin me shokët e tyre në Sheshin Skanderbeg dhe si të bashkoheshin me to. Shumë prej studentëve ishin gati t’ju bashkoheshin shokëve të tyre, dhe shumë prej tyre filluan të ushqenin dyshime rreth synimeve të Hajdarit dhe të atyre që qëndronin mbas tij.

Parë nga këndvështrimi i sistemit të tyre të besimit dhe vlerave, ky dështim i të ashtuquajturve ‘lidera’ përbente çarjen më të rëndësishme ndërmjet dy grupimeve kryesore të studentëve që ishin gati për veprim. Ja si e përshkruan gjendjen Bësnik Mustafaj, i cili kishte shkuar atje së bashku me Salih Berishën me qëllim që të ndihmonin Azem Hajdarin që të merrte vendimet ‘e drejta’:

“‘Ne të gjithë do të vdesim bashkë dhe nuk lejojmë njeri të na mashtrojë. Unë do të vdes i pari.’ Me këto fjalë A. Hajdari e qetësoi turmën prej afro pesë mijë studentësh, po atë të dielë në orën shtatë të pasdites. Ky ishte një nga momentet delikate kur gjithçka u rrezikua të prishej.”[1]

Përveç faktit se demonstrata në Sheshin Skanderbeg ishte në vazhdim e sipër ose pothuajse e përmbyllur në atë kohë, natyrisht, gjëja e parë që të shkon ndërmend është se çka po rrezikonte që të prishej? Kush do ta prishte atë plan që Mustafaj e kishte ndërmend? Po ashtu me interes është që të shihet në se Hajdari ja arriti që ta kontrollonte ‘turmën’ – si i definon studentët Mustafaj – dhe situatën; me që Mustafaj na thotë se ai ja arriti, atëherë si ja arriti?

Në lidhje me çka po rrezikohej që të prishej, Mustafaj e sqaron pikën e vet duke shtuar se “pas dështimit të mëngjezit, studentët kishin vendosur të zbrisnin me çdo kusht në mbrëmje në sheshin Skënderbej.”[2] Ajo çka studentët kërkonin ishte që të tërhiqej në protestën e tyre edhe populli i Tiranës duke ju dhënë siguri e mbrojtje reciproke nga çdo e papritur dhe duke e kthyer këtë protestë në lëvizje mbarëpopullore. Por futja në lojë e popullit të Tiranës në fjalët e Mustafajt ‘do të prishte gjithçka.’ Mustafaj thekson se “Doktor Berisha dhe unë nuk ua këshilluam.”[3] Por menjëherë e korigjon veten duke sqaruar se “Arritëm ta bindnim Azemin, me të cilin biseduam në një nga kthinat e bodrumit të mensës qëndrore të Qytetit Studenti.”[4]

Pyetja me interesante këtu është se kush e kishte ndërtuar atë ‘gjithçka’ që mund të prishej? Pse Berisha dhe Mustafaj ishin të interesuar që të mbeshtesnin me forcë një plan i cili i përshtatej plotësisht planit të udhëheqjes komuniste? Pse ato kishin frikë – apo nuk donin – që të inkurajonin studentët që të shkonin në Sheshin Skanderbeg si dhe të inkurajonin popullin që të protestonte, e pse, jo, edhe ta udhëhiqnin atë? Pa dyshim, përgjigjen e këtyre pyetjeve e dinë Berisha e Mustafaj e sigurisht, jo vetëm ato të dy. çka tregon çarjen e thelle ndërmjet grupeve është ky dialog i dhënë nga Mustafaj:

“Por Azemi nuk e kishte të lehtë t’i bindte shokët e tij. Turma e fishkëlleu menjëherë. Ne të dy rrinim në një qoshe dhe e ndiqnim skenën me gjak të ngrirë.

– Nuk duhet, – përsëriti Azemi me gjithe zërin që kishte filluar ti ngjirej.

U ngrit një lumë tjetër fishkëllimash. Dhe pastaj një zë që u pasua nga dhjetëra:

– Na tradhëtove. Ata të dy (ishte fjala për ne) i ka çuar Ramiz Alia për të na mashtruar…

– Jo… – u rrek t’i kundërshtonte Azemi. Ishte e kotë. Ata që e kishin ndjekur pas pa ngurrim edhe nën shkopinjtë e policëve nuk e linin as të fliste.

Në momente të tilla, besimi i fituar me lodhje e rreziqe të mëdha, rrëzohet me një shpejtësi marramendëse. Më shumë se nga logjika, njërëzit urdhërohen nga ndjenjat e pasionet.

– Si nuk i kanë gjetur të paktën një megafon? – i thashë me zë të ulët doktor Berishës.”[5]

Ashtu siç do të shihej qartë nga zhvillimet e ditës së nesërme, udhëheqësit e përzgjedhur nga partia nuk kishin mundur që t’i bindnin studentët që t’ju ishin besnikë. Shumë studentë, në një mënyrë të çuditshme dhe natyrale ju ishin kthyer atyre të vërtetave që ato i konsideronin aq të rëndësishme sa për me dhënë jetën. Këto vlera nuk ndaheshin nga udhëheqësit e tyre. Për shumë studentë, këto të vërteta nuk ishin vetëm ruajtja e pushtetit në kastën sunduese, apo ngjitja e tyre në karriket e pushtetit – atëbotë shumë prej tyre as nuk e imagjinonin një gjë të tillë – por as vetëm vendosja e sistemit kapitalist. Ato donin demokracinë e mirëfilltë dhe shumë prej tyre kërkonin edhe shpëtimin e kombit, diçka që kishte qënë tabu gjatë regjimit komunist. Ishte e mahnitshme të shihje se si studentët duke diskutuar për problemet politike nuk e ndanin Kosovën nga Shqipëria, dhe shumë gjykime u dhanë pikërisht duke i parë gjërat nga ky prizëm që nuk ishte thjesht i ngushtuar tek interesat ekonomike apo rregullat e lojës politike.

Takimi përfundoj si një dështim. Megjithatë mbas pak orëve, shumica e pjesëmarrësve në demonstratën e 9 Dhjetorit u kthyen në Qytetin Studenti. At natë u morën shumë vendime, u krijuan shumë miqësi që i qëndruan kohës dhe jeta e këtyre studentëve nuk do të ishte më kurrë si përpara. Po ashtu edhe lidhja midis studentëve dhe popullit të tiranës nuk do të ishte kurrë më e njëjtë si më përpara.  Megjithatë, më e rëndësishmja gjë ishte se plani i regjimit kishte dështuar. Ato nuk mund të kontrollonin studentët dhe kështu duhej të gjenin rrugë e mënyra për të bërë që dëmi të mos ishte aq i madh.

Shndrrimi i masës studentore në lëvizje shoqërore

Radikalizimi i studentëve ishte i prekshëm dhe demonstrata e 9 Dhjetorit kontribuoi shumë për të drejtuar masën studentore nga ushqimi, dritat dhe pluralizmi i mendimit në një nivel më të thellë politik. Çka është e rëndësishme për të përcaktuar atë hap cilësor në transformimin e masës në lëvizje shoqërore është çasti kur pjesëmarrësit u shkëputen nga kontrolli i regjimit dhe elitave, d.m.th. ai moment kur as regjimi, as kohorta e intelektualëve, as familjet dhe të afërmit e tyre, dhe as frika nuk kishte më pushtet përmbi to.

Ky ndryshim nga masa në lëvizje ndodh kur pjesëmarrësit e kanë gjetur një qëllim, i vënë vetes një mision politik dhe janë gati që të sakrifikojnë gjithçka për përmbushjen e jetësimin e atij qëllimi. Armiqësia midis studentëve dhe regjimit totalitar ishte diçka që regjimi nuk e kishte në dorë ta kontrollonte. Largimi i studentëve që besonin se regjimi mund të reformohej dhe shtysa e madhe nga ideja kombëtare kishin sjellë një radikalizim që nuk ishte parashikuar. Por mbetej ende që qëllimi politik të definohej qartë. Pse duhej t’ju kërkohej studentëve që të luftonin, e ndoshta edhe të vdisnin e në emër të çkaje? Dy ideologjitë dhe individët që ishin në gjendje ti shprehnin dhe ti mbronin vlerat e tyre hynë në një luftë të pamëshirë me njëra-tjetrën. Në njërën anë qëndronin elitat sunduese, kohortat e intelektualëve dhe studentët e përzgjedhur nga regjimi si liderë dhe nga ana tjetër ishin një grup që mbahej vetëm me prestigj personal dhe me karakter.

Grupi i parë përfundoj duke u identifikuar me mbeturinat e regjimit komunist, me kohortën e intelektualëve që filluan të zvarriten drejt Qytetit Studenti dhe që gjetën strehë në partitë e opozitës duke fituar e ruajtur edhe pozitat kryesore në to. Duke qënë për shumë vjet në pushtet, ky grup ja arriti që të përkufizonte, të shpikte dhe të luante me historinë me qëllimin e vetëm që të keqparaqiste Levizjen Studentore Shqiptare dhe arritjet e saj. Paradoksi është se pikërisht ato që luftuan intensivisht për të zhdukur Lëvizjen Studentore Shqiptare që nga çasti që u krijua, më vonë kërkuan kredit politik për gjithë ato çka kishte arritur ajo Lëvizje.

Përmbyllje

Mitologjia e krijuar tash sa vjet është e vështirë që të demaskohet sepse nganjëherë është më e vështirë që të tregohet bindshëm e vërteta se sa të manipulohet e vërteta. Por faktet janë kokëfortë dhe kurdo që krijohet mundësia ato duhen nxjerrë në dritë një e nga një. Në fund të fundit për ato që e dinë të vërtetën është mirë ta thonë; kështu të paktën një faqe e historisë shqiptare do të jetë e shkruar ndershmërisht.

