PËRVOJAT E SUKSESESHME DHE DËSHTIMI I PRITSHËM I EDI RAMËS

Eshte e padiskutueshme qe qeverisja e Kryeministrit te Lumturise Kombetare do te perseriste te njejten pervoje dhe sjellje qe ai pati demonstruar gjate kohes qe ishte Kryetar i Bashkise se Tiranes. Politikanët, qasjen, qeveritaret zgjidhjet, e rrugën dhe profesionistet e ndryshëm e ndërrojnë stilin e punës me vështirësi. Një palë e gjejnë se cka funksionon me njerëzit pragmatikë në bazë të interesave të tyre të momentit. Një palë e dinë se cila metodë duhet përdorur me hapë bravën sa më shpejt, dhe profesionistët e ndryshëm e dinë se cka jep frikë, terror e kënaqësi.

Edhe rastin e Edi Ramës, që ka përvoja të aplikueshme në të tre nivelet, duhet me pritë që ai do të ndjekë modelin që i ka funksionuar më parë. Modeli më I suksesshëm si politikan ka qënë ai I Kryetarit të Bashkisë së Tiranës kur pastroi Lanen dhe lyejti me boje Tiranen, si qeveritar, koha që ka qënë Ministër I Kulturës e promovimi I besnikeve te vet, dhe në lidhje me dhënien e kënaqësisë, e ushqimin e frikës ka jetën e vet artistike dhe përvojat e mëparshme te shumellojshme.

Nuk është pra për t’u habitur që në këto momente tejet kritike për shqiptarët, Edi Rama, që është në zgrip të jetës së vet politike sepse problemet që po grumbullohen e po shpërthejnë si qelbi po e bëjnë gjendjen në shtetin shqiptar një stuhi perfekte, do të përpiqet fort, që në këto muaj që I kanë mbetur si Kryeministër i shtetit, të sigurojë jo vetëm një vend në histori, por edhe të ketë një kapital të mjaftueshëm politik që ta mbrojët atë vetë, por edhe që ta ketë në dispozicion në të ardhmen.

Si politikan, ai po luan me të gjith kartat që ka në dorë. Si me të huajt me të cilët don të duket i bindur dhe i dëgjueshëm për t’iu shitur veten si Lideri i Ballkanit, kur shteti shqiptar është në fund të listës për gjithcka dhe jemi liderë vetëm për krimin, drogën e trafiqet. Shqiptarëve, me trojet, paratë e ardhmërinë e të cilëve luan, Edi Rama iu shitet si njeriu I zgjedhur prej të huajve dhe si heroi I tyre kombëtar.

Tani si burrë shteti ai do të përdorë përvojën e tij si kryetar I BAshkisë së Tiranës. Edhe tani, ai do kerkoje te perdore forcen e ligjit per te ngritur nje fasade normaliteti qeverises. Prishja e ndertimeve te paligjshme, shetitjet naten, reagimi professional ndaj biznesmeneve e spekulanteve qe iu tregon rrugen e gjyqit, eshte nje shenje positive dhe perceptohet ashtu edhe nga populli. Ne na duhet se s’ben nje shtet ligjor, dhe ajo qe e dallon shtetin nga te gjithe organizatat e tjera eshte dhuna dhe monopoli legjitim qe shteti ka mbi dhunen, qe prertogative qe nuk e ndan me asnje lloj organizate apo strukture tjeter.

Mirepo, problemi kryesor ketu nuk eshte dora e shtetit dhe ajo që bën Edi Rama. Dora e shtetit do te ndjehet edhe me shume ne te ardhmen dhe kjo eshte nje gje e mire. Ana tjeter e medaljes eshte ke godet dhe kontrollon shteti sidomos në kuletë. Shteti godet, të varfërit, të punësuarit, nëpunësit, mësuesit e të tjerë. Pra, Edi Rama mbron oligarkinë, dhe parinë e Tiranës, pjesë e së cilës është duke përdorur argumente qe diku tjeter do te ishin bindese. Edi Rama dhe zyrtarët e qeverisë flasin per te tjeret por jo per veten e kundër oligarkisë. nje gje eshte e qarte pertej fjaleve qe thuhen: Shteti shqiptar, per te mbajtur veten dhe zyrtaret, edhe pse ne kete projektbuxhet superoptimist i ka ulur ndjeshem shpenzimet per arsimin e shendetesine, dhe i ka rritur ndjeshem per policine, duhet te nxjerre te pakten nje miliard dollare me teper nga taksat me 2015 se sa me 2014, dhe po te mos munde te marre borxhe, ne fakt i duhet te nxjerre dy miliard e gjysem me te gjithe menyrat vetem kete vit qe vjen… Tani duke qënë I mbytur në borxhe, duke mos mundur të marrë borxh, duke qënë në pikën kritike të ndërprerjes e të shuarjes të të ardhurave nga emigrantët, duke mos pasur industry, ekonomi, bujqësi e me radhë, shteti do të nisë të hajë njerëzit për të cilët duhet të punojë. Dhe kjoështë spiralja e përkeqësimit të problemit politik. Deri tani shteti ka bërë cka dashur e njerëzit kanë bërë ckanë mundur, dhe paria është pasuruar në mënyrë perrallore. Tani pari është hequr mënjanë, ka fshehur paratë, dhe shteti duhet të luftojë kundër popullit të vet për të mbrojtur parinë e Tiranës. Kjo është detyra e Edi Ramës tani.