Po ashtu është edhe një detyrim njerëzor karshi studentëve dhe lëvizjes së tyre.  Përkundër të gjitha pengesave që ndeshën në rrugën e tyre, studentët që dolën në krye të fraksionit kombëtar (dhe eventualisht në krye të lëvizje studentore) dhe që në thelb besonin se ndryshimi i regjimit duhej të drejtohej në një mënyrë të tillë që të përfitonte i gjithë kombi shqiptar arriti disa fitore të jashtëzakonshme në këtë periudhë tejet të rëndësishme të trancizionit shqiptar. Vetëm tre ditë më vonë Lëvizja arriti që t’i shkulte Ramiz Alisë pluralizmin politik dhe vendosjen e sistemit demokratik. Më vonë lëvizja u rindërtua dhe u konsolidua nën ombrellën e Shoqatës “Fan S. Noli.” Lëvizja do të arrinte që të organizonte edhe Grevën e Urisë që solli përmbysjen e Statujës së Enver Hoxhës, të kultit të tij të individit, çka ja shterri legjitimitetin Partisë së Punës dhe ideologjisë së saj.

Por kundërshtarët e Lëvizjes Studentore Shqiptare të strehuar në Partinë Demokratike e të Punës, e përdorën pa hezitim aparatin shtetëror për të shkatërruar Lëvizjen dhe arritjet e saj. Në një akt civil që meriton respekt, sepse e duke dashur shmangjen e Luftës Civile, shpërbërja u pranua si alternativë e pashmangshme, Lëvizja Studentore e humbi betejën. Si pasojë, shumë prej udhëheqësve dhe veprimtarëve të saj u detyruan të linin Shqipërinë si emigrantë e të dëbuar nga vendi i tyre.

Shinasi Rama eshte Doktor i Shkencave Politike, Professor i Asociuar Klinik, Drejtor I Programeve te Masters ne Departamentin e Politikes te New York University dhe Zv. Drejtor I Qendres Alexanher Hamilton per Ekonomine Politike.

[1] Besnik Mustafaj, Midis Krimeve e Mirazheve Onufri: Tiranë, 1999: 56-57. Dyshoj se ora ‘shtatë’ është gabim.

[2] Natyrisht që përleshja e studentëve me policinë me nëntë Dhjetor ishte një ndër momentet më katalizuese në këtë proces. Mustafaj, p.57

[3] Mustafaj, p.57

[4] Mustafaj, p.57

[5] Mustafaj, p.57.

LEVIZJA STUDENTORE DHE NJE INTERVISTË E DHJETORIT 2011

Profesor Rama, a ishte lëvizja e dhjetorit një protestë studentore për drita, ujë, etj, apo një revoltë e paramenduar politike kundër regjimit komunist?

Ka pasur përpjekje të paramenduara dhe ka pasur protesta për gjendjen edhe para datës 8 Dhjetor, por këto janë dy gjëra të ndyrshme. Duhet bërë ky dallim. Përpjekjet që u bënë nga disa studentë të Godinës 6 për të ngritur të gjithë studentët, në veçanti me datat 6 dhe 7 Dhjetor, ishin mirëfilli politike, të menduara dhe me objektiva të qarta politike. Mirëpo, studentët e tjerë nuk u ngritën dhe, duke u ndjerë shumë të kërcënuar, ne u larguam nga Qyteti Studenti. Ajo që ndodhi me datën 8 Dhjetor ishte fillimisht një protestë për ujë, drita, e për kushte më të mira. Edhe Përfaqësia e studentëve që u takua atë natë me Presidentin Ramiz Alia, sipas të gjithë dëshmive, këto kërkoi dhe as një presje më shumë. Me datën 9 Dhjetor, demonstrata e paraditës ishte më shumë një shpërthim momental se sa një demonstratë e organizuar mirë dhe me objektiva të qarta. Një kohë tjetër mund të flasim për motivimet e studentëve që donin të iknin nga Qyteti Studenti si turmë e jo si individë. Me kthimin tim e të disa të tjerëve në Qytetin Studenti, masa studentore, që ishte e mbledhur rreth një bërthame me influencë si Arben Lika, Arben Sula, Azem Hajdari, Akli Fundo, e disa të tjerë mori objektiva të qarta politike, strukturë, e organizim të mirëfilltë. Është domethënëse se ne organizuam, po atë mbrëmje, në kundërshtim me ata që kishin qënë aktivë në demonstratat e mëparshme, e që nuk shkuleshin nga Qyteti Studenti, demonstratën e parë politike në 45 vjet kundër sistemit në Sheshin Skënderbej. Në krye ishin një grusht studentësh shkodranë, djem e vajza të mrekullueshme, si Gent Ramadani apo Artan Përvaza, që kishin qënë aktivë edhe me 6 e me 7 Dhjetor, po edhe Ermal Hasani nga Skrapari e të tjerë. Azem Hajdari i mbajti studentët në Qytetin Studenti, po ne arritëm që të demonstronim edhe pse e dinim se mund të hanim edhe plumbin. Se çfarë objektivash politike kishin Azem Hajdari me shokë deri atëherë, këta ia treguan Ramiz Alisë dhe të gjithë studentëve në Takimin e 11 dhjetorit, tamam kur duhej që të provonin se për çfarë ishin ngritur në protesta. Transkriptimi i bisedës, që unë e kam realizuar me profesionistë, dhe që do ta botoj së shpejti, ka shumë xhevahire që nuk gjinden në botimin e bërë nga Aleksandër Meksi apo që nuk kapen nga transmetimet në videon që jepet. Si të ishte në mbledhjen e partisë, Azemi i tha Ramiz Alisë se “këta që çojnë dy gishtat (e kishte fjalën për mua) nuk na e duan të mirën ne, shoku Ramiz” dhe “na duem me të mbështetë ty e partinë në reformat që keni ndërmarrë.” Kjo tregon se kush ishte në të vërtetë Azemi. “Emri i nderuar i një mijë vjetëve fitohet me një moment,” thonë japonezët. Aty Azemi e ka humbur. Kjo sjellje prej provokatori të pastër politik i vë kapak të gjithave, sepse aty ku duhej të luftonte për të fituar nderin, Azem Hajdari i shiti të gjithë shokët e vet, anipse këta vazhdojnë ta brohorasin edhe sot. Pra, fillimisht protesta nuk ishte një revoltë kundër sistemit por u bë një revoltë me objektiva të qarta politike dhe nuk ka pikë dyshimi se kjo ishte vepra e jonë dhe jo e Azemit dhe e atyre që e ndoqën atë. Merita është e Arben Likës, Arben Sulos, Akli Fundos, Xheni Taninit, Fred Gemit, Mimoza Zhamos, Alban Picit, Artan Përvazës, Edvin Shvarc, Gent Ramadanit, Edmond Bushatit, Myftar Gjanës, Ilir Vjerdhës, dhe e qindra djemve e vajzave të tjera që e transformuam atë protestë nga një turmë në një Lëvizje Studentore me objektiva të qarta politike.

Cili ishte roli i studentëve të rretheve dhe atyre të Tiranës në mbarëvajtjen e kësaj lëvizjeje?

Studentët konviktorë, nga i gjithë shteti shqiptar, ishin dhe mbetën zemra dhe forca e asaj lëvizjeje. Ne ishim nga rrethet, po shumë nga ne kishin një përgatitje shumë të mirë politike, dije e mendësi jashtë kohës sepse lexonim shumë. Por, mbas datës 9 Dhjetor, shumë studentë nga Tirana erdhën e nuk u ndanë më nga Lëvizja Studentore. Mbas themelimit të PD-së, të gjitha përpjekjet për organizimin e Lëvizjes në një strukturë të qëndrueshme përfshinë studentë nga i gjithë shteti shqiptar. Ka pasur ndarje, dallime, fërkime, kundërshtime e me rradhë por, me kohë, Lëvizja u bë Lëvizja e të gjithëve. Shoqata Studentore “Fan S. Noli,” që luajti një rol kyç në organizimin e Grevës së Urisë dhe në shembjen e mitit të Enver Hoxhës, ishte me të vërtetë përfaqësuese e rinisë shqiptare. Po ashtu edhe Greva e Urisë ishte një aktivitet i gjithë Lëvizjes Studentore e jo i grupimeve studentore me baza rajonale.

Lëvizja studentore zgjati vetëm disa ditë?

Për studentët që iu bashkëngjitën pa kushte Azem Hajdarit e PD-së, dhe ata vetëquhen, në mënyrë shumë treguese, ‘dhjetoristë’ apo bëjnë organizata si Grupimi ‘Dhjetori ’90,’ që janë thjesht vegla të PD-së, Lëvizja mbaron me datën 12 Dhjetor. Mbas asaj periudhe 5 ditore, shumë nga këta individë, të paqartë në vlerat e tyre, janë kthyer në militantë të PD-së e në mbështetës të Sali Berishës që i ka përdorur si ka dashur ai. Ndarja midis Azemit e mbështetësve të tij që menduan se tashmë PD ishte partia e tyre, d.m.th. se u bë deti kos e këta u bënë ‘liderët e demokracisë’, dhe e disa të tjerëve që donin ta kthenin Qytetin Studenti në një garnizon demokratik ishte shumë evidente. Kemi pasur shumë përplasje me shokët tanë, nga më të mirët që mund të gjinden, që ishin të paqartë në lidhje me rrugën që duhej të ndiqej dhe që mendonin se kaq ishte detyra e jonë. Këta donin thjesht të përmbysnin ‘komunizmin’ dhe ende e ruajnë mërzitjen me ne. Unë për vete iu kërkoj ndjesë shumë shokëve që iu kam pasë folur ashpër, ishin kohë të këqia, dhe nuk kishte kohë me dhanë shumë shpjegime. Por, ka shumë studentë të asaj kohe që ende e mendojnë ashtu gjendjen dhe për këta më vjen keq. Për mua dhe të tjerët, që e formësuam dhe i dhamë frymë e një platformë të qartë ideologjike si Lëvizje Studentore, aktiviteti i saj ka vazhduar përmes tubimeve të ndryshme, duke filluar me intensitet nga 20 Dhjetori 1990, duke vazhduar me aktivitetet e Shoqatës “Fan S. Noli” e deri sa kemi ikur unë e shokët e mi. Menjëherë mbas formimit të PD-së, kur studentët u shpërndanë në të gjithë shtetin shqiptar për të themeluar degët e partisë, së bashku me shumë studentë të tjerë jemi mbledhur në Qytetin Studenti dhe kemi caktuar objektiva politike që duhej të ndiqeshin nga Lëvizja Studentore, si strukturë e shkëputur nga PD-ja e që ishin krejtësisht të dallueshme nga objektivat e PD-së. Shumëkujt i kujtohet mbledhja e datës 20 Dhjetor kur filluam strukturimin e Lëvizjes, si organizatë paralele e degës së PD-së në Qytetin Studenti, dhe kërkuam ndarjen e partisë nga shteti, lirimin e të burgosurve politikë, dhe me radhë. Pati një periudhë dyjavore kur të gjithë studentët u larguan nga Tirana, por me kthimin e tyre në Qytetin Studenti, themeluam shoqatën Studentore “Fan S. Noli” e cila kishte një program të qartë politik, të dallueshëm nga PD e nga të gjithë partitë e strukturat e tjera. Shoqata Studentore “Fan S. Noli” organizoi takime në fakultete të ndryshme, kishte një bërthamë udhëehqëse që përbëhej nga drejtues kryesorë e të padiskutueshëm të asaj Lëvizje Studentore si në Dhjetor ashtu edhe më vonë, si Arben Lika, Arben Sula, apo Shinasi Rama, që të tre Anëtarë të Komisionit Nismëtar të PD-së. Edhe pse kundërvënia nga PD e nga strukturat e shtetit ishte shumë e ashpër, dhe me kohë do të flasim edhe për këtë gjë, aktiviteti jonë kulmon me Grevën e Urisë dhe me shembjen e mitit themeltar të sistemit, mitit të Enver Hoxhës dhe vazhdon edhe mbas mbylljes së universitetit si për shembull me përpjekjen për të organizuar demonstratën e 10 Marsit përpara Korpusit të universitetit të drejtuar nga Edmond Bushati, Ben Sula, Ben Lika, Edvin Shvarc e pak të tjerë. Nuk përmenden kund përpjekjet sistematike të PD e të PPSH për të luftuar Shoqatën “Fan S. Noli” dhe drejtuesit e saj, nuk përmenden arrestimet e mia e të shokëve të tjerë, por me kohë do të flasim edhe për këto. Lëvizja Studentore janë studentët, dhe pavarësisht emrit që zgjodhëm, një emër shumë i nderuar në kulturën e në historinë shqiptare, ne e kemi konsideruar veten gjithnjë e pa pikë dyshimi si Lëvizje Studentore. Edhe shumë nga shokët e shoqet që fillimisht u shkëputën, u bashkëngjitën në Grevën e Urisë. Ashtu si me mbylljen e universitetit dhe me largimin tonë, shumë prej tyre iu bashkëngjitën PD-së.

Kur e kuptuat ju personalisht, se regjimi i Ramiz Alisë ishte dorëzuar?

Nuk ka pasur dorëzim të regjimit, ka pasur ndrrim të rregullave të lojës. Edhe pse i ngjeshur në kohë, në tre-katër ditë, procesi precipitoi më mënyrë të hatashme dhe tejet të shpejtë. Vetëm ata studentë që kanë qënë të përfshirë në procesin e ngushtë të vendimmarrjes në Lëvizjen Studentore mund të flasin me kompetencë se çfarë ndodhi. Nga ana e studentëve, për dy-tre ditë, ky grup ishte i përbërë nga Shinasi Rama, Arben Lika, Azem Hajdari, Tefalin Malshyti dhe Mimoza Zhamo. Të tjerët kanë qënë shumë aktivë, më përpara apo me pas, por jo pjesë e këtij grupi përfaqësues dhe vendimmarrës. Disa ishin në spital duke u mjekuar, të tjerë u mbështetën mbas këtyre individëve, dhe disa studentë, për ndryshe shumë aktivë, filluan të kishin dyshime për njerëzit dhe u tërhoqën disi. Po ashtu, kishte studentë shumë të aftë e të përkushtuar që për shkak të ngushtimit objektiv të rrethit vendimmarrës mbetën disi mënjanë dhe është me të ardhë keq që ndodhi ashtu. Për të mos folur për ca tipa megalomanë e pa kurrfarë boshti si Arben Imami e të tjerë që këmbëngulin se kanë qënë ata vendimmarrësit në këtë proces, thjesht sepse kapeshin mbas xhakaventos së Azem Hajdarit.

Prandaj, për të kuptuar se çfarë ndodhi e kur bëri çka, duhet kuptuar mirë dinamika e ngjarjeve. Gjendja ishte e qartë. Presidentit Ramiz Alia i duhej një formë pluralizmi fiktiv. Ai mendoi t’i përdorte studentët për të arritur këtë objektiv që do të legjitimonte ‘intelektualët e shquar’ që Ramiz Alia kishte punuar t’i promovonte si figura e si disidentë gjatë vitit 1990, si dhe ‘intelektualët e rinj’ që i nxori nga skutat e strukturave. Studentët si Azem Hajdari nuk patën mendësinë dhe as fuqinë e karakterit që ta kërkonin as pluralizmin fiktiv në takimet që patën me Alinë e me përfaqësuesit e tij me 8 Dhjetor e me 9 Dhjetor. Hyrja në lojë e imja dhe e disa të tjerëve e ndryshoi gjendjen sepse kërkesat tona ishin pastërtisht politike, shumë të qarta, të parashtruara me këmbëngulje, dhe, të papranueshme për të tjerët ose shumë më të guximshme. Takimi në zyrën e Xhevdet Patës midis Saliut si përfaqësues i tij dhe disa studentëve ka qënë pika kyçe ku morën drejtim punët dhe u qartësua edhe loja politike. Sa herë që u pajtua Azemi me Saliun, që aty ishte përfaqësuesi personal dhe i autorizuar i Ramiz Alisë, d.m.th. vegla e Ramiz Alisë, në emër të shokëve të mi unë kam vënë veton dhe e kam prishur marrëveshjen midis tyre. Gjithë kohën Ramiz Alia dhe Xhelil Gjoni kanë qënë të informuar nga Sali Berisha me telefon e me korrierë si Besnik Mustafaj për pozicionin tone. Intrasigjenca e jonë u bë shkaku pse mbledhja në KQ të PPSH, që po i zhvillonte punimet bash në atë kohë, duke e marrë vesh se kërkesat ishin pastërtisht politike u ndal tek një koncesion që mund të bëhej. Emëruesi më i vogël i përbashkët ishte një Organizatë e Studentëve dhe e Intelektualëve të Rinj, pluralizmi i subjekteve elektorale, d.m.th. një strukturë zgjedhore, në dukje e padëmshme, dhe që i interesonte regjimit, dhe Byroja Politike vendosi që të lëshonte pe. Nga ana e jonë, ne na duhej takimi edhe ballafaqimi i drejtpërdrejtë me Ramiz Alinë dhe problemi ishte se ku do të mbahej ai takim. Kompromisi që u arrit ishte në interes të dy palëve. Presidenti Ramiz Alia e pranoi takimin më një përfaqësi duke menduar se me lejimin e organizatës së studentëve e të intelektualëve të rinj do të mbyllej edhe kjo punë. Ai dhe sistemi do të merrte atë që donte, d.m.th.m një pluralizëm fiktiv, do legjitimonte ‘intelektualët e shquar’ dhe ‘intelektualët e rinj’ dhe mbyllej ajo punë, duke mos aktivizuar askënd dhe duke e vënë në gjumë popullin me idenë e një demokracie të rreme. Azemi e pranoi takimin sepse ashtu i thane Sali Berisha e Besnik Mustafaj si dhe i vëllai, Rasimi, që e sollën nga Tropoja, ‘me Gaz,’ e që rrinte aty gjithë kohën. Unë e pranova takimin sepse ai takim do të ishte mundësia e përballjes dhe e kërkimit me forcë të pluralizmit drejtpërdrejt Ramiz Alisë. Edhe në takimin e Përfaqësisë Studentore thashë se do të kërkoj pluralizmin politik dhe vetëm atë gjë. Kur e nuhati Sali Berisha me Gramoz Pashkon, që unë i kisha bërë të njohur me njëri-tjetrin po atë mëngjez, se takimi ishte tashmë i pakontrollueshëm nga Ramiz Alia, deshën të na bashkëngjiteshin, por unë i përzura të dy dhe nuk i lashë as të hynin në sallë e jo më të bëheshin pjesë e Përfaqësisë. Kjo ishte gjendja e marrëdhënieve para takimit të 11 Dhjetorit. Mirëpo, në takim, Presidenti Ramiz Alia erdhi me mendimin se do të mbante një fjalim, ne do të duartrokisnim, do të binim në gjunjë, do na rrihte shpatullat e kështu mbyllej kjo punë. Por, edhe mbas fjalës kërcënuese hyrëse të Alisë, në takimin e 11 Dhjetorit, unë ia kërkova pluralizmin e vërtetë politik. Kjo e fuste lojën në një hulli të re shumë të rrezikshme sepse po kërkohej ndrrimi i rregullave të lojës politike. Asnjë prej nesh nuk e dinin se çka ishte vendosur në Byronë Politike apo në se Ramiz Alia e kishte autorizimin për të pranuar pluralizmin e partive. Dokumenti që na lexoi nuk ishte pluralizmi i vërtetë, por fiktiv, pluralizmi i subjekteve elektorale. Po atë dokument ma kishte sjellë edhe Sali Berisha në mëngjezin e 11 Dhjetorit. Ku e kishte marrë, le ta thotë Saliu. Edhe kur të gjithë të tjerët më dolën kundër, edhe kur Presidenti Ramiz Alia më kërkoi që të flisja si individ “fol për vete e jo për këta” d.m.th., jo si përfaqësues i studentëve e në emër të tyre, çka ishte një kërcënim krejt i hapur me jetë, por edhe një shenjë se Alia e dinte se kush ishte kundërshtari i vërtetë aty, unë nuk hoqa dorë por e kërkova pluralizmin e vërtetë. Edhe në atë pikë, ai nuk ishte i përgatitur që ta jepte por vazhdonte që të bënte dredha e lojra. Mbas ngulmimit tim, u thanë shumë budallallëqe që në bisedën që jepet në video nuk shihen mirë e që shkasin prej dëgjimit pse jo fort të dëgjueshme, gafa historike nga Azem Hajdari, por veçanërisht nga Arben Imami, që ndryshe ka folur dikur e që ndryshe flet sot. Mbaj mend që u ngrita në këmbë dhe ulërita ‘a don me e dhanë a jo?’ shumë më vonë, Alia e tha një ‘po’ dhe ajo pikë ishte kthesa e vërtetë sepse tashmë po ndërroheshin rregullat e lojës. Pra, kjo është pika kur i doli loja për dore. Kjo është edhe merita e Lëvizjes Studentore, sepse aty ne ishim si përfaqësues të saj, flisnim në emër të saj, të të gjithë shokëve e shoqeve tona, e jo si individë. Por, edhe në atë pikë ai ende e kishte në dorë gurin dhe arrën dhe nuk u dorëzua. Nuk ka pasur dorëzim formal të Ramiz Alisë. Edhe kur i ikte loja nga dora, siç i iku në atë takim historik, mjetet që kishte në dispozicion, legjitimiteti, kontrolli i thellë që kishte mbi njerëzit dhe strukturat si dhe aftësia profesionale e lejonin që të influenconte procesin në rrugën që i interesonte. Në rastin më të mirë, e kthente kahun e procesit nga donte ai. Në rastin më të keq arrinte që të minimizonte dëmet.