Mirëpo, si mbrohet kjo sjellje? argumenti kryesor eshte se po behemi shtet normal e duhet te sillemi si qytetare normale. nje shtet normal do te na gezonte te gjitheve. Por, perderisa paria e Tiranës nuk e taton, takson, e ndeshkon me shume veten se popullin, dhe perderisa nuk ka verifikim te rrenjesishem te pasurise, e perderisa nuk ka denime te parise per krimet e vjedhjet e shkuara, nuk ka shume shprese per te ardhmen.

Këtu tani hyn edhe përvoja e tretë. Shteti po behet shtet i mbeshtetur mbi dhunen. tani 20% e buxhetoreve jane ne polici, shtoji ketyre edhe 11% ne ushtri, dhe 6% perqind ne sherbimet e zbulimit, tatimet, policite e ndryshme etj, dhe me ca shtesa behet qe 40% e te punesuarve ne shtet jane mjet dhune. rritja e policise me 1200 vete eshte shenje qe do te ecim ne kete rruge. Oligarkia perdor dhunen per te kontrolluar shtetin, mirepo ky eshte shteti qe i sherben asaj dhe qe mbeshtetet te frika. Edi Rama e din se përtej të gjithë paraqitjeve authoritative e fjalëve të mëdha që I bëjnë profesionistët të qeshin e të kenë mëshirë për njerëzit që iu nënshtrohen atyre fjalimeve boshe, ai është I kapur. Edi Rama është vegla, instrumenti I parisë së Tiranës që është vënë aty për të mbrojtur interesat e saj jetike. Ai e din se është I sakrifikueshëm, shumë më lehtë se Fatos Nano e të tjerët. Një pyetje e thjeshtë të tregon se si është puna e tij. Kë ka arrestuar, dënuar, sekuestruar, gjykuar nga paria e Tiranës ky Kryeministër? Asnjë. vetem ky fakt flet volume per sjelljen e tij.

Tani ai e ka mbledhur kapitalin politik tek brezi I ri që I ka punësuar, bërë drejtorë, zv. Ministra e ministra. Edhe pse shumë nuk e kuptuan, thelbi I Rilindjes së tij ishte pikërisht ky: kooptimi I brezit të rid he transformimi I tyre në një strukturë pa platform të qartë ideologjike, por e lidhur në mënyrë hedonistike e përfituese me Edi Ramën. Këta 1247 drejtorët kalamanë ia detyrojnë gjithcka që kanë në jetë Edi RAmës, jo PS-së. E natyrisht klaneve në PS, nuk iu prishet punë sepse edhe këta janë në shërbim të tyre. SSa më të ulët e më të paaftë, aq më të varur do të jenë nga oligarkia dhe interesat e saj.

Tani ka shumë beteja me të cilat do të ëprballet Edi Rama. Ai edhe mund ti fitojë ato beteja për veten e vet duke mbetur figurë qëndrore e PS-së, e parisë, me mbështetje të gjerë, dhe duke kultivuar imazhin e atij që lufton krimin, në ndërtim e në sipërfaqe.

Nje shtet sundohet me frike, dhe taksat mblidhen me force, por ajo duhet te jete forca e ligjit dhe ligji duhet te jete nje, dhe i barabarte per te gjithe. Ata qe marrin me shume nga ky shtet i shqiptareve, ata duhet te paguajne me shume. nuk mundet me kene paria, dhe pakica e sundimtareve mbi ligjin, dhe me e perdore ligjin per te sunduar shqiptaret. Sepse,te besh shtet dhune, eshte krejtesisht e ndryshme nga shteti ligjor dhe mungesa e ekuilibreve te tilla, ku nje pale jane bij te nenes e nje pale bij te njerkes, nuk eshte e pranueshme, dhe sigurisht qe do te kete pasoja te renda e te parashikueshme per te gjithe.

Mirëpo, edhe pse ka treguar zotësi e profesionalitet në fushën e propagandës, Edi Rama është I dështuar sepse të tre betejat kryesore për të cilat duhet të luftonte, ai I ka humbur. Së pari, nuk e ka ndërtuar shtet-kombin që iu duhet shqiptarëve, së dyti, nuk ka luftuar kundër oligarkisë e parisë së Tiranës dhe së fundi, nuk ka ndërtuar shtetin ligjor. Ain thjesht ka mbrojtur interesat e saj, e ka ricikluar e pastruar edhe brezin tjetër dhe do ti lëje shqiptarët në një gjendje edhe më të mjerë e më të pashpresë se I ka gjetur. Sepse, ky është edhe thelbi I modernitetit dhe I qeverisjes së mirë të qeverisësh me dashuri për popullin e për kombin tënd, të ndërtosh ekonominë e shtetin ligjor që duhet. Një shtet-komb I drejtuar me drejtësi, ku edhe më I varfëri ka të njëjtat mundësi e mbrojtje nga shteti si ata më të pasurit sepse, para Zotit e para kombit të gjithë kanë një shpirt, është një shtet që qeverisja e Edi Ramës e ka bërë edhe më të largët për shqiptarët që duan një të ardhme normale, moderne, e më shume shpresë për veten e vet, familjet e fëmijët e tyre.