Sipas informacioneve të sotme bëhet e ditur se në lëvizjen tuaj studentore u parashutuan nga shteti edhe shumë spiunë. A ishit ju në dijeni të tyre, ose a e konstatuat juve,se disa njerëz ju survejonin në veprimet tuaja?

Sistemi ishte shumë i fuqishëm. Nuk pritej ndryshe. U përdorën të gjithë mjetet e mundshme. Pjesë e kësaj lojë ishte edhe fushata intensive kundër meje, që përfshinte gjithvka që mund të merret me mend, që nga denigrimi, tek izolimi, tek përndjekja e përgjimi. Po unë kam qënë shumë i vetëdijshëm për këtë gjë dhe me veprime e me sjellje çorientuese që kërkonin shumë mund e kohë, dhe që më vendosën në anë të proceseve politike, e duke ndenjur qëllimisht ‘jashtë tavës,’ ia arrita të bëj disa gjëra të tjera por edhe të mbijetoj. Po ashtu, duke e ndjerë se çka po ndodhte, që në fillim propozova krijimin e një Zyre Informacioni në PD që do të ishte në kontroll të informacionit lidhur me njerëzit që do të na bashkëngjiteshin dhe e mora vetë përsipër këtë punë. Edhe pse Sali Berisha, Ben Imami, Azem Hajdari, Gramoz Pashko, e të tjerët, pavarësisht rezervave që kishin prej meje, më sillnin gjithfarë njeriu ‘me përvojë,’ dhe me këta njerëz unë krijova një strukturë gjysëm-private paralele. Këtu kishte ish-oficerë të shërbimeve, të përjashtuar, spiunë të dyfishtë, hajna, femra gjithfarllojësh, të burgosur, e miq të vjetër të të gjithë markave, që në dy javë ua bënë dosjen të gjithë kundërshtarëve të secilit prej këtyre në parti si dhe ‘militantëve’ demokratë që dolën si këpurdhat. Kështu mësova shumë. Kjo ishte edhe një metodë që më garantoi mbijetesën sepse nuk dihej se sa dije kisha, ku qëndroja në lojë, ku i kisha rrënjët, e me radhë.

Çfarë ndjetë kur vutë re se disa prej këtyre spiunëve u bënë demokratë më të flaktë, se ju që inicuat lëvizjen e dhjetorit. A ndjetë xhelozi ndaj tyre?

Shiko, PD është bërë me njerëz të të gjithë markave. Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Nuk kishte fort rëndësi se kush do të dilte në krye. Kushdo që do të dilte në krye ishte i dënuar që të dështonte. Puna ishte a do të pranonin që të sakrifikoheshin? Ajo që po formësohej ishte një formë regjimi e re. Regjimi do të ishte afatgjatë dhe njerëzit do të ishin të përkohshëm. Kthesa duhej të ishte në të mirë të gjithëve, duhej të ishte, me një fjalë, një fillim i ri. Shumë nga këta arrivistë ishin duke rendur mbas parasë e pushtetit nën petkun e demokratëve të orëve të para. Shumë vetë e shihnin hyrjen sa më të shpejtë në PD njëlloj si atë të 200 komunistëve të parë në Partinë Komuniste. Historia përsëritet dhe kësaj here ishte një komedi e vërtetë. Nuk kisha pse të ndjeja cmirë apo zili ndaj asnjërit. Unë vetë isha një nacionalist i bindur, qëllimi kryesor në mendjen time duhej të ishte shmangja e Luftës Civile, dhe nuk kishte rëndësi se kush bëhej instrumenti për të arritur qëllimin. Mandej, unë nuk kam kërkuar kurrë karierë politike. Familja e ime ka qënë edhe e persekutuar nga sistemi i atëhershëm por edhe e lidhur shumë ngushtë me sistemin e mëparshëm. Unë e shihja veten aty si të sakrifikueshëm, pa të ardhme, nuk kisha synim që të hyja në politikë, dhe doja thjesht që të jepja kontribut në të mirë të kombit e t’i kthehesha letërsisë e përkthimeve. Me këtë synim e kam toleruar edhe Gramoz Pashkon, që ishte pjesë e Bllokut, edhe Sali Berishën, që e njihja si spiun të dyfishtë, me këtë synim i kam promovuar që të dy në Shkodër, me këtë synim e kam detyruar Pjetër Arbnorin, që shokët e burgut e akuzuan si spiun, të bëhej kryetar i PD-së së Shkodrës, me këtë synim kam pranuar të jap e të marr me gjithkënd, por vetë nuk kam pranuar asnjë pozicion, pavarësisht ftesave që kam pasur nga shumëkush, që dinin se si kishin rrjedhur gjërat, edhe mbasi dhashë dorëheqjen nga Komisioni Nismëtar i PD-së. Pra, nuk ka pasur rëndësi se kush u bë anëtar apo drejtues i kësaj apo asaj partie. Kjo pritej. Rëndësi kishte që demokracia të fillonte e të zinte rrënjë. Mirëpo, këta, mbeturinat e PPSH-së, të rreshtuar në të gjithë strukturat politike të parisë, i kanë zënë frymën demokracisë, dhe duke i zënë frymën demokracisë, na e kanë zënë frymën edhe ne shqiptarëve si popull.

Çfarë mendoni sot për rolin e Ramiz Alisë në atë lëvizje?

Para së gjithash, unë dëshëroj t’i shpreh ngushëllimet familjes së Presidentit Alia për humbjen e prindit të tyre. Ai ka qënë një figurë qëndrore në politikën shqiptare në momente shumë kritike, një diktator jo i vullnetshëm, ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, në disa drejtime shumë pozitiv, por edhe shumë më negativ. Si studjues, them se është shumë herët që ta gjykojmë figurën e tij. Në gjykimet që jepen për politikanë të atij kalibri të lartë duhet shumë maturi. Mund të flitet për karakteristikat individuale, sepse ato shihen e dihen, por gjithnjë duhet pritur për të dhënë gjykime për kontributet politike. Roli që ai ka luajtur ka qënë tejet kritik dhe vendimet që ai ka marrë në atë kohë kanë kushtëzuar shumëçka më vonë. Lidhja e tij me Levizjen është e qartë. Presidenti Alia e kuptoi mirë potencialin e studentëve si forcë progressive në një shoqëri dhe mendoi ta përdorte atë potencial në interes të strukturës që ai drejtonte e përfaqësonte. Megjithatë, si edhe e kam shpjeguar më lart, loja i doli nga duart, si në Takimin e 11 Dhjetorit ashtu edhe me Grevën e Urisë të Shkurtit 1991, dhe kur e kuptoi se nuk i kontrollonte dot më studentët, edhe me sugjerimin e PD-së e të Sali Berishës, e mbylli universitetin.

Kur do ta shkruani librin tuaj me kujtime për ditët e Dhjetorit të vitit 1990?

Kur t’i vijë koha. Tashmë jam shumë më i interesuar që të përfundoj studimin tim në lidhje me periudhën dhe proceset e tranzicionit se sa të shkruaj kujtimet e mia modeste. Për shumë vite kam menduar se koha do t’i vendosë gjërat në vend e njerëzit do të arrijnë që të thonë të vërtetën ashtu si ka ndodhur dhe kështu, shokët e shoqet e mia, ata që bënë të jashtëzakonshmen për kombin, do të merrnin nderimin që meritojnë. Edhe kështu, unë kam thënë shumë gjëra që mendoj se i vënë pikat mbi ‘i’ dhe e kam ndërgjegjen e qetë. Edhe pse nuk kam folur shumë për Shoqatën “Fan S. Noli,” për Grevën e Urisë, e për Lëvizjen Studentore e mbas themelimit të PD-së, mendoj se kjo është pjesë shumë e rëndësishme e histories, edhe për vetë Lëvizjen Studentore. Me kohë do ta trajtoj edhe këtë periudhë me vëmendjen që meriton. Mendoj se nuk ka pasur kundërshtime të hapura ndaj argumenteve që kam paraqitur rregullisht në shtyp. Edhe ata që kallzojnë përralla e stisin gjëra të ndryshme simbas interesave të momentit e halucinacioneve të dikujt në ‘Opinion’ të Blendi Fevziut e dinë se cila është e vërteta. Tashmë, mua më intereson vetëm e vetëm zbardhja e së vërtetës sepse vetëm e vërteta të shpëton.

ARTJAN GJATAJ: NGA LIBRI “SAGA E PROF. DR. GJERGJ MULLAGA”: PROF. DR. GJERGJ MULLAGA MENDON PER SORROSIN DHE KOLOSIN E RODIT

Prof. Dr. Gjergj Mullaga, Socialisti Demokrat I oreve te para, sapo mori vesh nga te gjithe gazetat se Shefi i Policise se Shtetit me mustaqe trekendeshe dy anëshe nën hundë dhe me kapelen mbi vetull e ne nje anë, kryesisht ne anën e djathtë si mori Titullin Qytetar Nderi I Livadhjase, dhe Cmimin Kolosi i Rodit… O Krisht, O Shna Ndue, me ruej mue dhe… u teshtiT se I erdhi ndermend edhe dicka personale, këtë si me e kuptue!!! Kjo është komunë katundare e jep titullin qytetar Nderi, pse jo Katundar Nderi, Dhëndër Nderi, apo Polic Nderi. Po a merr ndoj lek ky qe e bane Qytetar Nderi a jo, se tash me te ardhe ne dasem dikush me rendesi duhesh I dhane rrushfet e nje darke e jo me te prue gja? Cka dreqin ka ba ky për grekët, mandej këta janë kopila! Po këtë cmimin Kolosi I Rodit, O Shën Koll, o shejt I bekue, ku iu ka shkue mendja!!! E kane hile, valla pasha fene e kane me hile, se kqyre, kqyr kha, një dojnë me thanë se kanë ba një mrekulli të botës , që rrinte me kambët hapë e nën kambë kalojshin anijet. E këta janë kopila, të mencëm, po thonë se shefi I Policisë po I len anijet, mushkat, maunet, veturat, jahtet, barkat, nëndetesët, aeroplanat me I kalue nën kambë dhe për tanë këtë trafik më ndodhë, vallahi bilahi, pasha Krishtin, e meriton Cmimin Kolosi I rodit. Mandej a mos e kane me kunj këtë punë??? A po dojnë me thanë se ky është ma I miri I fisit, se ne shqiptarët e kemi marrë prej shkijeve, fisit I thona rod, e po na del ky Kolosi I Rodit, po I cilit rod??? Eh, kjofte levdue ai qe e meriton, po a nuk eshte shefi I policies I detyruem mos me pranue nderime, e keso gjanash sa kohe eshte ne detyre??? Se cka bahet me ia heke mandej titullin ketij, cka ndodh ba me dale dikush e me thane, ia kemi dhane gabim se nuk n aka krye punen… Dhe mandej I shkoj mendja te Sorrosi qe kishte ardhe ne Tirane dhe se si kishte plase sherri kur tane ata qe ishin mbajte me buke prej tij kishin dale djemte e aradhes se Enver Hoxhes e te internacionalizmit proletar qe tash I shiteshin pruresit e bleresit me te pare. E kendej, nje nga militantet e shquar te partise socialiste lekiste ne qytetin Djepi I Kultures, kishte filluar gjithkund te thoshte se ne fakt ai ishte me origjine shqiptare, e bile nga katundi i njeri nga at ate Fondacionit dhe emrin e kishte Gjergj Sorra, por kur paraardhesit kishin ike ne vitin 1699, kishte kaluar nga Greqia dhe mandej kishte perfunduar ne Hungari. Bile per kete shkak ishte rrahe keq me nje militant demokrat qe kembengulte se ai ishte shqiptar nga baba, dhe i jati e kishte pase emnin Zef Zorra dhe kishte ike gjate luftes se dyte boterore si i perseketuar nga regjimi I ardhshem komunist dhe atje kishte thane se ishte dicka tjeter. Mirepo Prof. Dr. Mullaga, vendosi me I lane menjane ceshtjet e origjines se Sorrosit dhe u kthye te origjina e atyre qe kishin prite me Buke e krype e doren ne xhep dhe u perqendrua ne disa pika kryesore e dramatike te vizites. Hej dreq tha me vete, dhe nisi te shkruante tek peceta ku mbante shenimet e mendimet qe I vinin ne koke, kete partine socialiste e ka themelue Enver Hoxha, dhe Ramiz Alia. Keta qe e drejtojne sot e trajtojne kete si themelues. Tash a do te shkoje ky zotnia tek varri I Enver Hoxhes? E mandej u kujtue se tane kjo ishte pune cmimi, e pazari dhe tha me vete se ku pyesin keta dhe I shkoj mendja te kolosi I Rodit me ata kambet e hapura fort me tana sendet qe lundrojne shko-e-eja, dhe ate pishtarin qe nuk shuhej dhe iu kujtue Cmimi Oskar, jo per ndonje arsye te vecante, e nisi me u mendue se si do ta bante kartviziten e re Didija, dhe shkruajti ne nje pecete: Drejtues (Gjeneral Policie), Qytetar Nderi (I Komunes katundare) dhe Fitues I Cmimit Kolosi I Rodit (per arsye te vecanta) dhe ne fund e shkyu dhe e hodhi ne koshin e plehrave dhe mandej i hini friga, po sikur ma mire ta kisha hanger se ba e gjete ndonje armik e me ia nise, jo vetem qe me bajne me pagua tane faturat, Pasha Krishtin me hekin prej punet, dhe u kujtue per nje zgjidhje ma te shpejte, E bleu nje shishe uje 1000 lete dhe e lagu krejt kazanin e plehrave, dhe mandej u ul, ma mire po pres te thahet se nuk i dihet kesaj pune, me keto metodat e reja keto te lexojne sa leke ke ne dyshek, e jo cka ajo peceta aty e vendosi mos me luejte derisa te fillonte shiu, qe ne Qytetin Djepi i Kultures fillonte e nuk dinte te pushonte per dy-tre muaj rresht derisa bahej si Venecia e bekuar dhe njerezit martoheshin me lundra.

INTERVISTE ME GAZETA SOT, 4 Dhjetor 2014

-Prof. Rama, cilat janë arritjet e Lëvizjes Studentore të viteve 1990-1991 dhe si e shikoni ju rolin e kësaj lëvizjeje në historinë e 100 viteve të shtetit shqiptar? 

Duke lënë mënjanë shumë individë, elemente e kontribute, do të thoja se shtatë arritjet e mëposhtme të Lëvizjes Studentore e meritojnë vëmendjen e analistëve dhe të historianëve. Së pari, ishte mobilizimi e strukturimi i studentëve në masën kritike që e gjeti dhe e fitoi zgjidhjen e duhur politike në një moment historik kur paria e Tiranës dhe intelektualët ishin krejtësisht të paralizuar e të pazotët që të vepronin si duhet. Së dyti, ishte fitimi i pluralizmit nga ana e vetë studentëve dhe dhënia e shembullit të sjelljes së vërtetë demokratike e kombëtare. Së treti, ishte themelimi, drejtimi, dhe mbështetja që iu dha partisë së parë opozitare si një formë moderne kundërvënie ndaj një sistemi ende shumë të fuqishëm. Së katërti, ishte mobilizimi i masave popullore në mbështetje të ndryshimeve politike, ekonomike e shoqërore që do të mund të ndërtonin një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Së pesti, ishte ruajtja e dallueshmërisë së Lëvizjes Studentore nga partitë politike. Shumë nga studentët u përfshinë në politikë, por karakteri, individualiteti, dhe besimi politik i Lëvizjes u ruajt i patjetërsueshëm përmes organizatave dhe individëve të veçantë. Së gjashti, dhe e lidhur pazgjidhshmërisht me kontributin e mësipërm ishte planifikimi, organizimi, drejtimi, dhe mbyllja me sukses e Grevës Historike të Urisë që e detyroi sistemin të hiqte statujën dhe emrin e themeluesit të vet, Enver Hoxhës, dhe të pranonte humbjen e legjitimitetit dhe të çlironte masën e madhe të njerëzve që deri atëherë ishin të betuar, dhe do të vdisnin, po t’u thuhej për Enver Hoxhën. Kjo edhe çliroi masat e gjëra të popullit, dhe të gjithë shtresat nga kontrolli, frika, detyrimi, dyshimi dhe krijoi kushtet për një fillim realisht të ri. Por, së shtati, e para të gjithave, vlera themelore e Lëvizjes Studentore ishte e lidhur me natyrën e këtij fillimi të ri, dhe ky ishte mesazhi thellësisht patriotik e kombëtarist që i dha frymën gjithë veprimtarisë së saj më të rëndësishme dhe në veçanti, këtyre arritjeve që u përmendën më lart. Edhe pse kishte ideologji e besime të tjera që u bartën dhe u manifestuan nga individë e grupe të ndryshme, fryma kombëtariste ishte përcaktuese në momentet më kritike dhe në vendimet që u morën. Kjo e bëri Lëvizjen një kontribut të veçantë e të dallueshëm në atë periudhë kritike dhe pikërisht për këtë arsye, ai kontribut është themeli i respektit dhe vlerësimit që duhet të shprehet nga të gjithë shqiptarët për Lëvizjen e për pjesëmarrësit e saj. Është unike në historinë tonë sepse ishte e para lëvizje universitare, se ishte në vazhdim të traditës studentore për të kontribuar për ndryshimin për mirë, sepse nuk kërkoi gjakderdhje por vetësakrifimin e studentëve; nuk kërkoi të ngujonte vendin në të shkuarën por një fillim të ri, nuk synonte të vendoste kapitalizmin, por të ndërtonte një shtet-komb të mundësive të barabarta, nuk u nis thjesht si revoltë kundër sistemit por si shprehje e ndërgjegjes historike në përgjigje të nevojës së momentit kritik, dhe më e rëndësishmja, me dështimin e ekstremeve ideologjike, të kapitalizmit të egër e të paskrupullt, e të shtetit në shërbim të një ideologjie tjetër kozmopolitane si socializmi, Lëvizja, ose më mirë, unë e të tjerët që i kemi dhënë drejtim në një pikë a në një tjetër, synuam që të bëhemi si të gjithë të tjerët, si Europa, e cila mbas revolucioneve e dy luftërave botërore e gjeti zgjidhjen tek ndërtimi i shtet-kombit, në shërbim të të gjithë kombit. E kjo bëhej e bëhet duke gjetur e kultivuar ekuilibrat e duhura, duke shikuar nga e ardhmja, duke kultivuar mirësinë e dashurinë për shqiptarin tjetër e urrejtjen për të dëmshmen e të keqen, duke e kuptuar se e mirë e të gjithëve kërkonte që të ruhej shteti, që kishte qënë e ishte shumë efektiv, dhe të vihej në shërbim të të gjithëve e jo vetëm të një kaste që donte të mbijetonte në sundim të vendit.

-Si e mbani mend ju fillimin e lëvizjes, ishte një shpërthim spontan apo akumulim i disa lëvizjeve të padukshme dhe i rrethanave të tjera? 

Në vitin 1990, vendi ishte në gjendje kritike, sistemi ekonomik kishte dështuar, projekti politik e ideologjik, po ashtu. Prishja e Bashkimit Sovjetik kishte krijuar një gjendje thuajse të pamundshme për ruajtjen e regjimit, edhe pse mendoj, se sistemi kishte shumë legjitimitet. Por, as ata që e drejtonin vendin nuk besonin më në atë që thonin përditë. Kishte kohë që kishin nisur lëvizjet nga lart e nga poshtë. Demonstrata e 14 Janarit në Shkodër, Demonstrata e Heshtur në Tiranë, rebelimi i Kavajës, 2 Korriku, lejimi i organizatave të tjera, hapja e kishave dhe xhamive, lirshmëria e njerëzve dhe vetëdija se tashmë ishim në prag të një kohe të re ishin shenjat e qarta se nuk kishte rrugë tjetër përpos ndryshimit. Nga fundi i gushtit e fillimi i shtatorit, mbasi dështuan me të gjithë palët, strukturat partiake dhe të shërbimeve iu drejtuan studentëve. Mendimi im është se strukturat iu drejtuan studentëve me të gjithë mënyrat, me provokime, me njerëz, me krijimin e mundësive për t’u shprehur, por edhe me lejimin e individëve të veçantë që të shpreheshin hapur e lirshëm si në rastin e Edi Ramës, apo qoftë edhe në rastin tim, sepse edhe nuk e kam mbajtur fort gojën. Ajo ishte një periudhë kritike për regjimin por edhe një periudhë romantike për ne, ishte një periudhë e ëndrrave dhe gjithkush shihte një mundësi për të bërë diçka. Kështu duke folur për veten, them se në Maj të vitit 1990, unë nisa të formoj shoqatën “Gjergj Fishta” në Shkodër, por njerëzit më iknin nga tavolina. Në Tetor kërkova hapur të drejtat njerëzore e fola hapur në Korçë, në konferencën e talenteve të reja, dhe kishte edhe takime me të huaj, pati një botim në Kosovë ku dy studiues iu treguan se i kisha çuar tek vendi ku ishin hedhur eshtrat e Fishtës në Drin e më tepër, ka edhe një intervistë timen tek Corriere della Sera etj., që po të donte sistemi na kishte fshirë nga faqja e dheut. Mirëpo në mendësinë e strukturave duhej një kalim i butë dhe prandaj u drejtuan nga studentët. Duke e parë mundësinë e lejimin, studentët filluan të lëviznin, se aq duhej. Dhe problemi i Lëvizjes është si ai i interpretimit të lumit… lumi rrjedh, por shpejtësia dhe fuqia e tij varet se si përdoren. Strukturat donin të kontrollonin studentët dhe të arrinin objektivat e tyre, dmth, një ndryshim formal dhe vendosjen e një pluralizmi fiktiv “sa të hidhnin lumin.” Lëvizja iu doli për duarsh dhe ndryshoi rregullat e lojës. Kështu që fikja e dritave, takimi me Adil Çarçanin etj., ajo që ndodhi në datën 8 dhjetor e me radhë ishin lëvizje të menduara mirë, hyrja e ime dhe e disa të tjerëve në lojë ishin të papritura, sepse ne ishim ngritur me 6 dhe me 7 dhjetor, kishim kërkuar t’i ngrinim njerëzit por nuk mbështeti njeri, dhe unë me disa shokë në orën tetë në mëngjes ikëm se menduam se do të na arrestonin dhe mandej u kthyem me 9 dhjetor kur u faktorizuam. Kështu kishte nga të dy elementët.

-Mjegulla e mitit dhe e teorive konspirative nuk e kanë lënë pa e mbuluar Lëvizjen Studentore për demokraci. A ishte lëvizja e diktuar nga Ramiz Alia dhe faktorë të jashtëm, për të shpëtuar udhëheqjen e një regjimi që po shkërmoqej, apo ishte fryt i një vetëdije të re të brezit të ri, për liri, demokraci, dinjitet dhe vlerat njerëzore? 

Ramiz Alia ka qënë politikan i rrallë, njeri hijesh, por shumë i zgjuar dhe i rrethuar nga një tufë injorantësh politikë, por një fat që ishte në krye të shtetit në atë moment. Nganjëherë, në politikë, edhe dobësia e pavendosmëria është forcë dhe e dobishme. Ai ka qënë në presion të jashtëm që të ndryshohej gjendja, dhe në presion të madh nga brenda që të mos hiqej dorë nga pushteti. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kishim vetëdije dhe se nuk dinim se çfarë kërkonim. Reduktimi që ju i bëni qëllimeve tona nuk është as i saktë e as i dobishëm. Unë për vete kam qënë e jam atdhetar, dhe ajo që kam kërkuar ka qënë e mira e popullit tim. Demokracia është një mënyrë për të  zgjedhur udhëheqjen e jo rrumpallë për çdo zagar, liria është e duhet kuptuar si e drejta për të  thënë mendimin tënd, edhe po të jetë krejt i ndryshëm por pa cënuar rendin e tjetrin, dhe përpjekja e jonë ka qënë me ju dhënë dinjitetin e barabartë të gjithëve, edhe atyre që ishin të dënuar me breza, edhe atyre që ishin pjesë e strukturave dhe ndjeheshin të privilegjuar se kishin një patllake, apo fuqi politike. Pra, kishte edhe vetëdije nga brezi i ri, disa më të logjikshëm e më të qartë për objektivat, e disa më ëndërrimtarë, sepse aq e kishin moshën, si dhe qartësi shumë të madhe nga ana e Ramiz Alisë se si duhej vepruar. Mirëpo, pavarësisht çdo gjëje që ai bënte, nuk pranoi kush të lëvizte! As nga intelektualët, që ai nisi t’i thërriste si “të shquar” as nga figurat e artit me të cilët filloi të diskutonte me durim edhe për lopët, as nga brezi i ri i kontrollueshëm që ishin rritur nën hijen trefishe të strukturave të sigurimit, të partisë e të rinisë. Lëri këto që thonë sot, atëherë e kishin lepurin në bark, dhe ende e kanë edhe pse lehin pa ndërprerje. Prandaj Alia e sistemi, duke parë atë që ndodhi në Çekosllovaki etj., u drejtua tek studentët. Një grup shumë i vogël, ndër ta edhe unë, e nxori lojën jashtë kontrollit në pikat kyçe si pluralizmi, mënjanimi i intelektualëve që iu duheshin, apo rrëzimi i Enver Hoxhës, të tjerë si Azem Hajdari iu dolën për duarsh kur panë mundësinë e pushtetit sepse u nisën të gjenin elektoratin e vet, dhe kjo ishte një gjë që ata nuk e kishin parashikuar. Ama, kishte një kontribut të spikatur dhe të vetëdijshëm nga ana e studentëve që nuk lejojmë të na mohohet.

-Si arriti një kastë politike, duke filluar që nga Sali Berisha, Imami, Selami etj., të përfitonin nga kjo lëvizje, madje edhe ta manipulonin, duke dominuar për një çerekshekulli në politikë, për t’u pasuruar dhe fryrë, gjithnjë duke u deklaruar si frymëzues dhe lider të lëvizjes? 

Po lëre Imamin se ai një karagjoz teatri është, figura kyçe këtu është Sali Berisha. Lëvizjen Studentore nuk kanë arritur ta manipulonin, sepse aq sa u bë prej saj, nuk zhbëhet, ajo është histori, mund ta interpretojnë por jo ta ndryshojnë. Por e kanë mbytur sepse kanë arritur të blejnë e të shesin pjesëmarrësit që duke shkuar mbas pushtetit i kanë ulur tek këmbët e tyre të gjitha, me merita e me të meta, sepse pushteti të korrupton. Në fillim sistemi kishte nevojë për Saliun dhe këta të tjerët, dhe i përdori me shumë shkathtësi, dhe kështu unë e të tjerët u mënjanuam shpejt. Një ndër gabimet kryesore ishte se duke e menduar thjesht si një rrugaç e katundar e lamë Azemin me dalë si figurë dhe ai ishte njeriu i sistemit dhe kaq u desh, sepse ai u bë nyja ku u lidhën të gjithë. Në dy ditë Azemi u bë legjendë. Edhe pse miti ishte i rremë, sepse ai i shërbente sistemit, dhe miti i shërbente sistemit, ne e pranuam se nuk kishim hyrë aty për poste, por për të  shpëtuar vendin nga kriza e nga lufta civile dhe jo për dekorata e merita. Kështu shkoi kjo punë. Saliu doli në lojë sepse duhej dikush nga veriu të kontrollonte lojën, të kontrollonte Kosovën, të ishte i dobët moralisht por i besueshëm, dhe sepse ishte i piketuar që të dilte në krye të lojës si intelektual, mjek me rreth të gjerë e me lidhje të tjera edhe nga jashtë dhe si njeri i klanit Kapo. Klanet e tjera kishin Gramoz Pashkon dhe të tjerët që nuk hynë dot në lojë ose formuan parti të tjera. Mirëpo, edhe Saliu iu doli duarsh, mbas Dhjetorit 1991 kur e kuptoi se ia kishin ngjeshur paq e rëndësishëm, dhe e kuptoi se pushteti i vërtetë tashmë vinte nga diku tjetër. Mirëpo, Saliu është shumë i zgjuar, dhe e kuptoi se mbijetesa e tij në politikë varej nga mpiksja e interesave vendore që nuk ishin të lidhura me sistemin e mëparshëm. Dhe kështu, me një zotësi të madhe profesionale, ai arriti të mblidhte bashkë në një shportë karavidhesh që quhet PD, hajnat, fundërrinat e sistemit, të përdorurit, të persekutuarit, njerëzit që ishin të punësuar në strukturat e shtetit gjatë periudhës së sundimit të tij e kështu gjatë qeverisjes së parë krijoi një strukturë besnike të tij. Tani në lidhje me Lëvizjen, kontributin e saj dhe vendin tim e të shokëve të mi që vazhdojnë të jenë të injoruar e të heshtur, kush do të dilte e të thoshte se si ishte puna? Jo vetëm që gjërat ishin bërë me shpejtësi e pak vetë ishin në dijeni, por këta që ishin në dijeni ishin shitur të gjithë, donin një kothere, femra e apartamente e rrugë jashtë shtetit. E kështu, filluan të thonë marrëzira e rrena, njerëzit i besonin, sepse duhet thënë, unë vetë isha njeri shumë i panjohur për të gjithë, sepse nuk dihej as nga vija, ku shkoja dhe pse isha aq i bindur për rrugën që duhej ndjekur dhe me rezerva që i bënin të paqetë, dhe me në dukje i egër, por me fleksibilitet ideologjik, gjë të cilën këta as nuk e kuptonin e as e kuptojnë as sot. Shto këtu marrëzinë kolektive, se propaganda ishte e frikshme aq sa një herë më është ulur njëri në tavolinë e po më tregonte se çka kishte bërë ai, e unë nuk iu besoja veshëve kyçi i punës se si dolën këta në lojë u bë Azem Hajdari. Me transformimin e Azemit në hero, presioni mbi mua dhe të tjerët ishte i tmerrshëm. Askush nuk na besonte, por ne arritëm të bëjmë edhe grevën e urisë, që këta nuk e gëlltisin dot dhe ajo tregoi se kush ishte kush në atë punë. Prandaj, Saliut i duhet identifikimi i tij me Lëvizjen përmes Azem Hajdarit. Azemi është tanksi mbas të cilit mbrohen të gjithë këta pardesy-bardhët, spiunët, veglat, të futurit, plehrat e sistemit. Saliu nuk është budalla. Ai e di se kush e bëri punën dhe kush i mori meritat, dhe në këtë pikë Azemi ishte heroi që i duhej sistemit dhe Saliu ishte paterica e sistemit. Prandaj, Saliu e përkujton Azemin si frymëzues dhe si drejtues të Grevës së Urisë kur dihet që e kemi vënë të rrijë tek dera e banjos dhe që ka qënë kundër e që është munduar ta sabotojë grevën së bashku me Saliun. Po ashtu, Saliu mbledh rreth vetes tufën e të dërguarve nga strukturat dhe i sjell me vete në Qytetin Studenti tek ai monument idiot që i ka ngritur Azem Hajdarit. Një kohë na ka nxjerrë edhe Dhëndrin e Trustit të Gështenjave, Disidentin e Djathit, shkaktarin që në Grevën e Urisë vinte era e këmbëve sepse ky mbante kambale zbori, që të provojë versionin e tij të historisë dhe e vë pa pikë turpi të bëjë historinë. Kështu që kush do të merrej me ne? Kush do ta thoshte të vërtetën? Mirëpo, mbasi këta kanë thënë një miliona rrena, tani ne kemi filluar t’i nxjerrim se çka thënë njeri nuk ka thënë tjetri, dhe historinë e di më mirë unë qe e kam bërë se ai e ka me të dëgjuar nga Azem Hajdari apo nga fjalimet e Saliut në Opinion. Unë Azemin nuk e kam pasur mik, por armik, dhe mund të them pa mëdyshje, e kam pasur armik për vdekje. Megjithatë, Azemi ka meritat e veta që askush nuk mundet  t’ia mohojë. Ai ka edhe krimet që askush nuk mundet t’ia mbulojë. Por Azemi ka qënë dora e zgjatur e strukturave dhe njeriu që për hir të interesave të veta shiti të gjithë shokët e shoqet e veta. Mirëpo këta e përdorën si gjallë ashtu edhe vdekur, por ky nuk është problem im. Problemi im është të shpjegoj atë që ndodhi, të them të vërtetën, dhe koha do t’i vërë gjërat në vend.

-Si protagonist dhe lider i lëvizjes, sipas mendimit tuaj, cili është roli i Sali Berishës dhe Ramiz Alisë në këtë lëvizje? 

Si këta të tjerët, Saliu nuk ka ndonjë rol në Lëvizje sepse atje ishte një masë studentësh dhe nja pesë vetë që morën vendimet kryesore. Saliu është figurë kyçe e PD-së dhe e tranzicionit, por jo e Lëvizjes. Ramiz Alia e shihte Lëvizjen nga lart, kishte strukturat dhe njerëzit e vet dhe ishte tjetër gjë sepse ai ishte shteti. As njëri e as tjetri nuk e toleroi Lëvizjen, pikërisht sepse shkoi më larg çdo gjëje që ata kishin parashikuar dhe të dy punuan, bashkë e veç e veç për ta minuar. Mbyllja e Universitetit, arrestimi i im dhe i shumë të tjerëve, përpjekjet me më heqë qafe janë prova të mjaftueshme. Megjithatë, Saliu do të ngordhë e kurrë nuk do ta thotë të vërtetën, sepse ajo e nxjerr ashtu si ka qënë e është, dhe mua ashtu si kam qënë e si jam.

-Sot pas 24 vitesh, gjithkush rend që të gjejë një rrënjë të vetën në Lëvizjen e Dhjetorit. Madje ka nga ata që dhëndrin, bijat dhe familjarët po i paraqet si pjesë të lëvizjes. Cili është komenti juaj? 

Normal, është e natyrshme. Duan t’ia lënë partinë familjes së tyre. Mirëpo partitë mbahen me ide, jo me familjen. Le të dalin të gjithë e të na thonë se ku kanë qënë e ç’kanë bërë dhe pastaj do të shihet se kush e bëri punën dhe kush lavdërohet. Edhe supë të ishte ajo Lëvizje do të mbaronin dikur meritat se nuk po merret vesh se kush bëri çka. Megjithatë, me kohë, këta do të sillen si katundarë të zgjuar, dhe sa kohë që iu ec puna do të gënjejnë sa të munden. Unë kam hallin të dalë e vërteta e këta kanë hallin të ruajnë pasurinë e së shpejti edhe kokën.

-A ka sot ndonjë forcë politike legjitimitetin dhe të drejtën morale të flasë dhe të organizojë ceremoni në emër të Lëvizjes së Dhjetorit, a kanë ndonjë lidhje idealet e lëvizjes me parinë politike të Tiranës? 

Jo. Nuk e kanë legjitimitetin. Legjitimitetin e kanë pjesëmarrësit, por më shumë e kanë ata që kanë dhënë kontributin kyç në pika kyçe, dhe këto janë arritjet, strukturat, dhe kontributi i Lëvizjes në histori. Kur të pyetet se çka ke bërë ti? Cili është kontributi i yt në atë Lëvizje, përveçse për të thënë se ke qënë këtu e aty, ka pak njerëz që e kanë atë legjitimitet. Në këtë pikë, atë legjitimitet e kam vetëm unë e shokët e mi, ata që identifikohen me vlerat e saj dhe me arritjet e saj, që nga fillimet e protestave me 6-7 Dhjetor e deri mbas mbylljes së Grevës së Urisë. Të tjerët kanë qënë kalimtarë. Shfaqje mund të bëjnë të gjithë, por arritjet e asaj Lëvizje, ato që përmenda më lart, janë të lidhura me mua, sepse unë ia kam dhënë drejtimin, dhe unë as nuk shitem e as nuk blihem dhe ato bindje nuk janë të diskutueshme. Kam heshtur për shumë vite sepse kam dashur të vihen gjërat në vend nga të tjerët, tani që u bë kjo punë “shtatë vetë kemi ngrënë një kokërr ulliri” në luftën imagjinare kundër komunizmit, më duhet me dalë e me thanë se po plakemi e është turp të mbajmë veten e fëmijët tanë me rrena e gënjeshtra. Ata që duan legjitimitet le të dalin e të lajnë shpirtin e vet, por nuk besoj se do ta bëjnë.

-Pse vallë nuk u riaktivizua një lëvizje e tillë në momente të tjera kritike të vendit, si gjatë terrorit të ’94-96, trazirave të ’97 apo gjatë viteve të mëvonshme, kur korrupsioni u perfeksionua në sistem? 

Lëvizja janë njerëzit, idealet e strukturat që veprojnë në një gjendje të caktuar. Më vonë u pa se njerëzit shiteshin, nuk kishin ideale për të dhënë jetën, dhe strukturat nuk bëhen me njerëz që mendojnë se i dinë të gjitha vetë e nuk duan të ndjekin rrugën që duhet. Për me tepër, tani them se ajo që ndodhi ishte një rastësi, sepse idealet tona ishin të papranueshme për njerëzit, dhe prandaj mbetëm një grusht e fillikat vetëm. Strukturat u përpinë nga PD që i përdori studentët si deshi vetë, dhe njerëzit ndoqën Azem Hajdarin e Sali Berishën. Mirëpo, ata uzurpuan Lëvizjen e meritat e saj, këta e mbyllën gojën dhe u shitën për një kothere, ne të tjerët ishim në mërgim, dhe pa një mundësi për të  folur, e pa ndonjë interes për t’u dëgjuar. Ama ajo që po bëjmë është një gjë e ndryshme. Po iu themi se iu kemi thënë që atëherë se kështu do të përfundoni dhe në këtë rrugë do të shkoni në se nuk ndiqni rrugën e duhur. Ajo rrugë nuk ka ndryshuar, ne jemi pak, por më mirë pak e në shoqëri të së drejtës e të vërtetës se shumë e për lumë.

ARTIAN GJATAJ: PROF. DR. GJERGJ MULLAGA DISKUTON CESHTJEN E LUFTES CIVILE

Prof. Dr. Gjergj Mullaga, po mendonte se cili duhej te ishte qendrimi i tij si studjues dhe shkencetar I mirenjohur ne qytetin Djepi I Kultures qe jepte mesim ne kater universitete, si brendshem, I jashtem, dhe online, sepse ne Tirane tani ka plasur debati se a ishte lufte civile ajo qe ndodhi apo jo gjate Luftes se dyte Boterore… dhe ai e ndjente si detyre morale qe te prononcohej per kete teme qe I perkiste te shkuares tejet te larget nje 80 vjet te shkuara, anipse ketu, tha me vete, nuk I rruhet kujt se cka ka hanger dje, dhe si thote Luli, tash “edhe bethes I thone asete”… Mori nje pecete, sepse aty i shkruante mendimet qe i vinin gjate kater-pese oreve qe kalonte tek kafeneja e lagjes, sepse nje rruge e dy pune, ne fakt, tre pune, ai rrinte aty duke menduar e me shume I perhumbur, joga alla Djepi I Kultures, duke bere ndonje matrapazllek, pazarllek, e nganjehere edhe ndonje pisllek, dhe e treta dhe me e rendesishmja, duke pare se cilat studente nuk ishin me sjelljen e duhur morale dhe hynin e dilnin tek disa apartamente te reja aty perballe kafenese. ketyre studenteve qe mereshin me aktivitet jashteshkollore, apo mbiuniversitare apo nenuniversitare me mire, se ne themel te universitetit ishte ai aktiviteti shume I perfolur, ai ua rriste cmimin e provimeve dyfish, nje sepse e dinte qe nuk lexonin gje, dy, se sikur edhe te lexonin nuk kuptonin dot gje, dhe i shkoi fluturimthi ndermend se kur nuk i kuptonte vete gjerat ai si do ti kuptonin studentet, dhe se tre se keto kishin para e telefona te rinj, IPhone te bardhe e te zinj, pa punuar nje dite. Njehere e kishte pare nje studente qe kishte kater telefona dhe qe ishte duke uleritur e qare sepse I ishte pergjigjur telefonit te gabuar dhe I kishte thene te jatit ca gjera qe nuk thuhen edhe kur te paguajne mire. Nejse, Prof. Mullaga mori peceten dhe nisi te bente nje tabele te vendeve te Europes lindore se kush luftoi e kush fitoi, kush mundi ke e me radhe. Ne Greqi, tha me vete, hyne Anglezet dhe u bene me kolaboracionistet dhe plasi lufta civile qe u mbyll me fitoren e kolaboracionisteve ne vitin 1949. Ne Bullgari nuk pati Lufte civile sepse Bullgaret ishin me mbretin dhe ata kunder Mbretit ishin ne Moske dhe keshtu Bullgaret u cliruan nga Sovjetiket dhe po ashtu Rumania e Hungaria u cliruan nga sovjetiket pa lufte civile. Ama, ne Serbi ishin nacionalistet e cetniket qe bene lufte me partizanet e Titon, si ishin dhe Ustasha ne Kroaci, qe jo vetem benin lufte me partizanet e Kominternit por edhe me njeri tjetrin. Dhe iu kujtua nje masaker qe ne Tirane nuk e permend kush, masakra e Bihorit kur u theren nga Cetniket, ne mes te Luftes se dyte Boterore 5000 shqiptare po qe nuk e kujton njeri… E cka te kujtojne keta legena, tha me vete Prof. Dr. Mullaga… Keta nuk thone se iken te clirojne Jugosllavine deri ne Vishegrad, cuan dy divizione me jua dhane Kosoven Serbeve dhe ne anen tjeter Greket pastruan Camerine me nje fjale, dhe ketu u kaperdi keq, sepse pati nje imazh jo te kendshem, e hengren nga pas e thelle tamam kur po punonin per kauzen nderkombetare sepse jeniceret nuk pyesin per tokat shqiptare. E tani na dalin keta berberet e historise qe thone se u clirua Shqiperia dhe fituam edhe Kosoven. Pasha krishitn, kopila paskan kene e tamam zogj dreqnish. Tash dalin keta te tjeret e thone se kane kene patriota e paria kur jane shite per nje karrike e per nje rroge, ne fakt per kater rroga dhe u mendua nje minute. Nje rroge e merrnin nga shteti shqiptar, nje nga Italia, nje nga Anglia dhe te katerten e vidhnin vete nepermjet SASTEB… hej dreq, kena pase tha me vete, boll politikane gjithmone, se kur jane kohet e keqia tane bahen politikane… U mendua per te gjithe ata qe kishin pasur nje rol ne kete pune, Mukjen, Permetin, Pezen, dhe e sintetizoi mendimin e vet duke thene, se kohet e keqia I bejne edhe burrat me te mire me kene gabim. Mirepo sa mendohet I mencuri, pasha Krishtin, budalla e ka krye punen. E Lufte civile apo jo, keta ja futen njeri tjetrit, rruges na e futen edhe ne, se pushteti ishte puna, edhe Lenin e ka pase thane, te Shteti dhe Revolucioni e si e kryen punen e mjelen lopen e tash duhet me u marre me a ka kene Lufte civile a jo, se vallahi bilahi, hej dreq cka me shkon ndermend, edhe mos me pase kene per 45 vjet e kane paraqite si lufte civile se kush I mbajti e pse I mbajti ne kampet e internimit e burgje femijet e nipat e sternipat deri ne brezin e kater te pales tjeter. Ne fund u kujtue se pa nje studente qe po hynte bash te apartamenti I ministrit qe vuante nga dy semundje paralele, misofobia, dhe nga misogjinia, ama nuk pranonte te martohej sepse mendonte se te gjithe grate ishin kurva, dhe ne nje moment kush ishte dejshem kishte thane fjalen me esell, sepse e kishin pyete se a eshte kurve edhe nana e jote, dhe ai kishte thane se a ju dukem si fytyra e babes tem a si e shefit te kuadrit te ndermarrjes se mamit, dhe ky ishte kunji I tij sepse nuk e kuptonte arsyen pse e ema kishte shkuar me dike qe ishte I shkurter dhe I zi, tamam si nga Anadolli, dhe ky I kishte dale per hundesh ketij shefit edhe prej tjerakah, kur I jati kishte kene nje doktor I shquar por qe nga frika e semundjes qe mund te merrte prej gruas nuk bente seks, por e kthente me eks, e vetmja cilesi qe kishte trasheguar ky ministry nga babai ligjor, dhe Prof. Mullaga e mbajti shenim qe asaj me ja rrite tarifen trefish sepse ajo kishte nise me ardhe dy here ne dite aty dhe kishte nje muaj, cka e bente ate nje dashnore joamatore, por nje mjelese te dalluar dhe sa per Luften civile, lene more tha ate pune, keta tane e kane hallin me rruejte ndoj lek e si ka thane Luli, kur I thone asete, dhe kur I perdorin keto asete per lezete e marifete, po e kruajne se cka ka ndodhe ne Luften e Dyte Boterore Lufte civile a jo dhe aty u ndal. Me lodhi kjo Lufta Civile, pasha fene, kush I ndeshen syte nje thenie te Muci Puci, Rrushit Rrapatushit, qe ishte bere I famshem sepse e kishte pranuar se te gjithe jane nga pak ashtu, d.m.th. marrin ajer si gomat e makines dhe porositi nje kafe tjeter.